Close
Faqja 4 prej 8 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 71
  1. #31
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    03-12-2008
    Vendndodhja
    ATJE KU ME RESPEKTOJN SI SHQIPTAR
    Postime
    1,015

    white-knight flm

    flm se eshte lajmi me i bukur qe kam degjuar kohet e fundit e do zoti behet kjo veper qe do e kthente dvollin ne nje perle te bukur ne mes te shqiperis.une jam vete nga ajo zon dhe njerzit aty do ti ndimonte shum kjo gje eshte nje plus shum i madh per shqiperin dhe per vete banoret e zones qe do te ken me shume kontakt te lire fale liqenve me shum uje per toka e tyre se e gjith ajo zon vuan per ujitjen e tokave se i gjith ai uj iken kot deri me sot se nuk ka patur ndonje plan me pare vende te reje pune plus qe energjia do jete ekologjike kjo gje vetem pluse te medha ka sa me shpejt te realizohet aq me mire.

  2. #32
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    urime qeverrise e ktyre kompanive e te fillojne punet sa me pare..

  3. #33
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    HEC ne Devoll, firmoset kontrata 1 mld euro

    E Shtune, 20 Dhjetor 2008

    Qeveria shqiptare dhe kompanite EVN AG dhe Statkraft AS kane nenshkruar gjate dites se djeshme, koncesionin per ndertimit e tre hidrocentraleve ne lumin Devoll ne Shqiperi. Te dy keto kompani, do te mbajne 50% ne partneritet ku do te ndertojne sipas eksperiences se tyre ne rajon dhe do te perdorin njohurite e nderthurura ne planifikimin, ndertimin dhe operimin e ketij projekti hidroenergjetik. Dy kompanite do te planifikojne dhe ndertojne tre Hidrocentrale, me rezervuar dhe me prodhim edhe ne kohe piku, me nje kapacitet prej afersisht 340 MĖ. Prodhimi mesatar nga ky investim llogaritet ne rreth 1.000 GWh. I gjithe investimi do te kape nje shifer prej 950 milione euro dhe do te realizohet ne nje periudhe kohore prej rreth 8 vitesh. Burkhard Hofer, Drejtori Ekzekutiv i EVN AG, ben te ditur se "nje kapacitet i larte prodhimi i siguruar nga eksperienca e tyre do te perbeje nje arritje per nje furnizim te sigurt dhe te besueshem me energji ne Shqiperi. Vleresojme me konsiderate te larte mundesine e realizimit te ketij projekti gjigant hidroenergjetik me nje partner si Statkraft, eksperienca e shquar e te cilit, per sa i perket fushes hidroenergjetike, na jep besim te madh per te realizuar me shume sukses keto plane sfiduese ne Shqiperi. Ndersa Ragnvald Naero, presidenti ekzekutiv i Statkraft AS ben te ditur se "ceremonia e firmosje shenon nje arritje te rendesishme ne projektin energjetik te Devollit. Marreveshja per koncesion eshte permbyllur dhe ky projekt do te rrise prodhimin e energjise elektrike me 20 %, do te krijoje vende pune, do te stimuloje zhvillimin ekonomik dhe do te shperndaje energji te paster ne te gjithe Shqiperine". Planifikimi i projektit aktual te Devollit, ka nisur me shume se dy vite me pare. Ne vazhden e aplikimit te EVN per nje propozim te bere, qeveria shqiptare hapi nje procedure nderkombetare tenderimi. EVN u zgjodh ofruesi fitues ne Janar 2008. Investimi i drejtperdrejte nga jashte i ketij projekti vleresohet nga specialistet se do te jete nje nxitje per ekonomine shqiptare, duke krijuar vende te reja pune dhe do te shtoje sigurimin e energjise. Projekti i Hidrocentraleve ne lumin Devoll eshte aktualisht nje nder projektet me te medha ne Evrope. Marreveshja eshte firmosur nga kryeministri Sali Berisha, ministri i Tregtise, Ekonomise dhe Energjetikes Genc Ruli, EVN AG dhe Statkraft AS. EVN-ja eshte e renditur si nje nga kompanite nderkombetare austriake energjetike dhe ekologjike qe ofron sherbime si energji elektrike, gas, ngrohje, uje, dhe perpunimin e mbeturinave dhe sherbime te ngjashme per 3 milione konsumatore ne 18 vende te botes. J.Llupo

    2.3 milione konsumatore


    Gjate viteve te fundit grupi i EVN-se ka arritur te pozicionohet ne industrine energjetike ne Bullgari dhe Maqedoni, duke furnizuar 2.3 milion konsumatore Gjate vitit financiar 2007/08 EVN-ja ka nje total prej 9,342 punonjesish

    Energjia e rinovueshme

    Statkrafi eshte prodhuesi me i madh ne Evrope per energjine e rinovueshme. Grupi zhvillon dhe gjeneron energji ujore, energji nga era, energji gazi, ngrohje rajonale, dhe eshte nje faktor kryesor ne shkembimin e energjise ne Evrope.

    20% rritje ne prodhim

    Marreveshja eshte permbyllur dhe ky projekt do te rrise prodhimin e energjise elektrike me 20 %, do te krijoje vende pune, do te stimuloje zhvillimin ekonomik dhe do te shperndaje energji te paster ne te gjithe Shqiperine

  4. #34
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Qeveria Shqiptare dhe Statkraft firmosin projektin e 3 hidrocentraleve mbi lumin Devoll.

    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=103028

  5. #35
    ..... .....
    Anėtarėsuar
    11-05-2008
    Postime
    2,503
    Austriakėt dhe norvegjezėt 950 milionė euro investim pėr tri hidrocentrale nė Shqipėri

    Media ndėrkombėtare, jehonė investimeve tė dy kompanive tė huaja nė Shqipėri

    TIRANE – Mediat e prestigjioze tė huaja ndėrkombėtare, i kanė bėrė jehonė dhe kanė pėrcjellė me interes, lajmin e ndėrtimit tė tri hidrocentraleve mbi kaskadėn e lumit Devoll nė Shqipėri. Interesimi i mediave, shtohet dhe bėhet edhe mė i madh, jo vetėm nga shifra e investimit, e cila kap shumėn e 950 milionė eurove, por edhe nga pėrfshirja nė kėtė investim i dy kompanive tė huaja, EVN AG, njė kompani e mirėnjohur austriake, dhe “Statkraft AS”, kompani norvegjeze.

    “Euronews”
    EVN AG, njė kompani e mirėnjohur austriake, me investime tė shumta nė Evropėn Lindore dhe atė jugore dhe “Statkraft AS”, kompania norvegjeze lider nė prodhimin e energjisė sė rinovueshme njoftuan nėnshkrimin e njė marrėveshjeje pėr ndėrtimin
    e hidrocentraleve mbi kaskadėn e lumit Devoll nė Shqipėri, bėnte ėt ditur televizioni prestigjioz “Euronews”.
    Sipas kėtij televizioni, mėsohet se tė dyja kompanitė sė bashku do tė kenė secila nga 50 % tė kapitalit nė kėtė investim gjigant duke ndėrtuar HEC-et bazuar nė eksperiencėn e tyre nė gjerė nė rajon. Me anė tė nėnshkrimit tė kėsaj marrėveshjeje me qeverinė shqiptare nė Tiranė, EVN AG dhe “Statkraft” kanė tė drejtėn e zhvillimit tė projektit pėr ndėrtimin e 3 hidrocentraleve mbi lumin Devoll, me nje kapacitet tė pėrgjithshėm prej 340 Megawat dhe njė prodhim mesatar prej afėrsisht 1.000 Gigawat nė orė. I gjithė investimi qė kap njė shumė 950 milionė eurosh pritet qė tė realizohet pėr njė periudhė 8-vjeēare. Projekti pėr kaskadėn e Devollit ka nisur mė shumė se 2 vite tė shkuara. Pas fitimit tė sė drejtės pėr studimin e fizibilitetit tė kėtij projekti nga kompania EVN, qeveria shqiptare ēeli njė tender ndėrkombėtar pėr kėtė ēėshtje.
    Sipas “Euronews”, mėsohet se EVN u shpall fituese nė janar tė vitit 2008. Aktualisht marrėveshja koncensionare ėshtė pėrmbyllur me sukses. Investimet e huaja direkt siē ėshtė edhe rasti i kėtij projekti pritet qė ti japė njė shtysė tė mėtejshme zhvillimit tė ekonomisė shqiptare, duke krijuar vende tė reja pune si dhe rritur garancinė e furnizimit me energji elektrike tė konsumatorėve familjarė dhe bizneseve.
    EVN ėshtė kompanie lider e energjisė dhe shėrbimeve mjedisore me qendėr nė Austrinė e Poshtme, province mė e madhe austriake. EVN u ofron konsumatorėve elektricitet, gaz, ngrohje, ujė dhe shėrbime tė ndėrlidhura. Kjo kompani zotėron 3 milionė klientė nė mė shumė se 18 vende. “Statkraft” ėshtė kompania lider nė Evropė pėr sa i pėrket prodhimit tė energjisė se rinovueshme. Konsorciumi zhvillon dhe gjeneron hidrocentrale, turbina me erė, termocentrale me gaz apo solar.

    “Reuters”
    EVN dhe “Statkraft” nėnshkruajnė njė marrėveshje energjetike prej 950 milion eurosh nė Shqipėri, thotė nė raportin e saj Agjensia Ndėrkombėtare e Lajmeve “Reuters”.
    Kompania austriake EVN (EVNV.VI) dhe ajo norvegjeze “Statkraft” do tė investojnė 950 milionė euro ($1.37 miliardė dollarė) pėr tė ndėrtuar tre hidrocentrale nė lindje tė Shqipėrisė nė kuadėr tė atij ēka ata e quajtėn projekti mė i madh energjetik nė Evropė.
    “Madhėsia unike e kėtij kompleksi nė projektin hidroenergjetik tė Devollit si investimi mė i madh i bėrė ndonjėherė nė Shqipėri dhe mė i madhi projekt hidroenergjetik nė Europė ka justifikuar pėrpjekjet tona tė mėdha”, tha pėr “Reuters”, Drejtori Ekzekutiv i EVN Burkhard Hofer.
    Sipas “Reuters”, EVN fitoi njė koncesion tė tipit BOT (ndėrto-shfrytėzo-transfero) pėr tė shfrytėzuar tė gjithė potencialin e luginės sė Lumit Devoll nė Janar dhe qė atėherė ka negociuar njė kontratė me Shqipėrinė.
    EVN tha se hidrocentralet mbi Lumin Devoll nė lindje tė Shqipėrisė, afėr Greqisė dhe Maqedonisė, do tė kenė njė kapacitet prej 340 MĖ dhe do tė prodhojnė afėrsisht 1,000 GWh nė vit. EVN u tėrhoq nga njė tender pėr tė blerė operatorin shqiptar tė shpėrndarjes se energjisė por bashkė me VERBUND, njė tjetėr kompani austriake e prodhimit dhe transportit tė energjisė elektrike, do tė fillojė tė ndėrtoje njė hidrocentral me njė vlerė prej 160 milion eurosh nė veri tė Lumit Drin, i katėrti hidrocentral ky mbi kėtė lume por i pari i ndėrtuar nė 30 vjet nė Shqipėri, vijon mė tej nė kronikėn e saj Agjencia ndėrkombėtare e Lajmeve “Reuters”.
    Shqipėria ka vuajtur nga mungesa te energjisė elektrike qė nga rėnia e regjimit komunist ne vitin 1990, ndėrsa kėrkesa pėr kėtė produkt ka qenė nė rritje. Kryeministri Sali Berisha u ka premtuar investitorėve tė huaj nė sektorin energjetik se do tė nxisė prodhimin (output-in) ($1=.6955 euros), pėrfundon “Reuters”.

    Tė tjerat
    Agjencia e njohur e lajmeve “Associated Press” veē raportimit tė kėtij lajmi theksonte se, Shqipėria nė periudhėn e post-komunizmit ka vuajtur nė mėnyrė tė vazhdueshme ka vuajtur mungesėn e energjisė elektrike pėr shkak tė mungesės sė reshjeve, amortizimit tė madh nė rrjetin e shpėrndarjes si dhe mosarkėtimin nė njė masė tė madhe tė energjisė sė konsumuar.
    Media norvegjeze duke komentuar marrėveshjen e kompanisė “Statkraft AS” me qeverinė shqiptare mbi kėtė projekt citon drejtorin ekzekutiv tė kėsaj kompanie, zotin Ragnvald Naero qė shprehet se “kjo marrėveshje koncensionare rrit prodhimin aktual tė energjisė elektrike nga uji me tė paktėn 20 pėr qind”.
    “Projekti ndėrkaq krijon vende te reja pune, stimulon zhvillimin ekonomik dhe prodhon energji tė pastėr pėr Shqipėrinė”, deklaroi zoti Naero pėr mediat norvegjeze.
    Ndėrkaq agjencia kineze e lajmeve www.chinavieė.cn thekson mes tė tjerash se “mė shumė se 90 pėr qind e energjisė elektrike tė prodhuar nė Shqipėri vjen prej hidrocentraleve.

    Gazeta 55

  6. #36
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anėtarėsuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Eshte konstatu qe ka keqperdorime ne kete kontrat dhe duhet burgos sali berishen
    Kjo ke vetem shaka,sepse pas qdo vepre gjigante komunistet mundohen ne menyra me te ndyta per te pengua.
    Shpresoj qe kjo veper te behet realitet dhe mos te vuajm per drita,e ndoshta si vllezer qe jemi do perfitojm edhe ne diq nga kjo sepse vllau ne terr nuk lihet apo nuk eshte keshtu.

  7. #37
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-01-2009
    Postime
    6
    mirembrema me behet qefi qe qenka shkruar kjo kontrate, por doja te shtoja dicka.
    ne cilin vit fillon ky proces i ngritjeve te hidrocentraleve gjigante me kete shume te madhe lekesh????

  8. #38
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Berisha peruron HEC-in e Ashtes dhe ironizon opoziten per berthamorin

    E Merkure, 27 Maj 2009

    Kryeministri Berisha ironizoi dje nga Bushati gjithe ato zera te opozites, te cilet e akuzuan mazhorancen ne lidhje me planet per ngritjen e nje centrali berthamor ne Shkoder. Ne inaugurimin e fillimit te punimeve per ndertimin e hidrocentralit te Ashtes, ne Bushat, nje investim i kompanise austriake Verbund prej 160 milion euro kryeministri ironizoi duke theksuar se "ky ka qene centrali nuklear qe Sali Berisha do te ndertonte per Shkodren". Sipas Berishes, hidrocentrali i Ashtes eshte nje nga 140 hidrocentralet te cilat do te nisin punen se shpejti ne te gjithe vendin, per te arritur ta kthejne Shqiperine nje superfuqi energjetike ne rajon. "Keto jane vetem disa nga projektet tona, per ta shnderruar Shqiperine ne superfuqi te vertete rajonale energjetike. Ky vend ka potenciale te jashtezakonshme. Cdo dite, cdo jave, cdo muaj, cdo vit do te punojme t'i shnderrojme ato ne vlera per ju, qytetare shqiptare", deklaroi kryeministri ne fjalen e tij. Po keshtu sipas Berishes, keto vepra te reja qe priten te ndertohen do te sigurojne edhe shume vende punesimi, duke bere qe Shqiperia ta uli ndjeshem nivelin e papunesise ne vend. "Ne keto 104 hidrocentrale, ju garantoj se minimumi i te punesuarve ne to do te jete 60 mije punonjes ne Shqiperi. Ne kete hidrocentral punesohen disa qindra vete, ne kaskaden e Devollit punesohen mbi 5 mije persona, Skavica, kaskada e Vjoses, e Osumit dhe lumenjte e tjere do te fitojne gjallerine me te madhe se te gjithe lumenjte e Evropes", deklaroi kryeministri Berisha, duke shtuar se keto hidrocentrale do ta kthejne vendin ne nje kantier ndertimi. Sipas Berishes, hidrocentrali i Ashtes eshte nje veper jashtezakonisht e rendesishme ne sistemin energjetik shqiptar, i cili ndertohet nga nje prej kompanive lider ne fushen e hidrocentraleve ne Evrope, kompania kryesore energjetike ne Austrine mike, e cila zoteron ne pronesine e saj 107 hidrocentrale dhe 9 termocentrale.

    KJ

  9. #39
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anėtarėsuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647

    Investime ne energjtike

    Sipas tė dhėnave zyrtare tė Ministrisė sė Ekonomisė, Tregtisė dhe Energjitikės, deri tani janė lidhur rreth 50 kontrata koncensionare pėr ndėrtimin e HEC-ve, ndėrsa vetėm gjatė kėtij viti ėshtė bėrė e mundur nėnshkrimi i dy kontratave pėr ndėrtimin e HEC-ve me vlerė 2 miliard euro. Qeveria shqiptare tashmė ka nėnshkruar kontratėn me kompaninė austriake EVN dhe atė norvegjeze "Statkraft AS", pėr ndėrtimin e tre hidrocentrale nė lumin Devoll, me njė investim prej 1 miliard eurosh: hidrocentralin Lozhan-Grabovė me fuqi 173 MW, hidrocentralin "Skėnderbegas" Drizė, me fuqi 188 MW dhe hidrocentralin e Banjės me fuqi 28 MW".

  10. #40
    i/e regjistruar Maska e Patrioti
    Anėtarėsuar
    17-01-2003
    Vendndodhja
    Neumuenster
    Postime
    347
    Bravo qeverise. Gjithsesi rrjeti shpendarjes vazhdon te mbetet "thembra Akilit". Problem gjithashtu mund te perbeje edhe kostoja e perftimit te kesaj energjie.
    Duhet te dish dicka, per te kuptuar qe sdi asgje.

Faqja 4 prej 8 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Kontrate 950 milion euro me dy kompanitė lidere pėr prodhimin e energjisė nga uji
    Nga white-knight nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 26-03-2010, 12:16
  2. Shkurta Ajeti - Firmos kontrata me 5 shtete tė botės
    Nga Bl3ri nė forumin Bukuri dhe estetikė
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 12-04-2007, 07:45
  3. Kontratat (FUTURES) Kontrata e se ardhmes.
    Nga Gerrard nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 08-04-2007, 02:32
  4. Keshilluesit e Berishes lobojne kunder Kosoves
    Nga iliria e para nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 23-10-2006, 14:08
  5. Dosja e korrupsionit shteteror
    Nga Anton nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 91
    Postimi i Fundit: 25-01-2004, 03:30

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •