Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    30-10-2004
    Postime
    705

    Tv Drejt Brazdes Ligjore!

    Zhurmuesit e vėrtetė tė ekraneve
    Nga Mero Baze
    Disa stacione televizive qė janė shtrirė pėrtej hapėsirės sė licencuar nga ish-KKRT-ja nė kohėn qė nė pushtet ka qenė Partia Socialiste, po bėjnė njė protestė tė dyshimtė ndaj vendimit ligjor tė KKRT-sė pėr disiplinimin e hapėsirės transmetuese tė tyre sipas ligjit, si njė kusht themelor qė ato tė kenė tė drejtė tė aplikojnė pėr zgjerim tė licencės sė tyre. Protesta, e cila ka provokuar pėr tė disatėn herė njė mbrojtje tė deputetėve tė opozitės dhe disa aleatėve tė PD-sė, duket jo vetėm shumė pak bindėse, por krijon dyshime serioze, nėse kėto televizione duan vėrtet tė aplikojnė apo jo pėr zgjerim tė licencės sė tyre dhe drejt licencės kombėtare. Dyshimet shtohen, pėr shkak se ligji qė rregullon raportet e KKRT-sė me operatorėt, thekson qartė se nė momentin e aplikimit pėr licencė, njė operator nuk duhet tė jetė nė shkelje tė ligjit, pra nuk duhet tė ketė zaptuar hapėsirė, nuk duhet tė transmetojė programe pirate dhe nuk duhet tė ketė taksa tė papaguara. Nėse njė operator ka kėto probleme, ai ėshtė lehtėsisht i skualifikueshėm nga gara pėr zgjerim tė licencės ose pėr pėrtėritje tė saj. Nė rastin konkret, dy televizionet kryesore qė po protestojnė “Top Channel” dhe “Vizion Plus”, kanė realisht njė performancė tė mirė nė treg dhe e meritojnė tė konkurrojnė pėr zgjerim licence apo licencė kombėtare. Por qė tė ndodhė ky proces, duhet qė doemos tė marrė fund psikologjia e zaptimit tė ēdo gjėje prej tyre dhe konsiderimi i vendosjes sė ligjit si sulm ndaj tyre. Nuk ėshtė se qeverisė i shkakton ndonjė problem ankesa e tyre, por nė tėrėsi, nė opinion, ata japin njė leksion tė keq tė moralit qė kanė pėr ligjin. Pėr mė tepėr, duke qenė media tė angazhuara fort kundėr qeverisė, shpesh dhe pa qetėsinė e duhur, siē i ndodh shpesh medias nė Shqipėri, kur rreshtohet politikisht, bėhen dhe mė pak tė besueshėm nė kritikat e tyre shpesh tė drejta pėr abuzimet apo “zaptime” tė pushtetit nga zyrtarė tė kėsaj qeverie.

    Nė kėto kushte, mė i mprehtė bėhet problemi i “Top Channel”-it, i cili, pavarėsisht rrugės qė ka ndjekur pėr t`u zhvilluar, ka mbėrritur nė njė stad zhvillimi qė i takon licenca kombėtare, nėse konkurron. Pėr kėtė arsye ai duhet tė ishte i pari stacion qė duhet tė nxiste frymėn e respektit ndaj ligjit pėr tė marrė licencėn. Ishte ky televizion qė tri vjet mė parė, pasi pati mė shumė shanse financiare se tė tjerėt, bėri presion tė egėr mbi ish-kryeministrin Nano, derisa ai u detyrua tė mblidhte njė tryezė pronarėsh dhe tė binin dakord kundėr prodhimeve pirate nė transmetimet televizive tokėsore. Tregu u disiplinua dhe shumė televizione dolėn nga pulti i familjeve shqiptare, pasi nuk kishin fuqi tė pėrballonin konkurrencėn dhe rregullat e lojės. “Top Channel” fitoi. Fill pas kėsaj, ai pėrdori vakuumin ligjor dhe lejen e heshtur tė qeverisė, ndaj sė cilės ka qenė shumė i dėgjueshėm dhe futi nė treg rrjetin e transmetimit tokėsor “DigitAlb”, i cili rifilloi tė na ofrojė produkte tė palicencuara, por qė tashmė lejoheshin, se nuk kishte ligj. Kjo metodė shantazhi ndaj shtetit vetėm pėr interesa tė njė pronari duhet tė marrė fund. Ligji s`mund tė jetė i mirė, vetėm kur i duhet “Top Channel”-it dhe i pazbatueshėm, kur nuk i duhet atij. E njėjta gjė dhe pėr “Vizion Plus”-in. Dy javė mė parė, ata ishin dakord pėr ligjin e transmetimeve dixhitale, se kishin interes tė ishin konkurrentė me “Top Channel”-in, kurse tani ulėrasin nė njė kor, vetėm pse dikush iu thotė zbatoni ligjin. Tė dyja kėto televizione mund tė marrin licencė dhe tė zgjerojnė hapėsirat e tyre, nėse duan tė ndjekin rrugėn ligjore. Nėse nuk duan tė marrin licencė, por ta pėrdorin kėtė rast pėr tė bėrė beteja politike me qeverinė, kjo ėshtė tjetėr gjė. E vėrteta ėshtė se me gjithė sikletin, me tė cilin iu vihet nė krah opozita, ata qė humbasin mė shumė nė opinion janė vetė televizionet. Ata bėhen aktorė tė moszbatimit tė ligjit dhe ēdo akuzė e hedhur nė erė ndaj qeverisė nė kėtė rast sa i shton pikė asaj. Pasi kjo ėshtė njėsoj sikur unė tė nis njė pallat pa leje nė mes tė Tiranės dhe, nėse mė vjen Edi Rama tė ma prishė nesėr, t`i them diktator dhe armik i shtypit.

    Ėshtė mirė qė, nėse e kanė sinqerisht qė duan tė licencohen, tė zbatojnė ligjin dhe KKRT-ja t`i tolerojė duke mos iua quajtur penalitet faktin qė ata kanė zaptuar hapėsirėn. Pas kėsaj, t`i lihet kohė hapjes sė procedurės pėr licencim. Rruga qė kanė zgjedhur, pėrveēse ndihmon ca deputetė qė s`i duhen njeriu tė dalin nė ekran, nuk ėshtė zgjidhje pėr ato ekrane qė duan tė jenė tė besueshme dhe popullore nė vend. Pronarėt e tyre po bėhen zhurmuesit realė tė tyre.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    03-03-2006
    Postime
    94
    bravo
    po se kuptoj se si ven ne gjirokaster mbyllin topin dhe vizionin dhe len hapur 7 televizione greke
    shtepit e ngritura ne tokat e te tjereve pa leje dhe ne ate menyre qe ska ps te fusi urbanizimin i legalizojne \
    ndersa antenat e televizioneve ven i shembin
    keto pislliqe vetem mero baze mund ti mbroje
    po atij ja bej hallall se vetem ne fushaten e Olldashit mblodhi 7 milion euro nga te cilat 2 per vete
    po keta te tjeret si marr vesh

  3. #3
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    30-10-2004
    Postime
    705

    Me Mire Nje Qene Nga Kreta Si Nje Mik Nga Dhrovani!

    Citim Postuar mė parė nga KastroZiso99
    bravo
    po se kuptoj se si ven ne gjirokaster mbyllin topin dhe vizionin dhe len hapur 7 televizione greke
    shtepit e ngritura ne tokat e te tjereve pa leje dhe ne ate menyre qe ska ps te fusi urbanizimin i legalizojne \
    ndersa antenat e televizioneve ven i shembin
    keto pislliqe vetem mero baze mund ti mbroje
    po atij ja bej hallall se vetem ne fushaten e Olldashit mblodhi 7 milion euro nga te cilat 2 per vete
    po keta te tjeret si marr vesh


    DHROVANIT TE DUKET GREQI DER NE THETHE!


    KOMUNSTA EDHE MUTI QE BEJNE ,E HANE VETE PASTAJ PER EMBELSIR!

Tema tė Ngjashme

  1. Autostrada Durrės-Kukės mbaron ne qershor 2009
    Nga ganoid nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 739
    Postimi i Fundit: 02-08-2010, 18:05
  2. Moisiu: Nuk nėnshkruaj shkarkimin e kryeprokurorit Sollaku
    Nga Antimafia nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 192
    Postimi i Fundit: 30-09-2007, 18:11
  3. Ndihme Ligjore !
    Nga mergimi98 nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 09-06-2006, 21:27
  4. Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 06-10-2003, 14:21

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •