Close
Faqja 0 prej 10 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 193
  1. #1

    Post Çfarë mund të bëjmë sot për atdheun

    Illiristika
    Anetar i ri
    Posts: 39
    (8/8/01 2:28:47 pm)
    Reply ÇKA MUND TË BËJMË SOT PËR ATDHEUN
    --------------------------------------------------------------------------------
    (pa u siellë rreth termit - intelektual, por si një veprim intelektual i mirëfilltë - çka mund të bëjmë sot për atdheun?)

    Mbi të gjitha vuajtjet, konfrontimet sociale, ekonomke, politike e kombëtare të djeshme e të sotme, për shqiptarin e kohës sonë, nuk janë të reja, por si një trashigimi e fatit të mijëra shqiptarëve, të cilët i kemi mësuar nëpër shkolla, i kemi lexuar nga veprat e tyre dhe përkundër vdekjes së tyre sketerrave të botës, ata lanë gjurmë kulturore, historike, letrare, artistike, shkencore etj., gjatë asaj jete të tyre shumë
    më të vështirë, sesa kjo jeta jonë sot në atdhe e në mërgim...

    Çfarë gjurmësh mund të lëmë sot, për të mrën e atdheut?
    Sëpari: mendoj se duhet ta ndijmë vetveten të lumtur, kur kemi ku te takohemi, të shkëmbejmë mendime frytdhënëse, të lira, vllazërore kombëtare, edhe në internet (që s'e kanë pasë intelektualët tonë paraardhës, por kanë lënë vepra - e dorëshkrime veprash voluminoze dhe në pamundësi botimi, iu dhanë dhuratë tjerëve dhe me ato dorëshkrime u bënë historianë, albanologë e doktorë shkencash - e authorët e vërtetë si Kristoforidhi etj., mbetën vetëm ata që mbetën...). Kurse ne sot, kemi mundësi uniteti e shpërthimi në fusha të ndryshme të diturisë e shkencës, duke u nisur nga mirëkuptimi
    me njeritjetrin, e jo nga egoizmi se kush na qenka më intelektual se tjetri (sepse vepra tregon vetiu), jo duke i ngjarë
    një karvani të grumbulluar në rrugë, duke u ngacmuar mesveti
    - por, të vazhdohet ecja drejtë ardhmërisë, ecuria me hapa shumë të sigurtë, se na pret udhë e gjatë dhe e mundimshme!

    Poqëse, i shtijmë në veprim, disa mësime universitare (të përshtatura kombëtarisht për fatin e shqiptarëve), poqëse e lexojmë sot fatin shqiptar nëpër ato copa politike në Ballkan, duke parë shkronja të plumëta robërie, e plumba shkronjash, që ende duan të na mbajnë nën robëri shekullore - përfyetjeje me zjarr për tu çliruar, përflakje luftarake e politike - shohim tri zona shqiptare ballknike: luftë politike në Shqipëri, luftë zjarri çlirimtar në irjm, luftë politike për pavarësi në Kosovë!

    Cila është forca dhe fuqia e intelektit shqiptar (kudo që ndodhet sot), për një unitet kompakt dituror kombëtar (që mund të dali edhe nga ky forum (anipse dikush e mendon lojë interneti, kur njerëzit e aftë e besnikë, bëjnë edhe punë të mëdha shkencore, politike, industriale me miliona dollarë, lidhje kombëtare të fuqishme etj.); sa mund ta ndihmojmë ngritjen e vetëdijes sonë kombëtare, pa i shfrytëzuar çështjet personale dhe egoiste, (duke menduar mirë në fjalën të themi e shkruajmë), që të bëhemi një forcë kompakte kombëtare dhe të dalim si një zgjidhje e çështjes shqiptare! (Dikush mund të thotë, po ku është projekti e platforma e tillë - po a mund ta formulojmë bashkarisht një të tillë...?)

    Kur duhet ne si komb të dalim haptazi para botës (mbase liderëve tonë nëpër "forume politike të ndara" nuk po iu shkon zëri i bashkimit, mbase, edhe ata kanë një qëllim të nëndheshëm dhe iu diktojnë kushtet...) a mundemi ne, ta formojmë në Zë Unik Kombëtar, të dalim në skenë botërisht!?

    Kërko brënda vetvetes me zëmër të lirë e mendje reale! Ato tri zona shqiptare ballkanike, presin ndihmën tonë në të gjitha anët e botës! Çka mund të bëjnë intelektualët shqiptarë, duke mbijetuar ndasitë e sotme politike, provinciale, fetare, për një qëllim kombëtar - Zgjidhja e çështjes shqiptare në Ballkan!

    Mos të shprehemi për të arriturat e deritashme në këtë drejtim, por, të lidhemi vllazërisht, kush i thotë vetvetit intelektual dhe njihet si i tillë!
    Unë personalisht, paraqita një njoftim - nisma jonë aktuale dhe kemi pengesa nga disa hipokrit të moderuar, që i frigohen
    bashkimit shqiptar - i cili duhet të vijë medoemos brënda një periudhe kohore dhe bashkimi i kombit është i pandalshëm, përkundër trilogjive dogmatike dhe provinciale të disave (që jo që iu duket i paarrijtshëm - sa janë të njëanshëm dhe duke qenë i tillë, vetëm mund të pengoshë çështje kohe...).

    Mendoj, se një veprim yni kombëtar, do ta ndihmonte një stabilitet në Shqipëri, një Pavarësi të Kosovës dhe një njohje shtetformuese shqiptare në Maqedoni edhe më gjërë... sepse koha bën kushte të cilat duhet t'i shfrytëzojmë...

    post skriptis: për të mos e zgjatur, presim reflekset...që të vazhdojmë më tutje...
    Imagjinata eshte me e rendesishme se sa njohuria
    Einstein

  2. #2
    luljaeveriut
    Anetar i ri
    Posts: 20
    (4/9/02 1:08:14 pm)
    Reply c'a do bejme per Shqiperine????
    --------------------------------------------------------------------------------
    Ndoshta duket pak e ekzagjeruar po eshte detyra e brezit tone te bejme dicka per memedheun tone.
    Nuk e di por qendrimi larg saj te ben patriote me shume,te vlon gjaku,te dhemb shpirti per te,zemerohesh kur e shajne.
    Nuk dua te me gjykoni si nje idealiste.Vertet jam me studime jashte por(te pakten me keto mend qe kam gjer tani) kam synim te kthehem ne Shqiperi.
    S'ja kam idene se si mund te ndihmoj po te pakten do jem atje.
    Po ju?
    Imagjinata eshte me e rendesishme se sa njohuria
    Einstein

  3. #3
    Miss. Congeniality
    Anëtarësuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Where else babe?
    Postime
    180
    Hey
    MArx ka thene: Qelimi nuk eshte asgje, levizja eshte gjithcka!
    Te paret tane jane perpjekuyr por kan ebere te mundur realiaimin e shume kryengritjeve sociale, per qellime te ndryshme. Nqs ne shqiptare ne mergim, mbildhemi dhe organizohemi se bashku, ne mund te arrije shume qellime, pra dua te them te mos jemi ne patriote te pendes vetem por ehe te "pushkes". nese me kuptoni cfare dua te them.
    Boll me fjale por le te levizim per dicka qe do ti sherbeje denjesisht kombit tone.
    prane detit i pa lare
    prane drites i pa pare
    prane sofres i pa ngrene
    prane dijes i pa nxene

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-08-2002
    Vendndodhja
    Selanik
    Postime
    68
    FJALET E SHKRUARA MBI VARRIN E NJE FILOZOFI

    Dikur doja te ndryshoja boten, isha i ri plot energji ,por .....
    Pastaj thashe le te ndryshoje vendin tim ,u perpoqa por.....
    Me vone thashe pse nuk e filloje me qytetin tim te dashur, por...
    Ah ,kur u bera prind , athere thashe , na nga do filloje ndryshimet, por.......
    Kur e pashe qe fuqite e mia po shteronin , kur e pashe qe endra ime , kish mbetur nje ender , qava , qava se nje jete te tere u perpoqa per nje ender por .......sa keq , dhe aty ku qaja mendova ca kisha bere gabim........ dhe atehere , u kujtova , kisha harruar veten tim , kisha ngaterruar fillimin!
    Nese doja te ndryshoja boten , vendin, qytetin, familjen time atehere duhet te kisha filuar nga mua , Une duhet te isha fillimi dhe fundi ,se une jam qeliza e gjithckaje !
    :T

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-08-2002
    Vendndodhja
    Selanik
    Postime
    68
    Une sjam filozof miq te dashur por , jam plotesisht dakort me mendimet e tij. Para se te bejme per atdheun , le te beme per veten tone , le te behemi njerez , dhe te nerojme emrin dhe mbiemrin tone ( se keshtu atomatikisht nderohet dhe emri Shqipetare )
    Le te duam dhe te respektojme , veten dhe familjen tone ( se keshtu do duam dhe atdheune )
    Dhe pasi te kemi arritur ne ate pike , ne qe do jemi plote dashuri , le te ngrohime me rezet e ndjenjave dhe atdheun tone , se vetem keshtu do mund te behemi vertet patriote dhe bij te skenderbeut dhe sdo behemi si keta hajdutat, dhe ndyresira qe s'duan asgje , vetem te vjedhin e te na largojen sa me large prej atdheut tone.
    Se plotika dhe patriotizmi s'jane profesion por jane ideale
    dhe jane ideale ndofta nga me fisniket , ideale ku nje njeri pranon te vej interesat e nje shumice mbi ato personalo ( por mesa shof kete gje s'besoj se e kane degjuar politikantet tane )
    :T

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-10-2003
    Vendndodhja
    Angli
    Postime
    31
    E pelqej kete teme pasi nuk rast qe te ulem me shoket e mos te debatoj kete teme. E kam vrare shume mendjen cfare nuk shkon?
    Origjanle ne rrugen se si shpallim mbreterit,origjinale se si ndertojme socialismin ishte e pakuptueshme qe ne si Shqipetare te mos kishim rrugen tone origjinale te ndertimit te demokracise.
    Ne kemi fatin te jemi larg atdheut dhe fatin qe te shohim me qarte cfare eshte gabim atje por nuk kemi fatin ta rregulljme ate defekt.
    Le te shohim vetem zgjedhjet e fundit lokale. Prape Sala nuk i pranon ne Tirane dhe ne Durres. Te them qe e ka gabim nuk mundem pasi nuk kam qene atje dhe nuk e di. Por une kurre nuk kam degjuar qe ne nje vend te Europes lindore te jene perseritur zgjedhjet per manipulim ose kete aq shamate per rezultatin e zgjedhjeve. Te them qe nuk ekziston manipulimi e kam pare ne drite me diell ne 1996-n. Ama e di qe kjo vjen nga origjinaliteti jone ne demokraci. Perkufizim " Ne demokraci ka dy shresa:
    Te fituarit ose pozita qe ka te gjithe drejtat ka vulat qe kushtojne (se per nje leter ose nje vule ne Shqiperi duhet te paguash cmimin shteteror dhe bakshishin qe eshte me shume se tjetri,te paktin ishte keshtu kur une isha atje) dhe mund te besh leke mund te fitosh ankande dhe shume privilegje te tjera.
    -Te humburit ose opozita qe zevendesoi te perndjekurit pa asnje te drejte dhe te perbuzur.

    Po cfare vjen nga kjo? Lufta per pushtet kalon cdo kufi ajo kthehet ne lufte per ekzistence gje qe solli 1997-n. Ne shohim qe ne cdo shtet administrata eshte stabel dhe gjithmone ne trajnime profesionale. Taksat jane taksa dhe paguhen nga te gjithe dhe jo si tek ne s'paguajne uje e drita.Jo ligj per pronat pra s'ka investime te huaja ku dicka s'e.. e sigurte
    Cfare mund te bejme? Ne duhet te mundohemi te ngreme nivelin tone profesional dhe ambicjet tona per me shume kudo qe jemi.
    Ne menyre qe nqs shkojme ne Shqiperi ne kemi dicka t'u ofrojme te tjereve si nga ana profesionale por dhe nga kultura demokratike si respektin per shtetin dhe detyrimet ndaj tij. Duke u munduar qe nje stive e shtrember te mos shtremberoje nje dru te drejte, ne do te jemi me shume optimiste per vendin tone.

    Nqs ti vendos te rrish jashte shtetit mundohu te jesh dikush. Edukohu shkollohu bij ambicioz kerko te jesh gjithmone me i miri nder shoke. Integrohu ne jeten e atij vendi dhe kerko te kesh nje pune ne instanca te larta te atij vendi qofte kompani private ose dhe administrate shteterore. Mos e harro kurre Shqiperine dhe edukoji femijet e tu me te njeten dashuri per Shqiperine. Ndoshta nje dite ti mund te ndihmosh prej aty ku je duke u bere zeri jone ose imazhi jone per probleme kyce.

    Dua ta mbyll duke thene qe mos ndalo perpjekjet e tua pe nivel me te larte intelekti ndoshta ti nuk mund ndihmosh ne kete momement ose rrethane por mos harro te pakten ti do te jesh GATI kur momenti do te vije ose rrethane do ta kerkoje te ndihmosh vendin tend.

  7. #7
    AlbANiaN STALLION Maska e RICO
    Anëtarësuar
    04-11-2003
    Vendndodhja
    UNDER(world)GROUND
    Postime
    33
    kam lexuar me vemendje te gjitha shkrimet mbi ket teme, dhe tek cdo shkrim bie ne sy nje deshire e zjarrte por qe i mungon intonacioni i duhur i thirrjes per levizje per te permbysur vendosmerisht sistemin e sotem ne shqiperi si dhe per te ndertuar nje te ardhme te re

    Lind pyetja -Si mund te arrihet pavaresia ne kosove, apo te degjohet zeri i patrioteve ne maqedoni dhe kudo ku ka shqiptare, kur paturpesia lakuriqe e politikes shqiptare eshte duke e demtuar apo me mire te them shfarrosur imkazhin e nje kombi me histori te lavdishme, kulture te hershme dhe mjaft te pasur, si dhe intelektuale te braktisur, nen pluhurin e kohes.

    Tani do te perpiqem te shpreh mendimin tim persa i perket mundesive tona per te rimekembur shqiprine:
    ajo c'ka ne duhet te bejme per atdheun tone varet kryesisht nga vullneti yne per ta realizuar nje gje te tille, dhe aspak nga format moderne qe ne perpiqemi te perdorim apo te mendojme pasi n.q.s ne humbasim kohen duke menduar nje platforme komplekse qe mund te coje ne deshtim, do te rezohemi nen prehrin e te paarritshmes dhe me se fundi pesoimizmit.
    mendoj se cfare vertet na duhet te bejme per shqiprine eshte te ngrefim zerin ne nivel nderkombetar per gjendjen e pa stabilizuar ne shqipri si dhe te ndergjegjsojme popullin qe jeton ne shqiperi te ngrihet ne protesta qe te shkaktojne pakenaqesin ndaj qeverisjes se vendit.
    Mendoj se studentet e shqiprise jane te afte te marrin nismen per te realizuar protesta kunder qeverisjes se sotme si dhe te ngrene zerin permes peticionesh te derguara drejt figurave te politikes europiane per te marre perkrahje nderkombetare, kunder qeverisjes se deshtuar ne shqiperi.
    I LiVE tO FiGhT AND KNEEL downThe unscrupulus MANkind

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    03-01-2004
    Vendndodhja
    uk
    Postime
    8

    Lightbulb memedheu per memedhene

    TE DASHUR E TE NDERUAR ATDHETARET MI! nuk eshte veshtire te shkruash disa rreshta per memedhene........apo te besh komente te gjendjes politike ,ekonomikee shoqerore,.ceshtja qendron te ne shqiptaret ...SE kultura kombetare nuk eshte zhviluar me ritmin e zhvillimit te kulturave te pojpujve te tjere , ndonese kultura jone eshte me hershme .,,Kjo ka ardhur mendoj une NGA SHUME FAKTORE :fqinjet tane kane qene dhe mundohen te na asimilojne.copetoje apo te na ndajne duke perdorur te gjitha menyrat;fene ,forcen, e pabesite ndaj kombit tone .Jane mundua r per ta ZHDUKUR kulturen tone ,por nuk kane mundur ta bejne nje gje te tille,por e kane ngadalesuar zhvillimin e saj.E KEQJA jone qendron ne ate qe ne shqiptaret nuk nxjerrim mesime nga gabimet qe kemi bere e bejme per cdo dite ne lidhje me lartesimin e figures se memedheut tone te dashur e gati te harruar.ESHTE PER TE ARDHUR KEQ qe politikanet shqiptare bejne nje politike qe i pershtatet interesit partiak e jo atij kombetar. THIRRJA IME ESHTE.....JO SA TE MUNDESH, POR DUHET TE MUNDOHESH TE BESH DICKA PER MEMEDHENE,VENDI KU RUAN IDENTITETIN TONE............secili ka ne dore nje menyre qe ta beje ate ,dhe nuk eshte i vonuar kurre;qofte duke pastruar edhe vehtveten nga vese qe si ka pase shqiptari.NEVE ne mergim krahas mallengjimit duhet te kemi me shume perkushtim per atdhene qe ta rigjenerojme atdhe dashurine ne brezat qe vijne.NEVE MERGIMTARET DUHET TE JEMI URAT LIDHESE TE KOMBIT SHQIPTAR ME POPUJT TJERE QE NUK NJOHIN HISTORIN E VLERAT TONA KOMBETARE QE NUK NJOHIN BUKURITE E MREKULLUESHME TE VENDIT TE SHQIPEVE QE KANE HARRUAR TE FLUTUROJNE
    Ndryshuar për herë të fundit nga memedheu1 : 06-01-2004 më 23:16

  9. #9
    Fine Wine Maska e ildushja
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Rr. A Kasemi, N'ajër
    Postime
    832
    Un flas per veten time kur them qe smund te bej ndonje gje qe mund ta ndryshoje per mire atdheun, pasi kam jeten time dhe mezi po kontrolloj kete, leme te kem kohe te merrem me kto.

    Thjesht te jesh krenar(e) qe je Shqipetar dhe ta besh te ditur ate, te mundoesh te mesosh ata qe nuk dine per vendin tuaj, dhe te injorosh ata qe flasin kot me kot.
    "and..nothing makes us so lonely... as our own secrets..."-Nebelstern

  10. #10
    Fshatar i varfer Maska e Chingy
    Anëtarësuar
    25-09-2004
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    363
    Duhet vetem qe secili nga ne te ngreje lart emrin shqiptar duke qene sa me i suksesshem dhe sa me dinjitoz ne drejtimin qe ka marre ne jete.Sa shume shqiptare ta bejne kete gje aq me shume i ngrihen vlerat Shqiperise.Dhe mbi te gjitha mos ta harrojme asnjehere se cilit vend i perkasim dhe te jemi krenar per te:Asnje nuk i don ata qe mohojne prejardhjen.
    Shqiperia ka shume nevoje per nje publicitet te mire dhe secili nga ne mund te ia arrije ta ndihmoje.
    Se sei stanco e vuoi morire, pensa a chi sa di dover morire e vuole vivere...

  11. #11
    Duhet te mos bejme krime ........
    !!!

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e Trebeshina
    Anëtarësuar
    12-09-2004
    Postime
    107

    Pershendetje te gjitheve!

    "Cfare mund te bejme sot per Atdheun"... Une do te thoja-Ate qe mundemi. Gjithsecili prej nesh eshte stabilizuar sic ka mundur ( nese ka mundur).Per fat te keq kemi vetem nje jete ne dispozicion dhe eshte normale qe te perpiqemi te arrijme ate cka eshte me e mira per ne sipas kendveshtrimit te secilit.E rendesishme eshte qe te arrijme te kuptojme se c'eshte me e mira per ne.Te pranojme realitetin,apo te qajme dite e nate per "atdheun"?! Mua me pelqen te jem realiste. E dua Shqiperine dhe jam krenare qe jam shqiptare,por ne nje moment te caktuar m'u desh te marr nje vendim te rendesishem;U gjenda perballe dy alternativash dhe m'u desh te zgjidhja njeren prej tyre.Keshtu vendosa te jetoj ne Itali duke minimizuar keshtu dualizmin stresues qe ngrinte krye ne mua deri ne marrjen e ketij vendimi.Te them jam e lumtur-s'mundem; Po mund te them-jam mire. Per Shqiperine kthehem nje here ne vit duke punuar per Te pa asnje lloj fitimi.Sigurisht fitoj shume me teper se nje pagese: Mirenjohje reciproke. Pershendetje te gjitheve!
    Duam te te dua!

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e LeNNoN
    Anëtarësuar
    07-06-2003
    Vendndodhja
    Bucharest
    Postime
    359
    Shkolla dhe kultura ne pik te par.

    nqs kemi keto te dyja jemi tamam.

    ne disa vende qe kam shkuar disa me thonin : "si jeni ju atje ne shqiperi? Vriteni po sikur t'ju shaje dikush? Keni arme ? etj etj"

    me erdhi per t'qesh vertet

    ne pergjithsi emri na ka dal per kriminela
    nuk them se jan te rralla rastet qe kemi dal shum mir nga shkolla apo nga dicka tjeter , pra kemi marr emer te mir por edhe te shpeshta nuk jan ne vendet e huaja.


    LeNNoN !
    You don't lead by hitting people over the head-that's assault, not leadership.

  14. #14
    Fine Wine Maska e ildushja
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Rr. A Kasemi, N'ajër
    Postime
    832
    LeNNoN me injorancen nuk qeshewt por qahet.. gjynaf kta njerez pa pik edukate, civilizimi ewtj etj... kam "AMERIKANE" qe me pyesin a keni Televizore ne Albania... si i pergjigjesh nje personi te tille, si valle mund te besh nje muhabet te hajrit me nje injorant te klasit te pare?

    Shqiperia ka cfare ka, por shyqyr shkollen e kemi fantastike, mbase bankat e demtuara dhe konditat sishin te mira por edukaten qe merr ne Shqiperi rralle e gjen kudo ne bote.
    "and..nothing makes us so lonely... as our own secrets..."-Nebelstern

  15. #15
    _____
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Postime
    3,623
    LeNNoN jam plotesisht dakort me ty, Shkollen dhe kulturen duhet ti kemi ne pik te pare.
    Mbasi te bejme kete, do kemi fuqi per te ndihmuar Shqiperine financiarisht sepse kete ndihme kerkon sot vendi yne.

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e Drita_Love
    Anëtarësuar
    06-11-2005
    Vendndodhja
    SWEDEN
    Postime
    101

    Temë fantastike...

    Kjo temë më bënë shumë të lumtur dhe mburem me atë person i cili e hapi, sepse kjo na bën të gjithë shqipëtareve (sidomos neve në perendim) të mendojmë cfarë mund të bëjmë për popullin tonë konkretisht!

    Ju të cilet jeni të interesuar, lexoni në forumin "Problemet ndëkombtare" në temen Drejtsia ndëkombtare ku tregohen shumë fakte se sa kryesore është të ndimojmë njëri tjetrin sa më shumë.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Drita_Love : 11-01-2006 më 19:24
    Dua te jem e lirë,te fluturoj,ZOTIN ta gjej dhe përjetoj, që ne momentin e vdekjes të mos mendoj që kurrë as nuk jetova!

  17. #17
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-06-2005
    Postime
    3
    atdheu po shkon per kurva - kete kam kuptuar.
    ndoshta nuk po shkon ; ka shkuar e ka mbaruar pune ndersa ne luftojme me tastierat.
    kam kuptuar diçka : atdheu nuk jemi ne, ne qe shkruajme ketu, ne qe vuajme, ne qe dime, ne qe mundohemi, ne qe flasime e diskutojme e pime litra kafe e diskutojme perseri.
    atdheu jane at, ata te tjeret, e keni parasysh vete se kush.
    por ka shprese, ka gjithmone shprese.
    ti qe je udheheqes, kujtohu qe je i tille tamam sepse ti nuk besoje te udheheqesit...bertolt breht

  18. #18
    revolucionar Maska e bOndi_oo7
    Anëtarësuar
    18-10-2005
    Vendndodhja
    Shkup
    Postime
    704
    Shkolla dhe edukata janë në radhë te parë per veten. por duhet që ate dije dhe edukatë ta vëmë në dispozicion të zhvillimit dhe avancimit të kombit dhe atehere mund te themi se kontribuojme per atedheut, dua te them se nese ti je per vete i sukseshem, i dijshem, i pasur, nuk mund ti ndihmosh atedheut vetem duke u levduar "une jam shqiptar"


    rrofshi
    Punë, djersë, dashuri mes njerëzve dhe ndaj atëdheut.

  19. #19
    i/e regjistruar Maska e Mynyr Nazaj
    Anëtarësuar
    09-04-2006
    Vendndodhja
    Ne Colico (LC) lago di Como
    Postime
    29
    Do te ishte gje e bukur qe gjithe keta djeme e vajza kaq te pregatitur te kisha mundesi ti stabilizoja e tu jepja nje shanse per te patur nje te ardhme qe tu kishte ziline gjithekush .
    Dielli lind edhe ne Shqiperine time

  20. #20
    sheeettt .... Maska e Kloe
    Anëtarësuar
    09-02-2006
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    5
    Te edukohemi, kjo na mungon disi, ne te gjitha kuptimet

Faqja 0 prej 10 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. E duam atdheun, por jo të jetojmë në të. Pse?
    Nga projekti21_dk në forumin Emigracioni
    Përgjigje: 222
    Postimi i Fundit: 01-03-2013, 12:38
  2. Te njohim Atdheun
    Nga erzeni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 03-10-2009, 12:05
  3. Seria Shpirtërore II: Vajtimi për Atdheun e humbur
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 27-08-2006, 23:05
  4. Dashuria në dy kohë
    Nga whisper në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 329
    Postimi i Fundit: 13-04-2005, 13:31
  5. Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 01-03-2004, 17:10

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •