'AGJENTJA' NGA ZELANDA E RE

- Rrėfimi rrėqethės i Reona Peterson, nė librin e saj autobiografik "Dhe po tė duhej tė vdisja", e cila duke ardhur nė Shqipėrinė e viteve ‘70 si turiste se bashku me njė grup marksiste-leninistesh, rrezikoi te dėnohej me vdekje pėr shkak tė shpėrndarjes sė disa ekzemplareve tė Biblės -


Reona Peterson, njė vajzė nga Zelanda e Re, adhuruese e flaktė e Biblės dhe e Jezuit, e dėgjoi pėr herė tė parė emrin e Shqipėrisė gjatė njė Konference Evangjelistėsh nė Zvicėr, nė vitin 1970 ... Unė u tmerrova kur mėsova se, nė atė vend regjimi komunist kish shkatėrruar gjithė objektet e kultit dhe, njerėzve u ndalohej me dhunė ēdo lloj veprimtarie fetare - tregon ajo, nė librin e saj "Dhe po tė duhej tė vdisja", ( Et s’il fallait morrir ), botuar ne Lozanė me 1976 - Pas kėsaj, nisa t'i lutem Zotit ēdo ditė pėr atė vend krejt tė panjohur, dhe vendosa qė tė shkoj aty pėr tė ēuar mesazhin e Fjalės sė Tij.

Natyrisht, njė ide e tillė ishte ēmenduri, po tė kihej parasysh pamundėsia absolute e asaj kohe, pėr tė hyrė nė Shqipėri e mė keq akoma, pėr tė kryer njė mision tė tillė tepėr tė rrezikshėm. Por, Reona Peterson, ishte e vendosur. Ajo qe e gatshme tė bėnte ēdo lloj sakrifice pėr realizimin e misionit tė saj. Nė verėn e vitit 1973, me ndėrhyrjen e njė tė afėrmi, anėtar i njė grupi maoist nga Suedia, ajo dhe shoqja e saj e ngushtė, Evey Muggleton arritėn t'i bashkohen njė grupi tė rinjsh marksistė-leniniste francezė, tė cilėt, nė bashkėpunim me Albturizm-in do tė bėnin njė udhėtim dy javor nė Shqipėri. Tė dy shoqet, fshehėn nė njė ēantė me fund tė dyfishtė, 50 bibla tė botuara nė format tė vogėl, nė gjuhėn shqipe.

Pėr fat, gjatė hyrjes nė kufi, mundėn t'u shpėtojnė kontrolleve nė doganėn shqiptare duke kaluar mrekullisht thesarin e tyre tė ēmuar. Qysh nė ditėt e para tė qėndrimit nė Tiranė, kudo qė shkuan, nė stolat e parkut pėrballė Hotel Dajtit, nė shkallėt e Pallatit tė Kulturės, nė parmakėt e xhamisė sė Et'hem Beut, ato harronin padashje, nga njė ekzemplar tė Biblės. Ēdo gjė dukej se po shkonte pėr mrekulli, gjer atė ditė kur, mbas njė nate tė kaluar nė Hotel Adriatik tė Durrėsit, ndodhi e papritura. Reona Peterson, tregon:

Atė natė nuk mbylla dot sy nga ca dhembje tė forta nė stomak. Nė mėngjes u binda se nuk isha nė gjendje tė shkoja nė ekskursionin dy ditor qė ish organizuar pėr tė vizituar Beratin e Sarandėn. Megjithatė, mendova tė prisja dhe pak, me shpresėn se ndofta pėrmirėsohesha. Por fatkeqėsisht, spazmat mė filluan pėrsėri. Atėherė, shoqja ime Evey, shkoi te pėrgjegjėsja e grupit e i tha se do tė ish mė mirė qė unė tė qėndroja nė hotel.

Nė orėn tetė grupi u nis, ndėrsa unė u pėrpoqa tė flija pakėz, pėr tė plotėsuar kėshtu kohėn e humbur tė gjumit. Aty, rreth mesditės, dėgjova njė trokitje nė portė. Ashtu, e pėrgjumur siē isha, me gjysmė zėri u pėrgjigja : Hyrė ! Nė dhomė u fut njė burrė, i cili me njė frėngjishte tė keqe, mė tha se duhej tė ngrihesha nga shtrati e tė vija me tė. Tė shkoja me tė ?! ... I thashė se isha sėmurė e s'mundja. Ai, pėrsėriti prerė se mė priste jashtė, deri sa tė vishesha e ta ndiqja pas. Nuk kundėrshtova. Vesha fustanin, kėpucėt e dola. Duke ecur pėrgjatė korridorit, u pėrpoqa tė merrja me mend se ē'mund tė kish ndodhur, por qe e pa pamundur. Burri u ndal para portės 201 e mė tha tė futesha brenda.

Dhoma qe e errėt, me perde tė mbyllura, mbushur plot tym duhani. Brenda saj ndodheshin pesė vetė. Dikush mė zgjati njė karrige e mė ftoi tė ulesha. Siē mėsova mė pas, njė prej tyre qe pėrkthyes, tjetri pėrfaqėsues i Albturizmit e tre tė tjerėt tė ministrisė sė Punėve tė Brendshme nė Tiranė. Hetimi filloi me pyetjet e njohura: emri, mbiemri, kombėsia, profesioni.

Pastaj, njė burrė thinjosh, i cili me sa dukej qe shefi i grupit, nxori nga ēanta e vendosi mbi tavolinė njė ekzemplar tė Biblės. Pėrkthyesi, mė pyeti, nė se e njihja atė libėr. I thashė se njė tė tillė e kisha parė por nuk qe i imi. Atėherė, shefi, qetėsisht, m'u pėrgjigj: Zonjushė! Ėshtė e kotė ta mohoni. Ky ėshtė libri juaj!. Kundėrshtova kategorikisht. Atėherė, ai nuk e pėrmbajti dot veten e bėrtiti: Ne, nuk do tė lejojmė tė luani teatėr me ne! Sepse kemi prova qė ky libėr ėshtė i juaji... Mė pas, duke parė se unė vetėm heshtja, ai ndryshoi taktikė. Mė sugjeroi se, nėqoftėse do tė tregohesha e sinqertė, s'do kisha asnjė pasojė e do tė mė linin tė lirė.

Gjatė hetimeve, ata ishin tė interesuar tė dinin sidomos, se nga vinin kėto lloj librash, ku botoheshin e si kishin hyrė nė Shqipėri. Me ato pyetje tė tėrthorta, ata mendonin se do bija nė kurth. Por, unė bėja gjithmonė tė paditurėn e u shmangesha pyetjeve provokuese. Atėherė, shefi nuk duroi por, i nevrikosur, i ra me grusht tavolinės, duke bėrtitur pėrsėri: Mashtruese! Gėnjeshtare! Nuk flisni, hė?! Atėherė, kėtu do t'i u mbajmė! Mos t'i u shkojė mendja, se do tė dilni nga kjo dhomė, pa treguar...

Orėt kalonin e mezi mbahesha nė kėmbė. Dy prej hetuesve dolėn. Ndofta pėr tė ngrenė diēka. Pasi ata u kthyen, dolėn tre tė tjerėt. Hetimi rifilloi. Pse kisha ardhur nė Shqipėri? Kush mė kish dėrguar me mision? A e dija se Bibla aty ishte e ndaluar? Se Shqipėria qe vendi i vetėm ateist nė botė?... Dikush trokiti nė portė. Nė dhomė hyri njė fotograf ngarkuar me ca aparate e blica jashtė mode. Duke iu bindur urdhrave, ai mė fotografoi ulur, duke ecur, pėrballė e nė profil. Pas ikjes sė fotografit, dera u hap pėrsėri e dikush futi brenda dy burra tė veshur keq, tė ndrojtur e tė frikėsuar. Pasi shkėmbeu ca fjalė me ta, shefi i pyeti duke treguar diēka nė drejtimin tim. Ata pohuan duke aprovuar me kokė. Atėherė, ai mė pyeti, nė se i njihja ata persona. Kur iu pėrgjigja nė mėnyrė mohuese, ai shpėrtheu pėrsėri: E pa cipė ! Kėta janė dėshmitarėt e krimit tuaj ! Ju do dėnoheni, pikėrisht, mbi bazėn e deponimeve tė tyre ...

Ndėrkohė, kish renė mbrėmja e tė gjithė po jepnin shenja lodhjeje. Njė nga hetuesit porositi tė mė sillnin njė gotė ujė. Shefi u afrua pėrsėri pranė meje dhe pyeti nė se i kisha prindėrit gjallė. Ju pėrgjigja se po. Atėherė, ai bėrtiti pėrsėri: Mirė, pra! Dijeni! Ju, s'keni pėr t'i parė kurrė mė, ata !... Sepse, ju jeni armike e Republikės Popullore tė Shqipėrisė. E, tek ne, njerėz si ju, pushkatohen ! Nesėr, nė orėn nėntė, do vijmė pėrsėri...

Kuptova qė e kish me gjithė mend, por nuk e shfaqa tronditjen. Shefi vazhdoi pėrsėri: E more vesh, ē'tė thashė?!. Mblodha veten e iu pėrgjigja: Po, zotėri! Ju thatė se, nesėr, do tė vini pėr tė mė pushkatuar!... Heshtje. Askush nuk foli. Qe ora njė e mėngjesit. Kisha kaluar plot 13 orė pa venė gjė nė gojė. Aty, nė njė dhomė tė vogėl me ajėr mbytės, e terrorizuar nga pesė burra tė panjohur. Mė pas, mė ēuan nė dhomėn time e aty, para syve tė mi, kontrolluan ēdo gjė me imtėsi. Hoqėn ēarēafėt e krevatit, kėllėfėt e jastėkėve, sirtarėt e komodinės, shqyen astarin e ēantės dhe nxorėn qė andej gjithė biblat qė gjetėn brenda. Mbasi mbaruan punė, para se tė delnin nga dhoma, shefi me tha: Ne, e dimė qė ju jeni agjente e Vatikanit, por kėtė dėshirojmė ta dėgjojmė nga vetė goja jote... Pra, mendohu mirė. Nesėr do tė vijmė pėrsėri. Nuk hapa gojė. Pėrse mė akuzonin si agjente? Unė s'kisha asnjė lidhje me Vatikanin ...

Kalova njė natė plot ėndrra tė kėqija. Nė orėn 9 tė mėngjesit mė ēuan pėrsėri nė dhomėn 201. Ēuditėrisht, atė mėngjes, shefi kish ndėrruar mend rreth qenies sime si agjente e Vatikanit. Ai mė paraqiti njė variant tjetėr akuze: Ne e dinim qysh nė fillim qė ju nuk jeni agjente e Vatikanit. Nė fakt, ju punoni pėr njė tjetėr shėrbim tė huaj, i cili ju ka ngarkuar tė mblidhni informata sekrete pėr vendin tonė. Ai "arsyetim", m'u duk aq qesharak, sa qė mblodha buzėt me pėrēmim e ironi. Shefit nuk i shpėtoi reagimi im e m'u drejtua plot nervozizėm: Nė se nuk tregoni tė vėrtetėn, atėherė do t'ju dėnojmė me burgim tė pėrjetshėm ! Njė dridhmė ma pėrshkoi trupin nga kėmbėt gjer te koka. Burgim tė pėrjetshėm? Nė Shqipėri?! Oh, jo! Do preferoja mė mirė tė mė pushkatonin ...

Tė nesėrmen nė mesditė, fill mbas kthimit tė grupit nga ekskursioni dy ditor, mė urdhėruan tė zbrisja nė hollin e hotelit. Aty qe vendosur njė tavolinė e madhe, ku kishin zėnė vend hetuesit e mi, pėrkthyesi shqiptar si edhe njė person tjetėr, i cili u prezantua si Prokurori i Pėrgjithshėm i Shqipėrisė. Pėrballė, radhitur nė formė gjysmė rrethi, qenė ulur nėpėr karrige gjithė prestaret e grupit, e para tyre, nė qendėr, zumė vend unė e shoqja ime, Evey.

Sė pari, e mori fjalėn prokurori i cili, me njė pamje tepėr serioze e solemne, shprehu pakėnaqėsinė qė, pikėrisht mes njė grupi tė huajsh qė vendi i tij i konsideronte "miq", kishin penetruar dy "kriminele", tė cilat kryenin veprimtari spiunazhi nė dėm tė Shqipėrisė Socialiste. Nė fund tė fjalimit, prokurori urdhėroi: Dy kriminelet tė ngrihen nė kėmbė!. Iu bindėm menjėherė urdhrit. Ai nisi tė lexojė akt-akuzėn. Nė tė thuhej se, ne kishim kaluar ilegalisht nė Shqipėri botime fetare dhe i kishim shpėrndarė ato nė mjedise publike, duke kryer kėshtu njė krim tė rendė.

Nė fund, prokurori na u drejtua me kėto fjalė: Jemi menduar gjatė pėr tė vendosur mbi masėn e dėnimit. Sipas provave qė ne disponojmė, ju jeni plotėsisht fajtore dhe meritoni burgim. Por, duke marrė parasysh moshėn tuaj tė re, kemi vendosur t'i u lėshojmė. Qysh nga ky ēast ju konsideroheni " persona non grata" e, brenda 12 orėve, duhet tė largoheni nga territori i vendit. Mbas gjysmė ore, sė bashku me Eveyn, na hipėn nė njė makinė policie dhe na nisėn drejt kufirit shqiptar ...

Nga Vasil QESARI

( Botuar sot ne gazeten "Shqip " )