Close
Faqja 3 prej 11 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 60 prej 203
  1. #41
    i/e regjistruar Maska e Poeti
    Anëtarësuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Ferizaj-Kosovë
    Postime
    4,216
    Citim Postuar më parë nga Era1
    Mbas vjershes se Z.Agim Doçi nuk besoj se ka me nevoje te kerkohet pse ikin intelektualet nga Shqiperia.

    Pajtohem me mendimin tend Era1, vertete, per fat te keq eshte ashtu si thote Z. Agim.
    Por nese intelektualet ikin, ne duar te bashibozukeve do e leme vendin (ketu mendoj ne Shqiperine dhe Kosoven)?!, valle jemi te nemur si popull, nuk di, vertete nuk di çfare te them....
    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA

  2. #42
    Lady Kad Maska e gurl
    Anëtarësuar
    29-10-2003
    Vendndodhja
    Pineal Gland
    Postime
    347
    Shqiperia eshte vendi i shume mundesive, dhe ai qe eshte intelektual eshte shume mire i afte per ti zbuluar vete keto mundesi, megjithate, duhet te jesh njeri disi i paskrupullt qe te arrish te avancosh ne Shqiperi dhe jo cdo njeri eshte i afte dhe kerkojne te arrijne dicka me shume jashte shtetit. Por buka e huaj eshte e thate dhe s'te kenaq. Kjo eshte dilema qe shume intelektual Shqipetar kane sot.

  3. #43
    Perjashtuar Maska e MICHI
    Anëtarësuar
    14-09-2004
    Postime
    1,537
    Intelektualet shqiptar ikin se nuk kane hapesire ti appklikojne aftesite e tyre pasi shqiperia eshte metropol i bandave ne pushtet edhe duhet te jesh pjese e tyre qe te besh hajer. Prandaj ato marrin dhete e huaja,

  4. #44
    I vete perjashtuar! Maska e GeNi_25
    Anëtarësuar
    25-05-2005
    Vendndodhja
    Ne Shqiperi
    Postime
    562
    Ti bie per shkurt, pjesa me e madhe ikin per te punuar kamarier, roje, apo me the te thash, nje pune te ketill, qe sigurisht paguhen shume me teper por qe nuk ke nje kenaqesi? Lind pyetje pse largohen keta ku ketu kane nje pune shume here me te mire? "Per femijet e tane"!- te thone kur i pyet. Por ata harrojne nje gje, kur i kan femijet te vegjel nuk mundohen qe ta ndryshojne Shqiperine. Kur i behen "kalamajt" per shkolle, hajde marrim plaçkat tu japim "kalamajve" nje shkolle me te mire- thone, dhe mendojne. U them me mire i pari dhe ne kete bote (dmth. ne Shqiperi) sesa i fundit dhe ne ate bote ( dmth jashte atdheut). Konkretisht, une baqnoj ne nje pallat Petagogesh, (pasi te tille e kam edhe babin) dhe 6 nga 9 petagoget qe jan larguar per jashte asnjeri prej tyre nuk jep mesim ne nje shkolle fillore dhe jo ne universitet. Me dy fjale, largohen per tu bere pastrus........................................... .................................................. ......................................... Kjo eshte ajo qe na ka lene mbrapa, shqiptari i "mençur" (intelektuali) duhet te kuptoj: Nuk mund te mendojne per familjen e tyre por ne radhe te pare duhet te mendoj per Atdheun, se keshtu dhe femijte e tyre do te rriten, arsimohen ne nje vend me te mire.
    Shyqyr qe filo-greket nuk administrojne dhe kete nen-forum te Forumit Shqiptar!

  5. #45
    Authentic Maska e DeuS
    Anëtarësuar
    08-06-2003
    Postime
    2,319
    Sepse intelektual quhet nje person qe 'me mire se te tjeret' arrin te dalloje llumin me llokumin!

  6. #46
    Bebiiiiiii dove je? Maska e TiLoNcE
    Anëtarësuar
    11-05-2003
    Vendndodhja
    tu bo not
    Postime
    1,116
    te lumt pena Agim Doci
    o-le-le firma

  7. #47
    Curva Sud Milano Maska e niku-nyc
    Anëtarësuar
    20-03-2005
    Vendndodhja
    With God...
    Postime
    3,328
    Pse largoen intelektualet nga Shqiperia? Eshte nja nga pytjet me te mira ka shume mundesi, mbase gjendja ekonomike, prefesioni tyre nuk ka me vlera ne Shqiperi, korrupsioni, e ardhmja e familjeve, jan te forcuar... mund te vazhdojm nja 10 minuta duke gjetur pse por ne realitet eshte dicka serioze qe pse nga Shqiperia pervec intelektualve jan larguar me miliona njerez qe nga renia e komunizmit. Edhe sado qe Shqiperia te eci apo te zhvillohet dhe kur pjesa e madhe e popullsis mer mergimin dicka nuk po shkon atje dhe akoma Shqiperia nuk quhet vend per te ardhmen dhe ekonomik.

  8. #48
    i/e regjistruar Maska e Petja
    Anëtarësuar
    05-09-2005
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    7
    Eshte nje pjese humoristike e shumeviteve me pare (papagallet dhe shefi i tyre)qe e tregon pse largohen intelektualet .N.q.se nukekujtoni do tju a kujtojmevone

  9. #49
    Pa_Prespektive Maska e KNFC
    Anëtarësuar
    01-12-2004
    Vendndodhja
    N'shpi_Time
    Postime
    421
    Gjithsekush ka mendimin e vete dhe te gjitha mendimet respektohen.Ketu lexova qe intelektualet ikin nga Shqiperia sepse atje nuk kane mundesi te tregojne aftesite e tyre.Dakort.atere ikin ne emigrim.po valle atje ku shkojne vazhdojne te bejne nje pune prej intelektuali?me sa di une jo.jane vertet shume te rralle.pjesa derrmuese nuk japin aftesite e tyre ne fushen qe mbulojne ne shqiperi per te vajt ne usa per te punuar atje si pastrues apo pjatalares.pa ofenduar njeri,po sa intelektuale eshte kjo??????une nuk e mendoj si ju qe intelektualet duhet te ikin sepse shqiperia ka rene ne dore te bandave,korrupsionit apo krimit.une mendoj se jane pikerisht keta intelektuale qe per hir te ajkes qe perfaqesojne,per hir te atdheut te tyre duhet te japin kontributin ne nje ndryshim rrenjesor ne shqiperi.e ardhmja e femijeve ngrihet edhe duke luftuar per nje te neserme me te mire per ta ne atdheun e tyre apo jo????nqs kete gje nuk e bejne intelektualet,atere sa mund te pritet nga pjesa tjeter e popullsise???personalisht e mendoj se emigrimi i intelektualeve behet thjesht per arsye LEKU,dhe jo sic e shtroni ju qe kjo eshte nje dukuri intelektuale.historite dhe mundesite e jetes ndryshojne dhe gjithsekush ka bere zgjedhjen qe i eshte dukur me e drejte dhe askush nuk mund te gjykohet per kete.une si shembull personal sjell pervojen time.prinderit e mi jane intelektuale.kane nje pune ne shqiperi qe u ofron nje jetese fare normale,jo me llukse po as te varfer.kur eshte diskutuar nga une mundesia e nje emiigrimi si familje im ate me ka thene :une kam ketu nje profesion me te cilin ndjehem se jam i dobishem.une nuk ndrroj kete profesion dhe gjithe vitet e shkolles qe kam bere per ta pasur dhe te vete jashte per te punuar si pastrues,ndonese mund te fitoj trefishin.une sot jam emigrant. jam rregulluar aq mire sa shqiperia dhe babai im intelektual nuk mund te mi jepnin kurre.por ja u them me shpirt,asnjehere nuk kam menduar qe babai im ka bere zgjedhjen e gabuar.tani sipas cfare lexova ketu babai im ose nuk eshte intelektual meqe ska emigruar nga Shqiperia e <>,ose do jete nonji intelektual mafioz,qe ska si te jete sepse si prone te veten ka vetem nje shtepi dhome e guzhine ne nje qytet jo te madh,ose eshte nje qe s'nxjerr qimen nga qulli,qe nuk ka si te jete as kjo,pasi e respekton dhe e nderon nje qytet i tere.
    E theksoj perseri,per mendimin tim ata intelektuale qe largohen, largohen vetem per me shume LEKE(nuk e shkruaj keshtu se nuk di ta shkruaj ndryshe).Pastaj mos harroni gjithe ata intelektuale qe kane lene per te emigruar profesione te nderuara si doktore,inxhiniere,mesues dhe qe tani kthehen perseri sepse atje ku kane qene e kane pare qe nuk bejne pjese ne ate shtrese te ciles vertet i perkasin.Mos valle kjo eshte nje sjellje prej jo intelektuali????
    Megjithate e thashe edhe me siper,historite dhe mundesite e jetes ndryshojne ne cdo familje dhe askush nuk mund te paragjykohet.Por nuk me pelqen qe thuhet se intelektualet jane te paret qe ja kane hequr fillin vendit te tyre dhe kjo u justifikoka si sjellje me nivel te larte intelektual.
    Ky eshte mendimi im prej nje njeriu pa diplome.Pastaj ne fund te fundit,ci duhet shqiptarit diploma shqiptare ne emigrim?????????
    THINK SMALL LIVE SMALL DIE SMALL

  10. #50
    New York Maska e mario_kingu
    Anëtarësuar
    09-12-2004
    Vendndodhja
    New York
    Postime
    2,225

    hello

    ikin se jan te mencur kot sjan me shkol :PppPpp
    Partizoni

  11. #51
    i/e regjistruar Maska e tani_26
    Anëtarësuar
    11-09-2002
    Vendndodhja
    Ne vendin e shqiponjave ku tani ka vetem korba!
    Postime
    1,113
    Sepse per nje intelektual me plote kuptimin e fjales, eshte e veshtire jetesa ne Shqiperi....Jeton dot nje qytetar ne "xhungel'?
    Nuk ka njerez te perkryer ka vetem qellime te perkryera!

  12. #52
    I vete perjashtuar! Maska e GeNi_25
    Anëtarësuar
    25-05-2005
    Vendndodhja
    Ne Shqiperi
    Postime
    562

    Po pse ne qe jemi ketu jemi budallenj??????

    Citim Postuar më parë nga mario_kingu
    ikin se jan te mencur kot sjan me shkol :PppPpp
    Po pse ne qe jemi ketu jemi budallenj??????
    Po personalitetet qe jetojne ne Shqiperi jane budallenj???????
    Do te te permend disa emrash personalitete???? dhe te vleresuar nga akademite Evropiane??????




    Shqipëra

    Ty Shqipëri dhe ti i dashur
    mëma ime.
    Ku kam pasur shumë hidhërime, gëzime
    dhe mjaft kujtime.
    Ku kam pasur shtëpinë time,
    ku kam njohur nënën time,
    që m’ka rritur me thërrime,
    Sigurisht ,ketu kam pronën ,tokën time.
    Nuk dua unë të ikë
    Dua ta shikoj Shqipërinë Amerikë.
    Gjaku ynë e ardhmja jonë
    është pikërisht një fron.
    Shqiponja fuqia jonë
    është mbreti që rri në fron.
    Shyqyr qe filo-greket nuk administrojne dhe kete nen-forum te Forumit Shqiptar!

  13. #53
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anëtarësuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    Pergjigjia eshte e thjeshte

    dhe individuale

    Te mbarosh gjithe nivelet e shkollave me rezultate te mira--qe nuk eshe vetem qe ke tru---po duhet dhe nje pune e madhe e perditeshme

    U bere nje mesus,ekonomist, mjek etj

    ca prespetive ke ne shqiperi te keshe nje jete normale, duke punuar ne keto profesjone?

    e kur mbaron ca kushte ke?

    a e perballon dote jeten kur mbaron e pas disa vitesh qe krijon famije?

    Llogaria behet nje per nje e sipas cdo profesjoni.

    Duke llogaritur qe te jetosh me profesjonin tend--pa hyre qe te merresh me politike biznes apo te besh gola a pislleqe.

    Te pakten shteti ata qe ka punesuar duhet tu japi-- minimumin jetik-- ku ti me ate rroge te kesh mundesi te jetosh.

  14. #54
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anëtarësuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    Secili mund te jap pervojen e tij individuale ne fushen e tij.

    Po ajo qe ka vuajtur ne keto vite ne shqiperi e ka emigruar eshte inteligjenca, se ka qene e varur ne shumicen e saj nga shteti ne reformat ne sektoret ku ajo punonte e nga rroga simbolike qe te jep shteti.

    Ne shume vende psh Italie etj kryesisht tane emigruar ne mase njerezit nga zona te izoluara e te thella qe shteti donte vite te tera te conte zhvillimin aty.
    Po shteti ka mbajtur nje elite intelektuale qe i duhet vete shtetit.
    Ne shqiperi eshte e kunderta.

    U ndryshuan sistemet po ne shume fusha nuk u vendosen standartet sipas kohes e sistemit qe jetojme.
    Akoma pas 15 vjetesh ne shume sektor e njejta organizim etj si ne komunizem, megjithese eshte komplet nje tjeter kohe e do rregulla e organizim e konceptim te ri.

    Kurse shume qe nuk kane pasur shkolle apo investime intelektuale---kane qene me te lire ne kuptimin ---qe te dilnin ta provonin jashte --qofte te ktheheshin ne shqiperi a hapnin ne shqiperi biznese e per te shfrytezuar mundesite qe ka pasur deri tani ne shqiperi , qe nga biznesi e me rradhe.

    E keqja eshte qe dhe sot pas 15 vjeteve shume veta e shikojne shpetimin nga emigracjoni e sidomos nga intelektualet e shume nga keta jo te sapombaruar po me vite te tera pervoj e kontribut.

  15. #55
    viva voce
    Anëtarësuar
    05-09-2005
    Vendndodhja
    NY
    Postime
    758
    Unë mendoj që ka dika arsye, pse intelektualët shqiptarë largohen nga Shqipëria.Do të mundohem të rreshtoj disa prej tyre.
    1-E drejta e levizjes së lire të njerzve, ju jep atyre mundësinë për të udhëtuar nëpër botën tone tashmë të vogël.
    2-Njeriu prej natyre është i prirur të lëvizë, të udhëtojë,të njohë vende të tjera .
    3-Kushtet e vështira ekonomike Brenda vendit.
    4-TRanzicioni e vuri intelektualin në një positë shumë të vështirë.Kur them tranzicioni, nënkuptoj të gjitha prapëstë që erdhën me ‘të, të cilat humoristët tanë I kanë vënë aq bukur në skenë.
    Dhe tani më lini dorë të lire...një intelektual për mua është ajka e shoqërisë, është pjesa më e mire e saj. Intelektuali është puntori më i mirë, novatori i fabrikave të E.Hoxhës, është ai njerë që ka sakrifikuar mbi libra, kur shokët e tij luanin me top përjashta dhe kjo ka ndodhur sepse ai që famijë ka pasur karakter kerkues ndaj vehtes,ka pasur ndjenjën e detyrës.
    Ky njeri gjatë tranzicionit u la në mes të hallit, me një rrogë që nuk I mjaftonte për të ushqyer familjen dhe jo më për të studjuar fëmijët.
    Intelektuali është gjithmonë viktimë e një shoqërie pirate, hajdute, enjë shoqërie që nuk e mban dot.Kështu ai ikën diku, ku të mundet, që dhe fëmijët e tij të vazhdojnë shkollën,për të ruajtur traditën intelektuale.
    sereno

  16. #56
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    01-12-2005
    Postime
    459
    Ah moj shqipni e mjera shqipni
    ksuh te ka qit me kryet ne hi
    ti ke pas kene nje zonje e rande
    burrat e dheut te thirrshin nane



    Inteligjinca shqiptare ( per tu dashur te ndahem nga titulli Intelektual) Largohet nga shqiperia qe mot mot. E nuk u bo asnjehere shqieria se zihen njerezit per mustaqe e Celos dhe nuk mendojne per nje permersim te pergjithshem.
    Ndahem nga titulli intelektuale me qellim pasi nuk jane vetem ata qe mund te ndryshojne dicka. Por eshte qytetari punetor dhe i drejte me respekt per ligjin dhe qytetaret e tjere qe ndryshon njeshtet i drejtuar natyrisht nga intelektuale me te njejten ndjenje.
    Por ca e vrau shqiperine:

    E vrau politika rrugacerore e " demokracise" shprehja: ne duhet te fillojme nga fillimi"
    Shitja dhe privatizimi i nderrmarjeve jo fitimprurese dhe atyre qe nuk nxirrnin me fitim se ishin te vjeteruara. Papunesia arriti majat te ardhura nuk kishte ... nuk kishte per te ngrene. Pra iken ata qe mund dhe donin te punonin. Iken dhe ata qe dolen nga burgjet dhe u shperhapen ne europe si nje Plage qe na nxorri nje nam kriminelash dhe na nxiu faqen.
    Iken se duhet te ushqenin femijte. Ne nje shtet ku inflacioni nuk mund as te matej se rritej me minuta e jo me dite. Ne nje shtet ku te gjitha organet shteterore kishin qellim vetem te fitonin leke per vete dhe jo te stabilizonin gjendjen.
    Iken te gjithe ata qe kishin mundesi dhe do te vazhdojne te ikin nga nje shtet ku fjala demokraci eshte thjesh hipokrizi, pasi shqiptari e ka kuptuar se demokracia eshte anarki.
    Se u shkulen nga fshatrat dhe ju sulen qyteteve se tirana vajti nga 320 000 banore ne rreth 800 000 brenda pak viteve. Se nuk kontollohej nga shteti mergimi i brendshem. Do thoni ju s'ka shteti te drejte... Natyrisht qe ka. Po linden lagje si Bathorja etj pa rruge pa kanalizime pa shkolla pa kopshte pa pike organizimi. Me shpi te ndertuara pa plan pa siguri termeti ose menyre per zjarrfiksat te nderhyjne ne rast zjarri. U mbush tirana me lokale a thua se vu turizmi pa leje pa banjo. Dhe u la c'do lloj aktiviteti tjeter pas dore se do na nxirrnin kafenete dhe televizionet private ne drite.
    Se u prishen brezaret, dhe fushat u dogjen. u dogjen edhe pyjet se ishin te gjitha komuniste. U prishen kanalet vaditese e u rikrijuan kenetat se isht pune komuniste dhe s'kish lezet ta lije ne funksionim. E vajti tere ajo pune e prinderve tane dem se ishte e keqe ngaqe ishte bere me Aksione.
    Se u la c'do gje ne dore te Privatit...... se u ndane kooperativat pa plan e vajten fshataret e morren ca te gjenin. Se ishim ne demokraci dhe duhej te siguronim prone private.
    Nuk u be nje plan per te kthyer kooperativat te pakten pjeserisht ne aktivitete private ne fillim te subvencionuara nga shteti sa te merrnin veten fshataret e te mernin vesh se nuk mund te mbijetosh ne kapitalizem duke shitur majdanoz nga kopshti. Se u bene te pasur kriminelat e u varferua njeriu i drejte e mbeti nga firmat piramidale dhe pa shpi.....................
    Se nuk doli nje minister Financash te thoshte ne TV qe keto firma nuk mund te funksionojne meqe kishte studiuar dhe kishte shkolle se donte te mbushte xhepat vete. Se dhe une me pak simestra Ekonomi e di si funksioniojne dhe mund te llogaris dhe sa jetojne te tilla struktura.
    Po politika shqiptare financonte fushatat elektorale me leket e varferise shqiptare. dhe organizonte miss. Europa se ajo na kish ngelur mangut.
    Se u mbipopulluan shkollat e filloi korruptimi qe ne fillore. Se s'kishte libra per te gjithe dhe as nota te mira pa leke ose pa dhune.
    Se ishin shkollat pa xhama se duheshin thyer te tere se ishin xhama komunist. Po edhe tubacionet e ujit duheshin shpuar se ishin komuniste dhe uji ne demokraci nuk duhet paguar. Se ishte shtet i keq ai qe bente fatura. Se as dritat nuk duhen paguar se jemi te forte si ne shkoder e vlore se eshte shtet i keq. Se demokracia eshte vetem ha e pi e prish.
    E kur te vjen ndonje fature e madhe duhet hedhur ne ere dhe Transformatori nga inati.
    Lere nuk po zgjatem me se besoj me kuptuat.

    Kshu o zoti Agim Doci ishte puna e rrugacllekut ne politike qe filloi qe me diten e pare te qeverise se pare demokratike. Se me kallash u morr gjithmone e me manipulime votash. Se Zoti Sali Berisha e Zoti. Fatos Nano e mbanin veten per mbreter dhe e mbajne akoma.

    Iku njeru i drejte nga shqiperia dhe shtetin e mbante rrugaceria.

    Tani s'ka me ca te prishin ( gjera komuniste) dhe i prishin pune njeri tjetrit.

    Se duhet e bo akoma sherr per punen e dites se clirimit se po e zgjidhem ate ceshtje e kaluam lumin.

    Z. Agim Doci kam respekt per ju dhe punen tuaj por jo per ate qe keni dashur te thoni ketu. Se po te fillonim te gjithe me hatera e mbajtje zie nuk do arrinim kurre ne nje baze demokratike prej se ciles ne jemi shume larg. Sepse ka njerez si puna juaj qe e shohin Politiken si me qene tifoz futbolli. Une nuk vleresoj asnje prej tyre dhe jam ne opozite qytetare sepse c'do qytetar duhet te jete ne rradhe te par kritik ndaj shtetit dhe pastaj te mendoje se c'fare partie eshte. Por brezi juaj me fal qe po jua them kshu troc nuk do e msoj kurre kete.................

    Me erdhi shume keq per ate qe lexova nga ju............................... sinqerisht.

    I lutem rinise shqiptare te ndahet nga fanatizmi politik qe nuk do nxjerre kurr fryte

    Dhe jam shume i lumtur qe shumica prej nesh duan te kthehen ne atdhe e ti sherbejne atij.
    Mbase me mire qe ikem e pame pak boten... mbase kthehemi dhe e bejme shqiperin nje pjestar te denje te Europes.

    Mbase ja nxjerrim kryet nga hiri dhe turpi qe i kane zene..........................

  17. #57
    GoLdEn BoY Maska e Wind_of_Change
    Anëtarësuar
    23-12-2005
    Vendndodhja
    atu ku ndodhen tifozet e italise
    Postime
    251
    Intelektualet shqiptare nuk gjejne mbeshtetjen e duhur ne vendin e tyre dhe detyrohen te ikin jashte. Kjo vjen per shume arsye.
    Ato nuk vleresohen aq sa duhet dhe nuk shperblehen.
    Nuk marrin ate vend qe meritojne dhe shkojne per me mire ne vende te huaja.

    Por une jam me parimin guri i rende ne vende te vete.
    Shume shpejt ato do te kthehen me rregullimin e gjendjes ne atdhe.

  18. #58
    123456.... Maska e FsHaTaRi
    Anëtarësuar
    20-07-2002
    Vendndodhja
    Hollywood Profesioni : SuperStar
    Postime
    483
    Thjesht se smarrin aq $ sa duhet ne shqiperi
    B

  19. #59
    Perjashtuar Maska e ||xXx||
    Anëtarësuar
    22-07-2005
    Vendndodhja
    Mes Ferrit Dhe Parajses
    Postime
    359
    Normalisht qe kur njerisi jepkushtet e duhura per te punuar dhe si njeripagenqe atomeritojne e shum gjera te tjera normalisht qe intelektuaet o te largohen ne nje vend tjeter qe ja ofron keto kushte do te shkojne tek nje vend qe i trajton ato sic meritojne.

  20. #60
    AdIdAs Maska e DoLpHiN
    Anëtarësuar
    28-12-2005
    Vendndodhja
    Hono Lulu
    Postime
    1,453
    Citim Postuar më parë nga niku-nyc
    Pse largoen intelektualet nga Shqiperia? Eshte nja nga pytjet me te mira ka shume mundesi, mbase gjendja ekonomike, prefesioni tyre nuk ka me vlera ne Shqiperi, korrupsioni, e ardhmja e familjeve, jan te forcuar... mund te vazhdojm nja 10 minuta duke gjetur pse por ne realitet eshte dicka serioze qe pse nga Shqiperia pervec intelektualve jan larguar me miliona njerez qe nga renia e komunizmit. Edhe sado qe Shqiperia te eci apo te zhvillohet dhe kur pjesa e madhe e popullsis mer mergimin dicka nuk po shkon atje dhe akoma Shqiperia nuk quhet vend per te ardhmen dhe ekonomik.
    shume dakord me mendimin tend
    `That` is good and `that` is funny...but it costs a lot of money...

Faqja 3 prej 11 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Aleksandri i Madh, shqiptar?
    Nga ibiza në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 559
    Postimi i Fundit: 23-10-2011, 11:04
  2. Përse jetohet ose përse jeton?
    Nga GrifshA_ në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 58
    Postimi i Fundit: 18-06-2007, 09:00
  3. Përse largohen dy që duhen, pa thënë lamtumirë?
    Nga SaS në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 121
    Postimi i Fundit: 14-11-2006, 18:13
  4. Nano dhe Berisha si mund te largohen?
    Nga tani_26 në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 19-03-2005, 18:51
  5. Mjeket pa Kufij largohen nga Afganistani
    Nga StormAngel në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-07-2004, 11:34

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •