Close
Faqja 25 prej 25 FillimFillim ... 15232425
Duke shfaqur rezultatin 481 deri 486 prej 486
  1. #481
    Lazaratas Maska e Bel ami
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Lazarat
    Postime
    1,184
    Ata nuk jane shqiptare pranda mos u kushtoni me rendesi.Po te ishin m gjak shqiptari as qe do e conin nder mend ate qe po planifikonin.Ata jane mbeturina arabe qe me pak mund do i jashteqitim...
    ... E ku thuhene ne karte
    Fjalet e Gjuhes se Zjarrte!

  2. #482
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-03-2003
    Vendndodhja
    Diku nëpër Botë
    Postime
    528
    Euu .
    Me erdhi keq per femijte e Ferikut qe i paskan denuar keshtu rrende .
    Edhe me keq me erdhi per Ferikun dhe Dhuraten - prinderit e tyre , e mbi te gjitha per femijte e te burgosurve .

    Thjesht ,ajo familje u shkatrua ,u shua per se gjalli !!!.

    Feriku paska ndryshuar shum ,qenka bere si salman ruzhdie i Iranit .woow !
    I paska nderuar rufeti krejt Ferikut .


    Djema ,kur nuk dini dicka ,me mire eshte mos me folur dhe jo te ofendoni dike pa njohur e pa ditur , me jo maxhupe, jo jevg e ku ta dij se cka tjeter.


    Familja Duka ,jane dibrane dhe Shqiptar nga fshati Spas me prejardhje nga Mirdita e Shqiperise .Tani ,keta punonin nga pak me qevrine e atehershme ,po sikur cdo zone kufitare .

    Familja e Dhurates,jane fisi Marku ,Shqiptar nga Dibra e Madhe edhe ata me preardhje nga Mirdita e Shqiperise .
    Dhurata eshte ritur ne Belgjike .

    Veprimet e atyre femijve jane veprime personale dhe asesi qytetare dhe kombetare .

    Ne origjine ,Dhurata bie stermbese e turqeve e keta djemte bijne kasternipa turqish .
    Pra ata femije kane nje damar ( pak gjene ) nga andaolli .Por ,familja e Dhurates kurnjehere nuk kane qenur musliman fundamentalista .E dij qe deri para 15 viteve , gjysma e familjes se tyre as Ramazanin nuk e haxheronin se jo me te benin xhihad .

    Nena e babes se dhurates eshte turcelie .
    Gjyshi i Dhurates ,duke u kthye ate kohe nga lufta me turqit kur bie neper fshatin Osollnice - fshat tuqish ,e sheh ate vajze te bukur ,te bollshme dhe e mer me vete .
    Vertet ajo ishte grua shum e bukur .Ishte plake 95 vjecare kur vdiq dhe bukuria kur nuk i humbi .

    Nuk dij cka te them .
    Feriku dhe te gjith Shqiptaret mbet-shin me kaq dem .
    Ndryshuar për herë të fundit nga DriniM : 01-05-2009 më 01:11

  3. #483
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    QKA KAN KERKUA E KAN GJETUR
    Ne kosove ka sa te duash kesi mjekerr zinje dhe pantoll shkurter dhe pa pik pengese hapin propagand me idet e tyre idioteske tek rinia shqipetare.
    Ka ardh koha qe edhe ne kosove te behet nje gjugj i till dhe ti largojm keta kanibal nga trojet tona shqiptare sepse keta po mbjellin sheriatin ne mes te kosoves.

  4. #484
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Komploti që u ndëshkua me jetë
    Beqir Sina
    Tre vëllezërit Duka u dënuan me burgim të përjetshëm
    Komploti që u ndëshkua me jetë

    Tre nga pesë të burgosurit për komplotin në bazën ushtarake në Fort Dix, - Chery Hills, u dënuan me burgim të përjetshëm plus 30 vjet. Këta janë; Elvir Duka (23), Shain Duka (26) Dritan Duka (28), emigrantë shqiptarë nga Dibra e Madhe.

    Gjykata federale dha dënime të gjata burgimi edhe për dy personat e tjerë të shpallur fajtorë për komplot për vrasjen e personelit ushtarak amerikan në një bazë ushtarake të Nju-Xhersit. Gjykatësi, Kluger dënoi të mërkurën edhe Mohamed Shnewer, i lindur në Jordani, me burgim të përjetshëm plus 30 vjet për rolin e tij në komplotin për të sulmuar bazën Fort Diks në Nju- Xhersi dhe një tjetër person të akuzuar për këtë çështje, Serdar Tatar, i lindur në Turqi, u dënua me 33 vjet burg.

    Të tre vëllezërit Duka - Dritan, Shain dhe Eljvir - me shumë kurajë dhe me zë të plotë, kanë shpallur pafajësinë e tyre, para se atyre t'iu shqiptoheshin dënimet. Që të tre e përsëritën edhe në "fjalën e fundit" se ata po dënoheshin, si të pafajshëm, sipas tyre. Në fund të një gjykimi të gjatë, në deklaratën e tij, njeri prej tre vëllezërve, Elvir Duka, 25 vjeç, u kthye me fytyrë në drejtim të familjes së tij - të madhe, të ulur në sallën e gjyqit, dhe me zë të fortë që ta dëgjonin të gjithë tha: "u kërkoj prindërve të tyre dhe anëtarëve të tjerë të familjes së tij - që kishin ardhur të ndiqnin gjykimin, që ata të gjithë të "jenë të durueshëm, dhe të mos merakosen."


    Nga e majta,Serdar Tatar dhe tre vëllezërit Duka - Dritan, Shain dhe Eljvir

    Ai tha se :"Duke qenë në burg dhe duke ditur që ne jemi të pafajshëm - është një ndjenjë e madhe në sy të Zotit," tha ai. "Qeveria e di se kush janë ata që vepruan." Kryetari i Gjykatës së Qarkut, në Cherry Hills, Gjyqtari Robert B. Kugler, në mbyllje të këtij gjykimi vuri në dukje se, "Tek dënimi i të pandehurve, është marrë parasysh fakti se deri në ditën e fundit, asnjeri prej tyre, nuk tregoi keqardhje për veprimet e tyre, dhe tha se "një dënim ndëshkues dhe i ashpër, ishte i nevojshëm."

    "Unë nuk mund të jepja dënime më të lehta. Megjithëse, shoh anëtarët të familjes... që e shohin dënimin me pikëllim," tha ai. "Por unë kam balancuar dënimin me atë që ata kanë pasur si qëllim ata për të vepruar.... Unë jam më se i bindur në fajësinë e tyre." , tha në fund të këtij gjykimi, Kryetari i Gjykatës së Qarkut, në Cherry Hills, Gjyqtari Robert B. Kugler.

    Shumë ndikim në dënimin e të pestëve, duket se dha edhe vendimi i marrë në dhjetor 2008, kur një juri e përbërë nga 11 veta, i patë dënuar tre vëllezërit Duka dhe dy pandehurit e tjerë, Mohamad Shnewer dhe Serdar Tatar, për konspiracion për të vrarë ushtarët amerikanë, në bazën ushtarake Fort Dix - në Cherry Hills.

    Ky rast është i pari në historinë i SHBA-së, që një grup njerëzish emigrantë në SHBA-së, të dënohen me burgim të përjetshëm, për terrorizëm. Prokurorët amerikanë, e kanë quajtur arrestimin e të pestëve, si një sukses të FBI-së Sipas tyre taktikë, për të zbuluar komplotet, të këtyre njerëzve ose grupeve të njerëzve në SHBA-së, që në fazat e "nisjes së veprimeve" dhe shkatërrimin tyre, para se ato mund të vijnë në përmbushje të qëllimit.

    Një vit e gjysmë hetime...

    Tre vëllezërit me origjinë shqiptare të akuzuar për komplot ndaj një baze ushtarake amerikane, Fort Dix, e cila merret me përgatitjen e rekrutëve, në 7 dhjetor 2008 të vitit të kaluar janë shpallur fajtorë nga një juri prej 11 vetash. Së bashku me ta janë dënuar edhe dy shtetas të huaj një turk dhe një jordanez për komplotin në bazën ushtarake Fort Dix të Nju- Xhersit.

    Juria që dha e para vendimin përbëhej nga 11 veta, tetë prej të cilëve ishin femra. Vendimi i parë është dhënë nga juria gjyqësore e përbërë prej 11 personave anonimë të zgjedhur nga profesione mosha e gjini të ndryshme. Gjatë procesit të hetimeve që zgjati më shumë se një vit, janë marrë në pyetje më shumë se 50 dëshmitarë, ndër të cilët më vendimtare ishin dëshmitë e dy emigrantëve shqiptarë Agron Abdullai dhe Besnik Bakalli.
    Ferik Duka deklaroi : “Nëse fëmijët e mi do të ishin fajtorë, atëherë ata nuk do të ishin më fëmijët e mi. Por ata janë të pafajshëm”, - deklaroi ai

    Akuza me 26 faqe është e mbështetur nga një aktakuzë, e lexuar që në ditën e parë të arrestimit të tyre një vit më parë. Avokati i kësaj çështjeje i hodhi në mënyrë të ripërsëritur poshtë akuzat, duke thënë se klientët tij nuk kanë pasur në asnjë mënyrë si "qëllim ndonjë komplot kundra bazës ushtarake në Fort Dix, për të cilën akuzohen, po t'u referohemi provave. Të përfshirë në këtë çështje është edhe një informator i FBI-së, me origjinë shqiptare, i cili kërkohej nga drejtësia e Shqipërisë për vrasje në Tiranë.

    Ky ka qenë gjykimi më i gjatë në historinë e këtyre çështjeve. Ata u gjykuan në Nju-Xhersi.

    Akuzat

    Tre nga të dyshuarit, vëllezërit Shain, Dritan dhe Elvir Duka, janë emigrantë nga Maqedonia, Dibra e Madhe, ndërsa Muhamar Shnefer është jordanez dhe Serdar Tartar me origjinë nga Turqia. Ata akuzohen nga FBI-ja për komplot ndaj bazës amerikane për përgatitje të veprimeve të armatosura për të vrarë ushtarët amerikanë. Të pestë të akuzuarit, përfshi tre shqiptarët, e kanë shpallur veten të pafajshëm qysh në ditën e parë të arrestimit. Ata bënë para pak kohësh një kërkesë për shtyrjen e gjyqit. Një pjesë e shtypit amerikane ka cilësuar si procesin më të madh gjyqësor për terrorizmin pas sulmit të kullave më 11 shtator të vitit 2001. Ata u arrestuan në muajin maj të vitit 2007, pas një operacioni 15-mujor investigimi nga ana e FBI-së, që sekuestroi edhe një sërë armësh e materialesh të dyshimta.

    Mbrojtja: Të infiltruarit ndikuan tek shqiptarët e akuzuar

    Çështja “Fort Dix”, në të cilën janë përfshirë katër shqiptarë të akuzuar për komplot terrorist ndaj SHBA-së, pritej të merrte një tjetër kthesë, mendonin avokatët pas pretendimeve të palës mbrojtëse, se janë të infiltruarit e FBI-së, që kanë shtyrë të arrestuarit drejt këtij komploti. Dy të infiltruarit e FBI-së duket se nuk janë të pastër ashtu siç mendohej. Ai nga Shqipëria, njëri që ka bërë vrasje në Shqipëri dhe i kërkuar nga drejtësia shqiptare. Kështu, njëri prej tyre, gjatë regjistrimeve të kryera, ka thënë fjalë të ashpra në adresë të SHBA-së dhe ka ndihmuar me armë këtë organizatë, ndërsa tjetri ka probleme me drejtësinë shqiptare dhe ishte një prej vullnetarëve që do të hidhnin veten në erë në turmën e ushtarëve. Këta janë Mahmut Omari nga Egjipti dhe Besnik Bakalli me origjinë shqiptare, të cilët janë dy prej të infiltruarve nga ana e FBI-së, që bënë të mundur zbulimin e grupit komplotist të bazës ushtarake "Ft. Dix ".

    Vëllai i tre vëllezërve të akuzuar, Burim Duka, shprehet se Bakalli ishte i vetmi person që fliste në regjistrim e se donte që të qëllonte njerëz. “Besniku ishte i vetmi person që dëshironte të qëllonte njerëzit, t’i hidhte në erë ata dhe ne e pyesnim se përse donte ta bënte këtë gjë. Kjo është e ndaluar në fenë tonë”, - tha 17-vjeçari Duka. “Dhe ai vazhdonte: për çfarë jeni të frikësuar ju?”. Sipas Dukës, ishin të infiltruarit ata të cilët e krijuan të gjithë këtë konspiracion nga asgjëja, duke përfshirë tre vëllezërit e tij dhe dy miqtë e tjerë në një komplot terrorist që nuk ka ekzistuar kurrë. Të njëjtën gjë pohuan edhe avokatët mbrojtës, ata u shprehën se ishin pikërisht të infiltruarit, të cilën ndikuan tek klientët e tyre, duke i nervozuar ata dhe duke i shtyrë për të ndërmarrë veprimet e mëtejshme.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #485
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,346
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Fort Dix: Burg të përjetshëm për tre vëllezër shqiptarë të dënuar për terrorizëm

    Tre shqiptarët e dënuar përjetë për terrorizëm: Gjyqi ishte i kurdisur

    Një deklaratë bombë ka ardhur nga njëri prej tre vëllezërve shqiptarë të dënuar me burgim të përjetshëm në SHBA, për tentativë të sulmit terrorist ndaj një bazë ushtarake në Fort Diks në vitin 2008.

    Emri:  Tre-Vellezerit.jpg

Shikime: 162

Madhësia:  32.4 KB

    Dritan, Shain dhe Elvir Duka janë dënuar me burgim të përjetshëm për terrorizëm dhe vrasje të pjesëtarëve të ushtrisë amerikane.

    Mirëpo, njëri nga vëllezërit, Dritan Duka ka deklaruar se avokati i tyre kurrë nuk ua dha mundësinë që të dëshmonin vetë në gjyq.

    Ai akuzon avokatin dhe autoritetet amerikane se kanë përdorur një bisedë të përgjuar pa dijeninë e tyre dhe aspak serioze mes vëllezërve dhe një informatori të FBI-së.

    Sipas tyre, biseda e përgjuar është e farsë. Dritani, raportojnë mediat në SHBA, ka hedhur akuza të rënda ndaj avokatit dhe autoriteteve të drejtësisë amerikane.

    Ai tha se avokati i kishte këshilluar të mos deklaronin asgjë në gjyq, pasi nuk ishin gati. Dritani i bëri deklaratat në një seancë apeli për dënimin që ka marrë, por autoritetet ia hodhën poshtë, kështu ai do të vuajë dënimin me burgim të përjetshëm si dy vëllezërit e tjerë.

    Tre vëllezërit u arrestuan në vitin 2008 për ngjarjen në fjalë. Ata ishin të përfshirë në një aferë të trafikut të armëve, të cilat më pas do të përdoreshin për sulm terrorist ndaj një baze ushtarake amerikane.

    Tre vëllezërit Duka mbërritën në SHBA që kur ishin fëmijë në mënyrë ilegale. Autoritetet amerikane kanë zbuluar se ata merreshin me tregti armësh dhe ndiqnin video me përmbajtje ekstremiste fetare.

    Panorama

  6. #486

    Për: Fort Dix: Burg të përjetshëm për tre vëllezër shqiptarë të dënuar për terrorizëm

    Avokati thote se kishte frike se Duka do dukej si ekstremist nese deshmonin ne gjyq pasi Duka donte te shprehte bindjet e tij fetare dhe dyshimet per 9/11 si nje pretekst i krijuar nga Amerika per te sulmuar myslimanet. Keto deshmi do e demtonin ne syte e jurise.
    Avokati ama mund te mos jete pergatitur sic duhet per gjyqin pasi eshte takuar vetem tre here me ta gjate kohes qe ishin ne burg para gjyqit.

    http://www.nbcphiladelphia.com/news/local/Fort-Dix-Terror-Plot-Appeal-Duka-Brothers-364382831.html

Faqja 25 prej 25 FillimFillim ... 15232425

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  2. Pasqyra e temave historike
    Nga Fiori në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-05-2011, 15:43
  3. Paketa e propozuar nga Ahtisari për statusin final të Kosovës
    Nga Nice_Boy në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 451
    Postimi i Fundit: 21-10-2007, 12:59
  4. Gjergj Kastrioti sipas pikëpamjeve antishqiptare
    Nga Davius në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 28-04-2006, 12:45
  5. Ortodoksia dhe Shqipëria
    Nga shendelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 258
    Postimi i Fundit: 07-04-2004, 18:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •