Close
Faqja 3 prej 15 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 60 prej 285
  1. #41
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Kanë qenë vetëm 7 vite jetesë e mirë, relativisht e mirë, që e lëvdon gjithkush. Nga '74 deri '81. Sepse më '74 u fituan ca të drejta, dhe këto të drejta patën jetë deri më '81 kur filloi represioni i të gjitha mënyrave.

    Mos e ktheni temën në debat personal, Askush nuk thotë që Titoja i donte, se dhe ai sllav ishte, vrau edhe ai, por historia shkruhet ashtu siç është. Më 1945 vrau, preu, më 74 e këtej, krijoi një jetë të mirë.

    Arsyeja është interesi personal, që të ruajë pushtetin. Serbët e urrenin Titon, serbët urrenin edhe shqiptarët, dhe kështu Titoja gjeti i popull katunar për t'a shfrytëzu për interesa personale. Minus X Minus = Plus

  2. #42
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    flisni me shifra ne se doni vertetesira..e jo pallavra..

    pra..

    sipas te dhenave qe kam une.. te marra nga bashkatdhetare qe e kan jetuar ate kohe.. ( ju kini drejte te pohoni ose mohoni shifrat e mija) nje mesues shqiptar i shkollave shqipe ne kosove.. ne periudhen 1970-80 mund te blente nje televizor me rrogen e 1 muaji..
    nje makin larese me 2/ 3 e rroges se nje muaji.. dhe nji frigorifer ose fishider me 3/ 4 e rroges se nje muaji..
    dhe me rrogen e 10 muajve mund te blente nje kerr jugosllav te prodhimit jugosllav ..

    me rrogen e nje dite pune.. mesuesi shqiptar i shkollave shqipe ne kosov te kohes se titos ne vitet 1970-80 mund te blente disa kille mish e disa kile djath..

    ne ato vite ne shitoret e kosoves nuk ka munguar asnji dite sheqeri vaji mielli mishi suxhuku buka frutat zarzavatet bananet kivi e tjera gjera ushqimore..dhe familjet kosovare i kan ble ushqimet me thase e me bidona e me arka ..


    ne te njejten periudhe.. ne shqiperi te enver hoxhes.. mesuesi shqiptar i shkollave shqipe.. ne se i jepej shanci 1 ne 1000 mesues.. te merrte autorizim per te blere televizor apo frigorifer.. do ti duhej.. per televizorin.. te paguante gati 9 rroga mujore.. per frigoriferin gati 10 rroga mujore.. kurse kerrin as guxonte ta mendonte sepse ky mendim denohej me vite burg .. si pun armiqesore kunder pushtetit popullor..

    nje mesues.. me rrogen e nje dite pune.. mund te blinte,.. ne se qellonte pran dyqanit ne kohen kur furnizohej dyqani.. e me shpejtesi futej ne radhe e me bryla mundej te afrohej ne banak.. mund te blinte.. jo me shume se 1 kile e gjyse mish.. cfare do..

    kurse zarzavatet e frutat nuk ishin aq lehte per tu blere.. perjashto spinaqin qepen e kavanozi i salces..
    per banane.. e kivi e tjera cudira..as qe behej fjale.. sepse nuk i ka pare njeri me sy ate kohe..

    ne kohen me te mire enveriste.. nje grua shtazane.. ne shqiperi te enverit ka mundur te marre vetem 3 muaj leje lindjeje..

    kurse ne kosove te kohes se titos.. periudha 1970-80 gruaja shqiptare ka pasur te drejte per 12 muaj leje lindjeje..

    pra me shifra del se titua ishte te pakten 10 here me bujar me shqiptaret..se enver hoxha..

    kush do te diskutoje.. me shifra te mi hedh poshte ose te vertetoje se.. nuk kam genjyer..

    brari..qe as nji tugumi ska marre nga regjimi titist.. ne asnje kohe..

  3. #43
    i/e regjistruar Maska e klaus fisher
    Anëtarësuar
    29-04-2008
    Vendndodhja
    aty ku mbaron hapesira
    Postime
    254
    dmth rrofte Tito?

  4. #44
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Na i dina krejt kto, ça i ke shkru Brar, edhe qysh the edhe vetë ka qenë vetëm një periudhë, veçse e ke gabu pak, jo prej 70 deri 80, por prej 74 deri 81.

    Edhe sa i përket periudhës tjetër para dhe pas kësaj ka qenë njësoj sikur në Shqipërinë e Enverit. Vetë mu më kujtohet, kur prisnim në radhë për qumësht dhe bukë.

  5. #45
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ali baba..

    nuk me intereson a i dini..
    dua te verifikoj cka po shkruaj..
    po genjej apo jan te sakta keto shifra.. sigurisht nuk kam statistika zyrtare..por thjesht po shkruaj cka me kan tregue bashk atdhetaret..
    ju te kosoves verifikoni cka them per kosov e ata te shqiperise.. cka them per shqiperi..
    ma von do bajm konkluza politike..

    ne kosoven e viteve 1970-80 universiteti shqip i prishtines.. u ba nji qender e fuqishme e arsimit shqip jo vetem per kosoven.. por per gjithe trevat ku jetonin shqiptare ne jugosllavi.. e jo vetem aq.. por dhe studiues arberesh u bene te shpise ne prishtine e lidhjet mes inteligjences arbereshe e asaj kosovare u bene teper miqesore e vllazerore..
    aso kohe universiteti i prishtine frekuentohej nga afersisht 20 000 student shqiptar.. te rregullt e mijra te tjere ne korespondence ..
    gjithashtu mijra djem e vajza shqiptare nga mali zi nga shkupi e prespa tetova e gostivari dibra e kercova.. ulqini e malcia.. kan studiuar ne fakultete te ndryshme te universitetit shqip te prishtines..

    gati cdo katund mahalle qyteze e qytet i kosoves..ka dergue ne universitetin shqip te prishtines mijra e mijra djem e vajza per te studiuar.. dhe shumica e tyre me burse te shtetit..
    kjo burse shteterore .. u mjaftonte studenteve shqiptare te universitetit shqip te prishtines.. te jetonin normalisht ne konviktet e universitetit shqip te prishtines.. ose te banonin me qera ne banesat e qytetareve te prishtines..
    ushqimi ne menxat e universitetit shqip te prishtines.. ishte i bollshem.. fjetoret shum te mira e sallat e studimit teper komode..
    fillimisht katundarhajna e ardhur ne konvikte nuk dinte me zbatue rregullat e mirsjelljes e te jetes konviktore.. ma vone kjo pjese qytetrohet e meson se ajo tabakaja e madhe qe mbushej me ushqime mbasi haej duhej lan perseri ne vendin e caktuar.. qe tavolinat tryezat te ishin te lira per studentet e tjere..
    patjeter cdo dite ne menxa kishte 2 her ne dit mish.. plus fruta e lloj lloj gjellesh tjera..
    bursa e studentit mjaftonte.. per studentin te flinte ne konvikt te hante bollshem ne menxat e te siguronte nji veshje te kenaqshme per studentin plus te kishte ne xhep aq dinare sa te mund ta pinte nji cocacoll a nji akullor a nji piv.. me shok e shoqe ne lokalet moderne te prishtines.. a te frekuentonte teatrot shqip te prishtines ose kinemate e ndryshme..

    ne kete kohe ne shqiperine e enverit.. universiteti i tiranes nuk i kishte asnji here me shum se 3000 ose 4000 maksimumi 5000 studente.. shumica e te cileve nuk kishin burse shteti por shpenzimet ushqimore veshja e fjetja perballoheshin nga familjet e studentave..

    ushqimi e fjetja ne konviktet studentore ishin shum larg nga ato te prishtines..

    pra ne vitet 70 80 universiteti shqip i kosoves.. ka pasur 5 fishin me shume studente se ai i tiranes..
    qe don te thote se.. krimineli tito paska qen 5 here ma bujar per studentet shqiptar te kosoves.. se xhaxhi enver per studentet shqiptar te shqiperise..

    do vazhdojme perseri..
    po dhe ju tjeret vazhdoni..
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 29-10-2008 më 04:12

  6. #46
    i/e regjistruar Maska e Preng Sherri
    Anëtarësuar
    19-02-2007
    Postime
    1,274
    E para Universiteti i Kosovës u bë vatër e arsimit falë profesorëve nga Tirana të cilët me rekomandimin e Enver Hoxhës erdhën dhe ligjeruan në këtë Universitet që nga viti 1970 e gjerë në vitin 1981.

    tashti po flasim pak për propaganden Jugosllave që bë " brari" për të cilin jam i bindur që në dosjen e tij në ish-shtetin Jugosllav te Rubrika " nacionaliteti" shkruan " Jugosllav".

    Shkojmë me statistika

    Mësuesi në Kosiovë s'ka pas mundesi as teorike dhe as praktike të ble Televizor me Tri Rroga dhe llogjika është e shendoshë:
    " Ai vetëm nëse ka marrë rrogë për Tre muaj dhe nëse për ata tre muaj ka VDEKë njëherë ( rroga duke i ecur) s'ka ngrënë s'ka pirë s'ka hargjuar asgjë dhe serish s'i ka mjaftuar për të blerë TV-e.
    Eventualishtë nëse kanë punuar dy( burrë e grua) at'herë me një Kursim maksimal dhe me Një Kredi kanë mundur të blejnë ndonjë gjë!
    tashti pse brari s'na thotë arsyen përse në Slloveni rrogat në të gjitha fushat kanë qenë 5 herë më të mëdha në Slloveni, katër herë në Kroaci dhe Serbi më të mëdha se sa në Kosovë!
    Në Kosovë s'ka pas qumesht, s'ka pas mish, s'ka pas gjera elementare.
    Një shitore për të blerë ndonjë GUR sheqeri dhe atë për ta ruajtur vetëm kur të vijnë musafirët ka ekzistuar për 10 fshatra përrreth!
    Punëtorët ( punëtori në Kosovë ka pas vetëm pas vitit 1970) s'mund të blenin as Buken dhe qumeshtin për fëmijët e tyre me pagen që kishin!
    kryesishtë TV dhe gjera tjera blenin anëtarët e Partisë së Lidhjes Komunsite, aktivistet e Organizatave Themeorë të Lidhjes Komuniste. Me një fjalë njerzit e afërt me pushtetin dhe aparatçikët e tyre!
    ka shumë nga fshatarët, mësuesit, punëtorët që nuk kishin parë TV- me sy as në vitet e 70-ta sepse thjeshtë kishte shumë nga fshatrat e Kosovës të cilat akoma s'kishin elektrifikim.
    Gjerë në vitet e 70-ta nënat më shumë i ushqenin fëmijët me UJë dhe Sheqer të trazuar se sa me qumesht.
    Kur filloj qumeshti të vinte pak më shumë në Shitore qytetarët duhej të zgjoheshin shumë herët për të zënë radhet e për të pritur gjerë sa të vinte ai qumesht.
    Ndersa sa për mishin më se 80% e qytetarëve shqiptarë se kerkonin për tërë vitin ndersa vetëm një 10% e shqiptarëve që ishin të lidhur me pushtetin dhe 10 % tjerë shkije, malazez mund të blenin ndonjë kilo mishi.
    Ata që kanë nostalgji për shtetin e tyre le të dalin te websajtet jugosllave dhe të bisedojnë me vllezerit e tyre të vlazrim bashkimit por në këtë kanal të bëhet propagandë jugosllave për shtetin që ishte bë sketerrë për shqiptarët nën kriminelin Tito dhe atë në vitin 2008 s'ma kishte marrë mendja.
    Por nëse e bënë këtë gjë nga gjendja e tyre psiqike dhe shpirterore për ish-shtetin duhet ti kuptojmë dhe ti falim.
    Por megjtihatë " na ishte një herë një ish-jugosllavi të cilës nanen ja kemi q.i.!

  7. #47
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    preng ju ja kini ki nanen nanave kosovare.. e jo jugosllavise..
    ne 81 ju.. pra enveristet kosovare.. ja sollet policine jugosllave ne shpine.. popullit te kosoves.. per me ja u ndal marshimin kosoves e arsimit shqip.. sepse po xhelozonte enveri e spo duronte ma.. e ne 97 ja sollet tenkat e bajonetat arkane femijve e nanave kosovare.. shpi me shpi e katund me katund.. e ju shtabet enveriste bajshit seri pi kah mos.. por vec ne fush betej kurre..
    prekazi i adem jasharit verteton fjalet e mija..
    malisheva e recaku etjetj.. jane "veprat" tuaja djallezore qe i realizuat me ndihmen e arkanit..
    jo me kot ramizin e enverin qe nuk jan pa pergjegjsi per tivarin ju i kini idola..

    e ke filluar me nje genjeshter te madhe o preng.. aty ma lart..

    do qeshin me ty bashkatdhetaret nga kosova..

    nejse..
    profesoret nga tirana nuk ligjeruan ne mal as ne livadhe..
    pra dikush e ndertoj dhe e paisi universitetin me te gjitha cka i duhen..
    dhe keta nuk ishin enveri me shok por te tjere..
    profesoret e enverit u mahniten me cka kishte arritur kosova dhe kur ktheheshin ne tirane nuk guxonin me fol per cka kishin pare ne kosove..
    ligjeratat e profesoreve te enverit nuk kishin asnje vlere shkencore.. sepse ata jo per faj te tyre.. po prej udhezimeve te ramiz nexho enverave.. nuk duhej te conin ne kosove shkencen.. por dogmen..
    aleks buda me shoke nuk guxonte.. pamvaresisht se ne fshehtesi ka guxuar.. te ligjeronte albanologjine qe kishte mesuar ne vjene ne koh te zogut pran joklit etj.. por te fuste megalomanine enveriste ne radhet e profesoratit kosovar..

    perndryshe e priste biruca.. ate dhe tjere..
    tu japesh meriten profesoreve te tiranes per bumin kulturoro shkollor shqip ne kosove.. te viteve 70 -80 eshte si te thuash se.. ish berat luzha i kosovpreshit enverist.. e kupi i drejtoris politike te uck-s ne rogner.. se bashku me qose mjekerr rrumin mejdanist.. qe mbasi i rrotulluan komunikatat letra me rrena e i dhan forme si te kaushit te akullores.. e i mushen me duhan e gurza.. e pi 15 katshit te klosit ja leshuan beligradit.. e beligradi kapitulloj.. e u clirue kosova..
    jo shoki.. kosoven e cliroj nato mikja e rugoves e armikja e enverit dhe e juaja..


    prandaj po vazhdoj me te vertetat e kosoves me ju a nxjerr juve demagogjine e prej saje te dali roli negativ dekonstriktiv anti kombetar i levizjes enveroiste ne kosov e diaspore..

    preng .. e vetmja gja qe kini dit ka qen qe hap pas hapi me sabotue cdo hap perpara te kosoves.. me mjetet me te felliqta qe as arkanve sju shkonte ne mendje...

    prekazi eshte vula juaj..

    e pret ne bes nje familje me 40 antar..
    qaty rri bre trim.. pozo pak se po te filmojna..bre kreshnik..
    ne an tjeter.. eja arkana e myteni kte mjekrrosh me gra e fmi.. se sna vyjn hiq.. se tjeter kund e kena hallin..
    shefave ton ne tiran po ju vyjn deviza.. mbasi tash i kena ne pushtet..

    kalojm ne statistikat..

    shtepia rilindja.. e asaj kohe qe thame.. ishte nderrmarrja ma e fuqishme ne bote e botimit te librit shqip..
    seria e veprave te te gjithe shkrimtareve shqiptare me nji kopertine luksoze e me nji letr speciale.. habiti gjith dashamiret e librit shqip..
    ata shkrimtare te shqiperise qe paten fatin tu shtypen veprat e tyre ne kosove.. jan mrekulluar kur u ka rene ne dore libri i ttyre me pamje dinjitoze si te ishte shtypur ne paris a londer.. krahasuar ma pacavrat e shtypura ne tirane..
    me mijra libra prodhonte shtepia rilindja ne prishtine..nga letersia per femije nga libri shkollor universitar .. deri tek veprat e koloseve te letrsise.. e literatura albanologjike..
    ky gjigand i kulutures shqiptare.. xhelozonte dy shpella.. te erreta.. anti kombetare..
    shpellen shoviniste serbe..dhe ate enveriste..
    me bindje e them se shtepia botuese rilindja ne prishtine e asaj kohe.. ka prodhuar liber shqip.. te cdo natyre qofte ne sasi e cilesi 100 here me shume se simotra e saje ne tirane..
    e kjo i ka gezue atdhetaret dhe marros e hidhnue enveroistet e sllobodanistet..

    vazhdojme me von..
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 29-10-2008 më 06:21

  8. #48
    Gone!
    Anëtarësuar
    02-03-2006
    Vendndodhja
    Larg nga ketu!
    Postime
    2,871
    Ky debat ka marr drejtimin "Me Titizmin kunder Enverizmit" - qe ne perkthim i bie merre njerin e meshoj tjetrit.

  9. #49
    i/e regjistruar Maska e Preng Sherri
    Anëtarësuar
    19-02-2007
    Postime
    1,274
    Ti brari s'ke nevojë të shkruash për demonstratat e vitit 1981 sepse hiq pa e thënë, e di që ke qenë ai ,që ke kërkuar, që rinia të vritet dhe të futet burgjeve! Këtë gjë s'ke nevojë ta thuash ngaqë falë atyre demonstratave, e tërë bota e mori vesh që në Jugosllavi çështja nacionale nuk qenka e rregulluar siq duhet!

    Nisemi me statistika

    Gjerë në vitin 1974 po thuajse rrallë kishte ndonjë fabrikë që mund të punësonte ndonjerin por pas këtij viti, u hapen disa fabrika dhe atë për këtë arsye:
    Pushteti Serbë parasegjithash filloj të mendojë për serbët e Kosovës, se si atyre tu ofronte kushte më të mira në Kosovë, për të qëndruar ngaqë nga kushtet e vështira Ekonomike, që gjendeshin në Kosovë serbët filuan të emigronin në drejtim të Serbisë, ku gjenin kushte shumë më të mita, 5x më të mira!
    Atëherë filluan në Kosovë disa Investime, ku së pari u punësuan të gjithë serbët që donin të punonin ( burrë e grua) dhe të cilëve u siguruan kushte jashtëzaonisht të mira! Rrallë kishte ndonjë familje serbe, që s'i kishte dy, tre e ma shumë të punësuar, sikur që rrallë mund të gjendej ndonjë familje shqiptare, që ishte një e lërë të mos flasim për dy të punësuar!

    Sa i përket Universitetit të Kosovës i cili u ndihmua mjaftë shumë nga Profesorët e Tiranës sepse pa ta, zor se do të mund të mbahej në ato vitet e para, përpos stufdentëve shqiptarë, kishte edhe studentë Serbë, malazez e boshnjakë!
    Pra, ky Universitet u erdhë për së mbari edhe vet serbëve sepse tani më ata nuk udhëtonin nga sanxhaku e mali i Zi drejt beogradit por vinin në Universitetin e prishtinës - ku me Bursat që merrnin nga serbia ( studentët serbë) që ishin mjaftë të majme, sa punëtorët shqiptarë në fabrika të ndryshme, ua kishin lakmi.

    Sa i përket Rilindjes ajo ka qenë një gazetë Shqiptare e cila ka qenë përquese e Politikes së Lidhjes Komuniste të Jugosllavisë apo më më mirë me thënë i Lidjes Socialiste të Popullit Punojës të Lidhjes Komuniste të Kosoves - të cilët kanë qenë themeluesit e kësaj gazete!
    Pra atë punë që ka krye " Zëri i Popullit" në Shqipëri atë punë ka bë " Rilindja" në Kosovë.

    Sa për Botimet që ajo ka bërë, mund të lëvdohet pak a shumë vetëm gjatë viteve 1974 - 1981 ngaqë më herët botoheshin vetëm shkrimtarët serbë dhe ndonjë nga shqiptarët e Kosovës që shkruanin ndonjë Poezi për " gjakpirsin dhe sadistin Tito".
    Nuk është e çuditshme që pas vitit 1990 kur u hapën ufijtë studiuesit nga kosova vrapuan drejt TirANËS për të gjetur libra të botuar, studime dhe të tjera ngaqë akoma në Universitetin e Kosoves studentët mësonin dhe jepnin nga shenimet që merrnin në ligjerata në MUngesë të LIBRAVE në GJUHEN SHQIPE!
    Se çfarë ka qenë " Rilindja" si gazetë përgigjen më të merituar e mori nga POPULLi i KOSOVES që u mbyllë dhe nuk botohet më!

    Populli i dha shkelmin për tërë atë propagandë Jugosllave që bënte kundra populit shqiptarë dhe shtetit të shqiptarëve: Shqiperisë!
    sA PËR ATË SE SI RODHEN NGJARJET QË SHKRUAN MË LARTË jugosllavi brari ( QË TINEZISHTË MUNDOHET TË PARAQITET SI JO SHQIPTARË NGA KOSOVA POR GJHUHA E SHKRUAR SHQIPE ME SHKRONJA JUGOSLLAVE PO JA XHVESHË MASKEN SIKUR SHTETIT TË TIJ TË DASUR QË JU SHKYE E TËRA) NË kOSOVË SI; LUFTA, BETEJAT, ePOPEJA E PREKAZIT, UÇK-JA - S'KA NEVOJË TË LODHEM DHE TË DËSHMOJË ASGJË NGAQË çDO GJË TASHMË DIHET!
    E GJITHA!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Preng Sherri : 29-10-2008 më 08:02

  10. #50
    Besimtar Musliman Maska e Drini_i_Zi
    Anëtarësuar
    09-09-2008
    Postime
    1,327
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    leri llafet..

    jep shifrat..

    derr derr..


    po e vazhdoj un temen..

    ata te shqiperise le te me verifikojne.. ju te kosov ilirides dilni ne tapet e tregoni..

    nje mesues 7-tetvjecareje i kohes se enverit ne shqiperi te enverit.. kishte rrogen mujore.. 5000 ose 6000 leke..
    nje televizor kushtone 40 ose 45 000 leke..
    aq kushtonte dhe nji lavatrice apo frigorifer..

    supozojme se.. mesuesi ja mbrrinte.. para se me dek.. me marr nji autorizim..pra nji leje apo te drejte me ble televizor..prej komitetit.. atij i duhej rroga e 8 ose 9 muajve me ble televizor..

    po tek ju ne kosov e ilirid?

    pergjigjuni e lereni propagand pulatiken ketu..
    shifrat flasin vet..
    Nga aspekti ekonomik , dihet o brari , Jugosllavia ishte fuqi , prinderve tan me par u esht ofru pune ne Gjermani e ne vende tjera te Europes , por te pakt qe kan pranuar , sepse jeta ka qen e njejt me ate te Gjermanise , nje TV esht bler me rrogen e nje muaji , rrogat e larta , cmimet e lira , prinderit tan shtepi kan ndertu me ndoshta 10 vite pun .
    Psh. ne familjen time , TV e radio , automobila , kto i kan pas qysh ne daljet e para ne tregun Jugosllav , kan mund me i ble , te gjith kategorit .

    Por qe sic tha Preng Sherri , ka pas nje politik jo te mir ndaj shqiptareve , sepse gjithmon favorizoheshin sllavet , me leht punsoheshte nje fshatar sllav ne nej fabrik te qytetit , sesa nje qytetar shqiptar. Kjo ndoshta ishte politika e sllavizimit te qyteteve shqiptare , shqiptaret me shum mirreshin me bujqesi e blegtori , edhe ktu kishte te ardhura te mjaftushme . Shqiptaret me se shumti perfituan nga stimulimi i lindjeve te femijeve , keshtu numri i shqiptareve u tre ose katerfishua .
    Ndryshuar për herë të fundit nga Drini_i_Zi : 29-10-2008 më 08:11
    "Askush nuk është aq i verbër , se sa ai i cili nuk dëshiron të shohë"

  11. #51
    i/e regjistruar Maska e Preng Sherri
    Anëtarësuar
    19-02-2007
    Postime
    1,274
    Citim Postuar më parë nga Drini_i_Zi Lexo Postimin
    Nga aspekti ekonomik , dihet o brari , Jugosllavia ishte fuqi , prinderve tan me par u esht ofru pune ne Gjermani e ne vende tjera te Europes , por te pakt qe kan pranuar , sepse jeta ka qen e njejt me ate te Gjermanise , nje TV esht bler me rrogen e nje muaji , rrogat e larta , cmimet e lira , prinderit tan shtepi kan ndertu me ndoshta 10 vite pun .
    Psh. ne familjen time , TV e radio , automobila , kto i kan pas qysh ne daljet e para ne tregun Jugosllav , kan mund me i ble , te gjith kategorit .
    Po nëse ke qenë bir komunisti jugosllav dhe nëse prindit të kanë punuar në Komitet ose në Sigurim shtetrorë ke blerë sepse s'ke pas rrugë të asfaltuar në Kryeqyet në prishtinë githa rrugicat kanë qenë me baltë dhe të pa-asfalltuar.
    Gjerë kah fundi i viteve të 70-ta në rrugen kryesore luanim futboll ngaqë shkonte një orë o dy a kalonte a jo ndonjë makinë përpos autobusëve urbanë!
    Por meqë u ka lënë aqë shumë lezet ai farë shteti pse nuk shkoni dhe nuk formoni partin pro-jugosllave lalë?
    Nënat s'kishin qumesht me u dhënë fëmijëve këta flasin për makina!
    ënat s'kishin shtrojë këta flasin për makinat!
    Populli s'ishte ku mu larë ( në do hamamgjika) ngaqë s'kishin parë bojlerë e gjera tjera keta flasin për makina!
    Po, makina kanë pas Sinan hasanidhe bijtë Sinan hasanave. Populli fillojë të marrë makina nga mesi i vitee të 70-ta kur Jugoslavia filloj të bë shitjen e makinave me KREDI!

  12. #52
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga Drini_i_Zi Lexo Postimin
    Nga aspekti ekonomik , dihet o brari , Jugosllavia ishte fuqi , prinderve tan me par u esht ofru pune ne Gjermani e ne vende tjera te Europes , por te pakt qe kan pranuar , sepse jeta ka qen e njejt me ate te Gjermanise , nje TV esht bler me rrogen e nje muaji , rrogat e larta , cmimet e lira , prinderit tan shtepi kan ndertu me ndoshta 10 vite pun .
    Psh. ne familjen time , TV e radio , automobila , kto i kan pas qysh ne daljet e para ne tregun Jugosllav , kan mund me i ble , te gjith kategorit .

    Por qe sic tha Preng Sherri , ka pas nje politik jo te mir ndaj shqiptareve , sepse gjithmon favorizoheshin sllavet , me leht punsoheshte nje fshatar sllav ne nej fabrik te qytetit , sesa nje qytetar shqiptar. Kjo ndoshta ishte politika e sllavizimit te qyteteve shqiptare , shqiptaret me shum mirreshin me bujqesi e blegtori , edhe ktu kishte te ardhura te mjaftushme . Shqiptaret me se shumti perfituan nga stimulimi i lindjeve te femijeve , keshtu numri i shqiptareve u tre ose katerfishua .
    Po per disa familje qe kan qen te regjistruar si jugosllav
    normal qe kan qen te punsuar ne komitete drejtor ne ndermarrje inspektor te UDB-es etj i kan pas keto qfar po thua ti o drini i zi
    perndryshe tierat familje dhe populli shqiptar ne pergjithesi ka vuajt shum ne regjimin sllavo-komunist-titist

  13. #53
    Besimtar Musliman Maska e Drini_i_Zi
    Anëtarësuar
    09-09-2008
    Postime
    1,327
    Nejse sdu me hy ne debate emocionale , po flasim si ka qen e verteta , un se kam perjetu vet Jugosllavin e zhvilluar , e kam perjetu shkatrrimin e Jugosllavis , edhe e di se ateher kur u shkaterrua Jugosllavia , krejt familjaret e mi ngelen pa pun , po shyqyr filluan ne pune private.

    Nga aspekti ekonomik , ska kush me bind se ska qen me mir .
    Numri i te papunsuarve sa ishte ne Jugosllavi , sa esht sot ? Sa krer lop dhe dele ka pas Kosova ne Jugosllavi , sa ka sot ? Sa hektar tok jan punuar ne Jugosllavi , sa sot ?
    Sa harxhonte prindi shqiptar per me shkollu femijen e tij ne Jugosllavi , sa harxhon sot ? A ishte shkollimi pa pare ? Cdo vit puntori i Jugosllavis ka mund me shku ne ndonje shetitje ne Europ , shetitje qe esht finansu nga fabrika ose vendi tjeter ku ka punu

    Ky esht aspekti ekonomik.
    "Askush nuk është aq i verbër , se sa ai i cili nuk dëshiron të shohë"

  14. #54
    i/e regjistruar Maska e Preng Sherri
    Anëtarësuar
    19-02-2007
    Postime
    1,274
    Citim Postuar më parë nga Drini_i_Zi Lexo Postimin
    Nejse sdu me hy ne debate emocionale , po flasim si ka qen e verteta , un se kam perjetu vet Jugosllavin e zhvilluar , e kam perjetu shkatrrimin e Jugosllavis , edhe e di se ateher kur u shkaterrua Jugosllavia , krejt familjaret e mi ngelen pa pun , po shyqyr filluan ne pune private.

    Nga aspekti ekonomik , ska kush me bind se ska qen me mir .
    Numri i te papunsuarve sa ishte ne Jugosllavi , sa esht sot ? Sa krer lop dhe dele ka pas Kosova ne Jugosllavi , sa ka sot ? Sa hektar tok jan punuar ne Jugosllavi , sa sot ?
    Sa harxhonte prindi shqiptar per me shkollu femijen e tij ne Jugosllavi , sa harxhon sot ? A ishte shkollimi pa pare ? Cdo vit puntori i Jugosllavis ka mund me shku ne ndonje shetitje ne Europ , shetitje qe esht finansu nga fabrika ose vendi tjeter ku ka punu

    Ky esht aspekti ekonomik.
    O zotëri,
    Jugosllavia ka qenë vendë artificial që është formua nga disa popuj. Ajo ka qenë e zhvilluar ma herët falë një pjese të saj që ka qenë Pjesë e Austro-Hungarisë si Sllovenia dhe Kroacia sikurse Vojvodina dhe një pjesë e mirë e Bosnes. Këto vende kanë qenë të zhvilluara në kohën Kur Shqiperia ka qenë akoma nën perandorin osmane!
    Serbia duke qenë eksploatore ishte zhvilluar shumë pas Luftës së parë Botërore dhe atë nën kralin karagjorgjeviq kështu që Beogradi qysh at¨herë ka pas pamjen që e ka sot hiq pjesen e re që është ndertua!
    Shqiperia nën Ahmet Zogun s'kishte bë asnjë rrugë, asnjë fabrikë asgjë, fare asgjë!
    Në vitin 1920 Beogradi ka qenë i elektrifikum ndersa në atë vit në shkurt Tirana ishte bë Kryeqytet!
    Në vitin 1920 e me tej kanë pas serbët Universitet ndersa në Shqiperi s'ka ekzistuar universiteti gjerë në vitin 1957. NUk them që ishte meritë e Enver Hoxhës por është faktë që u bë në këtë kohëmegjithëse duke shikuar rrethanat s'ka pas mundësi më herët!
    NUk bëhen krahasimet siq mundohet dikush të bëjë që për mua janë krahasime shumë PRIMITIVE!
    Ju po e mbani mendë kohen e shkatrrimit të Jugoslavisë por pyeti prindit e tu dhe ata të tregojnë kur:
    Në Kosovë familjet kanë ble sheqer me Gurë të mdhenjë, të cilin e kanë ruajtë vetëm në rastë se u vije ndonjë mysafir per me mujtë me ia bë një kafe edhe atë thekre!
    Vonë ka filluar shqiptari i shkretë nën Jugosllavi pak të frymojë lirshëm dhe këtë serish vetëm ai Shqiptarë që s'ka dalë kundër Jugosllavisë sepse shqiptari që e ka ndjerë veten Krenar pse ka lindë shqiptarë ai edhe gjatë viteve 1974 - 1981 ka vuajtë- shumë ka vuajtë!

  15. #55
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Po per disa familje qe kan qen te regjistruar si jugosllav
    normal qe kan qen te punsuar ne komitete drejtor ne ndermarrje inspektor te UDB-es etj i kan pas keto qfar po thua ti o drini i zi
    perndryshe tierat familje dhe populli shqiptar ne pergjithesi ka vuajt shum ne regjimin sllavo-komunist-titist
    Lorik i kahit je ti. Sa vjeç je? Edhe a e ke vet prindin ose gjyshin se sa kanë vjedhë në kohën e Jugosllavisë.

    Përparësia ma e madhe e asaj kohe ka qenë, se shqiptari ka vjedhë sa ka dashtë, kur ka dashtë, edhe çka ka dashtë.

  16. #56
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Populli s'ishte ku mu larë ( në do hamamgjika) ngaqë s'kishin parë bojlerë e gjera tjera keta flasin për makina!
    Po, makina kanë pas Sinan hasanidhe bijtë Sinan hasanave. Populli fillojë të marrë makina nga mesi i vitee të 70-ta kur Jugoslavia filloj të bë shitjen e makinave me KREDI!
    Po nuk je tuj kundërshtu aspak. Je duke u pajtu em Brarin se dhe ai po thotë që nga vitet e 70 filloi kjo periudhë.

  17. #57
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga alibaba Lexo Postimin
    Lorik i kahit je ti. Sa vjeç je? Edhe a e ke vet prindin ose gjyshin se sa kanë vjedhë në kohën e Jugosllavisë.

    Përparësia ma e madhe e asaj kohe ka qenë, se shqiptari ka vjedhë sa ka dashtë, kur ka dashtë, edhe çka ka dashtë.
    une jam i lindur ne prishtin dhe jam i ri nuk e kam perjetue per fat te mire titizmin prinderit me vin nga dardana
    dhe prinderit e mi nuk kan qen te priviligjuar qe te viedhin e mos te denohen siq e kan pas ata shqipfolsit te regjistruar si jugosllav e jo si shqiptar
    qe per ata jugosllavija paska qen me e pasur dhe e zhvilluar se shba-te zvicra, e gjermanija

  18. #58
    i/e regjistruar Maska e Preng Sherri
    Anëtarësuar
    19-02-2007
    Postime
    1,274
    Citim Postuar më parë nga alibaba Lexo Postimin
    Po nuk je tuj kundërshtu aspak. Je duke u pajtu em Brarin se dhe ai po thotë që nga vitet e 70 filloi kjo periudhë.
    s'kam nevojë njeri të kundershtojë, kush mundet le t'më kundershtojë!

  19. #59
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    preng..

    nuk fola per gazet rilindja..por shtepine e librit ose ndermarrjen botuese rilindja..
    por dhe ne se krahason rilindjen si gazete ajo ishte te pakten 100 here me luksoze me e larmishme.. e me shqiptare se zp -rat e enverit.. sa qe i ndjeri esat dishnica.. nga te paktet qe e kish te drejten ne shqiperi per ta cfletuar kete gazete.. ( sepse mbahej rezervat per popullin) thoshte plot krenari.. cfar gazete..u lumte atyre djemve atje ne prishtine qe e bejne..

    pyet o preng kush qe esat dishnica..
    nexhmija e njeh..

    vazhdojme..

    ne vitet 1970-80 u ndertuan ne qytete te ndryshme te kosoves.. me qindra e mijra banesa ose pallate sic i themi ne shqiperi.. dhe te gjitha me ngrohje e ne to shumica e banuesve ishin shqiptare te kosoves.. mesues puntore police profesore e intelektuale..
    gjithashtu ne kte kohe.. u ndertuan me mijra vila 2 e 3 katshe ne fshatra e qytete.. e ku te zotet e tyre po ashtu ishin shqiptaret e kosoves..

    ne te njejten kohe ne shqiperi te enver hoxhes nuk u ndertua asnji banese me ngrohje.. por dhe ato qe u ndertuan ndaheshin me lufte politike biografike lufte klasore ike.. e qe asnji here nuk plotsuan as minimumin e nevojave per streh te shqiptareve te mjere te kohes se enverit..

    puntori shqiptar ne kosove ne kete periudhe.. kishte disa alternativa..
    te punonte ne nje ndermarrje shtetrore me nji rroge qe ja ushqente femijet e gruan..e prinderit ..
    te punonte ne nje republike tjeter te jugosllavise ku paga ishte me e mire..
    te punonte ne aren e tij private e te prosperonte me bujqesi a blegtori e zanate..
    te punonte ne gjermani a zvicer a skandinavi e te shendoshte gjendjen ekonomike te familjes e fisit te tije..

    puntoro-kooperativisti i shqiperise se enver hoxhes..kishte vetem nje alternative.. te punonte ne nje ndermarrje shteterore ose fermo kooperativ bujqesore me nje page mizerabel qe kurre nuk ja ngopi barkun me buke.. se per mobilim shtepie e veshmbathje normale as qe behet fjale..

    gati cdo familje kosovare shqiptare ne kosove te viteve 1970-80 ka pasur mundesi te shkolloje qikat e djemte ne fakultetet e universitetit shqip te prishtines ose ne universitete tjera te jugosllavise.. dhe askujt nuk ju permend se.. ti djal a qike smund te studiosh se ke pasur gjyshin ballist a zogist a xhafer devist a shaban polluzhist..

    kjo as qe krahasohet me inkuizicionin qe enverizmi ne shqiperi ka bere mbi shumicen e popullit..ne kete pikpamje..

    ne kte kohe qe krejt rinia kosovare shkonte ne universitet.. rinia e shqiperise u gjend nen kudhren e luftes se klasave ku te rinjte ne mature duhej tu benin biografine njeri tjetrit qe sa me shume dashamir te shkolles te digjeshin nga e drejta per shkollim.. pra nje shtazeri e vertete.. e pa ngjare as ne bashkimin sovietik te stalinit apo ne kinen e lin biao ce dunave..

    ne kosoven e kesaj periudhe.. u ngriten shkolla fillore shqip ne cdo fshat te kosoves.. ose shkolla gjigande ne qendra fshatrash.. ku femijet e fshatrave per rreth grumbulloheshin ne shkollen ne fjale..

    asnji shkolle e shqiperise se enver hoxhes nuk mund te krahasohet per nga mobilimi..kushtet e mesimit .. cilesia e ndertesave shkollore me shkollat e kosoves..
    shkollat e kosoves ngjanin si shkolla europe..
    ato te enverit si bangladesh..

    ne cdo qytet e qyteze te kosoves u ngriten gjimnaze e shkolla profesionale e artistike.. me salla sportive moderne e me kabinete moderne..

    kudo u ndertuan pallate kulture teatro e kinema.. e pallate sporti..
    vetem pallati i sportit ne ferizaj qe zhvilloheshin cdo vit festivalet kosovarja kendon.. qe e kam pare vete.. ishte 10 here me i bukur me modern se pallati i vetem i sportit ne tirane..partizani..sot asllan rusi..
    kurse me gjigandin sportiv te prishtines.. nuk krahasohet jo ai i tiranes por dhe pallate te tilla ne europe..

    pra kosova po shkonte perpara..

    nje tmerr i vertete kjo per dy shpellat.. anti shqiptare.. shovinizmin serb dhe enverizmin kanibal..

    vazhdojme me vone..

  20. #60
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    brari siq po thua ti po u deshka ta dekoronim kriminelin tito edhe pas vdekjes

Faqja 3 prej 15 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Popujt e zhdukur
    Nga Fatih në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 03-01-2010, 19:27
  2. A jeni munduar ndonjehere te vizatoni lumturine
    Nga AuGuSt_ në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 80
    Postimi i Fundit: 04-11-2008, 15:36
  3. Për dëshmitarët e Jehovait
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 23-12-2006, 17:29
  4. A është e vërtetë përplasja e qytetërimeve?
    Nga [xeni] në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 07-03-2006, 16:00
  5. Fenomeni i terrorizmit – Sfida e rendit te ri boteror
    Nga Enri në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 17-01-2004, 10:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •