Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 16 prej 16
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    09-11-2002
    Vendndodhja
    fl
    Postime
    93
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Lakuriq sonte...

    Lakuriq sonte!
    Perpara henes driteprere,e etur per hakerrim zgjas thonjte te grric trysnine e nxehte te janarit.Nen keto linja te zbuluar ka pluskime epshendjellese qe vrasin intrigen e moralit dhe mbulojne vajin e enigmes te nates.
    Sonte lakuriq!
    Ashtu si skllavja e vampireve legjedar me shikimin dritherues qe pret lekuren e bardhe dhe te piste te agimit,me qafen drejt perendise ulem ne gjunje per te marre shuplaken e fundit dhe deshiren per tu zvarritur e derrmuar nen carcafet e agonise.
    Lakuriq sonte!
    Pa trendafila dhe luleshtrydhe neper trup,ashtu e zbrazur e me floke derdhur eger mbi lekuren brune,me buze kafshuar si portokalle te plasur nga pjekja,mblidhem per te shprehur konsideraten ndaj ironise therese te njeriut-kafshe.
    Sonte lakuriq!
    Do te plotesoj tabllon e fatit tim me ngjyrat me te ndezura:helm,zjarr,thika dhe dinjitet i poshteruar.
    Ky GLOB eshte nje toke e nxire qe pret kete trup ti jap shikimin hienave,bushtrave,gjarperinjve dhe panterave.
    LAKURIQ-LAKURIQ-LAKURIQ-LAKURIQ
    Per ti ngopur syte e te epsheruarve,per ta futur diellin ne mekat,per te vyshkur zambaket.
    Pastaj fshehte thumbi i te mallkuarave ngasherime te depertoje midis shelgjesh ,pellgjesh te fjetura,kollonash antike,permes rrekezash,gjumit,imazhit e te gufoje ekzistencen duke i nxjerre shkume jeshile.
    Vetem keshtu, oh zot vetem keshtu,do vrapoj lakuriq kudo dhe universit do ti jap kristalet e syve,regetimat me te flakta te shpirit.
    Do rrembej me vale magjike ujrat e deteve,oqeaneve dhe do laj pasqyrat e qiejve gjer ne vezullim.Do ti jepja zerit ngjyre qe te zgjoja zogjte dhe drite shpellave te antikitetit.
    Nje psheretime e mbytur copeton napen e brymes dhe mi zverdh qerpiket.
    Lakuriq sonte...lodhem dhe ashtu ia ofroj trupin plot njolla gjaku kallkanit te plumbte.
    Brinjethyer zemren e degdis ne endrra te lavdishme.....
    ZOTI ME RUAJT................
    glob

  2. #2
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Mosha
    50
    Postime
    2,498
    Faleminderit
    0
    29 falenderime nė 29 postime
    me gjithe mend zoti te ruajt
    mepelqeve deri ke frika se je i vertete.
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  3. #3
    thinking Maska e Sokoli
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    929
    Faleminderit
    0
    7 falenderime nė 7 postime
    Shume e ndjere! Me pelqeu.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e lozonjare
    Anėtarėsuar
    19-10-2002
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    46
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    vertet zoti te ruajte dhe zoti na ruajt prej teje ne lakuriqesine tende. Vertet me pelqeu .

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    09-11-2002
    Vendndodhja
    fl
    Postime
    93
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    une ju falenderoj qe lexuat kete poeme por dua tju bej nje pyetje.Pasi e lexoni kete shkrim cfare eshte gjeja e pare qe ju vjen nder mend?
    glob

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e lozonjare
    Anėtarėsuar
    19-10-2002
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    46
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Arusha ime e lakuriqte , besoj se kur je e lakuriqte je me e vertete je me epeshndjellese je me dritheruese i jep globit ashtu sic e the shikimin tend delir e hakmarres kundrejt bushtrave e panterave . te dua te lakuriqte qe te jap miresine time

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    09-11-2002
    Vendndodhja
    fl
    Postime
    93
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    te falenderoj shume zemer per mendimin sepse eshte kjo deri diku ajo qe une doja te theksoja.Une kam kaluar nje adoleshence teper te veshtire dhe realiteti ma ka neveritur duke me shkaktuar gjendje asfiksie.Eshte kaq bastarde te jetosh mes panterave,bushtrave dhe akrepave.Nuk eshte se kam ndonje ndodhi konkrete qe ka ndikuar ne jeten time por jam teper e ndjeshme ndaj asaj qe me rrethon,ndaj asaj qe ndodh. E kjo ka influencuar direkt ne procesin e pjekurise time.
    glob

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,892
    Faleminderit
    59
    119 falenderime nė 109 postime
    nder mend me vjen se pari se ala ske ble jorgan.

    apshuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuu...u ftofe oj cuc..mbloju se hallku shikjojn.lol.


    je arush apo ari ti?

    fall nuk hedhim tash se skena as kafe nanqinshe.

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    09-11-2002
    Vendndodhja
    fl
    Postime
    93
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    jam arushaaaaaaaaaaaaaaaaa 84,nese deshiron shiko profilin.Ndersa sa per jorganin ti kerkosh me qiri dylli ketu ku jam une dhe nuk i gjen.Une vertete jam e semure por jo nga i ftohti nga pislleku qe pikon nga ky glob..........
    glob

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,892
    Faleminderit
    59
    119 falenderime nė 109 postime
    Per pastrimin e pisllekut kemi hapur disa pika si komunale e pastrim gjelbrimit.
    Arusha...eh sa para nesh jane munduar ta pastrojne globin por e pamundur..
    Be happy..ske c'ben..
    Nuk eshte dhe aq e keqe kjo qerrata bote..

  11. #11
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    09-11-2002
    Vendndodhja
    fl
    Postime
    93
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    NGOPJE NE TERBIM

    Prej mases se flokeve,te rende e elastike,
    Dhe shtratit te terbuar qe ne renkime fle
    Clirohet hovshem kenaqesia plot egersi aromatike.

    Heh!Paske oreks funeber...epo jepi guzhinier,
    Zemren time gatuaj,kafshate gojes per tia ngjeshur,
    ..dhe une do te njom cdo pore te lekures se gervishtur..heh!

    Ne puthjet e mendafshit,zjarri te ka perzhitur,
    Balsamin e pasionin ti kafshon i rraskapitur
    Por aty ne perleshje ti vdes i permbytur.

    Oh ti si nje hije le nje gjurme fare te brishte,
    Ca gjak dhe ulerima ne endrren tone te mishte,
    Ndersa une bie te fle por pa prekjen tende te fildishte.

    Sus ti naiv i eger!shpirt i nje ekstaze qe kurre s`prehet,
    Prapsu vogelush,kureshtar aspak mos ji!
    Edhe pse zeri yt eshte eshte aq i bukur,aq kumbues,ti bej qetesi!
    glob

  12. #12
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    09-11-2002
    Vendndodhja
    fl
    Postime
    93
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    ZEMERGJERESI E TEPRUAR

    Ku shkoi loti i syrit tim dhe penda e lehte e zemres??
    Pse ju pini qumesht nga gjinjte e nates??
    Pse kjo hene endacake e ben ujin e liqenit te dridhet??
    Nuk po e ndjej dot eren e vetes....
    Gjerat me vijne ledhatuese dhe me mashtrojne sepse duan te kalerojne mbi shpinen time.Qenia kerkon te behet fjale .
    Jam vec eksaze,tensioni i se ciles shperthen ne lot,drithma te acarta e bejne klithmen potente ne shpimin e zgavrave ne stomak.
    Vogelushja ime bote!
    Pa zemergjeresine tende therese une do te isha dritedhenese ne hapsirat e levizshmerise dimensionale.
    Shporru!Ne djall shkofte barku yt pjellor,aty ku kaperthehen degjenerimet e funebres toke.
    glob

  13. #13
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    09-11-2002
    Vendndodhja
    fl
    Postime
    93
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Veteflijim i alkolte

    Dua te shkrumbohenm ne gjoksin tend te vrare dhe kujtimin ta perplas ne buzet e tua mavi.
    C`po ndodh me mua?
    Drejt meje ti penetron ne forme avujsh melankolike duke u kthyer ne stuhi dhe behesh xhelati me i embel i zemrave romantike.
    Tatuazh i gjakte ngjitet me zellin e artit abstrakt per te shenuar perjetesisht nje dashuri barbare.
    Mbeshtillmi linjat me driten tende elastike dhe vishme me puthje,qendisme me perlat e syve dhe me lekund neper maja sa luginat ti pushtoj.
    Lekura e henes pikellohet dhe shkrihet si mjalt duke therrmuar reflekset me lot vjeshte.
    Eshte nje kafshim mbreselenes qe i mrekullon shqisat e mbytura nga afshi i alkolte dhe qe te shtyn ne mekat,vetevrasje......
    glob

  14. #14
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    09-11-2002
    Vendndodhja
    fl
    Postime
    93
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    asaj qe di te dashuroje

    Shikoje!Mjafton vetem ta shikosh nje cast dhe ngrohtesia e trupit do te pikoje dalengadale jashte lekures...
    Ajo eshte nje amazone,nje najade e dale nga oqeani,me aromen e ujit te rinise akoma mbi lekuren e lemuar.
    A nuk e kupton se ne ate fytyre mund te kridhesh me te gjitha endrrat e tua.Ajo eshte si nje shtepi e bukur,e zbrazur,qe pret te mbushet me qilima e piktura.Si nje shtepi qe i ka te gjitha mundesite te behet edhe pallat por edhe fole prostitutash.
    Varet nga ai qe do ta mbushi......
    Mbaje per nje cast ne krah dhe do ta ndjesh.Eshte si nje gulsh ere,e bute,e ngrohte qe koren e ftohte te jetes tende do ta mbeshtjelle.
    Hapi ata sy dhe veshtoje se si qendron perpara teje ne erresiren blu te nates se bute duke marre fryme gjithe emocion.
    Edhe hena prehet ne floket e saj,duke u zvarritur rende rende si brerore e shkalafitur shenjtori per ti rrembyer nje shikim.
    Pse zemer,pse u ngaterrove si nje vello indiane ne nje dege trendafilash plot gjemba??Gjembat jane aq te paepur sa do ti mbajne fort fijet e mendafshta e te arta.
    Ti ndjenje e perplasur brigjeve,pa mendim,por roberuese do mbetesh gezhoje boshe,e flakur tutje nga gjithpushteti bastard i nje krijese te thartuar.
    Qofsh bekuar ti Madone me ate zemren tende,pasqyre e thyer e nje perendie te ngrysur,o ti qe tek naiviteti lyen buzet e tua te qumeshta.......te bekoj...........
    glob

  15. #15
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-10-2002
    Mosha
    34
    Postime
    223
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    arusha84 shume te bukura shkrimet te uroj fat kudo qe te jesh. bye kalofsh mire me respekt sweetie
    Fjalet jane si bletet kane edhe mjaltin edhe thumbin

    ****
    Jam anetarja e regjistruar me emrin sweetie me pare me falni per kete ndryshim te emrit flm.

  16. #16
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    09-11-2002
    Vendndodhja
    fl
    Postime
    93
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    emmm!!! me kishte marre malli per punimet e mia thashe ti c`pluros ca dhe ti nxjerr ketu ne drite......
    glob

Tema tė Ngjashme

  1. Ngelet lakuriq ne teleferikun e skive!!
    Nga con_uk nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 10-01-2009, 15:39
  2. Fabula
    Nga Diabolis nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 57
    Postimi i Fundit: 18-12-2008, 12:19
  3. Per ty o zemra ime.
    Nga Julius nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 10-09-2007, 21:21
  4. Fluturimi dhe rreshkitja e Ivan Lefimovicit
    Nga kulla nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 16-04-2007, 17:01
  5. Pyetja, "Pse na krijoi zoti?"
    Nga antitheos nė forumin Agnosticizėm dhe ateizėm
    Pėrgjigje: 72
    Postimi i Fundit: 15-03-2006, 07:21

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •