Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7
  1. #1

    Maniaku i rruges "Don Bosko"

    Deklaratė pėr shtyp e Drejtorisė sė Policisė Qarku Tiranė

    Policia e Tiranes garanton rend gjithnje e ne rritje dhe krijimin e nje ambjenti shoqeror te qete dhe te sigurte per jeten e qytetareve



    02.05.2007

    Nisur nga disa komente te bera nga media te shkruara dhe vizive per ekzistencen e nje “maniaku” ne rrugen Don Bosko, Drejtoria e Policise se Qarkut Tirane sqaron opinionin publik se nuk ekziston nje person i tille .
    Ashtu si dhe ne zona te tjera te qytetit te Tiranes, edhe ne zonen e rruges Don Bosko, ndodhin ngjarje kriminale, si vjedhje, kanosje e plagosje te lehta etj, per te cila Drejtoria e Policise se Qarkut Tirane, po punon intesivisht per parandalimin, zbulimin e arrestimin ne flagrance te autoreve te tyre, me qellim sigurimin e rendit dhe te qetesise publike.
    Per rastin ne fjale te trajtuar gjeresisht ne media, Drejtoria e Policise se Qarkut Tirane ka kryer verifikimet e duhura dhe ka organizuar sherbime policore te panderprera per jave te tera, nga ku ka rezultuar se nje person i tille i ashtuquajtur “ Maniaku i rruges Don Bosko” nuk ekziston.
    Duke perfituar nga rasti bejme me dije qytetaret e Tiranes dhe sidomos banoret e Rruges Don Bosko, qe te jene te qete dhe te sigurite ne ambjetit ku banojne dhe jetojne, se Drejtoria e Policise se Qarkut Tirane dhe kryesisht Komisariati i Policise Nr.3 Tirane, ka marre te gjitha masat per sigurimin e jetes se tyre, dhe se sherbimet e saj sigurojne levizjen e lire te qytetareve ne cdo kohe.
    Vazhdim i rritjes se parametrave te rendit dhe sigurise publike, jane dhe operacionet e realizuara
    muajt e fundit per goditjen e grupeve kriminale me aktivitet ne qytetin e Tiranes dhe me gjere, ku mund te permendim zbulimin dhe arrestimin e autoreve te ngjarjes se rende kriminale te vjedhjes te automjetit te Presidentit te Dhomes se Tregetise te ndodhur ne rrugen Don Bosko.
    Policia e Tiranes garanton rend gjithnje e ne rritje dhe krijimin e nje ambjenti shoqeror te qete dhe te sigurte per jeten e qytetareve.
    Gjithashtu ju bejme me dije se ne vazhdim te operacionit “ Regina”, u bllokua automjeti i markes Mercedes Benz tip ML, i vjedhur me date 19.12.2006 ne rrugen Sytki Cico, nga i njeti grup kriminal.


    Ju faleminderit.



    Drejtoria e Policise e Qarkut Tirane




    ka ndonjeri ndonje info rreth ketij maniakut te frikshem qe flitet se egziston ne Rr.Don Bosko te Tiranes?

    na thoni ndonje fjal c'dini per kete maniak qe, na ka trembur jo vetem femijet por edhe gjithe banoret e Don Boskos.


    filluan edhe kendej maniaket, shikojn filma kta dhe o burra...

    he pike e zez... pike e zez...


    maniak, po qe se je ne forum, na thuaj ndonje llaf...si pershembull, c'te shtyn te dalesh ne rruge neteve te erreta me corape ne koke dhe te qellosh vajza me thike?
    c'a kenaqsie ndjen ti maniak t'u futesh tmerrin njerzve te varfer e?

    e maniak...po je ktu na fol ndonje llaf
    Kristal...
    ..E bardhė...
    ..Qė mė mban gjall!

  2. #2
    Identifikohet "maniaku" i Kuvendit

    Policia shpall nė kėrkim agresorin Ardian Matrakulli: 18-vjeēari sulmoi me thikė dy tė rinj



    Policia: Dyshojmė se ai ka kryer edhe disa vepra tė tjera penale


    Policia e Tiranės ka shpallur nė kėrkim Ardian Matrakullin, i cili akuzohet pėr plagosjen e dy personave pak ditė mė parė nė afėrsi tė Kuvendit tė Shqipėrisė. 18-vjeēari ka plagosur dy tė rinjtė pa asnjė shkak dhe mė pas ėshtė larguar, por nuk ka mundur t‘i shpėtojė identifikimit, pavarėsisht se policia ende nuk e ka vėnė nė pranga. Ai dyshohet se ka kryer edhe vepra tė tjera penale. Burimet zyrtare nga Drejtoria e Policisė sė Tiranės bėnė tė ditur se nė sajė tė njė pune intensive policore, dje u bė i mundur identifikimi i autorit tė plagosjes sė lehtė me mjete prerėse tė Ylli Avdylit dhe Kreshnik Kaēit, te lulishtja e Parlamentit, ngjarje e ndodhur me datė dy tė kėtij muaji. Sipas uniformave blu, nga grupi hetimor, autori i kėsaj plagosjeje ėshtė Ardian Matrakulli, 18 vjeē, banues nė Tiranė. Me tė identifikuar kėtė person, forcat e Komisariatit Nr. 1 kanė ushtruar kontroll edhe nė banesėn e tij, nė afėrsi tė zonės sė quajtur Bregu i Lumit, por nuk kanė mundur ta prangosin atė. Burimet nga grupi hetimor bėnė tė ditur se duke marrė shkas nga veprimet e kryera prej adoleshentit, mund tė cilėsohet si njė "maniak". Ylli Avdyli dhe Kreshnik Kaēi mbetėn tė plagosur nė datėn dy maj, por pas mjekimit ndodhen jashtė rrezikut pėr jetėn. Sipas burimeve policore nga Komisariati Nr. 1, ngjarja nė fjalė ka ndodhur nė orėn 23:55, nė afėrsi tė Kuvendit tė Shqipėrisė. 30-vjeēari Kreshnik Kaēi ka qenė bashkė me 18-vjeēarin Ylli Avdyli, kur njė person i ka sulmuar nga pas duke i goditur me thikė. Nga konflikti me tė, dy tė lėnduarit nuk kanė mundur ta fiksojnė mirė agresorin e tyre, por policia ėshtė pėrpjekur qė tė nxjerrė sa mė shumė tė dhėna prej tyre. Sipas policisė, personi i identifikuar si agresor i dy tė rinjve mbetet ende i lirė, pavarėsisht se ėshtė shpallur nė kėrkim. Gjithashtu, policia deklaroi se nė zonėn ku agresori ėshtė shfaqur kanė ndodhur edhe disa ngjarje tė tjera kriminale, qė ende nuk janė dokumentuar. Mbi kėto dyshime, policia po e heton 18-vjeēarin pėr implikimin e tij nė lidhje me to. Grupi hetimor bėri tė ditur se fillimisht u mendua se Ardian Matrakulli ishte i njėjti person me atė qė kėrkon Komisariati Nr. 3 pėr sulme agresive, qė dyshohet se ka bėrė ndaj dy vajzave nė rrugėn "Don Bosko". Nė lidhje me ngjarjen e fundit, shumė qytetarė janė shqetėsuar, duke menduar se njė maniak ishte i lirė nėpėr rrugėt e Tiranės. Megjithatė, policia e Tiranės ka sqaruar se nuk ka asnjė maniak nė rrugėn "Don Bosko". Nė njė deklaratė pėr shtyp, policia sqaroi se nuk ekziston njė person i tillė. "Ashtu si edhe nė zona tė tjera tė Tiranės, ndodhin ngjarje kriminale edhe nė rrugėn ‘Don Bosko‘, pėr tė cilat Drejtoria e Policisė sė Tiranės po punon pėr parandalimin dhe zbulimin e autorėve tė tyre", detajoi policia. Mė tej, policia deklaroi se pėr rastin e trajtuar gjerėsisht nė media janė kryer verifikimet e duhura dhe janė organizuar shėrbime policore pėr javė tė tėra, nga ku ka rezultuar se njė person i tillė nuk ekziston. "Duke pėrfituar nga rasti bėjmė me dije qytetarėt e Tiranės dhe sidomos banorėt e rrugės "Don Bosko", qė tė jenė tė qetė dhe tė sigurt nė ambientet ku jetojnė", pėrfundoi policia.

    Shqip-gazeta
    Kristal...
    ..E bardhė...
    ..Qė mė mban gjall!

  3. #3
    "Maniaku", sulm edhe ndaj dy burrave

    Ylli Avdyli dhe Kreshnik Kaēi u plagosėn te Kuvendi i Shqipėrisė


    Maniaku i "Don Bosko"-s duket se ka ndėrruar zonėn e operimit, duke sulmuar edhe meshkuj. Dyshimet vijnė pas njė atentati qė u ėshtė bėrė dy tė rinjve nė afėrsi tė Kuvendit tė Shqipėrisė. Ata janė plagosur rėndė me thikė nga njė person. Sipas pėrshkrimeve, agresori duket tė jetė i njėjtė me personin e ashtuquajtur maniaku i "Don Bosko"-s. Ylli Avdyli dhe Kreshnik Kaēi kanė mbetur tė plagosur, por pas mjekimit ndodhen jashtė rrezikut pėr jetėn. Policia ka shpėrndarė njė sėrė patrullash policore nėpėr rrugėt ku mendohet se ai ka sulmuar vajza tė reja, por deri mbrėmė nuk kanė mundur tė arrestojnė asnjė person. Megjithatė, grupi hetimor ka mbetur i shtangur mesnatėn e sė martės, kur ka marrė informacion se njė person kishte sulmuar dy tė rinj. Sipas burimeve policore nga Komisariati nr.1, ngjarja nė fjalė ka ndodhur nė orėn 23:55, nė afėrsi tė Kuvendit tė Shqipėrisė. 30-vjeēari Kreshnik Kaēi ka qenė bashkė me 18-vjeēarin Ylli Avdyli, kur njė person i ka sulmuar nga pas duke i goditur me thikė. Nga konflikti me tė, dy tė lėnduarit nuk kanė mundur tė fiksojnė mirė agresorin e tyre, por policia ėshtė pėrpjekur qė tė nxjerrė sa mė shumė tė dhėna prej tyre. Grupi hetimor bėri tė ditur se ndoshta nuk ėshtė i njėjti person me atė qė kėrkon Komisariati nr.3 pėr sulme agresive qė dyshohet se ka bėrė ndaj disa vajzave nė rrugėn "Don Bosko", por qė ka shumė ngjashmėri. Ndėrkohė, pas kėsaj ka reaguar policia e Tiranės, e cila ka sqaruar se nuk ka asnjė maniak nė rrugėn "Don Bosko". Nė njė deklarate pėr shtyp, policia sqaron se nuk ekziston njė person i tillė. "Ashtu si dhe nė zona tė tjera tė Tiranės, ndodhin ngjarje kriminale edhe nė rrugėn "Don Bosko", pėr tė cilat Drejtoria e Policisė sė Tiranės, po punon pėr parandalimin dhe zbulimin e autorėve tė tyre", detajoi policia. Mė tej, policia deklaroi se pėr rastin e trajtuar gjerėsisht nė media, janė kryer verifikimet e duhura dhe janė organizuar shėrbime policore pėr javė tė tėra, nga ku ka rezultuar se njė person i tillė nuk ekziston. "Duke pėrfituar nga rasti bėjmė me dije qytetarėt e Tiranės dhe sidomos banorėt e rrugės "Don Bosko", qė tė jenė tė qetė dhe tė sigurt nė ambientet ku jetojnė", pėrfundoi policia.

    Shqip-gazeta



    p.s.ky lajm eshte para idnetifikimit te maniakut pos sot e gjeta.
    Kristal...
    ..E bardhė...
    ..Qė mė mban gjall!

  4. #4
    Agresori mendohet se ka qėlluar me thikė njė 16-vjeēare. Ankth dhe nė shkollat e mesme dhe nė lagje tė ndryshme

    Korēė, panik nga maniaku i "Don Boskos"

    Dyshohet se agresori i grave nė Tiranė tė ketė mbėrritur nė qytetin juglindor


    Paniku dhe terrori ka pėrfshirė qytetin e Korēės nga ekzistenca e njė maniaku qė plagos femra tė moshave tė mitura. Ndėrsa nė qytet tema kryesore e ditės ėshtė ajo se nė qytet po qarkullon maniaku i "Don Boskos" qė u shfaq nė Tiranė, nxėnėsit e shkollave tė mesme janė pėrfshirė nga frika ndėrsa familjarė tė tyre qėndrojnė pranė kėtyre shkollave nė pritje tė vajzave pėr t‘i shoqėruar drejt shtėpisė. Jo mė larg se dy ditė mė parė nė qytetin juglindor u pėrfol pėr praninė e njė personi tė maskuar, i cili i ishte sulur njė vajze 16-vjeēare nė njė nga lagjet periferike duke e sulmuar pėr ta plagosur. Ndėrsa nė zonėn respektive ku mendohet se ka ndodhur ngjarja, ku njė vajzė ėshtė sulmuar nga njė person me thikė, i cili ka tentuar ta plagosė nė pjesėn e fytyrės, lajmi nė qytet ėshtė pėrhapur me shpejtėsi marramendėse se mundėsia e transferimit tė maniakut kryeqytetas nė kėtė zonė paraqet rrezik pėr jetėn e vajzave. E njėjta histori ėshtė pėrsėritur njė ditė mė pas edhe nė njė tjetėr lagje. Kanė qenė banorė tė lagjes 8 tė qytetit, tė cilėt kanė dėgjuar se gjatė natės, njė vajzė e komunitetit rom ėshtė sulmuar me thikė nga njė person i dyshimtė. Por kjo ka mbetur thjesht nė rangun e njė lajmi qė ėshtė pėrhapur me shpejtėsi, por qė nuk e ka shpėtuar dot qytetin nga paniku. Asnjė nga familjarėt nė tė dyja lagjet e qytetit tė Korēės atė 13 dhe lagjen 8 ku pėrflitet se janė identifikuar dy raste tė agresionit ndaj vajzave tė mitura nga njė person i maskuar qė ka sulmuar me thikė, nuk di saktėsisht tė tregojė se cilat kanė qenė viktimat. Ndėrsa nė qytetin e Korēės, pas pėrhapjes sė zėrave se maniaku i "Don Boskos" ėshtė zhvendosur nė juglindje prindėr dhe mėsues po mbajnė nėn mbikėqyrje tė rinjtė, zyrtarisht nuk konfirmohet jo vetėm prezenca e njė agresori apo maniaku nė kėtė qytet, por as edhe ndonjė rast plagosjeje apo denoncimi pėr tentativė tė kėsaj vepre penale. Tė pyetur pėr kėtė lajm qė ėshtė pėrhapur me shpejtėsi nė qytet, burimet nga komisariati pohojnė se nuk ka pasur asnjė rast plagosjeje te femrat dhe asnjė denoncim pėr agresion apo tentativė plagosjeje. Megjithatė, policia ka shtuar patrullat nė qytet, por edhe pranė shkollave tė mesme. Nė shkollat e mesme tė qytetit, madje dhe nė ato tė sistemit 9-vjeēar lajmi pėr maniakun e "Don Boskos" ėshtė tema kryesore si nė ambientet e klasave ashtu edhe jashtė saj gjatė pushimeve. Nxėnėsit janė terrorizuar dhe kanė treguar edhe nė familje se ka pasur eksperienca tė kėqija te disa minorene, tė cilat janė ndjekur me vrap nga njė person me thikė. E njėjta gjendje ka qenė edhe gjatė ditės sė martė nė shkollėn e mesme "Raqi Qirinxhi", si dhe nė atė "Themistokli Gėrmenji". Njė nga gjimnazistet tregon se lajmi qė maniaku ndodhet nė Korēė ėshtė dėgjuar nga disa media, tė cilat kanė deklaruar se policia e kryeqytetit nuk ka mundur ta kapė, ndėrsa dyshohet se ai ėshtė strehuar pėr momentin nė Korēė. Por tė tjerė nxėnės deklarojnė se e kanė dėgjuar kėtė histori nė lagjet e tyre.

    Sipas policisė, edhe pse nuk ka asnjė denoncim, janė shtuar masat e sigurisė nė qytet duke parė mė tepėr panikun e pėrhapur nė njerėz. Tė pyetur edhe pranė urgjencės sė qytetit, mjekėt deklarojnė se nuk ka pasur raste tė vajzave tė paraqitura me plagė nga mjetet e forta. Shefi i krimeve pranė Komisariatit tė Korēės, Elidon Veizi, thotė se dhe agjentėt e policisė kriminale kanė nisur gjurmimin pėr njė person tė panjohur qė qarkullon nė kėtė qytet pėr mė tepėr dhe agresiv, por pėrjashton mundėsinė e pranisė sė maniakut pėr sa kohė qė nuk ka asnjė denoncim dhe rast konkret.

    Shqip-gazeta
    Kristal...
    ..E bardhė...
    ..Qė mė mban gjall!

  5. #5
    e kapem nje maniak...

    Policia e Tiranės prangos Flamur Hoxhėn: 21-vjeēari u kap me thikė dhe pistoletė pranė rrugės "Don Bosko"

    "Maniaku", arrestohet njė i dyshuar

    Grupi hetimor: I riu dyshohet pėr njė krim. Armėt dėrgohen nė laborator


    Njė person i armatosur ka pėrfunduar nė prangat e policisė, pasi ėshtė kapur pak minuta para se tė realizonte ndonjė atentat tė mundshėm. Flamur Hoxha u arrestua pranė rrugės "Don Bosko", duke ngritur dyshimet se ai mund tė jetė edhe i ashtuquajturi "maniaku". Burimet e Drejtorisė sė Policisė sė Tiranės bėnė tė ditur se prej ditėsh, shėrbime civile tė komisariatit nr. 3 kanė mbajtur nėn mbikėqyrje rrugėn "Don Bosko", pas shqetėsimit tė ngritur se nė kėtė zonė lėvizte i lirė njė maniak qė sulmonte me thikė femrat. Megjithatė, kjo tezė u hodh poshtė nga policia, por nuk pėrjashtoi mundėsinė se nė zonėn e lartpėrmendur mund tė ndodhin krime nga mė tė ndryshmet. Nė kėto kushte, grupe pune tė policisė hetuan pėr gjetjen e ndonjė personi tė dyshimtė pėr kėtė fenomen. Pa kaluar shumė kohė nga ngritja e kėtyre grupeve pune, dje ka ardhur rezultati i parė. Sipas burimeve tė besueshme nga Komisariati nr. 3, gjatė orėve tė natės ka mbėrritur informacioni se nė rrugėn "Jordan Misja", qė ėshtė paralele me rrugėn "Don Bosko", ishte njė person i armatosur. Me t‘u njoftuar pėr kėtė, nė vendin e ngjarjes janė nisur uniformat blu, tė cilėt kanė bėrė disa kontrolle te personat e dyshimtė, qė ishin nė lėvizje, qoftė me mjete, ose nė kėmbė. Gjatė kėtyre kontrolleve, policia ka ndaluar shtetasin Flamur Musaidin Hoxha, 21 vjeē. Grupet e shėrbimit i kanė kėrkuar atij kontroll fizik, por ai ka tentuar tė largohet me shpejtėsi. Pas kėtij akti, forcat policore janė vėnė nė ndjekje tė tij, duke mundėsuar kapjen pak metra mė tutje. Gjatė kontrollit fizik qė ėshtė ushtruar ndaj 21-vjeēarit, forcat policore kanė mundur t‘i gjejnė atij njė pistoletė dhe njė thikė. Sipas ekspertėve tė policisė, arma ishte e tipit mini-zastavė, tė cilėn Hoxha e mbante pa leje, ndėrkohė qė edhe thika plotėsonte kushtet e armės sė ftohtė. I arrestuari ėshtė ēuar nė ambientet e Komisariatit nr. 3, i cili pėr disa orė ėshtė marrė nė pyetje nė lidhje me dyshimet e policisė, ku nuk ėshtė lėnė mėnjanė as ēėshtja e maniakut tė "Don Bosko"-s. Megjithėse, i riu nuk ka pranuar asgjė nga dyshimet e policisė, grupi hetimor deklaroi se Hoxha mund tė ketė qenė nė prag tė ndonjė atentati. Burimet nga policia shpjeguan gjithashtu se armėt qė iu bllokuan Hoxhės janė dėrguar nė laboratorin e kriminalistikės, qė policia shkencore tė verifikojė nėse ato janė pėrdorur nė ndonjė skenė krimi. Nė kėto kushte paraprake, grupi hetimor vendosi arrestimin e 21-vjeēarit pėr armėmbajtje pa leje.


    "Don Bosko"


    Banorėt, ende tė frikėsuar


    Pak ditė mė parė, policia e Tiranės deklaroi se nuk ekziston maniaku i "Don Bosko"-s. Sipas tė dhėnave zyrtare nga drejtoria e policisė sė qarkut, nė rrugėn "Don Bosko", apo nė zonat pėrreth saj nuk ėshtė spikatur asnjė person qė mund tė cilėsohet si maniak, pėr arsye se aty kanė ndodhur vetėm krime tė shkėputura, siē ndodhin nė shumė zona tė tjera. Policia e kryeqytetit deklaroi se pėr dy javė, shėrbimet e Komisariatit nr. 3 kanė mbajtur nėn vėzhgim kėtė zonė, duke u nisur edhe nga frika e banorėve tė cilėt shpeshherė janė shprehur se ndihen tė frikėsuar nga "maniaku".

    shqip-gazeta
    Kristal...
    ..E bardhė...
    ..Qė mė mban gjall!

  6. #6
    Rishfaqet maniaku, plagoset 15-vjeēarja

    Xhulia K. u qėllua me thikė te rruga "Tre Dėshmorėt"


    Rishfaqet maniaku nė kryeqytet, plagoset me thikė njė vajzė 15-vjeēare. Ngjarja e rėndė ka ndodhur dy net mė parė nė Tiranė, ndėrkohė qė policia ka nisur punėn pėr identifikimin e autorit. Pavarėsisht se para pak kohėsh, policia deklaroi se nuk ekziston asnjė maniak dhe ngjarjet e ndodhura nė Rrugėn "Don Bosko", nuk ishin tė lidhura nė seri me njėra-tjetrėn, nga ana tjetėr vazhdojnė tė regjistrohen ngjarje kriminale tė kėtij karakteri. Rasti i fundit ka qenė pikėrisht rreth orės 19:00 tė sė mėrkurės nė rrugėn "Tre Dėshmorėt", nė lagjen e Kombinatit. Burimet policore nga Komisariati Nr. 6 bėnė tė ditur se nė kėtė kohė janė njoftuar se njė vajzė 15-vjeēare ishte plagosur me thikė. Me t‘u njoftuar nė vendin e ngjarjes kanė shkuar uniformat blu, tė cilėt kanė gjetur tė plagosur tė miturėn Xhulia K., e cila kishte marrė dy plagė tė lehta. E dėmtuara ėshtė dėrguar urgjentisht nė Spitalin Ushtarak, ku u ėshtė nėnshtruar mjekimeve tė nevojshme. Pas ndėrhyrjes, mjekėt e spitalit bėnė tė ditur se ajo ndodhet jashtė rrezikut pėr jetėn. Por, ngjarja e regjistruar ka tmerruar banorėt e zonės, tė cilėt janė shprehur se njė maniak ėshtė i lirė nė lagjen e tyre. Madje, vajza e re ka denoncuar pėr policinė e kryeqytetit se agresori ishte i moshės mbi 20 vjeē dhe me trup mesatar. Sipas dėshmisė sė saj, ai ishte i veshur nė mėnyrė jo tė rregullt. Duke u nisur nga ky denoncim alarmues, forcat policore tė Komisariatit Nr. 6 kanė nisur punėn pėr identifikimin e autorit tė plagosjes. Menjėherė policia ka rrethuar zonėn dhe ka kryer njė sėrė kontrollesh, por nuk ka mundur tė prangosė autorin. Sipas burimeve nga grupi hetimor, ende nuk ėshtė bėrė identifikimi i autorit, por janė vėnė nė listė disa persona tė dyshuar pėr kėtė krim. Mė tej, ata sqaruan se nė momentin e sulmit vajza po kthehej nė shtėpi, ndėrkohė qė rruga ka qenė e boshatisur. Me gjithė kėtė rast, policia kryeqytetase e ka mohuar se kanė tė bėjnė me ndonjė maniak nė lagjen e lartpėrmendur.

    G/Sh
    Kristal...
    ..E bardhė...
    ..Qė mė mban gjall!

  7. #7
    maniaku ka arritur dhe ne Elbasan...e tmerrshme!

    Elbasan, policia qetėson popullsinė: Nuk ka manjak qe kercenon

    11:38 19/05/07




    Duke u bazuar nė disa telefonata tė bėra nė Sallėn Operative tė Drejtorisė sė Policisė sė Qarkut tė Elbasanit nga qytetarė tė ndryshėm pėr shfaqjen nė rrugė tė njė maniaku i cili kėrcėnon fizikisht qytetarėt, ka detyruar zėdhėnėsin e Policisė sė Elbasanit tė dalė nė njė konferencė pėr shtyp. Ai siguroi qė gjithēka e thėnė ėshtė e pavėrtetė dhe garanton qytetarėt e Elbasanit pėr rend dhe siguri e qetėsi publike.

    A1
    Kristal...
    ..E bardhė...
    ..Qė mė mban gjall!

Tema tė Ngjashme

  1. Masakra e Tivarit-1945
    Nga Sabriu nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 38
    Postimi i Fundit: 13-04-2013, 17:15
  2. Gjilani
    Nga cod3r nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 10-05-2009, 13:18
  3. Urgjenca pėr planifikimin e rrugės Morinė-Prishtinė-Merdare
    Nga DYDRINAS nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-01-2009, 11:16
  4. Si u vranė 4300 shqiptarė mė 1945
    Nga ~Geri~ nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 17-12-2006, 14:13
  5. Maniaku tenton tė pėrdhunojė 10-vjeēaren brenda nė shkollė
    Nga Genti^Itali nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 28-10-2005, 23:04

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •