Close
Faqja 2 prej 11 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 203
  1. #21
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-08-2002
    Vendndodhja
    Selanik
    Postime
    68
    Hi zoterinj e zonja te nderuara , pasi i lexova me interes te madhe mezashet dhe mendimet tuaja , vendosa te shkruaj dhe une nja dy rreshta :
    * Ne radhe te pare do doja te me percaktonit pak kuptimin e fjales ''INTELEKTUALE'' se me ato qe lexova , disa prej jush po i numurojne ne gishtat e njeres dore intelektualet shqipetare , duke konsideruar intelektuale te vertete , vetem Kadarene ,Faik konicen , Adem Demaci ............. Me falmi nje pak te dashur miq :
    -- po mesuesja ime e fillores mesuese Figua { qe me beri te dua kaq shume librat , qe me mesoi te hedh hapat e para ne jete } pse valle s'eshte intelektuale ?
    -- po profesoresha ime e matematikes Lida Thomo , qe ushtron profesionin e saj ne ketu ne greqi dhe qe eshte nje pike referimi, dinjiteti ,dhe krenarie , ky njeri qe eshte nje eshte nder per mua qe jam shqipetare , pse valle nuk quhet intelektual ?
    -- po profesori im i kitares Baso Llapa qe me mencurine dhe kulturen e tij me tregoi e me zbuloi shtigje te reja per jeten time , valle ky njeri pse nuk quhet intelektuale ?
    -- po prinderit e mi dy mesusa te thjeshte , por qe sollen ne jete dy krijesa kaq te ''shendetshme '' dy krijesa qe kudo qe jane rezatojen bukurine njerezore , pse valle s'jane intelektuale ?
    Dmth intelektuale eshte vetem Kadareja e Ibrahim Rugova ? Dmth prinderit e mi qe me ben te jem njeri , te dua familjen , shoket , vendin ....... dmth mesuesit e mi qe me mesuan te lexoje te dua diturine , e kaq e kaq njerez te mencur qe ishin dhe jane fanare ne rrugen e jetes time , gjithe keta njerez nuk qenkan valle intelektuale ?
    Dmth ndihma dhe kontributi i Kadarese ( kerkoj falje qe perdor kete emre por e bej qe te kutphen disa gjera ) jane me te medha se te atyre prinderve + te mesuesve + te artistave + te kujdo njeriu te ndritur ne shqiperi qe ndihmuan ne forminim e nje NJERIU ? { po po e shkruaj me fjale te medha ,se eshte gje e ralle dhe shume e veshtire te nxjerresh njerez te vertete ne ate vend , besomeni }
    Dmth zoti AGIM DONI intelektuale qenkan vetem ata qe pasi mbarojne univer. gjithe aftesite e tyre mendore e fizike i ven ne dobi te kombit , te paqes te njerezimit ''............. po familja ku eshte ? Po jeta , personaliteti , endrat e ketyre njerezve ku jane ? Mos valle keni degjuar per Piramiden e Maslout ( flet per nevojat qe ka njeriu , dhe shkallezimin e tyre , buke , uje ,seks , dashuri , nevoje qe te kete njerez prane ........................ )
    Dmth per ju pak rendesi ka nese doni apo s'doni familjen tuaj , nene vellain , femijet tuaj , pak rendesi kane endrat qe keni , durrata me e madhe qe u eshte dhene ne jete , vete jeta ......... qe te gjitha keto pak rendesi kane , rendesi ka vetem Kombi !!!
    Po valle ky komb nuk eshte nje krijese ku qelizat e tij , jane familja ? Po valle nje krijese me qeliza kanceroze a e dini ca perfundimi do kete ? Mos valle ftkeqesia me e madhe e shqiperise nuk eshte qe iku Kadareja , por qe iken masa e madhe e inteligjences ,ato masa qe prodhojne qelizat e shendetshme ? Ajo mase qe me punen ,perpjekjen dhe shembullin e saje ishin forca shtytese e kombit shqipetare , syte dhe mendja e tij .
    Une ndofta jam me i vogel se ju ne moshe por di nje gje , sa me shume njerez me nivel te larte mendor e shpirteror te kete nje vend , sa me teper keta njerez te jene ne kontakt me kulturen dhe trurin boterore aq me shume Kadare do krijoje ay komb . Sigurisht qe kemi shume nevoje per figura t e medha e personalitet nderkombetare { Kadareja } por mbi te gjitha kemi nevoje per familje te mira , kemi nevoje per udhezues te mencur , kemi nevoje te jetojme ne nje nivel te larte njerezor .Njeriu meson me shume nga ambienti dhe pastaje nga librat .{ po ambienti shqieptare ca ka per te me mesuar mua valle .......... ? }
    Jam 100 % i bindur qe nese prinderit e mi { intelektual per mua . injorant ndofta per dike tjeter } sdo kishin merguar , por do kishin qendruar ne shqiperi , une sote do isha nje rrugace ,me synim te vetem parate dhe femrat , e do shifnit ju sa ''patrite i madhe '' do isha ! Ndersa tani ................. nje rruge me e bukur per mua dhe familjen time por njekohesisht dhe me me shume interes per kombin shqipetare mu dha mundesi te ndiqja. Valle nuk eshte ky nje fitim ? Sa femije shqipetaresh si puna ime ka ne gjithe boten ?
    Jam plotesisht dakorte me BORGJEZKEN intelektualet shqipetare , njerez romatike , idealiste , njerez me ndjeshmeri sociale , u menjanuan qellimisht dhe praktikisht nga skena politike ekonomike e shoqerore { nuk ishin specializuar per kete kulture te re ....... per shvatjen e masakrinin e cdo ndjeje njerezore } .Shume pak gjera mbeten te benin ne shqiperi .Zhgenjimi i rende i perpjekejve dhe endrave shumevcare nga sistemi socialist erdhi dhe u be palge me periudhen e demokracise { anarshise } . Te vetmen gje te shenjte qe kishin akoma , ishte familja e tyre ( per familjaret ) dhe jeta per te tjeret . Dhe duke menduar per te morren ate rruge plot dhimbe e sakrifica , per te punuar si sherbetore e cdo lloje pune tjeter { puna s'eshte turpe e megjithate ,nje profesore universitet te shesi llotari .................te pakte eshte nje zhgenjim }
    Dhe mos harroni dhe ne mergim qe erdhen shume inteligjente nuk punojne ne profesione te deshiruara dhe kane akoma shume probleme ekonomike . Ndaj zoti AGIM dhe ju te tjeret qe beni kritike ndofta keni arritur ne nje pike ekonomike ,e cila ju jep mundesie pasi keni plotesuar nevojat e tjera jetesore ,te merni flamurin e patriotizmit e ta valevitni sa me larte , duke thene ''une jam patriote , turp te kini ju te tjeret ................ ''
    Por harroni qe patriotizmi shprehet me 1000 menyra , patriotizem eshte kur kthehet miku im Murrati nga ndertimi dhe shkruan poezi ne shqip , Patriotizem eshte qe mamaja ime ndihmone dy femije te vegjel qe te mesoje shqip { falas } , patriotizem eshte qe une kur prezantohem te them jam nga shqiperia ........................... { dikush do thote qe ndofta i kam per detyre te bej keto . athere dhe une u pergjigjem : le te bej gjithkush dhe me mundesite qe ka detyren ndaj vetes dhe familjes ne radhe te pare e pastaj do e shifni qe njekohesisht keni ndihmuar dhe per kombin ,kjo eshte dashuri e vertete .}
    Inteligjenca shqipetare ndofta eshte large , por ka shume mundesi te ndihmoje qe prej andej ku ndodhet , dhe mos harroni dhe dicka tjeter vendimet per Shqiperine nuk meren ne shqiperi ,por ................... ndaj mund te ndikoni me shume dhe me mire prej vendeve ku ndodheni !!
    Me respekt per te gjithe ju !!
    :T

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e leci
    Anëtarësuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    Goetheanum,Italy
    Postime
    1,742
    Me pelqen kur lexoj çarçafet qe shkruan sy (mos ma mer per te keq)
    Para disa kohesh nje "intelektual" shqiptar shkruajti nje artikull ne nje gazete italiane ku theksonte faktin qe intelektualet e vertete kishin ngelur ne Shqiperi. Duke mos qene aspak dakort me kete teori ju pergjigja.Filloi keshtu nje ping pong me pyetje e pergjigje.Ky person ishte i bindur qe ne asnje menyre nuk pranonte qe nje njeri te braktise atdheun e vet ne momentin e veshtiresise.Siç thua ti patriote ishin prinderit tane qe me te gjithe veshtiresite na benim te studionim.Ne kemi me shume mundesi ta ndihmojme vendin tone kendej nga jemi se sa ne Shqiperi.Vendi yne ka me mijera Kadare.Faik.Adem etj
    me respejt
    Quod timor cladis.
    Sed intuitum amet elit vitae est

  3. #23
    i/e larguar Maska e pekomeri
    Anëtarësuar
    13-08-2003
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    450
    Do te doja dhe une te merja pjese ne kete debat,panvaresisht se punoj dhe jetoj ne shqiperi.Do te mundohem te percaktoj se perse kane ikur intelektualet nga shqiperia.Duke qene se erdhem nga nje sistem tjeter,ku inteligjenca justifikonte nevojen qe kishte vendi per ata,mendoj qe kishte shume,aq sa dhe brigadiera dhe pergjegjesa turni ishin me shkolle te larte.Ndrushimet qe erdhen tek ne qe u shoqeruan me mbylljen e shume fabrikave te industrise te lehte,shkaterimin e kooperativave,mbyllja totale e industrise te lehte dhe minierave,mbyllja e shume institucioneve te kultures,Mbyllja e ndermarjeve te ndertimit, te veprave industriale dhe te strehimit,trasformimi i ndermarjeve tregtare shteterore,ne ate private,bene qe te ngelin pa pune shumica e intelektualeve shqiptare.Per mendimin tim i gjithe ky proces ndryshimi, do te bente qe te fitonte pune si intelektual,ai qe ishte me i zoti ,jo si aftesi profesionale,por kush kishte miq,si dhe me forma nga me te ndryshmet.kjo ishte lufte per ekzistence qe gjeti si motiv bindjet politike,aftesine,etj qe ju i dini me mire.Trasformimi nga nje sistem, ku per cdo gje mendonte shteti,ne nje sistem qe duhej te ishe i zoti per ta ndertuar vete punen,tregoi se intelektualet shqiptare nuk ishtin te pregatitur per nje sistem kapitalist.Une kam punuar ne institutin e ind.leht.dhe ushqimore reth 12 vjet.Ne vtin 1991 u largova vete per te gjetur vetveten.Nuk qe e thjeshte per te bere sakrifica per moshen time 40 vjecare ne ate kohe.Punova 7 muaj ne Greqi duke bere pune bujqesie(pune qe se kisha bere kurre ketu).Mbasi u ktheva u mundova te beja tregeti me Turqine.Ne ate periudhe une isha nga te paktet te bardhe dhe inteligjent,te tjeret ishin te gjithe gabele (me falni qe po i quaj keshtu) qe punonin si tregetar.Sa te veshtire e pata ne fillim sepse tek ne ishte formuar koncepti qe tregtia ishte vetem per matrapazet.Po keshtu mendonte pjesa me e madhe e intelektualeve,si per tregtine ashtu dhe per punen e krahut(ne ate periudhe vetem kjo pune ishte).Pra ne shqiperi ne ate kohe dhe me vone,kur mund te jete larguar dhe nje pjese e mire juaja,nuk kishte nevoje per aq intelektuale sa kishte ne shqiperi.Tani me forcimin e shtetit(uroj sepse keshtu me pelqen mua),me eksperiencen qe keni fituar ju te dashur intelektuale emigrante, me ndihmen e bankave(kur te fillojne te japin kredi),si dhe me ndihmen e personave qe kane inisiative per te investuar,mendoj se do te lindi nevoje per njerez intelektuale edhe ketu ne shqiperi.Shqiperine do ta bejne ne shqiptaret,domosdo intelektualet dhe njerezit e ndershem.Askush nuk ja beson paret e tij,nje injoranti,hajduti,apo nje krimineli.Sistemi kapitalist bazohet tek njerezit e afte dhe me inisiattive.Do te me falni n.q.s. kam prekur ndonje,por une jam munduar te paraqes te verteten me kend veshtrimin tim duke menduar se do tju vleje sado pak,per te sheruar nje pjese te plages qe keni ne zemer.Krahasoni keto qe kam thene me jeten qe beni atje ku jeni.Jam i sigurte se asnje nga ju nuk ushtron kulturen,eksperiencen dhe intelektin e tij ne fushen qe jep me shume (po atje ku kane nevoje tregu i punes,ndonjehere pronar dhe ndonje pa shkolle,por qe ka prona) dhe kjo jo sepse jeni te paragjykuar dhe te paafte(flas per SHBA dhe Kanada)por sepse tregu atje eshte i zene.Koha te dashur atdhetare do te beje te sajen.Uroj qe shteti te vi sa me shpejt tek (kjo dhe ndihmen e te gjitheve ne sado pak),per te hapur driten jeshile per njerez te ndershem dhe intelektuale.Ju uroj shendet dhe lumturi kudo ndodheni.
    Ndryshuar për herë të fundit nga pekomeri : 27-08-2003 më 17:03

  4. #24
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-11-2002
    Postime
    90

    o mender intelektuale

    ore po cjane budallalleqe qe flisni, o mender intelektuale.

    Se pari, sa studente shqipatre qe kane perfunduar masterat jashte jane punesuar ne Shqiperi ne zanatin e tyre, ose ne nje pune qe tja vleje shkolla qe kane bere jashte. Vetem nje pjese e tyre jane punesuar ne ca OJQ-era, dhe kryesisht jo ne fushen e vet, por bejne asitentet e zyrave te te huajve. Dhe krahaso se so injorante dhe analfabbete ky shtet i ka punesuar neper minisatrira, dogana, tatime, policira prefektura e tj. Kur mendon se sa vete po arsimohen jashte, dhe se sa injorante vazhdojne te punesohen ne zyrat e shtetit shqiptar, edhe mbas 12 vjetesh, dhe kane ne dore me injorancen e tyre fatin e bizneseve, te trafikut, te gjickaje qe ka te beje me jeten tone. Puna eshte e thjeshte, ai qe mbaron nje shkolle jashte shtetit duhet te kete prioritet kur te punesohet ne shqiperi para te gjitheve. Kjo nuk ndodh, dhe arsyeja eshte sepse nje injorant i votuar me marifete bizantine nuk mund te punesoje nje me te mencur se sa veten.
    Sa i perket asaj se perse jane nepunesit shqiptare te vargfer9 qe te mos themi intelektuale) mjafton qe neper dogana te vdhet nje cike me pak, qe neper tatime te vidhet nje cike me pak, mjafton qe te shkurtohen lukset dh tenderat e panevojshem me buxhetin e shtetit, dhe aq dalin parate per te dyfishuar rrogat, qe cke me te.
    Intelektuali i perpara 90-es s'do mend qe do te deshtonte ne demokraci, sepse privatizimet ja dhane dyqanet shitesave vetem sepse punon aty, sepse privatizimi i cdo ndermarrjeje te madhe ju dha burgazhive, sepse nje drejtor policie emerohet duke dhene ryshfet.
    Pastaj a ka vend intelektuali ne nje vend ku numerohen 30 mije prostituta? Qe do te thote se 30 mije familjet e vajzave jetojne me leket e kurvave, qe do te thote se ka afersisht 10 mije tutore kurvash. e ta mendosh keshtu, nje komb dhe nje infrastrukture qe jeton me leket e pidhit te bijave dhe motrave te veta nuk mund te behet asesi.
    kaq tani per tani.
    Rrnofshin intelektualet

  5. #25
    ALAMET^CUNI Maska e Tironsi-009.5
    Anëtarësuar
    16-04-2004
    Vendndodhja
    chicago
    Postime
    59
    Intelektualet largohen nga shqiperia per shume shkaqe...nje nga ato eshte qe shteti nuk i shtyn drejte perfectizimit, plus nuk shohin te ardhme sepse cfardo te bejne qe ndimon atdheun, ata nuk shohin ndonje mirqenje ne veten dhe familjen e tyre. Nje gje tjeter eshte qe shqiperia nuk eshte akoma e barabarte me kapitalizimin qe ka amerika , anglia e shtete te tjera, dhe per kete shkak, intelektualet nuk jane vleresuar sic duhen ne anen monetare. Ne ate vend ke akoma intelektuale me shkolla te larta qe bejne 100 mije leke ne muaj, dhe ne anen tjeter adoleshente qe bejne 200-300 mije me ane te tjera.
    Note: ACTUAL EYE COLOR MAY BE DIFFERENT

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anëtarësuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836
    Po i jap edhe un nja dy idera qe me kaluan nder mend ketu me turmen:
    Ne shqiperi s'ka mjete studimore e aq me pak studius qe te merren me materiale qe akoma s'jane perkthyer.
    Nuk ka nje respekt per tjetrin e nje edukate qytetare se ndryshe do ishte vendosur rregulli me kohe e tani do ishim ne evrope me shtetet e tjera e jo duke lypur azil neper vende ku paragjykohemi pse jemi shqiptar.
    Nuk ka nje interesim te drejtperdrejte te shtetit per t'i thithur ata qe jane jashte sepse ne fund te fundit s'po hap vendet e punes per ata qe ndodhen qe tani aty.Pagat kuptohet qe jane qesharake, e jane aryeja kryesore per perpjestimin e zhdrejte ndaj korrupsionit.
    E çfar ngelet qe te kete sepse lista e mungesa eshte e gjate.
    Talentet personale te seicilit qe eshte me te vertete nje tragjedi qe degradohen na ate menyre aq te pamerituar.
    Eshte me te vertete nje padrejtesi qe nje klase politike antikapate dhe e poshter i kazene frymen nje populli qe vazhdon tu ndjeke ison.Na ngelet te presim me dhjetevjeçare deri sa te nderrohen brezat me njerez te kulturuar e te pergjegjshem.
    Tung te gjithve!

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e friendlyboy1
    Anëtarësuar
    25-06-2002
    Postime
    769
    Ka shum njerez qe kan mbaruar shkollen e larte madje dhe studime pasuniversitare por ambienti per te punuar ne shqiperi nuk esht i mir. Kjo nuk esht vetem nga mbyllja e fabrikave dhe ndermarjeve shteterore por se pari nga krimi kontrabanda mungesa e ligjeve te licensimit dhe infrastruktura. Intelektualet e vertet e cmojn familjen po aq sa dhe punen keshtu qe ata shkojn aty ku mund te punojn, prandaj arsyeja kryesore e largimit nuk esht ekonomia por ambienti i papershtatshem. Psh un mund te ngre nje fabrik nje biznes te vogel prodhimi dhe tepunesoj njerez e te paguaj taksa por me duhet nej kredi nga bankat qe mund ta clyej per 5 6 vjet, kjo gje esht e pamundur ne shqiperi te pakten deri sa un isha atije ne 2001. Domethen, ne menyr qe intelektualet te rrin aty duhet te ken bankier dhe manazhues te mir te parave qe kan te pakten nje master degree nga ndonje ivy leage school. Un besoj se po te behem vet kryeminister do e bej punen shum her me mir se fatos nano megjithse nuk kam mbaruar shkenca politike apo ekonomi.

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Sepe eshte mbush Shqiperia me Rebelizem te ps dhe tash pse te humbin jeten aty sepse e kan pa se si po shkon koha ne Shqiperi qe sot per 100$ te vret , dhe un te isha aty do te kisha ik me nje her sepse ka ardhe koha e keqe..

    Rebelizmi i Fatosit dhe Salihut.
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  9. #29
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anëtarësuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahçen time
    Postime
    3,882

    Llogari e thjeshte

    Arsyet i di dhe bufi.

    1) Gjejne boten e tyre krijuese
    2) Vleresim te kapacitetit te tyre.
    3) Fitim monetar i vertete ne baze te asaj qe japin.
    4) I japin kuptim jetes se tyre dhe jo te humbin kot.

  10. #30
    Fine Wine Maska e ildushja
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Rr. A Kasemi, N'ajër
    Postime
    832
    Kush tha qe largohen ke plot, po eshte injoranti ai qe si ve re... se tani njifen vetem kriminelat.
    "and..nothing makes us so lonely... as our own secrets..."-Nebelstern

  11. #31
    Ne shqiperi kan mbetur pleq e plaka dhe ca femije nen moshe edhe ca prinder femijesh te gjithe tjeret kane ikur , ka dhe shum te tjere qe cdo dite largohen apo bejne plane per te ikur eshte vertete per te ardhur keq por cti besh kshu kan ardhur keto pune ska te ardhme akoma atje ...
    !!!

  12. #32
    e kithtë Maska e Rebele
    Anëtarësuar
    22-07-2004
    Vendndodhja
    kulpër
    Postime
    1,088
    ato qe jane kerkues dhe te pakorruptuar shikojne qe mundesite per ti permbushur ambiciet personale ne vende te tjera i tejkalojne ofertat e shqiperise

    ato qe merren me mafiozlliqe, bejme kokrren e pares ne Shqiperi e kur jetojne si lorda ne vend te tyre, pse te largohen?

    ato qe s'nxjerrin qime nga qulli shpresojne per nje te neserme me te mire ne Shqiperi

    fajin vijani Shtetit

  13. #33
    i/e regjistruar Maska e LeNNoN
    Anëtarësuar
    07-06-2003
    Vendndodhja
    Bucharest
    Postime
    359
    Ndoshta nga arsyet ekonomike , sepse e keni ven re dhe vet qe ne shqipri kan ngelur vetem gjysherit tan por ndoshta edhe nga ndonje arsye politike.




    LeNNoN !
    You don't lead by hitting people over the head-that's assault, not leadership.

  14. #34
    i/e regjistruar Maska e friendlyboy1
    Anëtarësuar
    25-06-2002
    Postime
    769
    Ikin per arsye ekonomike. Per shembull nje profesor universiteti nuk mund te rroj me ate page qe merr. Per mendimin tim universitet ose duhet te privatizohen qe te ken para per te paguar me dinjitet profesorat ose shteti duhet ti sponsorizoj jo me mak se me 10 fishin e parave qe i ka sponsorizuar deri tani. Ndryshe eshte e kot, asnjeri ska per te mesuar gje ne ato shkolla qe vetem emrin do ken shkolla. Arsyej atjeter eshte se bizneset e regullta qe hapen nga njerez me pervoj konkurohen nga mallra kontraband ose me keq nga mallra te fallsifikuara, e dretja e autorit apo patenta thusje nuk ekziston fare. Keshtu qe mos pyet me pse ikin shkaqet jan te qarta.

  15. #35
    i/e regjistruar Maska e LeNNoN
    Anëtarësuar
    07-06-2003
    Vendndodhja
    Bucharest
    Postime
    359
    Ju uroj te gjithe intelektualeve dhe emigranteve shqipetare gezuar krishtlindjet dhe vitin e ri 2005 !




    LeNNoN !
    You don't lead by hitting people over the head-that's assault, not leadership.

  16. #36
    -==|ylli_forumit|==- Maska e ElMajico
    Anëtarësuar
    11-07-2004
    Vendndodhja
    [Milano].Me Zemer Atje...Tek e Vjetra e Bukura [Shqiperi!!!]
    Postime
    1,042
    Vertet pse largohen intelektualet nga Shqiperia?...

    ndoshta per nje jete me te mire....ku vendi i tyre nuk i ofron kushtet minimale te jetese...?

  17. #37
    djalli,më i dashuri i Zot
    Anëtarësuar
    23-03-2005
    Vendndodhja
    Në Zvicerr
    Postime
    116

    Intelektualët...

    Intelektualët shqiptarë largohen nga Shqipëria për të gjetur treg për mallin e tyre=Intelegjencën!
    Përderisa në botën përëndimore,kapitaliste shkollimi është privilegj i të pasurve, në monizëm kjo ka qenë falas dhe detyrë e shtetit numër një! Shtetet komuniste kanë bërë gjysmën e popullsisë së tyre intelektualë me nga një Fakultet të kryer, që për ta nuk kishte dhe nuk ka vendpunim(karrige)! Kur secili është i menqur dhe i shkolluar, askush nuk pranon të bëjë punën e keqe ose të paguar keq, por kërkon sikur tjetri, kolegu i tij edhe punën, edhe pagesën edhe beneficionet! Kjo gjë nuk është e mundur askund në botë, sepse dîkush duhet të bëhet edhe bujk e jo të gjithë politikanë ,profesorë, gazetarë, etj.(kam lexuar se në Kosovë nga viti 1980 gjer më 1990,çdo i treti student,jurist-gazetar)Në përëndim ka shumë pak mundësi shkollimi të lartë nëse nuk i takon familjes së pasur.Pra detyrohet njeriu të bëhet edhe bujk,zdrukthtar,mjeshtër ndërtimtarie,oxhakfshirës, kulmaxhi,rrugëndërtues,bojaxhi,kanalpastrues,pyllt ar,këpuctar,punëtor krahu...etj,etj,që janë nevoja të vendit(shtetit)edhe këto!Por edhe me këto profesione jetohet,sepse janë të kërkueshme në treg! Njerëzit,nuk janë të gjithë të prirur nga dëshira të bëhen Kryetarë siq duan shqiptarët,por pranojnë edhe të vërtetën se edhe punët tjera duhet të kryhen nga dikushi.Shiqoni një shembull që tregon diçka në këtë drejtim: Në përëndim (Zvicër)për të hapur një restoran duhet të ketë rritje të popullsisë për 500 banorë më tepër në vendin ku lejohet hapja e tij.Quhet tregu i lirë këtu ,por prapseprap nuk lejohet malli i panevojshëm që dëmton shtetin!Nuk lejohet mospunimi i tokës dhe eshtë e dënueshme!Pronarët e tokave,janë pronarë të plotë vetëm nëse e punojnë tokën dhe nxjerrin prodhime nga ajo,se përndryshe ajo u mirret nga shteti dhe i jipet tjetrit aë e punon,pronari merr vetëm një pjesë qira të vogël për pronësinë!
    Pra tregu për ta shitur mallin me çmim botëror e jo falas është shkaku i mërgimit të intelektualëve.Intelektualët që janë të detyruar të mërgojnë jashtë vendit të tyre,janë ata që në tregun vendas nuk gjejnë mundësi për të jetuar(ashtu si mendojnë se e meritojnë)!
    Ekonomia e tregut nënkupton prodhimin e çdo gjëje që e kërkon tregu!Këtu hyjnë edhe tregtia po edhe trathtia,droga,klandestinët,vrasjet...piramidat... etj.

  18. #38
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681
    Citim Postuar më parë nga Agim Doçi
    Përse ikin intelektualët nga Shqipëria!
    Nëse vlen sadopak mendimi im për këtë temë sa sociale aq dhe kombëtare, më lejoni t'ua përcjell mesazhin tim sipas stilit elegjiak të Andon Zako "çajupit":

    KU KEMI LERË?

    Në ç'vend kemi lerë
    krenarë dhe të dhjerë!?
    Në Shqipëri!

    Ku të hedhin më shumë baltë
    dhe fajdet t'i grijnë paratë!?
    Në Shqipëri!

    Ku ka vlerë më shumë gomari
    se shkrimtari apo shkenctari!?
    Në Shqipëri!

    Ku ka bakër, krom dhe ar'
    po s'ke ujë as për t'u lar'?!
    Në Shqipëri!

    Ku jetojm' aq të "gëzuar"
    xhepat bosh - derën e blinduar!
    Në Shqipëri!

    Ku s'punojnë kombinatet
    ku hajdutët ngrenë pallatet!?
    Në Shqipëri!

    Ku i veshin në kokë çorapet
    Ku Kallashi i "lanë hesapet"?!
    Në Shqipëri

    Ku të luan tepeleku
    ku hedh valle sërbi e greku!?
    Në Shqipëri!

    Ku pa punë fitohet leku
    Ku pëllcet, kërrcet dyfeku!?
    Në Shqipëri!

    Ku na mban gjallë kontrabanda
    Ku qeveria punon me banda!'
    Në Shqipëri!

    Ku vishet populli "më trim" i botës
    Me tesha të vdekurish të Europës!?
    Në Shqipëri!

    Ku spiuni bën "transparentin"
    Ku t'a vrasin deputetin!
    Në Shqipëri!

    Ku vampiri bën Parlamentin
    Ku s'e pjerdhin Presidentin!?
    Në Shqipëri!

    Ku jeton një Komb e s'ka të dytë
    Që bën sherr me vehten, e vehtes i nxjerr sytë.....
    Në Shqipëri!

    Agim Doçi

    Shum reale kjo dhe origjinale ja vlen te rilexohet

  19. #39
    i/e regjistruar Maska e Era1
    Anëtarësuar
    19-12-2004
    Postime
    1,307
    Mbas vjershes se Z.Agim Doçi nuk besoj se ka me nevoje te kerkohet pse ikin intelektualet nga Shqiperia.
    Firma ime eshte : SHQIPTARE

  20. #40
    ♥Electronics♥ Maska e ^TIRONA^
    Anëtarësuar
    10-01-2005
    Vendndodhja
    New York
    Postime
    45
    Gjithe intelektualet largohen nga shqiperia sepse kane mend ne koke prandaj quhen edhe intelektuale.Gjithashtu dhe burrakracia qe eshte e pranishme ne te gjitha koherat.
    -Alby
    KI I VETMI
    ALBY

Faqja 2 prej 11 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Aleksandri i Madh, shqiptar?
    Nga ibiza në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 559
    Postimi i Fundit: 23-10-2011, 11:04
  2. Përse jetohet ose përse jeton?
    Nga GrifshA_ në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 58
    Postimi i Fundit: 18-06-2007, 09:00
  3. Përse largohen dy që duhen, pa thënë lamtumirë?
    Nga SaS në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 121
    Postimi i Fundit: 14-11-2006, 18:13
  4. Nano dhe Berisha si mund te largohen?
    Nga tani_26 në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 19-03-2005, 18:51
  5. Mjeket pa Kufij largohen nga Afganistani
    Nga StormAngel në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-07-2004, 11:34

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •