Bylis, qyteti antik qė ende pas 10 shekujsh "jete", shtrihet edhe mė madhėshtor nė kodrėn mbi Hekal
30 Prill - gazeta Metropol
Parku Arkeologjik i Bylisit, pasuri me vlera tė mėdha historike...
Ka disa kohė qė togfjalėshi "Park (apo Parqe) Arkeologjike" po zė vend gjithnjė e mė shumė nė faqet e shtypit dhe rubrikat televizive.
Nja nga kėto parqe, ėshtė edhe Parku Arkeologjik i Bylisit.
Bylisi ėshtė njė nga qytetet antike mė tė rėndėsishėm tė vendit, i themeluar nė mesin e shek. IV p.e.s.
Mbi parimin e synecizmit qė do tė thotė ndėrtimi i njė qyteti tė ri si qendėr e njė bashkėsie tė caktuar nė rastin konkret tė bylinėve shumė shpejtė Bylisi mori pamjen e njė qyteti tė madh dhe tė zhvilluar pėr kohėn.
Qyteti Bylis
I vendosur nė pllajėn e njė kodre pran fshatit tė sotėm Hekal qyteti shtrihej nė njė sipėrfaqe prej 30 ha e cila mbrohej nga njė mur rrethues me gjatėsi 2.2 km, gjerėsi 3.5 m dhe lartėsi 8-9 m i cili ende sot ruhet relativisht mirė.
Muri rrethues ishte pajisur me hyrje dhe kulla tė shumta mbrojtėse.
Qė nė shek. III. p.e.s. qyteti pajiset me monumente tė shumta dhe tė rėndėsishme tė tilla si, teatri me kapacitet 7500 spektatorė i cili shėrbente jo vetėm pėr shfaqje tė ndryshme teatrale dhe muzikore pėr banorėt e qytetit dhe zonave pėrqark tij por edhe si vend mbledhjesh ku merreshin vendime tė rėndėsishme pėr fatet e bashkėsisė byline.
Krahas teatrit qyteti kishte stadiumin e vet, dy shėtitore, njėra prej tė cilave dykatėshe, depozitėn e ujit, prytaneonin, gjimnazin, altarė, banesa, rrugė etj.
Krahas kėtyre monumenteve, qyteti kishte punishtet e veta tė poēarisė, ndėrtimit, skulpturės, metalpunuesit si dhe punishten e prerjes sė monedhave tė veta.
Zhvillimi nė Bylis
Janė tė shumta dėshmitė se kemi tė bėjmė me njė qytet tė zhvilluar si nė aspektin ekonomik ashtu edhe atė kulturor.
Kjo ėshtė nė vija tė pėrgjithshme pamja e qytetit nė epokėn helenistike (shek. IV shek. I p.e.s.).
Nė dallim nga njė pjesė e qyteteve qė fillojnė rėnien nė epokėn romake dhe atė tė antikitetit tė vonė Bylisi vazhdon tė jetė njė nga qytetet mė tė rėndėsishme tė Ilirisė sė Jugut deri nė shek. VI. e.s.
Nė pėrshtatje me kushtet e reja qyteti pajiset nė kėtė kohė me
monumente tė tilla si termet (banje publike) romake, pesė bazilika A, B, C, D, E (kisha paleokristiane), katedralja, pasi ishte qendra kryesore peshkopale pėr zonėn pasi edhe peshkopi i fundit i Apolonisė u vendos nė Bylis.
Koha e trazuar me dyndje tė shumta barbarėsh fillimisht dhe sllavėsh mė vonė i detyroi Bylinėt tė ndėrtojnė njė mur tė ri mbrojtės i cili rrethonte 1/3 e sipėrfaqes sė qytetit por qė shėrbente pėr strehim tė popullsisė nė rast rreziku pasi jashtė tij ishin ndėrtuar dy bazilika, D dhe E si dhe banesa.
Braktisja e qytetit duket se ka ndodhur rreth vitit 586 e.s. pas gati 10 shekuj ekzistence.
Intervistė me drejtorin e Parkut Arkeologjik tė Bylisit prof. dr Bashkim Vrekaj
"Bylis, shumė shpejt do tė zėrė vendin qė meriton"
Bashkim Vrekaj, drejtori i parkut Arkeologjik tė Butrintit, pėrveēse optimist, shprehet i bindur pėr vėnien e Bylisit, nė radhėn e parqeve tė tilla arkeologjike, qė me historinė e tyre tregojnė shumė.
Nė njė intervistė pėr gazetėn "Metropol", Vrekaj, zbulon ambiciet dhe pėrpjekjet e tij, pėr "thithjen" e sa mė shumė vizitorėve, ndėrkohė qė Bylisi do tė shndėrrohet nė njė "skenė" aktivitetesh tė panumėrta, jo vetėm kulturore.
Nė kėto projekte e pėrpjekje tė tij, Vrekaj, sigurinė e tij e sheh tė lidhur me ndihmėn dhe mbėshtetjen e pamunguar tė ministrisė sė Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve, si dhe veēanėrisht tė ministrit tė saj, Ylli Pango.
Cilat janė pėrparėsitė e Parqeve Arkeologjike nė tėrėsi?
Parqet Arkeologjike, duke qenė tė destinuara pėr njė qytet tė caktuar angazhohen vetėm me tė ndėrsa institucionet e tjera duke pasur shumė qendra apo monumente nė varėsi nuk mund t'u kushtojnė tė gjithave tė njėjtin kujdes. Nga ana tjetėr, Parqet Arkeologjike administrojnė nga afėr qendrat antike duke qenė prezent nė to ēdo ditė gjė qė nuk mund ta bėjnė institucionet e tjera tė cilat janė me vendndodhje nė Tiranė apo edhe nė qytete tė tjera.
Ē'pėrfaqėson Parku Kombėtar Arkeologjik i Bylisit?
Zyra e Administrimit dhe Koordinimit tė Parkut Kombėtar Arkeologjik tė Bylisit ėshtė njė institucion nė varėsi tė Ministrisė sė Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve qė administron qytetin antik tė Bylisit.
Ky administrim konsiston nė, kthimin e Bylisit nė njė nga qendrat mė tė rėndėsishme tė turizmit kulturor tė vendit tonė duke synuar tė ketė vizitueshmėri tė afėrt me Butrintit dhe Apoloninė. Megjithėse ky mund tė duket njė synim paksa i vėshtirė ai ėshtė plotėsisht i arritshėm po t'u referohemi vlerave tė veēanta qė ofron Bylisi. Kjo do tė arrihet nėpėrmjet krijimit tė infrastrukturės sė nevojshme nė Park e cila konsiston nė pastrim, mirėmbajtjen e territorit dhe monumenteve, shtimin e gjelbėrimit pėr tė krijuar njė ambient sa mė ēlodhės, guidė sipas kategorive tė vizitorėve, fletėpalosje, faqes sė internetit tė ēelur prej kohėsh (www.parkubylis.info) spotit televiziv qė po pėrgatitet, vendosjes sė kontakteve me agjenci turistike, bashkėpunimit me pushtetin lokal me organizma dhe individė qė shfaqin interes pėr trashėgiminė kulturore dhe aktivitet lidhur me tė siē ėshtė rasti i S. N. V. Dega Fier.
Cilat janė disa nga drejtimet kryesore tė Parkut Arkeologjik tė Bylisit pėr kėtė vit?
Viti 2007 mund tė konsiderohet me tė drejtė si viti i konsolidimit tė Parkut Arkeologjik Bylis. Kėshtu nė infrastrukturė do tė bėhen sė shpejti disa investime qė do tė ndikojnė nė krijimin e njė imazhi tė ri tė Bylisit. Ndėr kėto investime mund tė pėrmendim pastrimin e gjithė territorit tė qytetit nga bimėsia e dėmshme, evadim i mbetjeve tė ngurta tė
gėrmimeve, sistemim i materialit tė gurtė, vendosja e njė porte dekorative hyrėse, rrethim i disa pjesėve tė ekspozuara pėr tė penguar hyrjen e bagėtive, vazhdimin e projektit pėr mbjellje pemėsh dekorative dhe mirėmbajta e monumenteve dhe gjithė territorit. Nė fushėn e gėrmimeve arkeologjike do tė vazhdojė puna e ekipit shqiptaro-francez nė bazilikėn E dhe guroren
antike tė qytetit por tashmė e tutje edhe me praninė e specialistėve arkeolog dhe restaurator tė Parkut. Megjithatė ne po shikojmė mundėsinė e hartimit tė projekteve tė pėrbashkėta me Institutin Arkeologjik pėr zgjerimin e gamės sė gėrmimeve pasi ne jemi tė interesuar tė shtojmė numrin e monumenteve tė qytetit.
Nė fushėn e restaurimeve do tė vazhdojė puna restauruese nė bazilikat E dhe B. Edhe nė kėto punime do tė angazhohen specialistė restaurator tė Parkut. Duke parė nevojėn pėr konservim nė disa monumente ne kemi parashikuar ndėrhyrje nė bazė tė tė ardhurave qė do tė sigurojė vet Parku pasi sė afėrmi sistemi i hyrjes me bileta do tė aplikohet edhe nė Bylis. Megjithatė ne jemi tė interesuar pėr mė shumė restaurime si nė murin rrethues helenistik dhe atė tė antikitetit tė vonė, nė shkallaren e teatrit por nė mėnyrė tė veēantė nė bazilika dhe dyshemetė me mozaikė pasi ato pėrbėjnė njė nga pasuritė mė tė mėdha dhe mė interesante tė qytetit. Pėrveēse sa mė sipėr ėshtė parashikuar edhe njė kalendar i pasur aktivitetesh qė do tė zhvillohen nė Park midis tė cilave mund tė pėrmendim Ditėn
Ndėrkombėtare tė Monumenteve (18 prill), Ditėn Ndėrkombėtare tė Muzeve (18 maj), "Pranvera e Muzeve" (21 maj), Festivali Ndėrkombėtar i Polifonisė (17-18 maj), Dita Kombėtare e Trashėgimisė Kulturore (29 shtator), Festa e Pavarėsisė, Dita Ndėrkombėtare e Mjedisit, Ditėt e Trashėgimisė Evropiane
(shtator), Ditėt e "Sofra Ilire", shfaqja e ansamblit
"Myzeqeja", ekspozitė pikture, koncert i shkollės sė muzikės "Jakov Xoxa" etj. Kemi bindjen se me investimet qė do kryhen,
aktivitetet qė do zhvillohen dhe promovimin e vazhdueshėm Bylisi do tė arrijė shumė shpejt tė jetė njė nga qendrat antike por edhe natyrore mė tė frekuentuara nė vendin tonė.
Cilat janė marrėdhėniet me institucione tė tjera dhe roli i Ministrisė nė realizimin e kėtyre synimeve ambicioze?
Fillimisht duhet theksuar impenjimi i Prof. Dr. Ylli Pango, Ministėr i Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve, i cili qė nė kontaktet e para me drejtuesit e Parqeve Arkeologjike i ka kushtuar vėmendje tė veēantė ecurisė sė Parqeve Arkeologjike dhe i ka nxitur drejtuesit e tyre pėr shtimin e ritmit tė punės. Ky impenjim i Ministrit ėshtė njė mbėshtetje e ēmuar pėr personelin e Parqeve Arkeologjike dhe njė garanci se ato do tė shndėrrohen shumė shpejtė nė promovues tė turizmit kulturor dhe natyror nė vendin tonė. Pėr artin dhe kulturėn nė pėrgjithėsi dhe pėr Parqet Arkeologjike nė veēanti ėshtė njė shans i mirė qenia nė krye tė M. T. K. R. S i njė personaliteti tė njohur tė botės universitare. Nga ana tjetėr ne kemi ndėrtuar marrėdhėnie shumė tė mira bashkėpunimi me Institutin e Monumenteve tė Kulturės, Institutin Arkeologjik dhe Qendrėn Kombėtare tė Inventarizimit tė Pasurive Kulturore.
Irena Mėrtiri
Sipas drejtorit Bashkim Vrekaj
"Bylisi ofron pėr vizitorėt..."
"Bylisi ėshtė ndėr qendrat antike mė tė ruajtura tė vendit tonė. Ndėrkohė gėrmimet dhe restaurimet e shumta kanė bėrė tė mundur jo vetėm shtimin e monumenteve tė vizitueshme por edhe nxjerrjen nė pah tė vlerave arkitekturore dhe kulturore tė tyre. Pėr vizitorin qė vjen nė Bylis qė nė hyrje tė tij i prezantohet njė pjesė mjaft e ruajtur e fortifikimit dhe sapo hynė nė qytet i del pėrpara muri i Viktorinit (muri rrethues i antikitetit tė vonė) dhe bazilika D e restauruar pjesėrisht. Duke vijuar drejt brendėsisė sė qytetit vizitori ndeshet me kompleksin arkitekturor tė katedrales dhe bazilikės A. Rrugės pėr nė teatėr krahas pamjes madhėshtore tė murit tė Viktorinit hasen gjurmė banesash dhe shkallėsh tė gdhendura nė shkėmb. Para se tė mbėrrij nė teatėr vizitori ka mundėsinė tė shikojė njė shėtitore dykatėshe nė formė L-je dhe nė skajin e saj njė tjetėr bazilikė. Por dendėsia e madhe e monumenteve ende nuk tė mundėson tė shkosh drejt
teatrit pasi hasesh me termet romake, depozitėn e ujit, stadiumin e qytetit dhe mė tej me bazilikėn C. Pasi ka pėrshkuar njė rrugė ku alternohen monumente tė periudhės helenistike me atė tė antikitetit tė vonė vizitori mbėrrin nė skajin jugor tė qytetit aty ku ndodhet dhe monumenti mė madhėshtor dhe dėshmia mė e
mirė e kulturės sė tij, teatri. Njė qytet antik nuk mund tė meritonte emrin e njė qyteti tė zhvilluar pa teatrin, gjimnazin dhe stadiumin e tij. Tė tria kėto qendra tė artit, mėsimit dhe
sportit i shohim sot nė Bylis. Duke vizituar kėtė qytet antik jemi nė gjendje tė krijojmė njė ide tė qartė pėr urbanistikėn, arkitekturėn dhe artin e njė prej qyteteve mė pėrfaqėsuese tė qytetėrimit ilir. Por nuk mbaron kėtu. Bylisi ėshtė po aq i pasur edhe me monumentet e periudhės romake ku veēohen termat dhe tė antikitetit tė vonė ku padyshim katedralja dhe pesė bazilikat e bėjnė atė tė veēantė. Bazilikat e Bylisit pėrveē arkitekturės dhe skulpturės sė pasur dekorative shquhen pėr dyshemetė e shtruara me mozaikė shumėngjyrėsh (rreth 1000 m2) tė cilėt janė tė pasur me skena tė shumta dhe tė larmishme tė cilat dėshmojnė pėr njė shkollė me nivel tė lartė artistik. Pėr nga sipėrfaqja e dyshemeve tė shtruara me mozaikė dhe pasurinė e skenave tė tyre Bylisi nuk ka tė krahasuar me asnjė qytet tjetėr antik tė vendit tonė por pėrbėn njė rast tė veēantė edhe pėr rajonin e Ballkanit".
Administrimi nė vend i qendrave antike siguron
1. Ruajtje mė tė mirė tė tyre.
2. Vjelje maksimale tė tė ardhurave nga biletat.
3. Mirėmbajte dhe pastėrti tė vazhdueshme.
4. Raporte direkt me komunitetin pėrqark dhe pushtetin lokal.
5. Shtim tė aktiviteteve dhe rrjedhimisht vėnien mė mirė nė shėrbim tė publikut tė vlerave tė trashėgimisė kulturore.
6. Thithjen e sponsorizimeve dhe donacioneve vendase dhe te huaja pėr pėrmirėsimin e gjendjes sė monumenteve dhe ambientit nė qendrat antike.
7. Realizimin e propagandimit sa mė tė mirė dhe permanent tė vlerave tė qendrės antike si nėpėrmjet spoteve televizive ashtu dhe fletė-palosjeve, guidave, kartolinave, internetit, aktiviteteve etj.
8. Vendosjen e kontakteve me institucione shkencore brenda dhe jashtė vendit pėr kėrkime arkeologjike, studime, restaurime, pėrmirėsimin e mjedisit etj.
9. Kryerjen mė me efikasitet tė investimeve nė kėto qendra.
10. Ngritjen nė nivel zyrtar tė pėrfaqėsimit tė tyre duke i prezantuar si institucione partnere nė marrėdhėnie me tė tjerėt.
11. Ka njė eksperiencė tė huaj nė kėtė fushė e cila duhet marrė nė konsideratė dhe qė i jep mundėsi Parqeve Arkeologjike tė vendosin marrėdhėnie me simotra tė tyre nė vende tė tjera sidomos me fqinjėt.
12. Bėnė tė mundur qė financimet, tė ardhurat e siguruara nga vet Parqet Arkeologjike si dhe donacionet apo sponsorizimet tė shkojnė nė favor tė tyre pasi nė jo pak raste tė huajt pranojnė dhėnien e ndihmės kur ajo pėrdoret direkt nga subjekti pėrfitues.
13. Duke pasur nė pėrbėrje specialistė arkeolog dhe restaurator krijohet mundėsia edhe pėr punė kėrkimore e shkencore nė fushat pėrkatėse.
14. Krijon raporte direkt midis qendrės antike dhe institucioneve eprore.
Krijoni Kontakt