Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-10-2004
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,600

    Durres,zbulohet perendesha e gjuetise!

    Tempulli i Dautes ne “Cezmen e Ferres’’,ne nje nga lagjet me te vjetra te qytetit te Durresit,kurorezon Artemisin.Kete detaj kane percjelle arkeologet franceze,ndersa ndodhen ne Durres per nje ekspedite afatmesme.Nuk eshte rasti i pare i zbulimit te statujave arkeologjike nga arkeologe te huaj ne Durres.Santuari i kodres se Dautes ne Durres,ky thesar arkeologjik i varrosur perfundimisht,perben nje deshmi qe ka mrekulluar arkeologet e huaj.Nje ekspedite afatmesme shqiptaro-franceze ka dale ne konkluzion shkencor se dominuesja absolute e tempullit te Dautes ne kodrat e Durresit nuk eshte hyjnesha e dashurise Aferdite,por hyjnesha Artemis.Sipas eksperteve me ne ze te koreoplastikes boterore,hyjnesha e gjahut Artemis ishte shume e adhuruar ne ate kohe,aq sa banoret e Epidamnosit i ndertuan asaj nje Santuar.Arutr Myller,zevendesrektor i unversitetit”Charles de Gaulle”te Liles(France) dhe arkeologu i njohur Fatos Tartari,tashme ka dale ne konkluzionin e perbashket se qyteti i lulezuar i Adriatikut zoteron koleksionin me te pasur koreoplastik qe ka njohur ndonjehere qyteterimi njerezor.Ne santuarin e Dautes jane zbuluar mbi dy tonelata statuetash ne terakote,permasave 30 cm,fakt ky qe mjafton per te renditur kete monument te varrosur perfundimisht si te parin e ketij lloji ne te gjithe boten antike.Raporti perfundimtar i francezeve eshte edhe deshmia e pakontestueshme,e cila e rendit Dyrahiumin si qytetin e pare ne boten antike per prodhimin dhe ruajtjen e figurinave.Ne boten greko-romane njihen edhe disa qendra te tjera mjaft te njohura per figurat e terakotes,s Taranto,por ne asnjeren prej tyre nuk eshte zbuluar nje sasi e tille prej afro dy tonelatash,k cdo statute demonstron nje teknike te shkelqyer.Nje fortifikim nentokesor i kryer nga ushtria ne mesim e viteve’80,ku u perdor rendom dinamiti,godina ekzistuese,si dhe barbaria e ndertesave informale e periudhes pluraliste,ka demtuar ne menyre te pariparueshme qendren me te njohur boterore te mbledhjes se figurinave “Demet e skaktuara ne dekada,te cilat i faturohen jo vetem viteve”90,por edhe diktatures,si pasoje e mungeses se vizionit modern te arkeologjise,kane shkaterruar shtresat nentokesore ku dokumentohet historia”-shprehen arkeologet e kesaj eksepedite.

  2. #2
    Ne santuarin e Dautes jane zbuluar mbi dy tonelata statuetash ne terakote,permasave 30 cm,fakt ky qe mjafton per te renditur kete monument te varrosur perfundimisht si te parin e ketij lloji ne te gjithe boten antike.Raporti perfundimtar i francezeve eshte edhe deshmia e pakontestueshme,e cila e rendit Dyrahiumin si qytetin e pare ne boten antike per prodhimin dhe ruajtjen e figurinave.
    Mbase po te vazhdohet me kete kembengulje dhe interes te kerkohet mund te dalin dhe shume gjera te tjera qe mund te rendisin Dyrrahun si qytet te pare te botes antike. Dhe do zoti nuk vazhdon masakra e ndertimeve dhe demtimi i qellimshem i pasurive arkeologjike. Durresi akoma ska filluar te shpalosi ato qe mban te ruajtura nentoke.

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •