Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956

    Historiku i gazetave në Kosovë

    Epoka e Re është një gazetë e përditshme e cila botohet në Kosovë që nga viti 1999. Është e afërt me Partinë Demokratike të Kosovës dhe si rrjedhojë njihet për kritikat ndaj partive tjera politike. Themelues dhe kryeredaktor i gazetës Epoka e Re është Muhamet Mavraj, aktivist dhe ish-udhëheqës i studentëve të Universitetit të Prishtinës gjatë protestave studentore të vitit 1997.

    Epoka e Re, është gazetë e rregullt ditore e cila botohet deri më sot pa ndërprerje që nga viti 1999. Drejtues - editor i kësaj gazete është Muhamet Mavraj, personalitet i njohur gjatë demonstratave studentore të 1997'ës. Epoka e Re shquhet për shkëputjen e saj nga shablloni zyrtar i kohës, në të cilin amullojnë të gjitha gazetat e tjera 'të pavarura' në Kosovë. Epoka e Re, shquhet për kuadrin e saj kritik gazetaresk, i cili pikësynon arritjen e një informacioni të ri në mjedisin shqiptar dhe formësimin e audiencës kritike. Epoka e Re është gazeta më e guximshme shqiptare
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956

    Express

    Express është një gazetë e përditshme dhe e pavarur nga Kosova që filloi të botohet në vitin 2004. Prodhimi i parë i kompanisë MediaWorks nga Prishtina. Ka marrë ndihmë financiare nga IpkoNet. Drejtor është ish kryeredaktori i "Koha Ditore" Baton Haxhiu. Formati dhe përmbajtja mund të kategorizohen si tabloid, ngjyra të shumëllojshme dhe foto të mëdha në ballinë.

    Stafi editorial i Expressit është dedikuar të prodhojë një gazetë të përditshme me suplemente speciale, që do t’u sillte lexuesve përmbajtje relevante e cilësore, duke promovuar njëkohësisht një frymë të re profiesonale në gazetari.

    Dukagjin Gorani, i cili ka punuar si redaktor edhe në Koha, KTV dhe Lajm, në fillim ishte kryeredaktor i Express, por e ka larguar Bordi i gazetës, ndërkohë që në gazetë ka dalë se jep dorëheqje.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    My silence doesn't mean I am gone!

  3. #3
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956

    Java

    Java është një gazetë e përjavshme që botohet në Kosovë dhe publikohet edhe në rrjetë. Selia e gazetës gjendet në Prishtinë dhe menaxher i saj është Migjen Kelmendi. Gazeta publikohet në gjuhën shqipe dhe parapagimi i saj mund të bëhet në internet.

    Më 9 maj 2006 shoqata Reporterët pa kufij i ndajnë kësaj gazete çmimin Press Freedom Award - Signal for Europ për vitin 2006

    Dialekti gegë
    Dallon nga gazetat tjera për shkak se botohet në dialektin gegë. Në shumë numra të kësaj gazete ka artikuj, analiza dhe letra rreth gjuhës shqipe. Botuesi dhe kryeredaktori i gazetës Java, Migjen Kelmendi, shumë herë ka marrë pjesë në debate publike rreth gjuhës shqipe dhe ka kërkuar rishikim të standardit të gjuhës së sotme shqipe të vitit 1972 ku nën trysninë politike u vendos që gjuha standarde shqipe kryesisht të bazohej në dialektin toskë, dialekt që flitet në jug të Shqipërisë, dialektin e Enver Hoxhës.

    Identiteti kosovar
    Një temë tjetër që është shtjelluar në Java është edhe identiteti i shqiptarëve të Kosovës. Shkrimet nga autorët kryesorë janë botuar në nëntor të vitit 2005 në një libër të titulluar "Kush asht kosovari?", që po ashtu është përkthyer edhe në gjuhën angleze.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    My silence doesn't mean I am gone!

  4. #4
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956

    Koha Ditore

    Koha Ditore është gazetë e përditshme nga Kosova e themeluar në vitin 1997. Botohet në Prishtinë nga kompania Koha, pronë e publicistit dhe politikanit kosovar Veton Surroi. Kryeredaktor i gazetës është Agron Bajrami.

    Gjatë bombardimeve të NATO-s Koha Ditore u botua në egzil, në Maqedoni.

    Koha Ditore është gazeta më e lexuar dhe më e shitur në Kosovë. Botimi ndërkombëtar i Kohës Ditore mund të blihet në vende të caktuara pothuajse në të gjithë Evropën.

    Pas inkuadrimit në politikë të Veton Surroit botuese e gazetës është motra e Surroit, Flaka Surroi.

    Koha Ditore është një gazetat e njohura të kohës. Botohet që nga viti 1997 nga Veton Surroi, individ i cili nënshkroi autonominë tërësore të Kosovës, bashkë me delagacionin shqiptar në marsin e 99'ës në pallatin e Rambujesë, në afërsi të Parisit. Pas lufte, Koha Ditore e përvijoi botimin e saj legal në Kosovë. Në shumësinë e gazetarëve dhe publicistëve të kësaj gazete aderojnë një numër i gazetarëve të mëparshëm të gazetave 'Bujku' dhe 'Rilindja' që veçse përçonin zërin e gazetave serbe 'Borba' e 'Tanjug'.

    Koha Ditore ka shënuar një rënie drastike të lexueshmërisë. Kjo vie si pasoje e drejtpëdrejtë e amullimit të Kohës nën umbrellën e miliarderit shqiptar Veton Surroi dhe partisë së tij politike - ORA.

    Koha Ditore, karakterizohet edhe nga toni zyrtar i informimit mediatik të kontrolluar nga UNMIK - u, duke mos i lënë kurrfarë hapësire mendimit kritik, aq shumë të nevojshëm për kohën.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    My silence doesn't mean I am gone!

  5. #5
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956

    Lajm

    Lajm është një gazetë e përditshme dhe e pavarur nga Kosova, e themeluar dhe financuar nga biznesmeni i njohur shqiptar, Bexhet Pacolli. Duke mbledhur gazetarët dhe redaktorët më të mirë nga gazetat dhe mediat e tjera kosovare, numri i parë doli në tetor 2004. Me tema të guximshme, hulumtuese dhe qasje kritike, brenda pak kohe u bë njëra ndër dy gazetat më të shitura në vend. Kjo gazetë del edhe në Maqedoni, me një përmbajtje përshtatur shqiptarëve atje, si dhe në vende tjera të Evropës si dhe në ShBA. Në faqen e internetit, pas orës 13 publikohen artikujt kryesorë të ditës.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    My silence doesn't mean I am gone!

Tema të Ngjashme

  1. Tahir Zemaj
    Nga Brari në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 01-01-2011, 10:45
  2. Debati i Knusve (gjelave)
    Nga Brari në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 09-11-2010, 05:15
  3. Intervistë me Myftiun e Kosovës, Mr. Naim Tërnava
    Nga Drini_i_Zi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-01-2009, 19:13
  4. Në Kosovë nuk ka konflikt fetar
    Nga StterollA në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 10-08-2004, 13:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •