Close
Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 64
  1. #21
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Kush janë barbarët serbë që u përfshinë në vrasjen e Shqiptarëve në Sllatinë

    Pas përfundimit të luftës në Kosovë, në garazhin e shtëpisë së Rrahim Imerit në fshatin Sllatinë të Fushë-Kosovës është gjetur një listë me emra të pjesëtarëve të forcave ushtarake e policore serbe që morën pjesë në vrasjen e shqiptarëve në Sllatinë dhe në plaçkitjen e djegien e shtëpive të shqiptarëve në këtë fshatë. (Revista: Ekskluzive nr.4 prill 2000, fq.52)

    Në këtë listë figurojnë emrat e këtyre kriminelëve:

    Zoran Vukdragoviq - toger
    Lubisha Simiq - rreshteri
    Zoran Ristovski
    Dushan Jevriq
    Zoran Joviq
    Mladen Peshiq
    Milosh Mihajloviq
    Marko Zhivoinoviq
    Slavisha Gjorgjeviq
    Miodrag Pejatoviq
    Dejan Mikiq
    Igor Gurkoviq
    Ivan Stanojeviq
    Zoran Mimiq
    Radoje Bulatoviq
    Mile Rangjeloviq
    Cvetko Boshkiq
    Radoslav Ristia
    Slobodan Gjurgjeviq
    Darko Miloviq
    Dragisha Ivanoviq
    Ivan Steviq
    Vladeta Stojanoviq
    Sasha Aksiq
    Nenad Jovanoviq
    Nenad Zhivkoviq dhe
    Dejan Slaviq.

    (Krimineli Dejan Saviq mësohet se ishte pjesëmarrës edhe në masakrat ndaj civilëve shqiptarë në Opojë)
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  2. #22
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    MASAKRA E DUBRAVËS NDËRMJET HESHTJES POLITIKE DHE DEGJENERIMIT MORAL NJERËZOR

    Me rastin e tetë vjetorit të masakrës në burgun e Dubravës

    Masakra e Dubravës, për nga përmasat dhe veçanërisht për nga përmbajtja e dhembshme, është pa dyshim njëra ndër tragjeditë më të tmerrshme që njeh historia e njerëzimit. Shumë njerëz gabojnë kur thonë se numri i të vrarëve në këtë masakër nuk mund të jetë argument i mjaftueshëm që ajo të radhitet në mesin e tragjedive më të tmerrshme.

    Pikërisht ana përmbajtjesore, është ajo që këtë tragjedi e veçon nga shumë tragjedi të tjera, më të mëdha në përmasën sasiore. Masakra e Dubravës shënon jo vetëm kulmin e shfryrjes raciale shtazarake të një grupi të njerëzve ndaj një grupi tjetër, por veçanërisht në natyrën juridike është argumenti më i fortë që dëshmon projektin shtetëror serb për gjenocid dhe etnocid ndaj shqiptarëve si dhe teknologjinë faktike të ekzekutimit të atij gjenocidi.

    Kjo masakër është dëshmia më e fortë e implikimit të vetë shtetit serb në ekzekutimin e gjenocidit ndaj shqiptarëve, ndërkaq nga qarqet ndërkombëtare, qofshin ato edhe Veriatlantike, është mbajtur dhe po mbahet edhe më tutje në heshtje, duke përfshirë këtu edhe heshtjen e pakuptueshme të institucioneve vendore të Kosovës.

    Vërtet, koha po e vërteton se institucionet ndërkombëtare kanë bërë dhe po bëjnë të pamundurën që zbardhja e kësaj masakre të mos marrë përmasa të fushatës politike e juridike, ose mediale së paku. Arsyeja qëndron në vetë implikimin e institucionit ushtarak Veriatlantik, NATO-s, në ekzekutimin e pjesshëm të Masakrës së Dubravës. Në të vërtetë, objektiv i bombardimit të Burgut të Dubravës nga forcat ajrore të NATO-s duket të kenë qenë objektet e burgut e jo të burgosurit. Por, NATO, me gjasë, kishte rënë në grackën e dinakërisë së makinerisë luftarake të Serbisë dhe, me ose pa dashje, kishte filluar të bëjë ekzekutimin e pengjeve shqiptare në atë burg.

    Shteti serb ka ditur ta shfrytëzojë shumë mirë medialisht dhe politikisht sulmin e NATO-s ndaj burgut, duke e akuzuar NATO-n për gjoja sulme të qëllimshme kundër civilëve. Por, njëkohësisht, me bombardimet shteti serb kreu pjesën më të madhe të vrasjeve barbare ndaj pengjeve shqiptare në Burgun e Dubravës, pikërisht duke qenë i bindur se masakra do të heshtej më pas nga vetë shtetet evroatlantike, për shkak të përfshirjes së tyre paraprake në vrasjen e të burgosurve pengje të pafajshme të luftës. Shteti serb ka pasur rezultate shumë pozitive në këtë aspekt, sepse, pas vendosjes së trupave të NATO-s dhe të pushtetit të UNMIK-ut në Kosovë, Masakra e Dubravës u hesht në pjesën më të madhe të mundshme, veçanërisht në planin juridik.

    Këtu duhet të theksohet fakti se burgu i shkatërruar i Dubravës është njëri prej objekteve të para publike të Kosovës i rindërtuar përnjëherë pas luftës me mjete ndërkombëtare. Kjo nuk është bërë për shkak të domosdoshmërisë së nevojave juridiko-shtetërore kosovare për ringritjen e tij pikërisht në vendin e gërmadhës, dëshmi e prekshme kjo e masakrës, por u bë pikërisht për të fshehur atë dëshmi materiale të masakrës së projektuar dhe të kryer nga shteti serb, i cili kishte futur në grackë edhe vetë NATO-n.

    Ky është fakt i pamohueshëm. Mirëpo, derisa kjo heshtje politike ndërkombëtare për Masakrën e Dubravës, siç u tha, e projektuar dhe e ekzekutuar me sukses nga Serbia me një si uverturë nga qarqet ndërkombëtare, mund të kuptohet, ndërkaq, heshtja politike rreth kësaj masakre nga institucionet e Kosovës nuk mund të kuptohet assesi. Vërtet, asnjë institucion i Kosovës, i dal nga vota e popullit, nuk ka bërë, deri tashti, as edhe përpjekjen më të vogël, që kjo masakër të ndriçohet nëpërmjet ndonjë projekti juridik hulumtues dhe shkencor historiografik, apo qoftë edhe nëpërmjet ndonjë fushate publike mediale. Përkundër, është hetuar një solidarizim i pakuptueshëm i institucioneve vendore dhe të atyre ndërkombëtare për heshtjen dhe për fshehjen sa më të madhe të mundshme të kësaj tragjedie.

    Shpesh dëgjojmë se institucionet shtetërore të Kosovës, si Presidenca, Kryeministria apo organizata të ndryshme, të marrin përsipër patronazhin në organizimin e shënimit të përvjetorëve të masakrave të ndryshme ndaj civilëve në Kosovë, apo për nder të dëshmorëve e të figurave të ndryshme. Por, këto institucione, madje edhe të lutura nga Shoqata e të Burgosurve Politikë të Kosovës për ndërhyrje te mekanizmat e UNMIK-ut, qoftë edhe për të siguruar lejen që të mbijetuarit e masakrës të hynë në Burgun e Dubravës për të shënuar përvjetorët e masakrës, kanë refuzuar, madje ndonjëherë duke përdorur edhe gjuhën e cinizmit, në stilin: “Mjafton që të mbijetuarit e masakrës janë gjallë dhe të mos kërkojnë më tepër…!”

    Duhet të thuhet qartë se për sa kohë që Masakra e Dubravës nuk do ta thyejë heshtjen politike dhe për sa kohë që kjo masakër nuk do të institucionalizohet juridikisht në përmasat dhe përmbajtjen reale të saj, bota nuk do ta marrë vesh kurrë se çfarë loje përbindëshi ka luajtur shteti serb në Ballkan, veçanërisht në tokat shqiptare në pesëmbëdhjetë vjetët e fundit të “Jugosllavisë”.

    Masakra e Dubravës shënon një veçanti juridike nga masakrat e tjera ndaj civilëve në Kosovë. Burgu, gjithkund, në botë është pronë e drejtpërdrejtë e shtetit dhe administrohet nga ministria e drejtësisë. Në rastin konkret, Burgu i Dubravës ka qenë pronë e ministrive serbe dhe jugosllave të drejtësisë, të cilat kanë qenë përgjegjëse për jetën e pengjeve. Nëse masakra ka ndodhur nga po i njëjti shtet dhe po nga e njëjta ministri e tij e drejtësisë, nuk është aspak e vështirë të dihen me emër dhe mbiemër të gjithë ata serbë, duke filluar nga krerët e shtetit e deri te gardianët e burgut dhe vetë të burgosurit serbë. Fajtorët të sillen para drejtësisë, me akuzën e qëndrueshme juridikisht, për masakër të paramenduar ndaj pjesëtarëve civilë të një populli tjetër. Nëse qëllimi i fundit ka qenë vrasja totale e të të gjitha pengjeve në Burgun e Dubravës, duke ditur paraprakisht emrin e shtetit që e ka administruar atë burg dhe emrat e ekzekutorëve të masakrës, juridikisht krijohet bazë e mjaftueshme që vetë shteti serb të akuzohet për gjenocid ose tentim gjenocidi ndaj popullit shqiptar.

    Kjo masakër, e projektuar dhe e ekzekutuar nga vetë institucionet legale të shtetit serb, është dëshmia më burimore se kur është në pyetje tentimlikuidimi i fizikumit të qytetërimit shqiptar, përkatësisht gjenocidi dhe etnocidi ndaj tij, nuk kanë qenë regjime të caktuara serbe, por ka qenë vetë shteti serb me mekanizmat e tij legalë, të cilët e kanë ekzekutuar masakrën.

    Së këndejmi, institucionet e Kosovës, në radhë të parë Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës, paraprakisht duhet që nëpërmjet procedurave të rregullta, ligjshmërisht ta shpallin Burgun e Dubravës - Kamp i instaluar i përqendrimit të periudhës së Luftës Çlirimtare të UÇK-së. Këtë kërkesë e arsyeton tretmani çnjerëzor serb i ushtruar ndaj pengjeve shqiptare aty, në vitet 1998-1999. Po ashtu, duhet të shpallen për kampe përqendrimi, të instaluara ose provizore, edhe burgjet dhe hapësirat e tjera publike në Kosovë, në të cilat, në formë të organizuar, janë vrarë, torturuar dhe dhunuar pengjet shqiptare, nga vetë shteti serb.

    Vërtet, derisa institucionet vendore dhe ato ndërkombëtare do të vazhdojnë ta mbështjellin me heshtje politike këtë tragjedi, bota nuk do ta kuptojë drejt mesazhin e shenjtë të lirisë, të paqes dhe të drejtësisë, kurse Masakra e Dubravës do të vazhdojë të mbetet ndërgjegje e vrarë kombëtare dhe ndërkombëtare.

    Të përfundojmë: Në asnjë mënyrë nuk guxon që heshtja politike e Masakrës serbe në Burgun e Dubravës të mbetet, edhe më tutje, kompromisi më antinjerëzor i ndërtimit dogmatik të multietnicitetit në Kosovë, në favor të relativizimit të krimeve shtetërore serbe ndaj shqiptarëve. Ndaj, veprimet që sugjerohen në të ardhmen, drejt ndriçimit të plotë të përmasave, të përmbajtjes dhe të pasojave të tmerrshme të Masakrës së Dubravës dhe të masakrave të tjera ndaj civilëve shqiptarë, të kryera nga shteti serb gjatë Luftës Çlirimtare të UÇK-së në vitet 1998-1999, do të duhej të ishin:

    a) Kuvendi i Kosovës, me një akt të veçantë ligjor, Burgun e Dubravës ta shpallë Kamp të Instaluar të Përqendrimit, për periudhën e Luftës Çlirimtare të Kosovës, në të cilin janë torturuar, çnjerëzuar dhe ekzekutuar kolektivisht, të burgosur politikë e ordinerë dhe pengje të pafajshme civile shqiptare nga mekanizmat institucionale policore-ushtarake të shtetit serb.

    b) Po ashtu, institucionet shtetërore të Kosovës duhet të shpallin kampe të përqendrimit të gjitha hapësirat e tjera publike në Kosovë, në të cilat janë torturuar, përdhunuar e vrarë pa gjyq, pengjet e pafajshme civile shqiptare.

    c) Të mbijetuarit e Masakrës në Burgun e Dubravës të japin dëshmi dhe deklarata të plota për përjetimet gjatë masakrës, duke shënuar format e torturave të përjetuara dhe emrat e të vrarëve të njohur prej akëcilit syresh. Njëkohësisht, edhe për të plagosurit. Dëshmitë duhet të përdoren për të konfirmuar fajësinë e shtetit serb në projektimin dhe ekzekutimin e masakrës, si dhe për të bërë ndjekjen penale ndaj fajtorëve individualë.

    ç) Burgu i Dubravës në një të ardhme të shpejtë, të lirohet nga funksioni i tanishëm dhe të shpallet muze i një tragjedie të rëndë dhe shumë ëmblematike.

    d) Qeveria e Kosovës dhe institucionet e tjera kompetente të Kosovës, në bashkëpunim me mekanizmat relevantë ndërkombëtarë, të formojnë një qendër institucionale për hulumtimin e krimeve të bëra nga shteti serb ndaj popullatës shqiptare, me theks të veçantë nga fillimi i vitit 1989 e deri në përfundimin e Luftës Çlirimtare UÇK - NATO në Kosovë, më 21 qershor 1999.

    e) Institucionet e Kosovës të autorizojnë dhe të financojnë institucionet përkatëse shkencore për hulumtime të krimit serb në Kosovë, si: Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, Institutin Albanologjik, Institutin e Historisë, Arkivin e Kosovës, organizatat joqeveritare për të drejtat e njeriut etj.

    f) Institucionet e Kosovës, pas mbledhjes së fakteve të mjaftueshme për përmasat e krimeve dhe për natyrën e ekzekutimit të tyre, të bëjnë ngritjen e padive penale kundër shtetit serb për gjenocid ndaj shqiptarëve dhe të bëjnë ndjekjen penale të të gjithë individëve, pjesëtarë të makinerisë ushtarake e policore, shtetërore, serbe, që kanë kryer krime ndaj civilëve shqiptarë gjatë luftës.

    Sugjerimet e lartshënuara mbështeten në faktin se gjenocidi i kryer nga Serbia në Kosovë, gjatë Luftës Çlirimtare të UÇK-së, aktualisht trajtohet vetëm nga aspekti i pasojave statistikore e jo nga aspekti përmbajtjesor, i cili duhet ta definojë fajtorin e vërtetë, qoftë atë kolektiv apo individual, për të dëshmuar ekzistimin e një projekti shtetëror serb për zhdukjen fizike të qytetërimit shqiptar në Kosovë, në mënyrë që të mos lejohet, edhe më tutje, relativizimi i krimeve shtetërore serbe ndaj shqiptarëve vetëm në nivele të përgjegjësisë individuale, qoftë ai edhe Milosheviq.
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  3. #23
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Kush janë bandat tjera kriminale serbe që kanë kryer krime në Drenicë

    Në tetor 1999 në fshatin Sankoc të Drenicës, gjatë pastrimit të terenit nga njësiti i TMK-së, të Batalionit I-rë „Ymer Alushani“ të Brigadës 121 „Kumanova“, në njërën nga ish-bazat e shtabit komandues të bandave kriminale serbe, është gjetur një listë me emra të formacioneve ushtarake që vepronin në Drenicë. Aty janë gjetur edhe numra të telefonave dhe fotografi të ndryshme si dhe ditarë që këta kriminelë kanë mbajtur gjatë luftës në Kosovë.(Shih: revistën Ekskluzive, nr.1. janar 2000, f.101)

    Lista e emrave të barbarëve serbë, është si më poshtë:

    1.Llazareviq Dragisha, nëntoger

    2.Gjorgjeviq Sinisha, rreshter
    3.Blanusha Mile, rreshter i vjetër
    4.Korçag Goran, rreshter i klasit të parë
    5.Millanoviq Predrag, dhjetar
    6.Radulloviq Nebojsha
    7.Simiq Goran
    8.Kostiq Sasha
    9.Daniq Sllobodan
    10.Gjorgjeviq Zoran
    11.Shabiq Zvonko
    12.Qausheviq Nenad
    13.Jovanoviq Dragi
    14.Momqilloviq Miroslav
    15.Ivanoviq Milivoje
    16.Dejanoviq Verolub
    17.Janjusheviq Zhivorad
    18.Nedelkoviq Bratisllav
    19.Petkoviq Bogolub
    20.Gjoriq Sllavolub
    21.Vaniq Rasha
    22.Dimiq Dushan
    23.Bajrami Igor
    24.Aliq Zoran
    25.Branko Jançiq
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  4. #24
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Sa shqiptarë u vranë më 28 mars 1999 në Izbicë të Skënderajt (?!)

    Dihet mirëfilli se pas fillimit të bombardimeve të NATO-s kundër caqeve serbe, forcat militare dhe paramilitare serbe ndërmorën një ofensivë me përmasa shafrosëse kundër popullatës shqiptare, dhe kjo fushatë zhvillohej në kuadër të operacionit të koduar ”Patkoi”. Në këto zhvillime të të jashtëzakonshme, duke filluar nga data 25 mars forcat serbe me anë të artilerisë së rëndë granatuan dhe pastaj i dogjën disa fshatra të Drenicës si, fshatrat: Klladernicë, Qirez, Leçinë, Turiçec, Vojnik etj. Sipas dëshmitarëve, gjatë këtij operacioni njësitë barbare serbe në fshatin Qirez i zunë robë disa gra dhe fëmijë dhe i ngujuan në një hambar të misrit. Me këtë rast disa femra u përdhunuan seksualisht ku 8 prej tyre u vranë mizorisht dhe pastaj kufomat u hodhën në tri puse të fshatit.

    Në këtë fushatë shfarosëse për shqiptarët, më 27 mars 1999 forca të mëdha militare dhe paramilitare serbe granatuan edhe fshatin Izbicë të Skënderajt, ku gjatë 3 ditëve të fundit qenë stehuar rreth 5 mijë banorë (kryesisht gra, pleqë dhe fëmijë) të fshatrave përreth. Më 28 mars forcat kriminale serbe rrethojnë vendin ku ishte përqëndruar kjo popullatë dhe pas një maltretimi të rënë fizik, burrat ndahen (në dy grupe) nga gratë dhe fëmijët. Grupi i parë është dërguar në një kodër të afërt, ndërsa grupi i dytë është grumbulluar në shtratin e një lugine dhe sipas planit kanë hapur zjarrë në drejtim tyre. Me këtë rast janë vrarë e masakruar mizorisht 147 veta. Po atë ditë (pas masakrës në Izbicë) gratë dhe fëmijtë që ishin mbledhur në një lëndinë u detyruan të largoheshin dhe të ecnin këmbë në drejtim të Klinës, të Gjakovës, Prizrenit dhe me në fund kanë përfunduar në Shqipëri.

    Më 28 mars 1999 në Izbicë u ekzekutuan barbarisht: Jetullah ALUSHI, Asllam (Q) AMRUSHI, Asllan BAJRA, Bajram BAJRA, Bajram C. BAJRA, Bajram S. BAJRA, Brahim BAJRA, Fazli BAJRA, Ilaz BAJRA, Sami BAJRA,Bislim BAJRAKTARI, Hajdar BAJRAKTARI, Demush BEHRAMI, Muhamet BEHRAMI, Nuredin BEHRAMI, Asllan DAJAKU, Dibran A.DANI, Sali DERVISHI, Bajram DERVISHI, Ilaz DERVISHI, Musli DOQI, Hamdi DOQI, Ali DRAGA, Cen DRAGA, Hajriz DRAGA, Ismet DRAGA, Murat DRAGA, Rrahim DRAGA, Rustem DRAGA, Zade DRAGA, Avdullah DURAKU, Bel A.DURAKU, Dibran DURAKU, Rexhep DURAKU, Muhamet EMRA, Lah FETAHU, Ibrahim GASHI, Ramë GASHI, Halil HAJDARI, Halit HALITI, Fejz HAXHA, Hazir HOTI, Qerim HOTI, Rifat HOTI, Rrustem HOTI, Tahir HOTI, Muhamet HOTI, Sadik HOTI, Shefqet A. HOTI, Vehbi HOTI, Zenel ISUFI, Beqir JETULLAHU, Kajtaz D. KAJTAZI, Bajram KELMENDI, Jetullah KELMENDI, Ramë KOTORI, Brahim KOTORI, Hajzer KOTORI, Deli KRASNIQI, Mustafë KRASNIQI, Rrahim KRASNIQI, Azem KUQICA, Sami LOSHI, Jashar LOSHI, Selman LOSHI, Halil MORINA, Sokol H. MURSELI, Beqir MUSLIU, Ilaz MUSLIU, Shaban MUSLIU, Halit MUSLIU, Naim MUSLIU, Mehmet MUSLIU, Hasan MUSTAFA, Azem OSMANI, Fatmir OSMANI, Hetem OSMANI, Muharrem OSMANI, Pajazit D. QAKA, Sabit QALLAPEKU, Ismajl QELAJ, Rexhep QELAJ, Metush QELAJ, Hamz QUPEVA, Ramadan RACI, Halit RAMAJ, Mujë REXHEPI, Mustafë SEJDIU, Azem SHABANI, Hysen A. SHALA, Idriz SHALA, Isuf SHALA, Isuf SHALA, Mujë SHALA, Sali SHALA, Zymer SHALA, Halim SHALA, Hijraz SHALA, Sadik SHERIFI, Zeqir SHPATI, Riza SPAHIU, Ramë SYLA, Brahim TAHIRI, Gani TEMAJ, Hamdi TEMAJ, Hami B. THAQI, Ramë H. THAQI, Ajet D. THAQI, Sheremet THAQI, Ukë UKA, Zenel VELIQI, Idriz XHEMAJLI, Qazim XHEMAJLI, Jahir ZEKA, Milazim ZEKA, Një mashkull i paidentifikuar…(..) Më 28 mars 1999 gjatë rrugëtmit për në Shqipëri në rimorikio u dogjën për së gjalli: Zyre FEJZA (61) dhe Zoje OSMANI (70). (Kjo listë nuk është e plotë)

    Kush janë barbarët që morën pjesë në ekzektutimin e 147 shqiptarëve në Izbicë

    Sipas raportit të KMDLNJ-së (6 prill 2000) në ekzekutimin e 147 shqiptarëve në Izbicë janë përfshirë edhe serbët lokalë të fshtarave të Drenicës dhe të Burimit (ish-Istogut).

    Në këtë masakër mizore kanë marrë pjesë: 42 pjestarë të familjeve Tomasheviq nga Syrigana, e këta janë:

    Mihajlo Tomasheviq
    Veselin Tomasheviq
    Sllavko Tomasheviq
    Vujadin Tomasheviq
    Nenad Tomasheviq
    Stojadin Tomasheviq
    Igor Tomasheviq
    Miloje Tomasheviq
    Vladan Tomasheviq
    Radoslav Tomasheviq
    Vasilije Tomasheviq
    Milosh Tomasheviq
    Radivoje Tomasheviq
    Preda Tomasheviq
    Srgjan Tomasheviq
    Millorad Tomasheviq
    Mileta Tomasheviq
    Radenko Tomasheviq
    Mile Tomasheviq
    Stojadin Tomasheviq
    Milenko Tomasheviq
    Milan Tomasheviq
    Dragoljub Tomasheviq
    Gjoko Tomasheviq
    Boshko Tomasheviq
    Zhivorad Tomasheviq
    Zhivojin Tomasheviq
    Najdan Tomasheviq
    Nebojsha Tomasheviq
    Nenad Tomasheviq
    Branillav Tomasheviq
    Ratko Tomasheviq
    Filip Tomasheviq
    Dejan Tomasheviq
    Gordan Tomasheviq
    Predrag Tomasheviq
    Despot Tomasheviq
    Tadisha Tomasheviq
    Sinisha Tomasheviq
    Tomisllav Tomasheviq
    Zoran Tomasheviq e
    Goran Tomasheviq,

    Pastaj

    Branisllav Kragoviq
    Ratko Kragoviq i biri – po nga nga Syrigana.
    Pastaj,

    Marko Ristiq
    Marko Damjanoviq
    Dragoljub Rajkoviq
    Jovica Rajkoviq
    Rade Kovaçeviq – Zec
    Dika Kovaçeviq
    Ognjan Kovaçeviq
    Gjorgje Mojsiq
    Radosav Kovaçeviq – Cule
    Mile Jokiq
    Nebojsha Kovaçeviq
    Sinisha Jokiq
    Svetozar Ristiq
    Zoran Kovaçeviq – Princ , të gjithë nga Banja;
    Momir Milentijeviq
    Zoran Jovanoviq
    Milutin Arisiq,
    Milan Todoroviq
    Dejan Spasiq
    Nebojsha Nikçiq
    Miodrag Komatina
    Niqifor Kovaçeviq
    Dragan Dimitrieviq
    Vukmiq Lazareviq – nga Runiku
    Todor Deverxhiq
    Rade Deverxhiq
    Dragisha Deverxhiq
    Milan Shteviq
    Dragomir Shteviq
    Miliq Petroviq e
    Ognjan Petroviq, nga Radisheva
    Nenad Shmigiq
    Radoje Shmigiq
    Cvetko Shmigiq
    Dragan Shmigiq e
    Gollub Shmigiq nga Leçina.
    Dadosha Iliq
    Zhivoin Iliq dhe
    Momçillo Radovanoviq – nga Kuçica.
    Zhivko Jokoviq e
    Radosllav Kandiq nga Kotorri, si dhe
    Radivoje Rasha – Kalenoviq me të bijtë
    Dejan Rasha dhe
    Dushan Rasha
    Zvonko Jovanoviq
    Zoran Jovanoviq
    Bllagoje Çolakoviq
    Nenad Çolakoviq
    Radosh Lajoviq
    Ilija Trajkoviq
    Rajko Rajçiq
    Vllado Bakraçeviq
    Lubisha Iliq
    Momo Peleviq
    Sllagjan (polic i komunikacionit)
    Sadudin Rexhepagiq (boshnjak) – të gjitha nga Skënderaj.
    Goran Shapiq,
    Rade Shapiq dhe
    Dushan Shapiq, që të tre nga Belica e Burimit (ish-Istogut).
    Këtë listë me emra të barbarëve serbë e kanë në duar UNMIK-ut dhe institucioneve të Kosovës, por sa dihet deri më tani asgjë nuk kanë bërë që këta barbarë të dalin përpara drjetësisë.
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  5. #25
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Kush janë barbarët që masakruan 19 anëtarë të familjes Imeraj në fshatin Padalishtë

    Në një raport të KMDLNJ-së me seli në Prishtinë, të lëshuar më 6 prill 2000 thuhet: Në Skënderaj janë identifikuar emrat e të gjithë kriminelëve që më 26/27 mars 1999 në Padalishtë masakruan 19 anëtarë të familjes Imeraj (në mesin e të cilëve 11 femra dhe 5 fëmijë të moshës 2 – 16 vjeçare). Të masakruarit janë: Afrim IMERAJ (2), Ardiana IMERAJ(13), Arijeta IMERAJ (11), Avdyl IMERAJ (67), Bekë IMERAJ (53), Feride IMERAJ (21), Fetije IMERAJ (42), Florije IMERAJ (19), Hasan IMERAJ (63), Mihane IMERAJ (72), Mona IMERAJ (72), Muhamet IMERAJ (19), Nexhmidin IMERAJ (?), Rab IMERAJ (30), Rustem IMERAJ (73), Sabahat IMERAJ (21), Shehide IMERAJ (70), Violeta IMERAJ (17), dhe Xhyfidane IMERAJ (14). Kjo listë e emrave i është dorëzuar edhe përfaqësuesve të tribunalit të Hagës.

    Kriminelët që kanë ekzekutuar mizorisht familjen Imeraj, janë serbë të ardhur nga disa fshatra të komunës së Burimit (ish-Istogut).

    Ata janë:

    -Predrag Belosheviq (Pjesëmarrës i luftrave në Kroaci dhe Bosnjë – Hercegovinë); vëllezërit Grujica e Lubisha Belojeviq, Zharko Belosheviq, Zhika Belosheviq, vëllezërit Malisha e Çeda Tijaniq, Goran Tijaniq, Dejan Tijaniq, Vedran Tijaniq, Obrad Tijaniq, Zhivan Vuçiq, Mirolub Vuçiq, Dushan Vuçiq, vëllezërit Rade e Milisav Ivanosheviq, Igor Shapiq, Gradibor Radunoviq, Ivan Gajin dhe Zoran Shlaniq – të gjithë nga fshati Cërkolez; Dushan Shapiq e Zharko Shapiq nga Belica; Dragan Cvetkoviq nga Uça dhe Sllobodan Petkoviq nga Zhakova. Pas përfundimit luftës, Shumica prej këtyre kriminelëve janë parë duke shëtitur të lirë në Cërkolez, fshat ky që ruhej nga pjestarët e KFOR-it spanjollë.
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  6. #26
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Kush janë 35 kriminelë serbë që morën pjesë në vrasjen e 750 shqiptarëve dhe rrëmbimin e 68

    Më 7 maj 2005 Lëvizja „KAN“ tani „Vetëvendosje“, së bashku me organizatën“Thirrjet e Nënave”nga Gjakova, në ndërtesat afër UNMIK-ut dhe institucioneve të Kosovës, kanë vendosur një Çarçaf me dimensione 20m x 4m, në të cilin kanë skalitur 35 emra të kriminelëve serbë që akuzohen nga familjarët e viktimave si përgjegjës për vrasjen e 750 shqiptarëve dhe rrëmbimin e 680 të tjerëve nga komuna e Gjakovës.

    Emrat e kriminelëve janë:

    1.Stanojeviç Momçilo
    2.Çamoviç Sreten
    3.Stanojeviç Milan
    4.Çoliç Rade
    5.Slavkoviç Milan
    6.Stanojeviç Sava
    7.Kovaç Slobodan
    8.Stojanoviç Sava
    9.Dekiç Milan
    10.Dekiç Momçilo
    11.Raçiç Dragan
    12.Mirkoviç Vuk
    13.Vujoviç Vaso
    14.Vujoviç Nikotin
    15.Ragiç Darko
    16.Simiç Bozhidar
    17.Stefiç Nikola
    18.Stefiç Bojan
    19.Obradoviç Ljubisha
    20.Pantoviç Radovan
    21.Pantoviç Miliç
    22.Jovanoviç Aca
    23.Bozhoviç Çedomir
    24.Jovanoviç Sava
    25.Ristiç Predrag
    26.Jovanoviç Goran
    27.Shqepanoviç Millosh
    28.Krstiç Srgjan
    29.Dikiç Milan
    30.Dikiç Momçilo
    31.Dimiç Zvezdan
    32.Jovanoviç Sinisha
    33.Rajkoviç Gojko
    34.Drashkoviç Laza
    35.Lazareviç Doka
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  7. #27
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Si u ekzekutuan 45 shqiptarë në Reçak ?

    Në mëngjesin e 15 janarit 1999, banorët e fshati Reçak u zgjuan të rrethuar nga formacionet militate dhe paramilitare serbe. Sipas dëshmitarëve që mbijetuan krimin forcat serbe të pozicionuara në disa vende përreth fashtit fillimisht kanë granatuar Reçakun me artileri të rendë ndërkohë që këmbësoria ka filluar të lëvizë në brendi të fshatit. Në këtë situatë dramatike shumë fshatarë gjatë përpjekjeve për t´u larguar nga fshatit zihen robë nga njësitë kriminale serbe dhe grumbullohen në oborrin e shtëpisë së Sadik Osmanit.

    Nga dëshmitarët mësohet se, kriminelët serbë pasi i kanë legjitimuar burrat e zënë, i kanë shtri për toke dhe kanë filluar t´i rrahin mizorisht duke përdorur kondakët e armëve, shqelmat, dru, zinxhirë dhe gjësende tjera të forta.

    Gjatë rrahjeve të pamëshirshme në oborrin e Sadikut, dëgjohej large gjëma dhe britma e burrave, ndërsa në bodrumin e shtëpisë, qanin e lemeritnin tmerrshëm gratë dhe fëmijtë e mbyllur me dry.

    Pas një orë e gjysmë rrahjesh për vdekje, njësitë barbare serbe (dikur në mesditë) këta burra i rreshtojnë në kolon për një duke i urdhëruar të ecin në drejtim të malit dhe te vendi i quajtur ”Gropa e Bebushit” ndalohen nga njësitë tjera kriminale serbe. Pikërisht në këtë vend barbarët me rafale automatike (nga afërsia) i ekzekutojnë 45 veta, në mesin e të cilëve ishte edhe një grua.

    Atë ditë të kobshme janari u vranëutë ASLLANI, Banush AZEMI, Ragip BAJRAMI,Halim BEQIRI, Rizah BEQIRI, Zenel BEQIRI, Lutfi BILALLI, Ajet EMINI, Bujar HAJRIZI, Myfail HAJRIZI, Skënder HALILI, Haqif HYSENAJ, Hajriz IBRAHIMI, Hakip IMERI, Murtez IMERI, Nazmi IMERI, Mehë ISMAJLI, Muhamet ISMAJI, Ahmet JAKUPI, Eshref JAKUPI, Hajriz JAKUPI, Mehmet JAKUPI, Xhelal JAKUPI, Jashar JASHARI, Raif JASHARI, Shukri JASHARI, Fatmir LIMANI, Nexhat LIMANI, Salif LIMANI, Bajram MEHMETI, Hanumshah MEHMETI, Arif METUSHI, Haki METUSHI, Ahmet MUSTAFA, Asllan MUSTAFA, Muhamet MUSTAFA, Sadik OSMANI, Jashar SALIHU, Shukri SALIHU, Bajrush SHABANI, Ahmet SMAJLAJ, Sheremet SYLA, Shyqëri SYLA, Bajram XHELADINI, .Njazi ZYMERI.

    Me 16 janar 1999 shefit i misionit të OSBE-së ambasadori amerikan William Woker, gjatë një vizite në vendin e ngjarjes pa hezitim do të deklarojë se:” Ky është krim kundër njerëzimit…!” (Lexo Librin “Masakra e Reçakut – krim kundër njerëzimit” Shtime 2004)

    Kush janë barbarët serbë që morën pjesë në Masakrën e Reçakut

    Sipas dëshmitarëve që mbijetuan krimin, në vrasjen e bashkfshatarëve të tyre (përveç njësive militare dhe paramilitare serbe) morën pjesë edhe serbët lokalë, që punonin në postë, në kuvendin komunal të Shtimes etj.

    Më 10 qershor 2005 Lëvizja KAN tani Lëvizja „Vetëvendosje“, së bashku me familjarët e Reçakut, përmes një çarçafi (të vendosur përpara selisë së UNMIK-ut) kanë publikuar disa emra të kriminelëve serbë që morën pjesë në masakrën e Reçakut.

    Në këtë çarçaf ishin skalitur emrat e këtyre kriminelëve:

    1.Bizhidar Markoviç
    2.Çedomir Aksiç
    3.Zhivorad Stojçetoviç
    4.Bogdan Nojiç
    5.Jovica Stojkoviç
    6.Momir Ristiç
    7.Zvonko Ristiç
    8.Ljubomir Nojiç
    9.Nenad Marinkoviç
    10.Pavle Marinkoviç
    11.Zoran Nedelkoviç
    12.Sllavisha Marinkoviç
    13.Vojisllav Janiçijeviç
    14.Milivoje Çanoviç
    15.Jovica Jovanoviç
    16.Stojan Aksiç
    17.Millorad Kostiç
    18.Dragisha Kostiç
    19.Dragan Tasiç
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  8. #28
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443

    Familjes Krasniqi iu dorëzuan mbetjet mortore të 18 individëve

    Familjes Krasniqi iu dorëzuan mbetjet mortore të 18 individëve
    Varrimi i individëve do të bëhet nesër (14 prill) në fshatin Carallugë afër Malishevës
    Familjes Krasniqi nga fshati Carallugë afër Malishevës iu dorëzuan sot mbetjet mortore të tetëmbëdhjetë individëve të cilët ishin masakru gjatë masakrave në Kosovë në vitin 1999. Dorëzimi u bë në Departamentin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.
    Shefi i Misionit EULEX Xavier de Marnhac, i cili ishte i pranishëm, shprehu përkushtimin e misionit për gjetjen e personave të zhdukur.
    “Kjo është një ditë me emocion për një familje të Kosovës të cilët do të marrin mbetjet mortore të disa anëtarëve të cilët ishin zhdukur gjatë luftës. Çështja e personave të zhdukur është një çështje shumë e ndjeshme, kurse EULEX-i e konsideron atë me seriozitet dhe është i përkushtuar që të kryej detyrën e vet. Stafi ynë, i cili punon në Departamentin e Mjekësisë Ligjore, është duke punuar shumë në këtë drejtim. Edhe njëherë dua të përsëris se ne jemi plotësisht të vetëdijshëm për ndjeshmërinë e kësaj çështjeje.

    http://www.botasot.info/reklama/MBETJET-MORTORE2.jpg

    Të zhvarrosur në vitin 2004, individët ishin identifikuar nga ekspertët mjeko-ligjorë të EULEX-it me anë të kombinimeve të ADN-së dhe analizave mjeko-ligjore antropologjike.
    Alan Robinson, Bashkë-kryesues i Departamentit të mjekësisë Ligjore, thotë se departamentit i nevojiten informatat për varreza të mundshme në mënyrë që personat e zhdukur të gjinden.
    “Ne mund të gjejmë mbetjet mortore të personave të zhdukur vetëm nëse kemi informata të mira dhe të besueshme që do të na mundësonin përmirësimin e kërkimeve dhe do të zvogëlonin parametrat e kërkimit për personat e zhdukur “, tha Robinson.
    Mbetjet mortore të 18 individëve janë disa prej gjithsej 250 trupave që gjenden ë morgun e spitalit të Prishtinës – e të cilët janë në proces të identifikimit .
    Varrimi i individëve do të bëhet nesër (14 prill) në fshatin Carallugë afër Malishevës.
    Që kur ekspertët e EULEX-it filluan punën në Departamentin e Mjekesise Ligjore në dhjetor 2008, më se 200 mbetje mortore të individëve u janë kthyer familjeve të personave të zhdukur. Departamenti ka kryer më se 260 operacione nëpër terren.
    Bota Sot
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  9. #29
    Gone!
    Anëtarësuar
    02-03-2006
    Vendndodhja
    Larg nga ketu!
    Postime
    2,871
    E tmerrshme per ate familje. I mberrifte shkiet hakmarrja jone jo me larg se nje dekade!

    Dhe, Eulexi mos t'me shurdhon shume! Mision sllavist i deshtuar, parazitar, i korruptuar. Njejti si ai UNMIKU-t qe erdhen i zbarkuan krejt funderrinat e botes ketu!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Rina_87 : 13-04-2011 më 16:14

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,565

    Për: Masakrat serbe ndaj shqiptarëve në Kosovë

    PROTESTA NE GJAKOVE 28 08 2018



  11. #31
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,565

    Për: Masakrat serbe ndaj shqiptarëve në Kosovë


  12. #32
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,565

    Për: Masakrat serbe ndaj shqiptarëve në Kosovë


  13. #33
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,565

    Për: Masakrat serbe ndaj shqiptarëve në Kosovë

    RadioEvropaLire
    Published on Aug 29, 2018

    Vezire Batusha nga Krusha e Vogël ka 20 vjet që pret të mësojë për fatin e burrit dhe dy djemve të saj. Ata ishin në mesin e 113 civilëve shqiptarë të këtij fshati që ishin marrë nga forcat serbe më 25 dhe 26 mars të vitit 1999.
    E publikuar më - https://www.evropaelire.org/a/dy-deka...



  14. #34
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,565

    Për: Masakrat serbe ndaj shqiptarëve në Kosovë

    Dy dekada pritje. Kërkohet zbardhja e fatit të 1648 personave


    arbresh.info
    Published on Aug 30, 2018
    ONIMA - http://smarturl.it/ONIMA


  15. #35
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,565

    Për: Masakrat serbe ndaj shqiptarëve në Kosovë



    Banorët e Drenicës u aktivizuan që në agim që ta ndalin sot Vuçiqin - 09.09.2018 - Klan Kosova

  16. #36
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,565

    Për: Masakrat serbe ndaj shqiptarëve në Kosovë




    DËSHMITË E HESHTURA 16.03.2021
    16 mars 2021

  17. #37
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,565

    Për: Masakrat serbe ndaj shqiptarëve në Kosovë


    DËSHMITË E HESHTURA - MASAKRA E ISTOGUT ME RRETHINË 19.01.2021

  18. #38
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,565

    Për: Masakrat serbe ndaj shqiptarëve në Kosovë



    DËSHMIT E HESHTURA - Masakra e Izbices 17.10.2020

  19. #39
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,565

    Për: Masakrat serbe ndaj shqiptarëve në Kosovë



    Dëshmit e Heshtura - Masakra e Studimes 26.10.2020

  20. #40
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,565

    Për: Masakrat serbe ndaj shqiptarëve në Kosovë



    DËSHMIT E HESHTURA - MASAKRA E MITROVICËS 08.12.2020

Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Tahir Zemaj
    Nga Brari në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 01-01-2011, 10:45
  2. Debati i Knusve (gjelave)
    Nga Brari në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 09-11-2010, 05:15
  3. Mësimet e nxjerra nga dhuna në Kosovë
    Nga Albo në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 36
    Postimi i Fundit: 15-07-2006, 13:20

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •