Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-05-2007
    Postime
    202

    A ka nevojë Shqipëria për monumente?

    Kohet e fundit MKTRS -ja ka shpallur nje iniciative per realizimin ne skulpture te shume figurave te shquara te popullit shqiptar. Keto monumente(statuja) jane parashikuar te vendosen ne sheshet qendrore te shume qyteteve ne varesi te vleres kombetare dhe origjines se figurave te shquara qe jane percaktuar per tu perjetesuar.
    Kete iniciative, shume personalitete te artit dhe te kultures shqiptare e kane pershendetur, disa te tjere ne njefare menyre e kane kundershtuar me nje sere arsyesh. Motivi kryesor i kundershtise se tyre lidhet se pari, me arsyetimin se ka ikur koha e perjetesimit te figurave te shquara te vendit ne skulpture, e aq me teper ne rrymen realiste te realizimit te tyre ne cfaredo materiali(bronx, mermer etj).
    Mendimi im personal eshte se Shqiperia ju eshte borxh njerezve te shquar te saj, qe kane dhene gjakun dhe i kane perkushtuar jeten ketij vendi. Natyrisht qe perjetesimi i tyre ne skulpture duhej te ishte bere shume kohe me pare, pasi skulptoret e talentuar nuk i kane munguar ketij vendi, te pakten duke filluar qe gjysmen e dyte te shekullit te kaluar. Kjo nuk do te thote, qe meqenese nuk u realizuan me pare, nuk duhet te realizohen kurre. Tek e fundit jemi nje komb i vjeter, por nje shtet i ri dhe vetem ne kohen e Zogut te pare, u shfaqen edhe skulptoret e pare qe kishin talentin e aftesine dhe pikerisht i madhi Odhise Paskali dhe paralel me te i madhi Janaq Paco. Kombet e vjetera Europiane i kane perjetesuar prej shekujsh njerezit e tyre te shquar, pasi ka qene shtet dhe mbi te gjitha nuk kane qene te uzurpuar nga perandori per shekuj me rradhe. Kjo nuk do te thote, qe ne sot nuk duhet ti perjetesojme figurat tona te shquara meqenese nuk patem mundesine ti realizojme atehere kur i realizoi Europa plake. Me mire vone se kurre, panvaresisht se disave mund ti duket si dicka qe i perket kohes se shkuar dhe meqenese nuk u realizuan me pare, tashme eshte vone. Per me keq disa, e lidhin ne menyre naive(per te mos thene me keqesi) perjetesimin e figurave te shquara te kombit me tendencen e sistemeve diktatoriale, qe perjetesonte kultin e individit. Kjo eshte qesharake, pasi nuk duhet denuar nje hero kombetar shqiptar pse Stalini, Lenini, Franko, Musolini, Enveri apo Sadami perjetesuan vetveten ne bronx.
    Nuk diskutohet nese e meritojne te perjetesohen ne material heronjte e letrave apo te pushkes per liri te ketij kombi, aq te harruar sa i kemi lene. Nuk diskutohet nese Franca e ka kaluar kete fenomen dhe nuk realizon me monumente te njerezve te vet te shquar. Ata e meritojne dhe ne e kemi per nder qe femijet, niperit dhe pasardhesit tane te rriten neper parqe ku misherohen ne skulpture te medhenjte e ketij kombi. E vetmja gje qe eshte e diskutueshme dhe madje duhet pare me shume selektivitet, eshte ana profesionale e realizimit te tyre dhe jo nese duhen perjetesuar apo jo. Te realizohet dobet profesionalisht dhe artistikisht figura e nje njeriu te shquar dhe te vendoset ne sheshin e nje qyteti eshte vertet fyerje per personalitetin dhe vepren e tij dhe njekohesisht per te gjithe shqiptaret.

  2. #2
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897
    Ne pergjithesi jam dakord me mendimin tend,por desha te shtoj se perpara se te fillojme te bejme skulptura te reja,i takon historianeve dhe akademise te sqarojne perfundimisht se kush duhet konsideruar hero e kush jo.Aktualisht akoma shume sheshe,rruge apo shkolla mbajne emra guerilasish apo atentatoresh(shumica adoleshente apo ne rini te hereshme) dhe bustet e tyre gjenden kudo me shumice.Nuk e di ndoshta gaboj,por nuk kam pare ne asnje vend te botes ndonje bust atentatori.Ne shume raste emrat e tyre i gjen ne me shume se nje objekt.Per shembull i "preferuari" im "Shkolla Avni Rustemi",rruga Avni Rustemi,Sheshi Avni Rustemi,Busti Avni Rustemit njekohesish ne disa qytete te Shqiperise.Personalisht nuk e kuptoj se ku eshte heroizmi dhe e mira qe i solli Shqiperise vrasja qe kreu Avniu?
    Supozojme se une nuk jam ne gjendje te kuptoj "patriotizmin e madh" te Avniut ose Ali Demit, a eshte e perligjur qe njekohesisht dhjetra objekte neper Shqiperi te mbajne akoma emrin e tyre?A eshte normale qe stadiumi kombetar akoma quhet Qemal Stafa kur ky person nuk ka lidhje fare me futbollin?
    Pervec stadiumit ka edhe me dhjetra rruge e shkolla me kete emer.Dhe shembujt jane te pafund.Nje pjese e madhe e tyre as nuk dihen se kush jane e c'fare te mire kane bere.E di qe nuk do te kuptohem nga shume njerez,por kjo vjen per faktin se ne nuk e njohim historine tone,dhe fatkeqesisht historia per shume njerez akoma fillon me krijimin e partise komuniste ne 1941.Ajo parti qe per interesat e propagandes se saj edhe Haxhi Qamilin e beri hero,kurse eshtrat e Fishtes ja hodhen gaforreve ne lume.

  3. #3
    .:: Garda e VjeTeR ::. Maska e engjulli_peje^
    Anëtarësuar
    15-11-2002
    Vendndodhja
    Jetoj ne Hen Ne Boten E Dashuris ,Larg Fierit Tim Te Dashur Larg Miqeve TE Mi Edhe Shqiperis.
    Postime
    430
    Pershendetje dhe urime per temen ,
    Me pak Fjal shqiperia nuk eshe shume e nevojshme te klete monumente , Por per shtet dhe te jap sa me shume per populli e vete , qe ata te ndihen me mire dhe me te sigurte , Te Tjerat vijne me Pase .
    Sa PEr monumntet Ne kemi shume Njerez< te shquar QE kan dhem sa dopak je njeten e Perditeshme te Shiptareve. Sidomos Njerzit e skenes dhe Tv, --------qe kan mbajte Publikun shqiptar gjall Dhe jan vertete ata qe duhen bere monuminte dhe jo qeveritaret dhe Politika shquoptare.
    Ky eshte mendimi im ,

    Respekte te gjitheve
    FieRaK

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e REFERI
    Anëtarësuar
    13-06-2007
    Vendndodhja
    ne arenat e ringut
    Postime
    25
    Shqiperia si spaska nevoj?Ka nevoj per cdo gje pervec per budallajn dhe te marre.Keto edhe mi shit kerkush nuk i blen.
    Jeta eshte gjyq kurse neve referojme(dhe na referojn (nji refer i famshem)

  5. #5
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Besoj se jo vetem shqiperia por te gjith vendet ne bote kan nevoj per monumente pra mendimi im shkon per Po se ka nevoj

Tema të Ngjashme

  1. Identiteti evropian i shqiptarëve
    Nga Iliriani në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 572
    Postimi i Fundit: 02-05-2012, 15:45
  2. Video e ushtarëve grekë në Internet indinjon shqiptarët
    Nga Ingenuous në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 207
    Postimi i Fundit: 22-09-2011, 14:58
  3. Familjet në nevojë
    Nga Zemrushja në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 05-05-2007, 12:15
  4. Shqipëria dhe binomi Itali-Greqi
    Nga Davius në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-03-2007, 22:11
  5. Ne Djall Te Veni...
    Nga BAD00355 në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 21-06-2002, 09:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •