Close
Faqja 3 prej 50 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 60 prej 998
  1. #41
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464

    Vendimi, dy inspektorė pėr hetimin e trukimeve

    Vendimi, dy inspektorė pėr hetimin e trukimeve

    Asambleja Vjetore e FSHF-sė ka miratuar nė bllok ndryshimet nė statut tė propozuara nga Komiteti Ekzekutiv dhe sekretari i pėrgjithshėm Mici, duke i hapur rrugėn kėshtu njė tjetėr sfide nė futbollin shqiptar. Nė njė mbledhje ku kanė munguar njė pjesė e madhe e presidentėve tė Superligės, ėshtė vendosur hartimi i njė statuti-tip, duke qenė nė avancė me vendet e tjera anėtare tė UEFA-s. Pika mė e rėndėsishme e Asamblesė qė u zhvillua dje nė Durrės, ka qenė padyshim shtimi i dy inspektorėve pranė Komisionit tė Disiplinės, tė cilėt duhet tė merren me hetimin e rasteve tė trukimeve nė kampionatin shqiptar. Njė nga ēėshtjet mė tė pėrfolura tė viteve tė fundit e sidomos nė sezonin qė sapo kaloi, tashmė do tė ketė edhe organet e saj qė do tė ndėrmarrin nisma tė vėrteta ligjore kundėr asaj qė konsiderohet si “gangrena” e futbollit nė Shqipėri e qė ėshtė fiksimi i rezultateve pėrpara zhvillimit tė ndeshjeve. Dy inspektorėt, tė cilėt ende nuk janė emėruar, do tė jenė pranė Komisionit tė Disiplinės, qė tashmė ka 5 anėtarė, dhe do tė kenė kompetenca hetimi pėr ndeshjet e dyshimta. Nė fakt, dje pritej miratimi i Prokurorisė Sportive, por njė strukturė e tillė ende nuk duket gati pėr njė vend si Shqipėria. Gjithsesi, vendosja e dy personave tė posaēėm pėr ndeshjet e pėrfolura nė Superligė, do tė ēojė detyrimisht nė frenimin disi tė fenomenit. Pėrveē pjesės sė dy inspektorėve, nė vendimet e djeshme tė Asamblesė Vjetore, me mjaft rėndėsi ka qenė miratimi i buxhetit pėr vitin e ardhshėm qė do tė kapė shifrėn e 242 812 000 lekėve, njė shifėr goxha e lartė kjo pėr Federatėn Shqiptare. Veē kėsaj, njė tjetėr pikė me rėndėsi ka qenė shtimi i kompetencave pėr sekretarin e pėrgjithshėm tė FSHF-sė, i cili tashmė do tė ketė tė drejtėn e emėrimit dhe tė shkarkimit nga puna tė punonjėsve tė kėtij institucioni. Njė vendim i tillė ia heq kėtė funksion Komitetit Ekzekutiv tė Federatės duke lėnė gjithēka nė dorė tė njeriu tė vetėm edhe pse duhet thėnė se njė praktikė e tillė ndeshet dhe nė statutet e vendeve tė tjera.
    Sui generis

  2. #42
    i/e regjistruar Maska e zeus
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Kėtu
    Postime
    944
    -----------------------------------

    Portieri i U-19, Saimir Ujkani, ka firmosur dje nje kontrate 5-vjecare me skuadren e Palermos. Kontrata e tij me ekipin italian eshte per nje afat 5-vjecar. Ai eshte aktivizuar me skuadren e Anderlehtit. Shqiptari eshte provuar nga skuadra e vendit te peste te Serise A, bashke me dy afrikane te tjere, te cilet nuk u moren. Lojtari ka treguar nje forme mjaft te mire me skuadren e U-19-es, me te cilen ka luajtur vetem dy ndeshje dhe me ekipin e dyte te Anderlehtit, me kete ekip ai eshte aktivizuar ne dhjete ndeshje. Kontrata e tij pesevjecare me Palermon do te filloje ne sezonin e ardhshem. Tani, dyshes shqiptare te Serise A, Tare dhe Bogdani, u shtohet dhe portieri Ujkani. Tani duket se gardiani i se ardhmes ne porten kuqezi do te jete kosovari nga Rniku, Saimir Ujkani

    -----------------------------------
    Nė botė ka 10 lloje njerėzish: ata qė kuptojnė sistemin binar, dhe ata qė nuk e kuptojnė!

  3. #43
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Kastrati: Do te rikthehem ne Kombetare

    E Diele, 17 Qershor 2007

    Sulmuesi i Kombetares shqiptare, Bekim Kastrati, ka kaluar demtimin qe e ka lene larg futbollit per disa muaj dhe eshte kthyer i etur per gola. Sulmuesi kuqezi ka firmosur nje kontrate njevjecare me skuadren e Fortuna Duseldorf.

    Kontrata eshte firmosur dje, dhe vlen per nje vit, por me opsion per t'u rinovuar dhe per nje tjeter, nese Fortuna ngjitet ne Bundesligen 2. Nese jo, Kastrati ka te drejte te prishe kontraten me nje shume parash te caktuara.

    Kastrati u prononcua per albania-sport.com, pas nenshkrimit te kontrates. ''Tash jam rikthyer. Kete mund ta pohoj pas gjithe atyre muajve ne rehabilitim. Jam perqendruar gjithsesi ne qellimin tim dhe ky eshte i thjeshte: Dua qe te mund te luaj futboll dhe te shenoj gola. Te Fortuna Dyseldorf gjeta nje atmosfere, e cila qe nga minuta e pare thjesht me imponoi. Bisedimet me zyrtaret e klubit kaluan sic desha une dhe ambiciet e klubit jane po ato ambicie si te miat. Fortuna Dyseldorf, pra, po rizgjohet. Ne kete faze, jam edhe une tani. Nuk po mund ta pres diten qe do filloje e gjitha nga e para, qe une te jem ne fushe. Une, nepermjet Fortunes, dua qe ta gjej rrugen per ne Kombetaren e Shqiperise. Sigurisht nje qellim qe kam para vetes. E di, do jete shume e veshtire, por do mundohem, do perpiqem. E nese nuk do ia arrije, atehere do kthej koken mbrapa dhe do mburrem qe une kam shijuar fanellen e Kombetares dhe kam mbrojtur ngjyrat e flamurit kuqezi. Ne deshirojme qe vitin tjeter te arrijme objektivin tone, per kete do t'i jap te gjitha. Keshtu jam nga natyra. Qe nga minuta e pare deri tek e fundit t'i jap te gjitha. Kete e kam treguar te Borusia e Mynshengladbahut, ndersa te Fortuna shpresoj qe kjo gje te me shperblehet me shume gola''.
    #VamosArgentina

  4. #44
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Baric: Kam bere pune te mire me Shqiperine

    E Hene, 18 Qershor 2007


    Per trajnerin e Kombetares kuqezi, Oto Baric, skuadra shqiptare ka nje grup te mire dhe te afte per te bere gjera te medha. Madje, ai e etiketon punen e tij si mjaft te mire dhe zbulon se shume shpejt do te ulet dhe do te bisedoje me federaten detajet e rinovimit te tij.

    Zoti Baric si e shikoni punen tuaj ne postin e trajnerit te Kombetares shqiptare?

    Mjaft mire. Me pozitivja eshte se ne skuader kam afruar shume futbolliste te rinj dhe te talentuar. Tashme besoj se Shqiperia e ka krijuar gjeneraten e re. Kjo ka bere qe te gjithe ne Shqiperi ta vleresojne punen e bere nga ana ime.

    Kontrata juaj me Kombetaren shqiptare perfundon se shpejti. Cfare do te beje pas kesaj Baric?

    Kontrata ime zgjat deri ne fund te fushates eliminatore per Euro 2008, megjithate jemi duke pare. Besoj se per nje ose dy muaj do te ulemi per te biseduar per ta rinovuar ate. Megjithate, duhet ta diskutojme, pasi kam edhe une disa kushte organizative, per te cilat ja kam bere te qarte pozicionin tim.

    Nese do te luhej nje ndeshje ndermjet Austrise dhe Shqiperise, si mendoni se do te perfundonte?

    Kryesore eshte se do te zhvillohej nje ndeshje interesante. Pastaj, per sa i takon rezultatit, jam i bindur se Shqiperia nuk do ta humbiste kete ndeshje. Tani qe ne flasim, Austria nuk ka asnje lojtar klasi, nderkohe qe Shqiperia nga ana e saj ka te pakten 3 ose 4 lojtare te tille, qe jane me te mire se austriaket.
    #VamosArgentina

  5. #45
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Bariē bėn lojė tė dyfishtė: Nė Austri si drejtor sportiv


    Derguar me: 18/06/2007

    Pas dy muajsh Oto Baric do tė kėrkojė rinovimin e kontratės me Federatėn Shqiptare tė Futbollit. Nė njė intervistė dhėnė tė pėrditshmes austriake Kurier dhe qė ėshtė pėrhapur me shpejtėsi nė mediat e Austrisė, trajneri i kombėtares shqiptare ėshtė shprehur se ka planifikuar t'i kėrkojė FSHF-sė zgjatjen e kontratės, e cila mbaron nė fund tė eleminatoreve tė Euro 2008. Kroati ka vėnė si kusht plotėsimin e disa kėrkesave qė kanė lidhje me organizimin nga krerėt e Federatės, teksa duket se po bėn edhe njė lojė tė dyfishtė nė kėtė aspekt. Kjo, pasi ai ėshtė shprehur optimist nė lidhje me marrjen e njė detyre nė njė klub tė madh austriak, por si drejtor sportiv. Ai ėshtė pyetur gjithashtu nėse do tė ishte i gatshėm ta linte Shqipėrinė pėr tė marrė sėrish drejtimin e Austrisė. Dhe pėrgjigja nuk ka qenė aspak negative, veēse jo pėr kombėtaren e kėtij vendi, por pėr ndonjė klub. Duket se nostalgjia e drejtimit tė Rapidit tė Vjenės apo Austrias sė Salcburgut, vazhdon tė jetė ende e fortė tek trajneri kroat, qė nesėr do tė mbushė 75 vjeē. "Nėse do tė kishte njė ofertė nga ndonjė klub i madh dhe qė ka vizion tė qartė, them se mund tė bėhesha drejtor sportiv", thotė Bariē, duke lėnė tė kuptohet se largimi nga drejtimi i kuqezinjve nuk ėshtė aq i pamundur sa duket.
    Jeni bėrė trajner i Shqipėrisė, si po shkon puna juaj nė kėtė vend?
    Shumė mirė, kam gjetur dhe pėrgatitur shumė lojtarė tė rinj dhe kam futur nė skuadėr njė brez tė ri nė skuadėr qė tani po ecėn mjaft mirė. Federata dhe njerėzit nė Shqipėri janė shumė tė kėnaqur me mua dhe me atė qė kam bėrė pėr ekipin e kėtij vendi. Kontrata ime me Federatėn Shqiptare mbaron nė fund tė eleminatoreve tė Euro 2008, por pas dy muajsh do tė kėrkoj ta zgjas nėse do tė miratohen ndryshimet e kėrkuara nga unė nė organizim.
    Si mendoni se do tė pėrfundonte njė ndeshje mes Austrisė dhe Shqipėrisė nėse do tė luhej nė kėto momente?
    Them se do tė ishte njė ndeshje shumė interesante. Gjithsesi, unė nuk besoj se Shqipėria do tė humbasė. Austria nuk ka pėr momentin asnjė lojtar klasi, ndėrsa ne kemi 3-4 tė tillė, them se ne jemi mė mirė se Austria.
    E imagjinoni dot veten tė bėheni sėrish trajner i Austrisė?
    Nuk e besoj se njė gjė e tillė mund tė ndodhė. Megjithatė nėse mė vjen njė klub me vizione tė qarta do tė pranoja tė bėhesha drejtor sportiv. Dhe nė Austri pėr momentin janė vetėm tre klube tė tillė, maksimumi katėr.
    Si e shikoni punėn e trajnerit Hikersberger nė krye tė Austrisė, tani qė keni 5 vjet e gjysmė qė jeni larguar?
    Nuk besoj se ėshtė momenti pėr njė kritikė tė madhe. Hikersberger ėshtė munduar tė nxj-errė mė tė mi-rėn nga lojtarėt e tij. Ka njė keq-kuptim me Pog-atetz (lojtar i Midėllsboros-shėnim i redaksisė), por qė mendoj se do tė jetė i aftė ta zgjidhė.
    Ēfarė shansesh do tė ketė Austria nė Europianin qė do tė zhvillojė nė shtėpi njė vit mė vonė?
    Mendoj se nėse Austria do tė mund tė shkojė deri nė ēerekfinale, do tė jetė njė sukses i madh. Hikersperger i ka bėrė gjėrat shumė korrekt gjithsesi, pasi ka futur shpirtin e skuadrės dhe konkurrencėn nė grup.
    Si e shikoni faktin qė nė Austri ka njė numėr tė madh lojtarėsh tė huaj?
    Jo edhe aq tė mirė. Kėtu 60 pėr qind e futbollistėve janė tė huaj dhe unė them se do tė ishte mirė qė tė bėhej njė rregull qė ēdo skuadėr tė kishte vetėm 5 lojtarė tė huaj.
    Mendoni se disa lojtarė austriakė zgjedhin mė tė lehtėn dhe luajnė kėtu, nė vend qė tė shkojnė diku tjetėr?
    Unė besoj se njė lojtar austriak dėshiron tė zhvillohet edhe vetė. Por kjo kėrkon edhe sakrifica, siē ishin ato qė bėnim ne me Rapidin dhe Salcburgun, kur shkuam nė finale tė Kupave tė Evropės.
    #VamosArgentina

  6. #46
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Fishekzjarret, UEFA gati gjobėn pėr Shqipėrinė


    Derguar me: 19/06/2007

    • Njė tjetėr gjobė pritet tė vijė kėto ditė nė adresė tė Federatės Shqiptare tė Futbollit. Shkak pėr kėtė janė bėrė fishekzjarret nė takimin kundėr Luksemburgut mė 2 qershor, ku festimi i golave u bė me njė mėnyrė tradicionale shqiptare, duke hedhur nė fushė tymuese dhe duke ndezur fishekzjarre. Deri dje mbasdite kjo gjobė nuk ka ardhur, por burime zyrtare nga FSHF bėjnė tė ditur se tė gjithė janė tė vetėdijshėm pėr masėn qė do tė marrė Komisioni Disiplinor i UEFA-s. Madje UEFA e ka dhėnė paralajmėrimin e saj qė para ndeshjes sė "Qemal Stafės" mė 2 qershor. Nė njė takim me pėrfaqėsues tė Federatės Shqiptare, qė organizonte ndeshjen, delegati i dėrguar nga zyrat e Nionit mėsohet se ka qenė mjaft i prerė, ndoshta duke qenė edhe nė dijeni tė situatave tė krijuara nė tė shkuarėn nė fushėn e Shqipėrisė. "...mos hidhni fishekzjarre dhe tymuese, pasi po ua them qė tani se do tė gjobiteni", mėsohet tė ketė qenė fjalia paralajmėruese dhe njėkohėsisht kėrcėnuese e tė dėrguarit tė UEFA-s ditėn e takimit me njerėzit e FSHF-sė. Megjithatė, kjo duket se sėrish nuk u mor parasysh, teksa pas shėnimit tė golit tė Kapllanit apo edhe atij tė Haxhit, nė shkallėt e stadiumit u ndezėn jo pak fishekzjarre. Mė e ēuditshme ėshtė se njė arkė me 36 fishekzjarrė ėshtė parė edhe poshtė tribunės karshi tė stadiumit kombėtar, duke e bėrė akoma mė shumė fajtore Shqipėrinė nė kėtė aspekt. Ndėrkohė, njė tjetėr fakt qė e ka pėrforcuar idenė pėr gjobė, ka qenė edhe sjellja e delegatit tė UEFA-s nė tribunėn VIP. Nga persona qė ishin tė pranishėm aty mėsohet se ai ka shkruar gjithēka qė ka parė atė ditė nė stadium, madje edhe nė momentin qė filluan tė ndizeshin fishekzjarret, qė duke parė pėrmasat e kutisė, vėshtirė se ishte futur nga njė tifoz. Nė fakt, nė FSHF tė thonė se gjoba e mundshme qė mund tė marrė Disiplinori i UEFA-s, pritet tė shkojė tek 30 mijė frangat, njė masė qė gjithsesi do tė konsiderohet mjaft e lehtė. Dhe shkak pėr kėtė ėshtė fakti se Shqipėria ėshtė pėrsėritėse nė probleme tė tilla. Thuajse pėr tė gjitha ndeshjet, nga UEFA ka ardhur njė gjobė, pasi nė shkallėt e stadiumit ku luan kombėtarja shqiptare ndizen fishekzjarre dhe tymues, njė gjė e ndaluar rreptėsisht nga rregullorja, sidomos nė ndeshjet ndėrkombėtare. Pėr shkak tė problemeve tė kėsaj natyre, dy vjet mė parė Shqipėria ėshtė dėnuar me njė ndeshje pa tifozė nga FIFA.
    #VamosArgentina

  7. #47
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    kastrati ka firmos nje kontrate dyvjecare per fortuna dyseldorf

  8. #48
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Bariē: Mė jepni 10 vjet jetė, ju jap 1 mln euro

    Derguar me: 20/06/2007
    • Altin Latifi

    Mė jepni 10 vjet jetė dhe ju jap nga 1 milion euro. Dita e djeshme ka nisur pikėrisht kėshtu, me humor dhe me batuta pėr Oto Bariē, i cili mbushi 75 vjeē. Trajneri nuk ka preferuar asnjė lokal apo vend luksoz, por ka qėndruar nė shtėpinė e tij, duke e quajtur tė kotė festėn nė moshėn e tij, teksa ka pritur telefonata pafund, qė i uronin njė jetė tė gjatė. E para ka ardhur nga ndihmėsi i tij nė kombėtaren shqiptare, Shpėtim Duro, teksa pėrgjigja e Oto Bariē ka qenė me njė batutė mjaft domethėnėse: "Po ēfarė urimi pres unė pėr 75 vjetorin? Nėse doni mė jepni ca vite jetė dhe jemi nė rregull", ka thėnė duke qeshur trajneri i pėrfaqėsueses shqiptare. "Nuk ka bėrė asnjė festė pėr ditėlindjen, nuk i pėlqen qė tė festojė nė njė moshė tė tillė", tha ndihmės tekniku kuqezi Shpėtim Duro. Njė tjetėr bisedė mėsohet se ka qenė edhe me presidentin e FSHF-sė Armand Duka, qė nuk ka harruar aspak ta urojė pėr ditėlindjen. Madje, doza e humorit nė kėtė rast mėsohet se ka qenė mė e lartė, teksa Bariē i ka thėnė Dukės "mė jep 10 vjet dhe do tė tė jap 1 milion euro". Me batuta ėshtė pritur edhe telefonata e pėrkthyesit Ajet Xeka, qė ka biseduar edhe ai gjatė me tė. "Na e tha tė gjithėve, mė jepni nga 10 vjet dhe do t'ju jap 1 milion euro. Ishte nė humor tė mirė", u shpreh Xeka pėr "Gazetėn Shqiptare". Gjithsesi, Oto Bariē nuk ka bėrė asnjė lloj feste, teksa e ka kaluar ditėn nė shtėpinė e tij nė Kroaci, duke e konsideruar atė fare tė zakonshme. Kroati ka lindur mė 19 qershor 1932 dhe aktualisht ėshtė tekniku mė i vjetėr qė drejton njė ekip kombėtar nė Evropė. Ndėrkaq, mjaft interesant ka qenė edhe fakti se asnjė futbollist i kombėtares shqiptare nuk e ka marrė nė telefon Oto Bariēin gjatė ditės sė djeshme. Arsyet gjithsesi mbeten tė panjohura, pasi llogariten qė tek mospasja njohuri pėr ditėn e saktė tė kėtij pėrvjetori, druajtja pėr tė mos krijuar njė ndjenjė jo tė mirė pėr moshėn e madhe e deri tek mungesa e korrektėsisė. "Nuk mund t'i dijė njeri arsyet e vėrteta, megjithatė asnjė futbollist i kombėtares nuk e ka uruar", tha pėrkthyesi i Oto Bariē Ajet Xeka.
    #VamosArgentina

  9. #49
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    turp ky lajmi qe asnje se ka uruar
    se paska ditur asnjeri dtelindjen e tij me duket qesharake
    e kan ditur dhe se kan marre ne telefon per mos pasur ndjesi jo te mire per moshen e madhe me duket injorance
    mungesa e korrektesise kjo na shkon me shume per shtat

  10. #50
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Brigel: Bariē, vėshtirė ta thyejė rekordin tim

    Prej 10 ditėsh ka njė detyrė tė re. Hans Peter Brigel duket i kėnaqur me detyrėn si trajner i Ankaraguēu nė Turqi, aty ku rikthehet pas njė mungese 5 vjeēare. "E njoh mirė futbollin e kėtij vendi dhe mentalitetin aty", shprehet Brigel nėpėrmjet telefonit pėr "Gazetėn Shqiptare". I larguar prej njė viti tashmė, Brigel vazhdon tė interesohet pėr kombėtaren shqiptare dhe pėr lojtarėt e saj, disa prej tė cilėve dėshiron t'i marrė nė Ankara.

    "Ka shumė qė mė pėlqejnė, por nuk ju them emra", thotė gjermani. Fitoret me Luksemburgun, atij i janė dukur shumė tė rėndėsishme, ndėrsa vihet nė siklet nga pyetja nėse do ta thyejė Bariē rekordin e tij tė 13 pikėve apo jo. "Me ekipet e vogla ėshtė gjithnjė e vėshtirė, mė besoni pėr kėtė. Rekordi? Nuk e di, por unė them se do tė ishte njė mėkat qė Shqipėria tė mos renditej e katėrta nė grup nė fund tė eleminatoreve", thotė mė tej gjermani 51 vjeēar.

    Mister, si fillim urime pėr detyrėn e re nė Turqi. Si duken kushtet atje?
    Them mirė, megjithatė ende nuk e njoh mirė skuadrėn. Unė do tė shkoj vetėm javėn tjetėr dhe do tė filloj nga puna, atėherė do tė kem mundėsi tė shoh mė nga afėr futbollistėt dhe mė pas do tė shoh se ēfarė mund tė bėj.

    A jeni i kėnaqur me kushtet e kontratės?
    Po, pėr momentin po, them se bėra njė zgjedhje tė mirė, megjithėse mė duhet tė shoh edhe disa gjėra tė tjera qė kanė tė bėjnė me synimet e klubit apo objektiva tė tjerė, duke nisur qė nga merkato.

    Njė rikthim nė Turqi pėr ju...
    Po, e vėrtetė. Ėshtė hera e tretė qė shkoj nė kėtė kampionat. Shkoj nė Ankara qė ėshtė njė qytet i madh, i bukur dhe ku mund tė jetohet mirė. Veē kėsaj, futbollin turk e njoh mirė, e njoh mentalitetin aty. Edhe pse kam 5 vjet qė jam shkėputur nuk besoj se ka pėsuar ndryshime aq tė mėdha.

    Ėshtė folur se mund tė merrni lojtarė shqiptarė tek Angaraguēu, keni folur me ndonjėrin?
    Me kė mendoni se mund tė kem folur?

    Pėrshembull me Iljon Likėn?
    Aaa, shikoni, unė e thashė qė mė duhet njėherė tė shoh skuadrėn dhe mė pas do tė vendos se ēfarė lojtarėsh mė duhet tė blej. Megjithatė nuk ju them emra, nuk e bėj zakonisht kėtė sepse kėshtu e kam parim. Pasi tė marr vesh ku ka probleme ekipi, do tė vendos edhe pėr merkaton dhe atėherė mund tė shoh nga lojtarėt shqiptarė.

    Po Dallkun, e afirmuat ju nė futboll apo jo?
    Ai ėshtė bėrė njė lojtar i madh, por e thashė qė nuk dua tė pėrmend emra.

    Ok, por nė tė vėrtetė, ka lojtarė shqiptarė qė keni dėshirė t'i merrni aty?
    Patjetėr qė ka, unė i njoh mirė futbollistėt shqiptarė dhe dua tė marr disa kėtu, por kjo nuk varet vetėm nga mua. Ka shumė gjėra tė tjera nė mes, por do tė flasim.

    I ka ndjekur Brigel ndeshjet e fundit tė kombėtares shqiptare?
    Jo, nuk i kam parė vetė, por kam dėgjuar, pėrshembull pėr dy fitoret me Luksemburgun. Shqipėria mori 6 pikė shumė tė rėndėsishme.

    Ju dukėn fitore tė bujshme apo sipas jush u morėn ngaqė ishte njė ekip i vogėl?
    Jo, jo. Them se janė dy fitore shumė tė rėndėsishme. Me kėto ekipet e vogla ėshtė gjithnjė shumė e vėshtirė, mė besoni.

    Ku mund tė shkojė kjo Shqipėri sipas jush?
    Pėr mendimin tim, do tė jetė nė vendin e katėrt. Ndoshta edhe nė tė tretin, por kėsaj s'i dihet. Ndėrsa vendi i katėrt nuk duhet lėshuar, them se janė mundėsitė. Shqipėria ka futbollistė tė mirė dhe qė mund t'ia arrijė kėsaj.

    A do ta thyejė dot Bariēi rekordin tuaj tė 13 pikėve?
    Kėtė nuk e di...(qesh).. ėshtė e vėshtirė, por skuadra rritet. Edhe kur isha unė kemi bėrė njė punė shumė tė mirė dhe kėtė e kemi treguar nė shumė ndeshje dhe deri tek numri i pikėve nė fund. E pėrsėris qė Shqipėria duhet tė ruajė vendin e katėrt, pasi i ka mundėsitė.

  11. #51
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Rekordi i Brigel, 13 pikė me kombėtaren shqiptare

    Pavarėsisht se nuk ėshtė konsideruar njė trajner i madh, Hans Peter Brigel arriti njė rekord tė tijin nė kombėtaren shqiptare, atė tė pikėve tė arritura nė njė edicion

    Gjermani mori 13 pikė nė eleminatoret e Botėrorit "Gjermani 2006", gjė qė nuk e kishte arritur askush pėrpara tij edhe pse Oto Bariē tani gjendet vetėm 4 pikė larg kėtij rekordi. "A do ta thyejė Bariē? Nuk mund ta them kėtė, megjithatė Shqipėria ėshtė rritur dhe them se duhet tė ruajė vendin e katėrt nė grup", thotė gjermani.

  12. #52
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Rrefimi i Panos: Vitet e mia

    E Diele, 24 Qershor 2007

    Pano per Kombetaren: Baric mire, Brigel keq

    Si nje ish-lojtar i Kombetares, Pano nuk mund ta anashkaloje fanellen e shtrenjte kuqezi. Ai analizon punen e dy trajnereve te huaj, Brigel e Baric dhe jep opinion e tij, sipas te cilit kroati ka punuar shume here me mire sesa gjermani. "Kete pune qe po e ben Barici duhej ta kishte bere Brigeli. Sikur ky rinovim te ishte bere 3 vjet me pare, me siguri qe Kombetarja jone do te ishte pretendente serioze per Euro 2008. Brigeli nuk punoi fare, i gjeti gati te gjithe futbollistet dhe nuk rinovoi asnje repart. Pavaresisht emrit te tij te mire si lojtar, Brigeli nuk u ngjit ne ato nivele si trajner".

    "Mbreti": Nuk ka si tifozeria e kuqe

    Dy fjale rezervon edhe per tifozet e tij, qe e kane brohoritur gjate neper stadiume. Panajot Pano ka nje mendim te palekundur se Partizani eshte skuadra me tifozerine me te madhe: "Tifozeria e Partizanit eshte tifozeria me e madhe ne vend. Partizani i ka tifozet e tij ne te gjithe vendin tone. Kur luante Partizani, nuk gjeje bileta. Edhe kur nuk ishte mire, tifozet i kishte besnike dhe ata mbushnin shkallet e stadiumit. Por nuk mund te pretendosh te kthesh tifozet ne stadium, nese ben ndeshje si ajo me Vllaznine ne Tirane. Ata kerkojne me te drejte nje trofe, sepse Partizanit i ka ardhur vakti per titull".

    "Vjedhje lojtaresh? Partizani ishte maksimumi"

    "E kam degjuar shpesh kete muhabetin e 'vjedhjes' se lojtareve te tjere nga Partizani. Une nuk pretendoj se jam vjedhur, grabitur apo ku di une se cfare. Te Partizani ishte maksimumi. Madje, ndonjehere, kur benim shaka, degjonim se lojtaret e rinj donin te ikin ushtare me qejf qe te bashkoheshin te Partizani. Te Partizani nuk vinin vetem lojtaret e Punes se Tiranes si puna ime, por nga e gjithe Shqiperia. Transformimi nga mberritja ishte i dukshem: nese ne fillim dije vetem t'i bije topit, pak kohe me pas beheshe futbollist i vertete. Edhe ata qe iknin nga Partizani me pas, shkelqenin te skuadrat e tyre, sepse kishin marre nje pergatitje fantastike te skuadra e kuqe. Nje lojtar vinte te Partizani duke pasur si arme te forte vetem forcen fizike, por ngadale merrte trajten e nje lojtari te plote, duke u forcuar ne te gjitha aspektet e tjera te lojes".

    Pano: Nuri Bylyku, mbrojtesi qe ma ka nxire jeten

    Pano mban mend dy duelet me te forta me dy prej mbrojtesve me te fuqishem te kohes. Sipas "mbretit" Hajro Leka, i Vllaznise dhe Nuri Bylyku, i Tiranes, kane qene dy mbrojtesit qe i kane hapur me shume probleme atij: "Mbrojtesi qe me ka nxire jeten? Do te permendja dy. Hajro Leken e Vllaznise, qe luante shume eger ndaj meje dhe Nuri Bylykun, qe ma ka nxire jeten me plot kuptimin e fjales".

    Legjenda: Vdisja t'i beja gol Sul Maliqatit

    Kur ishte ne fushen e blerte, ka shenuar shume gola, vertet shume, por per Panon e madh, golat kishin tjeter shije kur ia shenonte Sulejman Maliqatit. "Kam shenuar vertet shume gola dhe ndaj shume kundershtareve te ndryshem. Portieret kane qene armiku im me i madh, por fatmiresisht dilja fitimtar ne shumicen e rasteve. Nese ka pasur ndonje portier qe doja t'i shenoja me cdo kusht? Po, ka qene Sul Maliqati. Ne ndeshjet ndaj tij doja t'i shenoja patjeter. Me kenaqte goli kunder tij".

    "Ah sikur te kisha luajtur njehere jashte"

    Per cdo lojtar shqiptar qe arrin maksimumin ne kampionatin shqiptar, enderr mbetet mundesia per te luajtur jashte kampionatit te vendit te tij. "Pushkashi" i vogel nuk e ka pasur kete mundesi dhe e thote me keqardhje qe eshte e vetmja gje qe nuk ka mundur te beje dot ne karrieren e tij: "Do te doja te kisha luajtur nje here jashte Shqiperise, por sistemi atehere nuk ma lejonte. Oferta kam pas shume. Kur isha me Kombetare ne ndeshjet ne transferte me kontaktonin. Me kane kerkuar klube gjermane, zvicerane, austriake, turke, greke etj. Por nuk kam arritur kurre te luaj nje minute jashte. Do te isha kurioz se si do te kishte evoluar karriera ime".
    #VamosArgentina

  13. #53
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Beqarėt e kombėtares, numri ėshtė shumė i vogėl

    Nė kombėtaren shqiptare nuk mungojnė edhe lojtarėt beqarė, por numri i tyre gjithsesi duket mjaft i vogėl dhe jo detyrimisht ka lidhje me moshėn e tyre. Gjithsesi, nė rastin e futbollistėve kuqezinj termi “beqar” mund tė pėrdoret nė mėnyre relative, pasi bėhet fjalė pėr ata qė nuk i kanė bėrė ende publike lidhjet edhe pse nuk pėrjashtohet tė kenė ndonjė tė dashur tė tyre tė zemrės. Kėtu hyjnė Hamdi Salihi, Debatik Curri, Ervin Bulku, Migen Memelli, Jahmir Hyka apo Besart Berisha. Disa prej tyre e konsiderojnė veten si mjaft tė rinj, njė shkas ky “pėr tė mos lidhur kėmbėt”, ndėrsa pėr disa tė tjerė askush nuk e vė “dorėn nė zjarr” nėse kanė ndonjė lidhje apo jo. Madje, ka edhe nga ata qė mė shumė se sa janė nė tė vėrtetė, parapėlqejnė t’i thonė vetes beqarė. Gjithsesi, nė tėrėsi bėhet fjalė pėr njė term qė ėshtė shkon zhdukjes nė pėrfaqėsuesen kuqezi, duke qenė se pjesa kryesore e lojtarėve kanė njė jetė tė rregullt. Nė stėrvitjet e kombėtares jo rrallė herė dėgjoheshin batuta nė lidhje me gjendjen civile tė lojtarėve tė tyre, megjithėse shaka tė tilla nuk mund tė bėheshin me tė gjithė.

  14. #54
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Kombėtarja, me lojtarė shqiptarė dhe vajza tė huaja

    Nėse nė jetėn e pėrditshme, trendy ėshtė qė vajzat shqiptare martohen me burra tė huaj, ndryshe qėndron puna nė ekipin kombėtar tė Shqipėrisė. Futbollistėt e pėrfaqėsueses jeta i ka zhvendosur sa nė njėrin cep tė Evropės nė tjetrin dhe veē profesionalizmit, nuk mund t’u shpėtonin as eksperiencave me vajzat nga kėto vende. Tare, Aliaj, Haxhi, Lala, Bogdani apo Beqaj, ata qė kanė pėrbėrė thelbin e kombėtares shqiptare nė vitet e fundit, aktualisht bashkėjetojnė apo janė tė martuar me shtetase tė huaja. Madje, ndikimi i bashkėshorteve apo i partnereve tė tyre ėshtė i paevitueshėm dhe shpesh herė vendimtar nė karrierėn e tyre. Nė fakt, ka ndodhur shpesh qė vendimet pėr tė shkuar nė kėtė apo atė ekip, tė jenė marrė nė mos nga gratė, nga njė ndikim jo i vogėl i tyre. Nėse Adrian Aliaj e la futbollin mjaft i ri pėr t’iu pėrkushtuar fushės sė menaxhimit, njė rol vendimtar nė kėtė ka pasur edhe bashkėshortja e tij kroate. Aq e vėrtetė ėshtė kjo, sa nė verėn e kaluar Aliaj zgjodhi NK Solin nė kategorinė e dytė kroate pėr tė luajtur edhe pse pati oferta nga disa klube gjermane. Veē kėsaj, lamtumira e tij nga futbolli erdhi para kohe pikėrisht pėr shkak tė dėshirės pėr t’i qėndruar pranė familjes, teksa e ka pranuar edhe vetė se pas martese e kishte vėshtirė tė lėvizte nė kampionate tė ndryshme. Erjon Bogdani ishte njė nga beqarėt mė tė adhuruar nga vajzat shqiptare, por pak muaj mė parė, ai ka pranuar nė njė intervistė pėr “Gazzetta Dello Sport” se bashkėjeton prej tre vjetėsh me njė vajzė italiane. Ndikimi i saj duket se nuk ka qenė i vogėl, teksa “Bogu” ėshtė shprehur se ajo e ka ndihmuar tė kalojė momentet mė tė vėshtira, duke qenė njė pikė mbėshtetje pėr tė.
    Ndikimet dhe pavarėsia
    Arjan Beqaj ėshtė njė tjetėr nga ata ku bashkėshortja e tij greke ka ndikuar jo pak nė karrierė, teksa portieri i kombėtares ka refuzuar madje edhe oferta nga Bundesliga 1 pėr tė qėndruar nė Greqi e sė fundmi nė Qipro. Edvin Murati gjithashtu ėshtė njė nga ata qė bashkėshortja e tij franceze i ka kėrkuar shpesh tė luajė nė Ligėn e Parė. Por, ka edhe nga ata qė konsiderohen si tė pavarur nė zgjedhjet e bėra nė karrierė. I tillė ėshtė Igli Tare, bashkėshortja gjermane e tė cilit nuk e ka pasur aspak problem tė zhvendoset edhe nė Itali. Madje edhe nė Serinė A, Tare ka ndėrruar jo pak skuadra, duke filluar nga Breshia, Bolonja e sė fundmi Lacio, gjė qė nuk ka qenė aspak problem pėr gruan e tij. Altin Lala hyn gjithashtu nė kėtė kategori, natyrisht duke pasur edhe njė karakter mjaft impulsiv dhe tė veēantė. Nga ato qė thotė kapiteni i kombėtares, bashkėshortja e tij italiane ėshtė e kėnaqur nga jeta nė Hanovėr edhe pse ai ia prish jo pak qejfin, kur edhe pas stėrvitjes, shkon tė shohė takimet e Champions League. Njė jetė mjaft tė qetė duket se kalon edhe Altin Haxhi, gruaja e tė cilit ėshtė bullgare. Ajo nuk e ka pasur asnjėherė problem ta ndjekė futbollistin kuqezi edhe jashtė kufijve, saktėsisht nė Greqi.

  15. #55
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Dy gjermane per post-Baric

    24 Qershor Oto Baric mund te jete shume afer nje kontrate te re me Shqiperine, por rivalet e tij per postin e trajnerit kuqezi nuk dorezohen. Dy gjermanet, Pier Litbarski dhe Jurgen Koler, kane shprehur kohet e fundit, deshiren e tyre per te pasuar kroatin, per te cilin, presidenti i FSHF?se, Duka ka shprehur publikisht vullnetin per te rinovuar me te dhe te njejten gje e ka bere edhe Baric ne nje interviste per mediat austriake. Dy trajneret kane shfrytezuar lidhjet e tyre shqiptare per te bere te ditur interesin e tyre per stolin. Gjithashtu, te dy do ta cojne edhe me tej interesimin e tyre per Shqiperine, duke qene te pranishem ne tribunen e stadiumit “Qemal Stafa”, kur perfaqesuesja jone te ndeshet me Holanden, me 12 shtator. Atje, tekniket shpresojne te kene takime jo thjesht formale me drejtuesit e FSHF?se. “Pier Litbarski me konfirmoi se e deshiron pankinen e Shqiperise. Ai gjithashtu me tha se i vlereson arritjet e trajnerit Baric me skuadren. Litbarski do te ishte i gatshem nese Baric dhe Federata do te vendosin qe te mos e rinovojne kontraten e tyre”, ? tha Alfred Mane, nje menaxher shqiptar i FIFA?s me banim ne Gjermani. Kampioni i Botes me Gjermanine si lojtar me 1990?n, Litbarski, gjithnje sipas menaxherit shqiptar, ka refuzuar edhe drejtimin e disa ekipeve aziatike, pasi deshiron te drejtoje ne Europe. Ai shpreson se me projektin e tij do te arrije te binde drejtuesit e FSHF?se per t’i besuar rolin e titullarit te kombetares. Kete projekt ai e paraqiti edhe ne dy takime qe ka pasur me presidentin e Federates, Armand Duka, por nuk u pranua kryesisht per kerkesat e larta financiare te gjermanit. Nderkohe, Jurgen Koler, gjithashtu kampion bote me Gjermanine me 1990, ka thene se kishte udhetuar drejt Luksemburgut per ndeshjen me Shqiperine me 6 qershor, per te ndjekur perfaqesuesen kuqezi dhe jo si menaxher lojtaresh. “Po, eshte e vertete, qe isha ne tribunen e gazetareve te stadiumit “Josy Barthel”, por, nuk kisha shkuar per te vezhguar ndonje futbollist ne vecanti. Doja te njihja nga afer ekipin shqiptar”, ka thene Koleri. Ish?mbrojtesi i mirenjohur gjerman qe ka drejtuar si trajner Duisburgun ne Gjermani, ka deklaruar qartazi se do t’i interesonte stoli i Shqiperise. “Jam i gatshem. Hans Peter Brigeli eshte nje shembull i mire per te gjithe trajneret gjermane”, ka thene Koler, i cili vitin e kaluar nuk arriti te binte dakord per te marre drejtimin e Bregut te Fildishte. Nderkohe burime ne Federate, thone se dy tekniket nuk kane pasur kontakte te drejtperdrejta me drejtuesit e FSHF?se. Sipas te njejtave burime, trajneri aktual, 75?vjecari, Oto Baric, eshte favoriti i qarte per te qene ne krye te Shqiperise edhe dy vitet e ardhshme. Vetem ndonje problem me shendetin apo ndonje “black?out” i rende rezultatesh ne fund te sezonit mund ta ndryshonin kete situate.

    Baric, prane rifreskimit

    Oto Baric duket se eshte me prane se kurre riperteritjes se kontrates se tij me FSHF?ne. Keshtu, 75?vjecari, kontrata e te cilit skadon ne tetor te 2007?s, pas “aventures pozitive” me kombetaren kuqezi, duket se nuk ka ndermend te terhiqet. Ai e ka pranuar vete nje gje te tille, teksa, presidenti i FSHF?se, Armand Duka, ka pohuar se mund te rifreskoje serish kontraten, ne rast se Oto do te vazhdoje te jete “maksimal”.

    Litbarski, “erdhi, pa, iku”

    Ka qene i ftuar ne FSHF, ne nje emision sportiv televiziv dhe me pas eshte larguar pa asnje lloj arsye ne drejtim te Gjermanise. Pier Litbarski, i cili ka ardhur nje vit me pare ne Shqiperi, me preteksin per t’u bere trajner i kombetares kuqezi, do te vije serish dhe kete here me mikun e tij, ish?futbollistin e mirenjohur dhe ish?trajnerin e U?21?shit gjerman, Jurgen Koler.

    Koler, kampioni “flet shqip”

    Te pakte jane ata shqiptare qe nuk e njohin emrin Jurgen Koler.

    Ish?futbollisti i famshem i kombetares gjermane (kampion bote ne ’90 dhe europe ne ’96), i Borusia Dortmund (fitues i Champions ne ’97), por edhe i Juventusit (kampion italie ne _95), ndoshta mund te kerkoje te jete trajneri i kombetares shqiptare. Dhe me nje karriere te pasur si ai (trajneri i kombetares gjermane U?21, ne 2002?shin dhe se fundmi trajner i Djuisburgut ne 2006?en) kandidatura mund te merret parasysh.
    #VamosArgentina

  16. #56
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Daniel Xhafaj, provė tek Amkari nė Rusi

    Derguar me: 25/06/2007
    • Sulmuesi i kombėtares shqiptare dėshiron tė largohet nė njė kampionat tė huaj dhe pas Rapidit nė Austri, destinacioni tjetėr duket se do tė jetė Rusia e largėt.

    Daniel Xhafaj duket se do t’i thotė lamtumirė kampionatit shqiptar, pasi dje ėshtė nisur pėr njė provė tek skuadra ruse Amkar Perm. Sulmuesi i kombėtares shqiptare dėshiron tė largohet nė njė kampionat tė huaj dhe pas Rapidit nė Austri, destinacioni tjetėr duket se do tė jetė Rusia e largėt. Klubi i Vjenės nuk e pėlqeu pėr arsye moshe futbollistin e Teutės, megjithatė, duke parė karakteristikat dhe nuhatjen e tij pėr gol, Xhafaj shpreson tė bėhet pjesė e ekipit qė militon nė kategorinė e parė ruse. Qė nga ndeshja me Anglinė mė 25 maj, Daniel Xhafaj ėshtė bėrė pjesė e ekipit kombėtar tė Shqipėrisė.
    #VamosArgentina

  17. #57
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Bindja e Xhanit: Sulmi “top”!

    26 Qershor Daniel Xhafaj, Vioresin Sinani, Sabino Plaku apo edhe Eleandro Pema kane qene deshirat me te medha per sulmin, por qe kane mbetur te parealizueshme per te kuqte, per me teper qe ata kane firmosur per skuadra te tjera. Ka qene vete presidenti i Partizanit, Albert Xhani, ai qe e ka mohuar njehere e mire cdo lloj hipoteze, apo edhe “plani sekret”, per afrimin e ndonje sulmuesi te njohur, apo te panjohur, te “demat” e Likes. Pavaresisht se trajneri, disa dite me pare, ka shprehur mendimin e tij per te patur, gjithnje nese do te ishte mundesia, ndonje futbollist klasi per vijen e pare, njeshi i klubit, u ka thene “jo” te gjitha shanseve, duke e argumentuar kete pozicion te tij, teksa ka thene: “Ne kemi dy lojtare shume te talentuar ne vijen e pare, si Elis Bakaj dhe Arber Abilaliaj, perkatesisht 20 dhe 21 vjec, pra, mosha me e re e dyshes sulmuese ne kampionatin shqiptar”. “I pari, ? ka vijuar Xhani, ? aktivizohet me kombetaren U?21, madje eshte nje lider ne skuadren e Bushatit, ndersa i dyti ka aftesi brilante, edhe pse po i mungon ana psikollogjike per te shkuar te goli. Pra, une mendoj se me keta dy futbolliste, por edhe me Malindin, nje tjeter talent, apo Progrin, sulmi i Partizanit, jo vetem qe eshte “top”, por do te prodhoje gola ne kampionatin e ardhshem”, ka thene Xhani.

    “Basti” i presidentit

    Largimi i Edmond Kapllanit, ne 2003?shin, i cili me pas do te kthehej ne “bomberin” kryesor te kombetares shqiptare, duket se ka bere qe presidenti i te kuqve te reflektoje gjate per elementin e ri qe ka ne skuader. Ka ndertuar nje ekip me shume te rinj dhe kjo vjen si pasoje e nje strategjie, e cila ka munguar prej kohesh te “demat”. Xhani nuk ia fal lehte vetes largimin, jo vetem te Kapllanit, por edhe te shume futbollisteve te tjere, qe kane qene tek te kuqte dhe tani jane protagoniste ne skuadra te tjera, madje dhe jashte Shqiperise. “Kur jane te Partizani, thuhet se asnjeri nuk behet, nderkohe qe, sa ikin prej ketej, dallojne. Nuk e di perse”, kane qene fjalet e Xhanit pak kohe me pare, ne mesin e sezonit te kaluar, ne nje bisede konfidenciale. Por tani, gjithcka ka ndryshuar. Ai ka kthyer Malindin dhe nuk e ka lene te shkonte tek AEK?u, ndersa, mesa duket, ka vene nje “bast” me veten e tij, per dy sulmuesit kryesore te suadres, Bakajn dhe Abilaliajn. “Si Bakaj, ashtu edhe Abilaliaj, jane dy lojtare shume cilesore dhe une kam pershtypjen se, ne nje te ardhme jo shume te larget, fale hapesires qe ata do te kene tek Partizani, do te kthehen ne dy sulmues baze te kombetares shqiptare dhe kete here meritat dua qe t’i kete vetem Partizani. Pikerisht per kete une do t’u jap atyre gjithe mbeshtetjen time”, ka vijuar Xhani.

    Tifozet duhet te besojne me teper

    Duke u ndalur serish te keta te dy, Xhani ka sqaruar qe ai dhe trajneri Lika besojne shume, se ata do te kthehen ne lojtaret me te mire te kampionatit shqiptar, saqe do te terheqin edhe vemendjen e trajnereve te kombetares (Bakaj e ka terhequr vemendjen e Kovacic). Pikerisht per kete, njeshi i “demave” i ka ftuar tifozet e skuadres qe, ashtu si ai, te besojne me shume tek djemte e rinj dhe t’i perkrahin ata ne stadium. “Une dua qe, ashtu si une dhe trajneri Lika, edhe fansat e skuadres t’i japin zemer ekipit gjate kampionatit te ardhshem, sidomos te rinjve. Jane ata e ardhmja e Partizanit dhe ia vlen qe te mbeshteten nga te gjithe”, ka perfunduar Xhani.

    Bakaj mbush “20”, “demat” ne feste

    Sulmuesi Elis Bakaj ka mbushur dje 20 vjec. Keshtu, nje nga lideret e kombetares shqiptare U?21, por edhe i Partizanit te sezonit te kaluar, ka patur dje ditelindjen e tij te 20?te. Nje gje e tille ka bere qe drejtuesit e kuq, me ne krye presidentin Xhani, te organizonin nje “prezantim” te dyte, por kete here per nder te lojtarit te skuadres. Nje ceremoni e madhe dhe festive, e shoqeruar nga nje koktej, eshte mbajtur mbreme, rreth ores 21:00, ne mjediset e “Hotel Diplomat”, ku te pranishem, pervec lojtareve dhe stafit, kane qene edhe figura te tjera, si ndihmestrajneri i kombetares shqiptare, Shpetim Duro.
    #VamosArgentina

  18. #58
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Dasma, Bogdani plazh nė mes tė natės

    Erjon Bogdani dhe njė grup futbollistėsh miq tė tij, janė bėrė objekt i njė "ēmendurie" tė enjten nė mbrėmje, teksa nė mes tė natės janė futur nė plazh pėr tė bėrė banjo. Sulmuesi i kombėtares shqiptare ishte i ftuar nė Positano, nė dasmėn e vajzave tė senatorit tė "Aleanza Nazionale" Nino Paravia me dy futbollistė, tė kryera nė tė njėjtėn ditė. Roberta Paravia, ekonomistja 24 vjeēare, ėshtė martuar me futbollistin e Peskarės dhe dikur ish-juventin, Marko Rigoni, ndėrsa motra e saj e madhe, 27 vjeēarja Klaudia, me Armando Pernan, njė mbrojtės i Parmės. Por, kjo ka qenė vetėm njėra anė e dasmės, pasi aty kanė qenė tė ftuar shumė personazhe VIP nė Itali, mes tė cilėve edhe Enriko Papi, prezantuesi i njohur i Mediaset. Nė Positano kanė qenė edhe njė grup futbollistėsh, si Erjon Bogdani, Marko Amelia, Daniele Amerini, Rafaele Longo, Davide Mezzanotti dhe Leandro Rinaudo, teksa nuk ka munguar as trajneri Stefano Pioli. Pasi kanė festuar pėr gjithė mbrėmjen nėn muzikėn e Mateo Borgit, tė ftuarit mė pas janė ftuar nga nuset pėr t'u larė tė gjithė nė det. Senatori Paravia ishte kujdesur edhe pėr rrobat e tyre tė banjos dhe nė orėt e para tė ditės sė djeshme, tė gjithė janė zhytur nė detin e kaltėr tė Rivierės italiane. Dasma ėshtė pėrcjellė nga shumė media.

  19. #59
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Shqipėri- Holandė do tė luhet nė "Qemal Stafa"

    Takimi i 12 shtatorit mes Shqipėrisė dhe Holandės, do tė luhet nė stadiumin kombėtar "Qemal Stafa". Edhe pse mungonte zyrtarizimi, drejtuesit e Federatės Shqiptare tė Futbollit dhe drejtori i impiantit kombėtar nė vend, kanė arritur njė marrėveshje dy ditė mė parė, sipas tė cilės takimi luhet nė kryeqytet dhe mbetet pėr t'u vendosur vetėm ndarja e fitimeve. Dhales ishte edhe dje nė FSHF, ku mori konfirmimin e krerėve tė kėtij institucioni.

  20. #60
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Baric/Tur ne Ballkan per talente

    10 Korrik Trajneri Oto Baric, do te nderrmare nje tur disa ditor ne 25 korrik ne Mal te Zi dhe Maqedoni ku pritet qe te vezhgoje nga afer disa talente shqiptare qe militojne ne keto dy shtete. Trajneri do te vije ne Tirane per te pare ndeshjen e kthimit te Tiranes me Domzalen ne Ligen e Kampioneve dhe pastaj do te niset drejt vendeve fqinje. Ne kete udhetim pritet ta shoqeroje zevendes trajneri i Kombetares, Shpetim Duro dhe perkthyesi Ajet Xeka. Baric dhe bashkepunetoret do te qendrojne 5 dite ne keto dy vende, per t’u rikthyer dhe per te shijuar ndeshjen Tiana?Dinamo Zagreb nese bardheblute kalojne turin e pare.

    Lojtari shume shpejt mund te pajiset me nje pasaporte

    Kcira, dokumentet ne FSHF

    Emri: Lek. Mbiemri: Kcira. Nje formular disa faqesh ka qene dje ne zyrat e Federates Shqiptare te Futbollit, ku lojtari kosovar qe luan ne Kroaci me Hravtksin, i ka derguar nepermjet faksit pas urdhrit te trajnerit Baric. Futbollisti 23 vjecar, qendermbrojtes pritet te pjese e perfaqesueses kuqezi ne ndeshjen miqesore kunder Maltes. Baric e ka ndjekur nga afer lojtarin ne Zagreb dhe mendohet te jete pasardhesi ideal i Geri Cipit, ne repartin difensiv. Trajneri Baric eshte duke punuar shume per gjetjen e elementeve te rinj ne repartin e prapavijes, aty ku per hir te se vertetes ne 4 ndeshjet e fundit nuk kemi pesuar asnje gol. Ky eshte nje rekord me vete ne ndeshjet zyrtare per perfaqqeesuesen kuqezi. Shpejt dokumentat e Kcires do te kalojne ne MTKRS e me pas ne Presidence.

    Kombetarja U?17

    Shkelqen Andi Corri i Milanit

    Andi Corri, qendermbrojtes i skuadres U?17 te Milanit ka shkelqyer me skuadren perfaqesuese ne Lojerat e Detit te Zi. Shqiperia i humbi te dy ndeshjet me rezultatin 2?0, por trajneri Duro, duket se eshte i kenaqur qe pati mudnesi qe te shikonte gjendjen e skuadres: “Pashe ku kishim probleme. Mos harrojme qe Turqia u mund ne finale me penallti nga skuadra ruse. Me pelqeu me shume Corri nga ne, nje futbollsit i cili per hir te se vertetes per dy vitet e ardhshme mund te luaje ne perfaqesuesen e madhe’.

    Euro 2009

    Caktohen hotelet per skuadrat U?17

    Jane caktuar dje hotelet per skuadrat qe do te marrin pjese ne Tirane per eliminatoret e kampioantit evropian U?17. Shqiperia gjendet ne nje grup me Holanden, Francen dhe Letonine dhe ne forme grupi ndeshjet do te zhvillohen ne Shqiperi nga 23?30 tetor. Shqiperia do te akomodohet ne Hotel Leonardo ne Durres, nderkohe qe Holanda, Franca e Letonia ne Hotel Adriatik. Cdo skuader do te kete nje kat ne dispozicion. Ndeshjet do te luhen ne stadiumin “Qemal Stafa” dhe “Niko Dovana”.

    Kundershtari

    Bjellorusia ende pa nje trajner

    Puntus eshte larguar nga perfaqesuesja bjelloruse duke lene nje hendek shume te madh. Pankina e kundershtarit te Shqiperise ne eliminatoret e evropianit eshte ende bosh dhe pritet qe te zgjidhet vetem ne fillim te muajit gusht. Bjelloruset nuk po kalojne nje moment te mire ne vitin 2007 dhe pritet qe ne ndeshjen qe do te luhet ne Tirane ne tetor te jene shqiptaret te favorizuar per te fituar takimin. Ndeshja e pare ne grup ka perfunduar 2?2 ne Minsk.
    #VamosArgentina

Faqja 3 prej 50 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Theofan Stilian Noli: Jeta dhe veprat e tij
    Nga ILovePejaa nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 15-11-2022, 22:39
  2. Sulė Hotla (1875-1947), Njė Jetė Pėr Shqipėrinė
    Nga strong_07 nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 29-04-2019, 16:32
  3. Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  4. Brukseli: Zgjedhjet e 2005, shansi juaj i fundit
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 12-04-2005, 14:53
  5. Cili ėshtė synimi i AKSH-sė?
    Nga Faik nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 65
    Postimi i Fundit: 04-12-2003, 04:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •