gazeta shqip

...

Zhduket ish-deputeti i PD-së

Telefonata që nxori profesor Emin Rizën nga shtëpia të dielën pasdite


Një telefonatë e dyshimtë ka qenë fatale për profesorin Emin Riza, i cili njihet edhe si ish-deputet i PD-së. Familja ka dhënë alarmin rreth 12 orë pas zhdukjes së tij, pasi ata kanë dështuar në kërkimet e tyre. "Po dal të pi një kafe se më morën në telefon dhe nuk vonohem shumë". Këto kanë qenë fjalët që i ka thënë Emin Riza bashkëshortes së tij, para se të dilte pasditen e së dielës nga banesa e tij private në rrugën "Sulejman Pasha", pas Ministrisë së Drejtësisë në bulevardin "Zogu I". Me vonesën e tij, gruaja, djali dhe vajza e tij janë merakosur për moskthimin në banesë, kështu që i kanë telefonuar, por edhe telefoni i profesorit ka dalë i fikur. Djali dhe të afërmit e tij e kanë kërkuar ish-deputetin Riza pranë lokaleve të lagjes, por nuk e kanë gjetur dot. Në këto kushte, mëngjesin e djeshëm kanë shkuar në polici dhe kanë rrëfyer se çfarë kishte ndodhur. Kështu, ata kanë treguar se Emin Riza ishte larguar rreth orës 15:30 dhe nuk ishte kthyer më. "Ne nuk e dimë se çfarë i ka ndodhur. Ai nuk ka ikur asnjëherë nga banesa pa lajmëruar. Edhe për ndonjë konflikt, qoftë personal apo profesional, nuk dimë që të ketë", janë shprehur familjarët për "Shqip", teksa rrëfenin rrethanat e zhdukjes së profesorit. Nga ana tjetër, policia e Tiranës ka njoftuar se dje pranë oficerëve të policisë gjyqësore të Komisariatit Nr. 3 është denoncuar nga ana e familjarëve largimi nga banesa i shtetasit Emin Selman Riza, 69 vjeç, lindur në Korçë e banues në Tiranë, me profesion inxhinier ndërtimi dhe me gradë shkencore Profesor-Doktor. Aktualisht, ai është punonjës në Institutin e Monumenteve të Tiranës. Ndërkohë, vite më parë, ka qenë deputet i Partisë Demokratike dhe anëtar i komitetit drejtues të saj. Duke marrë shkas nga ky denoncim, policia ka kërkuar edhe ndihmën e qytetarëve, duke publikuar karakteristikat e personit të zhdukur. "Ju bëjmë me dije se Emin Riza ka këto karakteristika: Trup mesatar, flokë të thinjura dhe të rëna. Ka dy nishane të dukshme në faqe, ka veshur këmishë gri dhe pantallona me ngjyrë të errët", detajoi grupi hetimor, i ngritur për gjetjen e këtij personi. Drejtoria e Policisë së Tiranës kërkoi mirëkuptimin e publikut për të ndihmuar në gjetjen e Emin Rizës, duke vënë në dispozicion edhe numrat e telefonit 129 ose 0684025841. Ndërkohë, në lidhje me këtë zhdukje enigmatike, policia ka nisur edhe hetimet e para. Fillimisht është kërkuar informacion nga pikat kufitare, nëse ai është larguar nga Shqipëria dhe më pas ka kërkuar bashkëpunimin e një kompanie celulare për të gjetur telefonuesin e së dielës. Sipas policisë, personi që e ka thirrur në takim do të jetë pika kyçe e hetimeve, pasi mund të jetë i vetmi që ka dijeni për fatin e profesorit të zhdukur. Megjithatë, policia ende nuk ka rënë në gjurmët e tij.

Dyshimet e kolegëve: Emini bëri një libër për Kosovën


Misteri i zhdukjes së profesorit Riza, i cili është djali i gjuhëtarit të njohur nga Kosova, Selman Riza, ka shokuar edhe gjithë kolegët e tij, të cilët e përshkruajnë atë si një njeri të qetë dhe pa probleme. Ekspertët e policisë i kanë takuar kolegët e Emin Rizës gjatë ditës së djeshme. Sipas dëshmive të disa bashkëpunëtorëve më të ngushtë të tij, ekspertët e policisë kanë shkuar ditën e djeshme tek Instituti i Monumenteve, ku kanë marrë dëshmitë e kolegëve të tij. Hetimet janë përqendruar mbi aktivitetin që kryente profesor Riza në institut deri te librat e botuar dhe dorëshkrimet. Vëmendjen e hetuesve e kanë tërhequr edhe disa botime të profesor Rizës. "Njëri prej tyre është libri më i fundit, që titullohet ‘Banesa qytetare kosovare‘, të cilin e ka botuar së bashku me intelektualin dhe studiuesin e njohur kosovar, Njazi Haliti", shpjegojnë kolegët. Sipas tyre, libri evidenton historinë e ndërtimeve qytetare në Kosovë gjatë shekujve 17, 18 dhe 19. Por, ajo që shton më shumë enigmën është fakti se bashkautori i librit, Njazi Haliti, ka vdekur në rrethana ende të paqarta tre muaj më parë në Kosovë. Po kështu, profesor Emin Riza është i njohur për kundërshtimet e tij të forta, mbi ndryshime arkitektonike që u janë bërë kishave shqiptare gjatë restaurimeve. Të gjitha këto po hetohen nga policia. Grupi hetimor u shpreh se ka dyshime edhe për rrëmbimin e profesorit për çështjen e ndërtimit të një pallati në Berat.

--


balkan web

Gjendet ish-deputeti i PD, Emin Riza MireC'kaKeq Vleresimi: 3 / 3 (1 Vota)


15/05/2007 - 14:49

• Denoncimi per zhdukjen e ish deputetit është bërë nga familjarët e tij,të cilët kanë deklaruar se 69-vjecari është larguar nga banesa e tij që ditën e dielë

Gjendet ish deputeti i Partise Demokratike, Emin Riza. Ai eshte gjetur prane nje lokali ne Kodrat e Liqenit ne kryeqytet ne gjendje te traumatizuar. Kane qene forcat e policise se Tiranes te cilat pas nje dite kerkimesh kane mundur te gjejne per ta derguar me pas drejt spitalit ushtarak.
Denoncimi per zhdukjen e ish deputetit është bërë nga familjarët e tij,të cilët kanë deklaruar se 69-vjecari është larguar nga banesa e tij që ditën e dielë dhe nuk ishte kthyer më. Emin Riza eshte shkencetar dhe nje nga restauratoret me te mire te monumenteve ne Shqiperi. Rasti I zhdukjes se tij eshte trajtuar mbremjen e djeshme edhe nga emisioni “Jete ne Kerkim” qe transmetohet cdo te hene ne NEWS24.


--


c'eshte kjo mo..