Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 27 prej 27
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,636
    Sa kemi tru aqe edeh flasim neve...

    ne vende qe te preokupohemi me gjendjen katastrofike qe e ka kapluar SOT shqiperine e te gjithe shqiptart, ne kthehemi mbrapa per 10 vte per te pare retrospektiven, thue se na ka marr malli nga ato skena te tmerrshme...

    Te hecim perpara, te mesojmi te hapim pune per rinine, te zhdukim korrupcionin, te luftojmi terrorizmin e te bejmi gjera te mira, te duhura e te nevojshme per vendin per nje jete me te mire, keta shkojne e zihen mes veti thue se vetem kjo na ka mbetur e tjerat i kemi ne terezi !

    Sa katastrofe qe jemi per vetevehten tone ore, pse keshtu ?

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Keshtu eshte Kreksi. Ke shume te drejte. Fshati digjet.......

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Poliçan’92, revolta e qytetit që mbajti peng politikanët e PD

    17 May 2007

    Nga Halit Tafa

    - Tre ditët e protestës kundër forcave speciale. Kërcënimi për hedhjen në erë të Kombinatit dhe pengmarrja e oficerëve të lartë të policisë. Ndërhyrja e Metës dhe çlirimi enigmatik i pengjeve. Poliçani, dikur një fshat i vogël i rrethit të Beratit, ndoshta nuk do të figuronte as në hartën gjeografike të Shqipërisë nëse dikujt nuk do t’i kishte shkuar në mend të ndërtonte aty Uzinën e Municioneve. Qyteti i Poliçanit u krijua në vitin 1960, por zyrtarisht me vendim të qeverisë shqiptare, ai u shpall qytet në vitin 1972 dhe i kaloi rrethit të Skraparit.Sipas banorëve të vjetër të Poliçanit, themelet e Uzinës së Municioneve u hodhën në vitin 1960 dhe më pas ajo mblodhi specialistë të lartë dhe të mesëm, inxhinierë, mekanikë, tornitorë, ekonomistë etj, nga Tirana, Fieri, Berati dhe rrethe të tjera të vendit, të cilët ishin me biografi të mirë dhe gjoja kishin ardhur të jetonin aty familjarisht me dëshirën e tyre. Kinezët që sollën aty uzinën sekrete të prodhimit të municioneve, e quajtën jo strategjike ngritjen e qytetit pranë uzinës, pasi me qeverinë e asaj kohe ishte rënë dakord që qytezat e punëtorëve të ishin fshatrat Vërtop e Mbrakull, në rrethin e Beratit dhe Kakrruja në rrethin e Skraparit, me një largësi 10-12 km larg gjigandit të municioneve. Banorët e vjetër të Poliçanit tregojnë se uzina përfundoi së ndërtuari në vitin 1964 dhe deri në vitin 1979 ajo prodhonte fishekë për pushkë e kallash, si dhe diagore predhash për të gjitha armët e artilerisë shqiptare. Specialistë të vjetër të Kombinatit thonë se uzina iu shlye kinezëve me mineral kromi, ndërsa pas vitit 1970 kinezët blinin prodhimet e kësaj uzine. Në vitin 1979, qeveria shqiptare u lidh me suedezët, të cilët sollën aty makinat dhe pajisjet moderne të uzinës “C”, që ndodhej në tunel dhe me ardhjen e tyre u përmirësua mjaft teknologjia dhe gama e prodhimeve. Nisën të prodhohen fishekë belxhiku, mitralozi, pistoletash të tipave të ndryshme, mina këmbësore e kundërtanke, granata të ndryshme, predha e mbushje për artilerinë etj. Atëherë Uzina e Poliçanit mori emrin “Kombinati Siderurgjik”. Poliçani u quajt “Qytet ushtarak” dhe në të lejoheshin të hynin vetëm njerëz me biografi të mirë. Shteti i diktaturës mundohej që banorëve të këtij qyteti të mos i mungonte asgjë. Sipas specialistëve kinezë, rruga nacionale Berat-Çorovodë nuk duhet të shkonte përmes Poliçanit, por duhej devijuar disa qindra metra larg tij. Por, kostoja e lartë bëri që ky devijim të dështonte dhe në kompensim të tij, në hyrje dhe në dalje të qytetit u vendosën postblloqe ushtarak të përhershëm. Deri në vitin 1990 Poliçani kishte rreth 12800 banorë, ku mbi 80 % e forcave të afta për punë ishin punëtorë të Kombinatit Siderurgjik. Këta punëtorë kishin pranuar të punonin aty, duke firmosur se nuk do të flisnin deri në vdekje për çka fshihej në labirinthet e këtij gjigandi ushtarak.
    Ardhja e pluralizmit politikë
    Poliçanasit e konsideruan ardhjen e pluralizmit politikë si një tradhti të madhe ndaj Atdheut dhe nuk e pranuan atë për vite me radhë. Në janar të vitit 1992 në Poliçan ishte krijuar celula e parë e Partisë Demokratike me disa nga intelektualët e shquar të qytetit, që deri para zgjedhjeve të 22 marsit ‘92 vepronin në ilegalitet. Pluralizmi dhe zhvillimet e vrullshme në qendër kishin tronditur edhe ndërmarrjet ushtarake që po shfaqnin rënie të treguesve të prodhimit, shthurje të disiplinës së punës, largime nga puna dhe vonesa në dhënien e pagave etj. Kishte nisur të flitej se uzinat ushtarake po dalin jashtë mode dhe se jetëgjatësia e tyre ishte në pikëpyetje. Për punëtorët e kombinatit kishin nisur vështirësitë e para: rrogat e punëtorëve jepeshin me vonesë, ishin ulur fondet për vazhdimin e prodhimit, ishin prerë shpërblimet për punëtorët, pagesat e raporteve mjekësore, etj. Rebelimi i 6000 punëtorëve të Kombinatit kishte nisur në janar të vitit ‘92, ku sindikatat e tyre i kishin kërkuar qeverisë me një peticion mosshkurtimin e fuqisë punëtore me 50 %, shtimin e fondeve për vazhdimin e punës në të gjitha repartet, përmirësimin e kushteve të punës etj. Por, pas fitores së Partisë Demokratike, më 22 mars 1992, protestat e punëtorëve u përshkallëzuan më tej. Në pamje të parë protestat dukeshin me karakter ekonomik, por në thelb ato ishin politike dhe drejtoheshin nga ish-komunistë dhe nostalgjikë të diktaturës komuniste që nuk pajtoheshin me qeverisjen e “fashistëve” të PD-së. Pas fitores së 22 marsit, PD-ja vendosi në krye të kombinatit ekonomistin Njazi Spahiu, një nga aktivistët e saj në Berat, që të siguronte ndikimin e vet në Poliçan. Por, kjo i irritoi më shumë poliçanasit, aq më tepër që Spahiu nisi menjëherë reformën e shkurtimeve në Kombinat, duke larguar nga puna si të tepërt 2800 punëtorë e specialistë. Ashpërsimi i protestave dhe sfida e parë e PD-së Kishin ardhur ditët e fundit të gushtit 1992. Në protestat e punëtorëve të Poliçanit, të dyja sindikatat ishin bashkuar në një të vetme për të kërkuar të drejtat e tyre të përbashkëta. Këshilli i grevës i kishte dërguar peticion proteste ministrit të Mbrojtjes Safet Zhulali, me ultimatumin se do të hynin në grevë urie pa fat dhe më tej, do të hidhnin në erë Kombinatin në rast se kërkesat e tyre nuk do të zgjidheshin brenda pak ditëve. Punëtorët e kishin ndërprerë punën totalisht dhe çdo ditë demonstronin në sheshin përpara godinës së Drejtorisë së Përgjithshme të Kombinatit dhe në rrugët e qytetit. “Tre ditë pas peticionit të protestës, tregon F.Ziu, banor i vjetër i Poliçanit, në hyrje të qytetit u dislokuan 300 Forca Speciale të ardhura nga Tirana, Fieri dhe Berati, të cilat kishin për mision shtypjen e protestave. Ato ditë në plan të parë kishin dalë dy kërkesa:dhënia e pagave dhe shkarkimi i drejtorit Njazi Spahiu. Punëtorët kishin tre muaj pa rroga dhe se nga Ministria e Mbrojtjes kishim marrë përgjigjen e prerë: “Protesta është e paligjshme. Do të ndiqen penalisht organizatorët. Reforma e shkurtimeve do të vazhdojë. Ditët e protestës nuk do të paguhen! Në asnjë vend të botës ligji nuk lejon protesta të punonjësve ushtarakë. “Krahas dërgimit të Forcave Speciale, shteti i PD-së nisi të veprojë edhe me SHISH, SHIR e polici. Revolta antidemokratike zgjati tre dite e tre net. Pas protestave në rrugët e qytetit, u arrestuan pa zhurmë disa nga ata që PD-ja i quante organizatorë të saj. Krerë të Forcave Speciale, të dislokuara në hyrje të qytetit, kishin marrë disa takime me drejtues të Kombinatit dhe me dy sindikatat, duke i njoftuar se prisnin urdhrin nga lart që grevën ta shtypnin me forcë. Por, poliçanasit ishin përgatitur edhe për këtë ballafaqim”.
    Përleshja me Forcat Speciale
    Për herë të parë në historinë e tij 20-vjeçare qyteti ishte organizuar si një repart i vërtet ushtarak, për t’u vetëmbrojtur nga sulmet e iniciuara nga Tirana zyrtare. Shumica e burrave bënin shërbim 24 orësh në pikat dominuese të kodrave që rrethojnë qytetin. Edhe Komanda e Repartit Ushtarak të Sigurimit në kodrën perëndimore të qytetit, pranë spitalit, ishte vënë plotësisht në shërbim të civilëve të armatosur. Dy civilë kishin vendosur një mitraloz 12.7 mm mbi tarracën e godinës së Repartit Ushtarak, ndërkohë që edhe topat kundërajror, që ndodheshin mbi qytet, ishin plotësisht në duart e tyre. G.Yzeiri tregon se mëngjesin e 29 gushtit ’92, 300 specialët u futën në qytet. Ishin me disa kamion IFA dhe të mbrojtur me antiplumb dhe skafandra. Njerëzit në pak minuta i zbrazën rrugët dhe u futën nëpër pallate. Vetëm një grup, me rreth 500 gra e fëmijë qëndroi në sheshin përpara bashkisë duke thirrur: “Fashistë ikni nga Poliçani!” “Poliçani nuk dorëzohet!” “Duam bukën e fëmijëve tanë!”. Poliçanasit, të gjithë ishin në dijeni për kurthin e ngritur kundër specialëve. Organizatorët kishin porositur që kur specialët të mbërrinin të gjithë në sheshin qendror të qytetit, të sulmoheshin nga të gjitha anët dhe me gjithçka. Në pararojë të turmës do të ishin gratë dhe fëmijët. Për çdo veprim luftarak priteshin vetëm urdhrat e Meriba Kondit në megafon. Meribaja ishte një komuniste e vjetër, nga më nostalgjikët e sistemit të kaluar dhe anëtare e këshillit të grevës së punëtorëve të kombinatit. Kur specialët arritën tek sheshi, përballë tyre në asfalt vërshëllyen dy-tre breshëri të një arme që ndodhej në katet e sipërme të pallatit përball. Nga dritarja e këtij pallati Meriba Kondi nisi të japë komandat me megafon. Ajo drejtoi me sukses tërë operacionin kundër forcave të qeverisë. Fliste prerë me një zë rënqethës e burrëror, por edhe me një aftësi që do ta kishin zili strategët më të mëdhenjtë të luftërave në botë. Nën komandën e saj, nisi përleshja trup me trup me Forcat Speciale tek sheshi përpara bashkisë. Gratë e Poliçanit u treguan të panënshtruara, gjersa i detyruan specialët të dalin nga qyteti. Por, gjatë tërheqjes, mbi kokat e tyre binin pa mëshirë mijëra gurë, shishe, vazo lulesh, kavanoza, enë kuzhine, dhoga druri etj. Specialët u larguan të gjakosur dhe të tmerruar andej nga erdhën. Bilanci i përgjakshëm shënoi rreth 50 të plagosur nga të dyja palët. Të plagosurit poliçanas u mjekuan në spitalin e qytetit që mbahej në ruajtje nga civilët e armatosur. Kurse të plagosurit e palës “armike” i dërguan për mjekim në spitalin e Beratit. Dy IFA të specialëve u përmbysën dhe u dogjën. U dogj edhe një mikrobus i Televizionit Shqiptar. Operatorit iu rrëmbye kamera dhe pas qarjeve dhe lutjeve: “Mos më merrni fëmijët në qafë. Ju lutem!”, kamera iu kthye në këmbim të kasetës që ai kishte filmuar, për të cilën thuhet se dikush në Poliçan e ruan ende si një gjë të vyer. Vetëm njëri nga kamionët IFA, që zbarkuan specialë, mundi të dalë nga qyteti pa u prekur. Pasi u larguan, mes turmës së banorëve gratë dalluan një oficer të SHIK-ut, i cili u tha se ishte nga Tropoja, por që më pas rezultoi se ishte nga Berati. Më tej, një nga ish-policët e postës së Poliçanit tregoi se gratë e çarmatosën shikasin, e hipën në podium dhe e detyruan të flasë me megafon në favor të tyre. “Greva e Poliçanit është e drejtë. Qeveria duhet të zgjidhë urgjentisht kërkesat e punëtorëve, të lirojë të arrestuarit dhe të ndëshkojë ata që i arrestuan”, kujton të ketë thënë shikasi, ish-polici i postës së qytetit të atij viti. Më tej ai tregon se shikasi premtoi se nuk do të largohej nga Poliçani, pa u zgjidhur të paktën kërkesat më emergjente të punëtorëve grevistë, siç ishin: sjellja e fondit të pagave, lirimi i të arrestuarve dhe largimi i drejtorit të Përgjithshëm, Njazi Spahiu, Pengmarrja e Pashk Tushës dhe ndihma e Metës Njeriu që e quan veten banor të parë të Poliçanit, K. Hoxha, në lidhje me këtë ngjarje tregon: “Ishte ora 08:30 minuta, e datës 31.08.1992, kur në sheshin e vogël përpara bashkisë erdhën me një makinë policie, N/drejtori i Drejtorisë së Policisë në Ministrinë e Brendshme, Pashk Tusha dhe kryetari i Degës së Punëve të Brendshme në rrethin e Skraparit, i emëruar nga PD-ja, Maksi Guri. Kishin biseduar me krerë të pushtetit lokal dhe të Drejtorisë së Kombinatit dhe nisën të bënin takime me grupe banorësh të rebeluar. Pashk Tusha fliste me tone të ashpra për t’u treguar banorëve të zemëruar dhe sidomos turmës së grave, që ndodhej vetëm pak metra larg tij, se shteti ishte i vendosur ta shtypte me dhunë revoltën dhe se dikush do të përgjigjej përpara drejtësisë për çka kishte ndodhur dy ditë më parë me 300 specialët. Por, turma e grave, që tanimë kishte shkuar në 400-500 vetë, ia kthyen aty për aty, me sharje si burrat dhe fjalë fyese. Duke e ngushtuar rrethin, ato i detyruan titullarët e lartë të policisë të futen brenda godinës së bashkisë e deri në zyrën e kryetarit të saj në katin e dytë. Gratë i çarmatosën për pak sekonda dhe iu kyçën derën nga jashtë. K. Hoxha kujton se gratë vepronin vetëm me urdhra dhe se veprimet e tyre atë ditë janë të paimagjinueshme. Pengjet u kyçën fiks në orën 09:00 të datës 31 gusht ’92. Disa prej tyre bënin detyrën e rojës jashtë dhomës së pengjeve, disa ruanin godinën e bashkisë, ndërkohë që 7-8 gra nga ato më të egrat rrinin bashkë me pengjet. “Ju i arrestuat dhe i torturuat burrat tanë dhe këtë do ta paguani tani. Le të vijë Zhulali t’u shpëtojë!”, kujton K. Hoxha të kenë thënë gratë për policët pengje. Ndërsa, F. Ziu, një nga protagonistët e ngjarjes së bujshme të vitit 1992, tregon se i vinte keq dhe se pa e porositur i sillte cigare dhe kafe, pa iu marrë leje grave dhe pa iu futur në punët e tyre. Ato nuk donin t‘ia dinin për lutjet e pengjeve, nuk donin që unë t’u shërbeja, por nuk më pengonin sepse nuk donin të sillnin përçarje. Të gjitha gratë pengmarrëse kishin pistoleta, që s’di ku i kishin gjetur dhe silleshin me pengjet shumë egërsisht. Të gjitha gratë e Poliçanit quheshin të angazhuara me mbajtjen e pengjeve, ndërsa burrat e armatosur ruanin qytetin në të gjitha rrethinat e tij. Shumica kishin kallash, nga ata që kishin mbetur në magazinat e Reparteve 118 e 119 të kombinatit, të prodhuar përpara vitit ’90. Në rast se qeveria nuk do të përmbushte kërkesat e punëtorëve brenda asaj dite, deri në mesnatë, pengjet do të vriteshin. Këtë vendim gratë ia kishin përcjellë edhe Tiranës zyrtare, por edhe vet Berishës me një letër që kishte për autor “Këshillin e Grave Greviste”. “F. Ziu tregon se pengjet nuk u lejuan të shkonin as në banjo dhe as të pinin ujë. Thuhej se gratë u jepnin ujë me pikatore, nga një shishe qelqi ku kishin hedhur edhe shurrë. Por, nuk e besoj. Pasdite erdhën nga Tirana në Poliçan, Ilir Meta, Servet Pëllumbi dhe Zabit Brokaj, të cilët u takuan me grevistët dhe kërkuan prej tyre lirimin e pengjeve. “Ne nuk duam gjak. Duam t’i zgjidhim kërkesat e punëtorëve të kombinatit, vetëm me protesta paqësore”, tha Ilir Meta. Por, edhe pas lutjeve të politikanëve të lart socialistë, gratë nuk pranuan t’i lirojnë. Sipas vendimit që ato kishin marrë në mesditë, pengjet duhej të ekzekutoheshin, pasi skadonte dhe afati i ultimatumit dërguar Berishës dhe Qeverisë nga gratë greviste. Por, siç u mor vesh, pas mesnate pengjet u liruan. Pashk Tusha dhe Maksi Guri, u lanë të lirë në orën 01:00 të datës 1 shtator ’92. U tha se të shoqëruar nga dy-tre djem të fortë të qytetit, ata u nxorën nga Poliçani dhe s’dihet nga ikën. Edhe sot e kësaj dite, lirimi i pengjeve në Poliçan ka mbetur një mister.

    gazeta sot

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Meriba Kondi, gruaja poliçanase në krye të revoltës së parë kundër PD

    18 May 2007
    Nga Halit Tafa

    - Meriba Kondi, gruaja poliçanase, që fati ia solli të ishte në krye të revoltës së parë kundër Qeverisë Demokratike, i kujton ato ditë të tensionuara me nostalgji dhe ndihet krenare për gjithçka ka bërë për qytetin e saj. Ajo tani është shumë më e moshuar, duket se është bërë një tjetër njeri, ka dalë në pension të parakohshëm prej disa vjetësh dhe merret vetëm me punët e shtëpisë. Shkon rrallë në ambientet e Kombinatit sepse edhe daljet e shpeshta në rrugët e pakta të qytetit i janë bërë të mërzitshme dhe duket se nuk do t’ia dijë më për politikën e ditës.Deri në vitin 1999 Meriba Kondi ishte një nga 250 punëtorët e Uzinës, të quajtur “Punëtorë të Gatishmërisë”, të cilët paguheshin me 80 % të pagës mesatare, pa shkelur asnjë ditë në territorin e Kombinatit. Ndonëse provoi burgun, dhunën fizike dhe poshtërimin, tregon se nuk është penduar për asnjë çast dhe se nuk i vjen keq për asgjë. Meriba Kondi është e gatshme të flasë për gjithçka ka ndodhur në ato tre ditë revoltës mbarë poliçanase, kur ajo iu bashkua protestës së 6000 punonjësve të Kombinatit të Municioneve dhe pa dashur u vu në krye të tyre, u bë protagonistja e saj dhe mbeti në historinë e shkurtër të këtij qytetit ushtarak si gruaja e parë që udhëhoqi qytetin në luftë kundër Qeverisë së parë Demokratike.
    Thuhet se ju keni qenë në krye të protestave?
    Po. Kam qenë dhe i kam udhëhequr ato me dinjitet. Por,vetëm për tre ditë. Unë udhëhoqa protestën e banorëve të Poliçanit, që vet ma besuan këtë detyrë të vështirë dhe jam krenare për këtë. Siç e dini, kur protestat e punëtorëve të Kombinatit Siderurgjik arritën kulmin punëtorëve protestues iu bashkua i tërë qyteti. Për të frenuar egërsinë e shtetit të Berishës, u vendos që në krye të protestave të viheshin gratë, pasi ato atëherë përbënin gati gjysmën e punëtorëve të Kombinatit. Këshilli i grevës vendosi që unë të isha në krye të protestave dhe çdo veprim të bëhej vetëm me urdhrin tim. Kisha përgjegjësinë për çdo dështim të mundshëm, ndaj dhe u shtrëngova ta kryeja mirë këtë detyrë të vështirë. Ndihesha dy herë e lumtur, por edhe e përgjegjshme sepse ato ditë edhe burrat e qytetit u bindeshin urdhrave të mi dhe më pyesnin për çdo gjë.
    Mund të më thoni diçka nga takimi me ministrin Zhulali?
    Patjetër. Ato pak minuta nga ky takim, që e ndezi më shumë situatën në Poliçan, më kujtohen fare mirë. Ne nuk prisnim ndonjë përgjigje pozitive nga takimi i sforcuar me ministrin Zhulali, por shkuam tek sheshi përpara godinës së Drejtorisë së Përgjithshme të Kombinatit për ta dëgjuar për kuriozitet dhe për t’i shtruar kërkesat tona që tani ishin bërë shumë. Në rast se ministri i Mbrojtjes, Safet Zhulali, do të premtonte zgjidhje të shpejta të kërkesave tona më emergjente, ne do ta lejonim të ikte me paqe, në rast të kundërt kishim vendosur t’i përgjigjeshim ndryshe.
    Kishit vendosur ta mbanit peng?
    Sigurisht që kishim vendosur. Por, jo vetëm peng. Gjithçka varej nga reagimi i tij. Pasi t’i bënim gjyqin kishim vendosur t’i vinim flakën ministrit, bashkë me helikopterin jeshil me të cilin, ai erdhi aty. Këtë do ta bënim në emër të të gjithë banorëve të Poliçanit, që Sali Berisha me të Tijët të mësonin se nuk mund të luanin kollaj me ndjenjat dhe aspiratat e këtij qyteti ushtarak, t’u mësonim se ç’ishte në gjendje të bënte Poliçani, kur dinjiteti i tij ishte i kërcënuar. Por, gjuha irrituese e ministrit Zhulali i nguti gratë e Kombinatit dhe plani ynë dështoi. Ne e dinim që shteti i Berishës nuk e kishte të lehtë përdorimin e dhunës fizike mbi gratë dhe mbi fëmijët. Ishim të bindur se po ta përdorte atë, edhe sadopak kjo do t’i irritonte më shumë njerëzit dhe do ta degjeneronte më tej situatën.
    Sipas jush, cilat ishin motivet e protestës?
    Të them të vërtetën, protesta e punëtorëve të Kombinatit dukej se nga kërkesat që shtronte për zgjidhje kishte karakter ekonomik, por në thelb ajo kishte karakter politik. Në atë kohë askush nuk mund të orientohej në kahun e duhur nga ato ndryshime të shpejta politike, askush nuk mund të pajtohej lehtë me ato lëvizje të padëgjuara politike, ekonomike e sociale, që po ndodhnin në mbarë vendin. Askush nuk ishte dakord me të ashtuquajturat reforma ekonomike e ristrukturuese që mbyllnin mijëra ndërmarrje dhe nxirrnin në rrugë mijëra punëtorë, që për dekada me radhë, jetën e tyre e kishin të lidhur vetëm me shtetin. Por, suporti politik gjeti në kohën e duhur dhe rebelimin e mijëra punëtorëve të Kombinatit, të cilët të irrituar nga reforma e largimeve nga puna në masë, nga mosmarrja e pagës për dy muaj dhe nga tronditja e vendeve të punës në kombinat, i përdori ata në shërbim të qëllimit të saj permanent. Pas ardhjes së drejtorit të ri, të vendosur nga PD-ja, në Kombinat gjithçka nisi të shkonte për keq, që nga kushtet e punës kujdesi për ecurinë e prodhimit dhe perspektivën e tij, etj. Ndaj shkarkimi i drejtorit u bë një nga shkaqet kryesore të protestës dhe kërkesa më urgjente e punëtorëve të Kombinatit.
    Sipas jush, përse duhej larguar me doemos drejtori?
    Për mua, ai drejtor ishte vendosur kot, pasi nuk e njihte fare atë sektor të ekonomisë. Ishte ekonomist i lartë, por i paaftë për të drejtuar atë Kombinat ushtarak gjigand. Mund të them pa frikë se ai ishte një militant anadollak, që nuk e njihte fare Poliçanin. Që kur PD-ja e solli për drejtor të Kombinatit atë njeri në Poliçan ajo u bë një forcë politike që urrehej nga të gjithë deri në pa kufi. Në Poliçan kishte shumë intelektualë e specialistë të mirëfilltë, edhe nga ata që ishin shfaqur hapur në mbështetje të PD-së, që mund të viheshin në krye të Kombinatit dhe ta drejtonin atë me sukses.
    Cilat kërkesa të punëtorëve u arritën nga protesta?
    Asgjë. Vetëm dhunë e terror politik mbi një qytet të tërë dhe për ditë të tëra me radhë. Gjithçka shkoi edhe më keq. 2800 punëtorët e larguar nga puna para nisjes së protestave, nuk u kthyen më, u shkurtuan edhe 150 punëtorë të Gatishmërisë, shumë reparte të kombinatit dolën jashtë funksionit dhe punëtorët paguheshin me të famshmin “tetëdhjetë përqindësh”,vetëm pagat e prapambetura erdhën me urgjencë brenda 3-4 ditëve, ndërsa drejtori u shkarkua rreth një muaj pas protestave dhe jo për shkakun e tyre. Protestat e punëtorëve të Poliçanit kanë vazhduar edhe më pas, por asgjë në favor të punëtorëve nuk kanë zgjidhur. Dalëngadalë Kombinati shkoi drejt mbylljes totale për shkak të papërgjegjshmërisë që kanë treguar të gjitha qeveritë pluraliste dhe përpara syve të të gjithave.
    Po, cilat qenë pasojat tuaja pas lirimit të pengjeve?
    Grevistët qenë të vendosur që të mos lëshonin pe, përball dhunës dhe indiferencës së qeverisë. Por, në ato vite pushteti i Berishës të vriste natën dhe të qante ditën. Ditën premtohej se diçka do të bëhej për të zgjidhur kërkesat e punëtorëve të Poliçanit, ndërsa natën në qytet bëheshin reprezalje, arrestoheshin pa u ndjerë protagonistë të Grevës me qëllim përçarjen e grevistëve dhe shuarjen e revoltës anti PD. Mbaj mend se gjatë tre netëve të protestës u arrestuan 6 vetë. Pas protestës, policë dhe shikas kishin ardhur për dy net me radhë, që të më arrestonin, po unë nuk rrija në shtëpinë time. Ditën e tretë, pas lirimit të pengjeve,u detyrova të shkojë vetë në polici. Le të bënin me mua ç’të donin, fundja unë e kisha bërë detyrën time si banore e denjë e Poliçanit dhe për këtë nuk isha penduar aspak. Por, s’kishin pse të shqetësoheshin në çdo orë të ditës dhe të natës nga kontrollet e policisë civile, familjarët e mi.
    Dhe për çfarë iu akuzuan?
    Akuzat ishin të rënda dhe absurde: “Marrje pengjesh”, “Organizim të protestave të paligjshme”dhe “Dhunë fizike kundër shtetit dhe përfaqësuesve të tij”. Më mbajtën deri në të errur në postën e policisë të Poliçanit,pa më bezdisur fare dhe natën më dërguan në burgun e Beratit. Me këto akuza ishim arrestuar 8 vetë, mes të cilëve, ne dy gratë, Sandra dhe unë. Hetues dhe prokurorë ushtarakë në birucat e policisë së Beratit na trajtonin si kafshë, na shanin dhe na fyenin me fjalët që s’mund t’i them dot. Të gjithë u dënuam nga gjyqi ushtarak, me nga dy deri në tetë muaj burg.
    Poliçani vakëf I të gjitha qeverive shqiptare.
    Poliçani, për nga pozicioni gjeografik, duket si një “qytet Kavie”, por që banorët e tij e kanë quajtur atë një vakëf të të gjitha qeverive shqiptare. Shumë njerëz në Poliçan thonë se Kombinati Siderurgjik ka qenë për ta një e keqe e mirë, ku kanë përfituar të gjithë. Kanë përfituar në rrugë të ligjshme dhe të paligjshme shumë ish-drejtues, nëpunës dhe punëtorë të thjeshtë të Kombinatit, por që është fare pak në krahasim me ato ç’kanë shteti dhe shtetarët shqiptar, veçanërisht ata që kanë drejtuar Kombinatin pas vitit 1990. Poliçanasit thonë se të gjithë ata që kanë qenë drejtorë të këtij gjigandi ushtarak, qoftë edhe për pak muaj, sot janë shndërruar në bosa të mëdhenj, me vila luksoze dhe biznese në Tiranë, Durrës,Vlorë e gjetkë. Një nga të paktit nëpunës veteranë, që ka vendosur të jetojë në Poliçan deri në vdekje, tregon se pas vitit ’90 Poliçani u shndërrua në një vakëf, ku me ligj dhe pa ligj, hapur dhe fshehurazi, kanë përfituar të gjithë. Kanë përfituar Qeveritë dhe qeveritarët, ish-drejtorë e administratorë të lidhur me ta, hajdutë ordinerë dhe shefa të vegjël të fshehur pas tyre, cilido që ka pasur fatin të futet në brendësi të Kombinatit apo të firmosë në borderotë e tij. Më thoni ku ndodhen tani ish-drejtorët e famshëm të Kombinatit Siderurgjik? Të gjithë u bënë bosa dhe zunë Tiranën...Disa prej tyre u pasuruan duke ngrënë si miu, duke vjedhur me xhepa kapsolla e fishekë e duke i shitur ato në vendet fqinje, shumë të tjerë kanë rrufitur njëherësh miliona nga pasuria e “të gjithëve dhe e askujt”. Të tjerë kanë fituar “në rrugë të ndershme”, duke u dhënë tenderë privatëve të mistershëm e mafiozë dhe duke marrë miliona lekë bakshishe...Unë mund të them se Poliçani ka mbajtur gjallë arkën e shtetit shqiptar për disa dekada. Llogarisni vetëm gjashtë kamionë IFA me fishekë, që iu shitën një privati grek dhe u fituan 600 mijë USD, me të cilat u paguan për më se një vit 3200 punëtorët e Kombinatit. Po ku shkuan ato 280 milionë USD, që vlenin sipas inventarit të vitit 2000, makinat, makineritë dhe pajisjet e Kombinati Siderurgjik? Kush hyri në të nuk doli pa gjë. Makineri, pajisje, reparte dhe impiante të tëra, që mund të riviheshin në punë për prodhime civile, u shkatërruan. Tonelata të tëra me lëndë të parë, tunxh, bakër dhe argjend u vodhën deri dhe në mes të ditës dhe askujt s’i hyri gjemb në këmbë. Këto që po them i kanë parë me sy dhe i dinë të gjithë, por askush s’ka guxuar t’u thotë ndal sepse janë të gjithë të molepsur në këtë grykësi. Nëse do të vazhdohet kështu, shpejt do të themi të gjithë “këtu na ishte një herë ...”Ky gjigand i industrisë ushtarake, që do ta kishin zili shumë shtete perëndimore, si Franca,Gjermania, Suedia, etj po shkon drejt shkrirjes pa kthim”. Ish-nëpunësi i vjetër i Kombinatit tregon se pas vitit 1984 Kombinati ishte shndërruar në një lubi, ku prodhoheshin armë e municione për ushtrinë shqiptare, por edhe për tregti, por askush në Poliçan nuk dinte se ku shkonin prodhimet e tij. Para vitit 1990, thuhej nën zë se shumë nga këto prodhime iu shiteshin grupeve marksiste –leniniste në botë, por edhe organizatave terroriste në Itali. Por, kishte edhe shtete që i blinin ato në këmbim të investimeve të tyre apo me para në dorë. Ndërsa pas ‘90 flitej për trafiqe armësh e municionesh me Turqinë, Kinën, Gjermaninë, Maqedoninë, Slloveninë, Suedinë, Serbinë e deri dhe me ish-diktatorin irakian, Sadam Hysein. Në Poliçan e dinë të gjithë se tunxhi i ardhur nga Serbia shlyhej vetëm me fishekë...sepse pas ’90 Poliçani i hapi dyert. Këto porta prej hekuri, që tani ngjajnë me relike të kohëve të shkuara, po të kishin gojë do të tregonin gjithçka, do të tregonin se sa tregtarë e misionarë të huaj e vendas, civilë e ushtarakë, kanë hyrë e kanë dalë prej aty. Kjo portë tani e mbetur një karakatinë, e di mirë se sa ngarkesa të ligjshme dhe të paligjshme kanë dalë prej aty.
    Takimi i Zhulalit dhe plani për ta marrë peng
    Banorët e Poliçanit tregojnë se edhe pas triumfit me Forcat Speciale të ardhura nga Tirana, Fieri e Berati, ku mbetën të plagosur mbi 50 vetë nga të dyja palët, qyteti nuk u qetësua. Përkundrazi, 12.800 banorët e tij kaluan në gatishmëri NR 1. Ish-anëtari i Byrosë Teknike të Kombinatit, K. Hoxha tregon: “Gjatë natës turmat zbritën disa herë në rrugë e në shesh, pas thirrjeve të frikshme dhe anonime. ‘Po na arrestojnë shokët tanë!’ Në mëngjes njerëzit iu besuan thirrjeve të errësirës sepse me të vërtetë policia kishte arrestuar edhe dy-tre të tjerë nga ata që quheshin organizatorë të grevës anti PD. Rreth orës 09:00 të asaj dite, një helikopter me ngjyrën blu, bëri dy xhiro mbi qytet dhe pastaj zbriti në sheshin përpara Drejtorisë së Përgjithshme të Kombinatit. 3200 punëtorët e mbetur ishin njoftuar të shkonin në punë se me ta do të takohej ministri i Mbrojtjes, Safet Zhulali. Drejtuesit e Kombinatit nuk lejuan të hynin brenda portës së tij asnjë nga punëtorët e larguar për reformë. Sipas krerëve të Kombinatit, ministri Zhulali ishte njohur me kërkesat e punëtorëve dhe kishte premtuar zgjidhjen e një pjese të tyre. Ishte thënë se këto kërkesa ishin thjesht ekonomike dhe se zgjidhja do të niste nga ato që ishin më emergjente. Por, kërkesat e punëtorëve grevistë tani ishin të tjera. Helikopteri blu ishte ndaluar në anë të sheshit përpara Drejtorisë së Përgjithshme dhe mbahej i ndezur me gjysmë gazi. Ministri Zhulali, i shoqëruar nga Eduard Selami dhe Blerim Çela, kishin hipur mbi tribunën e improvizuar, në hyrjen kryesore të zyrave të administratës. Zhulali nisi të flasë me megafon, me tone të qetë dhe duke premtuar zgjidhjen e shpejtë të disa kërkesave ekonomike, por jo për kthimin në punë të 2800 punëtorëve të larguar rreth një muaj më përpara për reformë. Por, grevistët ngulën këmbë që brenda ditës së nesërme, ai dhe qeveria e tij të zgjidhnin tre kërkesat më urgjente: largimin e drejtorit Njazi Spahiu, dhënien e pagave të prapambetura dhe lirimin e të arrestuarve nga policia si protagonistë të protestave. Pa pritur përgjigjen e ministrit, nga turma nisin drejt tij gurët, domatet, kastravecët, copat e bukës e gjithçka u gjend në duart e punëtorëve për momentin. U bë një ilaritet i madh dhe një rrëmujë e turpshme, ku për herë të parë përcilleshin në atë mënyrë politikanë të lartë. Por, Zhulali dhe të tjerët që e shoqëronin shpëtuan paq. Në atë moment qyteti ishte i tëri i rrethuar nga Forcat Speciale dhe nga policë të komisariatit të Beratit. Askush nuk mund të hynte e të dilte nga Poliçani atë ditë, që nga mëngjesi deri në mbrëmje. Për të ndjekur nga afër situatën, bashkë me Forcat Speciale në hyrje të Poliçanit, kishte ardhur edhe ministri i Brendshëm, Agron Musaraj, i shoqëruar nga disa nga vartësit e tij kryesor në Tiranë. Ndërsa të tjerë shefa të tij të besuar, krerë të PD-së në Berat, kishin zënë vend në godinën e komisariatit të Beratit për të marrë në radio të dhëna për çka po ndodhte në Poliçan dhe për t’i përcjellë ato drejt Tiranës. Të gjithë ishin mbledhur në godinën njëkatëshe, ku ndodhej zyra e informacionit dhe përcillnit të dhëna rreth ngjarjes me një frymë, ku në anën tjetër të telefonit ishte vet Sali Berisha. Ishte siguruar një situatë e frikshme dhe e tensionuar, jo vetëm në Poliçan, por edhe në Berat e Tiranë. Kishte edhe thashetheme që qarkullonin nën zë për vrasjen e ministrit Zhulali në Poliçan apo për pengmarrje. Por...Zhulali dhe të tjerët, Eduard Selami dhe Blerim Çela, të ndihmuar nga bodiguardët e tyre të fuqishëm, mundën të largohen.”Ndërsa F.Ziu tregon, se gratë kishin vendosur t’i mbanin peng. Por, ca për tonet e zbutura të ish-ministrit të Mbrojtjes dhe ca për nxitimin e turmës, plani i grave dështoi. Ato kishin vendosur që vetëm Zhulalin të mbanin peng deri në zgjidhjen e kërkesave ultimative të grave greviste dhe në rast të kundërt do t’i vinin flakën bashkë me helikopterin blu që e solli aty. Ndërsa me dy politikanët e tjerë të PD-së nuk kishin punë. Por, Ministri Zhulali duket se e parandjeu rrezikun dhe u largua duke ecur me vrap deri tek helikopteri blu që u ngrit në ajër shpejt.”
    Pengmarrja apo tentativa për ta marrë peng ish-ministrin e Mbrojtjes të PD-së, u mbajt fshehur për shumë kohë nga Radiotelevizioni Shqiptar dhe nga disa gazeta opozitare që botoheshin atëherë. Por, me gjithë këtë qeveria e ndjeu tronditjen që po vinte nga një qytet shtet si Poliçani, që deri atëherë nuk ishte përfillur për qëndrime antipluraliste në vend. Por, veçanërisht Berati atë ditë jetonte nën frikë e tmerr. Në Berat flitej se po bëhej nami në Poliçan se banorët e tij ishin armatosur me të gjitha llojet e armëve për t’u mbrojtur nga sulmet e qeverisë. Asnjë i huaj nuk mund të futej në Poliçan, pasi hyrjet e daljet e qytetit ishin zënë nga postblloqe masive të policisë që merrnin nën kontroll të rreptë çdo automjet që merrte atë rrugë. Ndërsa në Poliçan mbretëronte vetëm ushtria e civilëve të armatosur, që mbanin nën kontroll qytetin non-stop 24 orë. Ndërsa një nga krerët e PD-së së Beratit, të asaj kohe tregon se për të siguruar takimin e ministrit Safet Zhulali me grevistët e Poliçanit, në afërsi të këtij qyteti ishin dislokuar mbi 500 forca speciale dhe policë të komisariatit të Beratit dhe të ardhur nga Lushnja e Fieri, të cilët kishin marrë urdhër të sulmonin qytetin, në rast të ndonjë pengmarrjeje të mundshme. Operacioni i 500 forcave të policisë shqiptare do të drejtohej nga vet ministri i Brendshëm i asaj kohe, Agron Musaraj dhe disa gjeneralë të kësaj ministrie, që ndodheshin bashkë me ta, që nga mbrëmja e një dite më parë. Ndërsa lidhja telefonike me Tiranën zyrtare dhe direkt me Sali Berishën bëhej shefa të ardhur nga Tirana në policinë e Beratit. Megjithatë, frika e ndonjë shpërthimi të mundshëm në Poliçan, siç kishin kërcënuar punëtorët grevistë pak ditë më parë, kishte mbërritur prej kohësh edhe në Berat. Thuhej se atje kishte lëndë eksplozive të atilla, që efektet e shpërthimit mund t’i çonin deri në disa dhjetëra kilometra larg. Nga ana tjetër televizioni shqiptar atë natë dha vetëm një kronikë të thatë, për çka kishte ndodhur në Poliçan.

    gazeta sot

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Ngjela: Në ‘97 Berisha shkatërroi shtetin për pushtet

    Derguar me: 19/05/2007 - 08:00


    Personalisht kam kontrolluar SHIK-un si institucion. Por për të rrëfyer se çfarë ka ndodhur dhe çfarë kemi gjetur brenda asaj godine, për këtë duhet një tjetër intervistë”. Spartak Ngjela, kryetari i Komisionit parlamentar hetimor për hetimin e ngjarjeve Janar-Qershor 1997, rrëfen për Gazeta Shiptare mënyrën sesi u hartua raporti që sot nuk gjendet në arshivën dhe zyrat e Kuvendit. Për njeriun që dikur mes dokumentave të SHIK-ut siç tregoi më parë për Gazetën edhe Spartak Braho, gjeti edhe dosjen e Azem Hajdarit dhe u shokua nga ky fakt, puna e këtij institucioni nuk ka qenë në parametrat e veta demokratike.
    Si do ta vlerësonit sot, pas gati 10 vitesh, punën e Kominsionit Parlamentar Hetimor për ngjarjet e vitit 1997?
    10 vjet nuk janë pak për të vlerësuar ose rivlerësuar punën e një Komisioni Parlamentar. Në të vërtetë çështja nisi pa një ligj, i cili duhej të përcaktonte modalitetet dhe mënyrat sesi do të mund të ecej për hetime specifike parlamentare. Për këtë arsye, menjëherë pas konstituimit të komisionit ose paralel me të, unë ndërmora nismën parlamentare për miratimin e një ligji të posaçëm; por iniciator në formulimin e ligjit ishte edhe Pandeli Majko, atëherë kryetar i grupit parlamentar të PS. Më pas ky ligj u bë vetë bërthama e ligjit aktual për hetimin parlamentar.
    Kështu pra, ne atëherë i hymë një pune të parë hetimore, e cila, sigurisht, si e tillë pati tepër vështirësi, sepse dhe ngjarjet kishin qenë të rënda dhe me pasoja të mëdha shoqërore. Gjë kjo që dihet tani. Megjithatë, brenda vlerësimit tim dhe optikës aktuale që kam për hetimin parlamentar, mendoj se ai Komision ka punuar mirë. Komisioni hetoi atëherë të gjithë aspektet që kishin prekur shoqërinë shqiptare në ngjarjet e marsit të vitit 1997. Kur e pranova drejtimin e Komisionit, kisha parasysh vendosjen e moralitetit në politikën shqiptare, sepse ngjarjet kishin qenë tepër të rënda dhe shoqëria kërkonte përgjegjësinë e shkaktarëve. Por a ia arriti Komisioni që ta profilizonte të faktuar përgjegjësinë për ngjarjet ose jo, kjo mbetet sigurisht ende për t’u biseduar, por unë mendoj se edhe gjatë kësaj interviste do merremi konkretisht me këtë çështje.
    Duke qenë se hetimet janë kryer në kohën kur në pushtet ishin të majtët, a ndikoi kjo në mospërpilimin drejt të këtij raporti?
    Sigurisht që ngarkesa politike e Komisionit do ta dëmtonte cilësinë e tij. Por unë e dija ndërkaq se kësaj çështjeje nuk mund t’i shmangeshe dot. Shoqëria shqiptare kishte kaluar një situatë tejet të rëndë, me ngjarje të cilat kishin shkaktuar një dëm të madh shoqëror dhe sigurisht që dëmi ka kosto. Pikërisht këtu duhej mbështetur hetimi; pra kush do ta mbante përgjegjësinë dhe kush do të përgjigjej për koston e madhe të dëmit që kishte shkaktuar kjo ngjarje. Ja, te kjo çështje vjen dhe ngërthehet ajo që pak më lart i thamë “ngarkesë politike” në trajtimin e fakteve dhe sidomos në konkluzionet për përgjegjësi. Opozita e djathtë nuk kish pranuar që të përfaqësohej në Komision, kështu që unë isha i vetmi i djathtë në një kompozim që anonte natyrshëm nga pushteti i atëhershëm politik. Por përgjegjësia është ligjore, sepse ajo, në fuksion të drejtësisë, ka karakter juridik dhe jo karakter politik. Kjo mendoj se ka qenë arsyeja që unë gjatë gjithë kohës kam mbetur në minorancë dhe krejt i vetëm në tendencën e asnjëanësisë.
    I qëndroni të gjitha kon-kuzioneve të raportit të lexuar në Kuvend?
    Po ta shihni me pak vëmendje, do të gjeni se përpara miratimit të raportit përfundimtar, ka pasur edhe një raport paraprak i cili është pranuar nga të gjithë anëtarët e Komisionit. Këtë raport paraprak e kam lexuar vetë në Kuvend dhe e kam shkruar thuajse të gjithin vetë. Ky raport paraprak në fakt, mund të quhet faza e parë e hetimit, ku janë nxjerrë të gjitha konkluzionet esenciale për shkaqet që sollën ngjarjet e rënda të vitit 1997. Por Komisioni më tej iu shmang kësaj fryme, prandaj unë nuk e ndoqa më karakterin e theksuar politik që morri ai hetim. Dhe kjo ka qenë arsyeja që unë nuk i pranova konkluzionet e raportit përfundimtar, dhe prandaj nuk e kam nënshkruar atë.
    A mendoni se nëse politikanët e asaj kohe do të ishin paksa më të zgjuar, do ta kishin shmangur tragjedinë e vitit 1997?
    Raporti paraprak merret thellësisht me këtë çështje dhe ka arritur në konkluzionin se ngjarjet tragjike të vitit 1997, me një politik të urtë dhe të mençur mund të shmangeshin. Mund të përmend këtu edhe faktin që një nga shkaqet më thelbësorë që unë vetë kam nxjerrë në pah ishte mungesa e një kushtetute solide dhe demokratike. Kushtetuta e atëherëshme lindtte absolutizëm, dhe i gjithë shkatërrimi që sollën ngjarjet e vitit 1997, ka qënë pa dyshim karakteri absolute i regjimit si dhe paaftësia që tregoi Peresidenti i atëhershëm për të kuptuar se, për të shpëtuar shtetin, duhej të kishte sakrifikuar pushtetin e tij.
    Një nga konkluzionet e këtij raporti thotë se nëse Qeveria “Meksi” do të ishte dorëhequr në kohën e duhur, protesta popullore do të kishte reshtur dhe ngjarjet e 1997-ës do të ishin evituar. Jeni sërish i mendimit se PD e meritonte edhe 4 vjet në pushtet?
    Histotria nuk mund të trajtohet dhe as mund të analizohet me “sikur”. Megjithatë, nëse PD do të kishte treguar sens menexherial ne kapërcimin e krizave, koha pa dyshim do të kishte rrjedhur ne një tjetër sens, edhe për PD-në por edhe për vetë zhvillimin kombëtar. Por unë ua thashë pak më lart se asgje nuk mund të analizohet historikisht me “sikur”, por gjithësesi eksperienca është eksperiencë, dhe kjo pa dyshim që ka vlerën e vet.
    Një tjetër konkluzion, është edhe ai që bën fjalë për reagimin e gabuar të shtetit në menaxhimin e protestave. A gaboi shteti me këto metoda dhune dhe a u inkriminuan opozitarë të atëhershëm duke shfrytëzuar këtë situatë për rebelimin e shtresave të popullit?
    Unë ua thashë që në fillim se Komisioni u nda politikisht, dhe prandaj nuk ia arriti që të nxirrte konkluzionet e duhura. Mendimi i mësipërm është pa dyshim më i drejti, sepse PD në pushtet atëherë gaboi demokratikisht. Shqiptarët e kishin fituar njëherë demokracinë, dhe kjo natyrshëm u kishte ardhur jo nga veprat e një grupi njerëzish, ashtu siç propagandonte me injorancë politika e atëhershme zyrtare, por u kishte ardhur si pasojë e zhvendosjes që kishte bërë historia duke eliminuar nga skena totalitarizmin e majtë apo komunizmin. Kjo ishte harruar, sepse në qeverisjen e atëhershme nuk kishte ndryshuar mentaliteti punist. Por shoqëria ishte më përpara nga politika, e cila ishte e vjetër, me paragjykime dhe gjithë xhelozi për ndërrimin e pushteteve. Të gjitha veprimet politike ishin banale, të vjetëruara dhe që tentonin nga forca, por nga nje forcë e pamjaftueshme, e cila më tepër acaroi se stabilizoi diçka. Përfundimisht, sot mund të themi se ajo gjendje erdhi si pasoje e mungesës së qartësisë për sistemin dhe sidomos nga dyshimi që kishte kreu i shtetit se demokracia është një sistem solid dhe i qëndrueshëm në kohë.
    Është hasur gjëkundi në ndonjë dokument thirrja “Komunistët po na marrin pushtetin” e përdorur për të rekrutuar rezervistë e për ti dërguar në jug?
    Në të vërtetë çështja kishte degraduar në një gati kryengritje, dhe për faktin se kjo gati-kryengritje drejtohej nga të majtët, brenda saj kishte edhe revoltë të tipit komunist. Në fakt ishte një përplasjë e majtë: ishte një shtet i drejtuar gjithmonë majtas që goditej po majtas. Kjo është e vërteta e atyre ngjarjeve: ishte një pakënaqësi e majtë, që drejtohej kundrejt një rregjimi të majtë. Kjo është arsyeja që ngjarjet degraduan ashtu sikundër që i pamë: në një anarki. Demokracia, kur nuk funksionon, degradon ose në tirani ose në anarki. Atëherë në Shqipëri demokracia po degradonte në tirani, njërëzit nuk e pranuan këtë, sepse nuk mund ta duronin më tiraninë, u ngritën, dhe prandaj gjendja degradoi në një anarki sui generis. Ky mendoj se është thelbi i atyre ngjarjeve, nëse i shohim nga distance që na mundëson koha sot.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  6. #26
    Citim Postuar më parë nga Brari
    Meriba Kondi, gruaja poliçanase në krye të revoltës së parë kundër PD

    18 May 2007
    Nga Halit Tafa

    - Meriba Kondi, gruaja poliçanase, që fati ia solli të ishte në krye të revoltës së parë kundër Qeverisë Demokratike, i kujton ato ditë të tensionuara me nostalgji dhe ndihet krenare për gjithçka ka bërë për qytetin e saj. Ajo tani është shumë më e moshuar, duket se është bërë një tjetër njeri, ka dalë në pension të parakohshëm prej disa vjetësh dhe merret vetëm me punët e shtëpisë. Shkon rrallë në ambientet e Kombinatit sepse edhe daljet e shpeshta në rrugët e pakta të qytetit i janë bërë të mërzitshme dhe duket se nuk do t’ia dijë më për politikën e ditës.Deri në vitin 1999 Meriba Kondi ishte një nga 250 punëtorët e Uzinës, të quajtur “Punëtorë të Gatishmërisë”, të cilët paguheshin me 80 % të pagës mesatare, pa shkelur asnjë ditë në territorin e Kombinatit. Ndonëse provoi burgun, dhunën fizike dhe poshtërimin, tregon se nuk është penduar për asnjë çast dhe se nuk i vjen keq për asgjë. Meriba Kondi është e gatshme të flasë për gjithçka ka ndodhur në ato tre ditë revoltës mbarë poliçanase, kur ajo iu bashkua protestës së 6000 punonjësve të Kombinatit të Municioneve dhe pa dashur u vu në krye të tyre, u bë protagonistja e saj dhe mbeti në historinë e shkurtër të këtij qytetit ushtarak si gruaja e parë që udhëhoqi qytetin në luftë kundër Qeverisë së parë Demokratike.
    Thuhet se ju keni qenë në krye të protestave?
    Po. Kam qenë dhe i kam udhëhequr ato me dinjitet. Por,vetëm për tre ditë. Unë udhëhoqa protestën e banorëve të Poliçanit, që vet ma besuan këtë detyrë të vështirë dhe jam krenare për këtë. Siç e dini, kur protestat e punëtorëve të Kombinatit Siderurgjik arritën kulmin punëtorëve protestues iu bashkua i tërë qyteti. Për të frenuar egërsinë e shtetit të Berishës, u vendos që në krye të protestave të viheshin gratë, pasi ato atëherë përbënin gati gjysmën e punëtorëve të Kombinatit. Këshilli i grevës vendosi që unë të isha në krye të protestave dhe çdo veprim të bëhej vetëm me urdhrin tim. Kisha përgjegjësinë për çdo dështim të mundshëm, ndaj dhe u shtrëngova ta kryeja mirë këtë detyrë të vështirë. Ndihesha dy herë e lumtur, por edhe e përgjegjshme sepse ato ditë edhe burrat e qytetit u bindeshin urdhrave të mi dhe më pyesnin për çdo gjë.
    Mund të më thoni diçka nga takimi me ministrin Zhulali?
    Patjetër. Ato pak minuta nga ky takim, që e ndezi më shumë situatën në Poliçan, më kujtohen fare mirë. Ne nuk prisnim ndonjë përgjigje pozitive nga takimi i sforcuar me ministrin Zhulali, por shkuam tek sheshi përpara godinës së Drejtorisë së Përgjithshme të Kombinatit për ta dëgjuar për kuriozitet dhe për t’i shtruar kërkesat tona që tani ishin bërë shumë. Në rast se ministri i Mbrojtjes, Safet Zhulali, do të premtonte zgjidhje të shpejta të kërkesave tona më emergjente, ne do ta lejonim të ikte me paqe, në rast të kundërt kishim vendosur t’i përgjigjeshim ndryshe.
    Kishit vendosur ta mbanit peng?
    Sigurisht që kishim vendosur. Por, jo vetëm peng. Gjithçka varej nga reagimi i tij. Pasi t’i bënim gjyqin kishim vendosur t’i vinim flakën ministrit, bashkë me helikopterin jeshil me të cilin, ai erdhi aty. Këtë do ta bënim në emër të të gjithë banorëve të Poliçanit, që Sali Berisha me të Tijët të mësonin se nuk mund të luanin kollaj me ndjenjat dhe aspiratat e këtij qyteti ushtarak, t’u mësonim se ç’ishte në gjendje të bënte Poliçani, kur dinjiteti i tij ishte i kërcënuar. Por, gjuha irrituese e ministrit Zhulali i nguti gratë e Kombinatit dhe plani ynë dështoi. Ne e dinim që shteti i Berishës nuk e kishte të lehtë përdorimin e dhunës fizike mbi gratë dhe mbi fëmijët. Ishim të bindur se po ta përdorte atë, edhe sadopak kjo do t’i irritonte më shumë njerëzit dhe do ta degjeneronte më tej situatën.
    Sipas jush, cilat ishin motivet e protestës?
    Të them të vërtetën, protesta e punëtorëve të Kombinatit dukej se nga kërkesat që shtronte për zgjidhje kishte karakter ekonomik, por në thelb ajo kishte karakter politik. Në atë kohë askush nuk mund të orientohej në kahun e duhur nga ato ndryshime të shpejta politike, askush nuk mund të pajtohej lehtë me ato lëvizje të padëgjuara politike, ekonomike e sociale, që po ndodhnin në mbarë vendin. Askush nuk ishte dakord me të ashtuquajturat reforma ekonomike e ristrukturuese që mbyllnin mijëra ndërmarrje dhe nxirrnin në rrugë mijëra punëtorë, që për dekada me radhë, jetën e tyre e kishin të lidhur vetëm me shtetin. Por, suporti politik gjeti në kohën e duhur dhe rebelimin e mijëra punëtorëve të Kombinatit, të cilët të irrituar nga reforma e largimeve nga puna në masë, nga mosmarrja e pagës për dy muaj dhe nga tronditja e vendeve të punës në kombinat, i përdori ata në shërbim të qëllimit të saj permanent. Pas ardhjes së drejtorit të ri, të vendosur nga PD-ja, në Kombinat gjithçka nisi të shkonte për keq, që nga kushtet e punës kujdesi për ecurinë e prodhimit dhe perspektivën e tij, etj. Ndaj shkarkimi i drejtorit u bë një nga shkaqet kryesore të protestës dhe kërkesa më urgjente e punëtorëve të Kombinatit.
    Sipas jush, përse duhej larguar me doemos drejtori?
    Për mua, ai drejtor ishte vendosur kot, pasi nuk e njihte fare atë sektor të ekonomisë. Ishte ekonomist i lartë, por i paaftë për të drejtuar atë Kombinat ushtarak gjigand. Mund të them pa frikë se ai ishte një militant anadollak, që nuk e njihte fare Poliçanin. Që kur PD-ja e solli për drejtor të Kombinatit atë njeri në Poliçan ajo u bë një forcë politike që urrehej nga të gjithë deri në pa kufi. Në Poliçan kishte shumë intelektualë e specialistë të mirëfilltë, edhe nga ata që ishin shfaqur hapur në mbështetje të PD-së, që mund të viheshin në krye të Kombinatit dhe ta drejtonin atë me sukses.
    Cilat kërkesa të punëtorëve u arritën nga protesta?
    Asgjë. Vetëm dhunë e terror politik mbi një qytet të tërë dhe për ditë të tëra me radhë. Gjithçka shkoi edhe më keq. 2800 punëtorët e larguar nga puna para nisjes së protestave, nuk u kthyen më, u shkurtuan edhe 150 punëtorë të Gatishmërisë, shumë reparte të kombinatit dolën jashtë funksionit dhe punëtorët paguheshin me të famshmin “tetëdhjetë përqindësh”,vetëm pagat e prapambetura erdhën me urgjencë brenda 3-4 ditëve, ndërsa drejtori u shkarkua rreth një muaj pas protestave dhe jo për shkakun e tyre. Protestat e punëtorëve të Poliçanit kanë vazhduar edhe më pas, por asgjë në favor të punëtorëve nuk kanë zgjidhur. Dalëngadalë Kombinati shkoi drejt mbylljes totale për shkak të papërgjegjshmërisë që kanë treguar të gjitha qeveritë pluraliste dhe përpara syve të të gjithave.
    Po, cilat qenë pasojat tuaja pas lirimit të pengjeve?
    Grevistët qenë të vendosur që të mos lëshonin pe, përball dhunës dhe indiferencës së qeverisë. Por, në ato vite pushteti i Berishës të vriste natën dhe të qante ditën. Ditën premtohej se diçka do të bëhej për të zgjidhur kërkesat e punëtorëve të Poliçanit, ndërsa natën në qytet bëheshin reprezalje, arrestoheshin pa u ndjerë protagonistë të Grevës me qëllim përçarjen e grevistëve dhe shuarjen e revoltës anti PD. Mbaj mend se gjatë tre netëve të protestës u arrestuan 6 vetë. Pas protestës, policë dhe shikas kishin ardhur për dy net me radhë, që të më arrestonin, po unë nuk rrija në shtëpinë time. Ditën e tretë, pas lirimit të pengjeve,u detyrova të shkojë vetë në polici. Le të bënin me mua ç’të donin, fundja unë e kisha bërë detyrën time si banore e denjë e Poliçanit dhe për këtë nuk isha penduar aspak. Por, s’kishin pse të shqetësoheshin në çdo orë të ditës dhe të natës nga kontrollet e policisë civile, familjarët e mi.
    Dhe për çfarë iu akuzuan?
    Akuzat ishin të rënda dhe absurde: “Marrje pengjesh”, “Organizim të protestave të paligjshme”dhe “Dhunë fizike kundër shtetit dhe përfaqësuesve të tij”. Më mbajtën deri në të errur në postën e policisë të Poliçanit,pa më bezdisur fare dhe natën më dërguan në burgun e Beratit. Me këto akuza ishim arrestuar 8 vetë, mes të cilëve, ne dy gratë, Sandra dhe unë. Hetues dhe prokurorë ushtarakë në birucat e policisë së Beratit na trajtonin si kafshë, na shanin dhe na fyenin me fjalët që s’mund t’i them dot. Të gjithë u dënuam nga gjyqi ushtarak, me nga dy deri në tetë muaj burg.
    Poliçani vakëf I të gjitha qeverive shqiptare.
    Poliçani, për nga pozicioni gjeografik, duket si një “qytet Kavie”, por që banorët e tij e kanë quajtur atë një vakëf të të gjitha qeverive shqiptare. Shumë njerëz në Poliçan thonë se Kombinati Siderurgjik ka qenë për ta një e keqe e mirë, ku kanë përfituar të gjithë. Kanë përfituar në rrugë të ligjshme dhe të paligjshme shumë ish-drejtues, nëpunës dhe punëtorë të thjeshtë të Kombinatit, por që është fare pak në krahasim me ato ç’kanë shteti dhe shtetarët shqiptar, veçanërisht ata që kanë drejtuar Kombinatin pas vitit 1990. Poliçanasit thonë se të gjithë ata që kanë qenë drejtorë të këtij gjigandi ushtarak, qoftë edhe për pak muaj, sot janë shndërruar në bosa të mëdhenj, me vila luksoze dhe biznese në Tiranë, Durrës,Vlorë e gjetkë. Një nga të paktit nëpunës veteranë, që ka vendosur të jetojë në Poliçan deri në vdekje, tregon se pas vitit ’90 Poliçani u shndërrua në një vakëf, ku me ligj dhe pa ligj, hapur dhe fshehurazi, kanë përfituar të gjithë. Kanë përfituar Qeveritë dhe qeveritarët, ish-drejtorë e administratorë të lidhur me ta, hajdutë ordinerë dhe shefa të vegjël të fshehur pas tyre, cilido që ka pasur fatin të futet në brendësi të Kombinatit apo të firmosë në borderotë e tij. Më thoni ku ndodhen tani ish-drejtorët e famshëm të Kombinatit Siderurgjik? Të gjithë u bënë bosa dhe zunë Tiranën...Disa prej tyre u pasuruan duke ngrënë si miu, duke vjedhur me xhepa kapsolla e fishekë e duke i shitur ato në vendet fqinje, shumë të tjerë kanë rrufitur njëherësh miliona nga pasuria e “të gjithëve dhe e askujt”. Të tjerë kanë fituar “në rrugë të ndershme”, duke u dhënë tenderë privatëve të mistershëm e mafiozë dhe duke marrë miliona lekë bakshishe...Unë mund të them se Poliçani ka mbajtur gjallë arkën e shtetit shqiptar për disa dekada. Llogarisni vetëm gjashtë kamionë IFA me fishekë, që iu shitën një privati grek dhe u fituan 600 mijë USD, me të cilat u paguan për më se një vit 3200 punëtorët e Kombinatit. Po ku shkuan ato 280 milionë USD, që vlenin sipas inventarit të vitit 2000, makinat, makineritë dhe pajisjet e Kombinati Siderurgjik? Kush hyri në të nuk doli pa gjë. Makineri, pajisje, reparte dhe impiante të tëra, që mund të riviheshin në punë për prodhime civile, u shkatërruan. Tonelata të tëra me lëndë të parë, tunxh, bakër dhe argjend u vodhën deri dhe në mes të ditës dhe askujt s’i hyri gjemb në këmbë. Këto që po them i kanë parë me sy dhe i dinë të gjithë, por askush s’ka guxuar t’u thotë ndal sepse janë të gjithë të molepsur në këtë grykësi. Nëse do të vazhdohet kështu, shpejt do të themi të gjithë “këtu na ishte një herë ...”Ky gjigand i industrisë ushtarake, që do ta kishin zili shumë shtete perëndimore, si Franca,Gjermania, Suedia, etj po shkon drejt shkrirjes pa kthim”. Ish-nëpunësi i vjetër i Kombinatit tregon se pas vitit 1984 Kombinati ishte shndërruar në një lubi, ku prodhoheshin armë e municione për ushtrinë shqiptare, por edhe për tregti, por askush në Poliçan nuk dinte se ku shkonin prodhimet e tij. Para vitit 1990, thuhej nën zë se shumë nga këto prodhime iu shiteshin grupeve marksiste –leniniste në botë, por edhe organizatave terroriste në Itali. Por, kishte edhe shtete që i blinin ato në këmbim të investimeve të tyre apo me para në dorë. Ndërsa pas ‘90 flitej për trafiqe armësh e municionesh me Turqinë, Kinën, Gjermaninë, Maqedoninë, Slloveninë, Suedinë, Serbinë e deri dhe me ish-diktatorin irakian, Sadam Hysein. Në Poliçan e dinë të gjithë se tunxhi i ardhur nga Serbia shlyhej vetëm me fishekë...sepse pas ’90 Poliçani i hapi dyert. Këto porta prej hekuri, që tani ngjajnë me relike të kohëve të shkuara, po të kishin gojë do të tregonin gjithçka, do të tregonin se sa tregtarë e misionarë të huaj e vendas, civilë e ushtarakë, kanë hyrë e kanë dalë prej aty. Kjo portë tani e mbetur një karakatinë, e di mirë se sa ngarkesa të ligjshme dhe të paligjshme kanë dalë prej aty.
    Takimi i Zhulalit dhe plani për ta marrë peng
    Banorët e Poliçanit tregojnë se edhe pas triumfit me Forcat Speciale të ardhura nga Tirana, Fieri e Berati, ku mbetën të plagosur mbi 50 vetë nga të dyja palët, qyteti nuk u qetësua. Përkundrazi, 12.800 banorët e tij kaluan në gatishmëri NR 1. Ish-anëtari i Byrosë Teknike të Kombinatit, K. Hoxha tregon: “Gjatë natës turmat zbritën disa herë në rrugë e në shesh, pas thirrjeve të frikshme dhe anonime. ‘Po na arrestojnë shokët tanë!’ Në mëngjes njerëzit iu besuan thirrjeve të errësirës sepse me të vërtetë policia kishte arrestuar edhe dy-tre të tjerë nga ata që quheshin organizatorë të grevës anti PD. Rreth orës 09:00 të asaj dite, një helikopter me ngjyrën blu, bëri dy xhiro mbi qytet dhe pastaj zbriti në sheshin përpara Drejtorisë së Përgjithshme të Kombinatit. 3200 punëtorët e mbetur ishin njoftuar të shkonin në punë se me ta do të takohej ministri i Mbrojtjes, Safet Zhulali. Drejtuesit e Kombinatit nuk lejuan të hynin brenda portës së tij asnjë nga punëtorët e larguar për reformë. Sipas krerëve të Kombinatit, ministri Zhulali ishte njohur me kërkesat e punëtorëve dhe kishte premtuar zgjidhjen e një pjese të tyre. Ishte thënë se këto kërkesa ishin thjesht ekonomike dhe se zgjidhja do të niste nga ato që ishin më emergjente. Por, kërkesat e punëtorëve grevistë tani ishin të tjera. Helikopteri blu ishte ndaluar në anë të sheshit përpara Drejtorisë së Përgjithshme dhe mbahej i ndezur me gjysmë gazi. Ministri Zhulali, i shoqëruar nga Eduard Selami dhe Blerim Çela, kishin hipur mbi tribunën e improvizuar, në hyrjen kryesore të zyrave të administratës. Zhulali nisi të flasë me megafon, me tone të qetë dhe duke premtuar zgjidhjen e shpejtë të disa kërkesave ekonomike, por jo për kthimin në punë të 2800 punëtorëve të larguar rreth një muaj më përpara për reformë. Por, grevistët ngulën këmbë që brenda ditës së nesërme, ai dhe qeveria e tij të zgjidhnin tre kërkesat më urgjente: largimin e drejtorit Njazi Spahiu, dhënien e pagave të prapambetura dhe lirimin e të arrestuarve nga policia si protagonistë të protestave. Pa pritur përgjigjen e ministrit, nga turma nisin drejt tij gurët, domatet, kastravecët, copat e bukës e gjithçka u gjend në duart e punëtorëve për momentin. U bë një ilaritet i madh dhe një rrëmujë e turpshme, ku për herë të parë përcilleshin në atë mënyrë politikanë të lartë. Por, Zhulali dhe të tjerët që e shoqëronin shpëtuan paq. Në atë moment qyteti ishte i tëri i rrethuar nga Forcat Speciale dhe nga policë të komisariatit të Beratit. Askush nuk mund të hynte e të dilte nga Poliçani atë ditë, që nga mëngjesi deri në mbrëmje. Për të ndjekur nga afër situatën, bashkë me Forcat Speciale në hyrje të Poliçanit, kishte ardhur edhe ministri i Brendshëm, Agron Musaraj, i shoqëruar nga disa nga vartësit e tij kryesor në Tiranë. Ndërsa të tjerë shefa të tij të besuar, krerë të PD-së në Berat, kishin zënë vend në godinën e komisariatit të Beratit për të marrë në radio të dhëna për çka po ndodhte në Poliçan dhe për t’i përcjellë ato drejt Tiranës. Të gjithë ishin mbledhur në godinën njëkatëshe, ku ndodhej zyra e informacionit dhe përcillnit të dhëna rreth ngjarjes me një frymë, ku në anën tjetër të telefonit ishte vet Sali Berisha. Ishte siguruar një situatë e frikshme dhe e tensionuar, jo vetëm në Poliçan, por edhe në Berat e Tiranë. Kishte edhe thashetheme që qarkullonin nën zë për vrasjen e ministrit Zhulali në Poliçan apo për pengmarrje. Por...Zhulali dhe të tjerët, Eduard Selami dhe Blerim Çela, të ndihmuar nga bodiguardët e tyre të fuqishëm, mundën të largohen.”Ndërsa F.Ziu tregon, se gratë kishin vendosur t’i mbanin peng. Por, ca për tonet e zbutura të ish-ministrit të Mbrojtjes dhe ca për nxitimin e turmës, plani i grave dështoi. Ato kishin vendosur që vetëm Zhulalin të mbanin peng deri në zgjidhjen e kërkesave ultimative të grave greviste dhe në rast të kundërt do t’i vinin flakën bashkë me helikopterin blu që e solli aty. Ndërsa me dy politikanët e tjerë të PD-së nuk kishin punë. Por, Ministri Zhulali duket se e parandjeu rrezikun dhe u largua duke ecur me vrap deri tek helikopteri blu që u ngrit në ajër shpejt.”
    Pengmarrja apo tentativa për ta marrë peng ish-ministrin e Mbrojtjes të PD-së, u mbajt fshehur për shumë kohë nga Radiotelevizioni Shqiptar dhe nga disa gazeta opozitare që botoheshin atëherë. Por, me gjithë këtë qeveria e ndjeu tronditjen që po vinte nga një qytet shtet si Poliçani, që deri atëherë nuk ishte përfillur për qëndrime antipluraliste në vend. Por, veçanërisht Berati atë ditë jetonte nën frikë e tmerr. Në Berat flitej se po bëhej nami në Poliçan se banorët e tij ishin armatosur me të gjitha llojet e armëve për t’u mbrojtur nga sulmet e qeverisë. Asnjë i huaj nuk mund të futej në Poliçan, pasi hyrjet e daljet e qytetit ishin zënë nga postblloqe masive të policisë që merrnin nën kontroll të rreptë çdo automjet që merrte atë rrugë. Ndërsa në Poliçan mbretëronte vetëm ushtria e civilëve të armatosur, që mbanin nën kontroll qytetin non-stop 24 orë. Ndërsa një nga krerët e PD-së së Beratit, të asaj kohe tregon se për të siguruar takimin e ministrit Safet Zhulali me grevistët e Poliçanit, në afërsi të këtij qyteti ishin dislokuar mbi 500 forca speciale dhe policë të komisariatit të Beratit dhe të ardhur nga Lushnja e Fieri, të cilët kishin marrë urdhër të sulmonin qytetin, në rast të ndonjë pengmarrjeje të mundshme. Operacioni i 500 forcave të policisë shqiptare do të drejtohej nga vet ministri i Brendshëm i asaj kohe, Agron Musaraj dhe disa gjeneralë të kësaj ministrie, që ndodheshin bashkë me ta, që nga mbrëmja e një dite më parë. Ndërsa lidhja telefonike me Tiranën zyrtare dhe direkt me Sali Berishën bëhej shefa të ardhur nga Tirana në policinë e Beratit. Megjithatë, frika e ndonjë shpërthimi të mundshëm në Poliçan, siç kishin kërcënuar punëtorët grevistë pak ditë më parë, kishte mbërritur prej kohësh edhe në Berat. Thuhej se atje kishte lëndë eksplozive të atilla, që efektet e shpërthimit mund t’i çonin deri në disa dhjetëra kilometra larg. Nga ana tjetër televizioni shqiptar atë natë dha vetëm një kronikë të thatë, për çka kishte ndodhur në Poliçan.

    gazeta sot

    Paska "harruar" te citoje dhe emrin e organizatorit te ketyre protestave komuniste, kryetarin e sotem te LSI, Ilir Meta.

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    tartabiq ngjela perdit po vet demaskohet si legeno-tartabiq i keq..

    ne 97 berisha..sipas ngjeles ..shkaterroi shtetin per pushtet..

    po ti mo ngjele q.imkotartabiqi.. ske qen 5 vjec e flok kacurel athere po 40 e kacafiu.. me dy qyme te ngjitura me camcakiz ne tulle..
    pra e ke kuptuar qe ahere kte hata qe na paska bere berisha..
    e pse u fute ne parti te berishes pikerisht mbas 97-te e ndejti aty deri ne fund ...deri ne momentin kur mendove se do beheshe minister..
    si rri nje avokat e jurist ..pra nje konstitucionalist .. ne b.ithe te nje shkatrrusi shteti..
    hajde tako tartabiqollaraj hajde..
    e turperove te ngratin kico..
    paska bere dhe berisha nje pun te mencur..
    e paska ditur se avokati e princi i fjales se lire qenkish nje rrufjan i pa bese.. dhe se nukemeritonte te benej minister..
    mir ja ke bere pisit..

    dydrins.. intersant ato historite me vampiret e policanit..

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Tema të Ngjashme

  1. Procesi i Pavarësimit të Kosovës
    Nga AsgjëSikurDielli në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 167
    Postimi i Fundit: 12-10-2012, 06:23
  2. Diaspora shqiptare në mbrojtje të çështjes sonë kombëtare
    Nga altin55 në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 09:20
  3. Himarë, mësimi nis me himnin grek
    Nga karaburuni në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 134
    Postimi i Fundit: 15-08-2009, 04:07
  4. Zgjidhja e Krizes Presidenciale
    Nga alumni në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 75
    Postimi i Fundit: 12-07-2002, 16:49

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •