Shqipėria realizon gjysmėn e misionit
Pas dy barazime rresht me Slloveninė (0-0) dhe Bullgarinė (0-0), Shqipėria arriti fitoren e parė falė golave tė Edmond Kapllanit dhe kapitenit Altin Haxhi. Njė fitore (2-0) plotėsisht e merituar pavarėsisht se ajo u arrit ndaj njė kundėrshtari modest si Luksemburgu. Njė tripikėsh qė na katapulton njė vend mė lart, nė tė pestin falė edhe humbjes sė Sllovenisė me Rumaninė. Shqipėria ka grumbulluar gjashtė pikė nė gjashtė takimet e para, duke pritur ndeshjen e kthimit nė Luksemburg, pėr tė pėrfunduar gjysmėn tjetėr tė misionit “6 pikėsh” tė deklaruar nga trajneri Oto Bariē.
“Ne luajtėm pjesėn e parė, patėm pak nervozizėm, pasi dėshironim golin. Nė pjesėn e dytė luajtėm shumė mirė. Shqipėria po luan gjithmonė mė mirė”, tha Bariē pas ndeshjes. “Unė jam bindur se dhe nė Luksemburg do tė fitojmė”.
Pjesė e parė shfaqi nė minutat parė veprime tė ngathėta tė skuadrės sonė dhe njė Luksemburg shumė i ngjeshur nė mesfushė. Veprimin e parė sulmues e kreu Skela, por topi pėrfundoi jashtė kuadratit. Sulmi i pare i Luksemburgut pati pėr autor Kitzinger jo shume shqetėsues. Nė minutėn e 29 Kapllani brenda zonės, gjuajti diagonalisht, por “Zoti” nuk e ēoi topin nė rrjetė.
Nė minutėn e 37, Bushi morri njė top nga Cana, u fut nė zonėn e rreptėsisė, lėshoi diagonalisht njė top brenda zonės sė vogėl dhe Kapllani finalizoi me nje kryevepėr. Goli i pare i Kapllanit me Kombėtaren e Shqiperise. Kapllani bėhet kėshtu shėnuesi i golit tė katėrt pėr Shqipėrinė nė gjashtė takime. Tre golat e tjera janė shėnuar nga Skela, Hasi dhe Curri. Njė pjesė e parė jo shumė e lehtė pėr Shqipėrinė, shumė e vetėkėnaqur dhe jo shumė e motivuar nė kėrkim tė fitores. Luksemburgu ishte nė kėtė pjesė tre-katėr here pranė golit. Pjesa e dytė, nisi me zėvendėsimin e Besart Berishės, nga Devi Mukaj, i cili i dha njė tjetėr impuls krahut tė djathtė tė mesfushės. Nė minutėn e 57 erdhi dhe goli i dytė i Shqipėrisė, kur kapiteni Altin Haxhi finalizoi me njė goditje tė thatė brenda zonės. Skela harkoi nga e djathta e sulmit dhe mesfushori i Ergotelis, nuk fal me cinizimin e tij. Goli i tretė i Haxhit me Kombėtaren e Shqipėisė nė 59 ndeshje.
dhe goli i parė si kapiten i Shqipėrisė. Cana ēoi Skelėn edhe te goli i tretė, por gjyqtari gjeorgjian e anuloi golin siē kishte bėrė mė pėrpara edhe me golin e Luksemburgut.
Nė minutėn e 73 Bariē hodhi nė fushė mbrojtėsin Kristi Vangjelin nė vend tė kapitenit Haxhi (Cana morri shiritin) dhe nė tė 75’, Salihi zuri vendin e Alban Bushit. Salihi pati dy raste pėr tė shėnuar golin e tretė, ndėrkohė qė Dallku gaboi nė mėnyrė fatale pėr tė konkluduar golin e tretė. Fundi i takimit ishte thuajse i qetė, teksa Luksemburgu kėrkoi me n
gulm golin e nderit. Luksemburgu pėsoi humbjen e gjashtė po nė kaq ndeshje dhe, mė 6 mars pret Shqipėrinė nė ndeshjen e kthimit me synimin mospėsimin e njė humbje tė dytė.
SHQIPĖRI-LUKSEMBURG 2-0
Golat: Kapllani 37’, Haxhi 57’
Shqipėria: Beqaj, Curri, Dede, Dallku, Haxhi (Vangjeli 73), Cana, Skela, Duro, Berisha (Mukaj 46’) Bushi (Salihi 75’), Kapllani.
Luksemburgu: Joubert, Kintziger, Hoffmann, Mutsch, Strasser,
Bigard, Betmer, Peters, Rayal (Ferreira 78’), Collette (Sakramola 68’), Remy
Ndeshjet e Shqipėrisė
Bjellorusi-Shqipėri 2-2
Shqipėri-Rumani 0-2
Holandė-Shqipėri 2-1
Shqipėri-Slloveni 0-0
Bullgari-Shqipėri 0-0
Shqipėri-Luksemburg 2-0
Bilanci: 6 ndeshje: 1 fitore, 3 barazime, 2 humbje. Golat: 5-6
Grupi G
Shqipėri-Lusksemburg 2-0
Bjellorusi-Bullgari 0-2
Slloveni-Rumani 1-2
Holanda pushim.
Renditja: Rumania 14, Holanda 14, Bullgaria 12, Bjellorusia 7, Shqipėria 6, Sllovenia 4, Luksemburgu 0
Krijoni Kontakt