Çfarë është politika?

Tema: Çfarë është politika?

  1. Maska e Tigrimelara

    Tigrimelara said:

    Çfarë është politika?

    Dy Gjera Kam Ndermend Njera , Se Politika Eshte Arti I Se Mundures , Dhe Se Politika Eshte K..
     
  2. Maska e KUSi

    KUSi said:
    pajtohem plotesisht me mendimin e dyte tendin , edhe une jam i ati mendimi se politika eshte K**vë dhe te mashtron , kur te kthehesh per se dyti her te besh llogarine do te shofesh se je humbes se heren e pare nuk e mer vesh se te mashtron
    ” UNË JAM MIRË KUR ASHT MIRË SHQYPNIA! ”
     
  3. Maska e brandon

    brandon said:
    Sipas politikaneve:Prijesja dhe ajka e mendimit shoqeror
    Por ne te vertete kompromis me rrethanat qe ata veta i kane koklavitur.
    Sipas Balzakut eshte shkenca e atyre qe nuk kane njohuri ne asnje shkence te vertete. Nje poezi gjermane e pershkruan keshtu portretin e nje politikani:

    Ndryshe ji, ndryshe trego
    Ndryshe fol, ndryshe mendo
    Gjithcka duro, gjithcka levdo.
    Gjithkund shtiru ,mos prish punen
    Nga fryn era ktheje gunen.
    Per mire a keq u nenshtro
    Gjithcka zbato,gjithcka trillo
    Vetem per vete shih perfito:
    Te gjitha keto kush i ben dot
    Politikan quhet sot
    La vida es un carnaval
     
  4. Maska e RaPSouL

    RaPSouL said:
    Mendimi I Dyte Qe Fillon Me K Ska Gje Prej Politikes...
     
  5. GANGO of SG said:
    Duke ju referuar profesorit tim politika eshte shkenca e zbulimit, dhe koordinimit formal te mjeteve dhe strategjive specifike per te permiresuar ekzistencen e njeriut.
    Yevgeny Rodionov
    Rroft AMERIKA!
     
  6. Maska e Igli_Vlonjati

    Igli_Vlonjati said:
    Politika eshte semundje.
    Ne Jete Duhet Te Udhehiqemi Nga Arsyeja Dhe Jo Nga Pasioni
     
  7. Maska e Borix

    Borix said:
    Para se te jap mendimin tim te thjeshte, me lejoni te shkruaj dicka qe me ben pershtypje kur njerezve i bie rradha per diskutim rreth konceptit te politikes, pasi eshte 'koncepti' ai per te cilin besoj se eshte hapur kjo teme.

    Ne librin e tij "The Selfish Gene", Richard Dawkins na prezanton per te paren here me nje neologjizem kryesor: Koncepti i njesise memetike, e cila perkufizohet me pak fjale si nje lak imitues e kulturor. Per shembull, frazat atomike, vlerat, idete, melodite, shabllonet e te njohurit dhe te sjellurit, qe kane te perbashket nje lak (pra, jane te tipit ciklik, te perseritshme - kjo eshte e rendesishme te theksohet) klasifikohen ne pergjithesi si 'meme'.

    Perse po e permend konceptin e njesise memetike? Jo vetem nga postimet ne kete teme, por edhe nga shume postime te tjera (perfshire edhe disa qe kam shkruar vete), njeriu ka tendence te perdore fraza ironike, aforizma, ose ndonje ide te tyren 'te vecante', duke shmangur sipermarrjen e dhenies se nje pergjigje jo-memetike.

    Pyetje te tilla si "C'eshte Politika?", ose "A jemi vetem ne univers", etj. jane tunduese per te dhene nje pergjigje qe i shmanget opinionit personal rreth konceptit duke krijuar nje divergjence nga percaktimi personal (ose permbledhes nga literatura) te konceptit ne fjale dhe duke e zevendesuar kete opinion me ndonje sarkazem, ironi, aforizem, etj.

    * * *

    Per te mos u zgjatur me shume se sa duhet, une mendoj se politika perben teresine e instrumentave socio-ekonomike (dhe kohet e fundit edhe shkencore) per te administruar nje grup shoqeror te caktuar dhe per ta zhvilluar ate sipas nje plani (metodologjie) te paracaktuar. Une mendoj se e gjithe kjo procedure karakterizohet nga kombinimet e mundshme te atyre instrumentave, te cilet perjashtohen nga ana teorike dhe ndikojne drejtperdrejt ne politike-berje (qe eshte dicka reale).
    Ndryshuar për herë të fundit nga Borix : 08-05-2007 më 14:02
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)
     
  8. Maska e Pratolini

    Pratolini said:
    Politika eshte arti me modern !
    Nese ne art sot prodhohet qe te tjeret te te blejne, ne politike prodhohet te te votojne !
     
  9. Maska e DI_ANA

    DI_ANA said:
    Citim Postuar më parë nga Pratolini
    Politika eshte arti me modern !
    Nese ne art sot prodhohet qe te tjeret te te blejne, ne politike prodhohet te te votojne !
    Plotesisht dakort me kete mendim..
    "Carpe Diem"
     
  10. Maska e Dorontina

    Dorontina said:
    Politika asht ART dhe kisha me e qujt arti i 6-tê
    Kur studion medicinen duhet studiju edhe comptabilitetin edhe psikollogjin edhe drejtesin...

    ne politik vetem marketingun....
    ne marketing duhet mbrenda dy minuta me shti blersin ne duar, po smunde te iku ...

    tash me teknik te mirê po filmohet qja thuhet ne politik : dhe qka po thon politikanet spo bejn ! gazetaret po ju permendin por kot ....

    politika moderne e ka perzi Demokracin me Demopartinê
    "Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....