Close

Rezultati i Sondazhit: A duhet largohet Janullatos?

Votues
279. Nuk mund tė votoni nė kėtė sondazh
  • PO

    236 84.59%
  • JO

    43 15.41%
Faqja 51 prej 51 FillimFillim ... 41495051
Duke shfaqur rezultatin 1,001 deri 1,014 prej 1014
  1. #1001
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    09-06-2009
    Postime
    10
    pa e analizuar figuren e Tij por duke u nisur thjeshte nga parimi qe cdo besim eshte i forte kur ngulitet ne ndergjegjen e besimtareve kur predikohet nga vete ata.une e konsideroj nje dobesi te kishes ortodokse shqipetare qe nuk arrin te kete nje udheheqes autokton dhe me prestigj(i dime pozicionet e janullatosit per shume probleme)

  2. #1002
    Janullatos do te ike kur ti vije koha..., e Zoti nuk do ta lere te hike per hir te disave qe thjesht per aresye simpatie nuk e duan, por do ta lere te largohet ( qofte e larget dita ), kur te kete perfunduar detyren...!
    Ja vetem kaq, neve ketu bejme pazar, sa per te kaluar kohen.
    Mendimet tona ne lidhje me kete teme, jemi duke i riperseritur me dhjetra here, pra mire eshte te mbyllet kjo teme.
    Mėsoi tė tjerėt me jetėn tėnde dhe jo me fjalėt e tua

  3. #1003
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,453
    Postimet nė Bllog
    1
    Citim Postuar mė parė nga arbereshi_niko Lexo Postimin
    Janullatos do te ike kur ti vije koha..., e Zoti nuk do ta lere te hike per hir te disave qe thjesht per aresye simpatie nuk e duan, por do ta lere te largohet ( qofte e larget dita ), kur te kete perfunduar detyren...!
    Ja vetem kaq, neve ketu bejme pazar, sa per te kaluar kohen.
    Mendimet tona ne lidhje me kete teme, jemi duke i riperseritur me dhjetra here, pra mire eshte te mbyllet kjo teme.
    Ja ketu ke te drejte o Niko! Gjithcka eshte thene e sterthene, kujt t`i mbushet mendja le t`i mbushet, kush nuk do le te vazhdoje rrugen e tij. Jo gjithmone "perseritja eshte nena e dijes".
    Duaje te afermin tend si veten

  4. #1004
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    31-12-2010
    Postime
    378
    Citim Postuar mė parė nga monikal Lexo Postimin
    "Hipokrizia dhe Injoranca krah per krah ēojne ne mekat dhe ne mynxyre. Si pseudoZoti dhe shpirtSkllavi jane njelloj mekatare."
    Pas largimit tė Janullatosit nga kreu i Kishės Ortodokse Autoqefale Shqiptare, qoftė edhe duke e thirrur Zoti lart nė qiell, do tė shohim se si do ti ndryshojnė format kandrat.
    Po botojmė njė fragment nga artikulli i Prof.dr. Eshref Ymeri ku ai analizon ardhjen "perkohėsisht" tė Janulllatosit nė Shqipėri dhe cilėt qenė ata qė na e bėnė "peshqesh" .
    "Problemin e Kishės Autoqefale Ortodokse tė Shqipėrisė zoti Dragoj e ka trajtuar me mjaft profesionalizėm. Duke e lidhur ngushtė veprimtarinė e ketij institucioni fetar me ēėshtjen kombėtare shqiptare, ai i ka nisur hulumtimet e veta qė nga pėrpjekjet e para tė Fan Nolit pėr pėrkthimin e teksteve liturgjike, mbajtja e meshės sė parė nė gjuhėn shqipe nė Kishėn e Bostonit, Kongresi i Parė Kishtar i Beratit (11 shtator 1922), krijimi i Sinodit tė Shenjtė (18 shkurt 1929), Kongresi i Dytė Panortodoks (Korēė, 19 qershor 1929) qė aprovoi Statutin e Kishės Autoqefale Ortodokse tė Shqipėrisė, deri te njohja kanonike e autoqefalisė sė saj prej Patrikanės sė Stambollit mė 17 prill 1937. Ajo qė vlen tė theksohet nė tėrė kėtė punė kėrkimore tė zotit Dragoj, ėshtė fakti qė ai ka nxjerrė nė pah me shumė tė drejtė tėrė pėrpjekjet e pareshtura tė qeverisė sė Zogut pėr konsolidimin e pavarėsisė sė Kishės Ortodokse Shqiptare, veprimtaria e sė cilės, po tė kemi parasysh qėndrimin armiqėsor tė shovinizmit grekomadh dhe tė kishės shoviniste greke ndaj pavarėsimit tė saj, merrte njė rėndėsi tė jashtėzakonshme nė kuadrin e mbrojtjes sė ēėshtjes kombėtare shqiptare. Prandaj jo mė kot zoti Dragoj, gati njė tė pestėn e librit tė vet ia ka kushtuar pikėrisht trajtimit tė ēėshtjes sė Kishės Ortodokse Shqiptare, duke arritur deri te analiza e hollėsishme e veprimtarisė sė uzurpatorit Janullatos.
    Lidhut me shfaqjen “e beftė” tė Janullatosit nė kryeskenėn e Kishės Ortodokse Shqiptare (nuk po pėrmend fjalėn “autoqefale”, meqenėse qė kur shkeli kėmba e Janullatosit nė derėn e saj, ajo e tillė nuk mund tė quhet mė), zoti Dragoj citon fjalėt e zotit Sabri Godo: “Fillimisht, pėlqimin pėr nisjen e veprimtarisė sė Janullatosit nė Shqipėri e ka dhėnė ish-Presidenti i asaj kohe, Ramiz Alia… Por mbetet e paqartė se nė ēfarė rruge ėshtė bėrė emėrimi i tij. Kjo ėshtė kaluar nė heshtje nga Ramiz Alia” (f. 410).
    Po kush ėshtė ky Ramiz Alia, i cili, njė ditė tė bukur, duke shkelur Statutin e Kishės Autoqefale Ortodokse Shqiptare, pranoi tė vihet nė krye tė saj njė grek, njė armik i betuar i autoqefalisė sė saj? Pėrgjigjen e kėsaj pyetjeje e gjejmė te karakterizimi i shkėlqyer qė zoti Xhelil Gjoni i ka bėrė figurės sė kėtij njeriu pa identitet. “Ramiz Alia, - thotė ai, - ėshtė njė figurė e dyzuar. Natyrisht, ėshtė njė figurė e rritur nėn hije. Njėsoj si bima nėn hije. E zbehtė, pa kurajė pėr tė vendosur dhe me njė marifet pėr t’i thėnė gjėrat me dy kuptime... Nė njė kuptim, kur ia do puna qė ta ketė thėnė nė ndonjė formė deklaratėn, thotė e kam thėnė kėshtu, por edhe ndryshe. Pra, i lė fjalėt me disa kuptime pėr tė qenė i mbrojtur. Kjo ėshtė njė nga cilėsitė e tij, pėr mendimin tim, cilėsi e keqe. Ai nuk kishte kurajė pėr t’i thėnė gjėrat, por edhe pėr t’i zbatuar. Nė rast se nuk i realizon, ato mbeten nė kuadrin e fjalėve dhe s’ke bėrė asgjė, vetėm nėse ke folur, dhe aq mė keq me disa kuptime… Ramizi ishte njė njeri qė ishte rritur si bima nėn hije dhe e zėnė nga bryma. Ai ishte rritur si figurė nėn hijen e Enverit, nėn hijen e Mehmetit dhe nėn hijen e Hysni Kapos”. (Intervistė, dhėnė gazetares Luljeta Progni. “Gazeta Shqiptare”, 21 janar 2009). Pra, pikėrisht ky Ramiz Alia, ky njeri pa “klorofil” politik, ėshtė shkaktari kryesor i pushtimit tė Kishės Autoqefale Ortodokse tė Shqipėrisė prej Anastas Janullatosit.
    Nga faqja e internetit “Peshku pa ujė” (04-05 nėntor 2009) mėsojmė ca gjėra interesante. Aty njihemi me faktin se Janullatosi paska ardhur nė Shqipėri mė 16 korrik 1991, pas njė kompromisi tė bėrė nė Korfuz, mė 2 korrik 1991, midis ministrit tė punėve tė jashtme tė Shqipėrisė, zotit Muhamet Kapllani, dhe ministrit tė punėve tė jashtme tė Greqisė, zotit Antonios Samaras. Sigurisht qė zoti Kapllani atė kompromis nuk e bėri me kokėn e vet, e bėri me urdhėr tė Ramiz Alisė. Disa javė para ardhjes, mė 3 qershor 1991, Janullatosi i paska dėrguar Ramiz Alisė kėtė letėr: “Shkėlqesia juaj! Do tė doja t’ju paraqisja juve, shkėlqesi, ēėshtjen e Kishės Autoqefale Ortodokse Shqiptare dhe tė zhvillimit tė saj nė kontekstin e ndryshimeve institucionale.…Dihet mirė se Kisha Ortodokse e Shqipėrisė ėshtė njė institucion nė shkallė botėrore me traditėn dhe rregullat e saj tė pranuara universalisht dhe asnjė kishė ortodokse nuk mund tė ekzistojė dhe mė tepėr tė organizohet, pa njė peshkop qė tė ketė pasues apostolik. Pėrderisa nė tė gjithė botėn sot nuk ka njė peshkop ortodoks pėr tė marrė pėrgjegjėsinė e riorganizimit tė kishės nė Shqipėri, Patrikana Ekumenike e Kostandinopojė s, qė ėshtė froni i parė i njohur zyrtarisht nga tė gjitha kishat ortodokse qė i pėrkasin institucionit nė shkallė botėrore tė ortodoksisė (ruse, serbe, rumune, bullgare, greke, shqiptare), mori iniciativėn e emėrimit tim pėr tė ardhur nė vendin tuaj si njė patriark eksark.
    1.Tė komunikoj me autoritetet e duhura tė qeverisė shqiptare dhe me pėlqimin e tyre dhe ku tė jetė nevoja, me bashkėpunimin e tyre, tė hyj nė kontakt me priftėrinjtė ordodoksė atje, pavarėsisht nga origjina dhe gjuha amtare.
    2. Tė merrem me punė organizative kishtare nė nivelin primar, mbas zhvillimeve tė fundit dhe vendimit pėr t’i dhėnė liri fetare Shqipėrisė.
    3. Tė merrem me krijimin e kushteve, nė njė kohė sa mė tė shpejtė, qė Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipėrisė tė vetėdrejtohet, me bindjen se riorganizimi i Kishės Ortodokse Autoqefale tė Shqipėrisė duhet tė pėrfundohet nė bashkėpunim me ortodoksėt e interesuar. Unė tashmė kam kontaktuar me Lartėsinė e tij Metropolitanin Theudosiun, Primati i Kishės Ortodokse nė Amerikė, dhe me rev. Artur Liolin, kancelar i Kryedioqezės Shqiptare nė Amerikė, dhe ne ramė dakord plotėsisht tė bashkėpunojmė, nė kuadrin e objektivave tė lartpėrmendura, pėr tė mirėn e ortodoksisė nė Shqipėri dhe tė tė gjithė qytetarėve tė saj.
    Si njė peshkop ortodoks, dua t’ju siguroj ju, shkėlqesi, nė mėnyrėn mė tė dukshme, se misioni i patriarkut eksark nė Shqipėri kėrkon ekskluzivisht t’i shėrbesh me sinqeritet popullit tė dashur shqiptar nė kėtė kohė kritike dhe tė ndihmohet pėr tė ēuar pėrpara ēėshtjen e paqes dhe tė mirėkuptimit vėllazėror nė Evropė dhe nė botė”.
    Nė ēfarė pėrfundimesh mund tė vijė lexuesi kur njihet me pėrmbajtjen e letrės sė sapocituar tė Janullatosit?
    Sė pari, qė nė fillim tė kėsaj letre, Janullatosi shfaqet jo fort i ēiltėr kur deklaron se, demek, nė tė gjithė botėn nuk u gjendkej dot njė peshkop ortodoks qė tė merrte pėrsipėr riorganizimin e Kishės Ortodokse nė Shqipėri. Nga ē’burime na qenkėsh informuar Janullatosi se njė peshkop i tillė na paskėsh qenė e pamundur tė gjendej? Ne nuk dime gjė, qė Shqipėria ta kishte autorizuar paraprakisht Janullatosin qė ta bridhte botėn cep mė cep pėr tė gjetur njė peshkop eksark pėr kishėn tonė ortodokse? Veē kėsaj, presidentit Alia duhej t’i drejtohej fillimisht Patrikana Ekumenike e Stambollit me kėrkesėn pėr emėrimin e njė peshkopi eksark nė Kishėn Autoqefale Ortodokse tė Shqipėrisė, pa pėrmendur paraprakisht ndonjė emėr konkret. Por, “ēuditėrisht”, Janullatosi, para se t’i drejtohej presidentit Alia me letrėn e mėsipėrme, zanafilltas na qenka vėnė nė dijeni prej Patrikanės Ekumenike tė Stambollit se prej saj na qenkėsh marrė nisma pėr emėrimin e tij si peshkop eksark nė Kishėn Autoqefale Ortodokse tė Shqipėrisė! Sė kėtejmi, vetvetiu, vjen pėrfundimi se, sė pari, letra e Janullatosit pėr presidentin Alia pėrbėn njė formalitet tė kulluar, pėr tė mos thėnė tallje ditėn pėr diell, dhe, sė dyti, nė praktikėn e punės sė Patrikanės Ekumenike tė Stambollit, bishti na qenka mė i rėndė se sqepari: njė peshkop eksark na dalka mbi autoritetin mė tė lartė tė ortodoksisė botėrore, duke iu drejtuar presidentit tė njė vendi tė huaj me njė letėr tė tillė, para se ajo t’i drejtohej vetė presidentit nė fjalė.
    Sė dyti, Janullatosi e prezanton veten si njė njeri i pabesė, kur deklaron se Patrikana Ekumenike e emėruakej atė patriark eksark (demek, kėshilltar) nė Kishėn Autoqefale Ortodokse tė Shqipėrisė. Por sa mbushi njė vit, si gjoja kėshilltar i kishės sonė, nė kundėrshtim me premtimin qė kishte bėrė nė letrėn e mėsipėrme dhe me Rregulloren e KAOSH-it, ai kėrkoi tė vetėshpallet kryepeshkop. Por meqenėse kėtė qėllim prej tė pabesi s’arriti ta realizonte dot nė mjediset e Kishės Autoqefale Ortodokse tė Shqipėrisė, pėr shkak tė protestave tė fuqishme qė shpėrthyen atje kundėr tij, u vetemėrua kryepeshkop nė mjediset e Tirana International Hotel, i shoqėruar nga njė skotė sahanlėpirėsish tė tij, paēka se deri asokohe shqiptarėt s’dinin gjė qė nė adresė tė ish-Presidentit Berisha tė kishte ardhur ndonjė kėrkesė me shkrim nga Patrikana Ekumenike e Stambollit pėr emėrimin e Janullatosit nė kėtė post.
    Ky qėndrim prej tė pabesi qė mbajti Janullatosi ndaj kishės sonė, vėrteton pa as mė tė voglin dyshim se ata qė planifikuan dhe realizuan dėrgimin e tij nė Shqipėri ishin shovinizmi grekomadh dhe kisha shoviniste greke, tė cilėt, me vendosjen e pluralizmit nė Shqipėri, krijuan bindjen e plotė se, derisa me luftė gjatė njė shekulli tė tėrė nuk patėn arritur dot gjė, tani u paskej ardhur dita pėr tė shtėnė nė dorė dhe pėr tė greqizuar nė mėnyrė “tė butė” Shqipėrinė e Jugut.
    Nuk ēuditemi pse Ramiz Alia, nė cilėsinė e Presidentit tė vendit, pranoi ardhjen e Janullatosit si kėshilltar i kishės sonė. Si pjesėtar i klikės komuniste, qė ushtroi shtypjen mė tė egėr nė Evropė kundėr popullit shqiptar tė Shqipėrisė Londineze, ai ia kishte shitur shpirtin ortodoksisė shoviniste serbogreke dhe s’e pati pėr gjė qė tė lejonte pushtimin e kishės sonė nga njė armik i betuar i kombit shqiptar, tė cilit kisha shoviniste greke i kishte ngarkuar si detyrė rolin e pararojės sė shovinizmit grekomadh nė Tiranė. Po tė mos kishte qenė roli prej lakeu i asaj klike nė shėrbim tė kishės shoviniste serbogreke, pas spastrimit etnik tė Ēamėrisė, nė jug tė Shqipėrisė nuk do tė vdisnin nga uria dhe sėmundjet 2755 ēamė (Prof.dr. Beqir Meta. “Tensioni greko-shqiptar. 1939-1949”, f. 185), ndėrkohė qė nga radhėt e partizanėve tė frontit komunist grekė qė strehoheshin nė vendin tonė gjatė luftės civile nė Greqi, nuk u shėnua asnjė i vdekur nga sėmundjet ose nga uria.
    Po ish-presidenti Berisha pse pranoi tė dekretonte emėrimin e Janullatosit si kryepeshkop tė kishės sonė? Nga interneti mėsojmė se kur zotin Berisha e paskan pyetur se pse e bėri njė gjė tė tillė, ai qenka pėrgjigjur: “Po ku i dija unė rregulat e KAOSH-it”. Sa e ēuditshme, aq edhe e pabesueshme. Zoti Berisha, njė njeri i pajisur me njė kulturė tė gjerė, nuk paska pasur dijeni pėr pėrmbajtjen e Statutit tė Kishės Autoqefale Ortodokse tė Shqipėrisė! Po pėr luftėn e egėr qė kisha shoviniste greke ka zhvilluar kundėr vendit tone zoti Berisha nuk paska pasur dijeni? Por pėr atdhetarėt e shquar tė kombit tonė, tė vrarė dhe tė masakruar egėrsisht nga kisha shoviniste greke, si Papa Kristo Negovani, Naum Veqilharxhi, Koto Hoxhi, Petro Nini Luarasi, atė Stath Melani etj., zoti Berisha nuk paska pasur dijeni? Nuk e paska ditur ai se ēfarė vlerėsimesh tė shkėlqyera na ka lėnė Fan Noli pėr priftėrinjtė grekė, pėr kishėn shoviniste greke dhe pėr kryqin e saj, i cili, sipas tij, meriton tė varet nė qafėn e gomarit? (Vepra, vėll. 2, f. 95). Vallė tė mos i kujtohen thua zotit Berisha fjalėt e mikeshės sė shquar tė popullit shqiptar Edit Durham, e cila nė veprėn e vet me titull “Brenga e Ballkanit”, shkruante se tek udhėtonte nėpėr Shqipėrinė e Jugut, gjithandej dėgjonte thirrjen “…na shpėtoni nga prifti grek!” (citohet sipas librit nė fjalė tė zotit Nuri Dragoj, f. 215).
    Sė treti, Janullatosi i deklaron Ramiz Alisė se ai do t’u merrkej “me krijimin e kushteve, nė njė kohė sa mė tė shpejtė, qė Kisha Autoqefale Ortodokse e Shqipėrisė tė vetėdrejtohet…”. Faktikisht po mbushen gati 20 vjet qė nga koha e ardhjes sė Janullatosit nė Tiranė, por zvarritja e krijimit tė kushteve janullatiste, nė njė kohė sa mė tė shpejtė pėr vetėdrejtimin e kishės sonė, nuk paska tė mbaruar! Pėr 20 vjet njeriu mund tė pėrfundojė katėr ose pesė universitete, kurse Janullatosit kaq vite iu dukkan tė pamjaftueshme! Sigurisht qė Janullatosit nuk i mjaftojnė 20 vjet pėr zhdukjen e fesė myslimane nga Shqipėria dhe greqizimin e Shqipėrisė sė Jugut. Prandaj zvarritjen e “krijimit” tė kėtyre kushteve ai e ka shndėrruar nė “perin e Penellopės”.
    Sė katėrti, Janullatosi, nė letrėn drejtuar Ramiz Alisė, deklaron se “misioni i patriarkut eksark nė Shqipėri kėrkon t’i shėrbesh ekskluzivisht me sinqeritet popullit tė dashur shqiptar”. Por, si njeri i pabesė qė ėshtė, ai s’e ka pėr gjė qė kėtė deklaratė ta shkelė me tė dyja kėmbėt nė njė intervistė qė i ka dhėnė gazetarit tė mirėnjohur amerikan Fred Reed. Nė atė intervistė Janullatosi e prezanton veten si njė hipokrit i sinqertė nė qėndrimin ndaj popullit “tė dashur” shqiptar. Kėshtu, nė emisionin e datės 4 dhjetor 2004 tė zonjės Rudina Xhunga nė “Topchannel”, zoti Petrit Bidoshi, Kryetar i Komitetit pėr Mbrojtjen e Autoqefalisė, deklaroi: “Dua t’ju citoj njė frazė nga libri i njė historiani tė njohur grek, Nikolas Stavros, me titull: “Grekėt dhe ballkanasit e rinj”. Nė kėtė libėr ai shprehet: “Futja nė dorė e kishės shqiptare ėshtė fitorja mė e madhe e jona nė Shqipėri nė shek. XX”. Pra, vetė deklarata e historianit grek zbulon fytyrėn e vėrtetė tė shovinizmit grekomadh dhe tė kishės shoviniste greke nė raport me Shqipėrinė, duke e zhveshur lakuriq nė sytė e opinionit publik shqiptar edhe pararojėn e tyre nė Shqipėri, Anastas Janullatosin. Dhe mė poshtė zoti Bidoshi vazhdoi: “Dua t’ju rrėfej njė tjetėr bisedė qė njė gazetar amerikan, Fred Reed, ka pasur me Janullatosin dhe qė padashur kėtij i nxjerr sytė. Ai ka shkruar njė libėr [ėshtė fjala pėr librin "Salonica Terminus" (Talonbooks, 1996 - E.Y.)], ku nė faqen 118 tregon se gjatė njė vizite nė Tiranė kishte takuar Janullatosin dhe ky i fundit i ishte afruar duke thėnė: “Zoti Reed, ju jeni njė gazetar i shquar dhe fjala juaj peshon. Ndaj, ju lutem shumė, sensibilizoni se kėtu duan tė krijojnė njė shtet fundamentalist islamik dhe kanė si qėllim tė shtypin ortodoksinė”. Kėta dy shembuj janė domethėnės se pse Janullatosi ėshtė dėrguar qėllimisht. Le tė vinte njė bullgar, njė rumun, por kurrė njė grek” (Gazeta “Shqip”, 6 dhjetor 2004, f. 6). Pėr mė tepėr, nė vitin 1999, gjatė kohės qė Serbia po bombardohej nga aviacioni i NATO-s, qėlloi qė ky Janullatosi tė ndodhej pėr njė vizitė nė Moskė. Gjatė asaj vizite, ai i deklaroi agjencisė ruse Itar-Tass se, demek, po u derdhkej gjak “i pafajshėm” serb. Harronte qėllimisht ky shovinist i pėrbetuar qė populli shqiptar i Kosovės po notonte nė njė det tė vėrtetė gjaku nga krimet qė po kryente atje shovinizmi serbomadh dhe kisha shoviniste serbe.
    Por fytyrėn e vėrtetė tė Janullatosit, si kreu politik i shovinizmit grekomadh dhe i kishės shoviniste greke nė Shqipėri, zoti Dragoj na e zbulon deri nė imtėsi nė faqet e librit tė tij (396-397). Le tė flasim mė konkretisht.
    Sė pari, Janullatosi takohet me ministra grekė dhe bisedon me ta pėr problemet e minoritetit, ndėrkohė qė nė Shqipėri ėshtė njė parti politike qė merret me problemet e minoritetit nė fjalė, ēka dėshmon se ai ėshtė dėrguar nė Shqipėri jo pėr rimėkėmbjen e Kishės Ortodokse Shqiptare, por pėr tė tjera qėllime qė nuk kanė lidhje me fenė.
    Sė dyti, Janullatosi, nė gazetėn “Katerinimis” paska deklaruar: “Nuk e kuptoj idenė e shqiptarėve qė feja e shqiptarit ėshtė shqiptaria. Kėtė tezė, - thotė ai, - do ta luftojmė, duke dalė hapur kundėr Rilindjes Kombėtare Shqiptare”.
    Sė treti, siē u pėrmend edhe mė lart, ai ėshtė shprehur kundėr ndėrhyrjes sė NATO-s nė Kosovė, rrjedhimisht, ka marrė anėn e serbėve pėr masakrimin e popullit shqiptar tė Kosovės.
    Sė katėrti, ka kėrkuar qė Bashkimi Evropian tė jetė njė bashkim politik i krishterė, ku, sigurisht, tė mos marrė pjesė Shqipėria qė shumicėn e popullsisė e ka tė fesė islame.
    Sė pesti, nė intervistėn qė i ka dhėnė gazetarit Fred Reed thotė: “Njerėzit nė Perėndim duhet ta kuptojnė se islamizmi ėshtė, nė thelb, njė fe politike, duke anashkaluar nė njė mėnyrė cinike faktin qė feja nė Greqi drejton shtetin.
    Sė gjashti, po nė intervistėn e sipėrpėrmendur tė vitit 1996, kur president i vendit ishte zoti Berisha, Janullatosi ka deklaruar: “Agjenci tė rėndėsishme tė qeverisė shqiptare janė nė duar tė fundamentalistė ve myslimanė. Forca tė fuqishme antiortodokse duan tė krijojnė republikėn e parė islamike nė Evropė, pikėrisht kėtu, njė Shqipėri tė Madhe qė do tė pėrfshijė Kosovėn dhe njė pjesė tė Maqedonisė”. Ky armik i betuar i kombit shqiptar qė ndihet i shqetėsuar, siē thotė zoti Dragoj, pėr humbjen nga Greqia tė bregdetit lindor tė Egjeut dhe tė Qipros Veriore, ngrihet kundėr aspiratės pėr bashkimin e trojeve etnike shqiptare nė njė shtet tė vetėm kombėtar.
    Nga kėto fakte qė zoti Dragoj ka renditur nė librin e vet, rezulton se misioni i Janullatosit nė Shqipėri, siē u theksua edhe mė sipėr, nuk ėshtė aspak fetar, ai ėshtė njė mision i pastėr politik qė atij ia ka ngarkuar shovinizmi grekomadh dhe kisha shoviniste greke, nė dėm tė interesave jetike tė kombit shqiptar. Prandaj ne nuk mund tė mos e besojmė shqiptaro-amerikani n e shquar, zotin Gary Kokalari, i cili ka deklaruar se Janullatosi ėshtė kolonel i shėrbimit sekret grek (Gazeta “Shekulli”, 06 qershor 2006).
    Ja kjo ėshtė fytyra e vėrtetė e Janullatosit, e kėtij armiku tė urryer tė popullit shqiptar, tė cilin, nga njėra anė e quan “popull tė dashur”, kurse nė tė vėrtetė, para njė gazetari amerikan, e akuzon pėr popull fundamentalist qė kėrkuaka tė shtypė ortodoksinė. Harron ky armik i urryer qė harmonia fetare ka qenė, ėshtė dhe do tė mbetet nė themel tė unitetit tė popullit dhe tė mbarė kombit shqiptar, qė feja ortodokse, siē thekson me shumė tė drejtė Fan Noli, ėshtė pasuri shpirtėrore jo vetėm e ortodoksve, por e mbarė popullit shqiptar. Me deklaratėn e mėsipėrme, Janullatosi vetėdemaskohet si kreu i shovinizmit grekomadh dhe i kishės shoviniste greke nė Shqipėri, tė cilėt kanė pasur, kanė dhe do tė vazhdojnė tė kenė pėr mision tė pėrhershėm pėrēarjen fetare nė vendin tonė, zhdukjen e fesė myslimane dhe greqizimin e jugut tė Shqipėrisė. Faktet e sipėrcituara dėshmojnė fare shkoqur se Janullatosi nė krye tė kishės shqiptare, sipas fjalėve tė arta tė atė Nikolla Markut, pėrfaqėson nė vetvete njė simbiozė tė pėrsosur tė Jagos me Tartufin.
    Po pėrmes faqes sė sipėrpėrmendur tė internetit, njihemi edhe me pėrshėndetjen e presidentit Bamir Topi me rastin e 80-vjetorit tė lindjes sė Janullatosit:
    “Fortlumturia Juaj Anastas,
    Ėshtė njė kėnaqėsi e veēantė qė nė kėtė 80-vjetor tė ditėlindjes suaj tė pėrfitoj nga rasti pėr t’ju uruar jetė tė gjatė, shėndet tė mbarė, forcė dhe energji nė kryerjen e misionit tuaj tė shenjtė nė drejtimin e Kishės Ortodokse Autoqefale tė Shqipėrisė. Duke pasur parasysh veprimtarinė tuaj tė gjatė e tė vyer nė shėrbim tė Zotit dhe tė mėsimeve tė shenjta pėr ruajtjen dhe pasurimin e mėtejshėm tė vlerave dhe virtyteve shpirtėrore, do tė dėshiroja qė nė kėtė ditė tė veēantė pėr ju, tė shpreh dhe njė herė vlerėsimin tim tė lartė pėr kontributin dhe veprimtarinė tuaj nė drejtim tė Kishės Ortodokse Autoqefale tė Shqipėrisė, nė ringjalljen e besimit fetar dhe shpresės njerėzore pėr njė jetė tė ardhme sa mė tė begatė dhe nė konsolidimin e mėtejshėm tė harmonisė dhe bashkėjetesės ndėrfetare nė Shqipėri. Edhe njė herė, Fortlumturia juaj, edhe njėqind dhe Zoti ju bekoftė, ju dhėntė njė jetė tė gjatė e tė frytshme nė tė mirė tė Kishės Ortodokse Autoqefale tė Shqipėrisė”.
    Personalisht ndiej keqardhje tė thellė qė presidenti i vendit tim shpreh gjithė ato konsiderata tė larta pėr njė uzurpator tė Kishės sonė fanoliane, veprimtarinė e tė cilit nė Shqipėri zoti Nuri Dragoj e ka pasqyruar me njė vėrtetėsi befasuese. Presidenti i vendit nuk mund tė mos jetė nė dijeni tė amanetit tė Nolit, i cili na ka porositur qė “t’i spastrojmė me mashė dhespotlerėt grekė pa vonim dhe tė kėrkojmė dhespotlerė shqiptarė” (Vepra, vėll. 2, f.152).
    Pas gjithė atyre deklaratave tė mėsipėrme antishqiptare tė Janullatosit, qė zoti Dragoj i pėrmend nė librin e vet, pėr tė cilat presidenti i nderuar i vendit tonė nuk mund tė mos jetė nė dijeni, ėshtė vėshtirė ta pėrfytyrosh se si qenka e mundur qė ai tė shprehet me aq entuziazėm pėr figurėn e Janullatosit nė krye tė Kishės Ortodokse Shqiptare! Presidenti ynė nuk mund tė mos e dijė qė zhvarrimet e Kosinės janė vepėr e Janullatosit, qė ndėrtimi i kishave greke nė jugun e Shqipėrisė ėshtė vepėr e Janullatosit, qė ndėrtimi i kadetrales gjigante nė qendėr tė Tiranės, njė sfidė e hapur kjo ndaj komunitetit mysliman, a thua se Shqipėria na qenka njė vend ortodoks, ėshtė vepėr e Janullatosit.
    Besoj se presidenti ynė i nderuar duhet ta ketė lexuar veprėn nė fjalė tė zotit Dragoj, nė tė cilėnargumentohet me fakte se cili ka qenė roli i kishės shoviniste greke dhe i priftėrinjve grekė nė mbajtjen ndezur edhe sot e gjithė ditėn tė histerisė antishqiptare.

    Prof.dr. Eshref Ymeri
    (Fragment nga artikulli "Enciklopedia" e urrejtjes greke)

  5. #1005
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,453
    Postimet nė Bllog
    1
    qė ndėrtimi i kadetrales gjigante nė qendėr tė Tiranės, njė sfidė e hapur kjo ndaj komunitetit mysliman, a thua se Shqipėria na qenka njė vend ortodoks, ėshtė vepėr e Janullatosit.

    dr. Eshref Ymeri
    Kush eshte ky Eshref Ymeri? A ka qene ndonjehere ne Shqiperi? Kuotimi eshte thirrje e hapur per intolerance fetare. Xhami te medha ka kudo ne Shqiperi. Edhe xhamia e re qe do te behet ne Tirane, "u befte sa me e madhe!". Kemi Katedralen e Shen Palit e cila gjithashtu eshte madheshtore.
    C`jane keta njerez qe nxisin intolerancen fetare ne Shqiperi.
    Jam i bindur qe askerrkush nuk mund te cenoje vleren universale te shqiptareve.


    (me kapi syri kete fraze se s`kam ndermend ta lexoj te gjithin).
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ilia spiro : 26-01-2011 mė 08:23
    Duaje te afermin tend si veten

  6. #1006
    i/e regjistruar Maska e Kanina
    Anėtarėsuar
    14-10-2010
    Postime
    542
    jam mysliman vete por ne kete rast nuk do flas si mysliman por si shqiptar. nuk dua qe fjalet e mia te keqinterpretohen dhe tu vihen ngjyra fetare. nuk kam asnje paragjykim ndaj feve te tjera ne pergjithesi dhe asaj ortodokse ne vecanti. kam shoke plot qe jane ortodoks biles shoku im i ngushte eshte i tille. kam ne familje katolik kunata ime eshte e besimit katolik dhe kjo nu perben asnje problem per asnjerin.(kuptohet nuk jemi besimtare te medhenj apo me mire te themi praktikant te devotshem te fese) problemi i janullatosit nuk ka per mendimin tim problem fetar ne vetvete por problem kombetar. si nga ana e atyre ortodokseve shqiptar qe nuk e duan si nga ana e shqiptareve te tjere qe nuk i perkasin kesaj feve. mare nje shembull persa i perket myslimaneve shqiptare. ne rastin e kishes katolike ne krye te saj ndoshet nje shqiptare dhe deri me sote asnje shqiptar mysliman nuk i ka akuzuar keta si antishqiptar. kjo per shkak se nje shqiptar ne krye te kishesh perben siguri kombetare. me kete rast te kishes katolike doja te tregoja se shqiptaret ne pergjithesi dhe shiptaret mysliman ne vecanti kur flasin kunder janullatosit nuk e kane per shkak te uurrejtjes fetare nese do te ishte keshtu do te kishim te njejeten gje ne rastin e kishes katolike. kisha ortodokse eshte e "sulmuar" sepse ne krye te saje ndodhet pikerisht nje kryepeshkop grek dhe qartesisht e ka treguar se eshte antishqiptar. ne kete situat ndizen ndejenjat kombetare dhe shume bejne edhe gabimin duke pergjithesuar dhe duke quajtur antishqiptar te gjithe komunitetin ortodoks. gabim qe mund te na kushtoj shtrenjte sepse kjo do te krijonte percarje fetare ndermjet shqiptareve dhe ne kete menyre me doren tone do te cojme shqiptaret ortodoks drejt greqis. ata nuk do te ndihen me te pranuar brenda shqiperise dhe dalngadal do te krijohet ky afrim pasi greqia tregohet shume e "mire" me keta te pakenaqur dhe u behet si streh "mbrojtje" kunder "fondamentalizmi" islamik shqiptare. sic e theksova problemi ne vetvete nuk eshte aspak fetar por i vetmi problem eshte janullatosi si person dhe jo feja e tij. prandaj ne kushte te tilla mendoj duke ju pergjigjur dhe temes qe janullatosi te largohet sa me pare. ne kete menyre co lloj keqkuptimi i cili mund te mare formen e urrejtjes fetare ndermjet shqipetareve do te sheshohet dhe jam i sigurt se ortodokset shqiptare do te lehtesohen nga ky presion me prapavij patrotike dhe jo fetare i cili ka rreth 20 vjet qe po ushttrohet mbi ta. shqiptaret ortodoks duhet ta largojn janullatosin ne emer te shqiptaris.

  7. #1007
    i/e regjistruar Maska e landi45
    Anėtarėsuar
    10-04-2008
    Postime
    1,711
    duhet larguare ky monster greke,,,

  8. #1008
    Skandinavien Maska e TetovaMas
    Anėtarėsuar
    20-03-2008
    Vendndodhja
    Te vendi i xhenetit
    Postime
    2,664
    Kjo rrace e poshtert Jenillatosi nuk munde te ju garantoje parajse shqipetareve , sepse greket sikur te kishin mundesi do te na ndalonin te drejten te jetojme edhe ne kete bote ,lere me qe te na garantojne parajse me ata magji fetare te felliqura sllave e greke .

    Me deshire apo pa deshire kjo coftine greke Jonullatosi duhet larguare nga Shqiperia.

  9. #1009
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    28-07-2010
    Postime
    61
    Me afrimin e regjistrimit tė popullsisė, janė rigjallėruar edhe njėherė lobet greke, tė cilat kanė ngjyrime tė forta antishqiptare, ose pėr tė qenė mė tė saktė, antishqiptarizmin e kanė perin qepės tė doktrinave tė tyre.

    Korpusi kryesor i Kishės Autoqefale tė Shqipėrisė, tashmė duket njė makineri e kolauduar pėr tė dhėnė ndihmesėn e saj nė terren pėr helenizimin e Shqipėrisė sė Jugut dhe paraqitjen e strukturės sė popullsisė sė saj si popullsi greke. Pavarėsisht pretendimeve tė saj pėr paanshmėri, shumė nga priftėrinjtė e saj, fatkeqėsisht tė indoktrinuar me ideologji jofetare, do veprojnė si misionarė pėr tė parė se si do i mbushin formularėt e tyre shqiptarėt qė marrin pensione nga Greqia. Gjithashtu, po kėta priftėrinj kanė pėr tė qenė verifikuesit nė terren, se sa do t’i lajnė borxhet morale e financiare, tė krijuara ndėr vite nga shqiptarėt hallexhinj pėr njė vizė a pension, duke u regjistruar si grekė. Ajo qė nė fillim nisi si lojė nga shqiptarėt, duke ndryshuar kombėsinė a fenė pėr hatėr tė njė vize, ka ardhur koha e kėrkesės sė llogarisė dhe larjes sė borxhit.

    Tashmė kisha e Fan Nolit; kisha e mėvetėsishme e shqiptarėve; kisha qė nė historinė e saj ka emrat e martirėve tė shqiptarizmės, si Papa Kristo Negovanit dhe tė shqiptarėve ortodoksė qė dhanė pasuri, mund e gjak pėr mėvetėsinė e saj dhe tė Shqipėrisė, duket se ėshtė kthyer nė njė agjenci tė sillogjeve tė Megali Idhesė, me pretendimet e tyre pėr Vorio-Epirin. Kėmbėngulja e krerėve tė saj pėr regjistrimin e fesė dhe tė kombėsisė, si dhe prania nė terren dhe nė mėnyrė kapilare tė prelatėve tė saj, tregojnė se kjo nuk ėshtė mė shtėpia e Zotit mbi tokė, por ėshtė zė nė korin e revanshizmit grek.

  10. #1010
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,453
    Postimet nė Bllog
    1
    Citim Postuar mė parė nga nojre Lexo Postimin
    Me afrimin e regjistrimit tė popullsisė, janė rigjallėruar edhe njėherė lobet greke, tė cilat kanė ngjyrime tė forta antishqiptare, ose pėr tė qenė mė tė saktė, antishqiptarizmin e kanė perin qepės tė doktrinave tė tyre.

    Korpusi kryesor i Kishės Autoqefale tė Shqipėrisė, tashmė duket njė makineri e kolauduar pėr tė dhėnė ndihmesėn e saj nė terren pėr helenizimin e Shqipėrisė sė Jugut dhe paraqitjen e strukturės sė popullsisė sė saj si popullsi greke. Pavarėsisht pretendimeve tė saj pėr paanshmėri, shumė nga priftėrinjtė e saj, fatkeqėsisht tė indoktrinuar me ideologji jofetare, do veprojnė si misionarė pėr tė parė se si do i mbushin formularėt e tyre shqiptarėt qė marrin pensione nga Greqia. Gjithashtu, po kėta priftėrinj kanė pėr tė qenė verifikuesit nė terren, se sa do t’i lajnė borxhet morale e financiare, tė krijuara ndėr vite nga shqiptarėt hallexhinj pėr njė vizė a pension, duke u regjistruar si grekė. Ajo qė nė fillim nisi si lojė nga shqiptarėt, duke ndryshuar kombėsinė a fenė pėr hatėr tė njė vize, ka ardhur koha e kėrkesės sė llogarisė dhe larjes sė borxhit.

    Tashmė kisha e Fan Nolit; kisha e mėvetėsishme e shqiptarėve; kisha qė nė historinė e saj ka emrat e martirėve tė shqiptarizmės, si Papa Kristo Negovanit dhe tė shqiptarėve ortodoksė qė dhanė pasuri, mund e gjak pėr mėvetėsinė e saj dhe tė Shqipėrisė, duket se ėshtė kthyer nė njė agjenci tė sillogjeve tė Megali Idhesė, me pretendimet e tyre pėr Vorio-Epirin. Kėmbėngulja e krerėve tė saj pėr regjistrimin e fesė dhe tė kombėsisė, si dhe prania nė terren dhe nė mėnyrė kapilare tė prelatėve tė saj, tregojnė se kjo nuk ėshtė mė shtėpia e Zotit mbi tokė, por ėshtė zė nė korin e revanshizmit grek.
    O ti qe nuk dihet se me sa emra shkruan ne forum. Mos shkruaj me a derezi se po ja nxjerr bojen vetes, megjithese thua se "jam orthodhoks". Po ē`orthodhoks je ti
    kur s`e ke idene e Kishes Orthodhokse, po je nje nga ata "zhurmuesit" qe s`kane pune tjeter,po shkruajne me "copy-paste" sa here bie fjala per Anastasin. Ikni ore se u s`ju mbeti me asgje nga fytyra juaj,sepse ju nuk mund te keni fytyre dhe as qe j`u beson njeri veē te indoktrinuarit dhe te pashkelurit ne Shqiperi.

    Po ē`pune ka Anastasi me "vorio-epirin",o nojre+ 1+2.............., c`pune ka Ai me "megali-idhean" e gjithe brockullat e tjera greke. Po c`pune keni me keto ore,shikoni brockullat shqiptare te politikaneve tane "te nderuar".
    Kretinizmi juaj kalon ēdo cak, pasi ky nuk eshte nje forum per propagande (me fal qe marr rolin e moderatorit), qe papagallisni po te njejtat gjera prej vitesh dhe qe me keto vetem vetakuzoheni, sas`dine te zinjte njerez se c`jeni ju dhe cilit i sherbeni.

    Ikni ore se jeni bere te padurueshem, e te isha une do ta kisha mbyllur me kohe kete sondazh, se rrezik kane marre pjese ne te te 40.000 e ca anetaret e saj.
    Ne c`kishim per te thene i kemi thene, por shpresa juaj eshte te indoktrinoni ndonje qe sapo hyn ne forum e perton te lexoje prej fillimit.

    Jepini Cezarit c`i takon Cezarit, e mos ngaterroni Kryepiskopin Anastas,me monstrat vorioepirote si konsulli i Korces, etj.
    Duaje te afermin tend si veten

  11. #1011
    i/e regjistruar Maska e peshkatari2011
    Anėtarėsuar
    14-02-2011
    Postime
    258
    Po ta kisha ne dore largimin do kisha larguar jo vetem ate po te gjithe ato qe e perkrahin grekun.

  12. #1012
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-09-2010
    Postime
    778
    Janullatos duhet te qendroje. Po te mos ishte ai nuk do te kishte kishe ortodokse autoqefale te shqiperise por nje germadhe autoqefale sepse shqiptaret nuk dine te ndertojne asgje te rregullt.
    Nese Noli krijoi kishen ortodokseautoqefale, Janullatosi e ringjali kete kishe qe vdiq me 1967.
    Kur te vdese Janullatosi, Kryepeshkopin do ta marre Peshkopi i Korces.Mendoj se atehere do te kete probleme.

  13. #1013
    Natyre e turbulluar... Maska e Robbery
    Anėtarėsuar
    03-11-2007
    Vendndodhja
    Firenze
    Postime
    1,449
    Per mua nuk duhet hequr Janullatos, po t'i vihet thjeshte flaka kishes ..
    https://www.behance.net/robberysk1100

  14. #1014
    i/e regjistruar Maska e safinator
    Anėtarėsuar
    29-06-2011
    Postime
    711
    Po them edhe une

Faqja 51 prej 51 FillimFillim ... 41495051

Tema tė Ngjashme

  1. Lidhja Shqiptare e Prizrenit
    Nga dodoni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 01-06-2009, 00:29
  2. Paketa e propozuar nga Ahtisari pėr statusin final tė Kosovės
    Nga Nice_Boy nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 451
    Postimi i Fundit: 21-10-2007, 12:59
  3. Gjergj Kastrioti sipas pikėpamjeve antishqiptare
    Nga Davius nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 28-04-2006, 12:45
  4. Lajme nga Bota Orthodhokse
    Nga Eni nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 30-09-2005, 13:01

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •