Rajs pranon ftesën për të vizituar Shqipërinë
Nga Armand Maho

Pas vizitës së presidentit Bush më datë 10 qershor të këtij viti, do të jetë Sekretarja e Departamentit të Shtetit, Condoleezza Rice, ajo që do të vizitojë Shqipërinë. Lajmin e ka bërë të ditur për mediat ministri i Jashtëm, Lulëzim Basha, menjëherë pas kthimit nga Amerika, ku zhvilloi një takim me Sekretaren e Departamentit të Shtetit.

Gjatë takimit me Rice, një vend të veçantë duket se ka zënë dhe vizita e presidentit amerikan, George W. Bush, e cila është cilësuar si një ngjarje historike për popullin shqiptar. Basha tha se gjatë takimit vizita u cilësua si një mbështetje që i jepet vendit tonë në procesin e reformave për integrimin në NATO. “Së bashku me znj.Rice, e konsideruam vizitën e presidentit Bush në Shqipëri, si një ngjarje historike dhe mesazh të qartë të mbështetjes së administratës së SHBA-ve për rolin e Shqipërisë në rajon. Gjithashtu, kjo vizitë është inkurajim dhe vlerësim për reformat e ndërmarra, i përpjekjeve në këtë kontekst për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO”, - u shpreh ministri i Jashtëm, Lulëzim Basha. Ndërkohë, gjatë takimit Sekretarja amerikane e Shtetit, Condoleezza Rice, sipas ministrit Basha, vlerësoi thellësisht reformat si dhe arritjet e qeverisë shqiptare në luftën kundër korrupsionit, mbështetjen e administratës amerikane për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, mbështetjen e qeverisë shqiptare në koalicionin global antiterror të udhëhequr nga SHBA-të. Gjithashtu, Sekretarja Rice vlerësoi Shqipërinë për rolin e saj moderator në rajon, në funksion të ruajtjes së paqes dhe stabilitetit në Ballkan.

Vizita e Rice

Por, duket se vizita e krerëve të lartë të Departamentit të Shtetit, e cila natyrisht kulmon me vizitën e presidentit Bush në Shqipëri, do të vazhdojë më pas dhe me vizitën këtë herë të Sekretares së Departamentit, Condoleezza Rice, e cila ka pranuar ftesën për të vizituar vendin tonë pas përfundimit të vizitës së presidentit amerikan.

“Në përfundim të takimit, Sekretarja Rice pranoi me kënaqësi ftesën time për të vizituar Shqipërinë pas vizitës që presidenti Bush do të bëjë në vendin tonë, në datën 10 qershor 2007-të”, - theksoi ministri Lulëzim Basha.