Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 12
  1. #1

    Privatizimi i ALBTELEKOM.

    Se shpejti pritet te privatizohet ALBTELEKOM.
    Duke qene se telekomunikacioni eshte nje bisnes dhe industri e rendesishme per ekonomine e nje vendi cfare mendimi keni rreth privatizimit te ALBTELEKOM ?
    Flitet gjithe andej rreth integrimit ne BE por me cudit fakti qe telekomunikacioni i jepet nje firme Turke.
    Pse po arrihet drejt ketij vendimi, mos valle investitoret perendimor mungojne, ata nuk kane interes per ALBTELEKOM?

  2. #2
    Larguar Maska e Gerrard
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603
    Pershendetje!!

    Pasi jam ne Shqiperi dhe jam me afer me kete fenomen. PO te them une dy fjale me sa kam degjuar.

    Albtelecom ka 5 vjet qe eshte nxjerr ne Ankand per tu thene me koncesion per 50 vjet.
    Deri para dy vjetesh flitej se do merej nga nje kompany Franceze, me ate firme u prishen marveshjet (pasi nuk plotesonin kushtet optimale per te marre nje kompany si Albtelecom) "Fjale te ish drejtorit". Tani flitet se Albtelecom do merret nga djali i Kryeministrit Turk "Erdogan" jan ne proces e siper dhe me 15 Maj eshte Ankandi do shikojme kush kompany do bej te mundur marrje me Koncesion te Albtelecom.

    Nuk e kuptoj dicka qe te heqesh nga Buxheti i shtetit gjith ato fitime vjetore dhe te perfitosh me pase nje TVSH 20%, nuk e di se c'fare bejne keta pushtetar, te heqesh nje pasuri kaq te madhe nga xhepat e Shteti me duket teper Absurde. Qe te shpenzosh pak dhe te fitosh shum nje Company si Albtelecom eshte. Shpresoj qe ti bien lapsit dhe te bejne nje investim ne Albtelecom dhe te jet ne pergjegjesi te Shteti. Do ishte nje katastrof dhe nje humbje e madhe me gjith ato te ardhura qe sjell Albtelecom me Posten, Internetin, Telefonin, Cart Phon etj.

    Kalofshi Mire

    T-B
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  3. #3
    Larguar Maska e Gerrard
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603

    "Albtelekom", nė prag tė shitjes

    Nje shkrim nga nje gazete e perditshme. Jep disa detaje.

    Ndėrkohė Ruli ka konfirmuar edhe lajmin e publikuar disa ditė mė parė nga gazeta "Shqip", pėr rifillimin e negociatave me kompaninė turke "Calik" pėr shitjen e "Albtelekom"-it. "Mund tė them se kanė filluar procedurat pėr regjistrimin nė gjykatė tė konsorciumit mes dy kompanive e me zgjidhjen edhe tė disa detajeve tė tjera teknike gjithēka do tė jetė gati pėr marrėveshjen pėrfundimtare", tha Ruli. Sipas tij, pala turke ka pranuar edhe kushtin tjetėr tė cilėsuar si tė panegociueshėm nga qeveria shqiptare, qė ka tė bėjė me heqjen e shėrbimit tė roaming-ut pėr blerėsin e "Albtelekom"-it. Me plotėsimin e kėtij kushti nga ana e kompanisė turke, zgjidhet edhe pengesa e fundit qė mbante dy palėt larg marrėveshjes, ēka do tė thotė se shumė shpejt "Calik" do tė bėhet pronari i ri i "Albtelekom"-it.
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  4. #4
    Larguar Maska e Gerrard
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603

    Nis regjistrimi ligjor i konsorciumit turk

    Ja dhe nje Artikull tjeter. Qe jep me shum te dhena per dhenien e Albtelecom.

    Hapet drita jeshile pėr privatizimin e kompanisė “Albtelekom”. “Ka nisur procedura ligjore e regjistrimit tė konsorciumit mes kompanisė “Calik” dhe “Turk Telekom”, kusht i vendosur nga qeveria shqiptare pėr privatizimin e “Albtelekom”-it ka deklaruar ministri i Ekonomisė, Tregtisė dhe Energjetikės, Genc Ruli, nė njė prononcim pėr mediat. Sipas Rulit, po negociohet edhe pėr mbylljen e ēėshtjeve, qė lidhen me rezultatet dhe auditimin financiar tė “Albtelekom”-it gjatė kėtyre dy viteve. Vetėm pak ditė mė parė burime pranė Kryeministrisė u shprehėn se kompania “Calik Enerji” ka plotėsuar kushtin e investitorit strategjik. “Turk Telekom” dhe “Calik Enerji” kanė krijuar njė shoqėri tė pėrbashkėt, ku “Turk Telekom” ka 20 pėr qind tė aksioneve, si dhe luan rolin e menaxherit nė kėtė kompani. Me krijimin e kėsaj shoqėrie “Calik” ka plotėsuar njė nga kriteret bazė, atė tė investitorit strategjik. Ndėrkohė pak kohė mė parė qeveria shqiptare ra dakord me turqit e “Calik” me njė nga pikat kryesore tė negociatave qė ėshtė roamingu. Sipas burimeve nga Kryeministria ėshtė rėnė dakord me kompaninė turke qė kjo e fundit tė investojė nė ngritjen e njė rrjeti tė ri interkonjeksioni. Kėto ishin dhe dy kushtet kryesore qė mbanin pezull privatizimin e “Albtelekom”-it. Plotėsimi i tyre i ka hapur rrugėn shitjes sė kėsaj kompanie. Kalvari i privatizimit tė “Albtelekom”-it ka nisur rreth 8 vjet mė parė. Procedurat pėr privatizimin e tij nisėn nė vitin 1999, por u shtynė pėr shkak tė luftės nė Kosovė. Qysh nga ky vit janė zhvilluar disa tenderė, por asnjė prej tyre nuk ka dalė me sukses. Kurse nė vitin 2005 kompania turke “Calik Enerji” fitoi tenderin pėr privatizimin e “Albtelekom”-it, tender, i cili u zhvillua nga ish-qeveria socialiste. Por me ardhjen nė fuqi tė qeverisė sė re demokrate, kėta tė fundit kontestuan kontratės e shitjes, duke kontraktuar filialin ēek tė “Deloite & Touche” pėr tė kontrolluar procedurat e ligjshmėrisė sė shitjes sė “Albtelekom”-it.

    Panorama
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  5. #5
    Larguar Maska e Gerrard
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603

    "Calik" po plotėson kushtet pėr "Albtelekom"

    Ministri i Ekonomisė konfirmoi se kompania "Calik" dhe "Turk Telekom" kanė filluar procedurat pėr regjistrimin nė gjykatė tė konsorciumit pėr blerjen e Albtelekom

    Kompania turke "Calik Enerjy" ėshtė duke pėrfunduar regjistrimin nė gjykatė tė konsorciumit tė realizuar me "Turkish Telekom", qė ėshtė edhe kushti i fundit qė ėshtė kėrkuar nga ana e palės shqiptare pėr tė pėrfunduar kėtė transaksion. Konfirmimi pėr plotėsimin e tė gjitha kushteve nga ana e kompanisė turke "Calik Enerjy" ėshtė bėrė gjatė ditės sė djeshme nga ana e ministrit tė Ekonomisė, Genc Ruli. Kompania turke ėshtė nė limitet kohore tė plotėsimit tė kushteve tė vendosura nga ana e qeverisė shqiptare. Disa muaj mė parė ka qenė ministri Ruli ai qė ka vendosur si afat maksimal pėr plotėsimin e kushteve tė kontratės sė blerjes nga ana e "Calik", muajin maj.

    ***


    Sipas Ministrisė sė Ekonomisė, mbajtja pezull e shitjes sė kompanisė "Albtelekom" tek turqit, ėshtė e lidhur me mosplotėsimin e kushteve tė kontratės nga ana e kėsaj sė fundit. Bėhet fjalė pėr dy kushte kryesore, konsorcium me njė kompani tė njohur telekomunikacioni dhe pėrcaktimi i tė drejtave pėr rrjetin mobil qė kompania do tė pėrdorė. Por sipas Ministrisė sė Ekonomisė, tashmė pika e vetme qė mbetet pėr tė dorėzuar kompaninė e telefonisė fikse, mbetet dorėzimi i dokumentacionit qė konfirmon konsorciumin e "Calik Enerjy" me "Turk Telekom". Sqarimi i bėrė dje nga ana e ministrit tė Ekonomisė, Ruli, la tė kuptohet se e drejta e pėrdorimit tė rrjeteve ekzistuese tė kompanive AMC dhe Vodafone nga ana e kompanisė "Calik", qė ka edhe tė drejtėn e futjes nė treg tė operatorit tė tretė Mobil, ėshtė zgjidhur. Shtyrja nė njė afat tė papėrcaktuar tė shitjes sė kompanisė "Albtelekom" ka sjellė mbetjen nė hije tė operatorit tė tretė, "Eagle Mobile", pėr njė periudhė prej tre vjetėsh. "U shty pikėrisht se qe veēantia e procesit, ndėrprerja e procesit tė privatizimit pėr shkak tė investigimit qė iu bė kontratės sė mėparshme tė lidhur me kompaninė "Calik", pėr tė sqaruar se sa qėndronte ai proces privatizimi nė tėrė komponentėt e tij",- ka sqaruar ministri Ruli

    ***


    "Calik Enerjy" u zgjodh si fituese e tenderit tė "Albtelekom" nga ana qeverisė socialiste 2 vjet mė parė. Por qė nė momentin e shpalljes sė kompanisė turke si fituese e kėtij tenderi, me njė shumė prej 120 milionė eurosh, kryeministri Berisha, asokohe lider i opozitės, e denoncoi kėtė tender duke hedhur akuzat mė tė ashpra kundrejt qeverisė sė majtė qė, sipas tij, ishte e pėrfshirė nė afera. Duke u betuar para opinionit publik se nuk do ta pranonte kėtė kontratė, lideri i opozitės sė asaj kohe, pas ardhjes nė pushtet nė korrik 2005, nuk e ratifikoi nė Parlament kontratėn e "Calik" duke hedhur edhe njėherė akuza pėr parregullsi, afera dhe nėpėrkėmbje tė interesave tė shqiptarėve. Shifra prej 120 milionė eurosh u deklaruar se ishte tepėr e ulėt, madje e papėrfillshme, me vlerėn e vėrtetė tė kompanisė. Por ēfarė ndodhi gjatė kėtyre 20-muajve. Asnjė pikė e kontratės nuk ėshtė ndryshuar, ndėrsa ēmimi i shitjes as qė ėshtė marrė nė diskutim pėr njė rritje tė mundshme. Oferta tė ndryshme blerje kanė ardhur nė drejtim tė Albtelekom, duke pėrfshirė kėtu edhe njė konsorcium tė kompanive vendėse, qė ofrojnė njė vlerė dukshėm mė tė lartė se ajo e kompanisė turke. Por, megjithėse zėrat nė grupin negociator ishin kundėr, kryeministri Berisha i shoi ato pas vizitės sė tij nė Turqi, ku deklaroi se "Albtelekom" do tė jetė pronė e "Calik Enerjy".

    Shekulli


    P.s Dhe sa kohe do luajne me popullin e shkrete keta drejtues te paafte. Dite per dite drejt zhytjes se varferis dhe kaosit.
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  6. #6
    Larguar Maska e Gerrard
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603

    Ruli, turqit e Calik plotesuan kushtet

    Ministri i Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes, Genc Ruli, tha se, "ka nisur procedura ligjore e regjistrimit te konsorciumit mes kompanise "Calik" dhe "Turk telekom", kusht i vendosur nga qeveria shqiptare per privatizimin e "Albtelekomit". Sipas Rulit, nderkohe po negociohet edhe per mbylljen e ceshtjeve, qe lidhen me rezultatet dhe auditimin financiar te "Albtelekomit" gjate ketyre dy viteve.

    P.s Ne c'do artikull ndonje gje e re. S'po kuptoj me se c'fare do behet me kete vend. Vet i thon vete i mohojne, hajde drejtues qe kemi hajde. Pretendojme te kemi ngritje te ekonomise se vendit duke shitur Miniera Ari.

    Kalofshi Mire

    T-B
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  7. #7
    Warranted Maska e Qerim
    Anėtarėsuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Sigurisht do te ishte nje sukses shmangia e privatizimit te kompanise nga turqit e ēelik.Ky ekspansion ekonomik turk na kujton 500 vjetet e pushtimit.Por ne fund te fundit me mire e privatizuar nga cilado kompani se sa ne doren e byrokracise shqiptare.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Qerim : 01-05-2007 mė 10:38

  8. #8
    Larguar Maska e Gerrard
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603

    Buxhet shtesė me paratė e Albtelekomit

    Privatizimi pritet tė fusė nė "thesin" e qeverisė sasi shtesė tė ardhurash

    Privatizimi i shpejtė i Albtelekomit mund tė sjellė njė tjetėr buxhet suplementar nė gjashtėmujorin e dytė tė kėtij viti. Pėrveē privatizimit tė kompanisė sė vetme publike tė telefonisė fikse nė vend, gjatė 2007-ės parashikohen tė privatizohen edhe njė sėrė asetesh tė rėndėsishme publike siē ėshtė paketa e aksioneve qė zotėron shteti shqiptar te kompania AMC dhe privatizimi i kompanisė shtetėrore tė sigurimeve, INSIG. "Nė bazė tė njė rregulli praktik, me tė cilin operon qeveria, mė shumė se gjysma e fondeve qė vijnė nga privatizimet shkon pėr investime publike, ēka do tė thotė se listės sė projekteve tė parashikuara pėr t‘u realizuar gjatė kėtij viti do t‘i bashkėngjiten edhe disa tė tjera", deklaroi zėvendėsministri i Financave, Sherefedin Shehu. Sakaq, deklaratat publike tė ministrit tė Ekonomisė, Tregtisė dhe Energjetikės, Genc Ruli, dy ditė mė parė, tregojnė se nėnshkrimi i marrėveshjes pėrfundimtare pėr shitjen e Albtelekom ėshtė fare i afėrt. Pas plotėsimit tė kushteve tė vėna nga qeveria shqiptare, "Calik" pret qė brenda njė periudhe shumė tė shkurtėr tė firmosė marrėveshjen pėr tė qenė pronari i ri i Albtelekomit. Nė rast se marrėveshja nuk do tė ndryshojė nga ajo e firmosur dy vjet mė parė nga ish-qeveria socialiste nė arkėn e buxhetit tė shtetit do tė derdheshin 120 milionė euro, prej tė cilave mė shumė se 60 milionė do tė destinohen pėr investime publike. "Ministria e Financave parashikon qė pėr gjashtėmujorin e parė tė kėtij viti, llogaria e qeverisė tė mbyllet me njė suficit prej rreth 20 milionė dollarėsh dhe kjo na bėn tė besojmė se edhe kėtė vit do tė kemi njė buxhet suplementar", tha Shehu. Qeveria ka vendosur qė tė mos pėrdorė paratė e Albtelekomit pėr tė ulur shumėn e kredisė tregtare qė ka kėrkuar nga bankat private pėr financimin e rrugės Durrės-Kukės, por tė rrisė akoma investimet publike. Nė bazė tė buxhetit tė shtetit, gjatė kėtij viti, qeveria ka parashikuar mė shumė se 700 milionė dollarė investime publike, tė cilave mund t‘u shtohen edhe 100 tė tjera qė mund tė vijnė nga privatizimi i aseteve publike tė parashikuara pėr t‘u shitur gjatė kėtij viti.

    P.s Per dite degjojme budallalliqe nga me te ndryshmet. Sot nje nga gazetat me te degjuar nxjerr kete artikull. Do krijohet nje Buxhet Shtese me te ardhurat nga privatizimi i Albtelecom. Se di se ca behet me keta njerez, per dite duke u tallur me ne. Mjer ne populli i shkrete ne dore te kujt kemi rene.
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Albtelekomi, tarifat nderkombetare nga 1 qershori ulen 25 %

    Bisedat nepermjet telefonit fisk me jashte vendit do te ulen 25 per qind duke filluar qe nga 1 qershori i ketij viti. Lajmi eshte bere i ditur dje nga burimet zyrtare te Albtelekomit, te cilat shpjeguan se vendimi eshte marre per t'iu pergjigjur konkurrences ne treg.

    Sipas njoftimit te Albtelekom pas 1 qershorit tarifat do te ulen drejt rrjeteve fikse per abonentet familjare dhe biznes me shtete te tilla si: Italine, Greqine, Angline, Bullgarine, Kosoven, Zvicren, Kroacine, Malin e Zi, Hungarine dhe Maqedonine. Kurse per SHBA dhe Kanada keto tarifa do te ulen si per thirrjet drejt rrjetit fiks edhe atij mobil. Thirrja per abonentet familjare drejt ketyre shteteve do te kushtoje 15 leke/minute ne oraret 13.00-16.00, 21.00- 07.00, si dhe per ditet e diela dhe zyrtare. Kurse per oraret pik tarifat do te jene 20 leke per minute. Gjithashtu sipas tarifave te reja vetem me 450 leke pa TVSH nje perdorues familjar ne kohe te reduktuar mund te komunikoje 30 minuta me shtete se USA, Kanada, Itali dhe Greqi.

    Burimet nga kompania bene te ditur se operatoret rurale kohet e fundit po ofronin tarifa shume here me lire per thirrjet nderkombetare. Ne kete situate ndermarrja e telefonise fikse humbi treg ne thirrjet me jashte, prandaj dhe ulja e tarifave ne kete sherbim erdhi si domosdoshmeri e diktuar nga tregu, sqaruan te njejtat burime. Aktualisht Albtelekom eshte ne proces negocimi perfundimtar per t'u shitur tek kompania turke Calik Group, e cila ne maj te vitit 2005 fitoi tenderin nderkombetar per blerjen e tij kundrejt shumes 120 milion euro. Procesi i kalimit ne pronesi private te Albtelekomit eshte vonuar per shkak se qeveria kontestoi procedurat ne te cilat eshte zhvilluar tenderi. Per kete i eshte bere nje ekspertize procesit te privatizimit te shoqerise nga filiali Cek i Deloite & Toche. Calik nga ana tjeter eshte ne fazen e plotesimit te kushteve qe dolen nga ekspertiza dhe kishin te benin me gjetjen e nje investitori strategjik. Aktualisht qeveria dhe kompania turke jane ne permbyllje te negociatave per te arritur marreveshjen e shitjes se kompanise.
    #VamosArgentina

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e arjondj
    Anėtarėsuar
    04-07-2007
    Postime
    4

    Formula e privatizimit te Albtelekom sha

    Ky eshte nje shkrim qe kam bere para 3-4 muajsh.

    Albtelekom eshte e vetmja shoqeri qe ofron sherbimin e telefonise fikse ne Shqiperi. Ne nje artikull te gazetes shqip, ish-ministri i ekonomise prononcohej qe vonesa ne shitjen e Albtelekom-it ka bere qe vlera e tij te reduktohet me 15%, ne terma reale. Kjo sepse, shteti shqiptar, ne mungese te arketimit te vleftes se Albtelekom, eshte detyruar te rrise borxhin. Ne artikullin ne fjale, lexohet dhe nje prononcim i ministrit aktual te Ekonomise, Tregtise dhe Energjitikes, i cili shprehet qe ka shume gjasa qe Albtelekom te hidhet serish ne treg pas muajit maj
    2007.
    Albtelekom ne mars 2004 ka marre licencen per operatorin e trete te telefonise mobile “Eagle Mobile”, licence e cila eshte e perfshire ne vleren e privatizimit te kompanise.
    Gjithsesi funksionimi i operatorit te trete celular eshte shtyre disa here, me qellim qe funksiomini i tij te nise pas privatizimit te Albtelekom. Enti rregullator i telekomunikacioneve i ka dhene afat Eagle mobile qe te nise aktivitetin deri ne 7 mars 2008.
    Procesi i privatizimit te Albtelekom ka nisur me ligjin nr.8810, date 7.05.2001 “Per percaktimin e formes dhe struktures se formules te privatizimit te shoqerise nonime Albtelekom”. Sipas ketij ligji privatizimi i Albtelekom konsiston ne trasferimin e plote te pronesise se aksioneve, te zoteruara nga shteti, paleve te treta.
    Formula e privatizimit te Albtelekom eshte :
    - jo me pak se 50% dhe jo me shume se 76% te aksioneve i ofrohen investitorit strategjik, nepermjet nje tenderi te hapur nderkombetar;
    - Pjesa tjeter e aksioneve i ofrohen ish-pronareve te truallit dhe punonjesve te Albtelekom te cilet mund te perfitojne pronesine e aksioneve vetem ne shkembim te bonove te privatizimit qe ato disponojne.
    - Nqs ka akoma aksione te pashperndara, paketa ne fjale trasferohet nepermjet ofertave publike dhe/ose ankandeve publike.

    Ne vitin 2005 tenderin nderkombetar per privatizimin e Albtelekom (paketen prej 76% te aksioneve) e fitoi kompania turke Calik Enerji. Pas zgjedhjeve te vitit 2005, me vendimin nr.7, date 13.10.2005”Per mosmiratimin e projektligjit “per ratifikimin e kontrates dhe blerjen e aksioneve te shoqerise anonime Albtelekom” dhe ekspertizen nderkombetare ne lidhje me te”, ky proces u bllokua perseri, dhe u emerua firma “Deloitte Czech Republic”, per te hetuar mbi ceshtjen. Deloitte nxorri disa parregullsi ne kontrate, dy nga te cilat te panegociueshme nga shteti shqiptar. I eshte dhene kohe deri ne muajin shtator kompanise turke per te marre masat.


    Gjithsesi gjerat nuk kan ndryshuar rrenjesisht.
    Albtelekom u privatizua nga 'Calik Enerji' per shumen 120 milion dollare. Marrveshja u nenshkrua dhe u ratifikua rreth 10 dit me pare.

  11. #11
    Skafist i Popullit Maska e kobajashi
    Anėtarėsuar
    13-06-2007
    Vendndodhja
    bora bora
    Postime
    9
    akoma spo e ndiejme ndryshimin..
    internet te lire duam dhe nje operator te trete qe te kete cmimet me ndryshe se amc dhe vodafone.

  12. #12
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-11-2005
    Vendndodhja
    Shqiperi, Kosove, Cameri
    Postime
    210

    Post Kontraktori i Albtelecom, Makhes Albania. Marredhenia punemarres punedhenes.

    duke marre shkas nga ky njoftim i sindikates se post-telekomit http://sindikata.net/wp-content/uploads/2016/08/Njoftim-website-Makhes.pdf
    duhet sqaruar publiku se:
    Qe nga 1 Shtatori 2014 tekniket e Albtelecom-it i menaxhon firma Makhes Albania. Kjo firme ka kontrate per te kryer mirembajtjen, shfrytezimin dhe investimet ne terren per llogari te firmes Albtelecom.
    Sindikates se Post-telekomit i duhet bere me dije se punonjesit e transferuar nga Albtelecom, firma Makhes Albania i ka hequr nga puna vetem per shkak se kane permendur Kodin e Punes se Republikes se Shqiperise.
    Supervizoret e Makhes Albania kane bere presion tek punonjesit duke i kercenuar ata se kush ka thene se dita e Diel eshte e shenjte dhe dashka pagese mbi ate te diteve te zakonshme; i kane thene punonjesve se me te tilla pretendime nuk punojne per interes te firmes Makhes Albania etj.
    Marredheniet e tilla te vrazhdta mes supervizoreve te Makhes Albania dhe punonjesve qe kane ne menaxhim ka bere qe shume punonjes me te vjeter te transferuar nga Albtelecom-i para fillimit te projektit FOM Outsouce, te dorezohen para presioneve te sfafit manaxhues te Makhes Albania.
    Rrjedhoje e kesaj marredhenieje ka qene edhe futja nga Makhes Albania te nje stafi shtese, gjoja te ri, ku nuk jane zbatuar kriteret profesionale. Jane bere rekrutime te njerezve pa shkolle, me shkolle fiskulture, apo me drejtim shum larg atij te telekomunikacionit. Jane futur ne pune djali i tezes, i halles, etj. i menaxhereve te Makhes Albania.
    Stafi ekzistues i vjeter i Makhes Albanania e ka te veshtire te ngreje keto probleme pasi kercenohet me nderprerje te marredhenieve te punes. Ky staf eshte ai qe mban mbi supe mangesite qe dalin nga puna e stafit te marre ne ne pune me nepotizem.
    Per pubikun duhet sqaruar gjithashtu se veprimet e brendshme abuzive te firmes Albtelecom dhe kontraktoreve te saj (Makhes Albania, me menaxher Rrezart Muja ) etj. behet duhe u munduar ne maksimum qe te mos kete ndikim tek cilesia e sherbimit.
    Me fillimin e punes se Makhes Albania si kontraktor, Albtelecom-i ka aktivizuar edhe zgjidhjen e shpejte brenda 24 oreve te ankesave te abonenteve. E gjithe kjo arritje eshte bere nga puna e stafit te vjeter te Albtelecom, qe firma Makhes Albania e ka marre me transferim.

Tema tė Ngjashme

  1. Interneti nga Albtelekom - Sherbimi, cilesia etj..
    Nga Njuton nė forumin Rrjeti kompjuterik
    Pėrgjigje: 228
    Postimi i Fundit: 04-06-2023, 10:30
  2. Albtelecom
    Nga Dita nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 08-08-2017, 12:06
  3. Korupsion ne moshen e internetit
    Nga njemik nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-02-2007, 11:26
  4. Albtelekom ul 25% tarifat pėr telefonatat ndėrkombėtare
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 28-09-2006, 00:42
  5. Skandal ne Albtelekom: $50 milion abuzimet vjetore
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 13-04-2004, 23:09

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •