Close
Faqja 2 prej 6 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 111
  1. #21
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    25-04-2007
    Postime
    630
    shum veshtir te i besosh ketyre ngjarjeve, nuk ka fakte.
    ky njeri u kthy ne kohen ku jemi ne tash, edhe pat koh te hy ne internet te ju spjegoj te tjerve se aj njeri i perket vitit 2036, e pa besueshme ..
    u kthy nga ka ardh dhe ketu i la disa foto qe mezi shihet diqka aty (un kam nokia N95 fotot i ben ne 5 megapixel kurse ne vitin 2036 nuk pat ndonje aparat me te mire apo me mir te themi pak dit pa vendos te ''kthehet nga ka ardhur'' beri keto foto ne 2001), aman bree , pse nuk beri ndonje video pse nuk na dergoj ndonje video prej atjehit kur peraferisht ka mujt ta di qe esht i pari qe kthehet ne koh dhe miljarda njerz jan kureshtar me pa ndonje qytet te vitit 2036 se si duket ...
    spo flas ma shum
    me falni...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga autotune : 15-05-2007 mė 21:49

  2. #22
    cvcx nuk mbroj vertetesine e ketij personi dhe as ato qe ai ka thene. Mjafton te lexosh postimin tim fillestar dhe do e gjesh te qarte aty. Por... ti po flet nga pozitat e tua te paravendosura prej skeptiku Ende ske lexuar historine e plote, faktet apo cfare eshte thene dhe permendur ne to, ende nuk ke nje pamje te qarte se si u be i mundur komunikimi i ketij njeriu ne internet dhe se cfare diskutimi rrodhi nga deklarata e tij. Pra ske as idene me te vogel. Bej durim, lexoi dhe ne fund te arrish ne konkluzion eshte me e lehte sesa ta shmangesh ate.

  3. #23
    progress Maska e BvizioN
    Anėtarėsuar
    18-03-2005
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    3,119
    Dicka qe ja vlen te kuptojme eshte se udhetimi ne kohe teorikisht eshte i mundur, por deri ne momentin qe ndertohet mekanizmi udhetues ne kohe, nuk ke asnje pike te kohes neper te cilen mund te udhetosh.Pasi te ndertosh nje mekanizem te tille eshte e mundur te udhetosh ne te ardhmen (ne cdo kohe te saj) dhe po ashtu ne te kaluaren, por jo ne nje te kaluar me te larget se koha qe u ndertua ky mekanizem.

    Teorikisht, qe Titor te kete udhetuar nga 2008 ne 1975 do duhej qe mekanizmi i kohes te ishe krijuar dhe funksionuar qe nga viti 1975.

    Vras mendjen, si mund ta vertetosh se vjen nga nje kohe e ardhme? E pamundur ti mbushesh mendjen dikujt, edhe sikur te jete e vertete.Dy mundesi jae: Duke ekzpozuar intenerarin e se ardhmes dhe disa nga ngjarjet qe do ndodhin ( qe deri diku, dicka e tille mund te krijonte efekt ne te ardhmen.Psh, nese i thua dikujt se ne kete date dhe ne kete ore do vdesesh nga nje aksident me makine, ky person nuk do dale fare nga shtepia ate dite- gje kjo qe ndikon ne ndryshimin e se ardhmes dhe krijimin e nje tjeter alternative).Ose e dyta duke sjelle dicka qe shkenca jone nuk ka arritur akoma ne ditet tona. Si psh, duke spjeguar se si eshte arritur nga ana ingjinierike te krijohet ky mekanizem kohe, formulen e kurimit te disa semundjeve qe momentalisht jane te pakurueshme eshume te tjera.
    Bukuria eshte ngado, varet se nga cfare kendi e shikon.

  4. #24
    ThE KinG Maska e Imperator
    Anėtarėsuar
    23-04-2007
    Vendndodhja
    Albania
    Postime
    448
    Kete thashe dhe une ne nje postim ne kete teme Zeri_i_Mirdites. Behej fjale per ate luften civile qe do te shperthente ne Amerike ne vitin 2005 si pasoje e nje ligji te rende qe do miratonte Bush, ligj i cili do te ngrinte ne revolte popullsine. Dhe nje hamendesim imi ishte qe ndoshta Bush ka mare konsulta rreth fenomenit te udhetimit ne kohe dhe e ka miratuar ligjin ne menyre te zbutur, megjithese jam shume skeptik per te besuar diēka te tille.

    Nje mendim imi eshte gjithashtu qe ky njeri mund dhe te kete mesuar nga genjeshtrat e disa te tjereve qe kane pretenduar te njejten gje si Titor dhe e ka sofistikuar me shume se paraardhesit e tij genjeshtren, megjithese behet fjale vetem per nje 9 vjeēar.
    Ekzistencen e makinave nuk e mohoj, por asnjehere nuk jane sjelle fakte bindese per punen qe kryejne keto makina. Ndoshta jane dhe sekrete te medha qe mbahen te fshehta me qellim. Mbetet qe disa gjera ti vertetoje koha, pasi vetem ajo ka qene gjithmone drita e se vertetes, ndaj dhe Albert Anjshtajn ka thene qe eshte dimensioni i katert.

    Imperator
    Albanian Perandory

  5. #25
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-11-2006
    Postime
    103
    Cdo gje eshte e mundur, por pak si e veshtire per t'u besuar.

    Nqs njerezit do te mund te ktheheshin prapa ne kohe, duke filluar le te themi qysh nga viti 2036, po keshtu do te ishin ata ne gjendje te ktheheshin prapa ne kohe ne vitet 2037, 20037, apo 200000037.
    Llogjika e thjeshte te thote ne cdo kohe te historise do te kishim me shume njerez te ardhur nga e ardhmja sesa nga e shkuara. Deri tani une s'kam takuar njeri (ose te pakten s'di te kem takuar).

  6. #26
    Ne fakt per paragrafin tend te fundit ka nja dy si gjysem 'faktesh' qe me teper kane mbetur ne kuadrin e thashethemeve. Rasti i pare eshte i Konti St Germain, nje figure shume e debatueshme qe eshte shfaqur disa here ne periudha te ndryshme te historise se mesjetes se vone dhe rilindjes Europiane. Eshte vene ne sherbim te disa mbreterve ne Europe duke filluar qe nga viti 1500 deri ne vitin 1800 kur ka qene dhe hera e fundit qe eshte pare. Njera nga deklaratat e tij ishte qe udhetonte ne kohe.

    Po ashtu perpara disa vjetesh ne njeren nga gazetat e NY City ishte nje lajm sencasional por qe kaloi si zakonisht pa vemendjen e duhur dhe pa u vene re per nje person i kapur me spekullime madheshtore ne burse. Ky kishte informata te sakta per levizjet e aksioneve dhe brenda nje periudhe fare te vogel beri nje shume kolosale dollaresh. Shpjegimi kryesor ishte qe ky vinte nga viti 2270 dhe natyrisht qe zoteronte te gjitha te dhenat e burses te shekullit te 20-te e me pas. Pra nje skenar i ngjashem me filmin Back To The Future.

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e Jimmi_1978
    Anėtarėsuar
    10-11-2006
    Vendndodhja
    Larg
    Postime
    443
    Citim Postuar mė parė nga Darius
    Po ashtu perpara disa vjetesh ne njeren nga gazetat e NY City ishte nje lajm sencasional por qe kaloi si zakonisht pa vemendjen e duhur dhe pa u vene re per nje person i kapur me spekullime madheshtore ne burse. Ky kishte informata te sakta per levizjet e aksioneve dhe brenda nje periudhe fare te vogel beri nje shume kolosale dollaresh. Shpjegimi kryesor ishte qe ky vinte nga viti 2270 dhe natyrisht qe zoteronte te gjitha te dhenat e burses te shekullit te 20-te e me pas. Pra nje skenar i ngjashem me filmin Back To The Future.
    Darius nuk po them nese ka udhetuar apo jo sepse kete nuk e di dhe nuk mund ta di, por nje gje nuk e kam te qarte. Pse ketij njeriu te vitit 2270 do ti hynin ne pune parate e fundshekulli XX apo fillim shekullit XXI?
    Une po te udhetoja ne kohe asgje materiale qe posedon toka nuk do te me nevojitej. Jo vetem parate qe nuk kane asnje vlere por as edhe metalet ose gjerat tjera.
    Barca

  8. #28
    jimmy e thashe si kuriozitet. Jo se po e mbroj si rast po eshte ideja e krijimit te nje timeline tjeter. Parate nuk kane vlere por metalet e cmuara nuk e humbasin asnjehere vleren. Po te ndjekesh tregun e aksioneve, sa here bursa ka probleme dhe renie, jane metalet me vlere ato qe ngrihen dhe kerkohen me shume nga bleresit. Nejse qe mos dalim nga tema me gjera dytesore. Kur te kem mundesi do hedh disa nga bisedat qe Titor ka bere me njerez te ndryshem ne internet.

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e XH.GASHI
    Anėtarėsuar
    07-03-2007
    Vendndodhja
    Prishtine
    Postime
    1,123
    pershendetje

    Ka shum qka te diskutohet te kjo tem ne te gjitha anet te ben te dyshimt ky rast.
    Mire e ceku dariusi se ka shum raste te tilla, por ketu duhet cekur nje gje qe verrtet diqka eshte shum interesante te personat e tille qe paraqiten keto jan disa nga dukurit qe hasim te kulturat ,popujt e ndryshem ti marrim edhe mitet psh ORAKUJT parashikuest si kasandra te gjdo njeri i thjesht eksiston zgjuarsia prirja pra nese st GERMANI ka ekzistuar si person aj mund te ket ekzistuar por vetem nje her .
    Por shembulli sotem ky personi titor dual me i menēur se gjith profetet orakujt dietart matematicjentet qe smund ti numroj se jan shum da vinci ,galileu, wati tomas edisoni, nikolla teslla ,ajnshtajni krejt keta jan emitues transmetues te pjeses se dijes parashikimit ne menyr abstrakte dhe materialete rrjedhive te ndryshme qe do te ndodhin, titori i tejkaloj edhe me foto edhe me emer edhe me koh edhe me realitetin e materjes ,ekzistencen jeten dhe vdekjen. ne keta shekujt modern te shkences dijenis ja arriti te hutoj njerzimin .

    Qfar metode e mashtrimit psh si mundet makina e cilit do tipi ferrari lamborgjini ,daimler benz ,apo edhe ato qe thejn rekorde ne shkretetira apo ndonje mjet fluturues te bej kthim ne kohe kur ajo per te punuar hargjon materje e materja zgjerohet apo ne nje menyr kur shfrytzohet kryen nje proces shumzues njeherit SHKON PARA dua te them se i gjith universi shkon duke u zgjeruar pra ka vetem nje rrug edhe ate rrug ni kahshe.
    Vetem nje eshte qe mund ta ndal kete proces e aj eshte krijuesi i universit gjdo qelize dhe atomi gjallese materje .
    Pse nuk tha se kam ardh prej nje tjeter planeti ndoshta ju kishin shit me shum rrenat apo te shofim fotot te analizojm nese materja kthehet mbrapa duhet te zberthehet a do te shifeshin ato foto apo kerri ,A do te behej shkemb .shiqoni nxemjen globale nese vazhdojn te shkrihen pllakat e akullit me nje tempo te tille nese industria vazhdon ne ket nivel te punoj a do te kemi mbeshtjells te tokes pas tridhjet viteve a do te ket rezerva te naftes a do te jet siq ka thene ZAHARIA STITICHIN ne baz te shkrimeve sumere se nuk shkon gjat e do te ndodh kataklizma.
    Ky ,,udhtari''te kishte shkruar nje roman si zhyl verni ndoshta kishte me qen me mire .
    Apo te kishte treguar se disa fakte ika zberthyer mes librave hebraik , apo si disa parashikues te se ardhmes shembulli te profeti MUSA kur faraoni kupton se do te lind nje i derguar jep urdher te mbyten femijt mashkuj , pra te ishte bazuar ne parashikime e keta qe parashikojn bazohen me se shumti ne endrra ne kontakte me shpirtra dhe Egjin gjat gjumit apo ne trans .
    Egjint jan nje form e disa gjallesave qe te ne besimtaret e fes islame besojm se ekzistojn jan dy lloje te tyre te mire dhe te kqinj e ka disa njerez qe arrijn te komunikojn me ta kemi nje rast te na ne KOSOV nje njeri pa shkoll para 100 vitesh ne fshatin BRAIN ka komentuar disa gjera qe sot ne jemi duke i perjetuar.psh teleaparatin komunikimin neper mjet aparateve komunikuese aeroplanin dhe disa ndodhi tjera po ky person ka komunikua me
    me ndonje shpirt apo ato krijesat qe i permenda me lart.
    Pra me falni se kam shkruar per shum gjera qe sjan per tu diskutuar , por nje eshte e verrtet te ky,, udhtari ne koh'' si parashikues po por jo si udhtare ne kohe edhe ate kthim mbrapa eshte apsurditet , me ec njeriu ne koh para pra kjo eshte e mundur mplaket populli po por si te kthehet ????????????????

    . kerkoj falje .
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga XH.GASHI : 16-05-2007 mė 22:04

  10. #30
    Citim Postuar mė parė nga XhGashi
    Pra me falni se kam shkruar per shum gjera qe sjan per tu diskutuar , por nje eshte e verrtet te ky,, udhtari ne koh'' si parashikues po por jo si udhtare ne kohe edhe ate kthim mbrapa eshte apsurditet , me ec njeriu ne koh para pra kjo eshte e mundur mplaket populli po por si te kthehet ????????????????

    . kerkoj falje .
    XhGashi e kam permendur disa here temen Eksperimenti i Filadelfias. Shkrimet e fundit aty jane pjese e nje materiali nga Al Bielek, njeri nga shkenctaret qe ka qene i perfshire ne Programin Ylberi dhe frekuentues i rregullt i bazes nentoksore Montauk. Lexoje me vemendje dhe do gjesh pergjigje per shume nga pyetjet qe ke shtruar.

    Une spo komentoj me per pyetjet e njerit apo te tjetrit deri sa te mbaroj hedhjen e plote te materialeve mbi Titor.

  11. #31
    i/e regjistruar Maska e XH.GASHI
    Anėtarėsuar
    07-03-2007
    Vendndodhja
    Prishtine
    Postime
    1,123
    pershendetje-

    Darius ne qe po e lexojm kete rast te ketij udhtarit po mundohemi si shkurtazi te bejm konkludime te bazuara ne argumente te reales dhe ireales .

    Verrtet bota eshte e vjeter qe lapsi dhe mendja e njeriut vetem mund te jep ndonje mendim individual .

    Darius gjithnji kur kam lexuar postimet tuaja kam lexuar me vemendje sepse te une shkrimet tuaja prekun qelulat -neuronet pasive ne koken time verrtet ja vlen te lexoj shkrimet e tilla te cilit do qofshin ato.

    Nje gje eshte e verrtet se rastet e ketyre ,,udhtarve'' jan skeptike une kisha me thene vetem me dy fjal ju vet e keni shkruar se faktet ekzistojn por dikush
    ka prirje ti shef ato e dikuj edhe ti tregosh nuk ja vlen .

    PER UDHTARET NE KOHE

    Nje enderr zgjat 3 deri 5 sekonda per ket koh SHPIRTI i njeriut udhton ne shtat qjej gjithashtu kontakton me te vdekur dhe te gjalle , me te kaluaren dhe te ardhmen pra eshte kontakt abstrakt i pa pare per materialistat .

    E per ta zgjuar nga gjumi njeriun gjat endrres duhet leht ta thrrasesh apo ta prekesh kurrsesi me britma e trazime shtohet pyetja pse
    Sepse shpirti ka vajt e deri ti kthehet eshte ne rrezik te zgjohet
    Njeriu zgjohet i hutuar pa mend edhe verrtet mund te luaj mendesh te disa humb memorja e se kaluares tregon gjera qe si perkasin kesaj kohe por kurrsesi me fotografi pra materiali nuk ka shans te jet bashk udhtar me shpitrin.

    E kam cek dhe perseri po e ceku se keta udhtaret ne kohe sjan gje tjeter veqse interpretues te personave te me parshem por mvaret se sa ju shitet .

    Ka iks raste kur njeriut i kujtohet se ka jetuar ne ket bot edhe me pare ketu eshte ne pyetje ajo ngatrresa e zgjuarjes nga gjumi gjat endrres pra ajo enderr ju eshte fokusuar ne kok me te bemat jeten e tjetrit dhe keto tjerat sjan pershtypse pra i komenton gjerat e se shkuares apo te ardhmes krejt mvaret prej rrugetimit te shpirtit ne enderr se nga cila an ka udhtuar .

    Ndoshta ju keni shum material por per mua keto jan montime .

    me fal une vetem kam shpreh mendimin tim .

  12. #32
    XhGashi po e perseris qe nuk mbroj vertetesine e ketij personi apo historise se tij. Replika ime ka te beje me konceptin ne teresi.
    Ke thene nje fraze aty qe me pelqen: bejm konkludime te bazuara ne argumente te reales dhe ireales. Ketu eshte dhe thelbi i asaj qe une po debatoj. Realja dhe irealja eshte dicka e cila ne 20 vitet e fundit ka ndryshuar shume. Ajo qe dikur ishte ireale sot eshte me shume se reale. Pra eshte dicka relative. Ajo qe nuk dime ne sot nuk do te thote se nuk ekziston dhe ajo qe mundt e ekzistoje per ne konsiderohet pjese e ireales per shkak te aftesive qe kemi per te perceptuar dicka jo te zakonte.

    Une vazhdoj te ngulmoj ne kete pike; prisni sa te postohet materiali dhe sidomos konkluzioni ne fund dhe pastaj le te hapim nje diskutim. Vazhdoj te perseris qe une nuk mbroj vertetesine e John Titor por njoh shume mire historine e tij dhe ato qe kane ndodhur. Pra vetem beni durim dhe pak dite.

  13. #33
    Vlonjat sa te jete jeta Maska e Igli_Vlonjati
    Anėtarėsuar
    24-03-2006
    Vendndodhja
    Vlore/Tirane
    Postime
    439
    [QUOTE=Darius]Ne 24 Mars 2001 ai deklaroi se do kthehej perfundimisht ne kohen e tij ose timeline, pra ne vitin 2036 dhe qe nga ajo kohe nuk eshte bere me i gjalle. QUOTE]


    Ku ekzistoka kjo 2036-shta????? Ne Hene, ne Mars, ne Pluton, apo ne alfa centauėr (ylli me i afert i tokes).
    Si mund ta kuptosh kete???
    Di njeri ta shpjegoje??????????????
    p.s. nuk e kam me ty darius.
    Ne Jete Duhet Te Udhehiqemi Nga Arsyeja Dhe Jo Nga Pasioni

  14. #34
    Ore me plaset se shqip po e them. Prisni te hidhen materialet pastaj filloni me pyetje. Vetem me shkrimin e pare ne teme nuk mund as te krijosh nje ide e jo me te besh pyetje pse e qysh. Beni durim.

  15. #35
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anėtarėsuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Darius : 17-05-2007 mė 18:54
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  16. #36
    Faleminderit Zemrushja.

    Ne fakt po kerkoja per nje tjeter me te gjate qe e kam pare para ca kohesh po qe nuk e gjej dot me. Sidoqofte mund te ndiqni nje tjeter dokumentar qe eshte rreth 25 minuta ku sqarohet shkencerisht mundesia e udhetimit ne kohe. Ja vlen te shikohet.

    http://video.google.com/videoplay?do...uration%3Along

  17. #37
    i/e larguar Maska e GL_Branch
    Anėtarėsuar
    02-11-2003
    Vendndodhja
    Arbany
    Postime
    1,592
    I kam lexuar disa shkrime te John Titorit qe iu pergjigjte antarve te ndryshme qe i benin pyetje...ishin me te vertete shume interesante...nese ky ka genjyer hallall i qofte se ishte mjafte intelegjent askush nuk mundej ta zinte ne genjeshter ...i kishte disa shkrime mbrese lenese.

  18. #38
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anėtarėsuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753
    Darius.. ne fakt fillimisht ka qene dicka e vene ktu..

    http://www.anomalies.net/time_traveler/jump1.wmv


    Por tani nuk ekziston si file.. Megjithate kam gjetur nje tjeter video interesante..



    Kjo eshte nje video qe tregon per nje filem ose dokumentar qe se shpejti do te vihet ne qarkullim.. (ka disa te dhena qe mua ne fakt mu duken te frikshme.. "luft e trete boterore?" thuhet qe ne 2015 Rusia do te leshoje nje bombe nukleare nese e kapa mire kete dhe do te demtoje qytetet kryesore te usa. Gjithashtu thuhet se dhe Europa dhe Kina do te shkatrrohen gjithashtu..??? )

    Ketu me poshte eshte nje tjeter video : Time traveler_0 advance teaser



    Kurse ne kete tjetren me poshte thuhet: A possible real time travel jump video



    Ja dhe nje tjeter ku tregohet se si udheton ai me makinen e tij

    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Darius : 17-05-2007 mė 20:03
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  19. #39
    Po filloj te postoj gradualisht disa nga deklaratat e John Titor te permbledhura ne seksione dhe normalisht qe te reduktuara duke dhene vetem nje pjese te tyre. Jane mbushur me mijera faqe interneti me pyetje dhe pergjigje dhe do ishte e pamundur te paraqiteshin te gjitha. Sic e kam thene ka dy grupe te cilet ndajne mendime te ndryshme me vertetesine e ketij personazhi. Normalisht nje grup qe mendon qe ai eshte nje mashtrues gjenial dhe nje njeri me horizont te gjere ne shume fusha, sidomos ne ate te fizikes sic ka dhe nje grup tjeter me i prirur per ti marre deklaratat e tij me seriozisht dhe 'pa rezerva'. Une mendimin personal e kam thene, pra aktualisht nuk kama asnje bindje personale, as pro dhe as kundra ketij individi. Ne materialin e tij ka shume gjera interesante qe po ti lidh me materialet e tjera qe kam lexuar dhe lexoj, marrin shume kuptim dhe mbeshtesin vertetesine e John Titor. Nga ana tjeter ka shume dyshime dhe mosbesim per vete natyren e qenies se tij nje Udhetar i Kohes. Qe te mos ndikoj asnje anetar ne mendimet e tyre po paraqes materialin pa asnje koment personal dhe ja u le ne dore juve vete qe te krijoni bindjen personale.

    p.s. Materiali i meposhtem eshte ndertuar me pyetjet qe i jane bere atij dhe pergjigjet qe ka dhene. Fjalet ne kllapa jane pyetjet ndersa numri tregon pergjigjen e tij.


    John Titor: Misioni dhe Qellimi



    8 Nentor 2000 22:27

    (Pa hyre ne detaje, a mund te na thoni se kush eshte arsyeja specifike qe ju ndodheni ketu dhe a mund te shpjegoni kush eshte qellimi kryesor i udhetimit ne kohe ne te ardhmen?)

    1. Ne vitin 2036 po behet nje perpjekje e madhe per te 'riparuar' ambjentin. Jam derguar ne vitin 1975 per te marre nje sistem kompjuterik dhe ta coj ate ne vitin 2036. Ne vitin 2036, udhetimi ne kohe nuk eshte nje sekret dhe presim qe te behet edhe me popullor.


    08 Nentor 2000 22:27

    (Pse perdoret dhe sipas njohurise tuaj sa here perdoret?)

    2. Aktualisht perdoret per te mbledhur informacione ose 'sende' qe mund te jene te vlefshme per te normalizuar boten mbas Luftes se Trete Boterore. Ne skuadren time jane dhe 7 udhetare te tjere te kohes.


    08 Nentor 2000 22:27

    (A ka ndonje periudhe specifike ku shkojne me shume udhetaret e kohes?)

    3. Ne keto momente misionet tona praktike jane me shume ne vitin 1960 dhe 1980. Po behen studime te medha per periudha me te hershme dhe me te ardhme por sa me larg shkon ne kohe aq me e ulet behet divergjenca e konfidences ne vije globale.


    08 Nentor 2000 22:27

    (Ju deklaruat se ka disa makina kohe ne dispozion dhe sipas njohurise qe keni, a jane ato aktive ne kete moment?)


    4. Po
    --------------------------------------------------

    Ketu me poshte vijojne disa pergjigje te tij pa paraqitur pyetjen pasi nenkuptohen nga vete pergjigja.


    12 Nentor 2000 16:41

    Ndodhem ketu per disa arsye personale. Per disa muaj rrjesht jam perpjekur qe te lajmeroj te gjithe ata qe duan te degjojne per mundesine e nje lufte civile ne Shtetet e Bashkuara ne vitin 2005.


    15 Nentor 2000 14:41

    Hapi i pare i udhetimit tim ishte nga viti 2036 ne vitin 1975. Mbas disa llogaritjeve u gjet me perafersi qe divergjenca ishte rreth 2.5% (nga vitim im 2036). U dergova per te marre nje sistem kompjuteri IBM te quajtur 5100. Ka qene njeri nga kompjuterat e pare portativ dhe ka patur aftesine qe te lexonte gjuhet e programimit te vjeter te IBM plus APL dhe Basic. Ky sistem na nevojitet per te 'rregulluar' disa programe kompjuterike ne vitin 2036. Unix ka nje problem te madh ne vitin 2038.


    25 Nentor 2000 13:59

    Ne kohen time, eshte i njohur fakti qe seria 5100 eshte e afte qe te lexoje te gjitha kodet e IBM te cilat jane shkruar perpara perhapjes se gjere te APL dhe Basic. Per fat te keq ne kohen ku jetoj ska mbetur asnje i tille.


    30 Dhjetor 2000 11:47

    Nese eci perpara ne kete periudhe kohore atehere e ardhmja nuk do jete e ardhmja ime. Mund te kthehem ne shtepi vetem nese shkoj mbrapa ne vitin 1975 ku vajta fillimisht dhe me pas te shkoj perpara ne vitin 2036. Disa njerez me kane pyetur ne lidhje me kete deklarate pra po perpiqem qe ta sqaroj. Ne kohen time, viti 2036 mu ngarkua nje mision per ne vitin 1975. Si rezultat une dhe makina ime 'kercyem' ne nje kohe tjeter ne vitin 1975 e cila ka nje divergjence prej 2 % nga viti 2036 te cilen po e quaj A ndersa kohen ne vitin 1975 po e quaj B. Nga momenti qe une fik makinen ne B, krijoj nje kohe te re vetem per shkakun qe ndodhem aty. Kjo kohe mund te pershkruhet si C dhe filloi kur mberrita tek B. Tani jam duke kryer nje mision qe i perket kohes C, viti 1975 kur zbulova nje arsye te vlefshme per te avancuar ne C dhe te shikoja se cfare ka ndodhur. Ndeza makinen dhe vazhdova perpara ne C ne vitin 2000. Por kur e fika perseri atehere krijova nje tjeter kohe qe po e quaj D. Pra nga prespektiva ime ja ku jemi ne D, viti 200. Ne menyre qe te kthehem ne shtepi ne kohen A duhet te ndez makinen dhe te kthehem mbrapsht ne D deri sa arrij C qe si rrjedhoje do me coje mbrapsht tek B dhe vetem nga kjo pike mund te kthehem perseri tek A.

    vazhdon...

  20. #40
    30 Dhjetor 2000 13:37


    Po e shpjegoj edhe me tej. Ne vitin 2036 u zbulua (ose te pakten u mesua mbas testeve te ndryshme) qe kompjuteri 5100 ishte i afte qe te lexonte dhe ndryshonte te gjithe kodet e shkruara per IBM perpara nxjerrjes se atij sistemi dhe perseri te ishte i afte qe te krijonte nje kod te ri ne APL dhe Basic. Kjo eshte arsyeja pse na duhet ne vitin 2036.


    05 Janar 2001 13:46

    (Ju thate se jane 7 udhetare te tjere ne kohe te cilet ju keni dijeni dhe qe jane me misione te ndryshme ne kohen qe jetoni. Jam kurioz, njerezit ne vitiin 2036 a jane vizituar nga njerez te tjere nga e ardhmja? Sepse kushdo mund te mendoje qe ne momentin qe udhetimi ne kohe eshte i mundur dhe i njohur publikisht atehere eshte e mundur per vizitore nga periudha te tjera kohore qe te vizitojne kohen tuaj dhe te tregojne per kohen ku jetojne.)


    1. Jo nuk kam dijeni per udhetare ne kohe qe te kene vizituar kohen time ne 2036. Sidoqofte nuk do te thote qe ska ndodhur apo qe nuk mund te ndodhe. Po ashtu eshte e mundur qe numri i koheve ne te cilen nje udhetar ne kohe mund te shkoje eshte kaq i madh sa mundesia qe ai te ndeshe kohen ku une jetoj eshte e vogel.


    05 Janar 2001 13:46


    (A e di ndonjeri sa i madh eshte nje IBM 5100?)

    2. Mund te them se eshte rreth 20 inc i gjate, 10 i larte dhe 30 i gjere.


    05 Janar 2001 13:46

    (A eshte qeveria ajo qe operon makinen e kohes per te ardhur ketu apo ju jeni i lire te veproni sipas zgjedhjes suaj?)


    3. Makina nuk eshte e imja por une jam i lire te marr vendime te caktuara qe bazohen ne eksperience dhe informacion te cilin e mbledh nga cdo periudhe kohore. Natyrisht qe pritem te kthehem mbrapsht por sipas prespektives se tyre une jam larguar vetem nje fraksion te sekondes.


    09 Janar 2001 09:28
    9
    Nuk kam dijeni per detajet e misioneve te tjera. Nga shtate prej nesh, tre iken perpara meje. Mendoj se ata jane duke kryer misione te ngjashme.


    09 Janar 2001 09:28

    ( A eshte ndonjeri prej tyre ne te njejten kohe me ju, nese keni dijeni?)

    4. Jo, shancet per kete gje jane shume te vogla.


    09 Janar 2001 09:28

    (A jeni ne ndonje komunikim special me TT (time traveler ose udhetaret e kohes) dhe nese po atehere si realizohet kjo?)

    5. Jo, por megjithate mendoj se kjo nuk eshte e pamundur. Nuk ja kam idene sesi mund te behet.


    11 Janar 2001 11:49

    Nuk besoj se kam thene ndonjehere qe kam ardhur per te pare sesi mund te rregulloj nje virus UNIX. Kam ardhur per nje sistem kompjuteri. A nuk e mendoni ju UNIX si te pavlefshem tani?


    15 Janar 2001 12:04

    (A duhet ti nenshtroheni ndonje testimi psikologjik perpara se te zgjidheni? Sipas mendimit tuaj cfare parametrash duhet te plote nje udhetar ne kohe?)

    6. Po, ka disa testime psikologjike. U zgjodha si rezultat i arsimimit tim dhe sherbimit ne ushtri. Trajnimi zgjati pothuajse 2 vjet. Dhe kjo periudhe eshte nje kohe e gjate trajnimi fizik per te perballuar efektet fizike te shtrembrimit te kohes. Ata po ashtu kerkonin per shofera te cilet gezojne aftesine per te funksionuar ne rrethana te nje izolimi dhe kufizimi total.


    15 Janar 2001 12:04

    (Kush jane kriteret te cilat ata shikojne kur zgjedhin dike per nje mision?)


    7. Varet nga misioni. Udhetaret ne kohe zakonisht zgjidhen per nje mision te caktuar qe perputhet me aftesite e tyre per te siguruar bashkepunimin e dikujt qe ka lidhje me qellimin e misionit ne periudhen kohore te caktuar. Ne rastin tim, gjyshi im ka qene direkt i perfshire ne ndertimin dhe programimin e 5100.


    15 Janar 2001 12:04

    (Po nese caktojne nje element te papershtatshem dhe e dergojne te udhetoje ne kohe dhe ky person ben ndonje dem, a ka ndonje mundesi qe ata ta ndjekin ate person? Jam thjesht kurioz.)

    8. Pyetje interesante. Ka nje ndryshim ne filozofi midis nesh dhe qe duhet sqaruar. Duke qene se besoj se te gjitha rezultatet dhe ngjarjet jane te mundshme, te qarta dhe te pangaterrueshme, eshte e pamundur qe te caktohet apo te percaktohet nje ngjarje apo nje person si i mire apo i keq. Ne disa momente kohore te tjera une jam nje udhetar ne kohe i cmendur qe shkaktoj vdekje dhe shkaterrim ndersa udhetaret e tjere te kohes me ndjekin me grupin e tyre per te me kapur. Sidoqofte ne kete moment kohor une nuk jam i tille. Pra duke qene se te dyja ngjarjet jane te qarta, vlera e tyre eshte neutrale.


    26 Janar 2001 09:21 pm

    (Mua me duket qe 'misioni' juaj per te shkuar mbrapa ne kohe per te ndihmuar shoqerine ne te ardhmen duket me shume jo llogjik pasi ju nuk mund ti ndihmoni pa patur aftesine per te krijuar qe qe ju e quajtet si udhetimi ZD ose Udhetimi i Divergjences Zero.)


    9. Realiteti i mundesive te pafundme eshte shume i veshtire per tu kuptuar nese nuk do ishte matematika dhe pa te do e konsideroja si pjese e realmit fetar. Me pelqen te mendoj per ti sikur qendroj ne nje dhome muret e te ciles jane te veshura me pasqyra. Mund te shikoj ne te djathten dhe te shikoj disa pamje te vetes sime, disa UNE te cilet bejne te njejten gje ne te njejten kohe. Nese ne te gjithe bejme nje hap perpara ne te djathte ne te njejten kohe dhe kalojme nepermjet nje hyrje dimensionale per ne dhomen tjeter te veshur po me pasqyra, do jete shume e veshtire te thuash qe ndonje gje ka ndryshuar. Pra nen kete kendveshtrim ka nje numer te pafund kohesh qe presin per mua qe te kthehen bashke me kompjuterin. Nese arrij te shkoj ne ndonjeren prej tyre atehere kam kompletuar misionin tim.

    vazhdon...

Faqja 2 prej 6 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Rexhep Mitrovica
    Nga PORTI_05 nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 06-04-2011, 08:15

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •