I zhveshur nga e shkuara, nga e tashmija edhe nga e ardhmja ai tashme pin kafe ne Bronx.Ndonese ndonje telefonuesi nga jashte i mburret se po pin kafe ne Manhaten. Dhe po te kete mundesine e zgjatjes se bisedes ne telefon me shume se 2 minutat e caktuar nga e shoqja si rracion ditor, ai mund te vazhdonte se, kafen po e pin ne Manhaten , madje po e pi ne mos me Betim Mucon,(shkrimtar i njohur shqiptar qe jeton ne USA, pune e madhe se jo ne NY), me Walt Witman, Emerson, Oscar Wilde ose me vet Shekspirin. Per nga rethanet shendetesore mund te jete krejt e besueshme se ka filluar te pi kafe me te vdekur, por per nga te dhenat intelektuale qe posedon, i bie qe te mos mund kurre te pij kafe me te shkuar te pa harruar si emrat e permendur me siper, por me ndonje pijanec ordiner, ose me ndonje arab a turk te rendomte qe rastesiht dashuran ndonje grua shqiptare , nese ka ndodhur ndonjehere me pare qe gruaja shqiptare te kete thyer qafen ne dashuri me arab ose turk.
E shkuara e Mah'mud Vaid ishte nje e shkuar qe ashtu si u ndertua ashtu edhe e la ne balte. Mbaj mend te kete punuar mesues ne nje nga zonat e thella te veriut. Meqe Mah'mudi ka krjuar asrye te bukura brenda shemtimit te tyre , per te fshehur realitetin e tij banal, per emrimin qe ju be ne veri si mesues, nuk po i shkruaj pasi , ketu cenohet jeta e tij personale, familjare. Dhe mbasi jo vetem Mah'mudit i eshte dashur te zbukuroje te shkruaren e tij , ta pershtas kete te shkruar e ta thur ashtu sic e do nevoja e marrjes se dokumentave te emigracionit, s'po e detajojme. Me vone Mah'mudi u vendos diku me ne fushe, e pak me vone u vendos ne kryeqytet, gazetar ne gazeten me popullore te asaj kohe. Dhe prap mbaj mend shto edhe ato qe tregonte vete neper kafenete e shtetit ku jetoji para se te dyndej ne NY. Se gjate kohes kur u punesua ne gazeten me popullore te kohes se shkuar, qellonte te voziste me makinen e redaksise neper kooperativa , ne kerkim te informacionit dhe realizimit te planit 115% siguronte ndonje thes me zarzavate, ndonje qingj te njome apo disa kokrra bostan. Dmth i shijonte qyli.
Gazetari yne i famshem por qe nuk e njeh askush si gazetar, edhe pse ka punuar ne gazeten me popullore te se shkuares, edhe pse as vete nuk gjen dot mundesi per t'u mburrur per punen e tij intelektuale, i cili vete pohonte se me mbarimin e universitetit dhe marrjen e diplomes nuk harxhoji asnje minut tjeter per lexim librash aq me pak letersi, histori apo art. Ndonese mbasi vendosi te leje atdheun e kooperativave, ose me mire te themi mbasi na lane kooperativat athdheun , e la edhe ky e u vendos diku ketu pari, USA. Ku filloj te prezantohej si ish-gazetar i Z.P si kritik , si poet e tregimtar me fame. Mah'mud Vaid, nje emer qe ne qoshen e kujteses se kerkujt nuk ze vend. Megjitheate kafe pinte me bashkeatdhetaret e tij, te cilet i ofronin kafe jo nga emri dhe fama , jo nga gazeta dhe kooperativat, por meqe shendeti i tij, (ndonese trashaluq ) nuk ishte ne mbarvajtje shto ketu edhe probleme te tjera familjare dhe ate te mospasjes se dokumentave.
Ne saje te ketij prezantimi qe askush nuk e besoji pervec ndonje analfabeti qe kishte vendosur te beje letersine shqipe jashte atdheut e te shkruante ne te gjitha gjinite e saj , edhe ne ate te prozes me te gjate (romanit), Mah'mud Vaid siguroji disa dhjetra dollar duke shitur parathenie per keto autor e per keto "vepra". Ndersa miqve dhe dashamirsve te vertetee modest te letersise iu prezantua si nje hallexhi i cili ne aplikimin qe kishte plotesuar per emigration kishte deklaruar se na paskesh qene nje gazetar me fame te cilit prej fames i rrezikohet jeta , ne vendin e jeteve te pasigurta, dhe e shikonte te udhes e do ta dinte per ndere te madh sikur ndonje botim shqip ketu jashte atdheut ta rregjistronte edhe emrin e tij ne listen e redaksise e te bashkepunetorve ,pasi mund ti vlente si prove per ate qe kishte pohuar ne aplikim. Dhe sigurisht shqiptaret , jane mikprites , bujar e te dashur. Aq me teper kur keto shqiptar jane miq, dashamires edhe te letersise . Pra u vendos ne listen e autorve qe botojne jashte atdheut dhe qe jane modest e pa pretendime. Por cdo dite shikohet se hallet dhe pretendimet e Mah'mudit nuk kishin te sosur. Kishte probleme te tmerrshme ekonomike. I punonte vetem e shoqja madje edhe ajo mbasi nuk kishte numrin e punes , (te drejten per te punuar ne USA) punonte per nje boss arab i cili e paguante cash. Femijet ende te pabere per pune , dhe vete i papune. Si mundej qe ky fare "intelektuali" te pranonte punet qe i ofron emigrimi, dhe sidomos punet qe i afrion emigrimi nje emigranti te papranuar ende. E shoqja i kishte caktuar rracion 6 dollar ne jave per kafe, dhe 2 marlboro ne jave cigare. Ku i mjaftonin Mah'mudit kaq?!
Po pse jane shqiptaret ? Shqiptaret e marre sipas Mah'mudit dhe sidomos maloket sic edhe shprehet ai per verioret. Sepse rastesisht dhe per fatin e tij jo fort te keq , ne shtetin ku Mah'mudi ishte konkretisht jetojne kryesisht shqiptare te veriut. Dhe bujaria e tyre kerkon nje te "mencur" si Mah'mudi, per ta bere e vlefshme kete bujari, por jo per t'u vleresuar pre tij, prej perfituesit. E keshtu ,emrin si gazetar arriti ta rregjistroji ne njeren prej madjave shqip ketu, gruan ia punesoji arabi, emrin e kritikut e beri me parathenien qe u shiste analfabeteve , i duhej plotesuar rracioni i kafes dhe i marlbores. Pati nga ata shqiptare qe i nxirrnin kafe 2-3 here e i blinin dy marlboro cigare ne dite. Jo nga adhurimi por nga meshira.Mbas disa muajsh Mah'mudi fluturoji. (sic fluturon elefanti, pasi per nga pesha edhe mund ta quash elefant -ne rast se e zgjedh si personazh ne letersi).Po po fluturoj Mah'mudi! Filloji te besonte se shqiptaret e kane per detyre t'i nxjerrin 3-4 kafe ne dite e t'i blejne marlboro. He he he !
Por kot nuk e thashe ne fillim , i shveshur nga e shkuara nga e tashmja dhe nga e ardhmja e tij. Mah'mudin per me pak se dy vjet e kane perzene nga banesat me shume se 3 here. Femije shume te pabindur e dallkauke na i kishin qelluar ketij Mah'udit tone. Erdhi e u vendos ne nje qytet te vogel ketu prane , por me nje popullsi te madhe shqiptaresh. Them popullsi te madhe shqiptaresh krahasuar me qyetetet e tjera. belara te tjera i shtoheshin Mah'mudit. nje dite teksa kthehet nga kafja , ndoshta e fundit me shqiptarin e radhes , qellon qe ne krevatin e tij, ne dhomen e tij te gjej te bijen duke lozur kukafshehti me nje te zi. Per pune s'ishte bere akoma e bije, ndaj luante kukafshehti ne krevatin e te jatit, me nje te zi. Edhe ky aksident i te bijes ishte nje rast qe mah'mud vaid e perdor si hall tjeter per te dhe se i duhet meshira e shqiptareve. ankohej se ky i zi, qe gjente ne dhomen e tij te gjumit duke luajtur me te bijen , po e ndiqte qe kur kishte zbritur ne USA, madje po e bente me zemer. Dhe vertete as njejave pas ngjarjes ne fjale qellon qe te Mah'mud te shkoj te spital pikerisht per probleme te zemres. Mjaket kishin vene re nje vrime ne zemren e Mah'mudit. Ia mbyllen vrimen me nje pulle plastike, dhe i thane ruaju per njerezve te te bejne vrima ne zemer, se zemra yte nuk duron me shume se ndoshta edhe nje vrime tjeter, e nje tjeter pulle plastike, per ndryshe do te veme nje zemer plastike ne vend te kesaj qe ke. Doli Mah'mudi nga spitali e filloji te shante si mundej ata qe nuk i shkuan ne spiatl. Sepse jo te gjithe shqiptaret munden te marrin vesh per vrimen e e zemres se Mahmudit.As CNN nuk tha gje prej gjeje ato dite. Miqve u thoshte me binjde se vrimen ia kish bere nje i zi qe i ndiqte te bijen deri te krevati i Mahmudit. Hej bela.!
... Mbas disa muajsh arabi per te cilin punonte e shoqja vendosi te levzite bisnesin e tij nga ketu ne NY, sigurisht qe gruaja e Mah'mudit i duhej me vete, ishte byrekbersja me e mire e ketyre aneve. E keshtu qe , megjithekembenguljen e Mah'mudit per te os e marre mbrapa arabin , e shoqja tashme kishte vendosur, dhe deshi deshi , Mah'mudi shkoj zvarre mbas arabit e te shoqes. Hajde e mos shko, me mire 6 dollar e 2 marboro ne jave se asgje. Qyli sado i vogel te jete eshte i embel se eshte qyl. Mah'mudi deri tani qe po bejne dy vjet qe na ka lene , ka bere perpikmerisht te njejten gje edhe ne NY , me shqiptaret e NY. Edhe atje shqiptaret kane nje media , ka analfabete qe duan te shruajne letersine shqipe e u duhet t'i blejne parathenie Mah'mudit. Por me e keqja eshte se edhe ne NY ka te zinj. Packa se vazhdon Mah'mudi te besoj e te thote se na qenka i njejti i zi qe e ndiqka te bijen qe kur kane ardhur ne USA nje i zi, dhe qe e ndiqka deri tek krevati i Mah'mudit. Keto dite kishte dale nga spitali ku kishte pullosur vrimen e dyte ne zemer. Megjithefatkqesite qe i ndodhin Mah'mudit i ndodhin edhe Fatlumesi, sepse arabi e "vlereson" shume te shoqen e Mah'mud Vaid, e keshtu e ndihmon ne zgjidhjen e shume mangesive qe mund te kete. Se domosdo burrin me dy vrima ne zemer , nuk i thone hall i vogel. Tani Mah'mudi e ka ne terezi disi, sepse e pin kafen ne Bronx e thote se e pin ne Manhaten.... e meqe eshte me nje kembe ne var e me nje kembe ne balte (m) mburret se po pi kafe me te vdekurit. Thote se ka filluar edhe nje roman... !