Close
Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 63
  1. #1
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    30-10-2004
    Postime
    705

    Raporti i shėrbimit sekret francez: 15 familjet mafioze shqiptare

    Raporti: 15 klanet mafioze shqiptare

    E Marte, 08 Maj 2007


    "Koha Jone" siguron dokumentin e specialisteve franceze te krimit te organizuar, bazuar ne te dhenat e sherbimeve sekrete. Analizohen ne menyre te detajuar strukturimi i organizatave kriminale ne Shqiperi, fushat e tyre te veprimit, fuqia ekonomike dhe lidhjet me pushtetin politik

    "Mafia shqiptare perbehet nga 15 klane, qe disponojne te gjitha bazat territoriale te qendrueshme". Eshte ky konstatimi i nje raporti te hartuar nga specialiste franceze te krimit te organizuar, bazuar ne te dhenat e sherbimeve sekrete. I siguruar nga "Koha Jone", raporti i Institutit te Menaxhimit te Rrezikut Kriminal analizon ne menyre te detajuar strukturimin e organizatave kriminale ne Shqiperi, fushat e tyre te veprimit, fuqine ekonomike dhe lidhjet me pushtetin politik. Por, pohimi me trondites i raportit eshte se "per te crrenjosur keto organizata kriminale do te duhet padyshim te bashkohen te gjitha forcat politike, policore dhe ushtarake per shume vite me radhe".

    Raporti francez vlereson se "mafia shqiptare eshte nje shoqeri kriminale, sipas kuptimit te fjales. Para se gjithash eshte nje ndermarrje, fuqia financiare e se ciles mbeshtetet ne rentabilitetin eksponencial te trafiqeve te ndryshme". Mafia shqiptare cilesohet si "nje komunitet njerezor, pushteti i te cilit ushtrohet ne te gjithe vendin". "Jo tek optimizmi qe ngjallin, por tek efektet reale te fuqise dhe pushtetit, duhet te perqendrohen analizat e ndryshimeve qe ka pesuar mafia shqiptare nga viti 2005", thote raporti, qe do te botohet ne ditet e ardhshme.

    "Si numer i qarqeve mafioze, shoqeria shqiptare eshte kryesisht klanore. Nese kjo karakteristike maskohet dalengadale ne gjirin e gjenerates se re urbane, nje klan mbetet entitet baze i shoqerise", vlereson raporti. Me tej, dokumenti nenvizon se "lidhja e pare e mundshme mes anetareve te nje klani eshte lidhja e gjakut dhe bazohet te lidhjet familjare biologjike". Ndersa lidhja e dyte eshte ajo e zonave. "Ajo bashkon ne gjirin e nje klani familjet qe jetojne ne nje siperfaqe gjeografike, qe shpesh mund te jete nje rruge apo disa shtepi. Vendi shoqeror i nje klani krijon keshtu paraekzistencen e nje karakteristike esenciale te cdo organizate mafioze: centralizimin e territorit", shprehen hartuesit e materialit hetimor.

    Gjithashtu, funksionimi klanor shqiptar, sipas dokumentit, mbeshtetet, vec te tjerash, tek aplikimi i nje kodi shume te lashte, Kanuni, tek i cili vetemohimi kriminal perben nje piedestal te bronzte ne "Kodin e Nderit", te domosdoshem per nje mafia. "Rregullat e tij (Kanunit) kryesore te shfrytezueshme ne kete fushe jane respekti absolut i nje hierarkie te dukshme, kulti i sekretit te informacionit (gjendja fillestare dhe jo kriminale e kodit te heshtjes, ose ligji i heshtjes), nje vetemohim total i individit ne grup dhe kodifikimi strikt i dhunes qe duhet ushtruar kunder cdo klani tjeter apo individi qe fyen klanin (fillimi i hakmarrjes)", lexohet ne raport, bazuar ne informacione te sherbimeve sekrete.

    Nje tjeter predispozite mafioze e shoqerise shqiptare qendron te mosbesimi thuajse strukturor i popullsise ndaj shtetit. "Per me teper, nga irredentizmi legjendar ilir, shoqeria shqiptare e konsideron historikisht shtetin si nje force detyruese te ushtruar nga pushtuesi apo nga nje diktature e tmerrshme staliniste e Enver Hoxhes, me pas e Ramiz Alise, qe i mori frymen vendit per gjysmeshekulli", nenvizojne specialistet e krimit te organizuar. Sipas tyre, mafia shqiptare zoteron nje strukture te forte. "Duke thyer rregullat shoqerore te paraardhesve, klanet perberese te saj jane homogjene dhe krejt hermetike: kushtet perkatese e bejne ate te padepertueshme nga jashte dhe rreptesia e rregullave te brendshme i ndalon tradhtite", vlereson raporti.

    Arkitektura mbetet nderkohe ne rrugen e strukturimit. "Mafia shqiptare perbehet nga 15 klane, qe disponojne te gjitha bazat territoriale te qendrueshme. Nese Tirana ka numrin me te madh te klaneve, qytetet e tjera jane te prekura nga implementimi mafioz", nenvizon dokumenti. Struktura e brendshme e nje klani orientohet qarte drejt nje arkitekture te tipit italian. E thene me thjeshte, ajo permbledh kapon (kapo eshte termi i huazuar ne shqip), keshilltaret, kryetaret e grupeve dhe ushtaret. "Funksioni i zevendesit te kapos duket se ekziston ne gjirin e disa klaneve te Durresit dhe Tiranes", thuhet ne raport.



    NESER NE "KOHA JONE"


    Si mbeshtetet fuqia e mafias shqiptare te perfshirja ne trafiqe te ndryshme. Levizjet e heroines, hashashit, cigareve, automjeteve dhe qenieve njerezore.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 12-05-2007 mė 01:32

  2. #2
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Shqiptaret ne pakistan per drogen

    E Merkure, 09 Maj 2007


    "Klanet shqiptare konkurrojne ne menyre progresive mafian turke ne trafikun e heroines". Raporti i hartuar nga specialiste franceze te krimit te organizuar, bazuar ne informacionet e sherbimeve sekrete, permban te dhena per organizimin e trafiqeve te drogave dhe synimit te shqiptareve per t'u shnderruar ne grosiste. I siguruar nga "Koha Jone", raporti i Institutit te Menaxhimit te Rrezikut Kriminal analizon ne menyre te detajuar fuqine e mafias shqiptare dhe mbeshtetjen te perfshirja ne trafiqe te ndryshme. Per me teper, dokumenti thote se shqiptaret jane te pranishem ne zonat e prodhimit te heroines ne Pakistan dhe Afganistan.

    "Ne plotesim te rolit te tyre tregtar dhe shperndares, klanet shqiptare konkurrojne ne menyre progresive mafian turke ne trafikun e heroines. Disa prej tyre jane prezent rregullisht ne zonat e prodhimit ne Pakistan, burime te besueshme flasin per aftesine e tyre per te blere edhe ne Afganistan", thuhet ne raport. I zbuluar ne korrik te vitit 2005, ky zhvillim eshte konfirmuar ne fillim te viteve 2006. Dhe me 18 tetor 2006, ne brigjet e Adriatikut, policia italiane gjeti ne nje kamion te drejtuar nga nje shqiptar, me 19 kg heroine me origjine afgane. Disa jave me heret, nje shqiptar ishte kapur me 700 kg heroine nga policia italiane. "Hetimet nxoren ne drite se droga vinte nga Afganistani dhe transportin e kishte marre persiper nje klan shqiptar. Veshtiresite e lidhura me kthimin e rruges detare drejt Italise duhet te kompensohen me perfitimet e shpenguara nga kjo zotesi e re e mafias shqiptare per te zoteruar, si ajo turke, furnizimin e trafikut te heroines drejt Evropes", thuhet ne raport.

    Me shume se 90% e heroines qe konsumohet ne Evropen Perendimore prodhohet ne zonat pakistano-afgane. Nje pjese e madhe e droges - vlereson raporti - kalon nga magazinat e mafias turke, pastaj ndjek dy rruge: "Rrugen e veriut", per ne Evropen Qendrore dhe "Rrugen e jugut", rrugen e Ballkanit, qe shperbehet (ndahet) ne shume itinerare. Pozita e Shqiperise ne itinerarin e jugut te rruges se Ballkanit e ben kete vend nje dalje te pashmangshme te flukseve te heroines drejt tregut evropian. "Kanali i Otrantos kapercehet per 1 ore e 30 minuta me motoskaf. Dhe rreth nje e treta e heroines qe vjen nga Ballkani kalon nga Shqiperia", nenvizon raporti.

    Roli kryesor i mafias shqiptare ne trafikun e heroines vleresohet se eshte ta transformoje kete potencial gjeografik ne nje mjet krimi. "Ne fakt, klanet shqiptare e kane shnderruar bregdetin e vendit ne nje gllavine kriminale te perkryer. Terminalet kryesore te saj jane porti i Durresit dhe ai i Vlores, me destinacion bregdetin italian. Klanet mafioze e fusin drogen ne territorin shqiptar, duke u mbeshtetur te korrupsioni i humnershem i doganave dhe bashkepunimi i ngushte me deget e tjera te mafias shqipfolese", shkruhet ne dokumentin francez. Nje nga itineraret kryesore te importimit te heroines, pershkon qytetet e Maqedonise, te mbajtura nga mafiat lokale, kryesisht te grupuara ne gjirin e ish-brigades Ushtria Clirimtare Kombetare. "Ky kalim behet vecanerisht ne korridorin kriminal te lugines se Tetove-Gostivar-Diber, pa hasur asnje rrezik nga forcat policore maqedonase dhe shqiptare qe nuk e bezdisin aspak trafikun", theksohet ne raport. Aty shtohet se korrupsioni ne dogana dhe forcat policore shqiptare i lejojne transportuesit e droges te pershkruajne vendin nga cepi ne cep, deri ne bregdet dhe te ngarkojne heroinen neper skafe apo kamione qe transportohen me traget.

    "Kushtet e mira te dorezimit te heroines ne Itali sigurohen nga bashkepunimi i mafias shqiptare me nje nga mafiat me te medha italiane "Sacra Corona Unita". Kjo mafia pret drogen dhe merr persiper ta shoqeroje ne rrugen evropiane, duke bashkepunuar me organizata te tjera rajonale", vijon dokumenti.

    Pertej rolit transportues, mafia shqiptare eshte nje shperndares i madh i heroines ne tregun evropian. Deget kosovare te mafias shqipfolese mbajne prej disa vitesh shitjen e heroines ne vende te ndryshme evropiane, si ne Zvicer dhe Austri. "Duke bashkepunuar me kusherinjte apo duke ushtruar force, mafia shqiptare merr pjeset me te medha ne kete beden te shperndarjes ne Gjermani, Belgjike dhe Britanine e Madhe, duke iu kundervene dhunshem mafias turke", thuhet ne informacionet e grumbulluara nga sherbimet sekrete.

    Trafiqet e dores se dyte

    Hashashi


    Mafia shqiptare vleresohet se eshte e fuqishme edhe ne trafiqe te shkalles se dyte. "Deri para pak kohesh, mafia shqiptare ka qene nje aktor i paneglizhueshem i trafikut te hashashit drejt Evropes Perendimore, edhe pse larg Marokut, Afganistanit, Pakistanit, Indise dhe Libanit. Duke pasur shume fusha te mbjella me kanabis ne territoret qe kontrollonin, mafia eksportonte mallin ne Itali me ane te skafeve, ose duke detyruar emigrantet klandestine qe ta transportonin", thuhet ne raportin e Institutit te Menaxhimit te Rrezikut Kriminal. Aty shtohet se duket sikur ky aktivitet ka rene qe nga viti 2005.

    Cigaret

    Ky trafik nuk eshte aktivitet i mirefillte i mafias shqiptare, roli i se ciles ka qene padyshim te vazhdoje rrugen e krimit te organizuar malazez. "Nje trafik i vertete shteti ne Malin e Zi, trafiku i cigareve drejtohet nga kreret e shtetit qe pasojne njeri-tjetrin me perfshirjen ne dy shoqerite import-eksport te udhehequra nga njerez te pushtetshem, njeri prej te cileve eshte nje shqiptar nga Mali i Zi", thuhet ne raport. Megjithate - shton dokumenti - ky trafik has veshtiresi nga kontrolli i vazhdueshem i rojeve bregdetare dhe i Guardia di Finanza ne trajektoren Bar (Tivar) - Bari dhe ka kerkuar te gjeje zgjidhje te skafet shqiptare. Dhe transferta behet me e sigurt meqe kane te njejtin partner italian, "Sacra Corona Unita".

    Automjetet

    Sipas sherbimeve shqiptare, nje ne cdo tre targa behet pa paraqitur librezen e makines. "Mercedes 190" eshte makina me e perdorur, e sjelle me nje cmim me te ulet se GDP-ja (Prodhimi i Brendshem Bruto) per banor ne Ballkan (2 874 USD) dhe nuk le aspak dyshim per gjeresine e ketij trafiku. "Edhe ketu problemi me i madh mbetet perfshirja masive dhe e vjeter e forcave policore, si edhe administrates shqiptare ne trafik", thuhet ne raport.

    "Ne plotesim te rolit te tyre tregtar dhe shperndares, klanet shqiptare konkurrojne ne menyre progresive mafian turke ne trafikun e heroines. Disa prej tyre jane prezent rregullisht ne zonat e prodhimit ne Pakistan, burime te besueshme flasin per aftesine e tyre per te blere edhe ne Afganistan"

    DJE NE "KOHA JONE"

    Raporti: 15 klanet mafioze shqiptare

    "Mafia shqiptare perbehet nga 15 klane, qe disponojne te gjitha bazat territoriale te qendrueshme". Eshte ky konstatimi i nje raporti te hartuar nga specialiste franceze te krimit te organizuar, bazuar ne te dhenat e sherbimeve sekrete. Pohimi me trondites i raportit eshte se, "per te crrenjosur keto organizata kriminale do te duhet padyshim te bashkohen te gjitha forcat politike, policore dhe ushtarake per shume vite me radhe".


    NESER NE "KOHA JONE"


    Si jane te strukturuar klanet kriminale, hierarkia e tyre dhe bashkepunimi mes grupeve te ndryshme. Perforcimi i krimit te organizuar ballkanas dhe linjat e sigurta te trafiqeve.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 12-05-2007 mė 01:34
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  3. #3
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anėtarėsuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753
    Lufta mes grupeve mafioze solli 22 vrasje

    E Enjte, 10 Maj 2007


    RAPORTI / Publikohen detajet e organizimit ndermjet klaneve te mafias shqiptare dhe sofistikimi i tyre nga vera e vitit 2005. Perpjekjet katervjecare per mbizoterim dhe te vraret per autoritetin superklanor ne jug te rruges Tirane-Elbasan

    "Organizimi ndermjet klaneve te mafias shqiptare ka arritur nje grade sofistikimi ne veren e vitit 2005. Faza e pare e perqendrimit te mafias shqiptare eshte vene ne zbatim nga viti 2000 ne vitin 2004, nga nje lufte klanesh, qe solli 22 vrasje". Raporti i hartuar nga specialistet franceze te krimit te organizuar, bazuar ne informacionet e sherbimeve sekrete, permban te dhena per organizimin dhe strukturen e grupeve kriminale. I siguruar nga "Koha Jone", raporti i Institutit te Menaxhimit te Rrezikut Kriminal analizon perforcimin e krimit te organizuar ballkanas dhe levizjet qe po cojne drejt krijimit te nje kupole ne Shqiperi, mes 15 klaneve.

    Viti 2005 vleresohet si mbyllje e fazes se pare katervjecare te riorganizimit te klaneve mafioze. "Nje kupole e tipit, edhe ketu italiane (kupola, term i huazuar ne shqip) duket sikur lindi ne kete kohe. Pa percaktuar aktivitetin e bashkesise se klaneve, ky autoritet superklanor aplikohet ne klane te ndryshme te vendosura ne jug te rruges Tirane- Elbasan," theksohet ne material. Ku me tej shtohet se "perberja e ketij bordi kriminal dhe emerimi i drejtuesve te tij sollen perballje te dhunshme". "Keto berthama homogjene te mafias shqiptare kane nje force rrezatimi jo te zakonshem jashte komunitetit kriminal, qe u jep klaneve mafioze nje pushtet global ne te gjithe vendin", thekson raporti i eksperteve franceze te krimit te organizuar.

    "Lufta kunder mafias shqiptare kerkon jo vetem te luftosh fuqine e saj, por te sulmosh gjithashtu edhe pushtetin qe ajo ka. Sepse mafia shqiptare nuk eshte vecse nje ndermarrje kriminale, sikurse jane shume organizata te tjera te medha kriminale transnacionale", thekson raporti. Ai vijon se, "si homologet e saj italiane, amerikane, turke, kineze, japoneze dhe kusherirat shqipfolese, mafia shqiptare eshte nje komunitet kriminal, rreziku i se ciles qendron ne kombinimin e dy forcave te kunderta: nje strukture e nyjezuar rreth berthamave shume homogjene dhe nje aftesi e forte rrezatimi jashte komunitetit".

    Pas shume vitesh paqartesie, lidhur me pjekurine e klaneve kriminale dhe shume grupeve te njepasnjeshme, raporti vlereson se tashme eshte e mundur te skicosh nje kartografi te mafias shqiptare. Lashtesia theksohet si nje karakteristike mafioze e perbashket, por jo diskrimuese. "'Sacra Corona Unita' eshte shfaqur vetem ne vitet 1970, le te themi shume vite pas triadave te para kineze. Mafia shqiptare eshte pa dyshim me e re se gjithe te tjerat, por si kusherirat e saj italiane, nuk eshte me pak e forte", thuhet ne dokument.

    Krimi i organizuar ne Shqiperi u vendos ne 1986, por pa nje fillese te organizuar mbi modelin mafioz. "Sepse mafiat italiane dhe sidomos 'Sacra Corona Unita' ka favorizuar emergjencen e krimit te organizuar shqiptar dhe ka sherbyer si model ne strukturen e saj. Kjo influence eshte e vjeter dhe ne menyre paradoksale nisi nga diktatura stalianiane", lexohet ne raport. Ekspertet franceze analizojne se, ne fakt, regjimi shqiptar, i asfiksuar dhe ne kerkim te motove, i hapi dyert e vendit kesaj mafjeje me 1986. "Ne ate vit, u nenshkrua nje kontrate nderkombetare, qe autorizonte rojet bregdetare italiane te ndiqnin mafiozet ne ujerat nderkombetare te Adriatikut. "Sacra Corona Unita" qe e detyruar te gjente zona te reja qe te perdorte per transport anije apo motoskafe per aktivitetet e saj te trafikut te cigareve. Ne kuader te kesaj, ajo arriti nje marreveshje tregtare me Shqiperine qe te strehonte kete aktivitet ne portet e Vlores dhe Durresit. Keto porte e moren atehere origjinen e rolit te platformave kriminale qe u njihet edhe sot", thuhet ne raport.

    Ndikimi i mafias italiane u perforcua permes piramidave financiare, qe u mbollen ne menyre progresive ne Shqiperi ne vitin 1992, perfundimisht per te shkaterruar vendin dhe provokuan kryengritjet e vitit 1997. "Pertej perfitimeve te nxjerra nga ky mashtrim financiar per pjesen me te madhe te kursimtareve shqiptare dhe diaspores, piramidat kishin si qellim kryesor pastrimin e parave te krimit. Eshte e qarte se "pastruese" te tilla nuk kishin perdorues te vetem klanet kriminale shqiptare, akoma pak produktive. Ato u perdoren gjithashtu nga krimi i organizuar grek", nenvizohet ne raport. "Keto piramida, sipas dokumentit, u sherbyen ne radhe te pare mafiave italiane per te pastruar qindra miliona dollare. Mafiat italiane qene te parat qe zbarkuan nje dite ne Vlore, ne uren lidhese per to".

    Perforcimi i krimit te organizuar ballkanas

    Klanet kosovare dhe maqedonase te mafias shqipfolese, gjithashtu edhe krimi i organizuar malazez, serb dhe boshnjak (si ne Federaten kroato-boshnjake dhe ne Republiken Serbe) perfitojne nga presioni i aplikuar mbi mafian shqiptare. "Pa dyshim qe te gjithe perfitojne nga perfshirja e tyre ne kete rrjet rrugesh tokesore te heroines dhe te emigranteve drejt Malit te Zi, duke kaluar nga territoret qe kontrollojne. Duke perfituar nga kjo renie e kusherinjve shqiptare, deget e tjera te mafias shqipfolese duket sikur kane marre permasa te tjera nderkombetare", thuhet ne raport.

    Klanet e shqiptareve te Kosoves dhe Maqedonise vleresohet se kane arritur te pozicionohen ne tregun qe sa vjen e rritet te kokaines, duke vene ne jete trafikun nderkombetar qe nga Amerika e Jugut deri ne Greqi. Ne janar 2007, 500 kg kokaine, qe vinte nga Venezuela, u kap ne piken kufitare te Bllates, ne Maqedoni, teksa po kalonte nepermjet Kosoves. "Se fundi, mafia kosovare ka investuar rregullisht ne funksionin e grosistit te heroines, madje edhe me shume se kusherira shqiptare. Keshtu, ne 18 muajt e fundit jane bere shume martesa mes kosovareve me afgane dhe anasjelltas. Lidhjet familjare qe jane krijuar, garantojne vazhdimesine e marrjes se dores se pare te heroines", thekson raporti.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 12-05-2007 mė 01:35
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  4. #4
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    30-10-2004
    Postime
    705
    Raporti: Emrat e grupeve mafioze

    E Premte, 11 Maj 2007

    Publikohet e plote pjesa e pare e raportit te hartuar nga specialistet franceze te krimit te organizuar, bazuar ne informacionet e sherbimeve sekrete. Dokumenti i Institutit te Menaxhimit te Rrezikut Kriminal analizon perforcimin e krimit te organizuar dhe levizjet qe po cojne drejt krijimit te nje kupole ne Shqiperi, mes 15 klaneve.

    Mafia shqiptare dhe ajo shqipfolese

    PARATHENIE


    Nuk mund ta thjeshtojme fenomenin mafioz italian vetem te "Cosa Nostra". Sidoqofte, eshte e rendesishme te ndajme mafian shqiptare nga ajo shqipfolese, e cila eshte nje dege e saj. Termi i mafias shqipfolese nuk ka te beje me nacionalitetin e anetareve te saj, por me perkatesine e komunitetit. Zona e ngulimit te shqiptareve ne Ballkan perfshin sigurisht Shqiperine (3 milione banore), por gjithashtu Kosoven (1,8 milione shqiptare), pjesen perendimore te Maqedonise (500 000 shqiptare) dhe jugun e Malit te Zi (50 000 shqiptare). Organizata te ndryshme kriminale te perbera nga shqiptaret jane aktive edhe ne zona te tjera ballkanike, sikurse edhe ne gjirin e diasporave te shumta shqipfolese te vendosura ne Evrope dhe ne Ameriken e veriut. Disa prej tyre, vecanerisht ne Kosove paraqesin karakteristika te pamohueshme mafioze per sa u perket lidhjeve, pushtetit ekonomik dhe depertimit ne politike.

    Kjo analize eshte mbajtur per mafian shqiptare, pjeset e tjera te mafias shqipfolese jane trajtuar vetem ne bashkepunimet e shumta qe kane pasur me te.

    HYRJE

    Deklarata politike te bujshme, arrestime ne seri, pushime masive nga puna te funksionareve te korruptuar, shkaterrime te rrjeteve kriminale, nxjerrja e ligjeve rrenjesore: perballe krimit te organizuar shqiptar, qeveria "Berisha", e zgjedhur ne korrik 2005, duket sikur ka marre me vendosmeri nje qendrim te kundert me ate te paraardhesit te tij. Energjia qe karakterizon kete lufte eshte inkurajuese. Ajo nuk mjafton, megjithate te le te mendosh se mafia shqiptare eshte ne rrezik. Per te crrenjosur kete organizate kriminale do te duhet padyshim te bashkohen te gjitha forcat politike, policore dhe ushtarake per shume vite me radhe.

    Mafia shqiptare eshte nje shoqeri kriminale sipas kuptimit te fjales. Para se gjithash eshte nje ndermarrje, fuqia financiare e se ciles mbeshtetet ne rentabilitetin eksponencial te trafiqeve te ndryshme. Eshte gjithashtu nje komunitet njerezor, pushteti i te cilit ushtrohet ne te gjithe vendin. Jo tek optimizmi qe ngjallin, por tek efektet reale te fuqise dhe pushtetit, duhet te perqendrohen analizat e ndryshimeve qe ka pesuar mafia shqiptare nga viti 2005.



    FUQIA KRIMINALE

    Fuqia e mafias shqiptare mbeshtetet te perfshirja ne trafiqe te ndryshme

    Bazat e fuqise se mafias shqiptare

    • Trafiku i heroines

    Me shume se 90% e heroines, qe konsumohet ne Evropen Perendimore, prodhohet ne zonat pakistano-afgane. Nje pjese e madhe e droges kalon nga magazinat e mafias turke, pastaj ndjek dy rruge: "Rrugen e veriut", per ne Evropen Qendrore dhe "Rrugen e jugut", rrugen e Ballkanit, qe shperbehet ne shume itinerare. Pozita e Shqiperise ne itinerarin e jugut te rruges se Ballkanit e ben kete vend nje dalje te pashmangshme te flukseve te heroines drejt tregut evropian. Kanali i Otrantos kapercehet per 1 ore e 30 minuta me motoskaf. Dhe rreth nje e treta e heroines qe vjen nga Ballkani kalon nga Shqiperia.

    Kalimi

    Roli kryesor i mafias shqiptare ne trafikun e heroines eshte ta transformoje kete potencial gjeografik ne nje mjet krimi. Ne fakt, klanet shqiptare e kane shnderruar bregdetin e vendit ne nje gllavine kriminale te perkryer. Terminalet kryesore te saj jane porti i Durresit dhe ai i Vlores, me destinacion bregdetin italian. Klanet mafioze e fusin drogen ne territorin shqiptar, duke u mbeshtetur te korrupsioni i humnershem i doganave dhe bashkepunimi i ngushte me deget e tjera te mafias shqipfolese. Nje nga itineraret kryesore te importimit te heroines, pershkon qytetet e Maqedonise, te mbajtura nga mafiat lokale, kryesisht te grupuara ne gjirin e ish-brigades Ushtria Clirimtare Kombetare. Ky kalim behet vecanerisht ne korridorin kriminal te lugines se Tetove-Gostivar-Diber, pa hasur asnje rrezik nga forcat policore maqedonase dhe shqiptare, qe nuk e bezdisin aspak trafikun.

    Korrupsioni ne dogana dhe forcat policore shqiptare i lejojne transportuesit e droges te pershkruajne vendin nga cepi ne cep, deri ne bregdet dhe te ngarkojne heroinen neper skafe apo kamione qe transportohen me traget. Kushtet e mira te dorezimit te heroines ne Itali sigurohen nga bashkepunimi i mafias shqiptare me nje nga mafiat me te medha italiane "Sacra Corona Unita". Kjo mafia pret drogen dhe merr persiper ta shoqeroje ne rrugen evropiane, duke bashkepunuar me organizata te tjera rajonale.

    Shperndaresi

    Pertej ketij roli kryesor, mafia shqiptare eshte nje shperndares i madh i heroines ne tregun evropian. Deget kosovare te mafias shqipfolese mbajne prej disa vitesh shitjen e heroines ne vende te ndryshme evropiane, si ne Zvicer dhe Austri. Duke bashkepunuar me kusherinjte, apo duke ushtruar force, mafia shqiptare merr pjeset me te medha ne kete beden te shperndarjes ne Gjermani, Belgjike dhe Britanine e Madhe, duke iu kundervene dhunshem mafias turke.

    Trafiku i qenieve njerezore

    Kalimi


    Perfshirja e mafias shqiptare ne trafikun e emigranteve klandestine drejt Evropes Perendimore eshte e hershme. Qe ne fundin e eres staliniane (1992), qindra mijera shqiptare u larguan nga vendi me ane te anijeve te improvizuara dhe zbarkuan ne brigjet e Pulias, rremujshem. Shume shpejt ky emigrim ra ne dore te "Sacra Corona Unita", qe u siguron anije te shpejta rrjeteve kriminale shqiptare, qe pergjithesisht perbehen nga doganiere dhe police.

    Ky aktivitet i mafias shqiptare eshte perforcuar vazhdimisht. Para se gjithash duke perfituar nga bashkepunimet e vena ne dispozicion nga "Sacra Corona Unita" me organizata te tjera, sidomos kineze, turke dhe kurde. Por, gjithashtu, duke perfituar nga gjendja ne te cilen ndodhej vendi, pas skandalit te piramidave ne vitin 1997. Dhjetera mijera persona te shkaterruar nga ky mashtrim financiar u larguan nga atdheu i tyre, te shoqeruar nga nje numer qe sa vinte e shtohej shqiptaresh te frikesuar nga kaosi ekonomik dhe pasiguria qe mbizoteronte ne vend, kryesisht ne Vlore dhe Tirane.

    Mafia shqiptare siguron sot kalimin e dhjetera mijera emigranteve klandestine qe vijne nga e gjithe bota dhe i drejtohen Evropes Perendimore. Me rreth 900 euro per person, vetem ky trafik i siguron - ne minimum - te ardhura vjetore prej dhjetera milione eurosh.

    Pike se pari, ky aktivitet zhvillohet ne rruge detare, duke lidhur mafian shqiptare me mafiat italiane. Se dyti, trafiku i qenieve njerezore i praktikuar nga mafia shqiptare mbeshtetet te bashkepunimi i ngushte me klanet kosovare te mafias shqipfolese. Sic eshte treguar edhe ne harte, perdorimi i Kosoves si platforme import-eksporti kriminal u jep ketyre te fundit nje aftesi per t'i furnizuar mafias shqiptare emigrante nga e gjithe bota. Duhet thene se klanet kosovare punojne gjithashtu per organizata te tjera rajonale, sikurse edhe per llogari te tyre.

    Bleresi

    Objektin e trafikut e perbejne dy kategori qeniesh njerezore. 1) Emigrantet vullnetare, kryesisht burrat, qellimi i te cileve eshte te punojne klandestince. 2) Emigrantet e detyruar, kryesisht femijet dhe grate, te prirura per t'u prostituuar, ndersa femijet i detyrojne te lypin ne Evropen Perendimore. Mafia shqiptare nuk largohet nga roli i saj i pare ne trafikun e qenieve njerezore. Eshte nje nga bleresit me te medhenj te kategorise se dyte te emigranteve klandestine. Deri ne fillim te viteve 2000, klanet mafioze shqiptare rrembenin ose mashtronin kryesisht grate shqiptare, kosovare dhe maqedonase te destinuara per tregun e prostitucionit. Qe prej asaj kohe zoterojne gra joshqipfolese te blera nga organizatat kriminale te Evropes Juglindore dhe Qendrore, kryesisht bullgare, boshnjake, rumune, moldave dhe ukrainase.

    Shperndaresi

    Mafia shqiptare zoteron gjithashtu fazen e mbrapme te trafikut te kesaj kategorie emigrantesh, sikurse edhe ka nen kontroll prostitucionin ne shume vende evropiane. Nje numer i madh prostitutash punojne per tutore shqiptare, qe operojne ne vende te ndryshme te Evropes Perendimore dhe u sjellin fitime te majme. Me shume se 30000 ne Itali, disa mijera ne France, dhjetera mijera ne Gjermani dhe Britanine e Madhe.

    Trafiqe te dores se dyte

    Pervec ketyre dy shtyllave te aktivitetit te saj, mafia shqiptare eshte e fuqishme edhe ne trafiqe te shkalles se dyte.

    Trafiku i hashashit

    Deri para pak kohesh, mafia shqiptare ka qene nje aktor i paneglizhueshem i trafikut te hashashit drejt Evropes Perendimore, edhe pse larg Marokut, Afganistanit, Pakistanit, Indise dhe Libanit. Duke patur shume fusha te mbjella me kanabis ne territoret qe kontrollonin, mafia eksportonte mallin ne Itali me ane te skafeve, ose duke detyruar emigrantet klandestine qe ta transportonin. Duket sikur ky aktivitet ka rene qe nga viti 2005.



    Trafiku i cigareve

    Ky trafik nuk eshte aktivitet i mirefillte i mafias shqiptare, roli i se ciles ka qene padyshim te vazhdoje rrugen e krimit te organizuar malazez. Nje trafik i vertete shteti ne Malin e Zi, trafiku i cigareve, drejtohet nga kreret e shtetit qe pasojne njeri-tjetrin me perfshirjen ne dy shoqerite import-eksport te udhehequra nga njerez te pushtetshem, njeri prej te cileve eshte nje shqiptar nga Mali i Zi. Megjithate ky trafik has veshtiresi nga kontrolli i vazhdueshem i rojeve bregdetare dhe i Guardia di Finanza ne trajektoren Bar (Tivar) - Bari dhe ka kerkuar te gjeje zgjidhje te skafet shqiptare. Dhe transferta behet me e sigurt, meqe kane te njejtin partner italian, "Sacra Corona Unita".

    Trafiku i automjeteve

    Sipas sherbimeve shqiptare, nje ne cdo tre targa behet pa paraqitur librezen e makines. "Mercedes 190" eshte makina me e perdorur, e sjelle me nje cmim me te ulet se GDP-ja (Prodhimi i Brendshem Bruto) per banor ne Ballkan (2 874 USD) nuk le aspak dyshim per gjeresine e ketij trafiku. Edhe ketu problemi me i madh mbetet perfshirja masive dhe e vjeter e forcave policore, si edhe administrates shqiptare ne trafik.

    Trafiku i mbeturinave

    Implikimi i krimit te organizuar shqiptar ne trafikun e mbetjeve toksike eshte i hershem. Modeli ekonomik i ketij trafiku mbeshtetet mbi importimin dhe grumbullimin ilegal te produkteve, ricklimi i te cilave kushton dhe eshte i detyrueshem ne Evropen Perendimore. Qytetet e Durresit, Fierit, Lushnjes dhe Milotit kane pritur qindra ton pesticide me origjine gjermane ne fillim te viteve '90. Ky importim nepermjet mashtrimit ka provokuar probleme shendeti te verejtura te popullsia e ketyre vendeve. Rreziku eshte i madh dhe Shqiperia gjendet sot ne kete levizje te perdorur ne trafikun e mbetjeve toksike, por, para se gjithash te mbetjeve jotoksike. Kjo situate eshte prodhuar nga lidhjet e klaneve kriminale shqiptare me mafian italiane. Cdo vit, keto mafia trajtojne ne Itali 35 milione tone mbeturina te paligjshme - jo te gjitha jane toksike - per nje shifer prej 6 miliarde eurosh. Ky aktivitet eshte nje nga specialitetet e Kamorres, por gjithashtu praktikohet nga "Ndrangheta" dhe nga "Sacra Corona Unita". E gjithe kjo te ben te besosh se keto organizata e shohin Shqiperine si nje potencial zhvillimi te jashtezakonshem per kete aktivitet qe mbeshtetet mbi transportin dhe grumbullimin e mbetjeve ne zona te pakontrolluara nga pushteti politik.

    Rruga detare kriminale e zgjedhur nga "Sacra Corona Unita" dhe klanet kriminale shqiptare, siperfaqja e nje vendi qe i shpeton cdo lloj autoriteti shteteror real, sikurse edhe padobia e forcave policore, i japin Shqiperise nje interes te padiskutueshem per zhvillimin e kesaj forme te re te aktivitetit kriminal.

    Trafiku i armeve

    Vjedhjet sistematike te kazermave, postave te policise, arsenaleve dhe depove te municionit, qe u kryen gjate revoltes se 1997, ka shperndare ne Shqiperi perafersisht sasine e armatimeve te meposhtme:

    - 2 milione arme luftarake te tipit AK 47 dhe AK 74 (kopje kineze)

    - 3.5 milione granata dore ofensive dhe difensive

    -1 milion mina antitak dhe kunder njeriut

    - 840 000 predha mortaje (te te gjitha kalibrave)

    - 1.5 miliarde municione te kalibrave te ndryshem

    - disa qindra kg eksploziv te te gjitha llojeve

    - disa qindra raketahedhes te tipit RPG

    - disa qindra mitraloze 14.5 mm

    - disa dhjetera topa dhe mitraloze kunderajrore

    - disa dhjetera raketa toke-toke dhe toke-ajer

    Ndonese ky armatim nuk ra ne teresi ne duart e klaneve kriminale shqiptare, nje pjese e madhe e tij duket se ka qene sistematikisht objektiv i tyre, per t'i shtene ne dore. Ky trafik i ka sherbyer, gje qe nuk mohohet, armatimit te guerilasve shqiptare te Kosoves dhe Maqedonise. Por armatimi shqiptar ka qene perhere objekti i nje tjeter trafiku ne Evropen perendimore dhe ne Greqi. Trafiku i dyte i armeve eshte padyshim me i rendesishmi dhe vazhdon te jete. Italia ze vendin e pare, merr rregullisht qindra arme te lehta dhe dhjetera kilograme eksploziv. Eshte vertetuar se klienti i pare i ketyre armeve eshte "Sacra Corona Unita". Klienti i dyte eshte padyshim banditizmi evropian. Mund te kene lidhje me organizatat e Lindjes se Mesme ose Afrikes se Veriut, por nuk eshte vertetuar.

    Rendesia e trafikut te armeve, e organizuar nga mafia shqiptare, eshte padyshim per t'u krahasuar me persosmerine e treguar nga organizata te tjera rajonale - sidomos ajo boshnjake - ne kete aktivitet dhe nga afersia e nje zone gri e prodhimit dhe eksportimit te armeve te nje prodhimi me te mire: Transnistria.

    Mafia shqiptare dyshohet edhe per aktivitete te tjera, sidomos per transformimin e kokaines baze ne kokaine dhe heroines baze ne heroine. Disa laboratore te vegjel u gjeten ne vitin 2000 afer kufirit grek, por asnje informacion nuk u gjet per te faktuar ekzistencen e tyre. Partneret ballkanike, te paret "traqeros" kolumbiane u identifikuan si klane kosovaresh dhe maqedonasish, sikurse organizata kroate, dhe jo mafia shqiptare.





    Efektet e politikes se qeverise "Berisha"

    Masat kryesore ne luften kunder mafias


    Qeveria "Berisha", e zgjedhur ne shtator 2005, ka ndermarre me vendosmeri nje lufte energjike kunder mafias shqiptare, e shprehur ne aksione te ndryshme:

    Lufta kunder klaneve mafioze

    Aksionet kunder mafias te qeverise "Berisha" konsistojne para se gjithash ne nje sulm frontal te klaneve kriminale ne Shqiperi. Kjo strategji e luftes me tepri kunder mafias shume shpejt dha rezultate konkrete dhe inkurajuese; ne vend, 12 klanet me te medha u shkaterruan qe ne tetor te 2005. Me shume se 150 anetare te familjeve mafioze u arrestuan gjate ketyre operacioneve te mbeshtetura nga grupet antitrafik te krijuara ne mbare vendin, dhe ekuivalentet lokale te GIR (Grupe te Nderhyrjes Rajonale) franceze. Shifra te tilla perbejne nje risi te pabesueshme para pasivitetit te qeverive te meparshme. Lufta kunder strukturave kriminale u shtri edhe pertej kufijve. Duke bashkepunuar me zyra te Koordinimit Nderkombetar te Ministrise se Brendshme me shume se 90 operacione policie vune ne shenjester klanet shqiptare ne Maqedoni, Itali dhe Turqi.

    Lufta kunder korrupsionit

    Aksioni kunder klaneve mafioze shoqerohet ne menyre logjike me nje shkulje te degeve te administrates "te vena ne gjume" nga mafia. Edhe doganat jane mjaft te prekura. Sherbimi i Kontrollit te Brendshem ne Ministrine e Brendshme kreu arrestimin e 43 funksionareve te kesaj administrate qe nga tetori i vitit 2005 deri ne korrik te vitit 2006. Duhet permendur fakti se keto operacione nuk kursyen as policet, komisaret, funksionare te larte te ministrise.

    Permiresimi i instrumentit te legjislativit

    Per me teper, nga aplikimi i ligjit te ri kunder krimineleve, qeveria "Berisha" ka miratuar shume ligje dhe amendamente qe te lejojne te jesh optimist ne luften kunder mafias. Modifikimi i pare ka te beje me amendamentin e artikullit 298, te Kodit Penal shqiptar, duke rikualifikuar si krim trafikun e qenieve njerezore, qe me pare konsiderohej si shkelje. Ligji qe e ben te detyrueshme pajisjen me karte identiteti u votua, por zbatimi i tij do te zgjase disa vite. Por, qeveria "Berisha" ka votuar nje ligj qe ndalon per tre vjet daljen ne det te cdolloj skafi. Ai ka hyre ne fuqi qe nga prilli i vitit 2006. Ky ligj godet ne zemer nje nga suportet teknike te trafiqeve qe pershkruam me lart.

    Rendesia aktuale e planit "Berisha"

    Energjia me te cilen kryhet kjo lufte, sikurse edhe rezultatet e saj, jane mjaft inkurajuese. Por goditja reale mbi fuqine e mafias shqiptare per momentin duhet te jete e relativizuar.

    Tri arsye e motivojne kete maturi:

    Modifikimi i funksionit te kalimeve kriminale


    Pertej impaktit te tij mbi efektivet mafioze, rendesia reale e te ciles shkon me larg, aksioni i qeverise "Berisha" kunder mafias prek kryesisht funksionin tranzitor te mafias shqiptare, qe eshte e domosdoshme per trafiqet qe pershkruam me lart. Zotesia e mafias shqiptare ne transportin e droges dhe emigranteve drejt Evropes Perendimore preket nga dy ane te ndryshme te planit "Berisha". Lufta kunder korrupsionit veshtireson transfertat permes vendit. Ndalimi i lundrimit te skafeve ve ne rrezik funksionimin e rrugeve detare qe lidhin brigjet shqiptare me ato te Puljas. Perballe kesaj situtate te re, klaneve shqiptare u ofrohen tre strategji: te ndalojne, te vazhdojne duke shkaterruar pengesat, te vazhdojne duke shmangur pengesat. Si cdo organizate kriminale, mafia shqiptare shkon drejt me te thjeshtes dhe me guxim zgjedh opsionin e trete. Po ashtu, edhe krimi i organizuar malazez e praktikon, duke alternuar itineraret logjistike per trafikun e cigareve. Mafia shqiptare perdor tashme portin malazez te Tivarit, si platforme eksporti drejt plazheve qe kontrollon "Sacra Corona Unita". Sepse, ndryshe nga qeveria "Berisha", qeveria e Malit te Zi eshte jo vetem pasive ndaj krimit te organizuar, por edhe bashkepunetore ne kete krim. Sic eshte paraqitur (ne raport), porti i Tivarit strehon skafe ne nje zone te ndaluar per publikun, fillimisht te perdorura per mbartjen e cigareve nga anijet e mallrave drejt mjeteve te kontradandes: trene, kamione dhe motoskafe.

    Itineraret tokesore jane orientuar kohet e fundit drejt zonave te Shkodres, ne kufi me Malin e Zi dhe historikisht te padepertueshme nga prania e policise, ose kalojne direkt ne Malin e Zi nga Kosova, ne kuadrin e bashkepunimit te mafias shqiptare me klanet kosovare.

    Drejt nje funksioni te ri shqiptar ne trafikun e heroines: grosiste

    Nje tjeter zhvillim te ben te mendosh mbi rezultatet reale te masave te luftes kunder mafias, te vena ne jete qe prej shtatorit 2005. Ne fakt, disa muaj para se te zgjidhej Sali Berisha, mafia shqiptare nisi te ngjitej ne nje status te ri ne trafikun e heroines: si grosiste.

    Ne plotesim te rolit te tyre tregtar dhe shperndares, klanet shqiptare konkurrojne ne menyre progresive mafian turke ne trafikun e heroines. Disa prej tyre jane prezente rregullisht ne zonat e prodhimit ne Pakistan, burime te sigurta flasin per aftesine e tyre per te blere edhe ne Afganistan. I zbuluar ne korrik te vitit 2005, ky zhvillim eshte konfirmuar ne fillim te viteve 2006. Dhe me 18 tetor 2006, ne brigjet e Adriatikut, policia italiane gjeti ne nje kamion te drejtuar nga nje shqiptar, me 19 kg heroine me origjine afgane. Disa jave me heret, nje shqiptar ishte kapur me 700 kg heroine nga policia italiane. Hetimet nxoren ne drite se droga vinte nga Afganistani dhe transportin e kishte marre persiper nje klan shqiptar. Veshtiresite e lidhura me kthimin e rruges detare drejt Italise duhet te kompensohen me perfitimet e shpenguara nga kjo zotesi e re e mafias shqiptare per te zoteruar, si ajo turke, furnizimin e trafikut te heroines drejt Evropes.



    Zhvillimi i trafiqeve "jashte tokes"

    Duke ndjekur te njejten logjike, aksioni i qeverise "Berisha" mund te duket i vonuar po te konsiderojme zhvillimin e trafiqeve qe udhehiqen nga klanet shqiptare, larg fushave te saj. Eshte vertetuar se disa klane te medha shqiptare jane aktore te rendesishem te trafikut te kokaines ne Evropen Perendimore, pa kaluar ne Ballkan. Klani i Ilir Kocias - nje nga me te rendesishmit ne Tirane qe operonte edhe me larg - trafikonte kokainen qe nga Holanda deri ne Gjermani, France dhe Itali, duke i udhehequr operacionet qe nga ky i fundit.

    Perforcimi i krimit te organizuar ballkanas

    Klanet kosovare dhe maqedonase te mafias shqipfolese, gjithashtu edhe krimi i organizuar malazez, serb dhe boshnjak (si ne federaten kroato-boshnjake dhe ne Republiken serbe) perfitojne nga ky presion i aplikuar mbi mafian shqiptare. Pa dyshim qe te gjithe perfitojne nga perfshirja e tyre ne kete rrjet rrugesh tokesore te heroines dhe te emigranteve drejt Malit te Zi, duke kaluar nga territoret qe kontrollojne. Duke perfituar nga kjo renie e kusherinjve shqiptare, deget e tjera te mafias shqipfolese duket sikur kane marre permasa te tjera nderkombetare.

    Klanet e shqiptareve te Kosoves dhe Maqedonise kane arritur te pozicionohen ne tregun qe sa vjen e rritet te kokaines, duke vene ne jete trafikun nderkombetar qe nga Amerika e jugut deri ne Greqi. Ne janar 2007, 500 kg kokaine qe vinte nga Venezuela u kap ne piken kufitare te Bllates, ne Maqedoni, teksa po kalonte nepermjet Kosoves. Se fundi, mafia kosovare ka investuar rregullisht ne funksionin e grosistit te heroines, madje edhe me shume se kusherira shqiptare. Keshtu, ne 18 muajt e fundit jane bere shume martesa mes kosovareve me afgane dhe anasjelltas. Lidhjet familjare qe jane krijuar garantojne vazhdimesine e marrjes se dores se pare te heroines.

    Trafiqet e ndryshme i japin mafias shqiptare nje pushtet financiar. Sigurisht qe eshte e pamundur ta percaktosh me saktesi. Megjithate, mjafton nje shifer per kete pasuri, vlera e droges qe kalon cdo vit ne Shqiperi eshte me shume se 2 miliarde dollare. Qeveria "Berisha" i godet fuqishem te gjitha klanet shqiptare. Efikasiteti i ketyre sulmeve kunder pushtetit te mafias shqiptare prapeseprape eshte i limituar. Disa jave para se te zgjidhej Berisha, dukej sikur oktapodi kishte patur kohe te zhvillonte tentakulat e tij jashte trajektores se qeverise.


    PUSHTETI KRIMINAL

    Lufta kunder mafias shqiptare kerkon, jo vetem te luftosh fuqine e saj, por te sulmosh gjithashtu edhe pushtetin qe ajo ka. Sepse mafia shqiptare nuk eshte vecse nje ndermarrje kriminale, sikurse jane shume organizata te tjera te medha kriminale transnacionale. Si homologet e saj italiane, amerikane, turke, kineze, japoneze dhe kusherirat shqipfolese, mafia shqiptare eshte nje komunitet kriminal, rreziku i se ciles qendron ne kombinimin e dy forcave te kunderta: nje strukture e nyjezuar rreth berthamave shume homogjene dhe nje aftesi e forte rrezatimi jashte komunitetit.

    Forca e strukturave

    Pas shume vitesh paqartesie, lidhur me pjekurine e klaneve kriminale dhe shume grupeve te njepasnjeshme, tashme eshte e mundur te skicosh nje kartografi te mafias shqiptare. Saktesia e kesaj te fundit pa dyshim qe eshte e perafert. Aktualizimi i punimeve mbi kete mafia nderlikohet nga aksesibiliteti i dobet dhe ndodh rralle te kene informacione per kete pune.

    Berthamat homogjene

    Lashtesia eshte nje karakteristike mafioze e perbashket, por jo diskriminuese. "Sacra Corona Unita" eshte shfaqur vetem ne vitet 1970, le te themi shume vite pas triadave te para kineze. Mafia shqiptare eshte pa dyshim me e re se gjithe te tjerat, por si kusherirat e saj italiane, nuk eshte me pak e forte.

    Kumbara italiane

    Krimi i organizuar ne Shqiperi u vendos ne 1986, por pa nje fillese te organizuar mbi modelin mafioz. Sepse mafiat italiane dhe sidomos "Sacra Corona Unita" ka favorizuar emergjencen e krimit te organizuar shqiptar dhe ka sherbyer si model ne strukturen e saj. Kjo influence eshte e vjeter dhe ne menyre paradoksale nisi nga diktatura staliniane. Ne fakt, regjimi shqiptar, i asfiksuar dhe ne kerkim te stimujve, i hapi dyert e vendit kesaj mafieje me 1986. Ne ate vit, u nenshkrua nje kontrate nderkombetare qe autorizonte rojet bregdetare italiane te ndiqnin mafiozet ne ujerat nderkombetare te Adriatikut. "Sacra Corona Unita" qe e detyruar te gjente zona te reja qe te perdorte per transport anije apo motoskafe per aktivitetet e saj te trafikut te cigareve. Ne kuader te kesaj, ajo arriti nje marreveshje tregtare me Shqiperine qe te strehonte kete aktivitet ne portet e Vlores dhe Durresit. Keto porte e moren atehere origjinen e rolit te platformave kriminale qe u njihet edhe sot.

    Ndikimi i mafias italiane u perforcua permes piramidave finaciare, qe u mbollen ne menyre progresive ne Shqiperi ne vitin 1992, perfundimisht per te shkaterruar vendin dhe provokuan kryengritjet e vitit 1997. Pertej perfitimeve te nxjerra nga ky mashtrim financiar per pjesen me te madhe te kursimtareve shqiptare dhe diaspores, piramidat kishin si qellim kryesor pastrimin e parave te krimit. Eshte e qarte se "pastruese" te tilla nuk kishin perdorues te vetem klanet kriminale shqiptare, akoma pak produktive. Ato u perdoren gjithashtu nga krimi i organizuar grek. Keto piramida u sherbyen ne radhe te pare mafiave italiane per te pastruar qindra miliona dollare. Mafiat italiane qene te parat qe zbarkuan nje dite ne Vlore, ne uren lidhese per to.

    Tropizmi shqiptar

    Shpejtesia e venies ne zbatim u favorizua gjithashtu edhe nga ekzistenca e prirjes se shoqerise shqiptare per te penetruar ne mafia.

    E para, mes tyre eshte padyshim vendi i shtrirjes se nje klani. Si numer i qarqeve mafioze, shoqeria shqiptare eshte kryesisht klanore. Nese kjo karakteristike maskohet dalngadale ne gjirin e gjenerates se re urbane, nje klan mbetet entitet baze i shoqerise. Lidhja e pare e mundshme mes anetareve te nje klani eshte lidhja e gjakut dhe bazohet te lidhjet familjare biologjike. Lidhja e dyte eshte ajo e zonave. Ajo bashkon ne gjirin e nje klani familjet qe jetojne ne nje siperfaqe gjeografike, qe shpesh mund te jete nje rruge apo disa shtepi.

    Vendi shoqeror i nje klani krijon keshtu preekzistencen e nje karakteristike esenciale te cdo organizate mafioze: centralizimin e territorit.

    Funksionimi klanor shqiptar mbeshtetet vec te tjerash tek aplikimi i nje kodi shume te lashte, Kanuni, tek i cili vetemohimi kriminal perben nje piedestal te bronzte ne "kodin e nderit", te domosdoshem per nje mafia. Rregullat e tij kryesore te shfrytezueshme ne kete fushe jane respekti absolut te nje hierarkie te dukshme, kulti i sekretit te informacionit (gjendja fillestare dhe jo kriminale e kodit te heshtjes, ose ligji i heshtjes), nje vetemohim total i individit ne grup dhe kodifikimi strikt i dhunes, qe duhet ushtruar kunder cdo klani tjeter apo individi qe fyen klanin (fillimi i hakmarrjes).

    Nje tjeter predispozite mafioze e shoqerise shqiptare qendron te mosbesimi thuajse strukturor i popullsise ndaj shtetit. Per me teper, nga irredentizmi legjendar ilir, shoqeria shqiptare e konsideron historikisht shtetin si nje force detyruese te ushtruar nga pushtuesi apo nga nje diktature e tmerrshme staliniste e Enver Hoxhes, me pas e Ramiz Alise qe i mori frymen vendit per gjysme shekulli.

    Mafia shqiptare zoteron nje strukture te forte. Duke thyer rregullat shoqerore te paraardhesve, klanet perberese te saj jane homogjene dhe krejt hermetike: kushtet perkatese e bejne ate te padepertueshme nga jashte dhe rreptesia e rregullave te brendshme i ndalon tradhtite.

    Arkitektura ne rrugen e strukturimit

    Mafia shqiptare perbehet nga 15 klane, qe disponojne te gjitha bazat territoriale te qendrueshme. Nese Tirana ka numrin me te madh te klaneve, qytetet e tjera jane te prekura nga implementimi mafioz.

    Struktura e brendshme

    Struktura e brendshme e nje klani orientohet qarte drejt nje arkitekture te tipit italian. E thene me thjeshte: me kapon (kapo eshte termi i huazuar ne shqip), keshilltaret, kryetaret e grupeve dhe ushtaret. Funksioni i zevendesit te kapos duket se eksizton ne gjirin e disa klaneve te Durresit dhe Tiranes.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 12-05-2007 mė 01:36

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,697
    Postimet nė Bllog
    22
    Mafia, skema e pastrimit te parave

    E Shtune, 12 Maj 2007


    Publikohet pjesa e dyte e raportit te hartuar nga specialistet franceze te krimit te organizuar, bazuar ne informacionet e sherbimeve sekrete. Dokumenti i Institutit te Menaxhimit te Rrezikut Kriminal analizon pushtetin ekonomik te klaneve mafioze

    Struktura ndermjet klaneve

    Organizimi ndermjet klaneve te mafias shqiptare ka arritur nje grade sofistikimi ne veren e vitit 2005. Faza e pare e perqendrimit te mafias shqiptare eshte vene ne zbatim nga viti 2000 ne vitin 2004, nga nje lufte klanesh qe solli 22 vrasje. Nje kupole e tipit, edhe ketu italiane, duket sikur lindi ne kete kohe. Pa percaktuar aktivitetin e bashkesise se klaneve, ky autoritet superklanor aplikohet ne klane te ndryshme te vendosura ne jug te rruges Tirane–Elbasan. Perberja e ketij bordi kriminal dhe emerimi i drejtuesve te tij sollen perballje te dhunshme. Vajdin Lame, nje nga kreret e klanit te Tiranes, u vra ne kete menyre. Keto berthama homogjene te mafias shqiptare kane nje force rrezatimi jo te zakonshem, jashte komunitetit kriminal, qe u jep klaneve mafioze nje pushtet global ne te gjithe vendin.

    Pushteti ekonomik

    • Pastrimi i parave


    Pjesa me e madhe e perfitimeve te nxjerra nga aktivitetet kriminale eshte riinvestuar ne te gjithe vendin, me qellim pastrimin e parave, sipas tre modeleve komplementare (plotesuese).

    Ndertimi

    Modeli i riinvestimit, me i thjeshti dhe me i perdoruri mbeshtetet ne menyre masive ne sektorin e ndertimeve. Ndermarrje te shumta u perkasin sot krereve te klaneve. Rentabiliteti i jashtezakonshem i tregut te ndertimeve e ben kete ceshtje mjaft terheqese. Cmimi mesatar i ndertimeve per meter katror ne Tirane eshte 215 euro, ndersa ai i shitjes 650 euro. Nje situate e tille vihet re ne te gjithe vendin. Kapoja i Shkodres ka vene ne kete menyre nje pasuri prej disa miliona dollaresh, duke riinvestuar parate e perfituara nga aktivitetet e tij, ne nje ndermarrje ndertimi te hoteleve.

    Pervetesimi i sistemit bankar

    Menyra e dyte e pastrimit te parave, e perdorur nga mafia shqiptare, mbeshtetet kryesisht te pervetesimi i sistemit bankar. Ky i fundit duket sikur kryhet nepermjet operacioneve te realizuara me ane te dy tipeve bankash. Bankat greke jane ato me te perdorurat, por ato kane nevoje per te siguruar bashkepunimin e drejtuesve te tyre. Dy banka shqiptare private jane hapur keto vitet e fundit: “Credins“ dhe Banka Popullore. Roli i klaneve ne krijimin e tyre dhe volumi i aktiviteteve qe kane, nuk ka pike dyshimi.

    Konglomeratet

    Menyra me e sofistikuar e pastimit te parave mbeshtetet te konglomeratet e verteta qe bashkojne shume aktivitete me potencialin e fuqishem te pastrimit te parave: Ndertimi i puneve publike dhe kryesisht restaurimi. Konglomeratet me te medha kane gjetur mundesine te eksplorojne forma te reja te pastrimit te parave, kryesisht ne media. Konglometari me i madh eshte ai i te ndjerit, Vajdin Lame. Ai ka ne fakt nje ndermarrje te ndertimit te puneve publike, 2 restorante, 3 radio, sikurse dhe aksione ne dy kanale televizive. Teresia e ketyre aktiviteteve kane per qellim te vetem pastrimin e nje pjese te parave te trafikut te heroines, qe kryhet nga nje klan i Tiranes. Zhvillimi i nje tjeter konglomerati eshte shume instruktiv mbi opsionet strategjike te pastrimit te parave te mafias. Edil Alit ka gjithashtu nje shoqeri ndertimi dhe nje kanal televiziv (Mediavizion). Ky konglomerat ka tentuar te bleje banken “Dardania” qe te kete mundesine te kryeje pastrimin e parave ne nje entitet te vetem. Tentativa konstante per t’i bashkuar riinvestimeve kriminale me grupet mediatike, sigurisht qe nuk mbeshtetet te rentabiliteti i ketij sektori, por te mundesia qe ato ofrojne per te zoteruar informacionin dhe per te mbrojtur aktivitetet e klaneve qe kane.

    • Monopolet e importit

    Shqiperia importon 75 per qind te asaj qe konsumon. Mafia shqiptare ka ne dore pjesen me te madhe te importeve qe realizohen nga vendi, duke monopolizuar shumicen e licencave te nevojshme per keto operacione. Eshte e vertetuar se klanet kryesore te Tiranes dhe Durresit zoterojne, vec te tjerash, licencat e importimit te celikut, grurit, sheqerit, kafes, birres dhe markave me te medha te automjeteve evropiane, si edhe te nje prodhuesi elektroshtepiak italian.

    Varesia kriminale e ekonomise shqiptare

    Keto dy depertime kriminale te vecanta, e vendosin ekonomine shqiptare nen varesine e krimit.

    Treguesit ekonomike

    Nje nga problemet kryesore te ekonomise se vendit eshte madhesia e deficitit aktual, qe prek shifren 299 milione euro mes semestrit te pare te vitit 2005 dhe atij 2006, ose 7.5% i Prodhimit te Brendshem Bruto. Ky deficit eshte rritur me shume per shkak te deficitit tregtar te Shqiperise, i cili prek shifren 785 milione euro per te njejten periudhe, ose 22% te Prodhimit te Brendshem Bruto.

    Zbulimet kriminale

    Ky deficit tregtar krijohet logjikisht nga nje eksport i dobet, krahasuar me importet qe kryhen, te cilat jane rritur me 18% ne kete periudhe. Mirepo, ne vume re me lart dominimin e mafias shqiptare mbi importet. Varesia e ekonomise shqiptare te pastrimi i parave duket qarte po te marrim ne konsiderate qe 60% i ketij deficiti tregtar eshte mbuluar nga transferimet e fondeve te diaspores, qe prekin shifren 886 milione euro ne vitin 2005, ose 13.3% te Prodhimit te Brendshem Bruto.

    Diaspora shqiptare, duke mos u shquar, per fat te keq, per pasurine e saj, mund te pohojme pa rrezikuar, se nje pjese te rendesishme te transfertave te saj i kryen ne kuadrin e operacioneve te pastrimit te parave, te pershkruara me lart. Kesaj varesie kriminale direkte i shtohet pesha e madhe e ekonomise informale, qe tradicionalisht dominohet nga krimi i organizuar, qe perben 60 deri ne 70% te Prodhimit te Brendshem Bruto te Shqiperise.

    Pra, duket qarte qe ekonomia shqiptare eshte e droguar nga krimi i organizuar, pasi penetrimi mafioz, tek i cili ajo eshte perqendruar, eshte ne te njejten kohe shkaktari dhe ilaci i problemit te saj madhor.

    Pushteti politik

    Klanet mafioze kane depertuar thelle ne te gjithe strukturen e shtetit shqiptar.

    Shtenia ne dore e forcave te rendit

    Shtenia ne dore e forcave te rendit dhe kryesisht e doganave eshte absolutisht thelbesore ne strategjine e zhvillimit te mafias shqiptare.

    Origjinat

    Edhe pse mund te duket klasike, shtenia ne dore e forcave te rendit gjen ne Shqiperi nje motivacion te vecante. Diktatura ka formuar ne fakt police dhe sherbime speciale qe perdorin metodat e shtypjes (represionit) dhe udhezimeve kryesisht te dhunshme, shume me shqetesuese se ato qe perdoren nga mafiozet e Italise dhe ata te Amerikes. Shqiptaret mbeten te dallueshem nga ky brutalitet, si dhe ngaqe ruajne nje nivel frike te larte kundrejt forcave te rendit. Klanet kriminale jane te ndergjegjshem per efikasitetin e tyre (forcave te rendit), para se ata te korruptohen.

    Nje tjeter shpjegim i kesaj ndergjegjje per rrezikun qe paraqesin forcat e rendit ka te beje padyshim me faktin se nje numer i madh i mafiozeve kane qene ne radhet e tyre. Ky penetrim eshte verifikuar nga sherbimet sekrete. Nje numer i madh i agjenteve te SHIK–ut eshte pushuar nga puna pas zgjedhjes se Sali Berishes, President, ne vitin 1992. Disa prej atyre qe kishin eksperience, jashte shtetit u rekrutuan nga klane te ndryshme per shkak te cilesise se lidhjeve (burimeve) te tyre te jashtme.

    Metodat

    Metoda e pare e detyrimit bazohet te pervetesimi i autoritetit hierarkik. Nje urdher i dhene nga nje funksionar i larte mafioz qe te mos kontrollohen kamionet qe hyjne ne piken kufitare te Struges, as ngarkesat e Portit te Durresit, kufizon dukshem demtimin e trafikut te heroines ne dogana dhe polici.

    Metoda e dyte e detyrimit bazohet kryesisht te nje aleance e korrupsionit dhe presionit. Pike se pari, ka te beje me vendosjen nen varesine financiare te maksimumit te zyrtareve qe mund te sjellin deme, ne zonat kyce. Si dhurata te konsiderushme financiare, disa poste jane shume te kerkuar dhe jane objekt turn over –i (largimi, permbysje) per me pak intriguesit: ne distriktin e Sarandes (ne kufirin me Greqine) jane nderruar 18 shefa policie, qe nga viti 1998 e deri me sot.

    Ana e dyte e kesaj metode mbeshtetet te bashkepunimi i fshehte ne krim (te rregulli i heshtjes). Ne kete kuader eshte interesante te nenvizojme friken qe provojne policet dhe nepunesit, ose drejtuesit e larte te sherbimit policor per njoftimet qe kane per te dhene. Disa prej tyre pohojne me veshtiresi se druhen te dorezojne elementet qe disponojne, nga frika e raprezaljes ndaj tyre apo familjes. Dihet qe nje presion i tille ushtrohet edhe ne drejtesi. Brenda 11 vjeteve, dy Prokurore te Pergjithshem te Tiranes preferuan t’ia mbathin jashte shtetit, ne vend qe te ndiqnin anetaret e klanit “Hakmarrja per Drejtesi”.


    Grupet e permendura ne raport:

    Berisha (Lulzim Berisha ne Durres)

    Salillari (Ne Durres)

    Gjina (Ne Shkoder)

    Sulo (Fushe-Kruje)

    Aldo Bare (Lushnje)

    Cobenjte (Korce)

    Ruka (Fier)

    Ilir Kociaj (Elbasan)

    “Hakmarrja per Drejtesi” (Tirane)

    Ledi V

    Era e Jugut

    Hoja e Bardhe

    Ujevara

    Go West

    Harem



    (Vijon ne numrin e ardhshem me pjesen e fundit te raportit mbi nderthyrjet e politikes me klanet mafioze)
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 12-05-2007 mė 01:20

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,697
    Postimet nė Bllog
    22
    Politikanet, financime nga krimi

    E Diele, 13 Maj 2007


    Publikohet pjesa e fundit e raportit te hartuar nga specialistet franceze te krimit te organizuar, bazuar ne informacionet e sherbimeve sekrete. Dokumenti i Institutit te Menaxhimit te Rrezikut Kriminal analizon lidhjet e politikes me krimin

    (vijon nga numri i kaluar)


    • Zoterimi i shtreses se mesme politiko-administrative

    Shtresa e mesme politiko-administrative eshte penetruar ne menyre te konsiderueshme nga mafia.

    Kryetare bashkie dhe deputete

    Kryetaret e bashkive te qyteteve te medha dhe deputetet shqiptare jane te perfshire ne krimin e organizuar. Ne prill 2005, pak para zgjedhjeve legjislative, nen presionin evropian, u votua ligji per transparencen e pasurive te te zgjedhurve dhe qeveritareve. Analiza e deklarimit e bere nga nje komision special ne kete kuader eshte ekzemplare. Deputete te shumte deklaruan nje pasuri prej disa milione eurosh. Me shume se gjysma e tyre deklaruan gjithashtu se kishin te pakten nje ndermarrje te tyren.

    Thellesia e ketij penetrimi kriminal ne jeten politike kombetare, vec te tjerash, u ilustrua me reagimet zyrtare ndaj vdekjes se Vajdin Lames, kryetarit te njerit prej klaneve te permendura me lart. Kur u dha lajmerimi i ekzekutimit te tij, Parlamenti shqiptar mbajti nje minute heshtje per te nderuar kujtimin e tij dhe qyteti i Tiranes i dha emrin e tij nje shkolle.

    Pak kohe me pare, zgjedhjet e fundit parlamentare luajten rolin e tyre tradicional per te treguar lidhjen politike-kriminele. Situate klasike qe nga 1997: pjesa me e madhe e kandidateve per deputete eshte mbeshtetur financiarisht nga mafia. Ky bashkepunim duket sikur e ka gjetur zgjidhjen vetem te financimi i fushates, karakteristike kjo e viteve 1990. Zgjedhja e deputetit te zones 37 ne Tirane, u shenua nga vrasja e nje perfaqesuesi te Partise Demokratike ne komisionin e zgjedhjeve.

    Funksionaret

    Kriminaliteti ne funksionet e larta publike shqiptare i kalon dukshem stadet e nje korrupsioni te thjeshte. Lidhjet me mafian jane mjaft te thella. Niveli i pagave i pjeses me te madhe te disa funksionareve te larte, largon dyshimet mbi keto lidhje. Keshtu, si shpjegohet pasuria prej dhjetera milione eurosh e nje prej drejtuesve te KESH-it ne nje kohe qe paga e tij mujore mezi i arrin 2000 euro?

    • Shtenia ne dore e drejtuesve politike

    Modeli mafioz shqiptar eshte me lart, per sa i perket fuqise, se ai italian, kinez apo japonez. Ne fakt, pushteti mbi shtetin qe ushtronin klanet mafioze, te pakten deri kur u zgjodh Berisha, nuk ushtrohej nga nje presion i jashtem mbi vendimmarresin politik: drejtuesit e politikes shqiptare e vinin vete shtetin ne sherbim te mafias. Dhe kete e benin per arsyen me te thjeshte: sepse ishin kuadro drejtues.

    Nderkohe qe paga mujore mesatare e nje ministri varion nga 2500 deri ne 3000 euro, punimet e komisionit nxoren ne drite se tre ministrat kryesore te qeverise se Nanos kishin nje pasuri prej dhjetera milione eurosh.

    Origjina

    Ndonese ka mundesi te kete ekzistuar qe prej vitit 1992, eshte e sigurt qe pushteti kriminal mbi klasen politike eshte bere masiv pas kryengritjes se vitit 1997. Zhdukja e shtetit pati dy pasoja te medha: emergjencen e grupeve kriminale te plotfuqishme ne territorin e tyre, sidomos ne Vlore; dhe nevojen, logjike dhe te mbeshtetur nga komuniteti evropian, qe t’u jepej fund pushimeve te pushtetit me organizimin e zgjedhjeve legjislative ne qershor te vitit 1997, te destinuara per te sjelle ne pushtet pasardhesin e Sali Berishes dhe qeverine e quajtur “qeveria e stabilitetit”. Pikerisht ne kete kuader, lidhja politike-kriminele u zbulua ne sensin fotografik te termit. Ne fakt, si mund te sigurosh financimin e fushates zgjedhore ne nje vend te varfer, pervecse duke perdorur te vetmin financim te mundshem: ate te klaneve kriminale? Kjo lidhje qe shume e qarte ne Vlore, ku Fatos Nano, gjate fushates zgjedhore per t’u bere kryeminister, u “mbrojt” gjate shume javeve nga Myrteza Caushi “Zani”, kryetari i klanit kriminal, qe dominonte ne Vlore, ne ate kohe. (Policia dezertoi qytetin me 11 shkurt).

    Teknikat

    Dy teknika kryesore u perdoren nga klanet mafioze per te zoteruar poltikat shqiptare, njera prej te cilave eshte krimi i organizuar. Eshte e rendesishme te citojme se monopolet e importit qe jane ne dore te mafias, drejtohen nga politikane te rendesishem, te cilet perfitojne ne menyre reciproke nga njeri-tjetri. Ish–ministrat e qeverise “Nano” jane ne krye te monopoleve kryesore te sektorit agro-ushqimor. Keto privilegje - mjaft fitimprurese - sigurisht qe i kane perfituar gjate kohes qe ishin ne pushtet. Dyshime te forta rendojne gjithashtu mbi zoterimin e monopolit te birres, qe eshte nen pronesine e nje burri shteti.

    Mafia u krijoi mundesine e perfitimit mjaft politikaneve, mjeshtra te spekulimit ne tregjet publike, ne te cilat bashkepunojne masivisht, sidomos ne sektorin e ndertimit. Kryetari i Bashkise se Tiranes i ka vene vetes nofken ndjellese “Zoti 10%”.

    Unioni mafia-politike nuk varet vetem nga korrupsioni, por edhe prej perkatesise. Politikanet me te afert me Fatos Nanon jane padyshim anetare te klaneve kryesore shqiptare, roli i te cileve ne strukturimin e kupoles se permendur me lart ka perparuar ne nje menyre ngulmuese ne Durres dhe Tirane. Njerezit e disa prej qeveritareve aktuale nuk ngelen jashte dyshimeve te kesaj fushe.

    Efektet e politikes se qeverise “Berisha”

    Shkaterrimi i berthamave kriminale


    Sic eshte permendur dhe me lart, 12 nga 15 klanet e medhenj mafioze te Shqiperise jane goditur rende nga aksioni antimafia i qeverise “Berisha”. Megjithate, nuk dihet nese keto organizata jane eliminuar plotesisht. Shume prej tyre shfaqin dy shenja mbijetese.

    Ultrahomogjeniteti

    Kjo e para e ka bazen ne lidhjet natyrore qe bashkojne anetaret e disa grupeve, jo vetem klanore, sic thuhet me lart, por ekskluzivisht familjare. Gjashte anetaret kryesore te klanit “Hakmarrja per Drejtesi” jane te gjithe vellezer ose kusherinj te pare. Fale kesaj lidhjeje natyrore gjaku, nxjerrja e informacionit (sekreteve) nga keto organizata behet jashtezakonisht e veshtire, duke veshtiresuar si rrjedhim dhe shkaterrimin komplet te tyre.

    Ndryshimi i territorit

    Vecoria e dyte e ketyre klaneve eshte ndryshimi i territorit. Nese lidhja e gjakut mbetet thelbesore per krijimin e trafiqeve kryesore dhe destinacionin e parave kriminale, prania fizike e disa kapove dhe keshilltareve te tyre ne Shqiperi ka ndryshuar. Orik Shyti, kapo i klanit “Hakmarrja per Drejtesi”, eshte rezident ne Zvicer prej shume vitesh dhe ndihmesit e tij po ashtu kane perfituar te drejten e azilit ne kete vend, ose ne Belgjike pas renies se diktatures. Ne te njejten menyre, arrestimet e kryera ne klanin e Lushnjes kane nxjerre ne pah se 6 nga anetaret jetonin ne Shqiperi, kapo Aldo Bare dhe ndihmesi i tij jetonin ne Stamboll dhe 33 anetaret e tjere ne Itali. Kjo levizje gjeografike ngadaleson dukshem luften e qeverise shqiptare kunder mafias, duke e detyruar keshtu te kete nje bashkepunim me nderkombetaret (shpesh te frutshem, sidomos me Italine), por gjithnje te vonuar.

    Lufta kunder pushtetit politik te mafias

    Korrupsioni i forcave te rendit


    Nese spastrimi i radheve te policise po jep efektet e para, mbetet ende nje problem i madh: drejtesia eshte e nenshtruar nga nje presion i forte kriminal. Vrasja e shoferit te nje prokurori te Tiranes ishte nje paralajmerim per kete te fundit per nje fund te ngjashem, nese vazhdonte te hetonte mbi klanin “Hakmarrja per Drejtesi”.

    Korrupsioni ne administrate

    Politika antimafia e qeverise “Berisha” ka arritur suksese te pamohueshme. Nje numer i madh funksionaresh duket sikur jane vertet te terrorizuar nga energjia e masave antikorrupsion te ndermarra qe ne shtator 2005. Ata jane te vetedijshem per “efikasitetin” e aparatit shteteror shqiptar, kur ky i fundit nuk eshte ne duart e krimineleve. Disa te tjere kane me shume frike nga denoncimi publik i ndonje rivali sesa nga arrestimi ne flagrance ne vendin e krimit, ose bashkepunimi me kriminelet, aktivitete per momentin shume te rrezikshme per t’u ushtruar ne shkalle te gjere.

    Korrupsioni i klases politike

    Klasa politike shqiptare nuk ka perfituar ndonje rigjenerim te menjehershem me zgjedhjen e Berishes, dhe mbetet ende tejet e infektuar nga mafia shqiptare. Kete e provon nje shembull i koheve te fundit: deri ne arrestimin e tij me 25 mars 2006, Aldo Bare gjate kohes qe rrinte ne Shqiperi udhetonte me nje makine te parlamentit shqiptar (me targe 6888 E). Opozita, tashme e drejtuar nga kryebashkiaku i Tiranes, Edi Rama, mbetet tejet e lidhur me krimin e organizuar. Berisha nuk eshte gabuar per kete, ai ka nisur nje lufte me dore te hekurt pa meshire ndaj rivalit te tij te ri politik. Nje pyetje lind: pse kjo lufte eshte drejtuar vetem ne planin politik, nderkohe qe qofte dhe nje veprim juridik do t’i zbulonte padyshim shume lehtesisht lidhjet kriminale te kundershtareve te Berishes?

    Pergjigjja lidhet me faktin qe keto lidhje ekzistojne akoma padyshim edhe brenda kampit te Berishes. Instikti politik qe i detyron ata te mos i shkepusin lidhjet me mbeshtetesit e tyre, ben te duket se lufta kunder korrupsionit te klases politike shqiptare zhvillohet fuqishem nga qeveria “Berisha”, por me urtesi.

    Fati ekonomik i luftes antimafia

    Shume pak shenja ka qe tregojne fillimin e nje lufte kunder pushtetit ekonomik te mafias shqiptare.

    Rreziqet ekonomike te luftes antimafia

    Nje nga arsyet e ketyre rreziqeve ka padyshim lidhje me faktin se nje nga shtyllat (monopolet e importit) prek majen e klases politike shqiptare.

    Pastrimi i parave, shtylla e dyte e pushtetit mafioz mbi ekonomine shqiptare, mbart ne vetvete nje problem thelbesor per qeverine. Ne fakt, nese ai eshte nje nga vektoret e pastrimit te parave per mafian, edhe sektori i ndertimit eshte pa dyshim nje nga motoret e rritjes se ekonomise shqiptare. Investimet e bera ne kete sektor kyc po ulen ne menyre marramendese, pas ardhjes ne pushtet te qeverise “Berisha”. Rritja e sektorit te ndertimit ishte vecse 6,8% ne 2005, vit i zgjedhjes se Berishes, nderkohe qe ne 2004 ka qene 45,6%. Kjo tendence e rrezikshme konfirmohet duke pasur parasysh se perqindja e rritjes se ketij sektori ne gjashtemujorin e pare te 2006 ishte vetem 1,6%.

    Ky ndryshim nxjerr ne pah nje kufi thelbesor per veprimin e qeverise “Berisha”: per faktin e ndervaresise kriminale te vendit, goditjet ndaj mafias jane ne te njejten kohe goditje ndaj ekonomise shqiptare.



    Nevojshmeria e nje arme te re kunder krimit

    Pervec veprimeve te ndermarra qe ne 2005, qeveria “Berisha” duhet patjeter te pershtase nje arme te re kunder krimit, ne gjendje te kompensoje kete renie te investimeve kriminale: IHD-te, Investimet e Huaja Direkte. Ky eshte gjithe thelbi i masave ekonomike radikale te ndermarra nga Berisha qe prej zgjedhjes se tij. Me domethenesja prej tyre eshte padyshim nisma “Shqiperia 1 euro”, qe synon te terheqe investitoret e huaj, duke iu propozuar kushte aksesi mbi pronen, duke (eliminuar) mos marre parasysh konkurrencen e zones. Ne kete kuader, qeveria “Berisha” ka marre vendimin te vendose ne zbatim projektin AMBO. Permes ketij naftesjellesi duhet te tranzitoheshin 35 milione fuci nafte ne vit nga Deti i Zi per ne Detin Mesdhe, duke filluar ne vitin 2008, permes Bullgarise, Maqedonise dhe Shqiperise. Fillimi i puneve do te kerkonte 1.3 miliarde dollare qe do te siguroheshin nga kredi te dhena prej fondit amerikan dhe evropian, si dhe prej investitoreve private. Me gjithe protokoll-marreveshjen te firmosur mes drejtuesve te tri vendeve me 28 dhjetor 2003, projekti duket i mbyllur, sidomos prej (mosinteresimit) ftohtesise se qeverise shqiptare. Kjo e fundit duket me e interesuar per nje tjeter projekt energjetik te mbeshtetur jo nga SHBA, por nga Rusia. Me 21 prill 2006, qeveria shqiptare ka firmosur nje memorandum qe parashikon ndertimin nga “Gazprom” te nje uzine te perpunimit te gazit dhe ndertimin e nje centrali termik ne qytetin e Fierit. Me nje shume prej 1,9 miliarde dollare, ky projekt paraqet padyshim nje avantazh me te madh per ta futur Shqiperine ne rrjetin evropian te shperndarjes se gazit, duke eliminuar keshtu pengesen kryesore te rritjes ekonomike te vendit: mungesen kronike te energjise.

    Megjithate IHD-te mbeten te pakta. Disa investime te rendesishme jane bere ne Shqiperi. Por edhe keto datojne para zgjedhjes se Berishes. Mjeti kryesor per terheqjen e kompanive te huaja eshte kryesisht privatizimi i kompanive te medha shteterore, si per shembull rrjeti i telefonise mobile “Albtelekom”. Megjithate, mbarevajtja e ketyre veprimeve eshte e kondicionuar nga siguria e funksionimit te interlokutorit politiko-administrativ te investitoreve. Dhe jemi te detyruar te konstatojme se ky i fundit nuk eshte ende sistematik ne Shqiperi.

    Perfundimi

    Qeveria “Berisha” lufton me nje energji te pashtershme kunder mafias shqiptare. Fale kapacitetit te levizjes gjeografike nga Mali i Zi ne Afganistan, fuqia ekonomike e klaneve kriminale arrin t’u shpetoje momentalisht goditjeve qe i jane dhene. Edhe pse e dobesuar, mafia shqiptare mbetet e fuqishme. Nese strukturat kryesore jane prekur rende, eshte ende shume shpejt per te thene se jane eliminuar krejt. Edhe pse nuk eshte perhapur me ne qarqet udheheqese te vendit, ndikimi i klaneve kriminale mbi klasen politike vazhdon te mbetet.

    Perhapja ekonomike e mafias shqiptare eshte me e qarte se kurre, jo per rritjen e saj, por perkundrazi per efektet sistematike te mungeses se investimeve kriminale qe ne vitin 2005.

    Ndryshe nga strategjite e vena ne jete per te zhdukur nga rrenjet krimin e organizuar te vendeve si Kolumbia e Afganistani, per pastrimin e Shqiperise nga mafia eshte e nevojshme te zhvillohet jo nje kulture zevendesuese, por nje ekonomi zevendesuese. Te zevendesosh parate e krimit me investime te huaja: kjo eshte sfida e Berishes. Per ta bere kete do t’i duhet te kaloje dy veshtiresi te medha: te binde investitoret e huaj ende te pakte ne numer te rrezikojne ne kete vend, dhe kete ta beje shpejt. Rritja ekonomike e vendit eshte ngadalesuar dukshem qe prej zgjedhjes se Berishes: 5% ne vitin 2006, nderkohe qe ne vitin 2005 ka qene 5,5% dhe ne 2004 ka qene 6,7%. Zgjedhjet e ardhshme po afrojne shpejt. Dhe ne keto kushte, nese volumi i investimeve te huaja direkte nuk rritet, nuk vihet ne dyshim qe elektorati shqiptar nuk ka per t’ia falur Berishes privimin nga flukset e cmuara financiare, qofshin keto kriminale.

    Koha politike nuk eshte e njejte me ate kriminale. Nese qeveria “Berisha” ka nisur nje beteje kundra kohes, mafia shqiptare ka kohe sa te doje qe te prese dite me te mira, me syte drejt integrimit evropian.

    (Fund)

    Bertrand Monnet, nje nga autoret e raportit per mafian ne Shqiperi, eshte drejtor shkencor i Institutit te Menaxhimit te Rrezikut Kriminal ne France. Ky institut zhvillon nje aksion te dyfishte te kerkimit mbi rreziqet kriminale te sipermarrjeve dhe te transmetimit te informacioneve te siguruara drejt vendimmarresve. Ne raportin per Shqiperine, pervec intervistave dhe te dhenave nga burime inteligjente te informacionit, jane perdorur materiale te Raportit Boteror per Drogen, viti 2005, te Zyres per Drogen dhe Krimin ne Organizaten e Kombeve te Bashkuara, studimi i gushtit 2005 per llogari te Delegacionit per Ceshtjet Strategjike te Ministrise se Mbrojtjes se Frances, materiale te prodhuara nga Nicolas Miletitch “Trafiku dhe krimet ne Ballkan”, Xavier Raufer “La Camorra”, Jean-Francois Gayraud “Bota e Mafias”, Xavier Raufer dhe Stephane Quere “Mafia shqiptare”.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 13-05-2007 mė 01:23

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,697
    Postimet nė Bllog
    22
    “Ne Shqiperi mafia mbeshtetet nga politika”

    E Diele, 13 Maj 2007


    I ka ndjekur me vemendje dhe lexuar me kujdes numrat e fundit te gazetes “Koha Jone”, edhe pse prej disa vjetesh i larguar nga radhet e policise. Per te, krimi i organizuar suportohet nga politika dhe do te ishte shkaterrim i vete shtetit, nese mendohej se ne Shqiperi nuk ka klane mafioze. Pjerin Ndreu, ish-drejtues i larte i Policise se Shtetit, ne rang zevendesdrejtor i Pergjithshem dhe Drejtor i Policise se Tiranes, gjate nje interviste te dhene ne lidhje me raportin e fundit te botuar ne gazete, deklaron se klanet kriminale ne Shqiperi, jane me shume se 15, sic del ne studimin e nje agjencie franceze, qe merret me kete fenomen. “Klanet kriminale ne vendin tone, jane te mbeshtetura nga politika dhe per t’i luftuar ato, duhet nje vullnet politik”, shprehet ish-kryepolici. Po per te, ky vullnet mungon dhe behet shkaku kryesor i gjendjes jo te qendrueshme ne Shqiperi. “Ata punojne te qete, ndertojne dhe investojne pa asnje preokupim, hane e pine cdo dite me politikane te larte, financojne fushatat elektorale me para te fituara ne menyre jo ligjore”, thote Ndreu, tashme prej tre vjetesh i larguar nga radhet e policise. Tema te tjera te prekura gjate intervistes, jane reforma ne Policine e Shtetit, menyrat e luftimit te krimit dhe zgjidhjet e mundshme. Por defekti kryesor sipas kryekomisarit, qendron tek mosekzistenca e nje strategjie kombetare ndaj krimit te organizuar, pasi policia, e vetme, nuk mund te kete sukses, por duhet te mbeshtetet nga strukturat e tjera te shtetit.

    Si nje nga ish-drejtuesit me te larte te policise, a keni pasur ose keni dijeni per klanet mafioze qe veprojne ne Shqiperi?

    Po, klane mafioze ka ne Shqiperi. Nese do te gjykoja nga numri, mendoj se jane me shume se 15-te. Dhe nese vihet ne diskutim ekzistenca e klaneve mafioze ne vendin tone, do te ishte nje gabim fatal me pasoja per te ardhmen e vendit. Politika shqiptare eshte ajo qe ka ushqyer ne vazhdimesi konsolidimin e grupeve te ndryshme kriminale me suportet qe i ka dhene dhe vazhdon t’i jape. Biznesmene te fuqishem, qe kane ndertuar perandorite e veta me para te pista te fituara me kontrabande cigaresh, armesh, veprash arti, me trafiqe droge, te qenieve njerezore, te prostitucionit, me korrupsion ne administraten e shtetit etj, jane sot zotet e vendit. Ata punojne te qete, ndertojne dhe investojne pa asnje preokupim, hane e pine cdo dite me politikane te larte, financojne fushatat elektorale me para te fituara ne menyre jo ligjore. Ky eshte nje realitet qe gjendet rendom ne vendin tone. Por kjo eshte mafia, keto jane klanet mafioze. Suporti qe ju jepet ketyre biznesmeneve, eshte dhe ndertimi i nje piramide mafioze qe fillon nga parate e pista te fituara ne menyre te paligjshme, ne legalizimin e tyre ne ekonomine e vendit, ne korruptimin e zyrtareve te larte te administrates se shtetit dhe ne depertimin e tyre ne politike. Keto fenomene tashme njihen dhe jane te zakonshme ne vendin tone.

    Cfare mund te behet per t’i luftuar keto klane dhe cilat jane rruget qe duhen ndjekur?

    Qe te luftohen keto klane mafioze te krimit te organizuar, duhet pikesepari vullnet politik, jo me fjale, por me veprime e aksione te mirorganizuara. Akoma qeverite tona, nuk e kane vrare mendjen se ka kohe qe duhej te ndertohej strategjia qeveritare e luftes kunder krimit te organizuar. Deklaratat e ministrave te Brendshem ne kohe te ndryshme, per lufte kunder krimit te organizuar, jane qesharake dhe tregojne nivelin e ulet te njohurive ne kete fushe. Krimi nuk mund te luftohet vetem me police. Policet jane pjese serioze e strategjise antikrim, por kurre te vetem. Pikerisht ky mentalitet, qe eshte rrenjosur ne politike, media dhe opinionin publik, eshte vrases dhe lehteson kriminelet ne veprimet e tyre. Qeveria duhet te ndertoje masa parandaluese per te sheruar plaget ekonomiko-sociale, qe gjenerojne krim. Policia nuk mund te sheroje keto shkaqe, keshtu qe delegimi i pergjegjesise vetem tek policet, eshte strategji e vete krimit te organizuar per te c’organizuar sistemin e unifikuar qe mund ta rrezikoje. Akoma nje strategji per parandalimin e krimin dhe kunder krimit te organizuar, nuk ekziston, duke treguar qarte per epersine e krimit ndaj shtetit. Lufta kunder grupeve te krimit te organizuar eshte kaotike dhe me ide te paqarta. Politikanet tane vrapojne te konfirmojne kapjen e nje apo disa eksponenteve te krimit si triumf te shtetit kunder mafies. Ky eshte nje abuzim i turpshem. Gjyqtari i njohur Xhovani Falcone, i pyetur se “C'eshte mafia?”, pergjigjet: “Une jam i afte dhe i ndershem, ai i paafte dhe i pandershem, ai vendoset ne poste drejtuese”. Per sa kohe niveli i korrupsionit ne administraten e shtetit eshte i larte dhe paaftesia, klientelizmi jane prezente, krimi i organizuar ka shume labirinte ku mund te mbeshtetet lehtesisht i mbrojtur ne aktivitetin e tij.

    A jane ne dijeni drejtuesit aktuale te Policise se Shtetit, per keto klane kriminale qe veprojne ne vendin tone?

    Natyrisht qe jane ne dijeni. Por policet te vetem nuk mund te bejne asgje. Duhet vullnet politik i qarte, i shoqeruar me masa te mirorganizuara qeveritare dhe me pjesemarrjen e shume aktoreve, ku organet ligjzbatuese (polici, prokurori, gjykate), te ndjejne mbeshtetje te gjere te te gjithe atyre qe kane kontribut ne luften ndaj krimit dhe ne masat parandaluese. Kush mendon se vetem policet mund te luftojne krimin, nuk ben gje tjeter vecse con uje ne mullirin e krimineleve dhe te aktiviteteve te tyre. Mungesa e nje kulture te shoqerise per menyren e luftes kunder krimit, eshte padyshim nje investim i klaneve mafioze, qe ju intereson terri informativ ne kete drejtim.

    Nese ke pasur dijeni, a ka kryer policia aksione per goditjen e klaneve kriminale mafioze, qe veprojne ne vend?

    Po, ka bere dhe operacione. Flas per kohen kur kam qene ne detyre. Operacioni antiskaf i gushtit 2002, mbetet nje nga krenarite shqiptare te luftes pa kompromis kunder nje klani trafiqesh mjaft te rrezikshem dhe me pasoja te renda. Por atehere, u desh vullneti politik, perfshirja e forcave te ushtrise, doganave, tatimeve, te SHISH, prokurorise e gjykates, ne nje front qe beri te mundur suksesin. Pra, policet te vetem, nuk do te ishin ne gjendje te benin ate qe duhej. Por, nje minister qe u katapultua nga klanet e krimit te organizuar ne post, shkarkoi pa perjashtim te gjithe drejtuesit e atij operacioni brilant, duke treguar se krimi eshte ne gjendje te reagoje, duke kthyer mendjen e politikes ne favor te aktivitetit te tyre.

    Reforma ne Policine e Shtetit, a ndikon ne luften ndaj krimit?

    Krimi me forcen e vet, ka ndikuar qe policia te jete e shkaterruar dhe jo profesionale. Reformat e konceptuara me levizje njerezish, jane pjelle e mentalitetit te politikaneve shqiptare nen ndikimin e krimit. Si eshte e mundur, qe ka 15 vjet, qe nuk eshte percaktuar nje elite policore? Si eshte e mundur, qe mund te levizesh nje polic sipas qejfeve dhe humorit te nje politikani, qe quhet minister dhe qe nuk ka as formimin mesatar per te gjykuar nje strukture policie? Sa vite ka qe policet nuk dalin ne pension normal dhe pse? Pse nuk behen reforma afatgjata ne baze te studimeve te fenomeneve kriminale shqiptare dhe te prognozave te krimit te se ardhmes? Eshte me se e dukshme, qe reformat artikulohen vend e pa vend sikur po behet nami, por deri me sot, nuk kane bere asgje. Neper korridoret e Ministrise se Brendshme, sot degjohet rendom shprehja: “Ky eshte i yni, ky eshte i atyre”, duke bere aludime te hapura ne institucionin e depolitizuar. Mua vete me kane telefonuar dhe me kane thene, “ti je polic i mire, por ke votuar per te majten dhe nuk mund te fillosh pune”. Po mire ore, po polici eshte votues dhe po qe ne pune, eshte e drejta e tij e ligjshme qe te votoje per ke te doje. Ky eshte nje politizim qe po i ze frymen policit dhe po i largon ato nga vendimmarrja.

    Cila mendoni se eshte zgjidhja, qe lufta ndaj krimit te cfaredo lloji, te jete e suksesshme ne Shqiperi?

    Permenda qe duhet strategji e parandalimit te krimit, duhet qe administrata e larte e shtetit dhe lidhjet e tyre te aferta, te mos shkelin ligjin dhe te fyejne, apo penalizojne policet kur kerkojne zbatimin e ligjit. Duhet te instalohen standarte te barabarta per te gjithe shkelesit e ligjit, pavaresisht nga fuqia e krimit, politikes apo ekonomise, qe zoteron shkelesi. Duhet te bashkohen ne nje bllok te gjithe faktoret politike per nje filozofi te qarte te sigurise kombetare, ku futet dhe lufta kunder krimit. Duhen reforma te studiuara dhe me principe te qarta te organeve ligjzbatuese, per te harmonizuar punen e tyre ne lufte kunder krimit, etj.

    Ne situata kriminale, policia ngarkohet me pergjegjesi direkte deri ne paaftesi. A eshte e drejte?

    Policet merren me pasojen dhe jo me shkakun e krimit. Pra, krimi vjen si rezultat i problemeve ekonomiko-sociale qe kalon shoqeria. Ne asnje vend ne bote nuk fajesohet policia per uljet dhe ngritjet e kurbes se kriminalitetit. Ne Shqiperi, nje vrasje te ndodhe, behet nami, dhe sipas politikaneve dhe medias, ne shume raste, fajtore jane policet dhe shefat e tyre. Kjo eshte e pamoralshme dhe e padrejte.

    Pergatiti Artan Cena

    Koha Jone
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 13-05-2007 mė 01:41

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    03-03-2006
    Postime
    94
    Un sdi qe parlamenti te ket mbajt zi per Vajdin Lamen e as qe ndonje shkolle ti jet dhene emri i tij.
    Eshte i vertet ky fakt?

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,697
    Postimet nė Bllog
    22
    Citim Postuar mė parė nga KastroZiso99
    Un sdi qe parlamenti te ket mbajt zi per Vajdin Lamen e as qe ndonje shkolle ti jet dhene emri i tij.
    Eshte i vertet ky fakt?
    Jo vetem qe kane mbajtur zi, por gjithe kupola socialiste me shokun Bashkim Fino ne krye ka marre pjese ne varrimin e tij ne nje fshat te Tiranes.

    Albo

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Stefan07
    Anėtarėsuar
    08-04-2007
    Vendndodhja
    Athine
    Postime
    140
    Sİkur pushteti shqiptare te kishte ne dore te gjithe aktivitete e mafis shqipate,shqiperia do na bejet AMerik mbrenda 5vitesh.Mendoj ne ate qe fitohet nga ky treg i madhe qe kalon nepre shqiperi,prej Azi ne Evrop.

Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Theofan Stilian Noli: Jeta dhe veprat e tij
    Nga ILovePejaa nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 15-11-2022, 22:39
  2. Video e ushtarėve grekė nė Internet indinjon shqiptarėt
    Nga Ingenuous nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 207
    Postimi i Fundit: 22-09-2011, 14:58
  3. Pasqyra e temave historike
    Nga Fiori nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-05-2011, 15:43
  4. Ortodoksia Shqiptare sot
    Nga Orientalist nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 08-09-2010, 10:11
  5. Guerilasit e LANC
    Nga Tannhauser nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 21-04-2007, 14:12

Fjalėt Kyēe pėr Temėn

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •