Close
Faqja 3 prej 6 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 60 prej 111
  1. #41
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    25-04-2007
    Postime
    630
    wow... jam skeptik per nga natyra reth ketyre fenomeneve, por kto shkrime jan shum interesante me eshte trubulluar mendja
    mir e tha darius qe mos te ngutem dhe ti lexoj me ngadal keto shkrime dhe te pres me shum shkrime reth keti fenomeni per te mar ndonje mendim me te shendoshe..
    kisha nje pytje per darius meqe edhe ishte i pranishem ne at forumin ku ishte edhe vet titor, dhe sigurisht ke pas edhe kontakte me te...
    pytja eshte a ishe ti deshmitar i thenjeve te john titorit pe luften ne irak dhe mos gjetjen e armeve te shkaterrimit ne mase(d.m.th flas per kohen kur i ka cek keto parashikime titor), kjo me intereson shum

    faliminderit
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga autotune : 18-05-2007 mė 18:47

  2. #42
    Kane kaluar shume vjet (plot 7) dhe te them te drejten sme kujtohet cdo komunikim me te. Plus qe ai ka thene kaq shume sa eshte e pamundur t'i kujtoj me detaje. Por jam i sigurt qe ka thene dicka te tille pasi e kam pare te shkruar neper faqet qe ruajne bisedat me Titor.

  3. #43
    John Titor: Mbi Ambjentin




    06 Nentor 2000 09:08

    Jo shtresat e akullit nuk po shkrijne aspak me shepjte sesa jane duke shkrire tani. Po ashtu ka shume me pak smog dhe mbetje industriale ne vitin 2036.


    06 Nentor 2000 16:43

    Ju me pyetet mbi shtresat e akullit te Polit te Veriut. Asnjehere nuk kam thene se ambjenti nuk ka qene problem. A nuk perhapet uji kur shkrin? Nese shtresat e akullit polar do shkriheshin a nuk do rritej niveli i detrave? Nuk e di nese ka mjaftueshem akull qe te ndodhe nje fenomen i tille pasi nuk jam ekspert ne ngrohjen globle.


    07 Nentor 2000 21:23

    pamela: 8. Cfare lloj problemesh me ambjentin keni ne kohen tuaj? A keni uje te paster per te pure? Shumica juaj eshte vegjetariane sic po ndryshon sot nje pjese derrmuese e popullsise?


    timetravel_0: Njera nga arsyet me kryesore pse prodhimi i ushqimit eshte lokal ka te beje me faktin qe ambjenti eshte demtuar rende nga semundjet dhe radioaktiviteti. Ne po bejme perpjekje madheshtore per ta pastruar. Uji prodhohet ne nivel komuniteti dhe ne hame mish qe e rrisim vete.


    07 Nentor 2000 21:23

    pamela: 9. A vazhdojne ata te ngaterrojne gjerat me gjenetiken? Dhe te ndryshojne ushqimet dhe kafshet?


    timetravel_0: Po... inxhinjeria gjenetike perdoret por si cdo teknologji tjeter. Mund te jete e mire dhe e keqe. Ajo qe ne ndaluam se beri ishte krijimi i me shume farerave hibride.


    08 Nentor 2000 22:27

    (1. Pa hyre ne detaje per arsyen e vecante per te cilen ju ndodheni ketu, a mund te na shpjegoni kush eshte qellimi kryesor ne te ardhmen i udhetimit ne kohe?)

    Ne vitin 2036 po behet nje perpjekje e madhe per te 'riparuar' mjedisin. jam derguar ne vitin 1975 per te marre nje sistem kompjuterik dhe ta coj ate ne vitin 2036. Ne vitin 2036 udhetimi ne kohe nuk eshte nje sekret dhe pritet te behet edhe me popullor.


    11 Janar 2001 11:49

    Temperatura eshte pothuajse e njejta ndonese ka patur shume anomali mbas luftes.
    -------------------------------------


    Kjo ishte nje permbledhje fare e vogel mbi ate qe ka thene Titor ne lidhje me ambjentin. Natyrisht qe jane faqe e faqe te tera me pyetje dhe pergjigje qe smund te koncentrohen ne kaq pak rrjeshta. Megjitha kjo ishte sa per te krijuar nje ide. Me kujtohet qe pyetjet per ambjentin u zgjeruan ne shume aspekte dhe perqendrimi kryesor i diskutanteve ka qene uji i pijshem dhe impakti qe kishte patur radioaktiviteti ne ambjent. Titor eshte shprehur qe ne kohen ku ai jeton ka nje pjese te konsiderueshme te territorit te USA dhe te Europes qe eshte teresisht e pabanueshme per shkak te radioaktivitetit te bombave berthamore. Dhe ne zonat ku efekti i tyre nuk eshte i njejti perseri demi ndihet ne kulturat bujqesore dhe sidomos ne ujin e pijshem.


    vazhdon...

  4. #44
    i/e regjistruar Maska e F.M
    Anėtarėsuar
    13-03-2007
    Postime
    40
    Spekulime hollywoodiene.Ēdo njeri ka moshėn(kohėn) e tij,fėmijė,adolishent,i moshuar . Nėse ai person ka shkuar ne vitin 2036 ai duhet tė jetė rreth 50 vjeē po kur kthehet ne 1975 sa vjeē duhet ti ketė?
    Nėse ai person kalon nga njė kohė ne tjetrėn nė moshė tė njėjtė atėherė qenka ZOT(i pavdekshėm,i pa kohė,mbinatyror)nuk di sa ta quaj.

    Mos bini ne kurthe tė naivitetit.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga F.M : 19-05-2007 mė 08:00

  5. #45
    Si i ben llogarite pash zotin? Si paska qene ai 50 vjec kur ai ka lindur ne 1998?

    Prandaj them une qe ju as qe i lexoni gjerat fare. E di cfare? Qe nga ky moment sdo lejoj me komente deri sa te mbaroje hedhja e plote e materialit. Ose mundohuni te lexoni gjerat deri ne fund ose mos u lodhni me komente komplet pa vend.

    Citim Postuar mė parė nga F.M
    Nėse ai person kalon nga njė kohė ne tjetrėn nė moshė tė njėjtė atėherė qenka ZOT(i pavdekshėm,i pa kohė,mbinatyror)nuk di sa ta quaj.
    Nje tjeter moment qe me bind qe as qe doni te lexoni se cfare shkruhet. Ne kete teme kam dhene link per nje tjeter teme ne kete nenforum, Eksperimenti i Filadelfias dhe kam specifikuar intervisten me Al Bielek. Aty shpjegohet fare mire nocioni i udhetimit ne kohe dhe me detaje fizike. Pse personi kalon ne nje tjeter periudhe kohore kjo sdo te thote se duhet automatikisht te ndryshoje moshen e tij. Prandaj quhet udhetim ne kohe. Lexoje aty se ta shpjegon me detaje dhe do kesh ide me te qarta mbas kesaj.

  6. #46
    Citim Postuar mė parė nga Inside_man
    me shume me vjen keq per Darius qe e beson si i verber , sepse e njoh personalisht cfare djali eshte se kemi biseduar para shume kohesh dhe i uroj suksese dhe te nderoj rugen nga keto mashtrime
    Po kete fraze nga e nxorre? Ku e lexove qe une i besoj aq me keq si i verber? Kur them une qe ju nuk i lexoni temat fare kam me shume se te drejte. Ja cfare kam thene une ne fillim te temes, po e citoj:

    Citim Postuar mė parė nga Darius
    Personalisht skam asnje ide as pro dhe as kundra ketij personazhi. Eshte i cuditshem.
    Nga kjo fraze qe shkruaj une te perfundosh dhe te shkruash ate qe ke shkruar ti inside man eshte pasaktesi e madhe dhe ekzagjerim skandaloz

  7. #47
    ..:in the Universe:.. Maska e strong_man
    Anėtarėsuar
    27-12-2005
    Vendndodhja
    me zemėr nė Shqipėri
    Postime
    30
    Pershendetje dhe nga une.


    Mua me beri shume pershtypje materiali dhe mendova ta ndaj me ju duke e sjelle ne Forum. Ju paskam vene ne pune


    Kam diskutuar me disa shoke te mi qe jane fizikante dhe me kane thene qe nje gje e tille akoma eshte e pamundur, pra udhetimi ne kohe duke pasur parasysh dhe ekuacionin e Anshtajnit. Gjithashtu me kane thene qe me teknologjine e sotme qe ne disponojme (te pakten ate qe njohim), kemi mundesine qe te ecim ne kohe vetem per pak sekonda jo me teper pasi do nevojitej shume energji per te bere udhetime te tilla.


    Asgje nuk eshte e pamundur dhe ndoshta nje dite ne te ardhmen do te mund te kemi nje gje te tille, pra mundesine e udhetimit ne kohe. Ato qe thoni per moshen e keni shume gabim pasi nuk ka te beje nese ky njeri udheton ne te kaluaren apo ne te ardhmen. Nese do ta perfytyronim timeline - vijen kohore si nje tel i tendosur ne cirk qe ka nje fillim dhe nje fund, imagjinoni dhe njeriun ne nje tel te tille pra ne vijen kohore.

    Kam pershtypjen se ata njerez ne 2036 (nese eshte e vertete) kane arritur te kuptojne nje gje shume te rendesishme besoj. Nese KOHEN do ta marrim si nje dimension te katert atehere qe te levizim ne kete dimension na duhet ta zoterojme, pra te dalim jashte saj, jashte kohes dhe te levizim te lire ne vijen kohore. Tani se si mund te behet kjo kete nuk e di dhe nuk kam nje mendim te caktuar, se perndryshe do kisha shpikur makinen e kohes.



    Qe te kuptojme me teper per kohen ndoshta duhet te shikojme pak ekuacionin e meposhtem ku T eshte koha qe kalon ne toke kur nje anije kozmike udheton me nje shpejtesi te caktuar duke marre per baze shpejtesine e drites dhe t eshte koha qe kalon ne anijen kozmike gjate udhetimit te saj me nje shpejtesi te caktuar me baze shpejtesine e drites. Beni disa llogaritje kush ka njohuri te mira matematikore dhe do e kuptoni.


    T=t/√(1-v²/c²) Ato qe jane ne kllapa duhet te dale rrenja katrore e tyre. Ajo si V eshte rrenje katrore.


    Ja te shohim.
    ..::Ti Shqipėri me ep nder, mė ep emrin shqipėtar::..

  8. #48
    i/e regjistruar Maska e Jimmi_1978
    Anėtarėsuar
    10-11-2006
    Vendndodhja
    Larg
    Postime
    443
    Citim Postuar mė parė nga Darius
    Prandaj them une qe ju as qe i lexoni gjerat fare. E di cfare? Qe nga ky moment sdo lejoj me komente deri sa te mbaroje hedhja e plote e materialit. Ose mundohuni te lexoni gjerat deri ne fund ose mos u lodhni me komente komplet pa vend.
    Darius duhet te keni parasyshe qe ne kete debat perfshihen edhe njerez qe asnjehere nuk kane enderruar per udhetimin ne kohe dhe le me te mendojne me thellesisht, prandaj kur lexojne ketu u duket si perralle.
    Nuk po them qe une e besoj por te pakten nuk e heq nga mundesia.
    Barca

  9. #49
    jimmy prandaj me ra goja duke thene qe te presin sa te postohen te gjitha materialet. Une kam shume rezerva per historine e Titor por ne lidhje me mundesine e udhetimit ne kohe kam bindjen time. Per aq sa kam lexuar dhe studiuar per mendimin tim eshte dicka qe ekziston por eshte pjese e teknologjise sekrete. Natyrisht kjo eshte bindja ime.

  10. #50
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Me gjasa te mira nga kjo histori per te cilen po shkruhet ne kete teme, duhet te jene frymezuar autoret e filmit "Déją vu" me Denzel Washington, vetem se aty behej fjale vetem per nje distance prej pak ditesh e jo shume vitesh.
    Sado e pabesueshme te jete ne pamje te pare historia, ajo ka mrekulline e vet brenda per ata qe dijne t'i cmojne keto lloj gjerash. Per te tjeret mbetet fiction nga ato per ta lidhur kembe e duar personin qe e shperhap historine si rrezik per shoqerine.
    Darius, flm per lidhjen ne faqen e pare qe te con tek arkiva nga shkembimi me z.Titor.

  11. #51
    Per pak kohe faqja zyrtare ka qene jashte sherbimit por tani eshte rikthyer. Per ata qe jane kurioz te lexojne komente te plota dhe te zgjeruara mbi ate qe ka thene John Titor atehere mund te lexoni faqen qe ka me shume material nga te gjitha: www.johntitor.com

  12. #52
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Darius, pse e ke larguar lidhjen qe solla, e cila te conte direkt tek faqja e wikipedia-s? Informacioni aty ishte i gjere dhe mund ta shihje deri si asnjanes, sepse sillte si qendrimin pro ashtu dhe ate kunder historise se treguar nga John Titor.

  13. #53
    Dita wikipedian nuk e marr si burim serioz. Perkundrazi shpesh eshte gjetur me gabime dhe ka luajtur rrol disinformues. Informacioni me i gjere eshte ne faqen e fundin qe kam paraqitur link. AJo eshte e vetmja faqe qe permban cdo bisede te Titor.

  14. #54
    progress Maska e BvizioN
    Anėtarėsuar
    18-03-2005
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    3,119
    Personalisht jame shume i apasionuar pas teorive conspirative dhe duke analizuar gjithmone permbajtjen e nje te tille, arrij ne konkluazion se sa eshte per tu besuar e sa per tu hedhur poshte.

    Subjekti i kohes eshte nje nga subjektet me te preferuara nga fusha e shkencesqe gjithmone me ka mahnitur.Personalisht besoj qe udhetimi ne kohe eshte i mundur (te pakten teorikisht) dhe duke u bazuar ne shkallen e avancimit te shkences, mendoj qe nuk ka ndonje arsye per te besuar se udhetimi ne kohe nuk mund te realizohet aktualisht.

    Tani ne lidhje me historine e Titor.

    Dje, pothuajse gjithe pasditen e kalova duke lexuar permbajtjen e shkrimeve te Titor ne faqen qe solli Darius (sma kishin zene syte kete faqe ndonjehere)

    Per mendimin tim ne te gjitha rrefimet e tij, John Titor len shume hapesire per skepticisem.Pergjigjet e Titor ne lidhje me te ardhmen tone (te kaluaren e tij) jane shume te luhatura dhe ne pergjidhesi jane te natyres: pak a shume e njejte, deri diku, perafersisht,nuk e di, s'me kujtohet, nuk e tregoj, etj.Per mendimin tim Titor nuk ka leshuar asnje fact bindes per te vertetuar se vjen nga viti 2036.Ne nje nga pergjigjet e tij Titor thote: 'Une nuk dua qe te me besoni'.Nese vertete Totor nuk kerkonte qe te besohej nga lexuesit, cila ishe arsya e vertete qe Titor ndodhej ne internet duke publikuar 'historine' e tij?

    Titor beri ndalim ne vitin 2000.

    Ne lidhje me pyetjen; Si eshte televisioni ne vitin 2036?, Titor pergjigjet se Televisoret do jene Plazma dhe LCD (Teknologjia e lengut te kristalte) dhe transmetimi do behet nga interneti. Se pari, teknologjia e Plazmes gradualisht po arrin qe tani drejt vdekjes dhe po zevendesohet me LCD te cilet jane me efektive dhe jetegjate (cilesia e figures mbase jo dhe aq e mire sa e plasmes per arsye te paraqitjes se ngjyres jo reale te zeze ne pikselat e saj, por permiresohet gjithnje) Jemi ne prag te tekologjise holigrafike. Me te vertete duhet te besoj qe per 36 vite (qe nga koha e komentimeve te Titor) tekologjia Televizive ka ngelur e pandryshuar????

    Cdo vit, c'do dekate ndodh nje tragjedi apo katastrofe natyrale apo jo natyrale qe shenon nje date ne historine e njerzimit per nga numri i viktimave.Tragjedia e radhes mund te ishe World Trade Center towers.Titor, nese nuk deshironte te ndryshonte te ardhmen tone (te kaluaren e tij) thjesht mund te thoshe: Amerika do perjetoje nje tragjedi te madhe ne shtator te vitit 2001.Jam i sigurte se nese Titor vinte nga viti 2036, do ishe ne dijeni te kesaj tragjedie.Ne jemi ne dijeni te historise tone nga e kaluara, dhe nuk shikoj arsye se pse Titor te mos jete ne dijeni te se kaluares se tij!!!

    Titor komentonte mbi nje lufte civile qe fillonte ne USA ne vitin 2005. Momentalisht jem posthuajse ne perfundim te gjysmes se 2007'tes.Jo shume informate korrekte per dike qe e njeh mire te kaluaren e tij.

    Si spjegohet qe me 7 mekanizma kohe, te gjitha udhetimet jane bere ne te kaluaren e tyre dhe asnje ne te ardhmen? Jam i sigurte se nje udhetim ne te ardhmen e Titor mund te ishe mjaft i dobishem per te mesuar mbi te ardhmen e tij dhe te njerzimit te atehereshem!! Titor thote se ne nuk mund te rishkruajme histori !! Me kete nuk bie dakort. Nese arrin te udhetosh ne te kaluaren, c'do minut e sekond eshte mundesi per te ndryshuar rrjedhojen e ngjarjeve.

    Mekanizmi i tij i kohes (duke u bazuar ne fotografite dhe skicat) me vjen kec po ngjason shume me radiot marrese e dhenese te dikurshme qe perdornin ushtaret ne nderlidhje (madhesi gati sa nje valixhe) dhe nuk duket shume e sofistikuar per nje aparature te vitit 2036 !!!

    Titor thote se e vetmja menyre per te derguar mesazh neper kohe eshte duke e precjelle ate fizikisht me anen e mekanizmit te kohes.Por bie ne kontradite me thenien tij se nese dikush deshironte te percillte mesazh ne vitin 2036, thjesht mund ta shkruante ne forum dhe ta lexonte ne vitin 2036 pasi materialet e internetit do egzistonin serish ne arkive.Faktikisht, ne baze te kesaj i bie qe Titor te kete patur mundesine te lexonte komentet e tij te vitit 2000 para se ti shkruante.

    Ka shume gjera te tjera qe me bejne skeptik ne lidhje me kete konspiracion por momentalisht nuk kam kohe te zgjatem.

    Sidocofte, prpaseprap nuk mund ta hedh poshte plotesisht mundesine qe e gjitha te jete e vertete.Do ishe gje e mire!! Nese eshte e vertete, Titor ka humbur mundesine per te vertetuar se me te vertete udhetone nga e ardhmja.So sihe nevoja te tregohej specifik, thjesht mund te tregonte nje dodhi qe do shenohej ne histori (pa treguar date apo vend)
    Bukuria eshte ngado, varet se nga cfare kendi e shikon.

  15. #55
    Nallban Maska e alko71
    Anėtarėsuar
    24-03-2006
    Vendndodhja
    Tokė
    Postime
    707
    E paske leshuar "TIME LINES" apo vijat kohore te cilat ndryshojne nga njera tjetra.
    Ne vijen kohore te Titorit ndoshta nuk ka ndodhur shtatori e as lufta kunder terrorit dhe ngjarjet jane zhvilluar krejtesisht ndryshe nga vija kohore e jona ku eshte gjalle edhe John Titor 8 vjeq tani. Paramendoji pa kufij vija paralele vertikale ku ne secilen jane programuar ngjarjet ne nje menyre me divergjenca shume te vogla nga njera tjetra. Sa me afer te jet vija kohore ne te cilen ti kalon me vijen kohore ne te cilen ti je, aq me e vogel eshte diferenca ne ngjarje dhe e kunderta sa me larg qe te kercesh aq me shum ndryshim do te ket rrjedha e ngjarjeve.

    Andaj mua me le me dy mendje. Ai edhe vet thot se ka ndryshim 2.5% kjo e jona nga Time line i tij dhe me kete mund te spjegohet pse nuk ndodhi asgje me 2005.
    Kjo eshte vetem nje perpjekje e imja per ta spjeguar ate qe thot ai dhe jo se ashtu eshte, sepse un nuk e di me siguri.
    Why do people with closed minds always open their mouths?

  16. #56
    progress Maska e BvizioN
    Anėtarėsuar
    18-03-2005
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    3,119
    Sido qe te jete, nese vijat kohore nuk do jene te njejta....si eshte ne gjendje Titor te percaktoje ndryshimin 2.5% te vijes se tij kohore nga e jona.Nese timeline e tija ndryshon nga e jona, atehere Titor nuk mund te jete ne dijeni te grafikut qe ndjek vija jone kohore.Nese ndryshimi eshte vetem 2.5%, atehere ky ndryshim nuk eshte signifikant per te mos parashtruar ca fakte bindese ne lidhje me deklaratat e tija.

    Lojrat Olimpike!! A nuk do zhvillohen ne Beijing 2008?? Nuk shikoj ndonje arsye pse te mos zhvillohen (edhe pse ka edhe nje vit akoma)
    Bukuria eshte ngado, varet se nga cfare kendi e shikon.

  17. #57
    Citim Postuar mė parė nga alko71
    E paske leshuar "TIME LINES" apo vijat kohore te cilat ndryshojne nga njera tjetra.
    Ne vijen kohore te Titorit ndoshta nuk ka ndodhur shtatori e as lufta kunder terrorit dhe ngjarjet jane zhvilluar krejtesisht ndryshe nga vija kohore e jona ku eshte gjalle edhe John Titor 8 vjeq tani. Paramendoji pa kufij vija paralele vertikale ku ne secilen jane programuar ngjarjet ne nje menyre me divergjenca shume te vogla nga njera tjetra. Sa me afer te jet vija kohore ne te cilen ti kalon me vijen kohore ne te cilen ti je, aq me e vogel eshte diferenca ne ngjarje dhe e kunderta sa me larg qe te kercesh aq me shum ndryshim do te ket rrjedha e ngjarjeve.

    Andaj mua me le me dy mendje. Ai edhe vet thot se ka ndryshim 2.5% kjo e jona nga Time line i tij dhe me kete mund te spjegohet pse nuk ndodhi asgje me 2005.
    Kjo eshte vetem nje perpjekje e imja per ta spjeguar ate qe thot ai dhe jo se ashtu eshte, sepse un nuk e di me siguri.
    Alko ke bere nje observim jashtezakonisht te drejte dhe shume interesant. Madje kjo eshte nje nga pikat ku Titor ka ngulur me shume kembe. Pra e ardhmja mund te ndryshohet dhe ajo qe per Titor eshte aktualitet per ne mund te nje nje tjeter timeline. Megjithate une ne mbarim te pjeseve me kryesore te deklaratave te Titor do postoj nje analize te gjerave qe kane lidhje me luften civilie dhe me instalimin e shtetit policor ne Amerike. Materialin e kam dhe e njoh me detaje pasi i perket fushes te cilen une jam shume i interesuar. Me besoni qe kur ta lexoni do ndryshoni mendim. Pra deri atehere mjafton te beni durim dhe te vazhdoni e te lexoni...

  18. #58
    Nallban Maska e alko71
    Anėtarėsuar
    24-03-2006
    Vendndodhja
    Tokė
    Postime
    707
    Citim Postuar mė parė nga Zeri_i_Mirdites
    Sido qe te jete, nese vijat kohore nuk do jene te njejta....si eshte ne gjendje Titor te percaktoje ndryshimin 2.5% te vijes se tij kohore nga e jona.Nese timeline e tija ndryshon nga e jona, atehere Titor nuk mund te jete ne dijeni te grafikut qe ndjek vija jone kohore.Nese ndryshimi eshte vetem 2.5%, atehere ky ndryshim nuk eshte signifikant per te mos parashtruar ca fakte bindese ne lidhje me deklaratat e tija.

    Lojrat Olimpike!! A nuk do zhvillohen ne Beijing 2008?? Nuk shikoj ndonje arsye pse te mos zhvillohen (edhe pse ka edhe nje vit akoma)

    Me fal Darius por me duhet t'i pergjigjem Zerit te mirdites

    Aparatura ne makinen e tij kohore i tregon devijimin qe ka bere per 2.5% ne vitin 2000. Sikur te ishte devijimi 0% atehere ai do te ishte ne vitin 2000 te vijes se tij kohore dhe ngjarjet do te zhvilloheshin njesoj. Pra tani, ne vitin 2000 kishte 2.5% devijim por ndoshta deri sa kemi arritur ne vitin 2005 kemi qene 50 70 apo edhe 100% larg timeline te Titorit dhe 2.5% ishte vetem fillimi i devijimit. Sigurisht qe ai nuk ishte ne dijeni te grafikut qe ndjek vija jone kohore prandaj edhe pergjigjet me ndoshta, nuk me kujtohet, pak etj.

    Secili njeri kontribuon ne ndryshimin e ngjarjeve, pra eshte shume i rendesishem per kohen dhe vendin (misionin qe e ka ne ate timeline).
    Citim Postuar mė parė nga Gostivari_usa
    dicka nuk kuptoj , pse ky njeri kur erdhi ne fitin 2000 ,nuk ndejti ketu , por zgjedhi qe te shkoj dhe jeton ne vitin 2036 , ne nje kohe kur bota e asaj kohe eshte e zhytut ne erresi dhe ne ndotje radioaktive ?!!
    Sepse ketu ishte tjetri John Titor 2 vjeq dhe ketu nuk ishte vendi i tij. E si t'i linte prinderit atje, e shoket, e miqet, e atedheun ne ate gjendje?
    Pastaj ai ishte me mision ketu dhe ishte ushtarak. Tjetra, po te vinin edhe tjere Titor ketu nga timeline te tjera dhe te qendronin te gjithe ketu e di ti se sa ndryshim do t'i jepnin rrjedhes se ngjarjeve?(po hipotezoj)
    Why do people with closed minds always open their mouths?

  19. #59
    i/e regjistruar Maska e XH.GASHI
    Anėtarėsuar
    07-03-2007
    Vendndodhja
    Prishtine
    Postime
    1,123
    pershendetje -


    Bej nje pyetje per ata qe kan njohuri me shum per kete rast .

    A KA TE DHENA TJERA PER JON TITORIN.jo per te riun.
    A MESHIFEN ,CENZUROHEN TE DHENAT.

    DHE A DO TE DAL NDONJE HER NE MEDJA E VERRTETA .

    Nese ekzistojn te dhena tjera .
    Per ndryshe per te paramenduar nje udhtim te till, jan disa te dhena , pra nuk mjaftojn per te bindur opinjonin .

    ju pershendes.

  20. #60
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Tani me duket po marrim pjese "live" ne filmin "Déją vu", te cilin e permenda/solla ne faqen nr.3.

    Darius, jam vertet kurioze ta shoh, se cfare do sjellesh ne

    Me pare nga Darius

    Megjithate une ne mbarim te pjeseve me kryesore te deklaratave te Titor do postoj nje analize te gjerave qe kane lidhje me luften civilie dhe me instalimin e shtetit policor ne Amerike. Materialin e kam dhe e njoh me detaje pasi i perket fushes te cilen une jam shume i interesuar. Me besoni qe kur ta lexoni do ndryshoni mendim.
    Me siguri dhe "Big Brother" kurioz do te jete.

    Lidhur me Wikipedia-n, mund te jete e vertete qe ka gabim ne informacion. Gabime ka dhe neper gazeta, shih ato shqiptaret qe te shkrihesh gazit qe ne mengjes te cdo dite per shembull. E mira e Wikipedia-s eshte qe ne te lejohen ndryshime ne informacione, lexues e te ditur nga anekend botes mjafton te regjistrohen e bejne ndryshime te permbajtjes, derisa te jete arritur nje ekuiliber, i cili korrespondon me te verteten, ose me mire le te themi me ate qe njihet dhe neper librat apo materialet e publikuara tjeterkund (pra jo ne wikiepdia) si e vertete. Psh. ne faqen per John Titor aty shkruhet:

    "An editor has expressed a concern that the subject of the article does not satisfy the notability guideline or one of the following guidelines for inclusion on Wikipedia: Biographies, Books, Companies, Fiction, Music, Neologisms, Numbers, Web content, or several proposals for new guidelines.

    If you are familiar with the subject matter, please expand the article to establish its notability. The best way to address this concern is to reference published, third-party sources about the subject. If notability cannot be established, the article is more likely to be considered for deletion, per Wikipedia: Guide to deletion. (See also Wikipedia:Notability)"

    http://en.wikipedia.org/wiki/John_Titor

    Pra eshte bere me dije mangesia ne tekst. Bujrum atehere, le te ndryshohet ky tekst nga ata qe kane burime me shume, psh pse jo nga ti.

Faqja 3 prej 6 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Rexhep Mitrovica
    Nga PORTI_05 nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 06-04-2011, 08:15

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •