Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7

Tema: Speleologjia

  1. #1
    human Maska e LAINA
    Anėtarėsuar
    13-03-2007
    Vendndodhja
    waiting...
    Postime
    348

    Speleologjia

    Desha te di nese ka ndonje shoqate ose "federate" te speleologeve shqiptare, nese ka akoma te tille..... Pervec kesaj a ka ndonje te apasionuar pas speleologjise ne forum? Mund te hidhni ne kete teme informacione per speleologjine ne pergjithesi, eksperienca personale etj.

    Pasioni im per speleologjine fillon ne nje moshe shume te vogel. Kur isha 8-9 vjec lexova nje liber kujtimesh(biografik) te titulluar "Jeta ime e nendheshme", me autor Norber Kastere, nje speleolog mjaft i njohur Francez. Impresioni qe me beri ishte shume i madh dhe qe atehere nuk lija "vrime" pa u futur, me shpresen se pas ca gureve ose tek rreza e ndonje shkembi nje dite patjeter qe do te zbuloja nje shpelle te re.... Megjithese gjithmone jam munduar te mos i humbas rastet, nuk me eshte dhene shpesh mundesia per te vizituar shpella ose guva.... Aty ku jam rritur nuk ka pasur pothuajse fare te tilla, dhe ato pak vende qe ishin ua kam nxjerre lengun qe e vogel. Me kane thene qe veriu i Shqiperise eshte shume i pasur por une nuk e kam shetitur pothuajse fare, dhe me vjen vertet keq per kete. Jashte shtetit kam pasur rastin disa here te hyj neper shpella, por ato ishin kthyer ne muze per turistet dhe te them te drejten jo te gjitha me pelqyen, kishin humbur "natyralitetin" karakteristik. Ne vazhdim te temes do mundohem te sjell artikuj dhe kuriozitete ne kete fushe........
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Darius : 16-05-2007 mė 10:24
    ....asgje teper e bukur ose teper e shemtuar zgjat per nje kohe teper te gjate....

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anėtarėsuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    Me sa di une nuk eshte themeluar ndonje grup i posacem, por ekziston nje grup me i pergjithshem studiuesish dhe eksploruesish ne universitetin e Tiranes. E them kete sepse kam degjuar para shume kohesh nje interviste mbi karstin ne Shqiperi nga disa eksperte te fushes. Por s'e besoj se kemi speleologe te mirefillte.
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  3. #3
    Teme interesante.

    Edhe mua me kane terhequr gjithmone eksplorimet e shpellave, sidomos ato qe jane te nendheshme. Dhe kam lexuar materiale te perzjera, si shkencore ashtu dhe amatore madje edhe letrare. Eshte nje bote krejt tjeter.
    Ne Shqiperi kam pare disa te tilla dhe madje dhe kam hyre. Ne Malin me Gropa ka disa shpella dhe guva qe mund te gjehen jo me veshtiresi dhe jane interesante te shkosh e ti vizitosh vetem se jane larg nga rruga automobilistike qe kalon pergjate Qafes se Priskes dhe duhet te ecesh shume ne kembe. Ndersa ne Jug dhe Veri (kudo ka shpella te tilla ne Shqiperi) nuk kam arritur dot te futem por e di qe ka.

    Ne Shqiperi i vetmi institucion qe ka informacion per vendndodhjen e shpellave sidomos ato te natyres karstike eshte Departamenti i Gjeologjise. Po ashtu dhe ai i Arkeologjise ka njohuri sidomos per pjesen e jugut ku disa prej tyre dhe jane eksploruar. Ndersa per shoqate te mirefillte nuk besoj se ka. Edhe ekspertet duhet te jene te paket dhe qe duhet ti perkasin gjeologjise me shume.

  4. #4
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anėtarėsuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    3,395
    Une,ne vogeli,kam qene nje eksplorator i apasionuar shpellash...per fatin tim te mire,ne vendlindjen time ka shume shpella,nje nder te cilat eshte ajo e Pirogoshit.
    Deri me sot,asnje speleolog nuk ka arritur ti nxjjerre fundin....shkonim me shoket kur isha i vogel,sajonim pishtare me lecka te lagura me vajguri dhe futeshim ne brendesi te saj...nuk shkonim me thelle se nje kilometer pasi mund te humb isnim orientimin...e vetmja gje qe me bezdiste nga keto eksplorime,ishin jashteshqitjet e lakuriqeve te nates...ti benin rrobat per turp dhe nuk kishte ilac qe ti lante...sa me shante nena e shkrete kur i shkoja ne shtepi per iberet...per mua ishte dhe do te mbetet nje eksperience e paharruar....shpresoj te shkoj prape nje dite....nese deshiron hapesja e temes,mund ta marr me vete...te pershendes Laina,te faleminderit qe me rikujtove ato momente te mrekullueshme te femijerise,
    me kete teme..

  5. #5
    human Maska e LAINA
    Anėtarėsuar
    13-03-2007
    Vendndodhja
    waiting...
    Postime
    348
    Falemnderit Shoku Tanku, do te vija me gjithe qejf...
    Tingellon shume interesante... ne c`krahine ndodhet?

    Une vazhdoj ta vizitoj nganjehere shpellen time te pare, edhe pse eshte me e rrezikshme se kur isha femije... rruga qe pershkohet eshte vertet shume e bukur... pastaj duhet ti kacavaresh nje shkembi. Gjithmone dal e zhytur ne balte dhe e lagur pothuajse e gjitha... Ka ketra dhe lakuriqe nate qe mund te te ngaterrohen neper floke, dhe duhet te zvarritesh ne ca tunele te ngushte... por eshte vertet shume kenaqesi...
    ....asgje teper e bukur ose teper e shemtuar zgjat per nje kohe teper te gjate....

  6. #6
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Laina,

    shih kete postim ne forumin e historise:

    http://www.forumishqiptar.com/showpo...7&postcount=39

    Barat, i cili e ka sjelle postimin ndoshta mund te te vere ne kontakt me z.Gezim Uruci, i cili eshte speleolog, me duket drejtues i qendres a shoqates se speleologeve te Shqiperise.

    Kam degjuar dhe une nga rrefimi i nje te apasionuari pas hulumtimit te shpellave per shpellen e Pirrogoshit. E vertete, ashtu sic thote Shoku Tanku, nuk shkon dot me shume se disa qindra metra brenda saj. Shpelles nuk ia kane nxjerre akoma fundin.

  7. #7
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anėtarėsuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    3,395
    Citim Postuar mė parė nga LAINA
    Falemnderit Shoku Tanku, do te vija me gjithe qejf...
    Tingellon shume interesante... ne c`krahine ndodhet?

    Une vazhdoj ta vizitoj nganjehere shpellen time te pare, edhe pse eshte me e rrezikshme se kur isha femije... rruga qe pershkohet eshte vertet shume e bukur... pastaj duhet ti kacavaresh nje shkembi. Gjithmone dal e zhytur ne balte dhe e lagur pothuajse e gjitha... Ka ketra dhe lakuriqe nate qe mund te te ngaterrohen neper floke, dhe duhet te zvarritesh ne ca tunele te ngushte... por eshte vertet shume kenaqesi...
    Shpella e Pirogoshit,ndodhet ne krahinen e Skraparit,disa kilometra larg qytetit te vogel te Corovodes(vendi ku kam lindur)...eshte nje mrekulli e vertete natyrore...rruga qe te con ne te,eshte nje rruge teper e ngushte anes honit te thelle te nje kanioni te mrekullueshem....hyrja e shpelles,eshte madheshtore....stalaktitet dhe stalakmitet ne brendesi te saj,jane gjigande...
    Mund te ecesh lirisht deri ne nje fare pike por me pas,terreni behet teper i veshtire
    deri sa vjen nje pike e cila behet thuajse e pakalueshme..aty duket sikur shpella merr fund,por ne fakt eshte thjesht e bllokuar...deri me sot,akoma nuk eshte gjendur nje rruge per te kaluar ne pjesen tjeter te shpelles...jane vetem disa tunele te ngushta te cilat te cojne ne nje hendek te madh,poshte te cilit rrjedh nje lume i nendheshem...jam i bindur se me pajisjet e duhura,mund te behet nje eksplorim i plote i kesaj shpelle...vlen per tu theksuar gjithashtu,se afer shpelles se Pirogoshit ndodhen edhe shume shpella te tjera disa prej te cilave,mund te kene lidhje me galerine kryesore...e them me plot gojen se kjo shpelle eshte nje parajse e vertete per speleologet Shqiptare dhe nese do te ofrohej informacioni i duhur,do te ishte e tille edhe per gjithe speleologet ne mbare boten...

    Ashtu si pjesa me e madhe e shpellave ne mbare boten,edhe ajo e Pirogoshit ka ate anen e saj mistike"...gojedhenat,thone se ne te,ndodhet nje thesar...plot 11
    mushka te ngarkuara me flori e me sende te tjera te cmuara...ka shume njerez qe besojne ne vertetesine e kesaj legjende...kjo eshte nje nder arsyet qe kjo shpelle,eshte teper joshese per gjuajtesit e thesareve...jane bere shume kerkime ne brendesi te saj me aparatura te sofistikuara metal zbuluese,jo vetem ne galerine kryesore por edhe ne galerite e tjera qe ndodhen prane saj por deri me sot,askush nuk ka arritur te zbuloje asgje..ndoshta ne nje te ardhme mund te jemi ne zoteruesit e ketij thesari...me duket sikur i kam perpara syve artikuj e gazetave te cilat kane shkruar me germa te medha ne faqet e tyre te para;Konti Tank,i Pirogoshit...zbuluesi i thesarit me te madh,te ndodhur ne Shqiperi..do te fitoja te njejten fame qe fitoi konti i Monte Kristos...: )...keshtu pra mikeshe...te keshilloj te shkosh nje dite pasi do te jete nje eksperience e paharrueshme...ndoshta ne te ardhmen,nese i forcojme marredheniet tona miqesore,mund te te coj atje ne menyre qe te shohesh edhe ti ate qe kam pare une...do te ishte mekat te humbisje nje mrekulli te tille..

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •