Beneida Shabani, nxënëse e kolegjit “Mehmet Akif”, medalje bronzi në Olimpiadën ballkanike

Redi Haderi, nxënës i kolegjit “Hasan Riza Pasha”, medalje bronzi në Olimpiadën ballkanike

16 nxënës të kolegjeve turke janë fitues të të gjitha Olimpiadave në kimi, fizikë, biologji, kompjuter e matematikë

Olimpiadat e zhvilluara çdo vit, si brenda dhe jashtë Shqipërisë, kanë konsistuar në rezultate të shkëlqyera të nxënësve të kolegjeve turke. Një përgatitje e tillë serioze kërkon vlerësimin maksimal. Sukseset e arritura janë tepër të larta. Të tilla rezultate kanë ndriçuar gjithmonë emrat e kolegjeve turke, duke u bërë si një portë e madhe dijesh dhe intelekti. Në tablonë e mëposhtme do të jenë paraqitur disa nga rezultatet më të mira të këtij viti në Olimpiadat 2007:

1.Arian Bërdëllima, nxënës i Kolegjit “Mehmet Akif”, medalje ari në Olimpiadën e Matematikës, Tiranë, dhe i pozicionuar në vend të katërt në Shqipëri.

2. Beneida Shabani, nxënëse e kolegjit “Mehmet Akif”, medalje ari në Olimpiadën e Matematikës në Tiranë dhe Shqipëri. Medalje bronzi në Olimpiadën ballkanike.

2.Klevi Xhaxho, nxënës i kolegjit turk “Turgut Ozal”, medalje bronzi në Olimpiadën e Matematikës.

3.Redi Hadëri, nxënës i kolegjit “Hasan Riza Pasha”, medalje ari në Olimpiadën e Matematikës Shkodër dhe medalje argjendi në Olimpiadën e Matematikës Shqipëri. Medalje bronzi në Olimpiadën ballkanike.

4.Erien Sula, kolegji “Mehmet Akif”, medalje bronzi në Olimpiadën e Matematikës Tiranë.

5.Erisa Teminaj, nxënëse e kolegjit “Mehmet Akif”, vend i pestë në Olimpiadën e Matematikës Tiranë.

6.Hysni Kafazi, nxënës i kolegjit “Mehmet Akif”, medalje ari në Tiranë dhe medalje argjendi në Shqipëri.

7.Erion Dervishi, nxënës i kolegjit “Mehmet Akif”, medalje argjendi në Olimpiadën e Matematikës Tiranë.

8.Arjan Bërdëllima, nxënës i kolegjit “Mehmet Akif”, medalje ari në Olimpiadën e Fizikës në Tiranë dhe Shqipëri.

9.Renato Bici, nxënës në kolegjin “Mehmet Akif”, medalje argjendi në Olimpiadën e Fizikës Tiranë.

10.Ira Ekmekciu, nxënëse në kolegjin “Mehmet Akif”, medalje ari në Olimpiadën e Kimisë.

11.Estela Zani, nxënëse e kolegjit “Mehmet Akif”, medalje bronzi në Olimpiadën e Kimisë Tiranë.

12.Edona Faslija, nxënëse e kolegjit “Mehmet Akif”, medalje argjendi në Olimpiadën e Kimisë Tiranë.

13.Anisa Daka, nxënëse e kolegjit “Mehmet Akif”, medalje ari në Olimpiadën e Biologjisë.

14. Alketa Kabashi, nxënëse në kolegjin turk “Mehmet Akif”, medalje argjendi në Olimpiadën e Biologjisë Tiranë.

15.Alban Demiraj, nxënës në kolegjin turk “Turgut Ozal”, medalje bronzi në Olimpiadën e Kompjuterit Tiranë.

Klarida Rrogozi

Gazeta Metropol


ps. Urime te gjitheve