Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240

    Evis Gega , Violinistja Fierake Qe Cudit Evropen.

    Ervis Gega ka lindur ne vitin 1974 ne qytetin e Fierit. Qe ne hapat e pare te feemijerise se saje ajo u rrit dhe u formua si artiste ne gjirin e nje familjeje violinistesh. Prinderit e saj, babai Virgjil dhe mamaja Valentina Gega kane qene artiste aktive ne cdo lloje veprimtarie muzikore simfonike ne Fier si dhe ne shkalle kombetare.Evisi eshte nje talent kombetar dhe europian e cila u rrit si e tille ne ambjente e shkolles se mesme artistike "Jakov Xoxa" ne Fier dhe me pas te kolegjit artistik "Jordan Misja" ne Tirane.

    Vitet do te kalonin dhe Evisi do te zhvillonte talentin e saj.Ne vitin 1990 ajo shperngulet ne Gjermani ku dhe shkollohet akoma dhe me teper ne skenat "kalorsiake" te violines europiane. Periudha 1990-1993 e gjen Ervis Gegen duke studiuar ne konservatorin e "Peter Coernelius" ne Mainz te Gjermanise. Me pas 1993-1999 vazhdon studimet ne Londer ne "Guildhall School of music and drama" , nje nder shkollat e larta me te famshme te botes.

    Ne vitin 1996 mori diplomen "Concert Recital Diploma" (Premier Prix) te "Guildhall School of music and drama",nderkohe qe pergjate kesaj periudhe midis viteve 1996-2000 ajo ka qene gjithashtu edhe pjestare e Orkestres Simfonike te Londres.

    Ambicjet e saj nuk do te mjaftoheshin me kaq.Ervis Gega eshte fituese e cmimit te pare te Konkursit Nderkombetar per Violine "Yfrah Neaman" dhe cmimeve te tjera sic jane: "Emily English Aeard", "Ian Fleming Aeard", "Pecskai Price" si dhe cmimin e konkursit per Solist-7 "Haverhill Symphony".

    Evisi eshte themeluesja e Duetit "Spohr" per violine dhe harpe. Per veprimtarine e saj koncertale ne vitin 2001, ajo u zgjotdh se bashku me harpisten e saj Silke Aichhorn "Artiste e Vitit" te Republikes Gjermane te Rheinland - Pfalz -it.

    Violinistja nga Shqiperias Evis Gega ka luajtur si soliste me orkestra ne skena boterore ne Gjermani, Angli, Ameriken e Jugut dhe Afriken e Jugut. Ajo ka marre pjese ne disa festivale nderkombetare per violine si ne "Bromsgrove Music Festival" ne Angli, "Semanas Musicales de Frutillar" ne Kili, "Schleseig Holstein Music Festival" dhe "Mostel Festpiele" ne Gjernami.

    Ajo pervec ketyre luan si e ftuar ne formacione te ndryshme muzikantesh te Akademise se Muzikes "Villa Musica" ne Mainz.

    Ne vitin 2002 Evisi fillon pune si Pedagoge ne Konservatorin e "Peter Coernelius" si dhe Universitetin e "Johannes Gutenberg" ne Mainz. Ajo eshte violinistja me e re ne moshe ne historine e Akademise se Muzikes se Dhomes "Villa Musica", e pranuar edhe si pedagoge.

    Qyetare nderi

    Ne 2 Mars 2005, Evis Gega nderohet nga Bashkia e qytetit te Fierit me titullin "Qytetare Nderi" me motivacion: "Muzikante me cilesi te larta profesionale si interpretuese, soliste ansambliste, pedagoge, pjesmarrese ne orkestra te nivelit boteror si ne Gjermani, Angli, Kili etj.., qe perfaqeson denjesisht atdheun dhe qytetin e saj kudo ne bote duke dhene imazhin e nje vendi te civilizuar".



    Xhemil beharaj
    #VamosArgentina

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Pėr: Evis Gega , Violinistja Fierake Qe Cudit Evropen.

    Violinistja shqiptare, Ervis Gega zgjidhet nė krye tė Filarmonisė Klasike tė Bonit: Vlerėsim, por edhe sfidė shumė e madhe

    Korrik 2021

    “Njė vlerėsim, shumė tė madh, por edhe njė sfidė e njė pėrgjegjėsi shumė e madhe, nė tė njėjtėn kohė.”- kėshtu e konsideron violinistja shqiptare Ervis Gega drejtimin e Filarmonisė Klasike tė Bonit nė Gjermani, detyrė tė cila i ėshtė besuar vetėm pak ditė mė parė.

    Nė njė lidhje skype me emisionin ‘Kjo javė’ ajo rrėfeu emocionet dhe pėrgjegjėsitė pėr kėtė arritje tė madhe nė karrierėn e saj.

    Violinistja Gega zgjidhet nė kėtė mėnyrė pasardhėse nė post e dirigjentit tė njohur gjerman, Heribert Beissel, i cili e themeloi Filarmoninė Klasike tė Bonit dhe e drejtoi atė vetė, mbi 50 vjet me radhė.

    PYETJA: Ju e mėsuat kėtė lajm pak ditė mė parė, c’do tė thotė tė jesh nė krye tė Filarmonis Klasike tė Bonit?

    ERVIS GEGA: Unė punoj nė Filarmoninė Klasike tė Bonit, prej 20 vitesh. Qė kur jam rikthyer nga Londra nė Gjermani nė vitin 2001, pėrvec mėsimdhėnies njė nga profesionet e mia konstant prej 20 viteve, nisa punė edhe nė Filarmoninė Klasike tė Bonit. Kontakti dhe dėshira pėr tė qenė gjithmonė pjesė e kėtij institucioni mė lindi sėbashku me dirigjentin qė e drejtonte dhe qė e ka drejtuar Filarmoninė Klasike tė Bonit prej 50 vitesh. Ai mė pėrfshiu tė jem edhe soliste edhe koncert maestre dhe kemi patur njė lidhje shumė tė ngushtė prej 20 viteve bashkė. Vitet e fundit kur z. Beissel, nisi tė mos gėzonte shėndet tė plotė, unė u pėrfshiva shumė edhe nė shumė problematika menaxheriale, dhe kėshtuqė marrja e drejtimit tė Filarmoninė sė Bonit ėshtė pak a shumė jo njė gjė e papritur pėr mua.

    PYETJA: Edhe pse njė sfidė e madhe, e prisnit si lajm?

    ERVIS GEGA: Kisha disa vite qė po pregatitesha pėr ta marrė kėtė gjė, dhe pregatitjen e ka bėrė vetė dirigjenti im pasi dėshironte shumė qė unė tė isha pasardhėsja e tij nė drejtimin e kėtij institucioni. Filarmonia e Bonit ėshtė njė nga orkestrat mė tė mėdha nė Gjermani me njė strukturė dhe njė platformė prej 12 koncertesh cdo muaj. Ėshtė e vetmja orkestėr me njė platformė tė tillė nė Gjermani. E vecanta ėshtė se 6 muaj nė vit bėn turne nė 12 sallat mė tė mėdha, janė salla me 2 mijė spektatorė. Filarmonia jonė ka 12 mijė abonentė dhe kemi njė axhendė prej 90 koncerte nė vit. Ėshtė njė platformė e konsoliduar prejt 30 vitesh, ėshtė edhe njė internacional orkestėr akademi. C’do tė thotė kjo? Internacional orkestėr akademi do tė thotė qė shumė studentė apo muzikantė qė mbarojnė studimet nė universitetet e Gjermanisė, bėjnė njė praktikė prej 1 ose 2 vite dhe pregatiten pėr tė filluar punė nė orkestrat e ndryshme nė Gjermani. Po ashtu ofron njė platformė pėr fituesit e cmimeve tė ndryshme nėpėr botė. Platforma qė ne ofrojmė i ndihmon shumė pėr karrierėn e tyre.


    PYETJA: A ka shqiptarė tė tjerė nė pozicione tė tilla?

    ERVIS GEGA: Unė nuk njoh shqiptar tė tjerė nė njė post drejtues tė tillė, megjithatė ka shumė shqiptarė tė tjerė dhe instrumentistė tė mirė qė sot janė nėpėr orkestra shumė tė rėndėsishme si koncertmaestro tė orkestrave tė ndryshme.

    PYETJA: A do tė largoheni nė njė tė ardhme nga skena, pėr t’u fokusuar nė drejtimin menaxherial?

    ERVIS GEGA: Jo, absolutisht. Jeta ime do vijojė po njėsoj. Unė vijoj tė luajė koncerte si soliste, jo vetėm me orkestrėn time, por edhe me tė tjera, ajo ėshtė dashuria ime e parė. Pėr kėtė prindėrit e mi sakrifikuan jetėn. Ndryshimi qė do ketė, unė kam njė skuadėr qė do punojė me mua pėr anėn menaxheriale tė orkestrės. Po mbyll kontratat me dirigjentė tė ndryshėm nga e gjithė bota pasi orkestra jonė, nė tė ardhmen do drejtohet me dirigjentė ‘mysafire’, Ne kemi gjashtė muaj turne dhe dy nga kėto muaj unė do t’i drejtoj vetė.

    PYETJA: Cili ėshtė ekstrakti i konceptit tuaj artistik?

    ERVIS GEGA: Do tė bazohet nė traditėn e orkestrės tonė, qė ėshtė muzika klasike vjeneze, kjo traditė ėshtė krijuar para 15 vitesh. E vetmja gjė qė do ndryshojė, ėshtė se do jemi mė inovativė, do ruajmė traditėn me njė inovacion. Do ta hapim orkestrėn tonė, me dirigjentė ndėrkombėtarė.

    (BalkanWeb)


    https://www.balkanweb.com/violinistj...shume-e-madhe/
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 25-08-2021 mė 10:02

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,345
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Evis Gega , Violinistja Fierake Qe Cudit Evropen.

    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,345
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Evis Gega , Violinistja Fierake Qe Cudit Evropen.


  5. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Albo pėr postimin:

    sirena_adria (27-08-2021)

  6. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,345
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Evis Gega , Violinistja Fierake Qe Cudit Evropen.


  7. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,345
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Evis Gega , Violinistja Fierake Qe Cudit Evropen.


  8. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Albo pėr postimin:

    sirena_adria (27-08-2021)

Tema tė Ngjashme

  1. Forum pėr Dialogun Ndėrfetar nė Evropėn Juglindore, Tiranė
    Nga isidor nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 30-01-2009, 10:40
  2. Pėrgjigje: 41
    Postimi i Fundit: 14-04-2006, 15:26
  3. Evropa dhe Islami: Perspektiva dhe e ardhmja
    Nga ~Geri~ nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-08-2005, 13:37
  4. BE: Krimi ballkanik, rrezik pėr Evropėn
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 79
    Postimi i Fundit: 12-12-2004, 16:39

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •