Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 1
  1. #1
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    30-10-2004
    Postime
    705

    Cfare E Shtyne Moisiu Te Merre Ne Mbrojtje Per Shkak Te Detyres,krimin E Organizuar?

    E papranueshme heshtja juaj zoti President




    Ilir RUSMALI*


    Mė datė 21.4.2007, kam vėnė nė dijeni opinion publik, lidhur me fakte tė rėnda dhe tepėr kompromentuese, qė lidhin veprimtarinė e gjyqtarit Artan Gjermeni, anėtar i Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė, me favorizimin, mbėshtetjen dhe bashkėpunimin me njė nga bandat kriminale mė tė rrezikshme nė Shqipėri, prej mė shumė se njė dekadė.

    Faktet kanė lidhje me lirimin nga burgu tė njėrit nga anėtarėt e bandės sė Lushnjės, i cili, sipas dėshmisė sė dhėnė para gjykatės, rezulton se ėshtė liruar nga gjyqtari Artan Gjermeni, pas ndėrhyrjes sė Enver Dondollakut, njėrit nga eksponentėve kryesorė tė kėsaj bande.

    Siē provohet nga inspektimi i kryer nga Inspektoriati i Ministrisė sė Drejtėsisė, favorizimi ėshtė kryer nė kundėrshtim tė hapur me rregullat proceduriale, pėr caktimin e gjyqtarit tė ēėshtjes.

    Pėrveē kėsaj gjyqtari Gjermeni, ėshtė bėrė objekt i debatit publik edhe pėr shkak tė botimit nė median e shkruar tė pėrgjimeve telefonike, tė kryera nga autoritete italiane tė hetimit, sipas tė cilave Artan Gjermeni cilėsohet nė bisedė midis Aldo Bares dhe Enver Dondollakut, si zyrtar nė shėrbim tė tyre.

    I nderuar Zoti Kryetar i Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė,

    Rastet e sipėrcituara njollosin rėndė dhe nė mėnyrė tė patolerueshme figurėn dhe funksionin e gjyqtarit. Nė rast se, ndaj tyre nuk veprohet me urgjencė ato njollosin nė mėnyrė tė patolerueshme pushtetin gjyqėsor, sistemin e drejtėsisė dhe funksionin e KLD-sė nė raport me tė.

    Pėr kėtė arsye nė datė 21.4.2007, kam kėrkuar publikisht ndėrhyrjen e Presidentit tė Republikės dhe Prokurorit tė Pėrgjithshėm, pėr dėnimin publik, tė veprimtarisė sė kėtij gjyqtari nė shėrbim tė bandave kriminale, angazhimin e tyre personal pėr marrjen e masave, pėr largimin nga pushteti gjyqėsor, largimin nga Kėshilli i Lartė i Drejtėsisė dhe procedimin e tij.

    Thirrja publike e ministrit tė Drejtėsisė, ėshtė shoqėruar deri mė sot nga heshtja e papranueshme e Presidentit tė Republikės dhe mosveprimi fajtor i Prokurorit tė Pėrgjithshėm.

    Pėr kėto arsye nė mbėshtetje tė kompetencės qė ligji i jep ministrit tė Drejtėsisė, pika 2, neni 19, Ligji nr.8811, datė 17.5.2001, "Pėr organizimin dhe funksionimin e Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė", tė ndryshuar, kėrkoj nga ana Juaj, thirrjen urgjente tė mbledhjes sė Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė, me rend dite: "Shkarkimin nga detyra tė gjyqtarit Artan Gjermeni, nė bazė tė pikės 6, tė nenit 147, tė Kushtetutes, me motivacionin "Pėr akte e sjellje qė diskretitojnė rėndė pozitėn dhe figurėn e gjyqtarit"''.

    Provat e mbledhura dhe tė bėra publike deri mė tani janė mėse tė mjaftueshme pėr Kėshillin e Lartė tė Drejtėsisė, pėr tė vendosur shkarkimin nga detyra tė gjyqtarit Artan Gjermeni.

    Tendenca e shfaqur nga eksponentė tė Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė, pėr tė futur procesin e procedimit nė rrugėn e zvarritjeve burokratike duhet tė konsiderohet e papranueshme nė radhė tė parė nga Presidenti i Republikės.

    I Nderuar Z. President i Republikės,

    Shqiptarėt, sot mė shumė se kurrė duhet tė shohin se instancat mė tė larta qė drejtojnė drejtėsinė nė vend nuk pajtohen me korrupsionin, me lidhjet dhe bashkėpunimin e gjyqtarėve me krimin, nuk pajtohen me padrejtėsinė.

    Shqiptarėt kanė nevojė qė Presidenti i Republikės tė dalė publikisht, tė denoncojė dhe tė distancohet me pėrbuzje, jo vetėm ndaj fenomenit tė "kapjes", por, edhe ndaj individėve tė "kapur". Prandaj ėshtė e domosdoshme qė mbledhja e Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė tė zhvillohet nė prezencė tė mediave.

    Me bindjen pėr angazhimin dhe pėrgjegjėsinė e pėrbashkėt institucionale pėr ēėshtjen, bashkėngjitur do tė gjeni materialet provuese. Mbetem nė pritje tė zhvillimit tė mbledhjes, sipas afateve ligjore brenda ditės sė enjte datė 11.5.2007.


    Letra qė ministri i Drejtėsisė i ka dėrguar Presidentit pėr thirrjen e mbledhjes sė Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga TOKE GEGA : 09-05-2007 mė 16:03

Tema tė Ngjashme

  1. Fragmente nga Shėn Grigor Teologu
    Nga Kryeengjelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 12-03-2007, 07:40
  2. Spiro Moisiu njeriu mė besnik i Enver Hoxhės
    Nga Antimafia nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 15-05-2006, 15:37
  3. Muhamedi nė Bibėl...
    Nga drita nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 70
    Postimi i Fundit: 20-06-2004, 15:39
  4. Pyetje pėr Besimtarėt Shqiptarė tė Krishterė dhe Islam
    Nga dodoni nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 116
    Postimi i Fundit: 06-07-2003, 20:11
  5. Alfred Moisiu
    Nga Brari nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 16-05-2003, 07:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •