Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 32
  1. #1
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anėtarėsuar
    11-12-2004
    Postime
    2,443

    Historia e bandes se Xhevdet Mustafės



    Nga Halit Tafa - Nė morinė e pafund tė prodhimeve sekrete tė Kombinatit, poliēanasit konsiderojnė mė interesante historinė e prodhimit tė automatikut P-84, i njohur si “kallashi i Xhevdet Mustafės”. Ish-anėtari i Byrosė Teknike tė Kombinatit dhe njė nga njerėzit qė u morėn direkt me provat teknike tė model “Mustafa”, prodhuar nė Poliēan, pėrpiqet tė zbardhė disa nga enigmat e mėdha qė ka pasur kjo histori dhe shprehet i bindur se pikėrisht kėtu ka nisur edhe trafiku shtetėror i armėve pėr organizatat terroriste.“Kemi firmosur tė jemi gojėkyēur deri nė vdekje, thotė duke qeshur K. Hoxha dhe vazhdon, po t’mė pyesnit pak vite mė parė se ēfarė prodhohej nė Kombinat nuk do t’u thosha asgjė. Sepse vetėm pėr pak gjė sesa punėtorė ka Kombinati, p.sh, mund tė zhduknin nė mėnyrė tė mistershme, s’dihet se ku. Sepse kanė ndodhur edhe gjėra tė tilla nė Poliēan, vite mė parė, ku janė zhdukur punėtorė tė rėndomtė apo drejtues civilė e ushtarakė tė Kombinatit. Thuhej se nė Poliēan, nė ēdo tre punėtorė, dy janė sigurimsa, ndaj dhe brenda familjes flitej me frikė, deri dhe pėr gjėra qė s’kishin lidhje me sekretin shtetėror. Por, tani askush s’do t’ia dijė mė pėr sekretin shtetėror dhe as pėr betimin me tre firma qė bėnte ēdo njeri deri dhe pėr tė banuar nė kėtė qytet ushtarak. Ish-anėtari i Byrosė Teknike tė Kombinatit tregon se vite mė parė ka lexuar ē’kanė shkruar nė njė gazetė pėr prodhimin e P-84 dhe kėrkon tė japė mė shumė hollėsi nė lidhje me kėtė histori. K. Hoxha thotė se ai e di mė mirė se kushdo tjetėr dhe se nuk ėshtė i sigurt nė mendjen e tij, se ēdo tė thotė “P-84”, ndoshta “Projekt 84” thotė ai, pasi ky emėr nuk iu vu nė Poliēan. Mė tej ai tregon se nga mesi i ‘84, tek ne erdhi njė trastė me fishekė tė kalibrit 7.9 mm tė prodhimit USA qė mė vonė u tha se ishin nga ata qė iu kapėn Xhevdet Mustafės. Ne prodhonim fishekė pėr armė tė ndryshme tė ushtrisė shqiptare, deri dhe kalibra qė nuk figuronin nė armatimin e saj. Por, jo tė kėtij kalibri dhe tė kėsaj cilėsie. Kėta fishekė m’i lanė mua nė ruajtje, por unė nuk i pata numėruar ndonjėherė sesa ishin nė fakt. Na thanė se duhej t’i prodhonim patjetėr dhe sa mė shpejt se pėr ta ushtria shqiptare kishte nevojė tė ngutshme. U fillua nga puna menjėherė me projektet, me studimin e ēdo pjese, me prodhimin dhe eksperimentimin e tyre. Por, u deshėn 7-8 muaj qė tė arrinim me sukses prodhimin e kėtij artikulli. Pastaj nisėm prodhimin e tij nė seri. Fishekėt 7.9 mm tė modelit USA u futėn nė linjė dhe tė gjithė repartet punuan pėr dy vjet duke prodhuar rreth 6 milionė fishekė tė kėtij kalibri nė muaj. Gėzhojat bėheshin nė Repartet 102,P-1 dhe P-3, kurse kapsollat bėheshin nė Repartet 65-D, 509, 510 e 511. Por, tė gjitha kapsollat e P-84, kishin tė stamposur numrin 511/1. Ndėrsa automatiku i Xhevdet Mustafės erdhi nė Poliēa nė gjysmėn e dytė tė vitit 1984, tė cilin sėrish ma lanė mua nė ruajtje. Atėherė pėshpėritej se shumė ndėrmarrje civile dhe ushtarake kishin punuar pėr gati njė vit, por nuk kishin arritur asgjė. E para kishte qenė Uzina e Instrumenteve nė Korēė “Petro Papi”, pas saj edhe 11 ndėrmarrje tė tjera tė industrisė mekanike, si Uzina e Autotraktorėve, e Dinamos nė Tiranė, NSHRAK dhe Drini nė Shkodėr,Uzina Mekanike e Naftės nė Kuēovė, etj. Siē thuhej nėn zė, kėto 12 ndėrmarrje mekanike nuk kishin mundur ta kopjonin, as veē e veē dhe as tė gjitha sė bashku nė kooperim me njėra-tjetrėn. Ndaj kjo detyrė mė pas iu ngarkua Uzinės sė prodhimit tė kallashėve nė Gramsh. Por, edhe Uzina e Mjekėsit, qė prodhonte pushkė, automatikė tė modelit kallashnikov, mitralozė tė lehtė etj, nuk mundi ta realizonte kėtė artikull. Atėherė krerė tė lart tė shtetit i kėrkuan specialistėve tė Poliēanit tė bėnin tė pamundurėn e kėsaj arme nė mėnyrė urgjente. Siē thashė, deri atėherė ne nuk prodhonim armė, por vetėm municione tė ndryshme pėr ushtrinė shqiptare dhe ndoshta edhe pėr tė shitur. Jo sepse nuk i prodhonim dot, pasi makinat dhe pajisjet qė kishim ishin nga mė modernet nė botė, tė ardhura nga Kina dhe Suedia, por sepse shteti nuk e kishte parė tė arsyeshme t’i prodhonim edhe ato. Nė Poliēan pak njerėz e dinin se kjo armė ishte e Xhevdet Mustafės, e dinin vetėm ata qė kishin pasur fatin tė vizitonin Muzeun e Ministrisė sė Brendshme nė Tiranė sepse askush nuk thoshte tė vėrtetėn hapur. Ishte armė automatike e luftimeve tė afėrta dhe me preēizion tepėr tė lart deri nė 100 metra. Ishte e gjatė 80 cm dhe peshonte gjithsej 3.8 kg bashkė me krehrin e gjatė nė formė harku qė mbante 70 fishekė. Nuk ishte automatik i markės Tomson, por i tipit “BREN” anglez, prodhuar nė SHBA. Krehri i kėsaj arme vendosej nga e majta dhe po nga e majta i dilnin gėzhojat gjatė qitjes, qė pėr ne shqiptarėt ishte me rrezik ta pėrdornim. Gjatė provave qė bėnim nė poligonin tonė e vendosnim nė njė stanok. Ishte i thjeshtė, pa silenciator, por shtinte pa zhurmė. U konsultuam me punėtorė e specialistė tė Reparteve 118 e 119, ku ishin dhe makinat e pajisjet mė moderne tė kombinatit dhe mė kujtohet se i pari qė e mori pėrsipėr kėtė projekt ishte frezatori i talentuar i Poliēanit, Riza Manēe. Pas gati njė viti, me gjithė skarcitetet e mėdha,”BREN-i” u realizua me sukses, sipas origjinalit dhe nė parametrat teknikė e fizikė. Por vetėm zhurma nuk u eliminua. Pėr tė eliminuar kėtė defekt teknik, u punua edhe gjashtė muaj tė tjerė dhe mė nė fund mund tė thuhej pa frikė, se u prodhua njė “BREN” origjinal “Made in Albania”. Pas kėtij suksesi, Repartet 118 e 119, morėn detyrėn qė brenda gjashtė muajve tė ardhshėm tė prodhonin tė tėrė sasinė e kontraktuar. Qeveria shqiptare akordoi njė fond shtesė pėr kėto reparte, ku nė atė kohė punonin rreth 100 punėtorė. Pėr kėta punėtorė, qeveria shkeli edhe kriterin e shpėrblimeve mujore deri nė 4 % tė pagės mujore, duke i shpėrblyer me 8 deri nė 10 mijė lekė. Ēdo turn prodhonte vetėm 10 copė P-84 dhe nė ēdo 100 copė tė prodhuar ne provonim nė poligonin tonė 10 copė, tė cilėt ishin tepėr tė saktė, por nuk i futnim nė inventarin e “BREN-ėve” tė kėrkuar sipas kontratės. Kėta mbaheshin nė arka tė veēanta pėr llogari tė Kombinatit. Kontigjenti i parė i “BREN-ėve” “Made in Albania” iku nga Poliēani me preteksin se do tė dėrgoheshin pėr temperim e ratifikim nė Pasha Liman. Por, nė fakt prej aty ata dėrgoheshin drejt mafies italiane apo dreqi e di se ku tjetėr. “K. Hoxha kujton se deri nė vitin 1990 nė Poliēan u prodhuan 6 mijė copė automatikė tė tillė, nga tė cilėt njė pjesė u dėrgua nė Pasha Liman dhe njė pjesė tjetėr nė magazinat e Ministrisė sė Brendshme nė Mullet. Nė Poliēan mbetėn vetėm ata 1000 copė, qė iu bė prova nė poligon. Me sa di unė, kėta kallash kanė dalė nga Kombinati gjatė protestave tė vitit 1992 dhe u zhdukėn totalisht gjatė trazirave tė ‘97. K. Hoxha thotė se shumė nga kėta kallashė ndodhen ende nė duart e civilėve tė armatosur, ku nė shumė raste policia shqiptare nuk ka qenė nė gjendje t’i dallojė se ata janė prodhime tė Poliēanit. Mė tej, ai tregon se bashkė me P-84 nga Poliēani u larguan edhe miliarda fishekė tė kalibrit 7.9 mm. Thuhej se njė automatik model “Xhevdet Mustafa” shitej me 150-200 USD. Ndėrsa nė vitin 1992 kombinati bėri njė tjetėr kontratė me sllovenėt pėr fishekė 7.9 mm dhe pėr municione tė tjera, por jo pėr kallash “Made in Albania”. Kujtoni pamjet e njė kronike televizive tė vitit ‘93, ku nė anijen sllovene, arkat e municioneve tė kapur nė Adriatik, nė anijen ku ishte edhe zėvendėsministri i Mbrojtjes, Fatmir Mema kishin inicialet e Kombinatit tė Poliēanit. Nė anije kishte dhe kallash P-84 sepse arkat shkruanin “P-84” dhe numrin ”3” , qė ėshtė numri i Uzinės dhe vitin e prodhimit 1986. Por, ish-anėtari i Byrosė Teknike tė Kombinatit tė Poliēanit shprehet i bindur se trafiku shtetėror i armėve dhe municioneve ka nisur shumė vjet mė pėrpara. K. Hoxha tregon se ka qenė punonjės i kėsaj Uzine, qė nga viti 1962 dhe se ka pasur detyra tė rėndėsishme pėr vite me radhė. Ai thotė se di gjithēka ka ndodhur aty dhe se nuk dėshiron tė bėhet bukėshkalur. Sipas tij, nė Poliēan e dinė tė gjithė se nė vitet 1970-1978 armatimet iu shiteshin kinezėve nė kėmbim tė shlyerjes sė Uzinės. Ndėrsa pas 1980, armė dhe municione iu shiteshin sllovenėve, turqve, maqedonasve, suedezėve e deri dhe serbėve. Por, pas ‘90 shteti e bėnte kėtė tregti tė ndaluar nėpėrmjet firmės private “MEIKO”, qė njė dreq e di se ē’ėshtė nė tė vėrtet. Pas ‘90, me firmėn “MEIKO” armė iu janė shitur edhe vendeve arabe apo dhe ēerenėve.

    Sot

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,424
    Postimet nė Bllog
    17
    “Xhevdet Mustafėn nė Shqipėri e njohin vetėm sipas Halit Bajramit dhe versionit tė Sigurimit tė Shtetit.

    AFRIM IMAJ

    Po e vėrteta ėshtė krejt ndryshe”Pas shumė vitesh njėri nga miqtė e Xhevdet Mustafės nė SHBA, mundohet tė korrigjojė versionin e njohur deri tani pėr misionin e bandės qė zbarkoi nė vendin tonė nė shtatorin e vitit ‘82 dhe tė vėrtetėn e kapos sė saj. Ish-banori i fshatit Mizė tė Divjakės, i arratisur para 40 vjetėsh nga Lezha ku shėrbente si kapter nė ushtri, aktualisht rezident nė Detroid tė SHBA-sė, pretendon se ėshtė nga njerėzit e paktė qė e ka njohur nga afėr Xhevdet Mustafėn. I rezervuar nė rrėfimin e tij, 75- vjeēari qė ka pasur lidhje me pjesėn mė tė madhe tė legalistėve qė jetojnė nė Amerikė, pranon tė sqarojė rrethanat e panjohura deri tani rreth bandės sė mikut tė tij. Xhevdet Mustafa pėr tė ka qenė njė aventurierė i cili ra nė grackėn e tradhtisė sė Halit Bajramit dhe njerėzve tė tij. Ai tregon se ėshtė tėrhequr nė momentet e fundit nga aventura pėr tė zbarkuar nė Shqipėri nė vjeshtėn e ‘82 nisur nga dyshimi pėr mėnyrėn e organizimit dhe emrat e njerėzve tė pėrfshirė nė kėtė mision diversionist. Madje, thotė se e ka parandjerė fatin e keq qė nė nisje. Gjithsesi, pėr tė mbetet diēka e tejkaluar tė cilės nuk ka dėshirė t’i kthehet. Ca mė tepėr kur ka parasysh viktimat e pafajshme tė kėsaj bande gjatė zbarkimit nė vendin tonė. Kontakti me Koli Markon u bė i mundur falė kėmbėngulejs sė bashkėpunėtores sė gazetės Rajmoda Mosiu, e cila prej vitesh jeton nė SHBA. Nga sa shpjegon Marko pėr “Panorama”, motivi qė e shtyn pėr tė zbardhur historinė e Xhevdet Mustafės, ėshtė shtrembėrimi qė i ka bėrė Halit Bajrami, njeriu i mistershėm i gjendur mes tyre nėpėrmjet kombinacioneve tė Sigurimit tė Shtetit. Nė tregimin e shokut tė Xhevdet Mustafės shtjellohet njė variant ndryshe nga ai qė njohim deri tani. Po ēfarė thotė konkretisht miku i dikurshėm i kreut tė bandės qė zbarkoi nė vendin tonė nė 83-shin...

    Fillimisht, diēka pėr njohjen tuaj me Xhevdet Mustafėn...

    Unė kam mbėrritur nė Amerikė para 40 vjetėsh. Jam arratisur nga Lezha ku shėrbeja si kapter dhe pas shumė peripecive jam gjendur atje. Nė ditėt e para mė janė gjendur pranė disa nga tė arratisurit nga Shqipėria, kryesisht nga tė arratisurit e Partisė sė Legalitetit. Nuk kam pėr tė harruar kurrė Hasan Dostin e Petraq Kolevicėn, qė mė ofruan ndihmėn e parė dhe mė mbėshtetėn fuqimisht pėr t’u integruar nė shoqėrinė amerikane. Nė kontaktet e shpeshta me ta, u njoha edhe me Xhevdet Mustafėn. Fillimisht mė dukej i motivuar pėr tė mė ndihmuar. Ishte energjik e impulsiv nė biseda tė ndryshme. Dukej mė i riu nė radhėt e tė tjerėve...

    Si kishte mbėrritur Xhevdet Mustafa nė Amerikė?

    Ai kishte ardhur nė Amerikė si gjithė tė arratisurit e tjerė. Xhevdet Mustafa kishte lindur nė Krujė dhe ishte rritur nė Durrės nė njė familje tė thjeshtė. Me sa mė kujtohet kishte kryer vetėm shkollėn fillore. Qė me mbėrritjen nė SHBA ishte angazhuar me njerėzit e legalitetit dhe shoqėrohej kryesisht me njerėzit e kėsaj partie qė kishin ardhur nė SHBA pas arratisjes nga Shqipėria. Ai kishte shoqėri tė veēantė me disa ulqinakė, me shqiptarė qė kishin ardhur aty nga Mali i Zi. Mbaj mend mirė qė miku i tij mė i ngushtė ishte njė farė Isa Manastiri. Ai ishte njė njeri qė merrej me drogė dhe me vjedhje tė ndryshme. Njihej jo vetėm nė mjediset e policisė, por edhe nė qytetet si vjedhės njerėzish dhe shtėpish. Kėtė zanat e kishte marrė edhe Xhevdeti. Ai ishte penalizuar pėr kėtė disa herė nga autoritetet e policisė...

    Pra, Xhevdet Mustafa njihej nė komunitetin e shqiptarėve qė jetonin nė Amerikė si njė njeri qė ndiqej nga policia...

    Xhevdet Mustafa ishte futur disa herė nė burg, por kishte mundur tė dilte shpeshherė falė fenomenit tė “BOND”-eve, lekėve, qė vinte si garanci. Nė disa raste kur kėrkohej manovronte me dokumente false. Mė kujtohet qė lėvizte shumė me pasaportėn e njė ulqinaku. Ėshtė pikėrisht kjo pasaportė me tė cilėn ai hyri nė Shqipėri nė shtator tė vitit ‘82. Xhevdet Mustafa e kishte tė pamundur tė qarkullonte me pasaportėn e tij, pasi e kishte tė ndaluar tė hynte nė disa shtete tė botės e Evropės ...

    Halit Bajrami thotė nė kujtimet e tij se, Xhevdet Mustafa ushtronte biznese tė suksesshme. Me se merrej nė fakt ai nė SHBA?

    Unė nuk e di tė ketė ushtruar biznes, ca mė tepėr biznese tė mėdha. Xhevdet Mustafa nė kohėn qė unė u njoha me tė kishte njė “CAR-Repair–Shop”, pėrndryshe njė ofiēinė pėr rregullimin e makinave. Nuk mė kujtohet me saktėsi sa kohė e kishte nė pronėsi kėtė, po sidoqoftė nuk bėhej fjalė pėr ndonjė biznes qė jepte tė ardhura tė mėdha. Unė kam punuar vetė nė kėtė ofiēinė qė kishte nė pronėsi Xhevdeti dhe pak a shumė e dija sa mund tė shkonte fitimi qė mund tė vinte prej punės atje. Vetė Xhevdeti vinte shumė rrallė aty, pasi kohėn mė tė madhe e kalonte nė shoqėrinė e gangsterėve, me punė tė dyshimta, me vjedhje e gjėra tė tjera tė kundėrligjshme...

    Megjithatė thonė se Xhevdeti kishte shumė para. Dini gjė se si i siguronte ato?

    Qė Xhevdeti kishte para tė shumta, kėtė pėr herė tė parė e kam marrė vesh kur doli nga burgu. Mė tha se kishte mundur tė fitonte njė liri me kusht nė kėmbim tė njė shume prej njė milion dollarėsh qė kishte depozituar nė interes tė drejtėsisė amerikane. Kėtė lloj garancie pastaj e bėri njė biznes mė vete, madje goxha fitimprurės. Ai ofronte shumat e tij nė formėn e “BOND”-ve, tė garancive bankare pėr njerėz tė ndryshėm qė binin nė burg dhe sa i nxirrte ata prej aty ju merrte dyfishin, madje edhe trefishin. Ishte bėrė mjeshtėr i kėtij “biznesi”. Pėr para nuk pyeste, nuk e kishte fare problem burimin e tyre dhe i grumbullonte me njė babėzi tė ēuditshme. Ndėrkaq i konsumonte pa kriter, me jetėn aventureske qė bėnte. Ishte kjo mėnyrė jetese tė cilėn ja njihte mirė i gjithė grupi i njerėzve qė i rrinte pranė. Rrezikshmėria qė paraqiste ky “biznes” i tij, i kishte pakėsuar gjithnjė e mė shumė rrethin e miqve e tė shokėve. Njė pjesė e madhe e tyre kishte filluar mė herėt se Xhevdeti tė vinte nė Shqipėri t’i rezervohej, paēka se nuk shprehej...

    Cilat ishin lidhjet e tij me tė arratisurit nga Shqipėria?

    Pjesa mė e madhe e miqve tė tij ishte pikėrisht nga kjo kategori.
    Xhevdeti ishte njė nga legalistėt e hershėm tė komunitetit tė shqiptarėve qė jetojnė nė Amerikė. Nė ēdo bisedė kur binte fjala te politika, ai shprehte krenarinė pėr anėtarėsimin e tij nė partinė e monarkisė. Kishte njė simpati tė veēantė pėr Leka Zogun dhe liderėt e hershėm tė partisė sė tij. Thuhej atėherė se kishte edhe kontakte me tė birin e mbretit tė shqiptarėve. Pėr njė takim tė tillė me Leka Zogun, kam dėgjuar pak kohė para se ai tė vinte nė Shqipėri. Nėse mund tė jem i saktė, ky takim ėshtė bėrė nė Paris.

    Ju ishin njė nga miqtė e tij, madje keni punuar tre muaj nė ofiēinėn e automjeteve qė kishte nė pronėsi. Si nuk u bashkuat nė aventurėn pėr tė zbarkuar nė Shqipėri?

    Xhevdetin unė e kisha tė njohur, bile nė fillimet e mija nė emigrim, ai mė kishte ndihmuar. Mirėpo jeta e tij, veprimet qė bėnte herė pas here, nuk mė pėlqenin. Shkurt, nuk guxoja ta merrja nga prapa, ta shoqėroja nė aventurat e bujshme qė bėnte. Vėrtetė qė punova nė ofiēinėn e tij, plotė tre muaj, po fare pak kam qėndruar me tė, pasi Xhevdeti vinte shumė rrallė aty. Mė ofroi tė bashkėpunonim kur kishte bėrė planin pėr tė hyrė nė Shqipėri. Mė kėrkoi ta orientoja pėr t’i treguar zonėn e mundshme ku mund tė zbarkonte. E dinte qė isha nga Divjaka dhe kėmbėngulte ta ndihmoja pėr tė dalė fillimisht aty. Me justifikime nga mė tė ndryshmet ju shmanga kėtij bashkėpunimi dhe refuzova t’i shkoj nga pas nė kėtė aventurė. Jo vetėm qė ndjehesha i pasigurt, por nga mėnyra si e shpjegonte ai atė qė do tė bėnte nė Shqipėri, mė dukej njė marrėzi. Ishte ky shkaku, tėrheqja pra nga shoqėrimi i tij qė ika prej aty dhe shkova e u vendosa nė Detroid. Prej aty jam njohur me atė ēfarė ndodhi me Xhevdetin dhe bandėn e tij nė Shqipėri...

    Pra, ju e shikonit me shumė rezerva planin e Xhevdetit pėr tė mbėrritur nė Shqipėri...

    Nuk e shikoja thjesht me rezerva, por mė dukej njė marrėzi nisma e Xhevdetit pėr tė zbarkuar nė Shqipėri nė atė periudhė. Nuk e di kush ja kishte vėnė kėtė nė vesh, por Xhevdeti pretendonte se nga ky aksion do tė merrte shuma tė mėdha...

    Ēfarė ju bėnte tė dyshonit nė suksesin e kėtij aksioni qė do tė kryente Xhevdeti...

    E para mė dukej absurde objektivi i tij: Atentati ndaj Enverit. Dhe kur, nė atė periudhė qė gati e gjithė Shqipėria ishte nė gatishmėri. E dyta, emrat e njerėzve qė pėrmendte Xhevdeti nė kėtė sipėrmarrje nuk i njihja. Tjetra, mėnyra gati vulgare si e shprehte Xhevdeti aksionin qė do tė bėnte atentatin ndaj Enverit. Qė mos ta zgjas, gjithēka sa shfaqte nga kjo skemė, mė dukej se mund tė ishim nė njė kurth tė Sigurimit tė Shtetit. Tė tilla sigurimi shqiptar kishte bėrė disa nė kohėn qė unė isha ende pa arratisur...

    A kishte kontakte Xhevdeti me njerėzit e UDB-sė?

    Kontaktet e Xhevdetit me UDB-nė pėr herė tė parė i kam dėgjuar nga dėshmitė e tė mbijetuarit tė bandės, Halit Bajramit, i cili mendoj se mashtron me ato qė thotė. Unė pėr vete asnjėherė nuk kam ditur gjė pėr kėto lidhje. Bile me sa kam folur edhe me miqtė e Xhevdetit, tė gjithė thotė se ato qė ka dėshmuar Halit Bajrami pėr kėto lidhje janė sajesa tė tij. E vėrteta ėshtė krejt tjetėr...

    Atėherė, kush fshihet pas misionit tė Xhevdet Mustafės nė Shqipėri?

    Me siguri nuk mund ta identifikoj njeriun qė ideoi misionin e bandės sė Xhevdetit. Thashė qė ai ishte njė legalist, njė antikomunist i vendosur dhe nė Shqipėri u nis pėr tė vrarė Enverin. Tė gjithė kėtė e bėri pėr para. Ju ofrua njė shumė e madhe dhe ai sigurisht u josh nga kjo...
    vijon nesėr...

    Historia ndryshe e bandės qė zbarkoi nė ‘82 nė Shqipėri


    Banda nuk ka ardhur pėr tė vrarė Enver Hoxhėn. Atė nuk e thirri Kadri Hazbiu. Tė tjera kanė qenė qėllimet e saj. Shqiptarėt duhet ta dinė tė vėrtetėn e bandės sė Xhevdet Mustafės. Ky ėshtė thelbi i mesazheve qė vijnė pėr herė tė parė nga matanė Atlantikut prej miqve, shokėve dhe familjarėve tė njeriut qė u bė i njohur me aventurėn e bandės tė vitit ‘82 nė vendin tonė. Rrėfimet e tyre megjithėse shumė tė rezervuara risjellin njė histori ndryshe pėr Xhevdet Mustafėn. Kontakti i gazetės me ta ka zbuluar misteret e panjohura tė njėrės prej bandave mė tė bujshme, e cila desantoi nė Shqipėri nė fillimin e viteve ‘80. Me investigimet tona kemi mundur tė shkojmė deri te pjesa e mbetur e familjes sė kapobandės qė jehon nė State Island tė SHBA-sė. Gruaja, Fatime Mustafa dhe dy djemtė, e kanė lėnė tashmė prapa kėtė histori dhe jetojnė pėrditshėrinė larg bujės qė ka shkaktuar dikur aventura e njeriut tė tyre.


    Halit Bajrami: Xhevdet Mustafėn e pagoi zbulimi jugosllav


    Pėr herė tė parė me Xhevdet Mustafėn mė ka njohur Sabaudini, shoku im nga Durrėsi me tė cilin u arratisėm nga Shqipėria nė vitin 1950. Sabaudini nė vitin 1981 mė dėrgoi njė letėr nga Italia, ku ishte vendosur qysh nė fillim dhe mė thoshte se kishte bėrė mik tė afėrt Peter Paviēin, njė nga diplomatėt e rėndėsishėm jugosllav nė Romė. Me Xhevdet Mustafėn mė prezantoi nė Zelandėn e Re, aty nga fundi i tetorit ‘81, teksa kthehej nga njė rrugėtim qė kishte bėrė nė Amerikė. Ai ma solli aty Xhevdetin dhe pasi mė tha se ishte nga Durrėsi, tregoi se ishte njė njeri i vendosur qė ishte stėrvitur nga CIA. Aty pėr aty mė shpjegoi se Xhevdeti nuk donte gjė tjetėr, vetėm tė vriste Enver Hoxhėn. Siē mėsova nga Sabaudini, ai kishte qenė nė SHBA me porosinė e mikut tė tij jugosllav Peter Paviē. Ishte ky pra takimi i parė me Xhevdet Mustafėn, njeriun e zgjedhur nga zbuluesi jugosllav qė do tė krijonte grupin e vogėl sipas porosisė sė tij me shqiptarė tė arratisur qė do tė zbarkonte nė Shqipėri. Paviēi kishte instruktuar qė grupi qė do tė zbarkonte do tė ishte i vogėl dhe me njerėz tė vendosur e besnikė. Ndėrkaq ai kishte theksuar qė nė kėtė grup tė ishte njė njeri qė tė bėnte atentatorin, vrasėsin. Sabaudini e kishte vėnė nė zbatim kėtė porosi tė Paviēit dhe kishte gjetur kėtė atentator nė Amerikė. Ky ishte pra Xhevdet Mustafa qė Sabaudini siē na shpjegoi, kishte 18 vjet qė e njihte. Qė nė takimin e parė me Xhevdetin, ai nuk kėrkonte tjetėr gjė, por boll t’i ofronim Enverin dhe ai do tė bėnte punėn e tij, siē thoshte gjė qė nėnkuptonte atentatin me armė zjarri. Qoftė edhe 100 metra tė mė afroni me Enverin, thoshte ai me bindje, gjithēka do marrė fund menjėherė. Unė do ta vras se jam stėrvitur pėr kėtė, shtonte Xhevdeti. Bile ai pretendonte se ishte stėrvitur nga CIA. Jo mor Xhevdet, i thashė unė, duhet me kujdes, tė gjenden shokėt sė pari, ta studiojmė njė herė kėtė punė, ta analizojmė, pastaj tė vendosim. I kujtova se kjo binte sikur ne do tė fusim kaptinėn nė qese, nė trastė. Se nuk ishte si tė shkonim nė dasmė. Shqipėria ėshtė e rrezikshme, i thashė. Nejse. Ai nuk dinte tė kthehej mbrapsht. Me kaq do tė mbyllej takimi i parė me tė. Sabaudini bashkė me tė u nisėn pastaj pėr nė Itali. Pėr disa muaj me radhė nuk pata ndonjė kontakt me ta. Diku nga prilli i vitit ‘82 Sabaudini mė telefonoi nga Italia dhe mė tha se duhet tė shkoja aty pėr t’u takuar me mikun e tij Peter Paviē, i cili kishte shprehur dėshirėn pėr t’u njohur personalisht me mua. Dhe kėshtu bėra, lashė punėn, u pėrgatita dhe mora rrugėtimin pėr nė Itali. Kur mbėrrita aty diplomati jugosllav nuk ndodhej nė Romė, por kishte lėnė porosi qė ta presim ca ditė. Nejse, gjate kėsaj kohe, ne shkuam nė Italinė e Jugut pėr tė gjetur njė shtėpi afėr bregut ku do tė kishim mundėsi tė formonim grupin me 4-5 vetė qė do tė pėrgatiteshim pėr misionin qė na priste. Shtėpinė e gjetėm afėr Lezhės, nė afėrsi tė Torodelorsos. Paguam qiranė pėr 3 muaj, morėm ēelėsin dhe u nisėm sėrish nė Romė. Me sa na shpjegoi Sabaudini, Peter Paēivi nuk ishte kthyer akoma. Mė shqetėsuese nga kjo ishte pėrgjigjja negative qė Peter Paēivi i kishte thėnė Sabaudinit lidhur me pamundėsinė qė kishte pėr tė na siguruar armatimet e nevojshme. Atij i kishim kėrkuar mė herėt tė na gjente armė speciale, revole, automatikė e gjera tė tjera qė do tė na duheshin pėr misionin qė do tė kryenim nė Shqipėri. Peter Paviēi i kishte thėnė Sabaudinit, se vėrtetė qė nuk kishin mundėsi me na gjet aty do armatime, por do bėnte ēmos qė t’i gjente tjetėrkund. Lindi kėshtu ideja qė armėt mund t’i blinim jashtė Italisė.


    neser do te lexoni

    Miku i Xhevdet Mustafės pėr bandėn e ‘82: Ishte lojė e Sigurimit tė Shtetit pėr tė djegur Kadri Hazbiun

    Si u ndėrtua skenari i operacionit diversionist dhe ēfarė synonte me tė policia sekrete e Enverit

    A u takua nė Nju Jork Xhevdet Mustafa me Leka Zogun para nisjes nė Shqipėri dhe ēfarė lidhje kishte trashėgimtari i mbretit me kėtė histori

    Kush ka qenė Halit Bajrami pėr miqtė e Xhevdetit nė SHBA dhe ēfarė hedhin poshtė ata nga dėshmitė e tij

    Argumentet e miqve tė Xhevdetit lidhur me pėrjashtimin e rolit tė UDB-sė nė kėtė ofensivė diversioniste


    Panorama
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 03-08-2008 mė 15:29

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,424
    Postimet nė Bllog
    17
    “Banda e Xhevdet Mustafės mori nė qafė Kadri Hazbiun.

    AFRIM IMAJ/ RAJMONDA MOISIU

    I gjithė skenari mbi tė cilin ishte ngritur, synonte asgjėsimin misterioz tė tij”
    Pėrkundėr opinionit zyrtar nė Shqipėri rreth bandės sė bujshme, qė zbarkoi nė vendin tonė, nė vjeshtėn e vitit ‘82, pėr herė tė parė zbulohet njė profil tjetėr i misionit dhe qėllimeve tė saj. Nė vijim tė rrėfimit tė tij, njė nga miqtė e Xhevdet Mustafės i cili hezitoi t’i bashkėngjitej aventurės pėr tė desantuar nė Shqipėri, tregon rrethanat e vėrteta nė tė cilat u ideua njė mision i tillė. Ai shpėrfill interpretimin qė i ėshtė bėrė nė atė kohė e nė vijim motiveve mbi bazėn e tė cilave u ngrit kjo bandė terroriste, qė do tė mėsynte nė vendin tonė. Nė gjykimin e tij, bandėn e Xhevdet Mustafės e ngriti dhe e thirri Sigurimi i Shtetit pėr nevojat e veta djallėzore. Sa pėr atentatin ndaj Enver Hoxhės, kjo pėr tė nuk ka qenė gjė tjetėr, por vetėm njė alibi e Policisė Sekrete. Ish-miku i Xhevdet Mustafės hedh poshtė ēdo deponim sipas tė cilit, banda ishte njė nismė e Kadri Hazbiut pėr tė realizuar njė grusht shteti pas vetėvrasjes sė Mehmet Shehut. Mė shumė se kaq, pėr tė misioni i bandės kishte pėr qėllim djegien, zhdukjen e Kadri Hazbiut nėpėrmjet krijimit tė situatave tė papritura, qė do tė pėrvijoheshin pas mėsymjes sė Xhevdet Mustafės dhe shokėve tė tij nė vjeshtėn e vitit ‘82 nė territorin shqiptar. Mė herėt, miku i kreut tė bandės qė vazhdon tė jetojė nė SHBA ka rrėfyer pėr portretin e vėrtetė tė Xhevdet Mustafės, si njeri i trafiqeve tė kundėrligjshme dhe mjeshtėr i sigurimit sė tė ardhurave nė rrugė kriminale. Kur shumėkush e lidh protagonizmin e tij nė kėtė bandė me suporte politike tė caktuara, miku i Xhevdetit thotė se parimi i tij ishte vetėm pėrfitimi i tė hollave, pėr tė cilat Xhevdet Mustafa ishte i papėrmbajtshėm dhe nuk kishte kurrfarė principesh. Ndėrkaq, miku i kapos qė zbarkoi me bandėn e tij nė vitin ‘82 nė Shqipėri pohon se Halit Bajrami i mbijetuari i vetėm i kėsaj bande ka qenė misionari i Sigurimit tė Shtetit dhe pasi ka bėrė aksionin, ėshtė riatdhesuar nėn sigurinė e Policisė Sekrete shqiptare nė Zelandėn e Re atje ku ka jetuar prej vitesh...
    Nga gjithė banda e Xhevdet Mustafės mundi tė mbijtojė Halit Bajrami. E keni njohur ju atė?
    Halit Bajramin nuk e kam njohur. Emrin e tij e kam dėgjuar pas asaj qė ndodhi gjatė zbarkimit tė bandės sė Xhevdet Mustafės nė Shqipėri. Fillimisht, mė ka ēuditur dėshmia e tij, po mė vonė, atėherė kur Sigurimi i Shtetit e mori nė mbrojtje dhe e riktheu sėrish nė Zelandėn e Re aty ku kishte qenė rezidenca e tij, kuptova diēka me misionin e tij nė atė bandė...
    Dhe ndani tė njėjtin mendim me tė...
    Ėshtė krejt e kundėrta e atyre qė ka dėshmuar Halit Bajrami.
    Halit Bajrami thotė se gjithēka ishte njė operacion i ideuar dhe i organizuar nga UDB-ja...
    Asnjėherė nuk ka qenė kjo. UDB-ja vėrtetė ka qenė e interesuar prej vitesh pėr destabilizim tė Shqipėrisė, sidomos nė periudhėn e ngjarjeve tė Kosovės tė vitit ‘81, por me bandėn e Xhevdet Mustafės nuk ka lidhje fare.
    Gjatė hetimeve Halit Bajrami dėshmon pėr udhėzimet dhe porositė qė ka marrė nga Peter Paviēi, zbuluesi i Beogradit nė Romė...
    Nuk e di historinė e kėtij njeriu, po druaj se mund tė jetė ndonjė alibi e ngritur nga mjeshtrit e Sigurimit...
    Pra, kėmbėngulni se nuk ėshtė UDB-ja regjisorja e kėsaj bande...
    Jo se them unė, por kėshtu ėshtė e vėrteta. Xhevdeti nuk kishte lidhje me UDB-nė. Ndoshta, ndonjėri nga ata qė e ndoqėn nė aventurėn e tij, mund tė ketė pasur lidhje me zbulimin jugosllav, po nė rastin e kėtij operacioni nuk ka gisht UDB-ja...
    Sipas jush Xhevdet Mustafa u nis pėr tė vrarė Enver Hoxhėn i shtyrė nga lekėt e shumta qė ju premtuan. Dini gjė kush do ta paguante kėtė faturė?
    Unė di tė them se Xhevdeti kėtė do ta bėnte pėr lekė, ashtu si vepronte edhe herė tė tjera, ku rrezikonte shumė pėr tė pėrfituar shumė. Fitimin e kishte bėrė qėllim nė vetvete...
    Po kush do ta paguante nė kėtė rast?
    Ata qė e porositėn, miqtė e tij, ata qė ishin tė interesuar pėr ta hedhur nė Shqipėri. Mė saktė ata qė e donin patjetėr njė bujė tė jashtėzakonshme nė Tiranė nė atė periudhė.
    A keni parasysh kėtu njerėzit e legalitetit nė SHBA, mik i tė cilėve ai ishte...
    Nuk besoj se Xhevdeti do tė ndėrmerrte njė aventurė tė tillė me porosinė e miqve tė tij tė legalitetit. Mbi tė gjitha ai e dinte xhepin e tyre. Jo, jo, nuk ka lidhje kjo aventurė me Legalistėt e Amerikės...
    Ėshtė folur qė Xhevdet Mustafa ėshtė takuar me Leka Zogun para kėtij operacioni diversionist nė Shqipėri...
    Ėshtė e vėrtetė qė Xhevdet Mustafa ėshtė takuar me Leka Zogun. Ėshtė takuar kėtu nė Amerikė, mesa di unė. Mė ka thėnė pėr kėtė vetė Xhevdeti. Po nuk ka lidhje fare operacioni i tij nė Shqipėri me Leka Zogun. Jo, jo, nuk ka lidhje...
    Atėherė kush ishte pas Xhevdet Mustafės, kush ishte i interesuar pėr aventurėn e tij nė Shqipėri?
    Mė vjen ēudi qė edhe pas kaq vitesh nuk thuhet e vėrteta pėr atė qė e futi Xhevdetin dhe miqtė e tij nė kėtė aventurė. Pra, pėr ata regjisorė qė u duhej kjo situatė e turbullt nė Shqipėri nė atė kohė dramatike, kur sa kishte vrarė veten Mehmet Shehu.
    Gjithsesi, ka njė emėr ai qė e ftoi Xhevdetin nė kėtė aventurė...
    Padyshim qė ka njė emėr ai qė e thirri Xhevdet Mustafėn nė kėtė sipėrmarrje tė rrezikshme. Ka njė emėr dhe quhet Sigurimi i Shtetit. Atij i duhej alibia e bandės misterioze pėr tė gjetur e shfarosur armiq tė tjerė pas kryqėzimit tė Mehmet Shehut.
    Ju thoni pra, qė ishte njė kurth i Sigurimit tė Shtetit...
    Jo kurth, po njė operacion i organizuar nė mėnyrėn mė tė mistershme pėr ato qėllime qė i duheshin...
    Gjatė procesit gjyqėsor Halit Bajrami ka dėshmuar se kjo bandė u thirr nė ndihmė tė Kadri Hazbiut...
    Ka qenė krejt e kundėrta. Misioni kryesor i bandės ishte pikėrisht penalizmi i Kadri Hazbiut. Gjithēka e thėnė nga Halit Bajrami pėr mesazhin qė ajo do t’i ēonte Kadri Hazbiut ėshtė njė alibi misterioze. Me siguri qė Kadri Hazbiu mund ta ketė kuptuar shumė vonė fillin e kėtij lėmshi. Sidoqoftė, ai nuk mund ta ndryshonte rrjedhėn e dramės qė ishte strukturuar me shumė mjeshtėri. Banda nė vetvete mori nė qafė kot Kadri Hazbiun...
    Tė kthehemi pak te Xhevdeti. Nė rrėfimet e tij Halit Bajrami ka dėshmuar se dikur ai ėshtė ndėshkuar nga drejtėsia amerikane se ka dashur tė vrasė presidentin e SHBA-sė Roland Regan i paguar nga Kadafi i Libisė...
    Ky ėshtė njė mashtrim shumė i madh. Nuk e di ku e ka gjetur guximin ky zotėri pėr tė hedhur kėtė akuzė fantazmė. Nuk dua tė merrem fare me kėtė. Ėshtė e guximshme madje tė merreni edhe ju nė gazetė me kėtė gėnjeshtėr tė Halit Bajramit. Jam i sigurt qė sa ta marrė vesh kėtė informacion tė rremė FBI, mund tė nisė procedurat e saj. Nuk ia vlen fare tė merresh me tė tilla broēkulla, qė gjithsesi, mund tė sjellin telashe.
    vijon nesėr...

    “Halit Bajrami ishte misionar i fshehtė i Policisė Sekrete”

    I mbijetuari i bandės sė Xhevdet Mustafės jeton nė Zelandėn e Re. Miqtė e kreut tė bandės, qė zbarkoi nė vjeshtėn e vitit ‘82 nė vendin tonė thonė se aty ka mbėrritur me pėrkujdesjen e veēantė tė Sigurimit tė Shtetit, menjėherė pas dėshmive tė tij nė gjyqin e Kadri Hazbiut, ish-ministrit historik tė policisė sekrete shqiptare. Madje, ata thonė se kanė edhe prova e dėshmi pėr kėtė. “Halit Bajrami edhe sot jeton me lekėt e Sigurimit tė Shtetit nė rezidencėn e tij nė kontinentin e largėt”, shprehet miku i Xhevdet Mustafės. Ai do tė vėrė nė vėmendje tė opinionit mėnyrėn e fshehtė me tė cilėn u procedua pėr njeriun e mistershėm tė kėsaj bande. Halit Bajrami sipas tij, u kap gjatė asgjėsimit tė bandės terroriste dhe kur duhej tė pėrgjigjej para ligjeve shqiptare pėr veprėn kriminale, u strehua nė hotelin 15-katėsh nė Tiranė(!) Dėshmoi nė gjyqin e fshehtė tė Kadri Hazbiut alibinė, qė i thanė dhe pasi mori shpėrblimin e premtuar, iku nga kishte ardhur. Pėr miqtė e Xhevdet Mustafės mbetet e ēuditshme indiferenca e opinionit shqiptar, rreth misterit qėndrimit tė Halit Bajramit nė Shqipėri dhe faktit, pse nuk u ndėshkua penalisht si terrorist...


    Halit Bajrami: Xhevdeti kishte mesazh nga UDB pėr Hazbiun

    Me Peter Paviēin pata rastin tė takohesha pak ditė para nisjes pėr nė Shqipėri. Ai bėnte detyrėn e sekretarit tė parė tė ambasadės sė Beogradit nė Romė. Sabaudini kishte lėnė takimin me tė nė restorantin Via-Markoni aty rreth orės 8:00 tė mbrėmjes. Ai erdhi aty disa minuta para orės sė caktuar. Ishte djalė i gjatė, burrė nja 40 vjeē, i hijshėm i veshur elegant. Puna e parė qė bisedoi Peter Paviēi mė pyeti mua pėr familjen teme, pėr punėn teme, pėr shokėt e mi nė Zelandėn e Re, pėr udhėtimin e gjatė qė kishim bėrė me erdh deri kėtu. Ju falėnderoj shumė, tha dhe bisedoi pak pėr Kosovėn, duke thėnė qė gjendja aty ėshtė jashtėzakonisht alarmante dhe e ndezur. Pastaj shtoi se kishte dy vjet qė kishte biseduar gjatė me Sabudinin pėr tė pėrgatitur njė grup tė vogėl qė tė hyjė nė Shqipėri. Ndėrkaq, pohoi se ndehej mirė qė nė grupin qė kishte grumbulluar Sabaudini kishim dhe njė njeri tė stėrvitur mirė. E kishte fjalėn pėr Xhevdet Mustafėn. Ai kishte krijuar njė bindje se misioni qė kishte projektuar ai me njė njeri tė tillė tė vendosur e tė stėrvitur si Xhevdeti, do tė mundej tė realizohej me sukses. Nė bisedė e sipėr ai mė pyeti nėse e njihja Kadri Hazbiun e Feēor Shehun. Pėr tė, ata ishin dy nga miqtė e tij tė fshehtė. Pastaj Paviēi iu rikthye sėrish temės sė Kosovės. Ai tha se, Jugosllavia kishte njė problem shumė tė madh lidhur me Kosovėn. Tė gjitha tensionet e turbullimet, atje, shtoi Paviēi, i ka shkaktuar Enver Hoxha. Nė vijim, zbuluesi jugosllav duke u kthyer nga mua mė tha se, kishte biseduar me Sabaudinin rreth njė mesazhi qė unė personalisht duhej t’ia jepja nė dorė Kadri Hazbiut kur tė shkonim nė Tiranė dhe mu afrua pėr tė ma sqaruar nė detaje pėrmbajtjen e tij. “Kur ta takosh Kadri Hazbiun, shpjegoi Paviēi transmetoi gojarisht kėtė porosi. Shpjegoi pėrbėrjen e grupit, sqaroja mirė rolin e Xhevdet Mustafės si njeri i vendosur dhe i stėrvitur nga CIA, si njeriu qė do tė futet nė njė mėnyrė, ose nė njė tjetėr pėr tė vrarė Enver Hoxhėn gjatė gjullurdisė qė do tė bėhet. Mė tej, ai zbėrtheu detajet e tjera, sipas tė cilave pas vrasjes qė do t’i bėnte Xhevdet Mustafa Enverit, Kadri Hazbiu duhej tė merrte pushtetin, gjithmonė nė emėr tė partisė, me anėn e puēit ushtarak. Tė merrte shtetin nė dorė e tė pastronte elementėt e tjerė kundėrshtarė. Pika e dytė e mesazhit qė do t’i transmetoja Kadri Hazbiut ishte qė ai tė organizonte koordinimin e veprimit tė bandės me puēin ushtarak. Pika e tretė ėshtė, tha Paviēi, Kadri Hazbiu tė caktojė ekzaktėsisht vendin, kohėn, ditėn dhe mėnyrėn se si Xhevdet Mustafa do tė vriste Enver Hoxhėn. Pika e katėr ishte ndėrlidhja midis meje e Kadri Hazbiut, tė cilėn do ta mbaja unė e askush tjetėr. Pika tjetėr, sapo tė merrte pushtetin Kadri Hazbiu do tė merrte kontakte me ambasadėn jugosllave nė Tiranė. Petėr Paviēi saktėsoi se, nė rast se nuk do tė kishim asnjė mundėsi me marrė kontakt me Kadri Hazbiun, nuk duhej tė bėnim asnjė veprim nė Shqipėri, por do tė dilnim nga Jugosllavia.
    Megjithėse tė gjithė nė grupin tonė shpreheshin tė bindur pėr rolin e Xhevdet Mustafės, unė kisha krijuar ca rezerva pėr figurėn e tij. Kur kisha qenė nė Amerikė para nisjes pėr nė Shqipėri dikush mė kishte thėnė pėr tė se, ai kishte rėnė dikur nė burg pėr drogė po kishte mundur tė dilte nga njė garanci bankare njė milion dollarėsh. Po kėshtu, kisha dėgjuar se dikur Xhevdeti ishte paguar nga Kadafi i Libisė pėr t’i bėrė njė atentat Presidentit tė SHBA-sė Roland Regan. Tė gjitha kėto i kisha rezerva tė brendshme.
    Nejse, ndodhi qė nisjen e bėmė me urdhrin e Peter Paviēit njė ditė krejt papritur. Xhevdeti qė na dha kėtė porosi tha se duhej tė shkonim shpejt, pasi shokėt nė Tiranė, Kadri Hazbiu dhe bashkėpunėtorėt e tij ishin nė rrezik. Mbėrritėm... Viktima plot. Nė Rrogozhinė rashė nė dorėn e forcave tė sigurimit. Mua mė ēuan nė polici, mė lidhėn kėmbė e duar e po rrija aty. Isha i ulur nė njė karrige, kur nga korridori vjen njė njeri me dorė nė xhep e filloi tė ecė pėrpara meje duke mė sharė. Unė ngrita kokėn, kur shikoj Kadri Hazbiun. Mė hyri frika, se ne kishm pėr ta takuar kėtė njeri, por po e takonim kėtu, nė njė vend tjetėr. Pasi mė shau nja dy-tre minuta, iku. Pas dhjetė minutash, erdhi aty ministri i Brendshėm Hekuran Isai. Ai erdhi dhe mė pyeti pėr identitetin e ku di unė ēfarė. Mė morėn pastaj me makinė e mė sollėn nė burgun e Tiranės. Kėshtu qė mbaroi misioni qė na dhanė jugosllavėt pėr Kadri Hazbiun.


    neser do te lexoni

    Rrėfimi i Dragana Ēiveēi, ish e dashura e Xhevdetit: Unė, viktima e bodygard-it tė mafiozėve tė SHBA-sė.

    Ana e panjohur e kapobandės: Misteret e miqėsive me femrat dhe mėnyra si i pėrdorte pėr tė fshehur gjurmėt e aferave kriminale.

    Reagimi i Fatime Mustafės, tė vesė sė Xhevdetit: Ėshtė mbyllur ajo histori, tani jetoj me dy djemtė.

    Kush ishte Kabil Muratoviēi dhe ēfarė e lidhte me Xhevdetin. Historia e pasaportės me tė cilėn udhėtonte nė Evropė.



    Panorama

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,424
    Postimet nė Bllog
    17
    Dragana Ēiveēi:Unė e dashura e Xhevdet Mustafės

    “Me pamjen e engjėllit nė takimet e para me femrat, bėhej djalli vet sa tė shtinte nė dorė. Pastaj tė pėrdorte pėr skllave dhe mburojė pėr tė fshehur prapėsitė”

    AFRIM IMAJ

    Me kėto pak fjalė e pėrmbledh karakterin e Xhevdet Mustafės, kreut tė bandės qė zbarkoi nė vjeshtėn e ‘82 nė Shqipėri njėra nga ish tė dashurat e tij. Malazezja Dragana Ēeviēi me shumė vėshtirėsi, pranon mė nė fund tė zbulojė pėr herė tė parė lidhjet me tė. Kujtimet pėr njeriun qė i vodhi zemrėn dikur, siē thotė kur bie fjala pėr tė, i trazojnė ndjenjat dhe e bėjnė tė ndjehet keq sa pėrmend emrin e tij. Nga mėnyra si rrėfehet, kuptohet qartė dhimbja qė i ka shkaktuar njohja me Xhevdet Mustafėn, haraēin e sė cilės e vuan edhe sot pas 30 vitesh. “Tė lutem, mos, nuk dua t’i kthehem asaj historie!” Refreni tė cilin Dragana Ēeviēi e pėrdor si kod besnikėrie, e humbet pėr njė moment efektin e vet dhe ajo shkujdesur fillon tė zbardhė njė pjesė tė anės mafioze tė Xhevdet Mustafės. “Njė bandit i tmerrshėm qė jetonte me lekėt e mafiozėve”. Mė shumė se kaq, gruaja qė ka mbetur peng i njė dashurie tė gėnjeshtėrt, nuk harron tė sjellė nė vėmendje tė bisedės pjesėn e errėt tė njeriut, qė i ėshtė falur shpirtėrisht nė adoleshencėn e saj. Nė kujtesėn e saj Xhevdet Mustafa ka mbetur njė pėrbindėsh, i lidhur pazgjidhshmėrisht me klanet e mafies nė SHBA dhe me grupe kriminale tė rrezikshme. Duke i lėnė peng rininė dhe jetėn atij, Dragana Ēeviēi, tashmė njė grua rreth tė 50-ve ka tridhjetė vjet qė lufton me veten pėr ta harruar gjithēka nga pėrjetimet e lidhjeve mashtruese me Xhevdet Mustafėn. Po sidoqoftė vegimi i tyre e ndjek pas, duke e mbajtur tė mbyllur nė vetminė e saj, brenda mureve tė ftohta tė njė apartamenti tė vogėl ku jeton e braktisur, diku pėrskaj Miēiganit, ndanė udhės qė tė nxjerr nga qyteti...

    Keni qenė pėr shumė vite njė nga mikeshat e afėrta tė Xhevdet Mustafės dhe vazhdoni ta mbani tė fshehtė...

    Kam qenė e re gati adoleshente kur Xhevdet Mustafa mė “vodhi” zemrėn siē themi ne sllavėt pėr dashurinė. E re, fare e re mbeta viktimė e njė njeriu qė pas ndjenjave tė brishta tė dashurisė, paskej fshehur anėn mizore tė karakterit tė tij. Ishte kjo njė dashuri spontane, nga ato qė nė gjuhėn e sotme i thonė dashuri me vėshtrimin e parė. Tė kishte qenė e sinqertė, tė kishte qenė rezonancė zemrash e ndjenjash, nuk kishte pse ta mbaja tė fshehtė, pavarėsisht jetėgjatėsisė sė saj. Po nuk ishte kurrė e tillė. Ca mė tepėr qė unė nė thelb nuk mbeta mikeshė e tij, por njė maskė mbrojtėse pėr mjaft nga veprimet qė bėnte nė njė lloj ilegaliteti. Shkurt, unė nuk u dashurova, por u viktimizova nga Xhevdeti qė nė tė vėrtetė ishte njė pėrbindėsh. Njė pėrbindėsh i gatuar veē pėr keq. Pikėrisht pėr kėto arsye kam dashur ta fsheh kėtė histori qė mė ka kushtuar shtrenjtė nė jetėn time...

    A e mbani mend mėnyrėn si u bėri pėr vete Xhevdet Mustafa?

    Thashė qė kėtu e kaq vite tė shkuara bėj luftė me veten qė ta harroj. Ta fshij nga kujtesa kėtė zhgėnjim qė mė ka bėrė tė flas me vete. Mbaj mend qė ai u shfaq papritur nė njė takim spontan me njė mikun tonė tė pėrbashkėt dhe krejt spontanisht mė shfaqi dashurinė. Dukej i pėrgjėruar pėr ndjenjat qė demonstronte dhe gjithkund bėnte kavalierin qė derdhte me mijėra e miliona pėr zbavitje e hobe ēlodhėse. Kjo mėnyrė sjellje, shto kėtu pamjen interesante, mė bėnė mua, njė adoleshente e dalldisur nė atė kohė, t’i pėrkushtohem shpirtėrisht pa dyshuar se ai qė dashuroja bėnte hipokritin me ndjenjat e mia. Kėshtu pra, rashė brenda si thoni ju shqiptarėt dhe...

    Ju thoni se harxhonte shumė, ju tregonte ku i fitonte lekėt e shumta?

    Qysh nė njohjen e parė mė tha se merrej me biznes, madje mu shpreh se ai i shkonte pėr mrekulli. Njė biznes makinash mė tha nė fillim, pastaj mė foli pėr njė servis tė automjeteve tė shtrenjta. Kam me qindra tė punėsuar, mė thoshte shpesh dhe njė administratė tė madhe nė qendėr tė Nju Jorkut. Nga mėnyra si fliste dhe portofoli i majmė qė mbante me vete tė mbushte mendjen se kishe tė bėje me njė njeri biznesi...

    Po nė fakt me se merrej, si i siguronte tė hollat e shumta?

    Xhevdeti bėnte bodygard-in e mafiozėve, e njerėzve qė kėrkoheshin nga FBI-ja dhe drejtėsia amerikane. Mė shumė se sigurinė fizike, ai u garantonte kėtyre mostrave kushte normale nė mėnyrė qė askush mund tė merrej me ta. Mjaft herė bėhej edhe ortaku i tyre pėr gjėra nga mė tė tmerrshmet. Kuptohet kėtė anė tė errėt tė karakterit tė tij ai nuk kishte si ta shfaqte para meje. Po ndėrkaq, nuk kishte edhe si ta fshihte pėrgjithmonė. Vėrtetė qė nė fillim unė munda t’i kapėrdija mashtrimet e tij, po mė vonė pak nga pak arrita tė zbuloj shumė gjėra nga prapėsitė e tij...

    U tha se ishte shqiptar...

    Miku qė na njohu ishte me origjinė hebraike dhe Xhevdeti kishte dėshirė tė shfaqej si njė patriot i tij. Mė vonė e mora vesh qė ishte me origjinė nga Shqipėria...

    Nė cilat rrethana u njohėt me origjinėn e tij?

    Ka qenė njė situatė qė nuk dua ta kujtoj. Njė ballafaqim i rastit me njė tė dashurėn e tij nga Shqipėria. Hasie e quanin dhe me sa mbaj mend ishte nga njė zonė e veriut tė vendit. Njė emigrante qė ishte gjendur aty nė njė mėnyrė tė ēuditshme. Xhevdeti qė nuk e deshi veten kur unė u pėrballa me kėtė histori mė tha se, kishte mbetur peng tek ajo vetėm nė sajė tė njė shėrbimi qė i kishte bėrė familjes sė saj, tė cilėn e kishte sjellė nė mėnyrė klandestine nga Shqipėria nė SH.B.A. Kėshtu tha ai po nė fakt, e vėrteta kush e mori vesh cila ishte..

    Pra, Xhevdeti kishte tė dashura tė tjera...

    Ai kishte disa tė tilla. Mė saktė ishte njė donzhuan i vėrtetė. Disa prej tyre kam arritur t’i njoh vetėm tani, qė ai nuk jeton mė. Sa ishte gjallė nuk guxonte njeri tė fliste pėr kėtė anė tė mistershme tė jetės sė tij. Jo vetėm qė kishte disa, por tė gjitha i mbante peng, nė rolin e skllaves nė sajė tė njė tundimi ēnjerėzor. Ai engjėllori i shfaqur nė njohjen e parė, bėhej mandej njė barbar i vėrtetė.

    Po familjen ia njihnin tė dashurat?

    Ai asnjėherė nuk fliste pėr familjen. Vetė mėnyra e jetės qė bėnte tė linte tė kuptoje se nuk kishte familje.

    Pra, ju thoni se bėnte njė jetė tė shthurur...

    Nuk di si ta shpreh me saktė, po e vėrteta ėshtė se Xhevdeti ishte njė natyrė e shthurur. Sa gjendej nė njė vend, veē kur zhdukej pa adresė. Nė tė gjitha rastet mė mashtronte pėr udhėtimet e tij. Kėtė e kisha vėnė re, qė e bėnte edhe me shokėt e tė njohurit e tjerė. Njė herė thoshte do shkoj pėr biznes, njė herė tjetėr shprehej se duhej t’i gjendej nė ndihmė njė mikut tė tij qė ishte nė rrezik...

    Miqtė e tij, ēfarė ju kujtohet nga sjellja e tyre?

    Ai nuk kishte njė numėr tė kufizuar miqsh. Ēdo ditė e shikoje me njerėz tė ndryshėm. Djallėzorė e tė frikshėm, kjo ishte pėrshtypja e parė qė tė krijonin kur takoheshe me ta. Disa syresh ishin nga territori i Jugosllavisė. Me ta bėnte shpesh gjėra tė pista.
    Fuste dhe nxirrte nga SHBA njerėz tė dyshuar, kriminelė e kontrabandistė. Nė sajė tė pagesave qė merrte Xhevdeti u pėrgjigjej me njė lloj korrektėsie tė ēuditshme...

    Ka qenė trafikant pra...

    Mė shumė se kaq. Ai bėhej mburoja e trafikantėve, mjeshtri qė i rripte pėr mos t’u ndėshkuar nga ligjet amerikane. Nė njė farė kuptimi, Xhevdeti bėnte avokatin e ēudirave. Binte nė burg njė trafikant, dikush e thėrriste me urgjencė. I kėrkonin ndihmė. Dhe ai nuk kursehej. Kėrkonte njė shumė marramendėse pėr ta vėnė garanci pėr organet e drejtėsisė dhe njė shumė tjetėr po marramendėse pėr shėrbimin qė u ofronte. Mjaftonte kjo llogari, diku nė kėmbė apo nė ndonjė lokal mafiozėsh dhe ndodhte mrekullia. I ndaluari dilte menjėherė. Linte kėshtu prangat banditi, krimineli, ai qė kishte vrarė, rrėmbyesi i fėmijėve. Me kėtė lloj procedure Xhevdeti doli vetė njė herė nga burgu. Vuri garanci njė milion dollarė dhe kapėrceu pa kurrfarė hezitimi portėn burgut...
    Ka qenė ky njė veprim qė Xhevdeti e kryente vetėm nė SHBA apo edhe nė vende tė tjera?
    Kur i doli boja nė Amerikė filloi ta ushtrojė kėtė lloj profesioni edhe nė Evropė. Ai kishte lidhje me kapot e mafiozėve tė Evropės.

    Xhevdet Mustafa me sa dimė e ka pasur tė ndaluar me ligj tė dilte nga SHBA. Si mund tė vepronte nė Evropė?

    Ėshtė e vėrtetė qė Xhevdeti pasi doli nga burgu e kishte tė ndaluar me ligj tė largohej nga SHBA, po ku pyeste ai pėr kėtė ndėshkim. Kishte falsifikuar tė gjithė dokumentacionin dhe shėtiste lirshėm sa nė Evropė, nė Lindjen e Mesme e madje edhe nė Shqipėri.

    E mbani mend pasaportėn qė pėrdorte pėr tė kapėrcyer kufirin e SHBA-sė?

    Ai herė pas here pėrdorte pasaporta tė ndryshme. I blinte ato shtrenjtė nė tregun e zi. Kishte raste qė ua merrte miqve tė tij trafikantė. Mė kujtohet pasaporta qė mori pėr tė bėrė rrugėtimin e fundit nė Evropė. Njeriu tė cilit ia bleu ishte njė patrioti im nga Ulqini i Malit tė Zi. E quanin Kabil Muratoviēi. Ai pati bėrė disa herė burg pėr afera tė pista, po gjithsesi nė asnjė rast nuk ishte ndėshkuar pėr t’u ndaluar qė tė dilte jashtė nga SHBA-ja. Xhevdetin e lidhin me tė shumė gjėra tė pėrbashkėta si dy mafiozė tė regjur. Kėshtu qė nė njė moment qė Kabilit i nevojiteshin leke, Xhevdeti i kėrkoi t’i blinte pasaportėn. Dhe ashtu u bė. Me sa di unė me atė pasaportė ėshtė futur edhe nė Shqipėri.


    vijon nesėr...


    Fatimja, e shoqja nga State Island: Xhevdeti, njė histori e mbyllur

    Fatimja, gruaja e Xhevdet Mustafės, e ka mbyllur njė herė e mirė kontaktin me ish-kolegėt e tė shoqit. Ajo qė ndodhi me Xhevdetin gjatė zbarkimit nė Shqipėri nė vjeshtėn e vitit ‘82, e ka bėrė tė heshtur e tė mbledhur nė vetvete. Pse jo edhe tė frikėsuar, sidomos pėr jetėn e dy djemve qė i do shumė. Njerėzit me tė cilėt kėrkon mos tė ketė asnjė lloj komunikimi janė gazetarėt.
    Kėtė histori tė njohur nga miqtė e Xhevdetit nė SHBA, e pėrjetuam edhe vetė gjatė njė prove nė telefonin e saj nė State Island. “Gazetarė? Asgjė nga ne! Xhevdeti, njė histori e mbyllur...” Vetėm kėto pak fjalė dhe njė mbyllje e revoltuar e receptorit tė telefonit. Fatme Mustafa ka vite qė jeton e vetmuar bashkė me dy djemtė nė State Island dhe kėmbėngul qė tė rrijė sa mė larg kujtimeve nga Shqipėria dhe shqiptarėt. Pėr tė ka mbaruar gjithēka qė e lidh me ta. Gjithsesi ajo qė ka ndodhur me burrin e saj ka mbetur njė vegim i sė kaluarės, tė cilit ajo nuk dėshiron t’i rikthehet. Nga familjarėt dhe tė afėrmit e njeriut qė kryesoi bandėn e bujshme nė vitin ‘82 nė Shqipėri, vetėm Samiu, i vėllai i Xhevdetit, prej kohėsh ėshtė duke mbledhur kujtimet e miqve tė tij nė SHBA. Interesimit tė gazetės “Panorama” ai ju pėrgjigj se ėshtė duke pėrgatitur njė libėr me ato qė ka grumbulluar nga jeta e tė vėllait.

    “Xhevdeti nuk blinte armė nė treg, por i porosiste nė punishte ilegale”

    “Xhevdeti ishte sallaks, siē thonė bashkėkombėsit e tij. Si kur shkruante, ashtu edhe kur qėllonte me armė pėrdorte dorėn e majtė”. Dragana Ēeviēi, ish e dashura e kapobandės, shprehet se pikėrisht pėr kėtė ai nuk i blinte armėt nė treg, por i porosiste nė punishte ilegale. Vetėm nė kėtė mėnyrė, sipas saj, mund tė pėrshtatej pozicioni i shulit dhe i nxjerrjes sė gėzhojės, qė nė rastin e armėve tė zakonshme janė nė krahun e djathtė tė armės. Po nuk ishte vetėm kjo arsyeja qė Xhevdet Mustafa pėrdorte armė tė prodhimit artizan. Dragana Ēeviēi thotė se, fshehja e krimeve tė kryera me to, ishte qėllimi kryesor pse ai i porosiste e nuk i blinte nė treg. Armėt jashtė serie kapobanda i pėrdorte vetėm njė herė, ose mė saktė vetėm pėr njė mision dhe pastaj i hidhte. Ish e dashura e tij me origjinė nga Mali i Zi kujton se ai herė pas here porosiste armė tė ndryshme dhe pėrkujdesej qė tė gjitha tė ishin funksionale dhe mos tė prodhonin zhurmė. Ajo nuk e di me ēfarė arme i dashuri i saj ka zbarkuar nė Shqipėri nė vjeshtėn e vitit ‘82, por mban mend se para nisjes Xhevdeti kishte porositur njė automatik tė shkurtėr te njė i njohuri i saj nga Ulqini. Tek ai pėrmbledh Dragana, shpeshherė merrte edhe pasaportėn false kur udhėtonte jashtė SHBA-sė.


    Asije Noga, dashnorja fatkeqe

    “E kam parė me sytė e mi si e ka rrahur barbarisht deri sa mbeti pa ndjenja. Pastaj e la nė rrugė dhe hipi nė makinė, duke u larguar me shpejtėsi” Dragana Ēeviēi kujton fatin e keq qė ka pėsuar njėra nga tė dashurat e tjera tė Xhevdetit me emrin Asije Noga. Gjithēka ka ndodhur nė njė moment kur ajo po dilte nga moteli me Xhevdetin. Asija e gjorė, kujton malazezja Ēeviēi, e pėrjetonte si njė tradhti miqėsinė time me kapobandėn dhe kur provoi t’i kėrkonte llogari e pagoi shtrenjtė. Pėr vajzėn qė dikur i ka falur zemrėn njeriut qė zbarkoi nė vitin ‘82 nė Shqipėri, kjo ishte njė nga ngjarjet mė tė zakonshme tė tė dashurit tė saj. Gjithsesi, rasti i Asijes pėr tė ka qenė njė nga mė tė rėndėt.
    Ajo pas kėsaj, vijon Dragana, pėrfundoi nė spital dhe pati njė fund tragjik.

    Netil Muratoviē, miku nga Mali i Zi

    “Ka qenė njė patrioti im nga Mali i Zi, qė e shoqėronte shpesh Xhevdet Mustafėn. Me tė rregullonte dokumentet kur delte nga Amerika”. Teksa kujton miqėsinė e tė dashurit tė saj me Netil Muratoviēin, Dragana Ēeviēi thotė se, Xhevdeti dikur i ka bėrė njė nder tė madh atij. “Nuk e di ēfarė mekanizmi pėrdori, shprehet ajo, por vetėm pėr njė muaj mundi t’i nxjerrė Muratoviēit nga burgu nipin, tė cilin ja kishin arrestuar pėr drogė”. Mė tej Ēiviēi shton se, Xhevdeti e Muratoviēi kishin udhėtuar bashkė jashtė Amerikės. Ajo ka dėgjuar atėherė se ata tė dy kanė shkelur ilegalisht disa herė nė Mal tė Zi, ku kishin pjesėn tjetėr tė miqve tė tyre. Madje, siē i kanė thėnė, me pehlivanllėqet e tyre kanė mundur tė sjellin me dokumente false disa malazezė nė SHBA. Kuptohet sipas njė shpėrblimi joshės, pėrmbyll Ēeviēi.


    neser do te lexoni

    Dėshmitė e malazezit Netil Muratoviē, miku i hershėm i Xhevdet Mustafės pėr motivin e vėrtetė tė bandės sė vjeshtės sė ’82.

    “Xhevdeti do tė zbarkonte pėr t’u hakmarrė pėr keqtrajtimin e familjarėve nga “djajt e kuq” tė komunizmit shqiptar”.

    Aventura pėr tė “hequr qafe” Enver Hoxhėn dhe kryetarin e sigurimsave tė Durrėsit.

    Xhevdet Mustafa dhe “Kaviet” e policisė sekrete tė Tiranės, qė u bėnė “mish pėr top” nga Enveri pėr tė realizuar synimet djallėzore tė saj.


    Panorama
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 27-11-2009 mė 19:37

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e PRI-LTN
    Anėtarėsuar
    12-06-2006
    Vendndodhja
    Vlorė
    Postime
    671

    “Xhevdeti zbarkoi pėr t’u hakmarrė pėr familjarėt e keqtrajtuar”

    • “Do tė shkoj patjetėr nė Shqipėri. Do tė shkoj tė mbaroj punė me Enverin dhe kryepolicin e Durrėsit, qė u kanė nxirė jetėn familjarėve tė mi”

    AFRIM IMAJ

    Kur do t’i kthehet historisė sė mikut tė tij qė zbarkoi nė vendin tonė nė vjeshtėn e vitit ‘82, malazezi Netil Muratoviēi, veēon brengėn qė shfaqte sa herė binte fjala pėr pjesėn e familjes qė kishte lėnė nė Shqipėri para se tė arratisej. Lajmet qė merrte pėr represionin dhe dhunėn qė ushtonte ndaj tyre regjimi i Tiranės, e xhindosnin tej mase Xhevdet Mustafėn dhe e bėnin tė humbiste arsyen, kujton Muratoviēi, teksa risjell nė vėmendje momentet qė ka kaluar nė shoqėrinė e kapobandės nga Shqipėria. Ai ėshtė i bindur se nuk qėndron asnjė nga arsyet e publikuara deri tani pėr motivin e zbarkimit tė Xhevdetit nė vjeshtėn e vitit ‘82. I vetmi motiv, sipas tij, qė e ka shtyrė drejt aventurės sė rrezikshme, ka qenė pozita kritike nė tė cilėn i kishte kryqėzuar familjarėt e tij nė Durrės policia sekrete dhe pushteti i komunistėve. Pavarėsisht se Netil Muratoviēi nuk i pėrket kombėsisė shqiptare dhe realisht nuk di shqip, ai i ka ndjekur njoftimet pėr bandėn e Xhevdet Mustafės me njė kėrshėri tė veēantė. Lidhur me argumentin e pėrdorur nga politika zyrtare e Tiranės sė viteve tė komunizmit, ai thotė se nuk e ka besuar asnjėherė. Ndėrkaq dėshmon se i ka vlerėsuar me shumė rezerva versionet qė kanė hedhur pėr kėtė ngjarje disa nga shokėt e Xhevdetit, ish-legalistė tė mbėrritur nė SHBA pas ēlirimit tė vendit. Muratoviē shprehet se zbulimi i fshehtė i Enverit kishte rekrutuar mjaft syresh dhe i pėrdorte kur i duheshin pėr qėllimet e veta tė mbrapshta. “Unė jam i bindur, shton ai, se njerėzit e policisė sekrete dhe hafijet e tyre nė SHBA, tė cilėt kanė marrė vesh pėr vendimin e Xhevdetit pėr tė ardhur Shqipėri qė t’u tregonte vendin atyre qė kishin pėrbaltur familjarėt e tij, e kanė futur nė lojėn e tyre deri sa e kanė sjellė te prita e pabesė, qė nė fund tė fundit ishte njė kurth...
    Si jeni njohur me Xhevdet Mustafėn?
    Me Xhevdetin jam njohur nė Amerikė. Nuk e mbaj mend me hollėsi takimin e parė me tė, por njoh njeriun, mikun tim Shefko Tahireviē, qė mė prezantoi me tė. Kisha njė problem, njė hall dhe duke kėrkuar ndihmė, Shefkua me tė cilin punonim bashkė nė piceri, mė ofroi emrin e Xhevdetit. Madje, ai mė siguroi se Xhevdeti tė mbaronte punė, vetėm se duhej njė pagesė e majme pėr ta vėnė nė punė...
    Cili ishte halli qė i besuat Xhevdetit pėr t’ua zgjidhur?
    Njė nipi im, pas njė kundėrvajtjeje penale kishte rėnė nė burg. Pėrpjekjet me avokatin tonė diku kishin ngecur dhe ai diskutohej pėr shumė vite dėnim. Pikėrisht pėr kėtė na duhej ndihma e Xhevdetit. Qė t’i ulnim dėnimin apo ta nxirrnim nga burgu...
    Ēfarė pushteti posedonte Xhevdeti nė atė kohė qė ju besonit se mund ta nxirrte nipin tuaj nga burgu?
    Ai vėrtet qė nuk posedonte ndonjė pushtet, por kishte fituar njė lloj popullariteti nė rrethin e tij shoqėror dhe flitej se me ndėrhyrjet qė kishte bėrė shumė herė kishte nxjerrė nga burgu mjaft tė dėnuar...
    Pra, ndėrhynte te gjykatėsit dhe siguronte lirinė e tė dėnuarve...
    Nė Amerikė as qė bėhet fjalė pėr tė fituar lirinė nga korruptimi i gjykatėsve. Tjetėrsoj ishte mekanizmi i Xhevdetit. Ai kėrkonte njė shumė tė madhe dhe nėpėrmjet avokatit tė tij e ngurtėsonte nė bankė nė emėr tė garancisė pėr lirinė e tė prangosurit. I gjithė sekreti i manovrės sė tij kishte tė bėnte me mėnyrėn si e pjesėtonte shumėn e dollarėve qė i jepnim ne familjarėt. Xhevdeti e kishte ushtruar prej kohėsh kėtė lloj biznesi dhe nė tė vėrtetė i kishte dhėnė goxha sukses...
    Mė nė fund ua nxori nipin nga burgu...
    Shuma e depozituar u bė garancia e lirisė sė kushtėzuar tė tim nipi. Por jo liri e plotė. Ai prej kėtij momenti nuk kishte tė drejtė tė udhėtonte jashtė SHBA-sė, nuk kishte tė drejtė tė punėsohej nė ndėrmarrje shtetėrore. Ishte i privuar nga shumė tė drejta tė tjera. Ndėrkohė duhej tė paraqitej periodikisht tek organet e policisė. Garancinė nė interes tė drejtėsisė amerikane, Xhevdeti e kishte bėrė njė mėnyrė jetese e fitimi. Te shumat qė ofronte nė formėn e “BOND-eve” tė garancive bankare pėr njerėz tė ndryshėm qė kishin problem me drejtėsinė, Xhevdeti parashikonte edhe fitimin e tij, qė ishte pothuaj sa vetė ato...
    Keni qėndruar disa kohė me Xhevdet Mustafėn, ju kujtohen miqtė e tij?
    Fillimisht kur u njoha me tė, ai ishte pjesė e pandarė e njė rrethi tė ngushtė legalistėsh qė ishin gjendur nė SHBA shumė herėt. Kishte fjalė se Xhevdeti mbante lidhje me Leka Zogun. Pati njė moment qė shoqėria me legalistėt mbeti jo shumė e preferuar pėr tė. Ishte koha kur doli nga burgu. Nuk e kam fort tė qartė nėse ishin legalistėt qė mbajtėn distancė me Xhevdetin, apo ishte ai qė u shkėput nga ta...
    Pra, Xhevdeti pasi doli nga burgu nuk e preferonte mė shoqėrinė me njerėzit e Leka Zogut...
    Kėtė nuk mund ta them kategorike, se pėrsėri fliste e qėndronte me njė pjesė tė tyre, por jo si shoqėria e parė qė kishte me ta.
    Pastaj Xhevdeti ishte njė njeri interesant, qė nuk mund ta lexoje kollaj. E vėrteta ėshtė se nga shoqėria me njerėzit e Leka Zogut zuri miq tė tjerė. Ai lėvizte shumė, kontaktonte njerėz tė ndryshėm e nuk kuptohej cilat ishin preferencat e tij...
    Ju thoni se u shkėput nga shoqėria me legalistėt dhe zuri miqėsi tė re...
    Miqėsia e re qė zuri pas asaj me njerėzit e Leka Zogut, dukej njė shoqėri aventuriere. Njerėz tė panjohur e sidomos ish tė dėnuar tė drejtėsisė amerikane shikoheshin gjithnjė e mė shpesh nė krahė tė tij. Nė dy raste kishte rėnė nė burg me ta, por ēuditėrisht dilte shpejt. Harxhonte shumė me tė njohurit e rinj. Kjo mėnyrė jetese e shthurur e misterioze dukej qė i kishte larguar miqtė e hershėm. Me sa dukej ata e kishin ndjerė rrezikun e shoqėrisė me tė dhe ishin larguar njė nga njė...
    Ju me origjinė jeni nga Mali i Zi, ndėrkohė qė flisni pėr legalistėt nga Shqipėria qė integruan fillimisht Xhevdetin nė jetėn amerikane. Ku njiheshit me ta?
    Me legalistėt shqiptarė qė kanė gjetur strehė nė Amerikė pas ēlirimit tė vendit, jam njohur diku nga vitet ‘50. Shkas ėshtė bėrė njė krushqi e vėllait tonė me mbesėn e njėrit prej tyre. Jemi bėrė herėt miq me ta dhe tė them tė drejtėn jemi ndjerė mirė nė miqėsinė e pėrbashkėt. Ata ishin pinjollė tė njė familje shkodrane, qė kishin ardhur nė SHBA shumė herėt. Ka qenė kjo krushqi, nėpėrmjet sė cilės jemi njohur me grupin e legalistėve qė ishin kėtu. Asnjėherė nuk mė ka zhgėnjyer miqėsia me ta. Burra bajraku, si i thoni ju malėsorėve tė fisėm tė veriut...
    Ndėrkohė keni ndenjur edhe me Xhevdetin...
    Thashė qė njohjen me Xhevdetin e kisha dhuratė nga njė miku im qė ruante zyrat e legalistėve. Pėrsa kohė ai frekuentonte shoqėrinė me simpatizantėt e monarkisė, rrija shpesh me tė. Kur ra nė burg e nisi shoqėri tė re, takohesha mė rrallė me tė. Hezitimi qė kishin miqtė e vjetėr tė tij pėr tė rendur bashkė me tė, mė bėnin qė tė ndruhesha. Megjithatė kishte raste qė e kėrkoja pėr tė mė ndihmuar pėr ndonjė prej tė njohurve qė binte nė burg.
    Ēfarė natyre kishte Xhevdeti?
    Ėshtė vėshtirė qė tani pas kaq kohėsh tė risjellėsh imazhin e vėrtetė tė tij. Shfaqej energjik e befasues nė ēdo rrethanė. Merrte pėrsipėr zgjidhjen e problemeve tė ndryshme. Gjatė bisedave mundohej pėr tė imponuar njė profil autoritar. Ishte mani e tij pėr tė tė lėnė tė kuptoje se nuk ishte njeri i zakonshėm. Mjaft herė shfaqej tėrthorazi si i besuari i institucioneve sekrete amerikane. Kishte dėshirė tė demonstronte pamjen fizike dhe kryesisht muskujt, pėr tė cilėt thoshte se i kishte fituar nga stėrvitja me organet speciale. Hajde ta merrje vesh se ēfarė fshihej pas tij...
    Kur e morėt vesh zbarkimin e tij nė Shqipėri?
    E vėrteta ėshtė se Xhevdeti e shprehte shpesh dėshirėn pėr tė zbarkuar nė Shqipėri. E kam dėgjuar kėtė nga goja e tij qysh nė takimet e para. Sa pėr zbarkimin nė krye tė bandės nė vjeshtė tė ’82, e kam marrė vesh vetėm nga mendja. Nė fillim e kam parė shkarazi nė njė stacion jugosllav, pastaj te ĒN-ja. Mė gjatė mė ka folur ato ditė njė mikesha e tij malazeze, Dragana, e cila kishte qėndruar me tė para nisjes dhe e dinte pak a shumė planin e tij...
    Ju thatė se Xhevdeti e kishte shfaqur disa herė dėshirėn pėr t’u futur me ēdo kusht nė Shqipėri. A ju kujtohet me se e motivonte ai kėtė desantim, qė gjithsesi paraqiste rrezik tė madh?
    Kam dėgjuar kėto vite lloj-lloj legjendash pėr arsyet e zbarkimit tė Xhevdet Mustafės nė Shqipėri. Ēudira tė shumėllojta i janė atribuar kėtij inkursioni tragjik. Njerėzit nga Shqipėria, ata tė policisė sekrete tė komunizmit, e kanė arkivuar si njė aventurė pėr njė akt terrorist ndaj diktatorit Enver Hoxha. Disa tė njohur tė tij tė hershėm kėtu nė SHBA, shprehen se rrugėtimi i Xhevdetit pėr nė Shqipėri nė vjeshtėn e ‘82 kishte njė suport tė fshehtė tė Sigurimit tė Shtetit. Ka, madje, tė tjerė qė thonė se shėrbime sekrete qė e kishin njohur natyrėn aventuriere tė tij, e pėrdorėn pėr qėllime tė tyre, duke e joshur me shuma tė mėdha. Unė pėr veten time jam i prirur qė mos t’i besoj asnjė prej versioneve tė tilla.
    Keni folur me Xhevdetin para se tė vinte nė Shqipėri dhe me se e argumentonte ai kėtė inkursion tė vėshtirė?
    Nė periudhėn kur Xhevdeti ėshtė nisur nė Shqipėri, unė nuk kam qenė nė SHBA. Madje, kisha disa muaj qė nuk isha takuar me tė. Unė dija vetėm synimin e tij pėr t’u futur nė Shqipėri, tė cilin ma kishte shfaqur disa herė nė mirėbesim. Mbaj mend qė disa herė ia kundėrshtoja me forcė kėtė aventurė. I thosha se ishte e pamundur pėr t’i ēarė muret e djajve tė kuq tė Shqipėrisė. Megjithatė ai kėmbėngulte nė tė tijėn. Tani njerėzit kanė mundėsi tė shkojnė edhe nė hėnė, mė thoshte, gjithnjė i vendosur nė aventurėn e tij.
    Cila ishte arsyeja qė e shtynte Xhevdetin pėr tė sakrifikuar kaq shumė?
    Nuk e di pse shumė tė njohur tė tij hezitojnė pėr tė dėshmuar tė vėrtetėn, po unė di tė them qė ai e kishte peng familjen dhe tė afėrmit qė kishte lėnė dikur nė Durrės. Lajmet qė merrte vazhdimisht nga ata e brengosnin jashtė mase. Represioni dhe dhuna qė shteti ushtronte ndaj tyre, e bėnin tė vuante shumė. Kur dėgjonte pėr fatin e tyre nė skėterrėn komuniste, xhindosej. Do tė shkoj patjetėr, mė kishte thėnė sa herė binte fjala pėr kėtė tragjedi. Do tė shkoj e do tė laj hesapet me Enverin dhe atė kryepolicin e Durrėsit qė m’i trajtojnė nėnėn dhe vėllezėrit si kafshė. E shfaqte kėtė vendim hera-herės e gati nė tė gjitha takimet kur binte fjala pėr Shqipėrinė. Mua atėherė mė dukej njė lajthitje e tij. Njė dėshirė e ndezur nė situatė emocionale dhe vetėm aq...
    Pra, Xhevdeti zbarkoi pėr t’u hakmarrė ndaj inkuizitorėve tė familjarėve tė tij nė Durrės...
    Kėtė nuk e di me saktėsi, por jam i ndėrgjegjshėm se Xhevdeti e kishte vendim tė pjekur nė kokėn e vet pėr tė ardhur njė ditė nė Shqipėri, me qėllim qė t’u tregonte vendin atyre qė kishin pėrbaltur familjarėt e tij. Ndoshta kėtė vendim qė shfaqte vend e pa vend ia kanė marrė vesh ata zbuluesit e Tiranės dhe me hafijet qė kishin nė SHBA e kanė futur nė lojėn e tyre. Dhe pastaj ndodhi ajo qė ndodhi...
    Ku e argumentoni versionin qė thoni se dėshirėn e tij e kanė pėrdorur hafijet e sigurimit nė SHBA?
    Shiko kėtu. Xhevdeti rrinte shumė me ata legalistėt qė kishin ardhur herėt nga Shqipėria. Koha tregoi qė zbulimi shqiptar kishte rekrutuar mjaft syresh. Ata e kanė njohur tipin dhe aventurat e Xhevdetit, kanė dėgjuar pėr planin qė pėrgatiste pėr t’u hakmarrė nė mbrojtje tė familjarėve tė tij. Nė kėtė vorbull e kanė futur nė kurthin e tyre deri sa e masakruan...
    vijon nesėr...

    Sigurimi i Shtetit: Ja misioni i bandės sė Xhevdet Mustafės

    Fillimisht misioni i bandės sė Xhevdet Mustafės u trajtua nė Sekretariatin e KQ. Pastaj nė institucionet e drejtėsisė. I pėrpunuar nga kupola e Sigurimit tė Shtetit, pėr herė tė parė u bė publik nga prokurori i Pėrgjithshėm nė gjyqin e Kadri Hazbiut dhe Fiqirete Shehut. Rrapi Minua lexoi kėshtu atė qė i kishin zbardhur nė letėr: “Banda e Xhevdet Mustafės kishte qėllime tė caktuara. Mehmet Shehu i ndodhur pa rrugėdalje, kishte vrarė veten, nė bazė tė ultimatumit qė i kishte dhėnė UDB-ja. Mė tej u zbuluan fijet e komplotit dhe u goditėn armiqtė: Fiqirete Shehu, Feēor Shehu, Mihallaq Ziēishti etj. Drejtimin e organizatės e kishte marrė tani agjenti i vjetėr Kadri Hazbiu. Plani i UDB-sė pėr eliminimin e Enver Hoxhės, duhej ēuar deri nė fund. Prandaj titistėt iu dhanė urdhėr kategorik Kadriut, pėr asgjėsimin fizik tė tij. Pikėrisht nė kėtė periudhė u zbuluan gjurmėt e tradhtisė sė tij dhe filloi qėndrimi ndaj tij. Nė kėto kushte kėrkohet me ngutje tė madhe, me njė urgjencė qė nuk ėshtė parė pėr bandat e tjera, tė vijė kėshtu, me njė urdhėr kaq kategorik, banda e Xhevdet Mustafės pėr organizimin e puēit dhe terrorit pėr eliminimin fizik tė Enverit. Titistėt shpejtuan ta dėrgojnė nė ndihmė tė Kadriut kėtė bandė dhe diversanti Halit Bajrami do tė bėnte rolin e ndėrlidhėsit, meqenėse mė parė kishte punuar nė organet e sigurimit dhe njihte Kadri Hazbiun e Feēor Shehun. Ky ishte qėndrimi i bandės. Por nuk mund t’ia dilnin mbanė...”


    “Banda e Xhevdet Mustafės ishte njė celulė e Sigurimit tė Shtetit”
    “Banda e Xhevdet Mustafės ishte njė celulė nė duart e Sigurimit tė Shtetit pėr tė pėrmbushur misionin politik, qė kėrkonte Enveri nė ditėt e vėshtira pas vetėvrasjes sė Mehmet Shehut”. Mė shumė se version mbi aventurėn e bandės fantazmė, qė zbarkoi nė fillimin e viteve ‘80 nė vendin tonė, njė nga miqtė e afėrt tė kapos sė saj qė jeton nė SHBA, e ka bindje tė padiskutueshme se ajo ishte produkt i zbulimit tė fshehtė shqiptar. Pėr tė, protagonistėt e kėsaj nisme ishin bashkėpunėtorė tė sigurimit qė urdhėroheshin pėr tė lėvizur prej tij, duke u sqaruar pėr teknikėn dhe hartėn e misionit, por asnjėherė pėr thelbin dhe kuptimin e tij. Vėrtet njė pjesė e tyre dikur kishin pasur kontakte me Kadri Hazbiun, por kėtė radhė urdhrat vinin nga eprorėt e tij. Kupolės sė lartė tė Enver Hoxhės, kjo bandė i duhej pėr tė dramatizuar ngjarjet, pėr t’i dhėnė rrezikshmėri komplotit dhe pėr tė paraqitur njė lidhje personale tė tyre me Kadri Hazbiun. Sipas mikut tė Xhevdet Mustafės, Tiranės i duhej nė ato ditė tė vėshtira njė tronditje pėr tė bashkuar radhėt rreth Enverit. Duhej njė situatė dramatike, madje gjakderdhje qė opinioni tė ndizej nga urrejtja. Jo rastėsisht, ata duhej ta fillonin me vrasje sa tė prekin nė tokėn tonė. Enver Hoxhės dhe besnikėve tė tij nė krye tė shtetit, u duhej tė sensibilizonin njerėzit e thjeshtė. Kėtė herė Kadri Hazbiu duhej tė ishte jashtė lojės. Me tė vetmen arsye se ishte caktuar objekt i misionit. Pėr Sigurimin e Shtetit, Xhevdet Mustafa dhe banditėt e tjerė ishin viktima tė filozofisė “mish pėr top”. Flijimi i tyre ėshtė tregues i asaj qė diktatura mund tė bėjė ēfarė tė dojė me kaviet e veta. E gjitha kjo ėshtė e mjaftueshme pėr tė kuptuar se vetė bandėn e komandonte Enver Hoxha dhe se ēdo gjė ishte pjesė e njė skenari pėr ta bėrė Shqipėrinė me njė grup tė ri armiqėsor. Madje, siē ka shkruar njė gazetar britanik pėr ta gėzuar shokun Enver me asgjėsimin e njė grupi komplotistėsh tė rrezikshėm.


    neser do te lexoni


    E vėrteta e operacionit tė fshehtė pėr tė prodhuar tipin e automatikut tė Xhevdet Mustafės.
    Kush ishin mjeshtrit qė u morėn me prodhimin e kėsaj arme tė panjohur mė parė pėr armėtarėt shqiptarė.
    Si lindi ideja pėr tė prodhuar armėn e modelit perėndimor.
    Cilat ishin qėllimet e politikės sė Tiranės pėr ta hedhur nė seri prodhimin e saj.
    A u eksportua automatiku i llojit tė Xhevdet Mustafės dhe cilat ishin reklamimet pėr tė.


    Gazeta PANORAMA

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e PRI-LTN
    Anėtarėsuar
    12-06-2006
    Vendndodhja
    Vlorė
    Postime
    671

    “Si e prodhuam automatikun e Xhevdet Mustafės nė ‘84”

    AFRIM IMAJ

    Kur ende nuk ishte mbyllur morti i viktimave tė bandės sė Xhevdet Mustafės, autoritetet e Tiranės angazhuan specialistėt pėr analizėn e arsenalit luftarak qė iu kap asaj gjatė asgjėsimit.Reliket “e falura” nga Xhevdet Mustafa gjatė zbarkimit nė vjeshtėn e ‘82-shit, vlerėsoheshin njė rast i mirė e mundėsi reale pėr tė nisur nga prodhimi i armėve perėndimore. Mė shumė se novacion i rastit, futja nė linjėn “Made in Albania” e prodhimit tė armėve tė mbėrritura nga matanė Atlantikut, shfaqej si njė sfidė e rėndėsishme politike. Si e tillė vlerėsohej mbi tė gjitha nga krerėt e kupolės sė shtetit, tė cilėt prej kėsaj mendonin pėr t’i hedhur nė eksport kėto prodhime. Pak a shumė ky ishte sfondi nė tė cilin nisi nga puna projekti pėr prodhimin e automatikut tė kapobandės Xhevdet Mustafa, i cili vlerėsohej nga specialistėt e kohės si armė shumė e sofistikuar. Nė pėrmbushjen e kėtij projekti, njėherazi me angazhimin e uzinave dhe kombinateve ushtarake, morėn pjesė rreth 1000 inxhinierė e specialistė nga mė tė mirėt e sistemit tė industrisė mekanike tė vendit. U deshėn dy vjet punė e pėrpjekje qė arsenali shqiptar i armatimeve tė koleksiononte tė parin automatik perėndimor, kampionin e tė cilit e solli njė shqiptar, por jo me kėtė destinacion. Nė intervistėn pėr gazetėn “Panorama”, Skėnder Xhafa, njė nga inxhinierėt mė tė njohur tė industrisė ushtarake, sjellė njė retrospektivė tė plotė tė pėrpjekjeve intensive pėr prodhimin e automatikut P-84, i njohur si “kallashi i Xhevdet Mustafės”. Ish-drejtori i Uzinės sė Artilerisė dhe njė nga konstruktorėt e automatikut model “Mustafa”, zbulon disa nga enigmat e kėsaj historie dhe shfaq rezervat e tij pėr mėnyrėn e trafikut qė nisi tė bėhej nė atė kohė, por edhe mė vonė me armėt e prodhuara nė vend. Nė tėrė rrėfimin e tij, inxhinieri Xhafa nuk e fsheh krenarinė pėr mjeshtėrinė e lartė tė kolegėve, tė cilėt nė kushte teje tė vėshtira kanė mundur tė realizojnė produkte tė rralla, me tė cilat nė tė tjera vende do tė ishin laureuar disa herė e do tė siguronin njė tė ardhme tė mrekullueshme pėr jetėn e tyre...
    Zoti Skėnder! Keni qenė prej vitesh inxhinier nė sistemin e industrisė ushtarake dhe kryesisht asaj tė prodhimit tė armėve. Ēfarė ju kujton “Projekti 84” qė u implementua nė kushte tė fshehta nė vitet e fundit tė periudhės komuniste?
    “Projekt 84” ishte njė nga nismat e rėndėsishme qė inicioi udhėheqja e lartė pėr t’u zbatuar nė sistemin e industrisė ushtarake diku nė mesin e viteve ‘80. Nėpėrmjet tij synohej prodhimi i njė automatiku tė ri tė tipit perėndimor. Deri atėherė uzinat e kombinatet tona kishin prodhuar vetėm armė tė tipave lindorė. Sfida kėtė radhė kishte tė bėnte me prodhimin e njė arme tjetėr. Ishte periudha kur krerėt politikė promovonin moton “Shqipėria, as Lindje dhe as Perėndim”. Asaj do t’i pėrgjigjej edhe strategjia e industrisė ushtarake. “Projekt 84” ishte njė nga sfidat e saj. Ishte koha kur kishim kopjuar gati tėrė arsenalin e armėve tė vendeve tė Traktatit tė Varshavės dhe synonim tė provonim produktet e vendeve tė NATO-s.
    “Projekt 84”, pra synonte njė armė tė re...
    Objektivi i tij ishte prodhimi i automatiku P-84. Njė armė perėndimore me precizon tė lartė dhe e manovrueshme pėr luftime tė afėrta. Pėr tė mbėrritur deri te ky produkt, u deshėn gati dy vjet punė. Ishin me qindra inxhinierė, specialistė, konstruktorė e mjeshtėr prodhimi, qė vunė emrin e tyre nė patentėn e kėtij produkti. Madje, jo vetėm nga sistemi i industrisė ushtarake, por nga tėrė korpusi i ekspertėve tė industrisė mekanike...
    Diēka mė konkrete pėr mėnyrėn si u realizua nė atė kohė ky produkt, pėr konstruktorėt e mjeshtrit...
    Nuk ma do mendja se ėshtė me interes procedura teknike qė u ndoq deri te realizimi i automatikut P 84. Procesi teknologjik ishte shumė kompleks dhe u materializua nė dhjetėra ndėrmarrje. Vetėm numri i inxhinierėve qė u morėn me konstruktimin e armės dhe linjave tė prodhimit tė saj arrinte aty te 250 vetė. Shumė tė tjerė, mjeshtėr prodhimi e konstruktorė, punuan pėr muaj me radhė pėr tė mbėrritur deri te produkti qė i kishim premtuar partisė dhe udhėheqjes politike. E rėndėsishme ėshtė qė ia dolėm mbanė...
    A ishin tė vėrteta zėrat qė qarkullonin nė atė periudhė se automatiku P-84 ishte njė kopjim i armės sė Xhevdet Mustafės?
    Atėherė ēdo gjė bėhej nė kushtet e njė sekreti tė jashtėzakonshėm. Gjithsesi, nga gjithė ajo mori njerėzish e specialistėsh qė punuan pėr muaj me radhė, dikush e nxori sekretin. E vėrteta ėshtė se P-84 ėshtė njė riprodhim i automatikut qė iu kap Xhevdet Mustafės gjatė asgjėsimit tė bandės nė vjeshtėn e ‘82. Udhėheqja e lartė e vlerėsoi kėtė njė rast tė mirė pėr t’i shtuar koleksionit tė armėve “Made in Albania” edhe kėtė armė tė prodhimit perėndimor. Pikėrisht kėtu nisi edhe zanafilla e “Projektit 84”. Sfida u shfaq e vėshtirė qysh nė fillim...
    Morėt pra pėr model automatikun e Xhevdet Mustafės dhe nisėt nga puna...
    Ishte njė urdhėr politik mbi bazėn e tė cilit u ndėrtua tėrė projekti. Pas asgjėsimit tė bandės sė Xhevdet Mustafės nė fillimin e viteve ‘80, vetė kreu i shtetit rekomandoi prodhimin e armės sė tij. Mjaftoi kaq pėr t’u ndezur tėrė motorėt e sistemit tė industrisė ushtarake. Specialistėt mė tė mirė tė saj, fillimisht morėn kopjen qė ishte nė muzeun e Ministrisė sė Brendshme. Prej aty filluan grupet e punės. Gjithēka drejtohej nga Instituti nr. 6, i destinuar pėr teknologjinė ushtarake. Mandej modeli u pėrthye nė dhjetėra projekte...
    Nga projektet te puna pėr prodhimin e automatikut P-84...
    Automatiku i Xhevdet Mustafės ishte njė prodhim artizanal. Ky ishte konkluzioni i parė qė bėnė specialistėt pas analizave shkencore tė modelit. Prodhimi nė linjė teknologjike, nė kėtė rast, bėhej shumė i vėshtirė, madje duhet thėnė gati i pamundur. Tė paktėn pėr kapacitetet qė ne posedonim nė atė kohė. Debatet e mėtejshme na ēuan nė nevojėn e thirrjes sė specialistėve tė huaj. Prania e tyre ishte e domosdoshme. Me informacionet qė kishim pėrzgjodhėm tre specialistė italianė, nga mė tė mirėt e fushės sė prodhimit tė armėve nė rrugė artizanale. Dhe nuk u zhgėnjyem...
    Pra, kopjen e parė tė automatikut P-84 e bėnė mjeshtrit italianė...
    Pėr grupin e specialistėve italianė u krijua njė repart special nė zonėn e Bradasheshit. Ishte kjo njė strukturė sekrete e uzinės sė Ēekinit nė rrethin e Gramshit. Ata pėr muaj me radhė bėnė me dhjetėra eksperimentime, tė gjitha nė rrugė artizanale pėr tė prodhuar pjesėt e kėtij lloj automatiku. Ēfarė u kėrkua prej tyre, mė nė fund u realizua. Madje nuk u prodhua njė, por pesė automatikė tip P-84. Gjithsesi, kjo ishte vetėm njė pjesė e punės. E para, se automatiku qė mundėn tė riprodhojnė ata, kishte jo pak defekte e pasaktėsi. Tjera kishte tė bėnte me faktin se nuk kėrkohej tė prodhonim thjesht njė automatik qė tė ngjasojė me atė tė Xhevdet Mustafės, por synonim krijimin e teknologjisė pėr ta prodhuar nė seri P-84. Nė fund tė fundit, ky ishte edhe objektivi i “Projektit 84”...
    Atėherė, si vazhduat mė tej?
    Nė qoftė se nė Bradashesh u bė eksperimentimi me pesė automatikėt e parė, implementimi i linjės teknologjike u shtri nė dhjetėra ndėrmarrje tė ushtrisė dhe tė tjera tė sistemit tė industrisė mekanike tė ekonomisė. Gjithēka nė kėtė sipėrmarrje drejtohej nga grupi i inxhinierėve tė caktuar pėr kėtė projekt nė institutin numėr 6, qė kryesohej nga inxhinieri i talentuar Ilir Andoni.
    Grupet qė operonin nė ndėrmarrjet e ndryshme, kishin detyrime specifike. Ēdo njėra prej tyre kishte pėr detyrė prodhimin e pjesėve tė veēanta tė kėsaj arme. Finalen e kėtij projekti duhej ta pėrmbyllte Uzina e Artilerisė, e cila kishte pėr detyrim tė bėnte montimin dhe kolaudimin e armės.
    Ju thoni se pėr prodhimin e automatikut tė Xhevdet Mustafės kanė punuar dhjetėra ndėrmarrje nė tė njėjtėn kohė...
    E vėrteta ėshtė se ka qenė njė sipėrmarrje e jashtėzakonshme, nė tė cilėn janė angazhuar shumė nga kombinatet dhe uzinat mekanike tė vendit, sipas profilit dhe kushteve teknologjike qė ofronin.
    Ndėrkaq, ndėrmarrjet e sistemit tė industrisė ushtarake ishin tė gjitha tė integruara nė kėtė projekt tė rėndėsishėm...
    A u kujtohen proceset qė kryen ndėrmarrjet nė zbatim tė kėtij projekti?
    Patjetėr qė mė kujtohen, madje mbaj mend me hollėsi tė gjitha operacionet, tė cilat prodhuan detalet e kėsaj arme. Mjafton tė kem pėrpara njė automatik P-84, pėr tė pėrshkruar prodhuesin e elementėve pėrbėrės tė tij. Tė vijmė te konkretja. Trupi i P-84 u prodhua nė uzinėn e autotraktorėve nė Tiranė dhe nė Kombinatin e Poliēanit. Shuli u realizua nė uzinėn e Ēekinit nė Gramsh dhe nė atė tė instrumenteve “Petro Papi” nė Korēė. Karikatori nė Uzinėn e Artilerisė. Fisheku 9 m/m nė kombinatin e Poliēanit. Baruti nė uzinėn e Mjekėsit. Ndėrkaq, ndėrmarrje tė tjera tė sistemit tė industrisė mekanike, prodhuan detajet e tjera tė konstruksionit tė armės sė Xhevdetit. Nė kėtė sipėrmarrje u angazhua uzina “Partizani” e Tiranės, UEM-i i Durrėsit, UMB e Korēės, Uzina Mekanike e Beratit, ajo e Patosit, uzina “Tirana” etj. Shkurt, njė korpus i tėrė njerėzish e ndėrmarrjesh prodhuese. Dhe jo nė pak ditė, por pėr dy vjet me radhė deri sa nisi prodhimi nė seri...
    Cilat ishin vėshtirėsitė mė tė mėdha qė u pėrballuan gjatė kėtij projekti?
    I tėrė procesi pėr prodhimin e automatikut P-84 ishte njė sfidė e vėshtirė. Tė riprodhoje nė linjė teknologjike njė armė tė realizuar nė rrugė artizanale, duhej kapėrcyer njė barrierė e jashtėzakonshme. Prandaj u desh kohė pėr tė mbėrritur pas shumė peripecive te produkti i parė. Nė ecurinė e projektit hera-herės dilnin defekte tė papritura. Njė herė dilte me defekt karikatori, herėn tjetėr fisheku. Dorė pas dore u zgjidhėn defektet qė shfaqeshin nė konstruktin e shulit, nė atė tė tytės, te kapsolla etj. Mbaj mend p.sh., problemet me fishekun. Ndėrkohė qė kishim zgjidhur gati pėrfundimisht ēėshtjen e konstruktit tė automatikut, ishim duke dėshtuar me fishekun. Fillimisht operuam me fishekė austriakė. Me ta arma nuk paraqiste asnjė lloj shqetėsimi. Mė vonė zgjidhėm edhe prodhimin vendas tė fishekut parabolė 9 mm qė pėrdorte kjo lloj arme.
    Kur u zgjidh pėrfundimisht prodhimi i automatikut tė Xhevdet Mustafės?
    Aty nga fundi i vitit 1986 prodhimi u fut nė linjė teknologjike.
    Pėr kohėn ishte njė arritje e madhe, por u kalua pa bujė. Madje, gjithēka u rezervua top sekret. Mė shumė se njė produkt ushtarak, automatiku P-84 ishte menduar pėr t’i dhėnė impakte eksportit. Qėllimi ishte pėr t’u futur nė trafikun e fshehtė tė armatimit...
    A pati ndryshime automatiku P-84 qė u prodhua nga mjeshtrit shqiptarė nga ai i Xhevdet Mustafės?
    Pėr tė mbėrritur deri te produkti pėrfundimtar, dolėn mjaft skarcitete, kuptohet me njė kosto goxha tė lartė. Megjithatė kėmbėngulja ishte e jashtėzakonshme dhe mė nė fund mbėrritėm te suksesi, nxorėm nė dritė automatikun “Made in Albania”, sipas origjinalit dhe nė parametrat teknikė e fizikė. Problemi i fundit ishte eliminimi i zhurmės, tė cilėn mundėm ta realizojmė pas disa eksperimentimeve. Filluam pastaj nga prodhimi nė seri...
    Sa armė tė tilla u prodhuan?
    Nga sa mė kujtohet, deri nė fundin e viteve ‘80, u prodhuan rreth katėr mijė automatikė P-84. Objektivi i qeverisė komuniste synonte tė prodhoheshin mbi 20 mijė tė tilla nė vit. Gjithnjė me synim eksportin, i cili siē flitej nėn zė nė atė kohė ishte me shumė interes.
    vijon nesėr....


    Automatiku P-84, model “Mustafa”

    “Automatiku P-84” ishte pėrpjekje e specialistėve shqiptarė pėr tė prodhuar njė armė perėndimore pėr luftime tė afėrta dhe me precizon tepėr tė lartė (deri nė 100 metra). Gjatėsia e saj shkonte 80 cm dhe peshonte 3.8 kg bashkė me krehrin nė formė harku me 32 fishekė. Nuk bėnte pjesė nė familjen e markės “Tomson”, por i pėrkiste tipit “BREN” anglez, prodhuar nė SHBA. Ndryshe nga armėt e tjera, ky lloj automatiku mbante karikatorin nga krahu i majtė. Pėrdorte fishekė parabolė 9 mm. Ishte i thjeshtė nė konstruksion, pa silenciator, por shtinte pa zhurmė. Vėshtirėsitė mė tė mėdha qė u pėrballuan gjatė riprodhimit tė tij nė vendin tonė konsistuan nė qendėrzimin e tytės dhe saktėsinė e qitjes.


    Fishekėt USA, prodhim i Kombinatit tė Poliēanit

    Fishekėt 7.9 mm tė modelit USA, tė cilėt i pėrdorte automatiku i Xhevdet Mustafės, u futėn nė linjė nė repartet e kombinatit tė Poliēanit aty nga viti 1984 dhe nė harkun e dy vjetėve, thotė Skėnder Xhafa, u prodhuan rreth pesė milionė tė tillė tė parametrave normalė me tė gjitha cilėsitė balistike. I vetmi ndryshim nga fishekėt origjinalė qė iu kapėn Xhevdet Mustafės, shton ai, ishte numri i matrikullit 511/1 qė u vendos nė fund tė ēdo gėzhoje.

    Armėt “Made in Albania”

    Ka qenė njė uzinė e fshehtė qė prodhonte armė luftarake. Ruajtur nė kushte sekrete, vendosur diku nė periferinė e fshatit Ēekin tė Gramshit, pėr vite me radhė prodhoi arsenale tė shumta tė armatimeve “Made in Albania”. Tė parat kanė qenė pushkėt e modelit kinez tip 56 dhe ato ruse model 47, tė cilat u kopjuan dhe u riprodhuan nga mjeshtrit shqiptarė. Me largimin e kėtyre aleatėve, filloi njė proces i gjerė pėr pėrmirėsimin e armatimit tė mbetur. Kėshtu veē kopjeve shqiptare tė varianteve kineze e sovjetike, u prodhuan rishtas dhe disa variante tė pėrmirėsuara shqiptare tė quajtura ASH 78, ASH 79 dhe ASH 82. Janė kėto armėt qė specialistėt i klasifikuan si Automatik Model 56 me qytė metalike ose druri. Pėrmirėsimet e bėra nė kėto armė konsistuan nė zhvendosjen mė prapa tė shėnjestrės, realizimi i mbulesės sė kutisė sė tytės me palosje dhe pėrshtatjen e rregulluesit tė gazit pėr variantin e granatahedhėsit. Kėto lloj armėsh dallojnė nga tė tjerat nga vendosja e numrave serialė, ku numri i serisė pasohet nga viti i prodhimit p.sh., 081858-89 ku shifra 89 tregon vitin e prodhimit.


    Gazeta PANORAMA

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e PRI-LTN
    Anėtarėsuar
    12-06-2006
    Vendndodhja
    Vlorė
    Postime
    671

    Nėna e Xhevdetit, misioni i pamundur nė negociatat me tė birin nė rrethim

    Zhama, fshati nė afėrsi tė Lushnjės, buzė rrugės automobilistike, shėnoi skajin fundor tė aventurės sė Xhevdet Mustafės. I mbėrritur nga larg, njeriu qė do tė vriste Enver Hoxhėn, mbeti nė darėn e rrethimit tė forcave tė ndjekjes pikėrisht aty. Tė dorėzohej apo tė tentonte pėr mė tej! Koha nuk premtonte pėr zgjedhjen e duhur. Ēastet sa vinin e bėheshin kritike. Xhevdet Mustafa kapėrceu oborrin e shtėpisė mbi kodrinė dhe u fut brenda. Vuri pėrpara fėmijėt e saj me tytėn e automatikut dhe mbylli derėn. Pengjet mbeten shpresa e fundit pėr t'i shpėtuar sulmit tė atyre qė e ndiqnin. "U krijua njė situatė shumė e vėshtirė, rrėfen Hasan Leka, njė nga punonjėsit e sigurimit qė ndiqte aksionin nga afėr. Tė qėlloje, rrezikoheshin fėmijėt. Tė tėrhiqeshe, inkurajoje banditin pėr terror". Dilema nuk do tė zgjaste shumė. Pėr misionin e vėshtirė u shfaq opsioni i ndėrmjetėm. Negocimi nė distancė mbetej prova e fundit. "Nė kėtė moment, kujton Leka, unė me dy tė tjerė u urdhėruam pėr tė sjellė aty nėnėn dhe vėllain e Xhevdetit. Ata do t'i bėnin apel pėr t'u dorėzuar. U nisėm me shpejtėsi tė rrufeshme. Sa mbėrritėm nė Durrės, ku qėndronin tė izoluar, i morėm forcėrisht dhe i futėm nė makinėn e policisė pa iu treguar gjė. Dukeshin tė tronditur dhe hera-herės mundoheshin tė mėsonin ku i ēonim. Me tė do njiheshin kur tė afroheshim tek objekti. Njėri nga oficerėt e lartė tė Sigurimit, u shpjegoi se ēfarė do tė bėnin kur tė mbėrrinim te shtėpia e rrethuar. Nuk bėhej fjalė tė hezitonin. Heshtja nėnkuptonte miratimin e padiskutueshėm. Aty pėr aty hodha sytė nga nėna e Xhevdetit, e cila sa dėgjoi emrin e tė birit lėvizi instinktivisht nga vendi, duke hequr njė ngashėrim tė thellė. Pėrballė saj i biri rrinte i tulatur dhe pėrpiqej tė deshifronte diēka nga vėshtrimi i tė ėmės. Sakaq shefi filloi nga provat pėr thirrjet qė do bėnin para shtėpisė sė rrethuar. E para nisi nėna, duke pėrsėritur formulėn e diktuar. "Xhevdet, o bir, leri armėt e dil tė takohemi!". Pastaj i vėllai me njė tekst tė tillė. Disa herė kėshtu deri sa nė kabinėn e makinės ra heshtja, tė cilėn e thyente herė pas here zėri i altoparlantit tė radios qė mbante nė dorė shefi. Nė komunikimin e tij me eprorėt nė terren, vinin tė rejat mė tė fundit nga fronti i goditjes. Sipas tyre vazhdonte e njėjta situatė. Xhevdeti i palėkundur nė marrėzinė me pengjet e Sulajve. Tė palėkundur pėrballė tij, skalionet e ushtarakėve qė prisnin urdhrin pėr tė hapur zjarr. E reja qė vinte nga valėt e radios ishte afrimi i tankeve te qoshet e shtėpisė. Gjithsesi, gjendja mbetej e ngrirė. Pritej vetėm reagimi i Xhevdetit pas thirrjeve sė tė ėmės dhe vėllait. Ankthi sa vinte e shtohej. Zėrat nga altoparlanti i radios, tashmė e kishin tjetėrsuar pamjen e familjarėve tė Xhevdetit, qė filluan tė dridheshin e tė mblidhen nė gjunjė. Do vazhdonin kėshtu ēaste tė tėra, deri sa nga krahu tjetėr i receptorit tė radios tė dėgjohej mbyllja e aksionit. Shefi qė ishte nė krahė tė shoferit pyeti pėr tė saktėsuar lajmin. Po, iu pėrgjigj njėri nga eprorėt. Xhevdeti vrau veten! Sakaq nėna u drodh e tėra dhe nėpėr dhėmbė pėrsėriti disa herė emrin e tė birit. Djali qė kishte nė krahė e mbėshtolli pėr gjoksi, duke e ruajtur qė mos tė binte nė tokė..."
    Mė tej, Leka qė e pėrshkruan me detaje misionin e pamundur tė sė ėmės sė Mustafė pėr tė negociuar me tė birin nė rrethim, thotė se e kthyen makinėn nė rrugė dhe i nisėn nėnė e bir nė shtėpi. a. imaj


    Xhevdet Mustafa, historia e inkursionit tė dėshtuar pėr tė vrarė Enver Hoxhėn

    Zbarkimi dhe inkursioni i Xhevdet Mustafės nė brigjet shqiptare, me qėllim pėr tė vrarė Enver Hoxhėn, ėshtė krejt i ngjashėm me filmat aksion qė Hollivudi prodhon me shumicė.

    Ferdinand Dervishi & Afrim Imaj

    Kur njė skuadėr e mirėstėrvitur dhe mirarmatosur zbarkon nė njė ambient tė huaj pėr tė shkatėrruar njė celulė mafioze, apo pėr tė shpėtuar pengje. I tillė, i dhunshėm, me njė varg kufomash, por i pamundur, ka qenė edhe inkursioni i Xhevdet Mustafės mė 25 dhe 26 shtator 1982. Sipas ish-kryetarit tė Hetuesisė sė Tiranės nė atė kohė, Dilaver Bengasit, qė ka pėrfshirė historinė e Xhevdet Mustafės nė librin e tij "Enigmat e 2 korrikut '90", qėllimi i grupit qė zbarkoi nė brigjet shqiptare nė orėn e parė tė datės 25 shtator 1982, ishte tė vriste Enver Hoxhėn. Pėr tė realizuar kėtė objektiv tejet tė vėshtirė, grupi nėn drejtimin e Xhevdet Mustafės ishte stėrvitur pėr disa vite me radhė. Mėnyrat pėr tė goditur Enver Hoxhėn ishin llogaritur tė ishin krejt tė dhunshme dhe publike, me breshėri armėsh, pėr tė ēorientuar Sigurimin e Shtetit, duke krijuar nė kėtė mėnyrė mundėsi pėr t'u larguar. Bengasi ka pasur mundėsinė tė marrė personalisht nė pyetje Halit Barjamin, njė nga anėtarėt e grupit, i vetmi qė u kap i gjallė, i cili ishte njėkohėsisht edhe bashkėpunėtor i Sigurimit tė Shtetit.
    Zbarkimi i gabuar
    Sipas rrėfimit tė Halit Barjamit, grupi prej katėr vetash drejtohej nga Xhevdet Mustafa, 42-vjeēar nga Durrėsi, i larguar "arratisur" nga Shqipėria nė vitin 1964, i cili kishte probleme me drejtėsinė amerikane, pasi ishte nė listat e tė kėrkuarve tė akuzuar pėr krimin e trafikut tė drogės. Vetė Halit Barjami ishte arratisur nga Shqipėria nė vitin 1951. Kishte qenė oficer ushtrie dhe nė njė moment ishte pėrplasur pėr shkak tė detyrės me Rita Markon, njė nga drejtuesit mė tė lartė komunistė tė kohės. Gjithsesi vendimi pėr largimin nga Shqipėria vjen pas njė takimi me Mehmet Shehun, i cili nuk e mbėshtet pėr konfliktin me Rita Markon. Anėtar tjetėr i grupit ishte Sabaudin Haznedari, edhe ky i larguar "arratisur" nga Shqipėria mė 1951 sė bashku me Halit Barjamin. Pjesėtari i fundit i llogaritur tė futej bashkė me grupin nė Shqipėri ishte Fadil Kaceli, larguar nga Shqipėria mė 1948 dhe sistemuar nė Zelandėn e Re. Sipas hetuesit Bengasi, ideja apo detyra e marrė pėr tė vrarė Enver Hoxhėn ka lindur, apo ėshtė urdhėruar nė vitin 1975, kur tė gjithė pjesėtarėt e grupit ishin ftuar nė dasmėn e Leka Zogut, tė birit tė Ahmet Zogut.
    Sipas Bengasit, pėrgatitjet grupi i ka bėrė nė Itali, ku udhėzimet e fundit kanė dalė nga goja e Peter Pavliē, njė agjenti tė UDB-sė, maskuar nėn detyrėn e Sekretarit tė Tretė tė Ambasadės Jugosllave nė Itali. Pavliē, sipas rrėfimit tė Halit Barjamit, u kishte pėrsėritur pjesėtarėve tė grupit pėr herė tė fundit detyrėn e vetme: tė vrisnin me ēdo ēmim Enver Hoxhėn. Nė takimin e fundit Xhevdet Mustafa i kėrkon Pavliēit qė futja nė territorin shqiptar tė bėhej nga Ulqini, por "diplomati" refuzon duke argumentuar se incidentet eventuale mund tė komprometonin shtetin jugosllav. Kėshtu vendoset qė hyrja nė Shqipėri tė bėhej me skaf dhe pika e zbarkimit caktohet tė jetė nė afėrsi tė Shkėmbit tė Kavajės, pra nė hyrje tė Durrėsit. Por lėvizja finale e grupit, qė armatoset deri nė dhėmbė, nis me incidente tė pakėndshme. Fadil Kaceli, anėtari i katėrt i grupit, teksa hipte nė skafin qė drejtohej nga dy italianė, rrėzohet dhe goditet keqas nė shtyllėn kurrizore. Pėr rrjedhojė ai tėrhiqet nė sekondat e fundit. Por edhe nė momentin qė skafi u afrohet ujėrave shqiptare, ndodh njė tjetėr incident edhe mė me pasoja tė rėnda. Skafit i pret rrugėn njė anije luftarake shqiptare dhe dy italianėt ndryshojnė drejtim duke iu larguar nga pamja, por duke humbur njėkohėsisht edhe mundėsinė pėr tė bėrė zbarkimin nė afėrsi tė Shkėmbit tė Kavajės. Skafi takon brigjet nė afėrsi tė Divjakės, pranė kėnetės dhe tre anėtarėt e grupit pėr pak nuk ngecin nė baltė.
    Inkursioni i pėrgjakshėm
    Nė orėn 01:00 tė natės nė datėn 25 shtator 1982, Xhevdet Mustafa vuri kėmbėn nė tokėn shqiptare pas gati 20 vitesh i larguar. Ajo ishte jomikpritėse, kėnetė. Nė tė njėjtėn kohė forca tė ushtrisė, policisė dhe oficerė tė Sigurimit tė Shtetit kishin blinduar bregdetin e Durrėsit, nė pritje tė "bandės". Sigurimi i Shtetit edhe nė rastin e Xhevdet Mustafės e kishte kryer me sukses detyrėn e vet. Ishte nė dijeni tė tė gjitha lėvizjeve tė grupit, dinte qėllimin, kohėn dhe vendin e zbarkimit. Por Xhevdeti, ndėrkohė gjendej i bllokuar nė njė "tokė tė vdekur" nė Divjakė. Vetėm aty nga dreka ai ka vizitorėt e parė. Njė skaf me nė bord tri policė, njė nga tė cilėt ishte me rroba banje, i afrohet vendit ku ai me dy tė tjerėt fshiheshin. Xhevdeti u afrohet dhe u bėn shenjė qė tė shkojnė nė drejtim tė tij. Policėt binden, por me t'u afruar, papritur Xhevdeti nxjerr pistoletėn dhe qėllon ata dy qė ishin me uniformė. Si rezultat vritet zėvendės shefi i Policisė sė Lushnjės, Remzi Brixhi dhe polici tjetėr me uniformė. Ndėrkohė i treti, ai qė ishte me rroba banje, i lutet Xhevdetit tė mos e qėllojė, duke e gėnjyer se ishte vetėm njė copė peshkatar dhe jetim. Xhevdeti e kursen, por e detyron qė t'i rrėfejė rrugėn pėr nė drejtim tė Tiranės. "Peshkatari" qė quhej S. Biti, bindet. Nė kohėn qė ishin duke dalė nga brezi i pishave, me grupin kėmbehet njė kalimtar i veshur me rroba zbori. Quhej Vlash Pėrboti dhe Xhevdeti e vret, pasi ai nuk bindet tė ndalojė. Duke ecur arave dhe ruajtur nga kontaktet me banorėt, grupi arrin rrugėn nacionale Lushnjė - Durrės dhe fshihet tė kalojė natėn nė Qafėn e Sokolit, nė hyrjen jugore tė Rrogozhinės. Plani ishte qė nė drejtim tė Tiranės tė niseshin me tren. Por gjithēka hidhet nė erė, pasi grupi futet nė mėngjes nė stacionin e Rrogozhinės. Njė shitėse qė u shėrben byrekė Sabaudinit dhe Halitit dyshon nė veshjen e tyre dhe njofton njė polic. Ky u afrohet tė dyve dhe u kėrkon pasaportat. Haznedari i kėrkon qė tė shkojė te ēanta dhe t'i marrė duke u larguar, ndėrkohė qė Haliti i dorėzon pistoletėn policit dhe e paralajmėron se veē Sabaudinit, nė brendėsi tė stacionit tė trenit gjendej edhe njė i tretė, mė shumė i rrezikshėm. Me tė mbėrritur te ēanta Haznedari hap zjarr me njė automatik, por nė tė njėjtėn kohė qėllohet nga disa pushkatarė tė forcave vullnetare dhe mbetet i vrarė. Halit Barjami vetėdorėzohet, por Xhevdet Mustafa do tė vazhdonte aventurėn e pėrgjakshme, sipas stilit tė tij.
    Fėmijėt peng
    Me tė dėgjuar krismat, Xhevdet Mustafa del i vetėm nga stacioni i trenit dhe i hipėn njė furgoni "Zuk", shoferi i tė cilit kishte lėnė ēelėsin nė kuadėr. Mė tej ndalon tė marrė njė tjetėr makinė, njė autoveturė "Pabjeda", por shoferi fsheh ēelėsat. Kjo e ndėshkon me njė goditje tė pėrgjakshme me qytėn e pistoletės nė ballė. Nė tė njėjtin ēast Xhevdeti merr peng njė kamion, shoferit tė tė cilit i vė pistoletėn nė ballė dhe pak mė tej ndėrron mendje dhe ndalon njė tjetėr autoveturė, qė brenda kishte krushq qė shkonin tė merrnin nusen. E urdhėron shoferin tė shkojė nė drejtim tė Lushnjės, por ky pas pak minutash e devijon makinėn, duke u kthyer majtas nė qendėr tė fshatit Zhamė tė Lushnjės. Dikur ngadalėson shpejtėsinė dhe hidhet nga automjeti duke kėrkuar ndihmė nė zyrat e kooperativės. Xhevdeti e ndjek nga pas me armė nė dorė. Nė njė nga zyrat, njė plak me armė gjahu pėrgatitet ta qėllojė, por Xhevdeti e sheh nė kohė qė ia thyen armėn nė mes me njė tė shtėnė tė vetme. Pasi del nga zyra, ai futet nė shtėpinė e Mersin Sulės, e vetmja qė ishte nė atė faqe kodre. Shtėpia rrethohet nė pak minuta. Ndėrkohė i zoti i saj shfaqet nė derė dhe nė rrethana qė nuk dihen Xhevdeti e qėllon dhe e vret nė sy tė fėmijėve, tė cilėt llogarit t'i marrė pengje pėr tė ruajtur kokėn. Njė oficer ushtrie, Tomorr Zykaj, qė i afrohet shumė banesės qėllohet me njė tricikėl, vritet nga Mustafa me njė plumb tė vetėm nė kokė. Qė nė komunikimet e para Xhevdeti tregon pėr pengjet dhe rrethuesit nuk ndėrhyjnė. Nuk ndėrhyjnė edhe pėr faktin sepse nuk kishin urdhra tė qarta nga eprorėt. Pas rreth njė ore aty mbėrrijnė edhe ish-ministri i Brendshėm, Hekuran Isai dhe ai i Mbrojtjes, Kadri Hazbiu. Historia e pengmarrjes sė fėmijėve zgjat pėr gati 2 orė, deri nė momentin kur njė autoblind i ushtrisė godet dhe rrėzon cepin e shtėpisė. I vdekuri i fundit i asaj dite do tė ishte vetė Xhevdet Mustafa, i cili u gjet i shpuar nga plumbat nė brendėsi tė banesės. Kėshtu me shtatė tė vrarė, pesė nga tė cilėt policė e qytetarė dhe dy anėtarė tė "bandės", pėrfundoi tentativa e pėrgjakshme e Xhevdet Mustafės pėr tė eliminuar Enver Hoxhėn. Njė histori e gdhendur fortė nė memorien e shqiptarėve, edhe pėr faktin se u pėrdor pėr tė goditur e rrėzuar liderin komunist tė radhės, Kadri Hazbiun.


    Gazeta PANORAMA

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e PRI-LTN
    Anėtarėsuar
    12-06-2006
    Vendndodhja
    Vlorė
    Postime
    671

    Zhamė, ku fantazma e Mustafės vazhdon tė ndjekė nga pas banorėt

    • E konsumuar 26 vite mė parė me gjithė vrazhdėsinė e njė ngjarjeje nga ato qė mbartin nė bark njė varg kufomash tė pėrgjakura, historia e Xhevdet Mustafės vazhdon tė sjellė frikė nė fshatin Zhamė tė Lushnjės. Njė frikė qė tė pėrplaset nė fytyrė krejt papritmas, nė njė kohė kur gjithēka tė fiksohet nė mendje me pėrmasa tė largėta e tė konsumuara pėr shkak tė kohės sė rrjedhur.

    Nga tė dėrguarit tanė nė Lushnjė, Afrim Imaj, Ferdinand Dervishi

    Nė fakt, ngjarja mbase mė e bujshme e kėtij lloji e kohės sė komunizmit duket nuk ka aspak ndėrmend tė mbetet nė harresė. Kjo sepse, pas ndėrrimit tė sistemit, nė fshat, si tė mbirė nga nėntoka, kishin zbarkuar tė afėrm tė Xhevdet Mustafės, tė interesuar pėr t'i ngritur njeriut tė tyre njė pėrmendore, pikėrisht nė vendin ku ai u vra. Njė tentativė qė nė tė gjitha rastet kishte hasur nė kundėrshtinė e fisit tė Sulajve, tė cilėve ai u vrau njeriun e afėrt dhe terrorizoi familjen. Pėr mė tepėr, shtėpia e Mersin Sulės, edhe pse e ndėrtuar nga e para, kishte ende njė pllakė pėrkujtimore, ndėrsa pak metra mė tej ishte edhe ajo e njė oficeri ushtrie tė ekzekutuar po nga Mustafa. Koha e ndryshuar, qyshkur nė vitin 1990 ndėrroi kurs edhe regjimi komunist, kishte nisur me tentativa herė tė suksesshme e herė tė pamerituara pėr tė devijuar adresėn e meritave. Nė kėtė rrjedhė, tė afėrmit e Mustafės pretendonin qė t'i ngrinin atij njė pėrmendore, duke argumentuar se qėllimi pėr tė vrarė Enver Hoxhėn ishte krejt fisnik dhe synonte qė pas kėsaj tė sillte njė tjetėr fat pėr tė gjithė shqiptarėt. Ky pretendim do tė sillte njė gjendje tė nderė, madje ndjenja frike mes familjarėve, qė dikur i shėrbyen Mustafės si mburoja tė gjalla pėrpara forcave tė shumta qė e kishin rrethuar. Por gjithsesi, kjo ėshtė njė histori qė del me vonesė, pasi duket shtrėngohet nė njė numėr tė kufizuar njohėsish. Sepse, jashtė familjes Sula, nė fshat pothuaj askush nuk e di, pasi tė gjithė vazhdojnė tė jetojnė ende me njė zhvillim tė vetėm, me ngjarjen 26 vjet tė vjetėr.
    Kėndej erdhi Xhevdeti
    "Kėndej erdhi Xhevdeti, me njė veturė. Ndaloi te kandari i madh i magazinave tė grumbullimit, sepse pa pėrpara nė rrugė disa policė...", rrėfen Isuf Nuhu, njė 87-vjeēar me origjinė nga Ēamėria, banor nga mė tė vjetrit, madje themelues i fshatit Zhamė tė Lushnjės. Sipas rrėfimit tė plakut, asokohe ngjarja sikur tė kishte rėnė nga qielli, kishte shokuar gjithė fshatin mesditėn e 26 shtatorit 1982. "Me sa dėgjuam nė atė kohė, ata do tė ishin nisur me kohė pėr nė Tiranė nga stacioni i Rrogozhinės, sikur tė mos kishte ndryshuar orari i nisjes sė trenit. Sepse u ekspozuan shumė duke pritur. Orari ndryshonte gjithmonė nė kėtė periudhė tė vitit", hidhet nė bisedė Abdyl Hasani, pronari i njė minimarketi nė qendėr tė fshatit, qė gjendet nė afėrsi tė kandarit, vendit ku Xhevdeti zbriti nga makina. Pasi kishte vėnė kėmbėt mbi tokėn e fortė, njeriu i veshur me njė bluzė tė zezė dhe me njė pistoletė me silenciator nė dorė, ishte drejtuar duke rendur zyrave tė njė brigade frutikulture, qė gjendeshin mes vreshtave dhe me tė mbėrritur aty kishte hapur zjarr. Mė tej ishte larguar pėr t'u futur nė shtėpinė e Mersin Sulės, e vetme nė atė faqe kodre. Nė brendėsi kishin qenė vetėm fėmijėt, ndėrsa tė atin e tyre Xhevdeti e kishte vrarė teksa tentonte tė hynte. Madje, kufoma e tij ishte dergjur pėr disa orė nė fillim tė shkallėve. Rrethimi ndėrkohė ishte vendosur. Banorėt, kush me armė e kush vetėm, pėr kuriozitet i ishin afruar shtėpisė, aq sa i kishin lejuar forcat e ushtrisė dhe tė policisė. Tė njėjtėt janė bėrė dėshmitarė tė negociatave pėr tė liruar fėmijėt, tė incidenteve dhe tė pranisė sė ish-ministrave Kadri Hazbiu dhe Hekuran Isai...
    Nga i pari tek i fundit, banorėt e Zhamės rrėfejnė sipas njohurisė sė tyre copėza tė aksionit tė ngjarjes. Kėshtu deri kur trokasim nė shtėpinė e ngritur mbi rrėnojat e asaj ku ndodhi ngjarja. Skėnder Sula, njė ish-polic dhe njėkohėsisht nipi i tė zotit tė vrarė tė shtėpisė, vihet nė siklet kur pyetet pėr ngjarjen. Madje, me kalimin e momenteve bėhet edhe mė i pakuptueshėm. Pretendon se gazetarėt nuk kanė tė drejtė tė shkruajnė mė pėr kėtė ngjarje, se nė disa raste i ka kthyer ata mbrapsht, se plagėt nuk duhet tė hapen, se familjarėt nuk dėshirojnė tė bėhen publikė, pasi kanė hallet e tyre e tė tjera tė ngjashme. Shkurt nuk hap rrugė, madje nuk lejon shkrepjen e aparateve fotografikė. Pėrfundimisht kthen kurrizin pa tentuar as tokjen e duarve.
    Plaga e hapur
    "Ka tė drejtė Skėnderi. E kanė pasur kėto kohė njė hall tė madh ata...". Njė burrė rreth tė gjashtėdhjetave, qė ndeshėm nė dalje tė Zhamės, na mbajti pėr njė ēast frymėn. Njeriu qė tha se quhej Llaqi Petro, na shpjegoi se dikur kishte qenė polici i zonės dhe se ende vazhdonte tė kishte lidhje me njerėzit e saj dhe, pėr rrjedhojė, edhe me historitė e tyre. Me tė mėsuar pėr qėllimin e vizitės, ai u fut menjėherė nė temė dhe filloi tė fliste me njė siguri tė plotė pėr zhgėnjimin tonė pranė shtėpisė, ku 26 vite mė parė Xhevdet Mustafa shkroi aktin e fundit tė aventurės sė tij. "Janė plagė tė vjetra, tė cilave u janė shtuar tė reja miqtė e mi, prandaj nuk u kanė pritur mirė", vazhdoi ish-polici duke na bėrė edhe mė tepėr kuriozė.
    "-Por ai njeriu, Skėnderi, ishte shumė i ftohtė. Tė paktėn tė ishte treguar i sinqertė..."
    "-Ka tė drejtė. Ka tė drejtė, se u kanė rėnė boll nė qafė. E vėrteta ėshtė se tė afėrmit e familjes qė Xhevdeti mori peng, aty rreth vitit 1994, ndoshta edhe mė pas kanė pasur probleme me njerėzit e Xhevdet Mustafės. Donin tė ngrinin njė pėrmendore...".
    Pasi ka peshkuar njė kuriozitet maksimal, Llaqi Petrua nuk nxitohet. E merr shtruar shpjegimin. Sipas tij, menjėherė pas pėrmbysjes sė komunizmit, edhe pėr historinė e Xhevdet Mustafės kishin nisur tė frynin erėra tė tjera. Kėshtu qė nėse deri nė kėtė kohė shumėkush ishte vėnė nė garė tė merrte meritėn e ekzekutimit tė drejtpėrdrejtė tė Xhevdet Mustafės, ishte radha qė familjarėt e kėtij tė fundit tė pretendonin pėr lavdi. Pasi, sipas tyre, Xhevdeti sakrifikoi jetėn e vet pėr qėllimin fisnik tė eliminimit tė Enver Hoxhės, njė diktatori qė ishte shkaktar i vuajtjeve tė njė populli tė tėrė. Por pėrpara se tė afėrm tė Xhevdet Mustafės tė trokisnin nė portėn e shtėpisė ku ai ishte vrarė, nė fshat kishin ndodhur edhe disa incidente tė vogla. Duket sjellja me shenjat pėrkujtimore tė kohės sė komunizmit e kishin trazuar njeriun qė dikur kishte bėrė kryepolicin. "Nė fillim u prish lapidari i Shkurte Pal Vatės nė Dushk, nė vazhdim ai i Brigadės 23 Sulmuese, mė vonė memoriali i Tomorr Zylos, atij oficerit tė ushtrisė qė vrau Xhevdet Mustafa nė Zhamė", rrėfen ish-polici.
    "-Po ofensiva mbi pėrmendoret e komunizmit ka ndodhur kudo. Ishte si njė lloj fushate, menjėherė pas rrėzimit tė monumentit tė Enverit".
    "-Ka ndodhur, po jo si nė Zhamė. Ky fshat nuk ka qenė si gjithė tė tjerėt".
    Sakaq Llazi Petrua vijoi me atė qė e quante shkėndijėn e njė zjarri tė padukshėm. Gjithēka pėr tė kishte nisur kur njerėz tė panjohur kishin prishur pėrmendoren e vrasjes po nga Xhevdet Mustafa tė Mersin Sulės, qė gjendej te porta e shtėpisė sė tij. Sipas ish-policit, vetėpėrmbajtja e familjarėve me idenė pėr ta ribėrė pėrsėri, do ta qetėsonte vetėm pėr pak ditė situatėn. Po ata qė kishin vėnė dorė te memoriali i Mersinit, nuk mjaftohen me kaq. Llazi Petro rrėfen se aty nga viti 1994, nė fshat u shfaq njė grumbull njerėzish tė ardhur nga larg. "Thanė se ishin miqtė e Xhevdet Mustafės dhe se do tė bėnin pėrmendoren e tij pikėrisht nė vendin ku ai ishte vrarė nė vitin 1982. "Madje, duke kėrkuar njėherazi veē vendvendosjes sė pėrmendores sė Mersinit, edhe vendin e shtėpisė ku u bė beteja e fundit", kujton Llazi Petrua. Ka mjaftuar kaq, sipas tij, pėr t'i vėnė Sulajt nė pozita tė vėshtira. "Gjithsesi ėshtė njė histori qė e dinė njė numėr i pakėt njerėzish. Sulajt qėndruan tė fortė pėrballė kėtyre kėrkesave dhe u duk sikur ideja e tė afėrmve tė Mustafės u rrėzua. Tė paktėn kėtė ka treguar koha. Gjithsesi kjo ngjarje ka bėrė qė Sulajt tė jenė tepėr tė kujdesshėm, madje ekstremisht tė vėshtirė pėrballė kujtimit tė kėsaj ngjarjeje. Prandaj edhe ju kanė pritur ftohtė", pėrfundon ish-polici i zonės.

    “Ishin dy ministra pėrballė Xhevdet Mustafės”

    "I pari mbėrriti Kadri Hazbiu, pastaj Hekuran Isai. U vendosėn 20 metra pėrballė shtėpisė ku ishte Xhevdet Mustafa. Hekurani i rrethuar me policė mori megafonin dhe filloi t'i bėjė thirrje pėr t'u dorėzuar. Kadriu urdhėroi komandantin e tankeve pėr t'iu afruar shtėpisė. Ata tė dy vetėm ishin urdhėrdhėnėsit nė atė amfiteatėr luftimi. Por edhe midis tyre ndjehej njėlloj ngėrēi. Hekurani herė pas here preferonte t'i rrinte nė distancė Kadriut dhe linte tė kuptonin pėr vartėsit e tij se duhej parė me rezervė ēdo komandė e tij. Kėshtu vazhduan gati dy orė nė tension e ankth. Ndodhi njė moment kur Kadriu qortoi nismėn e Hekuranit pėr tė hapur zjarr nė drejtim tė shtėpisė. I dyzuar pėr tė njėjtin urdhėr ish-ministri i Brendshėm, u kthye me mospėrfillje nga Kadriu si pėr t'i thėnė se ēfarė duhej bėrė. Aty pėr aty ministri i Mbrojtjes, i cili i kishte ditėt e fundit nė detyrė, urdhėroi pėr tė sjellė pėrballė Mustafės familjarėt e tij qė ishin nė Durrės. Ishte njė ide e mirė qė ēliroi disi ankthin e atyre ēasteve. Sidoqoftė, Xhevdeti e humbi njė moment durimin dhe ia futi vetes...".
    Ėshtė ky rrėfimi i Lulėzim Hitajt, radistit personal tė Kadri Hazbiut, qė thotė se edhe ai atė ditė ka bėrė detyrėn e fundit nė shėrbim tė tij.

    Nesėr do tė lexoni

    Personazh. Rrėfimi i Muharrem Berberit, banorit tė fshatit Zhamė, qė me njė pistoletė nė duar u ngjit nė ēatinė e shtėpisė ku Xhevdet Mustafa mbante fėmijėt peng. Si hapi njė vrimė nė tavan duke parė tė gjitha lėvizjet e Mustafės, si i shpėtoi plumbave nė drejtim tė tij, pse nuk u kundėrpėrgjigj dhe dialogu i tė rrethuarit me Kadri Hazbiun.


    Gazeta PANORAMA

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    “Haznedari tha se kishin ardhur tė merrnin hak pėr vrasjen e Mehmet Shehut”

    Nga i dėrguari ynė nė Divjakė, Ferdinand Dervishi

    Nė pjesėn e parė tė dėshmisė sė Sokrat Bitit, ish-policit tė plazhit tė Divjakės, qė mė 25 dhe 26 shtator 1982 u mor dhe mbajt peng pėr rreth 20 orė nga Xhevdet Mustafa, tė botuar nė numrin e djeshėm tė “Panorama”, u pėrshkrua teknikisht itinerari i grupit tė armatosur qė zbarkoi nė Shqipėri me qėllim qė tė vriste Enver Hoxhėn. Sokrat Biti, nė rrėfimin e parė tė tij pėr mediat, shpjegoi se si ishte pėrballur me grupin e armatosur nė plazh, diku pranė ndėrmarrjes sė peshkimit, se si Xhevdeti kishte vrarė tre policėt me tė cilėt ai ishte dhe se si ai vetė kishte shpėtuar vetėm sepse ishte i veshur me rroba banje. Mė tej, nė rrėfimin e tij, Biti shpjegoi se si ata e morėn me vete peng, pėr ta pėrdorur edhe si udhėrrėfyes, duke pėrshkruar udhėtimin nė kėmbė deri nė Rrogozhinė, njė pėrshkrim qė bėhet pėr herė tė parė nga njė kėndvėshtrim i tillė, pra i rrėfyer nga njė njeri qė ishte pranė veprimeve tė grupit nė terren. Sipas rrėfimit tė ish-policit, pasi mbėrrijnė nė stacionin e trenit, grupi ndahet. Xhevdeti dhe pengu mbeten te disa bunkerė qė gjendeshin nė hyrje tė stacionit, ndėrsa Sabaudin Haznedari dhe Halit Barjami futen nė stacion me qėllim qė tė studionin situatėn, por edhe pėr tė blerė diēka pėr tė ngrėnė.

    (vijon nga numri i djeshėm)

    ...”Diēka folėn mes tyre dhe pashė dy tė tjerėt, Sabaudinin dhe Halit Bajramin tė nisen me pamje tė shpenguar drejt hyrjes sė stacionit tė trenit duke marrė me vete vetėm pistoletat, qė i fshehėn nėn rroba. Ndėrsa Xhevdeti nuk lėvizi nga vendi. Kuptohet qė unė mbeta pranė tij, sepse ende i kishim duart tė lidhura me tel. Kishte njė pamje tė shqetėsuar dhe kujtoj se si shoqėronte me sy tė gjithė personat qė futeshin nė stacion, sidomos ata qė i ngjanin ose qė vėrtet ishin policė. Kaluan pak minuta, kur pamė Sabaudinin tė dilte me vrik nga dera kryesore e stacionit dhe tė drejtohej aty ku po rrinim ne. Nė kėtė kohė u dėgjuan edhe tė shtėna”, rrėfen Sokrati me sytė tė ngulur nė njė pikė. I njėjti shpjegon se, sipas rrėfimeve tė ndryshme, nė stacion Sabaudini dhe Haliti kishin rėnė nė sy tė njė shitėseje byrekėsh, pasi i kishin lėnė 50 lekė bakshish. Menjėherė shitėsja kishte lajmėruar policin e stacionit, duke i shpjeguar se si dy tė dyshimtė, qė flisnin njė shqipe tė rėndė, i kishin lėnė bakshish shumė tė madh, se ata ishin tė veshur me rroba tė prodhimit tė huaj etj. Polici u ishte afruar tė dyve duke u kėrkuar pasaportat, ndėrkohė Haznedari ishte larguar duke shpjeguar se duhet tė shkonte jashtė, qė t’i merrte letėrnjoftimet tek ēanta. Por sapo Sabaudini kthen krahėt, tjetri, Halit Barjami, i dorėzohet tė njėjtit polic duke i dhėnė edhe pistoletėn. Njėkohėsisht ai i sqaron njeriut me uniformė se ėshtė edhe njė i tretė, qė gjendet jashtė, se pikėrisht ky i treti ėshtė shumė i rrezikshėm dhe se ata janė vrasės. Duket nė kėtė kohė polici u bėn me shenjė disa pushkatarėve tė forcave vullnetare, qė gjendeshin gati, tė cilėt sikur tė mbinin nga nėntoka, menjėherė hapin zjarr nė drejtim tė Haznedarit qė largohej.
    “Kur pa Sabaudinin tė dilte nga dera kryesore e stacionit dhe tė vinte vrapuar nė drejtimin tonė, shoqėruar nga krismat, Xhevdeti nuk e priti, por mė mori me vete, pothuaj duke mė tėrhequr zvarrė, dhe kaluam shinat pėr t’u futur nė stacion nga pas tij. Aty ai mė zgjidhi. Pėr njė ēast e mendova veten tė vdekur. Ndėrkohė krismat u shtuan. Duket Sabaudini arriti te bunkerėt dhe u kundėrpėrgjigj me breshėri automatiku. Aty atė e kapi njė plumb nė kokė pa i dhėnė mundėsinė qė tė merrte me vete ndonjė tė pafajshėm tjetėr. Kujtoj se pas kėsaj ata pushkatarėt janė mburrur shumė dhe kanė kėrkuar meritat e vrasjes. Madje, mburreshin se ishin snajper shumė tė zotė. Nė tė njėjtėn kohė nė stacion kishte mbėrritur njė tren qė mė duket se shkonte nga Tirana pėr nė Pogradec. Xhevdeti u fut mes pasagjerėve tė shumtė qė zbrisnin dhe pėr njė ēast e kuptova se nė duar mė kishte ardhur rasti i artė qė tė largohesha”, flet me njė qartėsi tė habitshme kujtimesh Sokrat Biti. Dhe vėrtet qė nga ky moment ai nuk do ta shihte mė tė gjallė Xhevdet Mustafėn. Shfrytėzon rastin kur ky, i hutuar, futet i pari nė derė pėr tė dalė nga stacioni dhe kthen kurrizin pėr t’u larguar me shpejtėsi nė drejtim tė kundėrt. Prania e pasagjerėve tė shumtė e ndihmon qė tė ketė mendjen tė mbledhur pėr kėtė veprim tė guximshėm, pasi duke rendur disa herė kishte parafytyruar t’i nguleshin nė shpinė plumbat e pistoletės sė Xhevdet Mustafės.

    “Erdhėm tė marrim hak pėr Mehmetin”

    Nė vazhdim, pasi Xhevdet Mustafa ishte larguar nė drejtim tė Lushnjės duke marrė me forcė njė makinė, Sokrat Biti kishte mundur pas gati 20 orėsh tė merrte frymė lirshėm. Shpjegon se si shumė shpejt kishte komunikuar me kolegėt e policisė duke u treguar se si e kishin marrė peng, se si njė farė Rexhep Kolli, mbase i Sigurimit tė Shtetit, e kishte marrė nė makinė dhe bashkė ishin drejtuar andej nga Xhevdeti nė pėrpjekje pėr t’u larguar, derdhi sėrish gjakun e tė pafajshmėve. Kujton se si i rrėfeu Kollit dhe tė tjerėve se ai mė i riu dhe mė i bėshmi, qė e kishte mbajtur peng, kishte vrarė nė sy tė tij zv/shefin e Policisė sė Lushnjės, Remzi Brixhin, si dhe policin e pyjores, Vlash Pėrboti. Dikur, nė makinėn e tyre kishte mbėrritur njė informacion se Xhevdeti ishte larguar nė drejtim tė Elbasanit. Ishin drejtuar andej, por shpejt ishin kthyer. Xhevdeti ishte ngujuar nė njė shtėpi nė Zhamė tė Lushnjės, i mbėrritur aty pasi kishte ndėrruar disa makina tė marra forcėrisht nėn kėrcėnimin e tytės sė pistoletės. Orėt e rrethimit tė Mustafės kishin kaluar pa ndonjė emocion tė veēantė pėr Sokrat Bitin. Ishte koha kur ai kishte ndier njė ēlirim tė madh emocional. Fundja ia kishte dalė mbanė tė mbijetonte. Kurse fati i njeriut qė e mbajti peng tashmė ishte i pėrcaktuar. Dikur krismat reshtėn dhe Sokrati, pa ndonjė interes tė veēantė, pa kufomėn e njeriut qė e kishte mbajtur peng. Ishte e pėrgjakur, pa jetė, pa mundėsi pėr tė bėrė keq mė tej. Ajo ditė ishte mbyllur me kujdesin pėr kufomat e tjera. Sokrati ishte nisur sėrish pėr nė Karavasta, ku kufomat tashmė ishin gjetur. Aty ai mėson se Xhevdeti kishte vrarė edhe dy kolegėt e tjerė tė tij, Ėngjėllin dhe Sazanin, njė e vėrtetė qė i ishte sjellė disa herė nė mendje prej faktit, se kur e pa pėr herė tė parė Xhevdet Mustafėn dhe dy tė tjerėt, ata po vinin pikėrisht nga drejtimi ku rreth 30 minuta mė parė ishin larguar dy kolegėt e tij.
    Kur mes gjithė asaj qė kishte rrjedhur, Sokrati kujtohet tė shkojė e tė rehatohet nė shtėpi, kupton se e keqja kishte hapur derėn kanatash. Sepse ata tė Sigurimit tė Shtetit dhe mė tej hetuesia e thėrrasin pėr ta marrė nė pyetje. Bindet, thotė tė gjithė tė vėrtetėn, por mbetet me gojėn hapur dhe pėr pak i bie tė fikėt, kur i thonė se ai kishte shpėrdoruar detyrėn, se duhet t’i ishte hedhur nė fyt Xhevdet Mustafės e tė tjera tė ngjashme.
    “-Pėrse atė ditė nuk ishe nė plazh, te vendi i zakonshėm i punės, por te peshkimi?”.
    “-Sepse te peshkimi shkuam me urdhėr tė zv/shefit, Remzi Brixhit”.
    “-Po pėrse ishe pa uniformė atė ditė?”.
    “-Sepse atė unė e heq gjithmonė kur punoj me varkėn. Ndryshe do tė lagej kur fusja e nxirrja barkėn nė det”.
    “-Pėrse nuk shkove edhe ti me Ėngjėllin e Sazanin pėr tė vėzhguar bregdetin?”.
    “-Sepse s’doja tė ikja bregut. Ndalėm aty dhe hodhėm njė grep...”.
    Sokrati e ka vrarė shumė mendjen se pėrse ia bėnin kėto pyetje tė pakuptimta. Gjithsesi nuk e mėsoi menjėherė. Duket ishte dyshuar se ai, si banor qė e njihte mirė zonėn, kishte pasur lidhje me grupin e Xhevdet Mustafės. Ishte dyshuar gjithashtu edhe pėr faktin se pėrse vetėm atė e kishin lėnė tė gjallė. Por duket e vėrteta i kishte rrėnjėt edhe mė tė thella se kaq. Pasi nė kėtė rast, qė tė shpėtonte nga thonjtė e Sigurimit tė Shtetit, atė vetė nuk e kishin ndihmuar as miqtė e fuqishėm tė familjes, kreun e tė cilėve e zinte Kadri Hazbiu. Ai vetė, Kadriu, menjėherė pas kėsaj ngjarjeje u pėrfshi nė telashe qė i hėngrėn kokėn. Jo vetėm njėherė i ishte shkarkuar nė mendje me dhimbje Sokrat Bitit mendimi se mos nė kuadėr tė hetimit, do tė merrej nė shqyrtim edhe historia e lidhjes sė tij familjare me Kadri Hazbiun dhe mė tej lidhja hipotetike e tė dyve me grupin e Xhevdet Mustafės. Tė paktėn pyetjet qė i kishin bėrė ata tė Sigurimit tė Shtetit e kishin detyruar tė bėnte tė tilla lidhje logjike. Lidhje qė gjithsesi ishte dashur shumė kohė e rrjedhur qė t’i qartėsoheshin mirė nė kokė. Ishte koha kur gjithēka duhet tė vlerėsohej mirė, pasi tė bėheshe pjesė e njė komploti qė mbėrrinte nė kupolėn e shtetit nuk ishte aspak e pamundur dhe tė ishte njė njeri pa pozitė, njė polic i thjeshtė plazhi, kjo ishte baraz me humbje tė garantuar. Tre njerėzit qė e morėn peng kishin ardhur tė vrisnin Enver Hoxhėn dhe kjo nuk ishte pak. Duke vrarė mendjen nė kėtė drejtim Sokrati ishte kujtuar se tė paktėn nė njė rast Sabaudin Haznedari i ishte sulur duke e kėrcėnuar dhe duke i thėnė tekstualisht: “Kemi ardhur tė hakmerremi pėr Mehmet Shehun, qė ju qenėr e vratė, edhe pse ju mbante gjallė me bukė”. Njė frazė qė nė momentin kur u tha, ish-policit tė plazhit i ishte dukur e pakuptimtė, por qė mė pas e kishte rivlerėsuar.
    Tetė vjet burg
    Problemet, menjėherė pas arrestimit, ishin shkarkuar edhe nė familje. “Tim atė e futėn nė dhe’ tė gjallė nė fshat para se unė tė dilja nė gjyq. E hoqėn edhe nga puna. Kujtonin se unė isha bashkėpunėtor”, rrėfen Sokrati pėr vėshtirėsitė e familjes sė tij pas ngjarjes. Nga tmerri pa fund kishin shpėtuar vetėm pasi ai ishte akuzuar dhe dėnuar vetėm pėr shpėrdorim detyre. Edhe pse gjykatėsi kishte akorduar 8 vite heqje lirie, pėrfundimisht kjo pėr opinionin vėrtetonte se Sokrat Biti nuk ishte njė armik. Menjėherė mė pas i ati kishte rifituar vendin e punės, te peshkimi, njė zhvillim qė i jepte mundėsinė tė shkonte nė Tiranė, me ndonjė peshk tė zgjedhur nė ēantė, pėr tė kontaktuar miqtė e vjetėr apo tė rinj dhe pėr tė kėrkuar zbutje tė dėnimit tė tė birit. Gjithsesi dėnimi pėrfundimtar pėr shpėrdorim detyre i Sokratit mbetet 8 vite heqje lirie. Dhe nuk ishte i vetmi i ndėshkuar. Sė bashku me tė, nėn tė njėjtėn akuzė absurde, tė shpėrdorimit tė detyrės, pėrfundon nė burg edhe Halit Bajrami, i infiltruar i Sigurimit tė Shtetit nė kėtė grup, Kapllan Shehu, kryetari i Degės sė Punėve tė Brendshme nė Lushnje, si dhe shefi i policisė, Fane Xhuveli, tė cilėt pėr fat tė keq nuk u gjendėn nė detyrė ditėn e ngjarjes. Pėr pasojė, nė mungesė edhe tė zv/shefit, Remzi Brixhi, qė u vra nga Xhevdet Mustafa, e gjithė puna dhe organizimi i kishte rėnė mbi shpatulla oficerit dezhurn tė policisė sė Lushnjes, Isuf Hoxha. “Kujtoj se Lenka Ēuko, ish-anėtarja e Byrosė Politike nga Lushnja, i dėrrmoi krejt me akuza kėta dy drejtues tė policisė, Kapllanin dhe Fanen. Kapllani pėr fatin e tij tė keq ishte kunat i Kadri Hazbiut. Ishte njė presion i fortė qė reflektohej shumė nga populli”, rrėfen Sokrati.
    Gjithsesi fati e sjell qė pas 3 vitesh, 3 muajsh dhe 13 ditėsh ish-polici i plazhit tė Divjakės, qė u mor peng nga Xhevdet Mustafa, tė fitojė lirinė. Me njė histori tė madhe mbi shpatulla, pėr shkak tė sė cilės pagoi shtrenjtė, Sokrati nis punė nė ndėrmarrjen e peshkimit, mė saktė i ati i lė vendin pasi del nė pension. Fati e sjell qė menjėherė pas ndėrrimit tė sistemeve, ai tė ishte aq i zgjuar sa tė ndėrtonte njė lokal nė Divjakė, nė qendėr, qė duket se gėzon klientelė tė mirė. Nė tė njėjtėn kohė ai shkon tė punojė pėr 4 vite si emigrant nė Itali, pikėrisht atje nga ku u nisėn nė drejtim tė Shqipėrisė sė izoluar tre njerėzit e armatosur qė e mbajtėn pėr 20 orė peng, duke shkaktuar njė kasaphanė me 6 tė vrarė, tre nga tė cilėt policė dhe njė oficer ushtrie. Por Sokrati nė Itali shkoi pėr tė punuar, sigurisht. “Sot ju mbase nuk mund ta konceptoni. Por atėherė ishte njė ngjarje e frikshme. Tashmė, qė gjykoj ftohtė, opinioni im pėr ata tė tre ėshtė se ishin krejt tė ēorientuar dhe tė papėrgatitur pėr atė qė kishin marrė pėrsipėr tė bėnin. Kishin me vete pasaporta malazeze dhe kuptohet se nė rastin mė tė parė do bėheshin tė dyshimtė. Nga ana tjetėr atyre nuk u punoi mendja tė pėrdornin uniformat e policėve qė vranė. Tė veshur me uniforma tė tilla, ata kishin pėr tė shkuar pėr dy orė nė Tiranė. Ndėrsa Xhevdeti nuk m’u duk aspak inteligjent. Mė ndryshe ai Haznedari, qė ishte i egėr dhe shumė i ndėrsyer kundėr regjimit. Ndėrsa Halit Bajrami nuk fliste fare”, shton Sokrati nė fund tė rrėfimit.
    Por nuk ka mbaruar. Teksa bisedės i vjen fundi ai ngutet tė shtojė edhe diēka qė duket e ka bėrė tė vuajė pėrbrenda pėr njė kohė tė gjatė. “Unė kurrė si kam pasur askujt ndonjė borxh. Mė ka ardhur shumė keq pėr ata djem qė u vranė, por nuk kisha asnjė mundėsi qė t’i ndihmoja. Ishin nė lule tė moshės. Pėr fat tė mirė askush nuk u vra pėr shkakun tim se do mė mbetej peng dhe kjo mė bėn nė njė farė mėnyre tė ndihem i qetė shpirtėrisht”, pėrfundon rrėfimin tė shoqėruar me njė lėvizje nga lart-poshtė tė dorės, ish-polici i plazhit tė Divjakės.


    Xhevdet Mustafa pranė Garibaldit e Gorkit nė librin e Staten Island

    Duket nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės historia e inkursionit tė guximshėm, por tė dėshtuar tė Xhevdet Mustafės drejt Shqipėrisė sė betonuar komuniste me qėllim pėr tė vrarė Enver Hoxhėn, nuk ka kaluar pa u vlerėsuar. Dhe kjo pavarėsisht faktit tė biografisė sė tij. Kėshtu, nė njė libėr tė autorit Thomas Matteo, botuar kohėt e fundit pėr historinė e Staten Island, qė ėshtė lagje e Nju Jorkut, emri i Xhevdet Mustafės gjendet pranė atij tė shkrimtarit tė njohur ruso-sovjetik Maksim Gorki, politikanit dhe udhėheqėsit tė mirėnjohur italian, Xhuzepe Garibaldit, por edhe pranė emrit tė Don Antonio de Santa Anna-s, lider politik meksikan, qė u zgjodh 11 herė si president i kėtij vendi. Qė tė gjithė kėta personazhe tė veēantė, sipas hartuesit tė librit, e kanė pėrdorur lagjen Staten Island pėr t’i shpėtuar persekutimit, ose mė shkurt, pėr t’u fshehur. Nė historinė e sė njėjtės lagje, pranė atij tė Mustafės, por pėr tė tjera vlera janė edhe emrat e sipėrmarrėsve tė fuqishėm si Cornelius Vanderbilt, Donald Trump, Charles Goodyear dhe Daniel Tompkins. Po kėshtu fare pranė emrit tė shqiptarit, gjenden edhe emrat e shkrimtarėve tė famshėm, Henry Wadsworth Longfellow, Henry David Thoreau dhe Ralph Waldo Emerson, tė cilėt nė periudha tė ndryshme kohore kanė jetuar nė Staten Island.

    Panorama
    30/08/2008
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 01-12-2009 mė 12:23

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francė
    Postime
    5,632
    “Unė, polici i plazhit 20 orė peng, nė duar tė Xhevdet Mustafės”

    Nga i dėrguari ynė nė Divjakė, Ferdinand Dervishi

    Deri nė ditėn kur nė Divjakė zbarkoi grupi i Xhevdet Mustafės, polici i plazhit, Sokrat Biti, kishte kaluar njė jetė tė qetė. Madje tė kėndshme, krahasuar me atė tė bashkėmoshatarėve tė tjerė, tė cilėve u binte bretku arave tė kooperativės bujqėsore. I ati, njė peshkatar i vjetėr, ia kishte dalė mbanė, pėr shkak tė profesionit, tė kishte miq tė fortė, madje kreun e listės e zinte dora vetė Kadri Hazbiu, njeri i besuar i pushtetit dhe ministėr me potencė nė atė kohė. Pėr kėto arsye e kishte pasur tė lehtė tė futej nė radhėt e policisė, edhe pse pa arsimin e lartė pėrkatės. Kėshtu qė, pėr Sokrat Bitin 25-vjeēar, edhe dita e zezė e 25 shtatorit tė vitit 1982, kishte nisur me pamje tė mbarė, si gjithė tė tjerat. Xhiro nė det me skaf pėr tė surveijuar plazhistėt tamam nė rolin e njė baywatch-i dhe mė tej nė dispozicion tė zv/shefit tė policisė sė Lushnjės, Remzi Brixhit, tė cilit i ishte futur keqas krimbi i peshkimit. “Atė ditė nė barkė ishim katėr vetė. Nga tė cilėt Xhevdet Mustafa vrau tre. Shkruajnė qorrazi nėpėr gazeta, kur thonė se nė plazh, nė Divjakė, janė vrarė vetėm dy policė”, nis rrėfimin krejt i preokupuar pėr ēdo fjalė e frazė qė artikulon Sokrat Biti. Tashmė pronar i njė lokali tė mbarė nė mes tė Divjakės, Sokrati rrezaton sėrish pamjen e njė njeriu me fat. Por pėrgjatė qetėsisė sė mėnyrės sė rrėfimit lexohen edhe pasojat e njė jete krejt tė vėshtirė, tė ndryshuar, madje tė pėrmbysur me rrapėllimė, menjėherė pas kėsaj ngjarjeje tė pazakontė, qė e pėrfshiu nė vorbullėn e vet me shumė gjak tė derdhur. Pasi pak kohė pas saj, krejt papritur, strukturat e drejtėsisė sė atėhershme, e akuzuan pėr shpėrdorim tė detyrės dhe mė tej e arrestuan e dėnuan me 8 vjet heqje lirie. Njė situatė e vėshtirė dhe e frikshme, ku nuk mundėn tė futeshin e tė ndėrhynin as miqtė e fuqishėm tė familjes. “Mė akuzonin se unė nuk e kisha bėrė mirė detyrėn ndaj Atdheut, pasi nuk i isha hedhur nė fyt Xhevdet Mustafės, qė ta vrisja bashkė me tė tjerėt. Ndėrsa unė, nė momentin kur Xhevdeti na korri me automatik, isha vetėm me brekė plazhi...”, shqipton Sokrati gjithmonė shumė serioz.

    Masakra nė plazh

    Sipas rrėfimit tė Sokrat Bitit, atė mesditė, nė barkėn e tij me motor, veē kolegut tė punės, Sazan Zekės, ishte edhe zv/shefi i Policisė sė Lushnjės, Remzi Brixhi dhe njė punonjės i policisė sė Rendit, Engjėll Agalliu. Nga tė gjithė, vetėm Sokrati ishte pa uniformė, madje vetėm me njė palė pantallona tė shkurtra plazhi. Pikėrisht kėtė rastėsi fatlume Sokrati sot e kėsaj dite vazhdon ta quajė fat tė madh. Thotė se prej veshjes, aspak tė ngjashme me uniformėn e policit, e ka jetėn. Ndėrsa, sipas tij, tė gjithė tė tjerėt Xhevdet Mustafa i sharroi me automatik, vetėm sepse ishin tė veshur me uniforma blu.
    “Ishte njė ditė e zakonshme shtatori, madje bėnte nxehtė. Si fillim bėmė xhiro nė plazh, mė pas morėm udhėn pėr te ndėrmarrja e peshkimit nė Karavasta. Remziu, zv/shefi e kishte fiksim peshkimin. Mjaft tė shihte peshq, qoftė edhe tė kapur nga tė tjerėt, dhe kėnaqej. Nė kthim, sapo dolėm nga kanali qė bashkon lagunėn me detin, Engjėlli dhe Sazani vendosėn tė bėnin njė kontroll tė zonės. Qė tė kuptohemi, saktėsisht zbritėn pėr tė bėrė dy punė nė tė njėjtėn kohė, pasi tė tilla ishin kohėrat. Deti shpesh nxirrte nė breg bidonė tė formateve tė ndryshėm qė pėr ne shqiptarėt nėse i gjenim, pėrbėnin pasuri tė madhe. Zbritėn nga barka dhe u nisėn nė jug, gjithmonė pa u larguar nga bregu. Mė thanė edhe mua tė shkoja me ta, por tė ecja pėrgjatė bregut nuk mė pėlqente, kėshtu qė refuzova. Qė nga ky moment nuk i pashė mė nė jetėn time. Ndėrsa unė me zv/shefin nisėm tė shtynim kohėn nė breg, madje dikur hodhėm nja dy grepa nė ujė”, nis rrėfimin pėr ditėn mė tė vėshtirė tė jetės sė vet Sokrat Biti. I njėjti thotė me bindje se do ta mėsonte shumė kohė mė pas se dy policėt qė iu larguan bregut, ishin vrarė nga Xhevdet Mustafa. “Nuk dėgjuam asnjė zhurmė arme, asgjė tė dyshimtė. Vetėm pas rreth 30 minutash, kur pothuaj ishim bėrė gati tė shkonim qė t’i kėrkonim Engjėllin me Sazanin nė drejtimin nga ikėn, shohim tė vijnė nė drejtimin tonė tre burra. Nė asnjė ēast nuk dyshuam se ata mund tė ishin diversantė, siē i quanim nė atė kohė. Nė ato vite ngjarjet e ngjashme me kėtė ishin shumė tė vjetra dhe personalisht unė i kisha parė vetėm nėpėr filma”, vazhdon ish-polici i plazhit tė Divjakės. Mė pas atė do ta shokonte krejt ajo qė do tė ndodhte. Aq shumė, sa nė rrėfimin e mėtejmė veprimet e Sokratit duket sikur tė jenė si tė njė njeriu qė vepron si somnambul. “Me t’u afruar nė largėsinė rreth 5-7 metra njerėzit pėrballė nxorėn ca automatikė tė shkurtėr dhe i kėrkuan zv/shefit tė dorėzohej. Por ndėrsa Remziu ende nuk kishte mbledhur mendjen, njėri, ai qė ishte para tė tjerėve, mė i riu dhe mė trupmadhi, e qėlloi me breshėri. Pashė Remziun tė binte te kėmbėt e mia i kruspullosur nga dhimbja dhe u mpiva. Nuk arriti tė nxirrte asnjė fjalė nga goja. Qė nga ky moment sikur u shkėputa nga realiteti. Gjithēka nisi tė mė dukej sikur tė isha nė njė ėndėrr...”, shpjegon Sokrati momentin e parė tė pėrballjes me grupin e Xhevdet Mustafės.

    Peng dhe udhėrrėfyes

    “Njeriu nė krye tė grupit nuk qėlloi mbi mua, mbase pėr shkak se isha vetėm me tė mbathura plazhi, mbase sepse mendoi se nuk isha polic, por ka shumė mundėsi qė nė ato rrethana t’iu jetė dashur njė udhėrrėfyes. Dukej qartė se ata e kishin njė problem. Kujtoj vetėm se i pari prej tyre, ai qė mė pas do tė pajisej nė mendjen time edhe me emrin Xhevdet Mustafa, mė pyeti se pėrse ishim aty. Iu pėrgjigja si i mpirė se donim tė gjuanim peshk dhe ka tė ngjarė qė edhe kjo pėrgjigje ‘e saktė’ tė mė ketė zgjatur jetėn”, rrėfen i njėjti. Sipas Sokratit, tre burrat kishin me vete vetėm njė ēantė, tė cilėn ia dhanė atij vetė ta mbante, duket sepse dėshironin tė ishin sa mė tė lirshėm nė veprimet e tyre. Mė tej, pasi e kishin “instruktuar” Sokratin tė mos i shkonte mendja tė ndėrmerrte ndonjė aventurė, – njė instruktazh qė shoqėrohej me tundjen e pistoletave nė drejtim tė tij, – tė gjithė sė bashku ishin futur nė varkė pėr tė kaluar nė anėn tjetėr tė kanalit qė lidh detin me lagunėn e Karavastasė. “Mė vonė e kam kuptuar se ata morėn me vete vetėm pjesėn mė tė lehtė tė pajimeve, se tė tjerat i kishin lėnė tė fshehura nė rėrė atje ku kishin kaluar natėn. Mbase atje ku lanė tė vrarė dy shokėt tanė, Engjėllin dhe Sazanin”, rrėfen Sokrati.
    Duket vonesa dhe ngatėrresa nė vendzbarkim, e tre njerėzve qė kishin ardhur me qėllim tė vrisnin Enver Hoxhėn, u kishte hedhur nė erė atė pjesė tė planit qė kėrkonte pajime pėr t’u ngjitur nė ndėrtesa tė larta, granata pėr tė shkaktuar panik e tė tjera sende tė domosdoshme pėr njė ekip komandosh tė armatosur. Pajime qė ishin gjetur mė pas tė groposura. “Nė ēantėn qė unė mbaja me kalimin e kohės mėsova se gjendeshin tre automatikė tė shkurtėr, fishekė e ushqime. Pasi kaluam kanalin u futėm nė pyll. Shumė shpejt mu krijua ideja se ata e njihnin zonėn dhe nuk kishin probleme me orientimin. Ndėrsa aty duket ishin bllokuar pėr shkak tė kanalit tė thellė. Vazhduam tė ndiqnim rrugėn e asfaltuar qė kalon mes pishave tė plazhit tė Divjakės, natyrisht duke ecur paralel me tė. Dikur dėgjuam njė zhurmė. Xhevdeti u fsheh pas njė pishe me pistoletėn ngritur mbi kokė, ndėrsa dy tė tjerėt, duke mė vėnė mua pėrpara, u futėn nė pyll. Dėgjova njė dialog tė shkurtėr qė pėrfundoi me refuzim. Xhevdeti i tha dikujt qė ecte me biēikletė qė tė ndalonte, por duket ai nuk u bind. Njė ēast mė pas dėgjova zhurmėn e mbytur tė pistoletės me silenciator tė Xhevdetit dhe tjetrin tė rrėzohej nga biēikleta me njė britmė. E kishte vrarė. Mė pas do tė mėsoja se viktima ishte njė i njohuri im, Vlash Pėrboti, punėtor ne pyjore. Faji i vetėm i tė cili ishte se po kalonte nė vendin e gabuar, nė kohėn e gabuar”, rrėfen ish-polici i marrė peng.
    Sipas tė njėjtit, pasi kishin lėnė pas brezin me pisha, tre njerėzit e armatosur kishin ndalur pėr ti dhėnė njė bluzė Sokratit. “Isha lakuriq nga mesi e lart dhe mė dhanė bluzėn qė tė dukesha mė serioz, pėr mė tepėr nė kėtė kohė po binte edhe mbrėmja. Kujtoj se ata tė tre ishin veshur thjeshtė me atlete sportive, pantallona xhins e bluza verore pambuku. Nuk binin shumė nė sy. Deri nė afėrsi tė Divjakės ndoqėm rrugėn e asfaltuar, por me tė mbėrritur pranė shtėpive tė para, devijuam majtas duke dalė nėpėr ara. Ndėrkohė kishte rėnė nata dhe kujtoj se rrugės pothuaj nuk u kėmbyem me askėnd. Deri nė afėrsi tė Rrogozhinės ecėm paralel me rrugėn e makinave duke u shmangur gjithmonė kontakteve tė mundshme me njerėz. Kujtoj se sėrish ecja sikur tė isha nė ėndėrr. Se nuk ndjeva asnjė lloj lodhjeje me gjithė rrugėn e gjatė qė vazhdoi pothuaj gjatė gjithė natės, se dhimbjet nga dėmtimet nė kėmbėt e pambuluara, qoftė nga gjembat e ferrave, nuk i ndieja fare”, rrėfen Sokrati duke vazhduar tė pėrsėrisė se ngjarjet i ishin shkarkuar aq fort nė mendje, saqė me siguri e kishin lėnė gjysmė tė mpirė. “Nė ato kohėra situata tė tilla realizoheshin vetėm nėpėr filma, kurse ne nė Divjakė flinim natėn me dyert hapur. Nuk e priste askush njė tmerr tė tillė. Gjatė gjithė kohės kam qenė si i goditur dhe nė asnjė rast nuk munda tė ftillohesha e tė mendoja njė rrugėzgjidhje. Mė thoshin tė drejtohesha majtas, andej shkoja, mė thoshin djathtas, e zbatoja me pėrpikėri”, shkoqit Sokrati. Gjithsesi ai kujton edhe copėza tė bisedave mes tre njerėzve tė armatosur qė flisnin njė shqipe tė rėndė, kujton se nė shumė raste ata merreshin vesh nė gjuhėn angleze dhe se atij vetė dikur iu mbush mendja se nuk ishte Xhevdet Mustafa, ai trupmadhi qė e hiqte shpejt kėmbėzėn, kreu i grupit, por njė tjetėr, pėr tė cilin mė pas do tė mėsonte se quhej Sabaudin Haznedari. “Dukej qė kėtė Sabaudinin e dėgjonin ata tė tjerėt. Gjithmonė fjalėn e fundit e thoshte ai. Ndėrkohė Halit Bajrami nuk fliste fare, ndėrsa Xhevdeti vetėm miratonte argumentet e Sabaudinit”, rrėfen ish-polici i plazhit.
    Pas disa orėsh udhėtim nė kėmbė, tė gjithė mbėrrijnė nė Qafėn e Sokolit, nė afėrsi tė Rrogozhinės, nė jug tė saj, pranė urave mbi Shkumbin. Aty, duke e bėrė me radhė, ata bien tė flenė, ndėrkohė qė plani, pėr tė cilin kishin rėnė dakord qė mė parė, ishte qė nė mėngjes tė hipnin nė trenin e parė qė nisej drejt Tiranės.

    Krisma nė stacionin e trenit

    “Nė mėngjes herėt, iu drejtuam stacionit tė trenit nė Rrogozhinė. Nė kėtė kohė kishte filluar qarkullimi i makinave dhe njerėzve. Kujtoj se sapo iu afruam stacionit tė trenit, Xhevdeti lidhi me njė copė tel dorėn time me tijėn. Njė veprim qė e shoqėroi sėrish me kėrcėnime, nėse do tė flisja apo mundohesha tė largohesha. Gjatė gjithė kohės mė mbante para vetes duke me pėrsėritur se do tė mė vriste po tė bėja qoftė njė lėvizje tė gabuar”, tregon Sokrati momentet mė tė vėshtira qė ka pėrjetuar. Thotė nė vazhdim se nė afėrsi tė Rrogozhinės, krejt tė alarmuar, qė tė gjithė kaluan nė njė postbllok policie dhe se policėt, ose tė pėrgjumur, ose krejt tė painstruktuar, nuk dyshuan pėr asgjė. “Po nė hyrje tė Rrogozhinės dėgjova Sabaudinin tė shante sistemin komunist. Ai e shprehte hapur pakėnaqėsinė ndaj regjimit. Sipas tij Rrogozhina nuk kishte ndryshuar edhe pas 20 vitesh qė kishin kaluar qė nga arratisja e tij jashtė vendit. Kujtoj se tha njė batutė pak a shumė tė tillė: Kėshtu e lashė, kėshtu e gjeta kėtė vend tė mallkuar”, rrėfen ish-polici qė betohet sėrish, se tė paktėn pėr sa kohė ai u qėndroi pranė, kreu i grupit nuk ishte aspak Xhevdet Mustafa, por Sabaudini.
    “Pėr fat tė shumėkujt dhe pėr fatin e keq tė tyre, nė stacion ata mbėrritėn vonė pėr tė marrė trenin pėr nė Tiranė, pasi ai ishte nisur. Nė atė kohė tė vitit sapo kishte ndryshuar orari i trenave dhe ata, duket, nuk e kishin kėtė informacion. Kėshtu qė u detyruan tė prisnin njė tjetėr tren. Kujtoj se kur u afruam te stacioni, pa mė zgjidhur, Xhevdeti u drejtua te disa bunkerė tė vendosur stivė, qė prisnin tė ngarkoheshin nė tė djathtė tė godinės. Te bunkerėt ata fshehėn ēantėn dhe vendosėn tė ndaheshin nė dy grupe. Unė me Xhevdetin nuk lėvizėm nga vendi, kurse Sabaudini dhe Haliti, qė morėn me vete vetėm pistoletat, u futėn nė stacion. Koha po kalonte. Kujtoj se nė kėtė moment pėr herė tė parė e kam zgjidhur gjuhėn duke i kėrkuar Xhevdetit qė tė shkoja nė banjė, por ai reagoi negativisht, ndėrsa unė nuk kėmbėngula”, rrėfen Sokrati.
    Me tė mėsuar se treni pėr nė Tiranė ishte nisur, tre njerėzit e armatosur bėjnė plan qė tė presin tjetrin, por duket e teprojnė nė sigurinė e tyre. Pėr mė tepėr duket ata nuk bėjnė llogari se gjetja e kufomave qė kishin lėnė pas do tė kishin provokuar ngritjen nė alarm tė gjithė zonės. Ishte koha kur funksiononin forcat vullnetare, dhe organizimi ishte i tillė, qė sapo tė jepej alarmi, ato tė armatoseshin e tė zinin pikat kyēe nė mė pak se 1 orė...
    (vijon nesėr)

    Xhevdet Mustafa, historia e rrėfyer prej njeriut qė e mbajti si udhėrrėfyes

    Nė fund tė shtatorit 1982, mediat propagandistike tė Shqipėrisė komuniste trumbetuan si sukses tė radhės, shkatėrrimin nė kohė rekord tė njė “bande kriminelėsh”, qė kishte zbarkuar nga deti me qėllim pėr tė pėrmbysur “pushtetin popullor”. Emri i kreut tė grupit, Xhevdet Mustafa, u nxi aq shumė, sa nisi tė shėrbente pėr tė trembur fėmijėt. Natyrisht qė e vėrteta edhe kėtė radhė u mbajt larg popullit. Strukturat e Sigurimit tė Shtetit punuan fort qė gjithė ēfarė ndodhi tė kthehej nė favor tė pushtetit dhe ia arritėn. Por cila ishte e vėrteta e misionit tė kėtij grupi njerėzish tė armatosur, qė guxuan tė futeshin nė Shqipėrinė e blinduar komuniste? Hetuesit, tashmė larg autocensurės, thonė se qėllimi i vetėm i grupit tė armatosur ishte tė vriste Enver Hoxhėn me synim qė pas kėsaj tė mbėrrihej nė ndryshimin e sistemit politik. Tė paktėn ky variant ende mbetet me baza tė forta. Por ē’ndodhi nė tė vėrtetė nė datat 25 dhe 26 shtator 1982. Historia e parė nga jashtė, ėshtė shkruar e rishkruar disa herė. Por kėtė radhė “Panorama” do tė servirė diēka ndryshe. Do servirė historinė e kėtyre dy ditėve tė vėzhguara nga ish-polici i plazhit tė Divjakės, Sokrat Biti, i cili u mor dhe u mbajt peng nga Xhevdet Mustafa pėr 20 orė. I bindur tė flasė pėr herė tė parė pėr kėtė histori, ai rrėfen me detaje gjithēka qė nga momenti kur pėrballė iu shfaq njeriu i tmerrshėm trupmadh (Xhevdet Mustafa), salutimi i parė i tė cilit ishte njė breshėri automatiku nė gjoksin e kolegut tė Sokrat Bitit, qė gjendej njė pėllėmbė larg.

    Xhevdet Mustafa
    Xhevdet Mustafa, banor nė Durrės, ishte larguar nga Shqipėria mė 1964 duke pėrfunduar nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės. Krijon familje dhe bėhet baba i dy fėmijėve. Ka pasur tė dhėna se merrej me trafik droge nė sasi tė mėdha dhe se pėr kėtė shkak ndiqej nga FBI-ja. Po kėshtu tė dhėnat e kohės pohojnė se, pėr t’i shpėtuar drejtėsisė, ai fshihej nė Evropė. Kur erdhi nė Shqipėri ishte 42 vjeē, i shėndetshėm dhe i fuqishėm fizikisht. Para se tė zbarkonte nė Shqipėri, sipas disa dėshmive Xhevdet Mustafa ishte stėrvitur nga ana ushtarake. Qėllimi kryesor i grupit tė tij ishte qė tė eliminohej Enver Hoxha e gjitha kjo sipas instruktazheve tė agjenturave tė huaja, tė pretenduara si CIA amerikane dhe UDB-ja jugosllave.

    Halit Bajrami
    Halit Bajrami kishte ikur nga Shqipėria sė bashku me shokun e fėmijėrisė, Sabaudin Haznedarin mė 1951. Kishte qenė partizanė gjatė Luftės nė pėrbėrje tė ēetės sė Pezės. Mė 1951, teksa ishte duke kryer detyrėn e zv/shefit tė Korpusit Ushtarak tė Korēės, debaton me Rita Markon, nė kėtė kohė Sekretar i Parė i Partisė sė Punės nė Korēė. Pas problemeve me Rita Markon ai vjen tė Tiranė tė takojė Kryeministrin Mehmet Shehu, por ky nuk i jep tė drejtė. Nga frika e ndėshkimit ai mendon tė largohet nga Shqipėria. Kur u kthye, mė 1982, ishte 51 vjeē, jetonte nė Zelandėn e Re dhe ishte i martuar me dy fėmijė. Gjatė kohės qė jetonte nė Zelandėn e Re ai ishte rekrutuar si bashkėpunėtor i Sigurimit tė Shtetit.

    Sabaudin Haznedari
    Sabaudin Haznedari, kishte moshė tė pėrafėrt me mikun e tij Halit Bajrami, me tė cilin dhe u largua nga Shqipėria nė vitin 1951. Ai qėndroi pėr njė kohė nė Itali dhe mė tepėr nė Turqi. Edhe Haznedari pėr njė fare kohe kishte qenė partizan, por nė ēetėn e Dibrės. Nisur nga dėshmitė e ndryshme vėrtetohet se ai ishte drejtuesi i vėrtetė i grupit, qė mė 1982 zbarkoi nė Shqipėri pėr tė vrarė Enver Hoxhėn. Sipas tė dhėnave tė Halit Bajramit, Haznedari dhe Xhevdet Mustafa ishin njohur mė 1975 nė dasmėn e Leka Zogut nė Madrid tė Spanjės. Sipas tė njėjtit, pas kėtij takimi kishte nisur organizimi dhe krijimi i grupeve, qė do tė vepronin si komando pėr t’u futur nė Shqipėri me qėllim tentativat pėr ndryshimin e sistemit politik.

    Panorama
    29/8/2008
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 01-12-2009 mė 12:26
    Askush nuk te pyt: ē'ka bere atedheu per ty por ē'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  11. #11
    Perjashtuar Maska e Renea88
    Anėtarėsuar
    02-04-2005
    Vendndodhja
    ne bote
    Postime
    79

    Xhevdet Mustafa-e verteta dhe perrallat mbi grupin diversant

    duke lexuar kujtimet e atyre qe u perballen me grupin e XHEVDET MUSTAFES DHE SHOKEVE TE TIJ NE 192 te bien ne sy disa kontradikta...ndonese ate vit isha vetem 16 vjecar perjetuam te gjithe ardhjen e Grupit diversant, shpartallimin e tij si dhe pame te dokumentuara ne muzeun e MPBse pjese nga veshjet dhe armet e tij, si dhe nje fotografi te xhevdetit te vrare, ku dukej vec fytyra e gjakosur dhe nje pjese e shpatullave.....:
    kush ishin antaret e Grupit:

    Sabaudin Haznedari- ish partizan, kuader ushtrie i arratisur kthehet ne shqiperi ne moshen 51 vjecare, vritet ne Rrogozhine

    Halit Bajrami, - dhe ky ish partizan, kuader i sigurimit te ushtrise , dorezohet ne rrogozhine dhe pisi deshmon pro pushtetit ne gjygjin kunder kadri hazbiut kthehet ne Zelanden e re.

    Xhevdet Mustafa, i ikur nga Durresi, jetonte ne Amerike, 42 vjecar, duke ju referuar kujtimeve te atyre qe e njihnin merrej ne Amerike me aktivitete ilegale perfshi trafikun e Kokaines per te cilin ishte ne gjyq te hapur ne USA

    duke perndjekur ngjarjen te lindin disa pyetje:

    pse qellon grupi mbi cdo person qe i perballet ne rruge pa asnje lloj paralajmerimi?
    Si ish ushtatrake te pergatitur Haznedari dhe Bajrami e dinin qe cdo perplasje e tille me arme do te linte gjurme qe conin ne zbulimin e Grupit.
    Nderkohe qe pylli i divjakes me dendesine e tij te jepte mundesi te fshiheshe e ti shmangeshe syrit te cdo kalimtari apo polici.

    Pse vendosin te marrin trenin ne Rrogozhine kur ne tren ka me dhjetra njerez qe mund ti dallojne e zbulojne.
    Rrembimi i nje kamjoni apo makine do ishte shume me i thjeshte dhe zhdukja e nje shoferi perbente me pak veshtiresi zbulimi sesa te vraret e shumte qe grupi dukej sikur i linte prapa qellimisht.

    Pse u nda Haznedari nga Mustafa dhe sejcili kerkoi te mbrohej thjesht duke zene nje pozicion luftimi diku apo duke ikur? Grupet e stervitura i lene vetes gjithmone nje rruge kthimi hapur neqoftese plani prishet dhe dalin veshtiresi te reja.

    Si ka mundesi qe Haznedari si ish unshtarak kuadro i zbulimit futet ne Bunker pa rrugedalje dhe vritet pas disa minutash nga forcat vullnetare?
    Pse nuk i bashkangjitet Mustafes.

    Pse Mustafa devijon drejtimin pasi merr makinen peng dhe futet ne shtepine me te vecuar te fshatit nga ku dalja nuk do te ishte kurre me e mundshme? Pse nuk vazhdon rrugen me ate makine ne drejtim te Tiranes per te permbushur misionin apo te kthehet prapa qe te ndihmoje haznedarin e rrethuar e te largohen?
    a i kishte mbushur hundet me Kokaine dhe nuk dinte c bente kur erdhi ne shqiperi?


    Duke lexuar kujtimet e atyre qe takuan Xhevdet Mustafen flitet se ai kishte veshur nje bluze te zeze vpambuku verore ne momentin kur u vra dhe kjo deshmohet nga dy - tre vete. Ndersa ne Muzeun e MPBse ishe vene bluza e cXhevdetit te vrare dhe kjo ishte e mbaj mend si tani ne NGJYREN GRI te hapur!!, e coptuar nga plumbat dhe kjo ishte dhe ne fotogragine e te vrarit me koke te coptuar nga plumbi e gjak qe i kishin bashkangjitur pashaportes se tij.

    Duke lexuar kujtimet e drejtorit te policanit qe flet per armen e xhevdetit flitet per automatikun e markes angleze Brenn qe xhevdeti e kish me vete i riprodhuar me emrin automatiku i xhevdetit.....nderkohe qe automatiku i tipit mitroloz i lehte dore me dy kembeza Brenn eshte i madh, automatiku i Xhevdetit qe ishte vene me pas ne muzeum ishte i kromuar i njejte me automatikun qe perdor skuadra ne filmin serial amerikan A-Team, prodhim Belg!



    Kush ishte me te vertete Xhevdet mustafa

    ishin halit bajrami dhe sabaudin haznedari vertet apo u perdoren keto dy emra nga dikush tjeter........ku shkuan eshtrat e tyre dhe a jane gjetur?

  12. #12
    Perjashtuar Maska e Renea88
    Anėtarėsuar
    02-04-2005
    Vendndodhja
    ne bote
    Postime
    79
    ku u groposen eshtrat e Xhevdetit dhe a jane gjetur sot?

    Po te Haznedarit?

    Nqse grupi ishte pergatitur nga UDB ja apo CIA atehere ku ishte armatimi i plote, pushka snajper etj hartat me rrugen e planifikuar, plani B nqse plani A deshton apo deraje te tjera nga ana strategjike shume te rendesishme qe i duhen nje komandoje te tille.

  13. #13
    Perjashtuar Maska e Renea88
    Anėtarėsuar
    02-04-2005
    Vendndodhja
    ne bote
    Postime
    79
    “Banda e Xhevdet Mustafės, kurth i Sigurimit pėr Kadri Hazbiun”

    “Banda e Xhevdet Mustafės mori nė qafė Kadri Hazbiun.

    AFRIM IMAJ/ RAJMONDA MOISIU

    I gjithė skenari mbi tė cilin ishte ngritur, synonte asgjėsimin misterioz tė tij”
    Pėrkundėr opinionit zyrtar nė Shqipėri rreth bandės sė bujshme, qė zbarkoi nė vendin tonė, nė vjeshtėn e vitit ‘82, pėr herė tė parė zbulohet njė profil tjetėr i misionit dhe qėllimeve tė saj. Nė vijim tė rrėfimit tė tij, njė nga miqtė e Xhevdet Mustafės i cili hezitoi t’i bashkėngjitej aventurės pėr tė desantuar nė Shqipėri, tregon rrethanat e vėrteta nė tė cilat u ideua njė mision i tillė. Ai shpėrfill interpretimin qė i ėshtė bėrė nė atė kohė e nė vijim motiveve mbi bazėn e tė cilave u ngrit kjo bandė terroriste, qė do tė mėsynte nė vendin tonė. Nė gjykimin e tij, bandėn e Xhevdet Mustafės e ngriti dhe e thirri Sigurimi i Shtetit pėr nevojat e veta djallėzore. Sa pėr atentatin ndaj Enver Hoxhės, kjo pėr tė nuk ka qenė gjė tjetėr, por vetėm njė alibi e Policisė Sekrete. Ish-miku i Xhevdet Mustafės hedh poshtė ēdo deponim sipas tė cilit, banda ishte njė nismė e Kadri Hazbiut pėr tė realizuar njė grusht shteti pas vetėvrasjes sė Mehmet Shehut. Mė shumė se kaq, pėr tė misioni i bandės kishte pėr qėllim djegien, zhdukjen e Kadri Hazbiut nėpėrmjet krijimit tė situatave tė papritura, qė do tė pėrvijoheshin pas mėsymjes sė Xhevdet Mustafės dhe shokėve tė tij nė vjeshtėn e vitit ‘82 nė territorin shqiptar. Mė herėt, miku i kreut tė bandės qė vazhdon tė jetojė nė SHBA ka rrėfyer pėr portretin e vėrtetė tė Xhevdet Mustafės, si njeri i trafiqeve tė kundėrligjshme dhe mjeshtėr i sigurimit sė tė ardhurave nė rrugė kriminale. Kur shumėkush e lidh protagonizmin e tij nė kėtė bandė me suporte politike tė caktuara, miku i Xhevdetit thotė se parimi i tij ishte vetėm pėrfitimi i tė hollave, pėr tė cilat Xhevdet Mustafa ishte i papėrmbajtshėm dhe nuk kishte kurrfarė principesh. Ndėrkaq, miku i kapos qė zbarkoi me bandėn e tij nė vitin ‘82 nė Shqipėri pohon se Halit Bajrami i mbijetuari i vetėm i kėsaj bande ka qenė misionari i Sigurimit tė Shtetit dhe pasi ka bėrė aksionin, ėshtė riatdhesuar nėn sigurinė e Policisė Sekrete shqiptare nė Zelandėn e Re atje ku ka jetuar prej vitesh...
    Nga gjithė banda e Xhevdet Mustafės mundi tė mbijtojė Halit Bajrami. E keni njohur ju atė?
    Halit Bajramin nuk e kam njohur. Emrin e tij e kam dėgjuar pas asaj qė ndodhi gjatė zbarkimit tė bandės sė Xhevdet Mustafės nė Shqipėri. Fillimisht, mė ka ēuditur dėshmia e tij, po mė vonė, atėherė kur Sigurimi i Shtetit e mori nė mbrojtje dhe e riktheu sėrish nė Zelandėn e Re aty ku kishte qenė rezidenca e tij, kuptova diēka me misionin e tij nė atė bandė...
    Dhe ndani tė njėjtin mendim me tė...
    Ėshtė krejt e kundėrta e atyre qė ka dėshmuar Halit Bajrami.
    Halit Bajrami thotė se gjithēka ishte njė operacion i ideuar dhe i organizuar nga UDB-ja...
    Asnjėherė nuk ka qenė kjo. UDB-ja vėrtetė ka qenė e interesuar prej vitesh pėr destabilizim tė Shqipėrisė, sidomos nė periudhėn e ngjarjeve tė Kosovės tė vitit ‘81, por me bandėn e Xhevdet Mustafės nuk ka lidhje fare.
    Gjatė hetimeve Halit Bajrami dėshmon pėr udhėzimet dhe porositė qė ka marrė nga Peter Paviēi, zbuluesi i Beogradit nė Romė...
    Nuk e di historinė e kėtij njeriu, po druaj se mund tė jetė ndonjė alibi e ngritur nga mjeshtrit e Sigurimit...
    Pra, kėmbėngulni se nuk ėshtė UDB-ja regjisorja e kėsaj bande...
    Jo se them unė, por kėshtu ėshtė e vėrteta. Xhevdeti nuk kishte lidhje me UDB-nė. Ndoshta, ndonjėri nga ata qė e ndoqėn nė aventurėn e tij, mund tė ketė pasur lidhje me zbulimin jugosllav, po nė rastin e kėtij operacioni nuk ka gisht UDB-ja...
    Sipas jush Xhevdet Mustafa u nis pėr tė vrarė Enver Hoxhėn i shtyrė nga lekėt e shumta qė ju premtuan. Dini gjė kush do ta paguante kėtė faturė?
    Unė di tė them se Xhevdeti kėtė do ta bėnte pėr lekė, ashtu si vepronte edhe herė tė tjera, ku rrezikonte shumė pėr tė pėrfituar shumė. Fitimin e kishte bėrė qėllim nė vetvete...
    Po kush do ta paguante nė kėtė rast?
    Ata qė e porositėn, miqtė e tij, ata qė ishin tė interesuar pėr ta hedhur nė Shqipėri. Mė saktė ata qė e donin patjetėr njė bujė tė jashtėzakonshme nė Tiranė nė atė periudhė.
    A keni parasysh kėtu njerėzit e legalitetit nė SHBA, mik i tė cilėve ai ishte...
    Nuk besoj se Xhevdeti do tė ndėrmerrte njė aventurė tė tillė me porosinė e miqve tė tij tė legalitetit. Mbi tė gjitha ai e dinte xhepin e tyre. Jo, jo, nuk ka lidhje kjo aventurė me Legalistėt e Amerikės...
    Ėshtė folur qė Xhevdet Mustafa ėshtė takuar me Leka Zogun para kėtij operacioni diversionist nė Shqipėri...
    Ėshtė e vėrtetė qė Xhevdet Mustafa ėshtė takuar me Leka Zogun. Ėshtė takuar kėtu nė Amerikė, mesa di unė. Mė ka thėnė pėr kėtė vetė Xhevdeti. Po nuk ka lidhje fare operacioni i tij nė Shqipėri me Leka Zogun. Jo, jo, nuk ka lidhje...
    Atėherė kush ishte pas Xhevdet Mustafės, kush ishte i interesuar pėr aventurėn e tij nė Shqipėri?
    Mė vjen ēudi qė edhe pas kaq vitesh nuk thuhet e vėrteta pėr atė qė e futi Xhevdetin dhe miqtė e tij nė kėtė aventurė. Pra, pėr ata regjisorė qė u duhej kjo situatė e turbullt nė Shqipėri nė atė kohė dramatike, kur sa kishte vrarė veten Mehmet Shehu.
    Gjithsesi, ka njė emėr ai qė e ftoi Xhevdetin nė kėtė aventurė...
    Padyshim qė ka njė emėr ai qė e thirri Xhevdet Mustafėn nė kėtė sipėrmarrje tė rrezikshme. Ka njė emėr dhe quhet Sigurimi i Shtetit. Atij i duhej alibia e bandės misterioze pėr tė gjetur e shfarosur armiq tė tjerė pas kryqėzimit tė Mehmet Shehut.
    Ju thoni pra, qė ishte njė kurth i Sigurimit tė Shtetit...
    Jo kurth, po njė operacion i organizuar nė mėnyrėn mė tė mistershme pėr ato qėllime qė i duheshin...
    Gjatė procesit gjyqėsor Halit Bajrami ka dėshmuar se kjo bandė u thirr nė ndihmė tė Kadri Hazbiut...
    Ka qenė krejt e kundėrta. Misioni kryesor i bandės ishte pikėrisht penalizmi i Kadri Hazbiut. Gjithēka e thėnė nga Halit Bajrami pėr mesazhin qė ajo do t’i ēonte Kadri Hazbiut ėshtė njė alibi misterioze. Me siguri qė Kadri Hazbiu mund ta ketė kuptuar shumė vonė fillin e kėtij lėmshi. Sidoqoftė, ai nuk mund ta ndryshonte rrjedhėn e dramės qė ishte strukturuar me shumė mjeshtėri. Banda nė vetvete mori nė qafė kot Kadri Hazbiun...
    Tė kthehemi pak te Xhevdeti. Nė rrėfimet e tij Halit Bajrami ka dėshmuar se dikur ai ėshtė ndėshkuar nga drejtėsia amerikane se ka dashur tė vrasė presidentin e SHBA-sė Roland Regan i paguar nga Kadafi i Libisė...
    Ky ėshtė njė mashtrim shumė i madh. Nuk e di ku e ka gjetur guximin ky zotėri pėr tė hedhur kėtė akuzė fantazmė. Nuk dua tė merrem fare me kėtė. Ėshtė e guximshme madje tė merreni edhe ju nė gazetė me kėtė gėnjeshtėr tė Halit Bajramit. Jam i sigurt qė sa ta marrė vesh kėtė informacion tė rremė FBI, mund tė nisė procedurat e saj. Nuk ia vlen fare tė merresh me tė tilla broēkulla, qė gjithsesi, mund tė sjellin telashe.
    vijon nesėr...

    “Halit Bajrami ishte misionar i fshehtė i Policisė Sekrete”

    I mbijetuari i bandės sė Xhevdet Mustafės jeton nė Zelandėn e Re. Miqtė e kreut tė bandės, qė zbarkoi nė vjeshtėn e vitit ‘82 nė vendin tonė thonė se aty ka mbėrritur me pėrkujdesjen e veēantė tė Sigurimit tė Shtetit, menjėherė pas dėshmive tė tij nė gjyqin e Kadri Hazbiut, ish-ministrit historik tė policisė sekrete shqiptare. Madje, ata thonė se kanė edhe prova e dėshmi pėr kėtė. “Halit Bajrami edhe sot jeton me lekėt e Sigurimit tė Shtetit nė rezidencėn e tij nė kontinentin e largėt”, shprehet miku i Xhevdet Mustafės. Ai do tė vėrė nė vėmendje tė opinionit mėnyrėn e fshehtė me tė cilėn u procedua pėr njeriun e mistershėm tė kėsaj bande. Halit Bajrami sipas tij, u kap gjatė asgjėsimit tė bandės terroriste dhe kur duhej tė pėrgjigjej para ligjeve shqiptare pėr veprėn kriminale, u strehua nė hotelin 15-katėsh nė Tiranė(!) Dėshmoi nė gjyqin e fshehtė tė Kadri Hazbiut alibinė, qė i thanė dhe pasi mori shpėrblimin e premtuar, iku nga kishte ardhur. Pėr miqtė e Xhevdet Mustafės mbetet e ēuditshme indiferenca e opinionit shqiptar, rreth misterit qėndrimit tė Halit Bajramit nė Shqipėri dhe faktit, pse nuk u ndėshkua penalisht si terrorist...


    Halit Bajrami: Xhevdeti kishte mesazh nga UDB pėr Hazbiun

    Me Peter Paviēin pata rastin tė takohesha pak ditė para nisjes pėr nė Shqipėri. Ai bėnte detyrėn e sekretarit tė parė tė ambasadės sė Beogradit nė Romė. Sabaudini kishte lėnė takimin me tė nė restorantin Via-Markoni aty rreth orės 8:00 tė mbrėmjes. Ai erdhi aty disa minuta para orės sė caktuar. Ishte djalė i gjatė, burrė nja 40 vjeē, i hijshėm i veshur elegant. Puna e parė qė bisedoi Peter Paviēi mė pyeti mua pėr familjen teme, pėr punėn teme, pėr shokėt e mi nė Zelandėn e Re, pėr udhėtimin e gjatė qė kishim bėrė me erdh deri kėtu. Ju falėnderoj shumė, tha dhe bisedoi pak pėr Kosovėn, duke thėnė qė gjendja aty ėshtė jashtėzakonisht alarmante dhe e ndezur. Pastaj shtoi se kishte dy vjet qė kishte biseduar gjatė me Sabudinin pėr tė pėrgatitur njė grup tė vogėl qė tė hyjė nė Shqipėri. Ndėrkaq, pohoi se ndehej mirė qė nė grupin qė kishte grumbulluar Sabaudini kishim dhe njė njeri tė stėrvitur mirė. E kishte fjalėn pėr Xhevdet Mustafėn. Ai kishte krijuar njė bindje se misioni qė kishte projektuar ai me njė njeri tė tillė tė vendosur e tė stėrvitur si Xhevdeti, do tė mundej tė realizohej me sukses. Nė bisedė e sipėr ai mė pyeti nėse e njihja Kadri Hazbiun e Feēor Shehun. Pėr tė, ata ishin dy nga miqtė e tij tė fshehtė. Pastaj Paviēi iu rikthye sėrish temės sė Kosovės. Ai tha se, Jugosllavia kishte njė problem shumė tė madh lidhur me Kosovėn. Tė gjitha tensionet e turbullimet, atje, shtoi Paviēi, i ka shkaktuar Enver Hoxha. Nė vijim, zbuluesi jugosllav duke u kthyer nga mua mė tha se, kishte biseduar me Sabaudinin rreth njė mesazhi qė unė personalisht duhej t’ia jepja nė dorė Kadri Hazbiut kur tė shkonim nė Tiranė dhe mu afrua pėr tė ma sqaruar nė detaje pėrmbajtjen e tij. “Kur ta takosh Kadri Hazbiun, shpjegoi Paviēi transmetoi gojarisht kėtė porosi. Shpjegoi pėrbėrjen e grupit, sqaroja mirė rolin e Xhevdet Mustafės si njeri i vendosur dhe i stėrvitur nga CIA, si njeriu qė do tė futet nė njė mėnyrė, ose nė njė tjetėr pėr tė vrarė Enver Hoxhėn gjatė gjullurdisė qė do tė bėhet. Mė tej, ai zbėrtheu detajet e tjera, sipas tė cilave pas vrasjes qė do t’i bėnte Xhevdet Mustafa Enverit, Kadri Hazbiu duhej tė merrte pushtetin, gjithmonė nė emėr tė partisė, me anėn e puēit ushtarak. Tė merrte shtetin nė dorė e tė pastronte elementėt e tjerė kundėrshtarė. Pika e dytė e mesazhit qė do t’i transmetoja Kadri Hazbiut ishte qė ai tė organizonte koordinimin e veprimit tė bandės me puēin ushtarak. Pika e tretė ėshtė, tha Paviēi, Kadri Hazbiu tė caktojė ekzaktėsisht vendin, kohėn, ditėn dhe mėnyrėn se si Xhevdet Mustafa do tė vriste Enver Hoxhėn. Pika e katėr ishte ndėrlidhja midis meje e Kadri Hazbiut, tė cilėn do ta mbaja unė e askush tjetėr. Pika tjetėr, sapo tė merrte pushtetin Kadri Hazbiu do tė merrte kontakte me ambasadėn jugosllave nė Tiranė. Petėr Paviēi saktėsoi se, nė rast se nuk do tė kishim asnjė mundėsi me marrė kontakt me Kadri Hazbiun, nuk duhej tė bėnim asnjė veprim nė Shqipėri, por do tė dilnim nga Jugosllavia.
    Megjithėse tė gjithė nė grupin tonė shpreheshin tė bindur pėr rolin e Xhevdet Mustafės, unė kisha krijuar ca rezerva pėr figurėn e tij. Kur kisha qenė nė Amerikė para nisjes pėr nė Shqipėri dikush mė kishte thėnė pėr tė se, ai kishte rėnė dikur nė burg pėr drogė po kishte mundur tė dilte nga njė garanci bankare njė milion dollarėsh. Po kėshtu, kisha dėgjuar se dikur Xhevdeti ishte paguar nga Kadafi i Libisė pėr t’i bėrė njė atentat Presidentit tė SHBA-sė Roland Regan. Tė gjitha kėto i kisha rezerva tė brendshme.
    Nejse, ndodhi qė nisjen e bėmė me urdhrin e Peter Paviēit njė ditė krejt papritur. Xhevdeti qė na dha kėtė porosi tha se duhej tė shkonim shpejt, pasi shokėt nė Tiranė, Kadri Hazbiu dhe bashkėpunėtorėt e tij ishin nė rrezik. Mbėrritėm... Viktima plot. Nė Rrogozhinė rashė nė dorėn e forcave tė sigurimit. Mua mė ēuan nė polici, mė lidhėn kėmbė e duar e po rrija aty. Isha i ulur nė njė karrige, kur nga korridori vjen njė njeri me dorė nė xhep e filloi tė ecė pėrpara meje duke mė sharė. Unė ngrita kokėn, kur shikoj Kadri Hazbiun. Mė hyri frika, se ne kishm pėr ta takuar kėtė njeri, por po e takonim kėtu, nė njė vend tjetėr. Pasi mė shau nja dy-tre minuta, iku. Pas dhjetė minutash, erdhi aty ministri i Brendshėm Hekuran Isai. Ai erdhi dhe mė pyeti pėr identitetin e ku di unė ēfarė. Mė morėn pastaj me makinė e mė sollėn nė burgun e Tiranės. Kėshtu qė mbaroi misioni qė na dhanė jugosllavėt pėr Kadri Hazbiun.

    Panorama
    04/08/2008
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 01-12-2009 mė 12:29

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e marolsi
    Anėtarėsuar
    14-11-2006
    Postime
    186
    Mesazhi i UDB-sė pėr Kadriun: Tė vrasė Enverin e tė marrė pushtetin

    “Me tė mbėrritur nė Tiranė do tė takonim Kadri Hazbiun. Unė do t’i transmetoja gojarisht njė mesazh tė rėndėsishėm.

    Afrim Imaj

    Qė kėtej do tė niste aksioni politik. Do tė vritej Enveri dhe Kadriu do tė merrte pushtetin”Nė shpjegimin e rrethanave qė lidheshin me misionin e bandės terroriste tė Xhevdet Mustafės, Halit Bajrami nė dėshminė e tij nė procesin gjyqėsor tė ’83, zbardh momentet kryesore tė mesazhit qė kishte marrė pėr t’ia transmetuar Kadri Hazbiut. I tėrė qėllimi i kėtij operacioni diversionist, sipas tij, kishte tė bėnte me realizimin e pėrmbysjes sė madhe politike nė Shqipėri. Peshėn mė tė rėndėsishme nė kėtė aventurė, pohon i mbijetuari i bandės terroriste, do ta kishte Xhevdet Mustafa, i cili do tė asgjėsonte me armė Enver Hoxhėn. Qė kėtej gjithēka do tė kishte vetėm njė protagonist, Kadri Hazbiun, i cili pasi tė merrte drejtimin e Partisė e tė shtetit me anėn e puēit do tė bėnte eliminimin e kundėrshtarėve politikė. Deri kėtu rrėfimi i Halit Bajramit shkon “kreshendo”. Madje si nė asnjė rast tjetėr, monologun e tij tė gjatė nuk e ka ndėrprerė pėr asnjė moment drejtuesi i seancės. Po situata nuk mund tė shkojė e qetė deri nė fund pėr mikun e Xhevdet Mustafės e tė Peter Paviēit. Versioni i tij do tė fillojė tė shkėrmoqet kur i jepet e drejta e ballafaqimit me tė Kadri Hazbiut. Ai jo vetėm do ta shpėrfillė me neveri rrėfenjėn e Halit Bajramit, por do tė krijojė njė situatė tė pafavorshme pėr kreun e akuzės i cili ka besuar se me provat e tė mbijetuarit tė bandės terroriste, Kadri Hazbiu do tė dorėzohet pėrfundimisht. Gjithsesi, dialogėt e Halit Bajramit me ish-ministrin e Brendshėm vazhdojnė nė sallė pėr ēaste tė tėra...
    RRAPI MINO: Ēfarė pėrmbante tjetėr mesazhi qė tė tha Sabaudini pėr t’i dhėnė Kadri Hazbiut?
    HALIT BAJRAMI: Pika tjetėr qė mė sqaroi Sabaudini ishte ndėrlidhja midis meje e Kadri Hazbiut tė cilėn do ta mbaja unė, askush tjetėr. Sipas tij, sapo tė merrte pushtetin, Kadri Hazbiu do tė vendoste kontakte me ambasadėn jugosllave nė Tiranė. Peter Paviēi na tha nė rast se nuk do tė kishim asnjė mundėsi me marrė kontakt me Kadri Hazbiun, nuk duhej tė bėnim asnjė veprim nė Shqipėri, por tė dilnim nga Jugosllavia. Ai theksoi se s‘duhet tė vrisnim njeri nė Shqipėri se nuk na duhej gjakderdhja, se “duam njė Shqipėri moderne qė t‘i pėrshtatet popullit”. Kėto ishin pak a shumė pikat qė mė tha Sabaudini mua pėr me ia transmetuar Kadriut...
    ARANIT ĒELA: A ke ndonjė pyetje rreth kėsaj Kadri Hazbiu?
    KADRI HAZBIU: I pandehuri thotė qė ka qenė vėnė nė shėrbim tė jugosllavėve, kėshtu. Eshtė vėnė tani, apo ka qenė vėnė mė pėrpara nė shėrbim tė tyre?
    HALIT BAJRAMI: Tani….
    KADRI HAZBIU: Pėrderisa u vure nė shėrbim tė jugosllavėve, desha tė tė pyes, ke informuar organet e Sigurimit pėr ardhjen e kėsaj bande?
    HALIT BAJRAMI: Detyrat tona ishin ndarė nė dy pjesė tė veēanta shkurtimisht. Unė pėr bandėn isha i lidhur me shokėt e qendrės. Ata dinin ēdo gjė me pėrjashtim tė jugosllavėve. Ata nuk dijshin kėtė qė e bėra me ndėrgjegjen time, me kokėn time, me dijeninė time, qė u lidha me jugosllavėt. Unė kam takuar shokėt nė Paris dhe nė Romė dhe ata e dinin pėr bandėn, dinin pėr armatimin, dinin pėr ēdo gjė tjetėr qė ne do tė shkonim nė Shqipėri. Dinin edhe emrin e Xhevdet Mustafės. Por nuk dinin qė ne ishim tė organizuar e tė instruktuar.
    KADRI HAZBIU: Njė minutė. Ti a i vure nė dijeni qė ne do tė nisemi pėr nė Shqipėri me kėto qėllime terroriste, pavarėsisht domethėnė, me urdhėr tė jugosllavėve apo pa urdhėr tė tyre. E informove Sigurimin pėr kėtė?
    HALIT BAJRAMI: Unė siē thashė, e informova Sigurimin se ne ishim njė grup me katėr vetė, Halit Bajrami, Xhevdet Musta, Fadil Kaceli dhe Sabaudi Haznedari. Qėllimi ynė ishte me shkue nė Shqipėri pėr terror…
    KADRI HAZBIU: Edhe njė herė s‘e mbarova pyetjen, kėshtu ta kuptoj unė qė ky i informoi organet e Sigurimit se do tė vinin nė Shqipėri me qėllime terrori. Dha datė…
    ARANIT ĒELA: Dhatė datė?
    HALIT BAJRAMI: Jo.
    KADRI HAZBIU: Nuk ka dhėnė, ju lutem tė mbahet shėnim, tė shikohet dha pikė zbarkimi?
    ARANIT ĒELA: Pikėn e zbarkimit e dhe?
    HALIT BAJRAMI: U thashė atyre qė ne do tė zbarkojmė mes dy pikave: nė grykėn ku derdhet Erzeni, ose afėr Kavajės. Atje u dhashė atė drejtimin qė ishte 40 gradė mė duket, a 40 gradė e disa minuta.
    KADRI HAZBIU: Tė mbahet shėnim se janė dokumentet atje, qė ka dhėnė pikė zbarkimi ekzakt, por edhe afat ekzakt? Tjetra pėr rrethanat e takimit me mua nė Rrogozhinė. E takova nė rrugė, apo nė zyrė?
    HALIT BAJRAMI: Nė zyrė.
    KADRI HAZBIU: Gėnjen, nuk ėshtė e vėrtetė...
    HALIT BAJRAMI: Eshtė e vėrtetė, le ta thotė ky tė vėrtetėn atėherė...
    KADRI HAZBIU: Tė ka goditur njeri atje ty?
    HALIT BAJRAMI: Tė mė kishte vrarė 600 herė ai njeriu qė mė goditi, nuk do ta kisha la hakun pėr krimet qė bėmė kundėr atdheut.
    KADRI HAZBIU: Unė kam deklaruar qėndrimin tim ndaj kėsaj bande. Kam thėnė qė ėshtė shpifje, ėshtė njė provokacion i kurdisur nga ky dhe tė tjerė.
    ARANIT ĒELA: Ēfarė nuk ėshtė e vėrtetė kėtu?
    KADRI HAZBIU: Nuk ėshtė e vėrtetė qė kjo bandė tė ketė pasur mesazh pėr mua, nuk ėshtė e mundur…
    ARANIT ĒELA: Po nga e more vesh kėtė?
    KADRI HAZBIU: Di veten time qė nuk kam qenė e nuk jam armik.
    ARANIT ĒELA: Unė tė pyes kėtė Kadri Hazbiu, jugosllavėt e bėnė kėtė,
    po ti vetė je i sigurt, a e di qė jugosllavėt e bėnė kėtė bllof?
    KADRI HAZBIU: Bllof mund tė jetė, por realisht nuk ėshtė …
    ARANIT ĒELA: Pse e merr absolute qė jugosllavėt nuk mund ta kenė drejtuar tek ti kėtė bandė?
    KADRI HAZBIU: Se kėshtu ėshtė e vėrteta i nderuari kryetar...
    ARANIT ĒELA: Pra, ti nuk e pranon qė e kanė dėrguar, e kanė adresuar tek ty kėta jugosllavėt...
    KADRI HAZBIU: Po pse do ta dėrgonin tek unė? Unė s‘jam armik. Tė mbahen parasysh deponimet e tij, se i ka vonuar nė hetuesi. Qysh nga koha e kapjes e deri nė fund, unė kam parė se proceset e tij me kėto deponime qė janė marrė nė maj tė kėtij viti (pra shumė vonė nga kapja e tij). Tani, si kanė evoluar, kėrkoj qė mundėsisht tė shikohet nė kuadrin e sė vėrtetės, qė ky ėshtė njė provokacion i kurdisur me qėllim diskreditimi ndaj meje. Ky thotė se ėshtė thirrur nga Sabaudini, ose njėrėn e tjetrėn. Thotė qė jugosllavi ka vajtur e ka takuar atje nė Zelandėn e Re. Nė qoftė se ėshtė e vėrtetė kjo, tė shikohet ē‘diferenca kanė deponimet e tij.
    HALIT BAJRAMI: Ai mė ka telefonuar, kur telefonoi Sabaudini nga Zelanda e Re, nga dyqani im i telefonoi nė Beograd. E dėgjova ēfarė i tha se unė po dėgjojsha nė njė telefon tjetėr. Mirupafshim nė Beograd, i tha.
    KADRI HAZBIU: Kėrkoj tė shikohet nė kompleks dosja e tij, qoftė edhe pėr momentin e takimit me mua, kur ėshtė takuar, kush ka qenė, se duhet tė reflektohet aty. E theksoj edhe njė herė, se ky ėshtė njė provokacion, tė cilin e bėn ky si agjent i jugosllavėve, me urdhėr tė tyre, siē mund ta bėjė edhe me urdhėr tjetėr.
    RRAPI MINO: Po pse drejtohet pikėrisht tek ti ky?
    KADRI HAZBIU: Shpifje, i nderuar prokuror.
    RRAPI MINO: Nuk ėshtė aspak shpifje, por e organizuar nga jugosllavėt. Dihen mirė pėrpjekjet e tyre, siē dihet edhe ultimatumi qė i kėrkonin tradhtarit Mehmet Shehu qė tė zbatonte planin e tyre, sepse u digjeshin kėmbėt nė Kosovė. Gjithashtu ata e lanė edhe metodėn e mėparshme me anėn e helmit pėr tė likuiduar Sekretarin e Parė, sepse ai ishte pėr njė kohė tė mėvonshme e nuk i priste koha dhe pikėrisht nė kėtė kohė kanė filluar drejtimin tjetėr, organizimin e bandės. Ishte pikėrisht kjo bandė qė drejtohej nga Sabaudini dhe me pjesėmarrės edhe tė pandehurit qė pyetet sot kėtu si dėshmitar. Tani vjen problemi pse vjen me kaq ngut banda? Nė kėtė kohė partia kishte rėnė nė gjurmėt e veprimtarisė armiqėsore tė Kadri Hazbiut, kishte filluar t’i kėrkonte llogari Komiteti Qendror i Partisė pėr veprimtarinė e tij armiqėsore. Me kėtė rast duhej shpėtuar Kadri Hazbiu. E vetmja mundėsi siē e gjykuan jugosllavėt, padronėt e Kadri Hazbiut, agjentura jugosllave, ishte njė ndihmė e shpejtė e tyre nga jashtė. Prandaj me urgjencė UDB-ja pėr tė shpėtuar agjentin e saj e para dhe e dyta, me qėllim qė ky, Kadri Hazbiu tė merrte pushtetin tė organizonte puēin, dėrgon me urgjencė tė madhe pa i pajisur as me dokumente kėta, se nuk i priste koha, prandaj u nisėn me kaq urgjencė dhe erdhėn kėtu. Ndėrlidhėsi kryesor ishte Halit Bajrami, sepse ky e njihte Kadri Hazbiun dhe do t’i jepte mesazhin pėr tė cilin shpjegoi. Unė e kam fjalėn kėtu se sa poshtė ka rėnė Kadri Hazbiu qė edhe bandėn thirri me anėn e jugosllavėve qė tė vinte kėtu sepse dėshtuan pėr likuidimin e Enver Hoxhės me anė tė Mehmet Shehut. Atėherė duhej vėnė nė zbatim banda me qėllim qė tė merrnin pushtetin. Po kėsaj nuk ia arritėn sepse partia i kapi kėta si miu, kėta diversantė qė erdhėn qė andej dhe nė tė njėjtėn kohė kapi edhe thirrėsin, atė tė zotin e bandės, Kadri Hazbiun bashkė me tė tjerė, dhe sot jep llogari pėrpara drejtėsisė pėr kėtė krim kaq tė rrezikshėm dhe kaq tė pėrbindshėm qė donte tė bėnte ndaj socializmit nė vendin tonė…
    ARANIT ĒELA: Mirė. Largohu ti Halit Bajrami. Tė na vijė tashti Mihallaq Ziēishti. Ti Mihallaq akuzohesh edhe pėr veprimtari sabotuese, jep shpjegime pėr kėto...


    Halit Bajrami: Si shpėtova pas asgjėsimit tė bandės sė Xhevdetit

    Ēastet fatale kur banda ra nė breshėrinė e zjarrit tė forcave tė sigurisė, zėnė pjesėn mė tė madhe nė dėshminė e tė mbijetuarit. Ka zgjatur vetėm 5-6 orė aventura e bandės sė Xhevdet Mustafės nė Shqipėri. Ka zbarkuar nė bregdetin e Divjakės dhe ka mundur tė mbėrrijė deri nė Rrogozhinė. I pamundur ka mbetur misioni i saj. Ngjarja e bujshme do tė mbyllej me shumė gjak dhe viktima. Ky ėshtė nė thelb rrėfimi i Halit Bajramit pėr epilogun e bandės terroriste qė do tė vinte nė vendin tonė nė shtatorin e '82. Teksa kujton ēastet e mbėrritjes nė brigjet shqiptare me njė dialekt gegėrisht, zbulon me detaje mėnyrėn si lundruan pėr gjithė natėn nėpėr Adriatik, momentet e zbarkimit, kontaktet e para nė Divjakė, lėvizjen e fshehtė pėr nė thellėsi e deri tek pėrplasja fatale me forcat e Sigurimit. "E dinim se do ta kishim tė lehtė, po na doli krejt e kundėrta. Edhe gurėt e rrugės dukej se na shikonin me dyshim. Dhe pėrfunduam nė ferr. Falė Zotit unė munda tė shpėtoj". Nė pėrmbledhjen e asaj qė ka ndodhur, i besuari i Xhevdet Mustafės zbardh numrin e viktimave tė kapos sė tij ende pa rėnė nė pritė. Kur janė vendosur nė njė gropė rėre buzė detit, Xhevdet Mustafa ka vrarė dy ushtarakė qė janė afruar tek ta. Pastaj, shton Bajrami, kapua i tyre ka qėlluar pėrsėri njė polic qė kishte kaluar pranė tyre bashkė me njė civil. Ky i fundit i marrė peng ka bėrė udhėrrėfyesin e detyruar tė bandės drejt Tiranės. Mė tej ai shton se Xhevdet Mustafa gjatė rrugės pėr nė Rrogozhinė ka vrarė edhe njė qytetar tjetėr qė kalonte me biēikletė. Sakaq, risjell pėrpara tė pranishmėve nė proces momentet kur ėshtė gjendur i kryqėzuar nga policia nė stacionin e trenit nė Rrogozhinė. Pikėrisht aty ka humbur ēdo kontakt me pjesėtarėt e tjerė tė bandės dhe i ėshtė nėnshtruar procedurave zyrtare si i pandehur pėr terror ndaj qytetarėve. Nė aq sa zbardh i mbijetuari i kėsaj bande terroriste, ėshtė interesant njė takim i panjohur i tij me Kadri Hazbiun nė njė nga dhomat e stacionit tė trenit nė Rrogozhinė.


    Kush ishte Halit Bajrami

    Njėri nga ish-partizanėt e Pezės dhe mė vonė i Brigadės sė Tretė, Halit Bajrami, i biri i Rizait dhe Ismetes, i lindur nė vitin 1925, shėrbeu pas ēlirimit pėr disa vite me radhė nė detyrėn e kreut tė Sigurimit tė Divizionit tė Korēės. I pakėnaqur nga vlerėsimi qė i ka bėrė Mehmet Shehu pėr aktivitetin e tij, nė vitin 1950 ėshtė arratisur jashtė Shqipėrisė. Pėr disa muaj ka qėndruar nė kampin e emigrantėve nė Greqi dhe mė vonė, me kėrkesėn e tij ka fituar njė azil politik nė Zelandėn e Re ku qėndroi deri nė fillimin e viteve ‘80. Pikėrisht nė vjeshtėn e vitit ‘82 bashkohet me njė grup qė do tė zbarkonte nė Shqipėri me mision tė zbulimit jugosllav. Ka qenė shtatori i atij viti ku banda e Xhevdet Mustafės, nė tė cilėn bėnte pjesė edhe ai, do tė binte nė pritėn e organeve tė Sigurimit dhe do tė asgjėsohej. Halit Bajrami mundi tė mbijetojė pėr tė dhėnė llogari para drejtėsisė. Menjėherė pas gjykimit tė Kadri Hazbiut ėshtė riatdhesuar nė Zelandė, ku kishte familjen e tij.

    Panorama
    18/1/2008
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 01-12-2009 mė 12:31
    Ne Tirone.

  15. #15
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    02-06-2008
    Postime
    157
    Halit Bajrami, ka qene agjent i sigurimit ne ate bande dhe eshte gjalle edhe sot e kesaj dite. ai qe u vra ne rrogozhine (Haznedari), nuk ka qene partizan, por i arratisur nga familje kulakesh. xhevdet mustafa u zbulua ne rrogozhine nga nje shitese agjente e sigurmit qe shiste byreke tek stacioni trenit. ai u dekonspirua apo dekonspiroi veten nga kepucet atletike te veshura pa corape si dhe nga gjuha shqipe e folur keq dhe me theks tjeter. Haznedari u vra ne pisten e stacionit te trenit nga nje plumb qe nuk u mor vesh nga erdhi dhe jo nga forcat vullnetare, por nga ato te policise. per me teper mund te kerkosh arshivat e asaj ngjarjeje ne ministrine e brendeshme.

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e xhori
    Anėtarėsuar
    25-12-2006
    Vendndodhja
    MARCHE
    Postime
    1,518
    Halit Bajrami: Si munda tė shpėtoj kur u asgjėsua banda e Xhevdet Mustafės

    Ka zgjatur vetėm 5-6 orė aventura e bandės sė Xhevdet Mustafės nė Shqipėri.

    Afrim Imaj

    Ka zbarkuar nė bregdetin e Divjakės dhe ka mundur tė mbėrrijė deri nė Rrogozhinė. I pamundur ka mbetur misioni i saj. Ngjarja e bujshme do tė mbyllej me shumė gjak dhe viktima.Ky ėshtė nė thelb rrėfimi i Halit Bajramit nė gjyqin e Kadri Hazbiut pėr epilogun e bandės terroriste qė do tė vinte nė vendin tonė nė shtatorin e ‘82. Teksa kujton ēastet e mbėrritjes nė brigjet shqiptare me njė dialekt gegėrisht, zbulon me detaje mėnyrėn si lundruan pėr gjithė natėn nėpėr Adriatik, momentet e zbarkimit, kontaktet e para nė Divjakė, lėvizjen e fshehtė pėr nė thellėsi e deri tek pėrplasja fatale me forcat e Sigurimit. “E dinim se do ta kishim tė lehtė, po na doli krejt e kundėrta. Edhe gurėt e rrugės dukej se na shikonin me dyshim. Dhe pėrfunduam nė ferr. Falė Zotit unė munda tė shpėtoj”. Nė Nė pėrmbledhjen e asaj qė ka ndodhur, i besuari i Xhevdet Mustafės zbardh numrin e viktimave tė kapos sė tij ende pa rėnė nė pritė. Kur janė vendosur nė njė gropė rėre buzė detit, Xhevdet Mustafa ka vrarė dy ushtarakė qė janė afruar tek ta. Pastaj, shton Bajrami, kapua i tyre ka qėlluar pėrsėri njė polic qė kishte kaluar pranė tyre bashkė me njė civil. Ky i fundit i marrė peng ka bėrė udhėrrėfyesin e detyruar tė bandės drejt Tiranės. Mė tej ai shton se Xhevdet Mustafa gjatė rrugės pėr nė Rrogozhinė ka vrarė edhe njė qytetar tjetėr qė kalonte me biēikletė. Sakaq, risjell pėrpara tė pranishmėve nė proces momentet kur ėshtė gjendur i kryqėzuar nga policia nė stacionin e trenit nė Rrogozhinė. Pikėrisht aty ka humbur ēdo kontakt me pjesėtarėt e tjerė tė bandės dhe i ėshtė nėnshtruar procedurave zyrtare si i pandehur pėr terror ndaj qytetarėve. Nė aq sa zbardh i mbijetuari i kėsaj bande terroriste, ėshtė interesant njė takim i panjohur i tij me Kadri Hazbiun nė njė nga dhomat e stacionit tė trenit nė Rrogozhinė.
    HALIT BAJRAMI: Mė 24 shtator Sabaudini tha se do tė shkonte t’i telefononte gruas nė Turqi, pasi atė e kishte dėrguar nė Turqi me gjithė vajzėn. Mė mori dhe mua me vete dhe shkuam nė Leēe, njė qytet nė Italinė e Jugut. Unė rrija nė makinė kur ai fliste me tė shoqen. Sa mbaroi telefonatėn me tė bisedoi nė telefon edhe me Peter Paviēin. Sa u kthye nga telefonata me Peter Paviēin, erdhi me shpejtėsi te makina ku e prisja unė dhe mė tha se duhej tė niseshim me shpejtėsi. Ku do shkojmė, e pyeta unė. Do shkojmė nė Shqipėri sonte, tha. Po neve s’jemi bėrė gati, i thashė, ti na ke thėnė qė para se tė nisemi, do na lajmėroje pėr tė sistemuar dokumentet. Pastaj i kujtova qė tė paktėn tė ēonim plaēkat e t’i linim te shtėpia e tij. Harroji plaēkat, tha, duhet tė shkojmė sonte se shokėt atje janė nė rrezik dhe na presin. Sonte do tė nisemi patjetėr, gjallė apo vdekur, kėmbėnguli. Ne shkuam nė bazė dhe Xhevdeti i tha dhe Fadil Kacelit se duhej tė niseshim. Ai u trondit pak mbasi qe si e papritur. E kuptova qė ishte njė sekret, mendova se ishte nga ana e jugosllavėve, domethėnė qė tė iknim brenda ditės qė tė mos kishte mundėsi tė lėvizte asnjėri nga neve. Unė kėshtu e mendova atė. Nė tė vėrtetė atė ditė nė mėngjes, nga ora 04:00 erdhi njė grua Madam Vardari prej Belgjike pėr tė ndenjur disa ditė se ishte mikja e Xhevdetit. Po kur Xhevdeti mori vesh lajmin qė ne do tė niseshim po atė ditė, i tha asaj qė tė ikte dhe e ēoi deri tek stacioni i trenit. Aty nga ora 6 pasdite unė shkova me njė italian tė cilin e kishte mik Xhevdeti pėr tė provuar barkėn me tė cilėn do tė lundronim natėn. Ajo kishte njė motor tė vogėl, njė tjetėr e mbajtėm rezervė. E mbushėm me benzinė barkėn. Morėm nja 600 litra benzinė ekstra. E kishim lėnė qė nė orėn 9 tė vinte Sabaudini aty nė Sampoka ku ishte baza dhe unė shkova nė orėn 8 e 30 minuta. Ai erdhi pas orės 9 dhe hipi nė barkė dhe shkuam nė “Tore del orso”. Aty ngarkuam plaēkat nė barkė. Fadil Kaceli nuk erdhi aty se mė ka dalė shpina, tha. Ai ecte shtrembėr dhe unė e besova. Nė Zelandė i kishte ndodhur disa herė ndaj shkonte te doktori pėr kėtė, se i ishte bėrė kronike. Kėtė radhė e bėri me qėllim apo ishte vėrtet i sėmurė kėtė nuk mund ta verifikonim. Hipėm nė barkė dhe u nisėm para mesnate. Para se tė mbėrrinim nė Shqipėri mua mė dukej se na ndiqnin dy barka. Ndoshta ishin barka greke e italiane qė gjuanin peshk. Po ne u ikėm atyre dhe morėm drejtim tjetėr. Gjatė rrugės konstatuam se na ishte prishur busulla. Qė kėtej drejtimin e mbanim vetėm me anėn e yjeve. I thosha Xhevdetit qė jemi midis Vlorės dhe Durrėsit, duke e bindur se nuk jemi nė zonėn greke po jemi nė zonėn e Shqipėrisė. Tu ec u afruam nė bregun e detit. Aty ishte njė breg rėre. Ishim duke i rėnė bregut mes pėr mes se barka ecte me shpejtėsi 30-40 kilometra nė orė. Nė ēast e ktheu barkėn. Unė isha sipėr bidonėve dhe rashė poshtė. Nejse, ndaluam barkėn dhe zbritėm. Sakaq i them italianit tė ikte e ta kthente barkėn nė bazė ku e kishte marrė, nė Sampoka tė Italisė. Ne dolėm nė tokėn shqiptare dhe filluam tė shikonim pėrqark. Dukej njė pyll ndonjė 100 metra larg, ku kishte kanal uji, det e nuk mund tė kalonim. Ishte thellė, ata e provuan dhe e lamė qė tė rrinim atė ditė aty e natėn tė dilnim se kishim litar me vete t`u lidhshim me kalue me ēdo mėnyrė. Aty bėri Xhevdeti njė gropė tė madhe. Vumė njė mushama, rregulluam plaēkat dhe ndenjėm. Zbardhi drita, unė isha zgjuar. Ata i kishte zėnė pak gjumi. Pashė pesė barka tė vogla me motorė qė kalonin shumė afėr nesh. Deri afėr drekės unė ndenja aty duke shikuar, pastaj i thashė Sabaudinit qė tė bėnte pak roje se mua po mė vinte gjumė. Mirė mė tha. Mbulova kokėn dhe rashė pėr tė fjetur. Pas pak kohėsh dėgjoj tė shtime automatiku. U zgjova. Kur shikoj Xhevdetin qė rrinte para dy njerėzve tė vrarė, ish-oficerė tė Sigurimit mė duket. Po ē`ke bėrė mor Xhevdet i thashė. U thashė qė tė dorėzoheshin kur zbritėn nga njė barkė atje poshtė mė tha dhe nuk pranuan, por filluan tė ecin nė drejtim tė gropės sonė. Ke bėrė gabim i thashė se ne kemi ardhur pėr qėllim tjetėr, kemi ardhur me shkue nė Tiranė. Kur, pas ndonjė gjysmė ore, erdhi njė barkė afėr nesh me dy njerėz. U afrua ajo dhe Xhevdeti bėri me dorė. Zbritėn kėta njerėzit nga barka. Njėri ishte veshur me uniformė dhe tjetri ishte civil, me brekė tė shkurtra dhe pa kėmishė. Xhevdeti u vuri automatikun. Dorėzohuni!, i tha atij oficerit. Ai nuk u dorėzua. Nė debat e sipėr, Xhevdeti i ra atij dhe e vrau. Ndėrkaq iu kthye atij civilit duke i thėnė se nuk do ta vriste nėse do ta nxirrte nė anėn tjetėr tė bregut me barkėn e vogėl. Ai pranoi. Hipėm nė barkė, e me gjithė armatimin qė kishim me vete, duke lėnė tek gropa plaēkat e tjera. E lamė barkėn nė bregdet dhe ēantėn qė kishim me mitralozat brenda, Xhevdeti ia ngarkoi kėtij udhėheqėsit tė rrugėtimit. Ai ishte njė peshkatar, nga fshati aty afėr. I thamė tė na nxjerrė nė njė rrugė automobilash. Ecėm pas tij dhe u afruam tek njė rrugė qė na tregoi ai. Kur ndaluam, Xhevdeti iku vetėm pėrpara me pa ku ishte rruga. Nė atė kohė qė ne rrijshim aty, kaloi dikush me biēikletė e nuk na pa se ishim pas drurėve, pas atyre pishave tė mėdha. Nė ēast, dėgjuam nja dy tre tė shtime. Ububu, thashė, do tė ketė shtirė Xhevdeti, mos ka vrarė atė fshatarin me biēikletė. Sakaq, ai erdhi aty dhe deshi me vra udhėheqėsin, atė fshatarin qė na printe. I thashė nė anglisht se nuk duhej ta bėnte kėtė. Unė jam stėrvitur vetėm me vra, mė tha. Nuk bėn me vra, i thashė, kemi nevojė pėr tė, se jemi hala nė pyll. Xhevdeti pranoi. Ai udhėheqėsi mė shikoi mua dhe mė tha: Do mė vrisni? Jo, i thashė, nuk tė vrasim, por ti ki kujdes, mos u mundo me ikė. Kur tė mbėrrijmė nė Tiranė, do tė tė lėshojmė dhe ti tė jesh i lirė. Pastaj dolėm nė rrugėn kryesore dhe u fshehėm nė pyll. Aty ishte njė urė qė shkonte pėr nė Divjakė, nė njė kamp tė Divjakės. Ndenjėm nja dy orė gati aty. Para mesnate, hymė afėr Divjakės. Nuk hymė nė fshat brenda, por u kthyem nė krahun e majtė e ecėm prapė nė tokė tė punueme, duke dalė sėrish nė rrugėn kryesore. Pas tri-katėr orėsh qė po ecnim, pyetėm atė udhėheqėsin se ku ishim. Ai na tha se ishim afėr urės sė Shkumbinit. Gjetėm njė kodėr atje dhe ndenjėm, u ēlodhėm pak. Tė nesėrmen kur lindi dielli, u ngritėm. Futėm automatikėt e zbėrthyer nė ēantė dhe dolėm nė xhade tė veshur civilė. Nė xhade takonim njerėz tė ndryshėm, me disa prej tė cilėve pėrshėndeteshim. Diku, unė u them qė tė merrnim njė drejtim tjetėr, nė mėnyrė qė brenda tri-katėr netėve tė futeshim nė Tiranė nga ana e Elbasanit ose nga ana e Bishqemit, nga vende tė ndryshme qė unė i kisha njohur qė kur isha partizan nė Pezė. Ata nuk pranuan. Sabaudini tha se duhet tė jemi sot nė Tiranė, duke shtuar se nuk ka mundėsi tė rrimė tri-katėr net rrugėve, pasi atje shokėt na presin dhe janė nė rrezik tė madh. Mirė, u thashė unė, doni kėshtu, kėshtu bėjmė, por ėshtė e rrezikshme ama, se do tė shkojmė brenda nė Rrogozhinė, se ishte Rrogozhina aty. Me bė me u diktue, thashė, i gjithė misioni ynė mbaron. Do tė shkojmė patjetėr, tha Sabaudini, ose me kamion, ose me tren, apo me ēdo mėnyrė duhet me qenė nė Tiranė se ėshtė shumė e nevojshme. Mirė, thashė dhe hymė, kaluam aty, kaluam postbllokun, ishin disa oficerė e ushtarė, por nuk na tha njeri gjė. Shkuam afėr stacionit tė trenit dhe u ulėm. Xhevdeti u ul me atė udhėheqėsin, kurse unė shkova e pyeta pėr biletat e trenit. Treni i parė iku mė thanė pėr Tiranė. Treni i dytė kalonte pasdreke e biletat shiteshin vetėm gjysmė ore para. Nė pritje i ramė gjysmė ore xhiro qytetit. Gjysmė ore para se tė vinte treni, bleva biletat. Xhevdeti sė bashku me udhėheqėsin sollėn ēantat tek unė. Ēantėn me armatim e prumė brenda nė sallė, ku uleshin njerėzit. Dolėm jashtė. Kur po rrinim aty me Sabaudinin, na vjen njė civil e na thotė nėse kishte mundėsi tė shkonim nė dhomėn tjetėr? Mė shkoi mendja menjėherė e tani thashė sigurisht do tė kemi ndėrlidhje qė tė na marrin shokėt. Kur shkuam nė dhomėn tjetėr, shoh dy oficerė, policė me uniformė qė rrinin nė kėmbė. Tė parin pyetėn Sabaudinin pėr letėrnjoftimin. Ai u tha se e kishte nė ēantėn pėrjashta. Po ti, mė pyetėn mua. Jam filani u thashė e u tregova emrin e vėrtetė, jam prej Durrėsi e dokumentin e kam lėnė nė shtėpi. Nė kėtė kohė Sabaudini kishte dalė tek dera. Mua brenda sekondave mė shkoi mendja se ishte momenti kritik e gjithēka po merrte fund. Misioni ynė mbaroi, s`ka mundėsi tė kryhet, ėshtė e kotė tė zgjatemi, mendova aty pėr aty. Mė morėn revolen nga brezi. Kur kėrkonin dokumente tė tjera, u thashė: Ēfarė dokumente kėrkoni, ne jemi diversantė, jemi vrasės. Ju lutem, mė ēoni nė polici. Nė ēast mė lidhėn duart e mė pas erdhi njė makinė aty. Sabaudini iku me atė tjetrin e ranė nė pėrpjekje mė duket, nuk e di se ē`ngjau, se nuk i pashė mė pastaj. Mua mė ēuan nė polici, mė lidhėn kėmbė e duar e po rrija aty. Isha i ulur nė njė karrige, kur nga korridori vjen njė njeri me dorė nė xhep e filloi tė ecė pėrpara meje duke mė sha. Unė ngrita kokėn, kur shikoj Kadri Hazbiun me njėrėn dorė nė xhep. Mė hyri frika, se ne kishim pėr ta takuar kėtė njeri, por po e takonim kėtu, nė njė vend tjetėr. Pasi mė shau nja dy-tre minuta, iku. Pas dhjetė minutash, erdhi aty ministri i Brendshėm, Hekuran Isai. Ai erdhi dhe mė pyeti pėr identitetin e ku di unė ēfarė. Mė morėn pastaj me makinė e mė sollėn nė burgun e Tiranės, ku vazhdoj prej 11 muajsh. Kėshtu qė mbaroi misioni qė na dhanė jugosllavėt pėr Kadri Hazbiun.
    RRAPI MINO: Cili ishte ky mision, ky mesazh qė do t‘i jepte Sabaudini?
    HALIT BAJRAMI: Para se tė niseshim prej atij qytetit ku na telefonoi Sabaudini, na tha se ky ėshtė mesazhi i jugosllavėve e ti do t‘ia transmetosh vetėm Kadri Hazbiut gojarisht. Kėtė do ta bėja unė. Ky ishte obligimi jem. Kur tė takosh Kadri Hazbiun, mė kishte thėnė Sabaudini pėr kėtė, do t’i shpjegoja pėrbėrjen e grupit tonė. Atij sidomos do t‘i flisja sa mė tepėr pėr Xhevdet Mustafėn qė ėshtė njeri i vendosur, i stėrvitur nga CIA. Do t’i thosha se ėshtė i bindur dhe mjafton tė ketė detyrė dhe e bėn. Detyrė terroriste. Do t’i thosha se ky ėshtė njeriu qė do tė futet nė njė mėnyrė ose nė njė tjetėr pėr tė vrarė Enver Hoxhėn gjatė gjullurdisė qė do tė bėhet. Ai mė kishte shpjeguar edhe ēfarė do tė ndodhte pas aktit qė do tė kryente Xhevdet Mustafa. Gjatė vrasjes, Kadri Hazbiu do tė kishte mundėsi tė merrte pushtetin nė dorė, gjithmonė nė emėr tė partisė, qė tė mund tė bėhej grusht shteti, me anė tė puēit ushtarak. Tė merrte shtetin nė dorė e tė pastronte elementėt e tjerė qė janė tė pafuqishėm. Pika e dytė ishte qė Kadri Hazbiu do tė organizonte koordinimin e veprimit tė bandės me puēin ushtarak. Pika e tretė ėshtė tha ai, qė Kadri Hazbiu tė caktojė ekzaktėsisht vendin, kohėn, ditėn dhe mėnyrėn se si Xhevdet Mustafa do tė vriste Enver Hoxhėn...

    "Djali i Abaz Kupit nuk pranoi tė vinte me bandėn nė Shqipėri"

    Teksa kujton mbresat e para nga takimi me kapon e bandės qė zbarkoi nė Shqipėri, Halit Bajrami dėshmon nė procesin e Kadri Hazbiut nė '83, bėmat qė kishte dėgjuar pėr tė gjatė kohės qė pėrgatiteshin pėr misionin e veēantė. "Xhevdet Mustafa ishte terrorist i pėrbindshėm. Ishte i papėrmbajtshėm si i tillė. Ma nxirrni Enver Hoxhėn 100 metra para dhe kam pėr ta zhdukur, thoshte". Mė tej ai shprehet se ėshtė befasuar kur ka mėsuar se Xhevdet Mustafa ėshtė trafikant droge, i dėnuar nga Drejtėsia amerikane, por i lirė nėpėrmjet njė garancie prej milion dollarė nė bankat e SHBA-sė. Tronditėse ka qenė pėr Halit Bajramin dėshmia e njėrit prej krerėve tė bandės i cili i ka treguar se Xhevdet Mustafa ėshtė paguar dikur nga mbreti i Libisė, Kadafi, pėr tė vrarė presidentin e Amerikės Roland Regan. Ndėrkaq Bajrami pėr herė tė parė zbulon edhe njė fakt tė pa ditur mė parė, Petrit Kupi, djali i Abaz Kupit nuk e ka pranuar thirrjen e Xhevdet Mustafės pėr t'u bashkuar me bandėn e tij qė do tė zbarkonte nė Shqipėri. Pėr tė mbijetuarin e bandės sė bujshme qė u asgjėsua vjeshtėn e vitit '82, do tė linte mbresa tė thella njė gatishmėri e shfrenuar e Xhevdet Mustafės pėr tė vrarė Enver Hoxhėn. Ai kishte njė uri tė madhe, pėr tė kryer kėtė vrasje, kujton Halit Bajrami nė gjyqin e vitit '83.

    Panorama,
    17/1/2008
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 01-12-2009 mė 12:32
    jeshét prčmč ne aliarčm
    jeshčm more jeshčm
    po drita skeshčm

  17. #17
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    02-06-2008
    Postime
    157
    “Xhevdet Mustafa u pagua nga Kadafi i Libisė pėr tė vrarė Presidentin Regan”

    “Xhevdet Mustafa ishte terrorist i pėrbindshėm. Ishte i papėrmbajtshėm si i tillė.

    Afrim Imaj

    Ma nxirrni Enver Hoxhėn 100 metra para dhe kam pėr ta zhdukur, thoshte”. Teksa kujton mbresat e para nga takimi me kapon e bandės qė zbarkoi nė Shqipėri, Halit Bajrami dėshmon nė procesin e Kadri Hazbiut nė ‘83, bėmat qė kishte dėgjuar pėr tė gjatė kohės qė pėrgatiteshin pėr misionin e veēantė. Eshtė befasuar kur ka mėsuar se Xhevdet Mustafa ėshtė trafikant droge, i dėnuar nga Drejtėsia amerikane, por i lirė nėpėrmjet njė garancie njė milion dollarė nė bankat e SHBA-sė. Tronditėse ka qenė pėr Halit Bajramin dėshmia e njėrit prej krerėve tė bandės i cili i ka treguar se Xhevdet Mustafa ėshtė paguar dikur nga mbreti i Libisė Kadafi pėr tė vrarė presidentin e Amerikės Roland Regan. Gjithsesi, pėr tė mbijetuarin e bandės sė bujshme qė u asgjėsua vjeshtėn e vitit ‘82, do tė linte mbresa tė thella njė gatishmėri e shfrenuar e Xhevdet Mustafės pėr tė vrarė Enver Hoxhėn.
    HALIT BAJRAMI: Pasi morėm me qira njė banesė pėr tre muaj dhe paguam kaparin u kthyem nė Romė. Kur u kthyem nė Romė Sabaudini tha, se Peter Paviēi nuk ėshtė kėtu hala, po unė po ju tregoj ēfarė mė ka thėnė ai. Ai mė ka thėnė qė ėshtė e pamundur me ju dhėnė armatim. Se unė i pata thėnė Sabaudinit qė ti bisedo me Peter Paviēin dhe thuaj qė ne do tė kemi nevojė pėr armė speciale nė rast se do tė hyjmė nė Shqipėri. Pėr revole, automatikė e tė tjera gjėra shumė tė nevojshme si mjete transporti, mjete komunikacioni, etj. Ai mė tha qė s’ka mundėsi t’i gjejmė kėtu, ne do tė bėjmė ēmos qė t’i gjejmė tjetėrkund. Pra, duhej shkuar jashtė Italisė pėr tė siguruar armatime. Nė Itali, nė atė kohė ishte bėrė shumė e rrezikshme blerja dhe mbajtja nėpėr duar e armatimit. Po tė tė gjenin njė armė tė vogėl tė dėnonin 20 vjet burg. Aty pėr aty, Xhevdet Mustafa tha se do ta zgjidhte ai kėtė problem. Sakaq ai telefonoi dikė nė Bruksel. I telefonoi njė shokut tė vet, Skėnder Basha e kishte emrin. I tha se do tė shkonte aty me njė mik. Mirė i tha Skėnderi, bujrėm. Dhe kėshtu bėmė. Shkuam nė Bruksel. Aty na priste Skėnder Basha me njė mikun e vet Durakun, qė mesa mbaj mend kishte marrė motrėn e Skėnderit. Na ēuan nė njė hotel tė vogėl pėr me fjet. Xhevdeti bisedoi me ta, duke u kėrkuar tė na ndihmonin me gjet armatim. Fillimisht Skėnderi hezitoi. Diku filloi tė shpjegohet pėr kėtė. Vėllai im, tha ka hyrė nė burg, se ėshtė marrė me trafikun e armėve dhe ka vrarė njė jugosllav, po unė do tė bej ēmos qė t’iu ndihmoj. Ai shtoi se brenda mundėsive do na bėnte diēka. Dhe nė fakt na u pėrgjigj disi. Brenda dy-tri ditėve na gjeti 5 revole katėrmbėdhjetėshe. Ishin nga ai tipi i pistoletave qė pėrdor policia belge. Automatik, tashti pėr tashti nuk ka, tha, por na siguroi se mė vonė mund tė na gjente. Nė fakt nė treg ishte gati e pamundur tė gjeje automatikė. Kėshtu qė ndenjėm tri-katėr ditė me Xhevdetin nė Bruksel nė pritje tė ndonjė mundėsie me gjet automatikė, por pasi nuk gjetėm u larguam. Para se tė niseshim, Skėnderi qė e dinte rrugėtimin tim, mė dha tri letra pėr t’i ēuar njėrėn te gruaja e tij nė Nju Jork, tjetrėn, njė Petrit Kupit, djalit tė Abaz Kupit dhe njė farė Andon Frroku prej Tirane i arratisur. Unė e kisha biletėn pėr nė Romė, por ndėrrova trenin gjatė rrugės dhe zbrita nė Paris, pastaj hipa sėrish nė tren dhe mbėrrita nė Bolonjė. Nga Bolonja pastaj nė Romė. Aty u takova me Sabaudinin, i cili mė tha se na priste ai miku, jugosllavi. Lamė pėr t’u takuar nė orėn 8 tė mbrėmjes me Peter Paviēin nė njė restorant tė vogėl, Via Markoni. Ai u gjend te ky lokal pesė minuta para orės 8. Ishte nja 40 vjeē, i hijshėm, i gjatė, i veshur elegant. Pasi mė prezantoi me tė Sabaudini, u ulėm nė njė tavolinė jashtė restorantit. Si fillim, mė pyeti mua pėr familjen teme, pėr punėn, pėr shokėt e mi nė Zelandėn e Re, pėr udhėtimin e gjatė qė kisha bėrė, 22 mijė kilometra me shkue deri Itali. Ju falėnderoj shumė, tha dhe pastaj filloi tė thotė diēka pėr Kosovėn. Gjendja nė Kosovė, u shpreh ai, ėshtė jashtėzakonisht alarmante, ėshtė e ndezur, ėshtė shumė e vėshtirė. Pas njė pauze tė shkurtėr filloi me bė muhabet politik me Sabaudinin. Diku mė vonė u kthye nga unė: Ju lutem, tha, a e keni pasaportėn me vete. Si urdhėron, thashė unė. Sakaq, mora pasaportėn dhe ia zgjata ta shikonte. Ai e vuri para syve dhe filloi ta lexojė me kujdes. Mė bėri pėrshtypje se e mbajti shumė kohė nė duar duke e vėzhguar me njė lloj kurioziteti qė nuk e kuptoja pse. Pasi ma ktheu mė dha kartėvizitėn e tij tė cilėn e mora dhe e futa bashkė me pasaportėn nė xhepin e xhaketės. Unė, tha, kam biseduar shumė gjatė me Sabaudinin. Ka gati 2 vjet qė e njoh. Qėllimi ynė, shtoi, ėshtė qė tė kemi njė grup tė vogėl shqiptarėsh pėr tė hyrė nė Shqipėri pėr ēėshtje pune. Ndėrkaq, vuri nė dukje se kishte marrė vesh qė kishim njė njeri tė mirė nė grup. Ai tha pėr Xhevdet Mustafėn se ėshtė me tė vėrtetė njeri i stėrvitur, njeri i vlefshėm dhe duke biseduar kėshtu mė pyeti se ku kisha qenė gjatė luftės. I thashė se kam qenė partizan nė Pezė edhe pastaj nė Brigadėn e 3-tė. Pas luftės, i thashė, qeshė nė Divizion nė Korēė dhe kam qenė 4 vjet nė Sigurim tė Divizionit Korēė. Si i shpjegova pėr kėtė mu kthye sėrish kureshtar nėse e njihja apo jo Kadri Hazbiun e Fecor Shehun, qė kishin qenė nė luftė. Si urdhėron, i thashė, i njoh. Kadri Hazbiun, sqarova e kam pasur shefin e Degės nė ushtri kur isha shef Sigurimi i Divizionit tė Korēės, por nuk kam pasur ndonjė shoqėri tė madhe. Nė vazhdim i thashė se mė tepėr kam pasur shoqėri me Feēorin se mė kishte lidhur puna. Si u sqaruam rreth kėtyre, ai e solli bisedėn pėrsėri tek puna e Kosovės. Kemi njė problem shumė tė madh lidhur me Kosovėn, tha ai. Gjithė turbullimet dhe gjurullditė aty janė shkaktuar nga Enver Hoxha. Biseduam me tė deri afėr mesnatės. Duke folur pėr misionin qė do tė bėnim nė Shqipėri, Peter Paviēi, mė sqaroi gjatė takimit se kishte folur mė parė me Sabaudinin dhe i kishte dhėnė atij njė mesazh qė unė do t’ia jepja personalisht Kadri Hazbiut kur tė mbėrrinim nė Tiranė. Mė kujtohet se gjatė kėsaj kohė mė pyeti nė lidhje me Xhevdet Mustafėn. Unė i thashė, se duket njeri i fortė dhe i vendosur. Shumė mirė, tha. Para se tė shkoni nė Shqipėri, duhet tė keni shumė kujdes kėtu nė Itali se kam marrė vesh qė ju keni edhe armatim kėtu. Si urdhėron, thashė unė. Nė muhabet e sipėr i thashė pėr mundėsinė e sigurimit tė armatimit nga ana e jugosllavėve. Jo, tashti pėr tashti, ėshtė e pamundur, tha pėr shkak se me u kap ndonjėri nga juve me armatimin tonė, do tė kemi shumė probleme me qeverinė shqiptare, tha. Dhe aty pėr aty sugjeroi qė ne t’i blinim, ndėrkohė qė ata do t’i paguanin. Mirė, thashė unė. Mbaj mend se ai hezitoi ndėrkaq qė ne tė futeshim nė Shqipėri nga kufiri jugosllav me armatim tė huaj. Ai shpjegoi se kishte biseduar me shokun nė qendėr dhe ai i kishte thėnė se, nuk ishte e mundur qė tė na lejonin tė futeshim nga territori jugosllav. Ai kėmbėngulte qė ne tė futeshim nga territori italian, nga bregu i detit. Unė i thashė qė duket shumė e zorshme, se atje ai gjithnjė ėshtė i ruajtur. Po rrugė tjetėr nuk mund tė ketė, tha. Ju mund tė vini deri aty si turistė, tė jini tė pajisur me pasaporta e me viza jugosllave tė cilat ne i bėmė tė gjitha. Pėr tė dalė,ju ndihmojmė ne, tha edhe nga Jugosllavia tė veshur si turistė. Para se tė ndaheshim, ai tha se nė Shqipėri ne kemi shokė. Ti, tha, kur tė vesh nė Shqipėri, do ta kesh Sabaudinin me vete. Para se me shkue nė Shqipėri, tha se Sabaudini ka me ua tregue juve njė mesazh qė kam pėr aty dhe juve do t’ia jepni Kadri Hazbiut. Tha qė ėshtė njė ēėshtje me rėndėsi shumė tė madhe dhe nuk duhet ta dijė njeri tjetėr, me pėrjashtim teje dhe Sabaudinit, tha. Unė i thashė se do tė bėj ēmos qė ēdo gjė tė jetė e kryme sa mė mirė dhe u ndamė. Tė nesėrmen unė takova Sabaudinin. Ai bleu njė biletė pėr Nju Jork. Mė tha se kur tė vemi nė Tiranė do mėsojmė se ku e ka banesėn udhėheqėsi, Enver Hoxha. Aty do informohem si pritet komunikacioni, ujėsjellėsi, dritat, si mund tė vriten rojet me armė speciale, si mund tė futet gaz nė kazermė. Harrova tė them se kur unė isha t’u bė muhabet me Peter Paviēin ai mė tha mua qė Feēorin e kanė hequr nga detyra, por shtoi qė me kohė ai mund tė vijė prapė nė pozitė. Pasi mbaruam me Sabaudinin, mė dha gjithė kėto udhėzime qė i kishin marrė nga jugosllavėt, u ndamė. Unė shkova nė Nju-Jork edhe i dhashė letrėn gruas sė Skėnderit edhe atij Anton Frrokut. U takuem me djalin e Abaz Kupit. Ai tha se nuk ka nevojė pėr letėr pasi siē tha ai do tė vinte vetė nė Romė dhe do tė takohej me Xhevdetin. Aty pėr aty kujtoi se kishte disa punė personale me Xhevdetin. Nuk e mori pra letrėn me sa dukej pėr ēėshtje komprometimi. Nė fakt ai nuk mė njihte mua. Petriti refuzoi ti bashkėngjitej grupit tonė. Kėshtu u ndamė aty. Para se tė ikja nga Nju-Jorku, u takova me gruan e Xhevdetit dhe Frrokun pėr atė porosinė qė kisha marrė nė Bruksel. Tek ata mė ēoi njė grua, bashkėshortja e njė Ismet Hidri prej Ulqini. Ajo mė ēuditi me ato qė mė kallėzoi. Diku hapi ēantėn personale dhe qiti prej andej njė gazetė amerikane nė tė cilėn ishte fotografia e Xhevdet Mustafės, poshtė sė cilės thuhej se kėrkohej nga policia e SHBA-sė si trafikant droge. Po Xhevdeti siē shpjegonte gazeta kishte lėnė nė bankė si garanci njė milion dollarė dhe kishte fituar njė liri me kusht. Gjithsesi, ai nuk mund tė delte nga Amerika sipas vendimit tė gjyqit. Po Xhevdeti e kishte thyer atė garanci dhe ishte larguar nga SHBA-ja. Atė e kėrkonin nė Amerikė. Ky kishte ikur se i kishte dhėnė fjalėn Sabaudinit tė vinte me ne. Pasi mbarova punė nė Nju Jork, unė ika dhe shkova nė Zelandėn e Re. U takova me Fadil Kacelin, i cili ishte anėtar i grupit terrorist qė ishte organizuar nga Sabaudini. Sa e takova, i thashė Fadilit se na kishte dalė njė problem. I shpjegova se kisha parė nė gazetė qė kėrkojshin Xhevdet Mustafėn nė Amerikė. I thashė se i kishte lėnė njė milion dollarė depozitė Gjyqit tė Naltė edhe ka ikur qė andej ndėrkohė qė s’duhet tė largohej nga qyteti. Atė e kėrkojnė, i thashė pastaj shtova se Xhevdeti kishte qenė njeri i drogave. Ai shprehu drojėn se duke kėrkuar atė nė Itali, do tė na kapnin edhe ne.
    Pėr kėtė i kallėzova edhe Sabaudinit qė na telefonoi dhe na bėri vėrejtje se pse nuk po niseshim pėr tė shkuar aty. Sabaudini qė e kuptoi lėkundjen tonė tha se do tė vinte vetė aty tek ne. Dhe ashtu bėri. Udhėtoi vetė 22 mijė kilometra dhe erdhi nė Zelandė. Aty na kallėzoi se nuk e besonte tė ishte e vėrtetė ajo qė kishim lexuar nė gazetė, por tha se dhe ai kishte dėgjuar njė herė pėr kėto gjėra. Pastaj tregoi edhe njė ngjarje tjetėr qė kishte tė bėnte me Xhevdetin. Siē tha Sabaudini, Xhevdeti njė herė ėshtė penalizuar se kishte dashur tė vriste Reganin, atė presidentin e Amerikės i paguar nga Kadafi i Libisė. Se si kishte qenė kjo punė ai nuk dha shumė hollėsira, por tha se kishte folė vetė me Xhevdetin dhe e njihte mirė atė. Sidoqoftė, Sabaudini e vlerėsoi jo pak atė qė i thamė ne. Mbasi iku Sabaudini, ne caktuam ditėn dhe u nisėm pėr nė Itali. Bashkė me Fadil Kacelin, mbėrritėm nė Romė me datėn 16 gusht 1982. Pastaj shkuam nė bazė nė “Tore del orso”, dhe filluam tė mendojmė pėr atė qė do tė bėnim nė Shqipėri. Misioni donte pėrgatitje fizike. Ne tė tre ishim disi tė moshuar e tė shėndoshė dhe e kishim disi vėshtirė. Ndėrsa Xhevdeti ishte shume i fortė dhe vraponte gjithė ditėn. Sabaudini mbante kontakt tė rregullt me Peter Pavicin ēdo mėngjes nė ora 8. I telefononte nė Beograd. Ai i pėrgjigjej nga telefoni i njė dyqani qė gatiste sahatna. Sahatēi kishte tė atin. Sabaudinit i tha Peter Paviēi se do tė niseshim pas dy javėsh, por nuk na caktoi ndonjė ditė konkrete. Ato ditė provonim barkėn qė kishim marrė, provonim motorin e saj nėse ishte nė rregull. Mbaj mend se kishim marrė kur ishim nė Singapor njė palė dylbi qė vėshtronin nė distancėn 20 kilometra dhe dy radio marrėse...

    Halit Bajrami: Unė oficeri i Sigurimit, nė bandėn qė do vriste Enverin


    Rrėfimi nė sallėn e gjyqit tė Kadri Hazbiut bėhet interesant kur vjen pėr tė dėshmuar njė nga tė mbijetuarit e bandės sė Xhevdet Mustafės qė ka ardhur pėr tė vrarė Enver Hoxhėn nė vitin '82. Ai me gojėn e tij tregon metamorfozėn qė ka pėrjetuar nė kėtė mision misterioz: Eshtė pėrplasur me Mehmet Shehun nė vitin '50 dhe ėshtė arratisur. Ka emigruar nė Zelandėn e Re dhe ka pranuar mė vonė tė bashkėpunojė me Sigurimin e Shtetit. Nė vjeshtėn e vitit '82 ėshtė rikthyer nė Shqipėri me njė bandė terroriste. Shpėton rastėsisht gjatė asgjėsimit tė saj dhe pranon tė rrėfejė si ėshtė gjendur nė grupin Xhevdet Mustafės. Rrėfimi i Halit Bajramit e fut nė rrjedhė tjetėr procesin e bujshėm ndaj Kadri Hazbiut. Fillimisht shpjegon si mori vendimin pėr t'u arratisur teksa Mehmet Shehu e kishte transferuar nga shef Sigurimi tė Divizionit tė Korēės nė kartotekėn e ministrisė. Pastaj ndalon gjatė nė peripecitė e viteve tė emigrimit nė Zelandėn e Re, flet pėr njohjet e reja me shqiptarėt e arratisur, pėr mėnyrėn se si vendosi kontakte me Sigurimin e Shtetit dhe si mbėrriti pėr herė tė parė nė Shqipėri, i thirrur nga Kadri Hazbiu, i cili nė kompensim tė ndėshkimit pėr arratisjen e dikurshme i kėrkoi tė shėrbente pėr Zbulimin e Jashtėm. Njė kapitull mė vete zė nė tregimin e tij njohja me personazhin misterioz Xhevdet Mustafa dhe urinė e jashtėzakonshme tė tij pėr tė vrarė me ēdo kusht Enver Hoxhėn. Gjithsesi, para rrėfimit tė Halit Bajramit, trupi gjykues ka dėgjuar vijimin e dėshmisė sė Nesti Kerenxhit, ish-funksionarit tė lartė tė Sigurimit pėr torturat dhe vrasjet pa gjyq qė ka bėrė struktura e Zbulimit tė Ushtrisė nė kohėn e Koxi Xoxes. Po ashtu ish-bashkėpunėtori i dikurshėm i Kadri Hazbiut pėr herė tė parė nė kėtė proces zbardh misteret e Stavri Xharės, njeriut qė zbatoi strategjinė e largimit tė oficerėve tė luftės nga radhėt e ushtrisė.

    Panorama
    16/01/2008
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 01-12-2009 mė 12:34

  18. #18
    ..She is so cute... Maska e jessi89
    Anėtarėsuar
    25-08-2003
    Postime
    955
    Per cfare vitesh behet fjale?

    I vellai i te aratisurit Sabaudin Haznedari,Nevzat,ne ministrine e brendeshme ka qene ne grupin qe po te te piketonte te pushkatonte.Mbas lufte ka bere kerdine.Ca e cuditshem qe vellai i aratis dhe ky me post.Lojra 10 fishe jane lujt..
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga jessi89 : 30-08-2008 mė 11:11
    Wild and crazy can't be lazy

  19. #19
    Perjashtuar Maska e Renea88
    Anėtarėsuar
    02-04-2005
    Vendndodhja
    ne bote
    Postime
    79
    Xhevdet Mustafa-e verteta dhe perrallat mbi grupin diversant

    --------------------------------------------------------------------------------

    duke lexuar kujtimet e atyre qe u perballen me grupin e XHEVDET MUSTAFES DHE SHOKEVE TE TIJ NE 192 te bien ne sy disa kontradikta...ndonese ate vit isha vetem 16 vjecar perjetuam te gjithe ardhjen e Grupit diversant, shpartallimin e tij si dhe pame te dokumentuara ne muzeun e MPBse pjese nga veshjet dhe armet e tij, si dhe nje fotografi te xhevdetit te vrare, ku dukej vec fytyra e gjakosur dhe nje pjese e shpatullave.....:
    kush ishin antaret e Grupit:

    Sabaudin Haznedari- ish partizan, kuader ushtrie i arratisur kthehet ne shqiperi ne moshen 51 vjecare, vritet ne Rrogozhine

    Halit Bajrami, - dhe ky ish partizan, kuader i sigurimit te ushtrise , dorezohet ne rrogozhine dhe pisi deshmon pro pushtetit ne gjygjin kunder kadri hazbiut kthehet ne Zelanden e re.

    Xhevdet Mustafa, i ikur nga Durresi, jetonte ne Amerike, 42 vjecar, duke ju referuar kujtimeve te atyre qe e njihnin merrej ne Amerike me aktivitete ilegale perfshi trafikun e Kokaines per te cilin ishte ne gjyq te hapur ne USA

    duke perndjekur ngjarjen te lindin disa pyetje:

    pse qellon grupi mbi cdo person qe i perballet ne rruge pa asnje lloj paralajmerimi?
    Si ish ushtatrake te pergatitur Haznedari dhe Bajrami e dinin qe cdo perplasje e tille me arme do te linte gjurme qe conin ne zbulimin e Grupit.
    Nderkohe qe pylli i divjakes me dendesine e tij te jepte mundesi te fshiheshe e ti shmangeshe syrit te cdo kalimtari apo polici.

    Pse vendosin te marrin trenin ne Rrogozhine kur ne tren ka me dhjetra njerez qe mund ti dallojne e zbulojne.
    Rrembimi i nje kamjoni apo makine do ishte shume me i thjeshte dhe zhdukja e nje shoferi perbente me pak veshtiresi zbulimi sesa te vraret e shumte qe grupi dukej sikur i linte prapa qellimisht.

    Pse u nda Haznedari nga Mustafa dhe sejcili kerkoi te mbrohej thjesht duke zene nje pozicion luftimi diku apo duke ikur? Grupet e stervitura i lene vetes gjithmone nje rruge kthimi hapur neqoftese plani prishet dhe dalin veshtiresi te reja.

    Si ka mundesi qe Haznedari si ish unshtarak kuadro i zbulimit futet ne Bunker pa rrugedalje dhe vritet pas disa minutash nga forcat vullnetare?
    Pse nuk i bashkangjitet Mustafes.

    Pse Mustafa devijon drejtimin pasi merr makinen peng dhe futet ne shtepine me te vecuar te fshatit nga ku dalja nuk do te ishte kurre me e mundshme? Pse nuk vazhdon rrugen me ate makine ne drejtim te Tiranes per te permbushur misionin apo te kthehet prapa qe te ndihmoje haznedarin e rrethuar e te largohen?
    a i kishte mbushur hundet me Kokaine dhe nuk dinte c bente kur erdhi ne shqiperi?


    Duke lexuar kujtimet e atyre qe takuan Xhevdet Mustafen flitet se ai kishte veshur nje bluze te zeze vpambuku verore ne momentin kur u vra dhe kjo deshmohet nga dy - tre vete. Ndersa ne Muzeun e MPBse ishe vene bluza e cXhevdetit te vrare dhe kjo ishte e mbaj mend si tani ne NGJYREN GRI te hapur!!, e coptuar nga plumbat dhe kjo ishte dhe ne fotogragine e te vrarit me koke te coptuar nga plumbi e gjak qe i kishin bashkangjitur pashaportes se tij.

    Duke lexuar kujtimet e drejtorit te policanit qe flet per armen e xhevdetit flitet per automatikun e markes angleze Brenn qe xhevdeti e kish me vete i riprodhuar me emrin automatiku i xhevdetit.....nderkohe qe automatiku i tipit mitroloz i lehte dore me dy kembeza Brenn eshte i madh, automatiku i Xhevdetit qe ishte vene me pas ne muzeum ishte i kromuar i njejte me automatikun qe perdor skuadra ne filmin serial amerikan A-Team, prodhim Belg!



    Kush ishte me te vertete Xhevdet mustafa

    ishin halit bajrami dhe sabaudin haznedari vertet apo u perdoren keto dy emra nga dikush tjeter........ku shkuan eshtrat e tyre dhe a jane gjetur?

    Pse nuk u veshen me rrobat e policeve te vrare?

    Ne kujtimet e Hetuesit Dilaver Bengasi zotit Bengasi nuk i kujtohet se ku jane varrosur Haznedari e Mustafa , ai shprehet : diku ne linze sespe nuk mban mend vendin. E cuditshme qe kryetari i hetimeve nuk e mban mend varrin e tyre ne nje kohe qe ardhja e Grupit ishte dhe ngelet sensacion i viteve 80.........nderkohe ai mban mend me perpikmeri ne rrefimet e tij se kush hyri ne korrik 90 ne ambasade e ne cfare ore....e cuditshme.!!!!


    Nga ana tjeter djali qe hipi ne tavanin e ndertese ku u vra Mustafa thote qe ai vrau veten me pistolete ne fyt poshte mjekres, bengasi thote nga plaga e hapur ne temth!

  20. #20
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,424
    Postimet nė Bllog
    17
    Ju tregoj vėllain tim, Xhevdet Mustafa

    Rrėfimi i Gani Mustafės, njėri prej vėllezėrve tė tė riut durrsak qė hyri nė histori nė shtator 1982-in

    Xhevdet Mustafa ishte njėri prej atyre tė rinjve qė nuk duronte dot mėnyrėn e jetesės dhe regjimin nė Shqipėri.

    Historia e tij ėshtė pak a shumė e njėjtė me ato tė qindra shqiptarėve tė tjerė qė u arratisėn nga Shqipėria e izoluar gjatė regjimit komunist, por ai u rikthye pėr tė mbetur nė vendlindje, atė tė diel shtatori tė vitit 1982-it, kur ai dhe shokėt e tij tė bandės mbetėn tė vrarė pėr pėrpjekje me forcat shqiptare tė sigurisė.

    Gani Mustafa, njėri prej vėllezėrve tė tė mirėnjohurit Xhevdet Mustafa, nė njė rrėfim pėr emisionin "Histori pa zhurmues", tregon se kush ishte vėllai i tij, si e pėrgatiti arratisjen pėr tė mos dėmtuar familjarėt dhe si arriti tė bėhej milioner nė Nju Jork.

    Z. Mustafa, cila ėshtė historia e familjes suaj?

    Unė jam njė qytetar nga Durrėsi dhe rrjedh nga njė familje tregtare e mesme. Jemi tetė fėmijė, gjashtė ēuna e dy vajza, nga baba me prejardhje nga Kavaja, nga nėna me prejardhje nga Shijaku. Me sa kam dėgjuar nga prindėrit e mi, prindėrit e tyre kanė qenė patriotė. Kjo ėshtė pak a shumė historia.
    Regjimi komunist na i mori tė gjitha pronat, normalisht, pakėnaqėsia ishte prezent.


    Pra, ju sekuestruan pronat dhe kjo krijoi premisė dhe ndaj familja juaj kishte pakėnaqėsi pėr sistemin?


    Patjetėr. Nėna ka qenė shtėpiake, ndėrsa babai punėtor. Vėllezėrit filluan punė shumė shpejt, shumė tė rinj, Petriti, Samiu e Shefqeti, Xhevdeti ishte i katėrti dhe mė i vogli. Pasi mbaroi shkollėn shtatėvjeēare aq ishte mundėsia, edhe ai filloi punė. Ka punuar si shofer nė port. Aty si njė pjesė e rinisė durrsake u mor me kontrabandė, ashtu si dhe njė pjesė e shoferėve. Ishte nevoja pėr tė jetuar.


    Ē'lloj kontrabande bėnte Xhevdeti?


    Kontrabanda ishte e thjeshtė fare, me ndonjė orė, me ndonjė shami, me ndonjė paketė cigare, nuk ishte kushedi se ēfarė. Fitohej pesė lekė, se blihej mė lirė dhe shitej mė shtrenjtė. Xhevdeti ishte tip shumė inteligjent, dinte disa gjuhė. Ēfarė marinarėsh vinin atėherė nė Durrės, polakė, rus, gjermanė, merrej vesh me to shumė mirė.


    Erdhi njė kohė qė si shumė tė tjerė ai e pagoi atė punė qė bėri, e arrestuan dhe u dėnua 3 vjet burg. Ka qenė viti 1960-'61. Kur doli nga burgu, ka qenė 28-29 nėntori i vitit 1962, ka qenė falja. Ndenji shumė pak, sepse nė mars 1963 u arratis, bashkė me njė shok, komshi, Sekret Mezini. Momenti i arratisjes ndoshta ishte pak i pėrgatitur nga ana e Xhevdetit. Mbeti enigmė nė atė kohė se si nuk vepruan me familjen.


    Xhevdeti ishte shumė i zgjuar dhe e pėrgatiti, ndoshta qė tė na lehtėsonte ne, ose tė mos na preknin fare. Njė javė apo dhjetė ditė para se tė ikte, i thotė babės se do tė shkonte nė Shkodėr, te njė shok qė e kishte pasur nė burg.

    Mirė, i thotė babai, por na njofto kur tė ikėsh. Vjen njė ditė nga puna, vishet dhe del. Nuk i thotė gjė askujt. Nuk erdhi nė darkė nė shtėpi. Prindėrit u bėnė merak. Nuk erdhi as tė nesėrmen. Atėherė u shqetėsuam se diēka kishte ndodhur. I thotė babai, njėrit prej vėllezėrve: "Shko e pyet se mos e kanė arrestuar prapė!". Ishte trim Xhevdeti, nuk i bėnte syri dritė.


    Ishte shumė i urtė, nuk ngiste njeri, por nga ana tjetėr nuk duronte fare ta prekte njeri. Vėllai shkoi te Dega e Brendshme dhe u thotė: "Ka ikur vėllai nga shtėpia dhe ka dy ditė qė nuk ka ardhur. Nėse ėshtė kėtu na thoni". Ai oficeri pėrgjigjet shumė keq dhe i thotė: "Ne nuk pajtojmė njerėzit, shkoni pajtohuni nė gjykatė, nėse jeni zėnė me vėllezėrit".


    Vėllai mbeti i habitur. Me thėnė tė drejtėn asnjėri nuk e kuptoi se do tė ndodhte diēka. Kjo ishte pėrgatitja qė bėnte ai vetė pėr tė lehtėsuar familjen, pėr tė mos na ndodhur gjė dhe faktikisht me ne nuk ndodhi gjė, pas arratisjes sė Xhevdetit. Kaluan dhjetė ditė dhe... plasi.


    Nga u arratisėn?

    Nga veriu ka dalė, bashkė me shokun e tij, komshiun, Sekret Mezinin. Fillimisht shkuan nė Jugosllavi. Nėna e shkretė qante natė ditė se mendonte se e kanė vrarė, sepse dilnin shumė fjalė se ishte arratisur ēuni i filanit, po shumė njerėz kishin humbur, nuk ishin pėrmendur mė.


    Pas njė viti e gjysmė a dy vitesh na vjen njė letėr nga Jugosllavia. Kishte nja 6 muaj qė sorollatej nė dyert e Sigurimit. Mezi u lexua letra kur erdhi nė shtėpi, sepse ata i hapnin dhe i lexonin vetė, dihej ajo punė.


    Thoshte se ishte nė Jugosllavi, se ishte mirė nė njė kamp, por asgjė tjetėr. U gėzuam tė paktėn qė ishte gjallė. Pas shumė kohėsh iku nga kampi, pėr nė Itali dhe pastaj nė Amerikė.

    Aty besoj nisi jetėn normale, duke u vendosur nė Nju Jork..

    Po, u vendos nė Nju Jork, ka punuar jashtė mase, sipas njerėzve qė unė kam takuar mė pas. Kishte njė servis makinash. Aty punoi fillimisht. Familjar shumė i rregullt.


    U martua?


    Po, u martua me njė vajzė shqiptare, edhe ato tė arratisur. Lindėn dy ēuna dhe njė vajzė.

    Shoh nė foto familjare se ka njė simbol tė Shqipėrisė. Ēfarė ėshtė?

    Po, edhe fėmijėt, po edhe Xhevdeti kanė flamurin shqiptar nė bluza dhe xhaketė. Sipas atyre qė kam takuar, e ka dashur shumė vendin e vet. Kėtė verė nė lokalin tim qė kam te Shkėmbi i Kavajės erdhi njė kosovar, qė kish jetuar pėr shumė kohė nė SHBA dhe tani nė Gjermani.


    "Mė tha: 'kam ardh me tė thėnė vetėm dy llafe pėr vėllain tėnd. Shqiptar qė tė flasė keq pėr Xhevdet Mustafėn nė Nju Jork nuk ka dhe emigrant qė ta ketė dashur atdheun sa e ka dashur Xhevdet Mustafa nuk ka.


    Ka ardhur shpesh nė Jugosllavi, kishte njerėz nga ana e nuses nė Ulqin dhe herė pas here dilte nga pjesa ku shihej Shqipėria nė Ulqin dhe qante si fėmijė. Mendonte pėr njerėzit e vet, familjarėt e vet, vėllezėrit dhe motrat, popullin. Xhevdeti e ka ditur shumė mirė se si jetohej kėtu, sepse ishte 21 vjeē kur iku.


    Nė fund tė fundit ishte kundėrshtar i regjimit, sepse kishte vuajtur. Nė kuptimin ndoshta jo tė gjerė, ai kishte edhe interesa politike, por ishte i interesuar qė regjimi komunist tė binte nė Shqipėri, apo jo? Mbanit lidhje me tė?


    Nėpėrmjet letrave, nėpėrmjet telefonatave tė rralla, ose mė mirė me thėnė i fundit qė ka fol me tė nė telefon kam qenė unė. Ka qenė fundi i vitit 1980.


    Kuptohet qė fletėthirrjet e telefonatave ata i sillnin gjysmė ore apo 10 minuta pėrpara qė tė mos kishe mundėsi tė shkoje. Fatmirėsisht erdhi nja 1-2 orė pėrpara fletėthirrja pėr telefonatėn. Ashtu siē isha sėmurė, mė thanė ke telefonatė.


    Shikoj se ishte Xhevdeti. U vesha dhe shkova te Posta. Kuptohet qė ishin pėrgatitur gjėrat te posta. Fatmirėsisht ajo zonja qė ishte aty mė bėri me shenjė qė tė kisha kujdes, sepse ajo ishte gocė lagjeje. Xhevdeti interesohej pėr vėllezėrit, motrat, pėr pleqtė.


    Mirė ishim tė gjithė. Keni qenė nė punė jo tė mira, por profesionistė kemi qenė tė gjithė. Ėshtė e habitshme, sepse asnjėherė nuk shfaqi ndonjė shenjė tė keqe nė muhabet, apo nėpėr letra. Absolutisht asgjė.


    E ndihmonte familjen?


    Rrallė, ndoshta edhe shpesh. Kėtė e kam mėsuar mė vonė, se ishte munduar shumė qė tė ēonte jashtė mase lekė, por i ktheheshin mbrapsht. Shiko ēfarė bėnte. Ka qenė edhe besimtar. Tė gjitha ēeqet qė ēonte, 100 a 200 dollarė qė ēonte, e qė i ktheheshin mbrapsht nuk i fuste nė shtėpi mė. I ēonte nė xhami, nė Nju Jork, pėr fukarenjtė.


    Krijoi njė mirėqenie, apo jo?


    Pėr tė sqaruar edhe shumė njerėz qė flasin, qė thonė se Xhevdeti ėshtė marrė me trafiqe e gjėra tė tjera. Xhevdeti ėshtė bėrė milioner shumė shpejt. Do tė tė tregoj njė aspekt. Kishte njė klient qė rregullonte makinėn aty, njė burrė shumė i vjetėr qė nuk kishte familje dhe punonte nė kadastrėn e qytetit tė Nju Jorkut.


    Njė ditė prej ditėsh ēon makinėn dhe shkon e i thotė: "Xhevdet nė filan vend ėshtė njė tokė, do ta blesh?". Xhevdeti fillon tė qeshė: - "Ku jam unė nė gjendje tė blej tokė!". - "Ti do tė marrėsh kredi dhe do ta blesh tokėn", - i thotė plaku. Ia mbushi mendjen. Ajo pjesė toke kishte bėrė 200 a 300 mijė dollarė.


    Mori kredi nė bankė, e bleu. "Shumė shpejt - i thotė plaku - kėtu do tė bėhet njė rrugė dhe t'i do tė pėrfitosh aq shumė sa nuk ta pret mendja". Dhe vėrtetė ndodhi njė gjė e tillė. Pas 6 muajsh bėhet njė rrugė qė pėrfshin gjithė tokėn e Xhevdetit. Dhe Xhevdeti e shiti 1 milion dollarė. Lau kredinė e bankės dhe mori paratė.


    Nga i keni kėto informacione?


    Nga familja e tij, nga njerėzit e shtėpisė.

    (Nė numrin e ardhshėm do tė lexoni pėr ditėn e shtatorit 1982 kur Xhevdet Mustafa kishte hyrė nė Shqipėri. Mbledhja e familjarėve nė Degėn e Brendshme dhe si e mėsuan lajmin).

    Shekulli

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Mosekzistenca historike e "Jezusit" dhe e "Pavlit"
    Nga Qafir Arnaut nė forumin Agnosticizėm dhe ateizėm
    Pėrgjigje: 153
    Postimi i Fundit: 06-03-2015, 11:37
  2. Pasqyra e temave historike
    Nga Fiori nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-05-2011, 15:43
  3. Shqipėria firmosi sot me KE marrėveshjen pėr vizat
    Nga DYDRINAS nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 09-01-2008, 04:43
  4. Kriminaliteti shqiptar
    Nga fatmir_sh nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 01-05-2007, 19:19
  5. Banda e Xhevdet Mustafes
    Nga ledio nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-11-2004, 13:50

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •