Close
Faqja 50 prej 50 FillimFillim ... 40484950
Duke shfaqur rezultatin 981 deri 998 prej 998
  1. #981
    i/e regjistruar Maska e ajzberg
    Anėtarėsuar
    22-09-2004
    Postime
    2,214
    Nuk behet stan me lepuj thot ky burri lart,po per Francen c do te thush ?Kane bere stan me b....e zinj ,ka ekip kombetar Franca.......
    Dija eshte injorance e mesuar.....

  2. #982
    -
    Anėtarėsuar
    21-01-2009
    Vendndodhja
    -
    Postime
    2,081
    Nuk bėhet stan me ish-skllevėr kolonish. Prandaj edhe ėshtė ekip V.K.
    -

  3. #983
    Alessandro Del Piero Maska e Juventus
    Anėtarėsuar
    11-09-2005
    Vendndodhja
    Aty ku Shqiptaret po vuajne.
    Postime
    1,500
    Citim Postuar mė parė nga Endri_ Lexo Postimin
    Cana meriton falenderime vetem atehere kur do t'i trajtoje gjitha ndeshjet njesoj. S'kemi nevoje per kapiten vetem ne ndeshje te medha ,kemi nevoje per kapiten qe ndeshjet te tipit luksemburg t'i trajtoje si gjithe tjerat sepse aty pretendohet per pike e jo me francen. E kam vene re qe ne ndeshje te vogla mungon gjithmone per arsyje kartonesh ,uroj dhe sdu ta besoj qe mund t'i kete tendecioze.
    Cmund te bene nje Cana apo cili do, aty ka fole Duka, hubet ndeshje se mekat per Luksemburgun mos arketoj asnje pike.
    Team: That team in Italy with 29 titles. Or was it 30?

  4. #984

    Cana: Jam me Kuzhen, duhet tė qėndrojė!

    Cana: Jam me Kuzhen, duhet tė qėndrojė!

    Altin Shordi 9/10/2011

    Lorik Cana u ndje si nė shtėpi tė premten nė “Stade de France” dhe kjo ishte diēka e pashmangshme. Futbollisti qė jeton nė Paris me familjen nė kohėn kur nuk i dedikohet futbollit, ishte kapiteni i skuadrės kundėrshtare tė Francės nė tempullin e futbollit tė kėtij vendi, por ai u duartrokit kur hyri nė fushė pėr tė bėrė nxjemjen e para fillimit tė ndeshjes si dhe nė ndonjė moment tjetėr tė veēantė tė pėrballjes. Cana pritet qė tė trashėgojė shiritin e kapitenit pas ndeshjes sė tė martės, kundėr Rumanisė nė “Qemal Stafa”, ku Altin Lala do t’I japė fund karrierės kuqezi.

    Lorik, e nisim me ndeshjen. Nė rradhė tė parė cilat janė pėrshtypjet me tė cilat dolėt nga stadiumi?

    Nė kėto ndeshje, detaje tė vogla e ndajnė vlerėsimin e tij nga njė ndeshje, normale, tė mirė apo tė madhe. Nė tė tėrėn, mendoj qė ndeshja jonė ka qenė shumė e mirė, por kėtu nuk fus disa gabime individuale tė cilat kushtėzuan rezultatin. Nėse nuk do tė kishin qenė kėto gabime, tani do tė flisnim pėr njė takim tė shkėlqyer tė Shqipėrisė.

    Pra i zhgėnjyer?

    Nga disa momente po. Ėshtė njė e vėrtetė nėse them qė Ujkani nuk zhvilloi njė ndeshje tė madhe, mund tė kishte qenė mė i vėmėndshėm nė ndonjėrin nga golat. Por kjo nuk i heq asgjė talentit tė tij si portier. Unė kam folur shumė me tė nė pėrpjekje pėr t’I dhėnė besimin e duhur. Ėshtė njė fazė kalimtare, fazė tė cilėn e kanė kaluar thuajse tė gjithė portierėt e Shqipėrisė. Edhe Foti (Strakosha) apo Arjani (Beqaj) kanė bėrė gabime pėrpara se tė bėheshin portierėt e mėdhenj kuqezi, tė cilėt i njohim tė gjithė. nuk kam asnjė dyshim qė edhe Samiri do tė bėhet i tillė.

    Ndikoi fakti qė Shqipėria ishte e detyruar tė luante me shumė tė rinj nė fushė, nė njė ndeshje kaq tė madhe?

    Nuk mund ta them kėtė pėrderisa lojtari mė i mirė nė fushė, ishte dikush qė luante pėr herė tė parė me ekipin (referimi ėshtė i qartė pėr Odise Roshin). Absolutisht nuk mund ta them kėtė. Shqipėria ka nevojė t’u japė edhe besim tė rinjve nė mėnyrė qė tė mos gjendet e papėrgatitur, kur dikush mungon. Nė fushė pashė cilėsi nga tė rinjtė.

    Morėt duartrokitje nė stadium nė fillim tė ndeshjes...

    Ėshtė diēka pėr tė cilėn jam shumė krenar. Njė stadium fantastik, tifozė tė jashtėzakonshėm qė mė duartrokasin jo pėr Paris SG apo Marsejėn, mė duartrokasin me fanellėn e Shqipėrisė. Diēka e mrekullueshme.

    Ju keni luajtur pėr Marsejėn. Nė stadium duhet tė ketė pasur mė shumė tifozė nga Parisi…

    S’do tė thotė asgjė, nė Paris ka shumė tifozė tė Marsejės. Megjithatė unė mendoj qė mė kanė duatrokitur tė gjithė.

    Gjithashtu ishin tė ēmendur pėr Cisenė…

    Cise e duan shumė, sepse ka sakrifikuar shumė pėr kombėtaren. Ka shėnuar shumė gola me kėtė fanellė dhe mbi tė gjitha ka thyer kėmbėn duke luajtur pėr Francėn. Kėtė nuk e harron askush.

    Kthehemi te kombėtarja. Skuadra ka nisur njė process tė detyrueshėm rinovimi. E ardhmja nuk duket shumė e mirė?

    Unė nuk mendoj qė gjėrat janė kaq tė zymta. Ka njė grup prej shtatė-tetė lojtarėsh qė janė nėn 27 vjeē dhe qė kanė shumė cilėsi dhe vetėm mund tė rriten nė tė ardhmen. Sala (Salihi), Dallku, Curri, Vangjeli, Bakaj, Hyka (pėr tė cilin dua tė nėnvizoj se luajti nė mėnyrė fantastike sonte) Muzaka, Roshi etj vėrtet qė janė gati pėr tė marrė fatet e skuadrės nė dorė. Kėshtuqė nuk e shoh tė ardhmen aq tė zezė.

    Por ju e keni filluar karrierėn nė krah tė futbollistėve si Vata, Tare, Hasi, Bushi etj. Besojmė qė nuk ka vend pėr krahasime…

    Ėshtė e vėrtetė qė ata qė pėrmendėt kanė qenė lojtarė me shumė peshė, por po ju them diēka. Grupi i sotėm ėshtė shumė mė i bashkuar se ai i mėparshmi. Dhe nėse ne kemi vazhduar tė marrim rezultate tė larta, pavarėsisht largimit tė kėtyre emrave tė mėdhenj tė futbollit shqiptar, kjo ka ndodhur sepse grupi ka punuar nė mėnyrė tė shkėlqyer bashkė. Dhe me kėtė shpjegoj edhe ato fjalė qė thashė nė konferencėn pėr shtyp para ndeshjes me Francėn pėrsa i pėrket ēėshtjes sė shiritit tė kapitenit. Nuk ka asnjė problem nė skuadėr, mė besoni.

    Lorik, pse Shqipėria nuk po shqitet kurrė nga vendi i parafundit?

    Nė fakt ėshtė shumė e vėshtirė. Po tė shikosh, duke pėrjashtuar Malin e Zi qė ka lojtarė tė shkėlqyer- mjafton t’u them qė Jovetiē ėshtė njė nga futbollistėt mė tė mirė nė Serinė A,- tė tjerėt nuk ėshtė se kanė mė shumė pikė se ne. Ėshtė e vėshtirė tė shpėrthesh. Por ne nuk duhet t’ia falim vetes faktin qė u mundėm nė Luksemburg. Nėse do tė kishim ato pikė sot do tė ishim nė luftė pėr vendin e tretė.

    Ēfarė ka mbetur pėr tė luftuar nė kėto eleminatore?

    Njė fitore me ēdo kusht kundėr Rumanisė. Na duhet jashtėzakonisht ky rezultat, pas shumė zhgėnjimeve rradhazi. Duhet tė “mblidhemi” dhe t’ua japim kėtė kėnaqėsi njerėzve. Mendoj se i kemi mundėsitė pėr ta bėrė kėtė.

    Nė fund tė kėtij edicioni, pra pas dy ditėve Shqipėria do tė mbyllė edicionin dhe do tė pėrballet me ēėshtjen e pashmangshme tė trajnerit tė ekipit kombėtar. Nga pėrshtypja qė ju keni, skuadra ėshtė pėr Kuzhen apo pėr ndonjė trajner tė ri?

    Mendimi im personal dhe kam pėrshtypjen edhe i gjithė skuadrės ėshtė qė Kuzhe ėshtė njė personalitet i madh. Njė trajner shumė i zoti, tė gjithė jemi pėr qėndrimin e tij nė stol. Patjetėr qė kjo nuk ėshtė njė ēėshtje e jona, ndonėse ajo qė mund tė bėjė skuadra ėshtė qė tė tregojė mbėshtetje ndaj trajnerit dhe kėtė e ka 100%. Tani ėshtė njė diskutim mes tė dy palėve, FSHF-sė dhe vetė Kuzhes. Mendimi im ėshtė qė me apo pa Kuzhen, Shqipėrisė i duhet njė personalitet i futbollit, por edhe njė njeri qė e njeh mirė skuadrėn. Nėse vjen njė trajner i ri qė nuk njeh asgjė nga ekipi, atėherė do tė kemi probleme. Do tė vijojė njė proces i gjatė i njohjes sė futbollistėve, tė mentalitetit etj dhe ne kėtė kohė nuk e kemi. Janė vetėm katėr ndeshje miqėsore para fillimit tė edicionit tė ri.

    Identikiti qė ju jepni mund tė jetė… Besnik Hasi?

    Jam i bindur qė Hasi do ta pėrshkruajė kėtė rrugė. Unė nuk kam folur prej disa kohėsh me tė dhe nuk i di planet, por ai po pėrshkruan njė rrugė qė do e bėjė tė paevitueshme kryqėzimin e karrierės sė tij me stolin e kombėtares. Ai ka qenė njė lojtar shumė i zgjuar, ka luajtur vetė nė Champions League, njė nivel ky qė tė jep njė pėrvojė tė madhe dhe tani po mėson ende si zv.trajner i Anderlehtit. Kėtė pėrvojė nuk mendoj se e ka ndonjėri prej ish-lojtarėve tė tjerė tė rėndėsishėm tė ekipit tonė kombėtar.

    Jeni pėr trajnerė tė shkollės sė ish-Jugosllavisė nė stolin e kombėtares?

    Asnjė problem, absolutisht nuk ka asnjė problem.

    Edhe pse e keni bėrė tė ditur edhe mė parė se keni vuajtur pėr shkak tė represionit tė ish-Jugosllavisė?

    Po, gjyshi im ka qenė njė nga firmėtarėt e dokumentit tė shpalljes sė pavarėsisė nga Jugosllavia dhe pėr kėtė arsye, ne si familje kemi qėndruar pėr tre vjet tė fshehur. Gjithashtu unė kam pasur fatin qė edhe tė kem njė baba, futbollist profesionist por edhe rritjen si futbollist jashtė vendit.

    Lorik, si e shihni tė ardhmen e njohjes sė Kosovės nga FIFA?

    Mė duket shumė e vėshtirė. Unė jetoj nė periferi tė Parisit gjatė verės dhe shtėpia ime ėshtė nė tė njėjtin fshat me atė tė Mishel Platinisė. Kam pasur fatin ta takoj dhe tė bisedoj me tė pėr kėtė ēėshtje. Ishte shumė i qartė me mua: mė tha se Kosova nuk kishte asnjė shans pėr t’u njohur nga FIFA e UEFA pa u njohur nga OKB. Nėse njihet nga OKB, tė nesėrmen ėshtė edhe nė FIFA dhe UEFA. Gjėrat janė fare tė thjeshta.

    Gjė qė siē duket nuk do tė ndodhė gjatė kohės qė ju jeni ende nė aktivitet?

    Pėr mendimin tim, jo. Siē duket jam me “fat” qė nuk do tė mė duhet tė bėj atė zgjedhjen e vėshtirė pėr tė luajtur me Shqipėrinė ose Kosovėn, pavarėsisht se unė e kam bėrė zgjedhjen time dhe nuk do tė kishte arsye qė ta ndryshoja. Unė do tė luaja me Shqipėrinė nė tė gjitha rastet, sepse unė besoj qė jemi njė komb dhe duhet tė kemi vetėm njė kombėtare. Shoh shumė arsye qė tė dy federatat tė bashkohen dhe tė pėrfaqėsohen me vetėm njė ekip shqiptar.

    Flasim diēka pėr karrierėn tuaj. Cila ka qenė ndeshja pėr tė cilin ndjeni mė shumė nostalgji?

    Gallatasaraj-Fenerbahēe e sezonit tė kaluar. Diēka madhėshtore, e pakrahasueshme me asnjė ndeshje tjetėr nė botė. Duhet ta shihni qė ta besoni, atė derbi nuk mund ta shohėsh nė asnjė vend tė botės.

    Edhe Lacio-Roma qė ju mund tė luani fundjavėn tjetėr?

    Nuk besoj qė ka ndonjė ndeshje tė dytė si ajo e derbit tė Stambollit. Nuk ka asnjė rivalitet tė ngjashėm me atė mes Gallatės dhe Fenerit nė Turqi.

    Ndeshja mė e mirė qė keni luajtur ndonjėrherė me Shqipėrinė?

    Ndoshta, Shqipėri-Portugali nė Tiranė.

    Kundėrshtari mė i vėshtirė me tė cilin keni luajtur?

    Natyra e fizikut tim ėshtė qė vuaj mė shumė lojtarėt e shpejtė sesa ata tė fuqishėm. Para pak vitesh, tė jem i sinqertė nė njė Shqipėri-Bjellorusi kam pasur vėrtet vėshtirėsi qė tė mbaja Aleksandėr Hlebin. Njė futbollist qė vraponte ēdo ēast.

    Skuadra mė e vėshtirė me tė cilėn jeni pėrballur?

    Ēelsi i Murinjos. i jashtėzakonshėm. Njė ekip qė nuk tė linte tė merrje frymė pėr asnjė moment. Shumė e vėshtirė tė luaje ndaj saj. Edhe Liverpuli i Stiven Xherardit gjithashtu.

    Ju personalisht nuk keni pasur probleme tė pėrshtateni nga futbolli i njė vendi, me futbollin e njė vendi tjetėr. Nė Itali po ndodh kjo?

    Ėshtė pak e vėrtetė. Po kam mė shumė vėshtirėsi tė pėrshtatem se sa zakonisht. Futbolli italian ėshtė shumė taktik, trajnerėt janė maniakė tė tij.

    Mundohuni tė pėrfytyroni veten pas disa vitesh nė ekipin kombėtar...

    E shoh veten duke luajtur nė stadiumin e ri tė pėrfaqėsueses. Stadiumi i ri ėshtė i domosdoshėm, njė kusht i dorės sė parė qė Shqipėria tė respektohet nė futbollin evropian. Stadiumi aktual ėshtė nė njė gjendje tė tmerrshme nė krahasim me impiantet ku lojtarėt luajnė zakonisht. Unė, apo futbollistėt e tjerė takojmė shpesh lojtarė qė kanė luajtur futboll nė “Qemal Stafa” dhe tė jeni tė sigurtė qė gjėrat pėr tė cilat na flasin nuk na bėjnė krenarė. Ajo qė dua tė shoh pėrpara se tė mbyll karrierėn me kombėtaren ėshtė edhe njė Qendėr Teknike pėr Pėrfaqėsueset. Njė kompleks tė madh qė tė ketė gjithēka qė i nevojitet ekipeve pėrfaqėsuese tė njė vendi, nga A te moshat qė tė pėrgatiten sa mė mirė tė jetė e mundur pėr ndeshjet e tyre. Diēka e tillė ėshtė po ashtu e domosdoshme. Fola mė lart qė pak detaje mund tė vendosin njė ndeshje apo edhe renditjen e njė grupi. Dhe kjo e fundit tė ndihmon qė tė fokusohesh te ato detaje...

    Ēfarė e shihni veten duke bėrė nė fund tė karrierės tuaj?

    Kurrsesi, trajnerin. Nuk bėn pėr mua. Mund tė jetoj nė Tiranė, nė Prishtinė apo nė Paris. Gjithnjė pranė futbollit. Do tė mė pėlqente tė ndihmoja futbollin shqiptar nė fund tė karrierės time. Pėrvoja nuk mė mungon.

    Cili ka qenė vendi mė i mirė ku keni jetuar?

    Nė Paris. Qytet i jashtėzakonshėm, kam njė shtėpi aty dhe e thashė, ėshtė njė nga opsionet e mia pėr tė jetuar nė fund tė karrierės.

    “Si mė kėrkoi Xhani pėr Partizanin e tij”

    Lorik Cana ka rrėfyer dje njė nga ngjarjet qė bėri bujė vite mė parė me protagonist atė vetė dhe sidomos, ish-presidentin e Partizanit, Albert Xhani. Ky i fundit deklaroi publikisht nė atė kohė se i kishte bėrė njė ofertė, atij qė nė atė kohė ishte ylli nė ngjitje i futbollit shqiptar. “Pas njė ndeshjeje tė kombėtares mė kėrkoi njė takim te Carlsbergu, nė Tiranė. Shkova pėr kortezi. Mė tha qė pas disa viteve te PSG kishte ardhur koha qė unė tė kėrkoja njė destinacion tė ri pėr karrierėn time dhe se Partizani pėr dy vitet e ardhshme do tė kishte qenė, zgjedhja e duhur. Mė tha mė pas, se mė ofronte rreth 400 mijė dollarė nė vit por qė klubi, kur tė largohesha nga Partizani duhet tė kishte fjalėn e vet nė vendimin…”, tregon sot, shumė vite mė pas, Cana. Pėrgjigjja e Canės: “I thashė qė e falenderoja pėr faktin qė po mė ofronte njė shumė tė jashtėzakonshme pėr nivelin e futbollit shqiptar. Por e kujtova qė isha nėn kontratė me Parisin dhe se kartoni im kushtonte jo mė pak se 4.5 milionė euro. Bisedimet u mbyllėn aty…”, tha Cana. Pak javė mė vonė, kosovari vėrtet ndėrroi ekip por nuk ishte Partizani, destinacioni i ri. Ai ishte Olimpiku i Marsejės.

    gazeta sport ekspres

  5. #985
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-02-2011
    Vendndodhja
    Antarkdite
    Postime
    626
    Kuzhe te qendroje me kombetaren, por Duka & co duhet te jape doreheqjen!!!!!!
    moj Evrope moj k*rve qemotit, ndave tokat e Shqipnise me ushqye kelyshet e Rusise

  6. #986
    Unica Fede Unica Passione Maska e Boy
    Anėtarėsuar
    07-01-2010
    Vendndodhja
    Rome
    Postime
    1,079
    Te gjithe lojtaret me te mire shqiptare luajne me kombetare te tjera, si ajo zviceriane per shembull. Tek ne, pervec Canes, te tjeret jane kot.
    Perchč er coro che famo tutti quanti insieme
    dice LAZIO sei grande te volemo bene!

  7. #987
    Statistikat flasin ne favor te trajnereve te huaj

    Kuzhe duket drejt largimit, por tani flitet se i eshte ofruar nje kontrate e re. Kandidatet shqiptare jane gjithashtu gati per stolin e kombetares, por jane permendur edhe disa emra te huaj. Pra debati "trajner i huaj apo shqiptar?" vazhdon prej kohesh, qe kur erdhi i huaji i pare i periudhes se demokracise, Dossena.

    Secili ka preferencat e tij dhe eshte veshtire ti fusesh trajneret ne vetem dy grupime, te huaj dhe shqiptare, pasi secili ka filozofine e tij te lojes, skemat e preferuara apo dhe lojtaret qe i pelqejne me shume. Megjithate mund te shikojme statistikat dukei futur perkohesisht ata ne keto dy grupime, per te bere krahasimin e shkolles shqiptare kundrejt asaj te huaj.

    Per te bere kete gje do te shikojme statistikat qe nga viti 1963 e deri tani, koha kur Shqiperia ka marre pothuajse rregullisht pjese ne eleminatoret per kampionatet europiane dhe boterore dhe ka shvilluar gjithashtu edhe miqesore te shumta.

    Kjo periudhe fillon me trajnerin Zyber Konēi qe mundet 4-0 ne Danimarke por arrin nje fitore te bujshme 1-0 ne Tirane. me pas vijne shume emra te tjere te njohur te futbollit shqiptar, Ilia Shuke, Shyqyri Rreli, Agron Sulaj, Bejkush Birēe, Neptun Bajko, Astrit Hafizi, Medin Zhega dhe trajneri i fundit shqiptar qe ka qene ne krye te kombetares, Sulejman Demollari.

    Pas humbjes 2-0 kunder Andorres ne 16 Prill 2002 Demollari shkarkohet dhe ne krye te Shqiperise vjen italiani Giuseppe Dossena. Ai nuk ndenji gjate dhe u largua ne fund te te njejtit vit, por qe atehere Shqiperia ka patur vetem trajnere te huaj, Hans-Peter Briegel mbase me i suksesshmi, Otto Baric, Arie Haan dhe se fundi Josip Kuzhe.

    Statistikat e rezultateve flasim qarte ne favor te trajnereve te huaj. Duke filluar qe me Dossena ne 2002, Shqiperia ka zhvilluar 84 ndeshje duke perfshire ato zyrtare dhe miqesore. Nga keto, kuqezinjte kane fituar 28, kane barazuar 23 dhe kane humbur 33 prej tyre.

    Nen drejtimin e trajnereve shqiptare, qe nga viti 1963 e deri ne 2002, Shqiperia ka zhvilluar plot 143 ndeshje, por ne keto 40 vite ka arritur me pak fitore se ne nente vitet e fundit. Vetem 23 fitore, 22 barazime dhe nje numer i madh humbjesh, 98 te tilla, per trajneret shqiptare.

    Pra nese bazohemi te statistikat, zgjedhja eshte e qarte. Trajneret e huaj kane qene shume here me te suksesshem sesa trajneret shqiptare. Gjithashtu rekordet per pike ne eleminatore, jane vene te gjitha ne vitete fundit nen drejtimin e trajnereve te huaj. Por eshte Armando Duka ai qe vendos, dhe shpresojme qe ai ti marre parasysh keto shifra perpara se te vendose per te ardhmen e kombetares shqiptare. (FutbolliShqiptar.net)

  8. #988
    i/e regjistruar Maska e Endri_
    Anėtarėsuar
    16-02-2011
    Vendndodhja
    Tr
    Postime
    1,165
    Ne fakt Kuzhes duhet t'i rinovohet kontrata. Nje trajner i ri duhet ta nise nga xero serish. Te pakten ky eshte full time ne shqiperi dhe tashme e ka nje ide mbi ekipin kombetar. Edhe si trajner per mendimin tim nuk eshte i keq ,po t'i hudhesh nje sy ekipit kombetar kemi lojtar qe lujn neper ligat e azerbajxhanit , ukraines ,rumanise ,kroacis etj etj. Pra nuk eshte se kemi noi brez si ai i 2004 qe mund t'bejme mrekullira. Kaq e kemi takatin. Ps. Edhe 2 lojtaret tane me t'mire Cana dhe bogu tek lacio dhe cezena ngrofin stolin.

    Se di por sjellja e nje trajneri te ri nuk do sillte gje tjeter vecse humbje kohe per kombetaren tone.
    Lagja shishe rruga tapa ruju qenve se t'vin mrapa.

  9. #989
    i/e regjistruar Maska e K.i EPERM
    Anėtarėsuar
    09-03-2009
    Postime
    924
    I deshiroj sherim tė shpejtė dhe suksese nė jetėn e tij sportive dhe Familjare Portierit S.Ujkanit.

    Sinēerishtė ndiej dhimbje pėr lendimin e tij tė fundit.

  10. #990
    I love god
    Anėtarėsuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    Te enjten do te behet zyrtar largimi i Josip Kuzhes nga Kombetarja e Shqiperise. Presidenti Duka do te takoje kroatin qe drejton kuqezinjte prej dy vite e gjysem dhe do ti kerkoje prishjen e kontrates qe i perfundon ne fund te ketij viti. Ne dy miqesoret e muajit nentor do te jete dikush tjeter ne stol. Edhe per pasardhesin e tij pritet qe te enjten te mesohet zyrtarisht emri i ri. Burime ne Federaten Shqiptare te Futbollit kane konfirmuar se Besnik Hasit do ti besohet nje projekt afatgjate per rinovimin e perfaqesueses. Pas largimit te Kuzhes mund te behet edhe zyrtarizimi i ish kapitenit kuqezi si trajneri i ri per Shqiperine.

    AS.

    tall menderen federata apo eshte gabim shtypi?

  11. #991
    i/e regjistruar Maska e Endri_
    Anėtarėsuar
    16-02-2011
    Vendndodhja
    Tr
    Postime
    1,165
    Besniku mesa di une ska pranu? Per shkak te pages se ulet qe i ka ofru federata.

    Ndersa per kuzhen gjynah qe po e heqin. Ne presim mrekullira pa fusha ,pa infrastrukture pa nje projekt t'mirfillte. Rrim e Bejme krahasime qesharake cfare ka me shume kroacia apo bosnja lol
    Lagja shishe rruga tapa ruju qenve se t'vin mrapa.

  12. #992
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anėtarėsuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928
    Citim Postuar mė parė nga Endri_ Lexo Postimin
    Besniku mesa di une ska pranu? Per shkak te pages se ulet qe i ka ofru federata.

    Ndersa per kuzhen gjynah qe po e heqin. Ne presim mrekullira pa fusha ,pa infrastrukture pa nje projekt t'mirfillte. Rrim e Bejme krahasime qesharake cfare ka me shume kroacia apo bosnja lol
    Te dyja kane lidhje me njera-tjetren Endri. Edhe fushat duhen sepse brezi i ri sot luajne neper fusha me gropa, me thote njehere Fortuzi se ne jemi ndryshe nga lojtaret e huaj sepse jemi mesuar me fusha me gropa dhe luajme me koken ulur sepse kemi frike se na shkon kemba ne grope dhe e thyejme. Ndrekohe qe bota qe ka infrastrukture se ka problem kete gje e japin pasen ku duhet me koken lart.
    Ndersa per kroacine apo bosnjen , ata kane dicka me teper se ne , lojtaret e tyre jane profesioniste dhe jo amatore si tanet.
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  13. #993
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-02-2011
    Vendndodhja
    Antarkdite
    Postime
    626
    Duka e ka mendjen tashme me u fut ne politike aktive me partine e Bamke Topit dhe nuk e rrun fare per kombetaren. Ai tashme e perdori dhe arriti qellimin per tu katapultuar ne politike aktive duke perdorur futbollin shqiptar, ate qe e shkaterroi e i boshatisi staiumet me politikat e tij largpamese ...... kjo parti e Bamke paces eshte fillimi e njekohesisht fundi i tij e i Armand Duke Shijaku!
    moj Evrope moj k*rve qemotit, ndave tokat e Shqipnise me ushqye kelyshet e Rusise

  14. #994
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    a kane nopak turp keto viktimat e shekullit qe i mundi dhe azerbagjani
    JO SEKS PARA MARTESE

  15. #995
    Une Ti Dhe Zoti Maska e EDUARDI
    Anėtarėsuar
    06-09-2003
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    1,946
    Hahhahah Gold Lexova Ato Qe Kishe Shkrujt Andej , Po Mire Mo Zotri Shqiperin Vajte E Ngatrove A Per Here Te Pare E Kishe Qe Shqiperia Te Djeg Cdo Skedine Qe Ke
    Takohemi Ditėn e Gjykimit

  16. #996
    Nuk e di per ju, po mua me vjen turp sa here qe luan kombetarja jone
    Revolution 1848

  17. #997
    ***VIP***
    Anėtarėsuar
    26-08-2008
    Postime
    800
    Une per vete e kam zgjidh problemin. Kur me pyesin per kombetaren shqiptare them se shqiperia nuk ka nje skuader kombetare dhe keshtu jam rehat nga turpi. Do ishte mire qe vertet kombetarja jone te shrihej deri sa te krijohet nje brez lojtaresh te afte per te konkuruar ne kupat europiane.
    Moderator, e di vet ti...

  18. #998
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    30-05-2009
    Vendndodhja
    Thorolld ON
    Postime
    224

    Kombėtarja, Kuzhe trukonte ndeshjet me mafian greke

    Kombėtarja, Kuzhe trukonte ndeshjet me mafian greke

    Nga: ALTIN LATIFI


    TIRANE - Aksioni i policisė greke pėr asgjėsimin e 4 grupeve kriminale nė Selanik ka zbuluar fakte tejet tronditėse nė lidhje me trukimin e ndeshjeve tė kombėtares shqiptare.
    Kanali shtetėror grek ERT 3, me qendėr nė Selanik, flet pėr bashkėpunim tė kėtyre grupeve mafioze me ish-trajnerin e kombėtares shqiptare Josip Kuzhe. Bėhet e ditur se policia ka arrestuar 53 persona tė pėrfshirė nė kėto organizata kriminale, tė cilat jepnin hua me pėrqindje deri nė 80 %, mashtronin, bėnin shantazh dhe pastronin para nė mėnyrė tė paligjshme. Paratė vinin nga trukimi i ndeshjeve tė futbollit, ndėrsa bie nė sy se nė rrjetėn e grupeve mafioze ka rėnė edhe kombėtarja shqiptare dhe ish-trajneri i saj Josip Kuzhe. Autoritetet helene kanė nė duart e tyre njė material audio, ku tregohet thuajse me detaje sesi kriminelėt kishin arritur deri nė kombėtaren shqiptare. Nė pėrgjim, njė person i quajtur "Portugezi", i propozon kreut tė njėrit prej katėr grupeve, i quajtur Marko Karamberi, tė luajnė shuma tė mėdha parash nė dy prej ndeshjeve miqėsore tė kombėtares shqiptare, nė humbjen 4-0 me Argjentinėn dhe nė fitoren 3-2 me Malin e Zi, tė dyja tė zhvilluara nė verėn e vitit 2011. Me njė siguri tė ēuditshme, ky person thotė se ēdo gjė ėshtė e rregulluar dhe se ai ka folur me trajnerin e kombėtares shqiptare pėr kėtė.
    Kuzhe
    Pėrmendja e emrit tė Kuzhes ngre hije tė mėdha dyshimi pėr atė ēfarė ndodhi nė kėto dy takime, sidomos duke parė tė kaluarėn e kroatit, qė ka qenė e lidhur ngushtėsisht me botėn e basteve. Ndeshja me Malin e Zi, krijoi dyshime te tė gjithė, duke parė mėnyrėn si rrodhi ajo apo se u shėnuan 5 gola (Shqipėria fitoi 3-2). Nė telefonatėn e pėrgjuar, sipas televizionit ERT 3, "Portugezi" i thotė shokut tė tij se pėr ndeshjen Shqipėri-Mali i Zi fitimet do tė jenė shumė tė mėdha. "Do tė jetė njė fitim tre fish i sigurt dhe mund tė trukojmė ēfarėdo lloj rezultati", thotė ai. Nga bisedat mes dy personave tė mėsipėrm ėshtė zbuluar gjithashtu edhe trukimi i 3 ndeshjeve tė kombėtares sė Sllovakisė. Gjithēkaje i ėshtė dhėnė njė jehonė e madhe nė mediat greke, ndėrkohė qė nė Shqipėri, kanė munguar reagimet.
    Arrestimet
    Personi qė drejtonte organizatėn kriminale ishte pronar i disa klubeve tė natės nė Selanik, ndėrkohė qė dy vjet mė parė pati kandiduar me partinė ultranacionaliste LAOS nė zgjedhjet e pushtetit lokal. Nė llogarinė e tij janė gjetur 5,5 milionė euro, qė rezultojnė tė jenė fituar nga skedinat e basteve dhe ndeshjet, qė sipas organeve greke, janė manipuluar nga kėto organizata kriminale. Policia zbulon gjithashtu se zotėron 3500 faqe me biseda tė pėrgjuara, qė tashmė janė zbardhur. Ndėrsa komplet dosja e grupeve mafioze shkon nė rreth 15 mijė faqe. Skandali ka tronditur gjithė Greqinė, ndėrkohė qė mes tė arrestuarve janė edhe njė drejtues i krimit ekonomik, biznesmenė, avokatė, drejtorė bankash, oficerė policie si edhe njė gazetar i njohur.

    (er.nu/GSH/BalkanWeb)

Faqja 50 prej 50 FillimFillim ... 40484950

Tema tė Ngjashme

  1. Theofan Stilian Noli: Jeta dhe veprat e tij
    Nga ILovePejaa nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 15-11-2022, 22:39
  2. Sulė Hotla (1875-1947), Njė Jetė Pėr Shqipėrinė
    Nga strong_07 nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 29-04-2019, 16:32
  3. Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  4. Brukseli: Zgjedhjet e 2005, shansi juaj i fundit
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 12-04-2005, 14:53
  5. Cili ėshtė synimi i AKSH-sė?
    Nga Faik nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 65
    Postimi i Fundit: 04-12-2003, 04:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •