10/11/2002 - Trepēa.net

----------------------------------------------------------------

KOSOVO, L’ÉQUATION DE L’INDÉPENDANCE - PDF (Frėngjisht)



( http://www.retorsmilosevic.ch )


-------------------------------------------------------------------------

Perroy (Zvicėr), 9 nėntor 2002
Franēois Mastrangelo

Roli i informimit, qė konsiston tė ndriqojė themelet e terrorizmit, ėshtė i njė rėndėsie vendimtare. (…) Lufta kundėr terrorizmit duhet tė jetė sulmuese ; dinamika e saj duhet tė jetė sikur ajo e gjahut. Ajo duhet tė thajė moqalishtėn ku zhvillohen shėndetshėm terroristėt (…). Terrorizmi do ta humbas vlerėn e vej tė mitit pėr aq sa nedo tė jemi tė zotėt qė atij t’i japim pamje dhe emra. Ajo pėr tė cilėn ne kemi nevojė, me rastin e ēdo sulmi terrorist, ėshtė qė ne tė ngrisim perden nė mėnyrė qė t’i lejohet publikut tė kundrojė se ēka ka prapa perdes dhe tė lexojė skenarin e shkruar nga mendjet e pėrsosurat tė terrorizmit.1



Kur Kosova s’kishte mbetur tjetėr veēse rrėnoja tymosėse, ku varrezat masive tė mbushura me nxitim lėnė tė paraqiten gėrmadhat e pafajshmėrisė sė masakruar, kisha privilegjin e dhėmbshėm tė isha nė vend tė ngjarjes. Duke pranuar nga miqtė e mi tė lėnduar bukėn e vėrtetė nga shpirti qė paraqiste dėshmitė mė tė denja tė mikpritjes qė mė ofronin bujarėt e mi, kisha pėrshtypjen se po kthehesha nė shtėpi nga njė ekzil i pambarueshėm... I frikėsuar nga tė nesėrmet e pabesa dhe nė hall pėr tė mos shpenzoj kot asnjė trohė nga tragjedia qė ishte zhvilluar me dyer tė mbyllura, u pajisa me laps dhe bllok shėnimesh ; njėmij pritje mė transformuan menjėherė nė « gazetar ekspert ». A s’kisha ardhur unė krejt i zhveshur, pa as mė tė voglin paragjykim, por qė u paracaktova tė kthehem i veshur nė petk « ambasadori » —Me t’u kthyer nė Zvicėr, ju shpjegoj-atyre…

E zhvesha petkun prestigjioz tė ambasadorit, e harxhova lapsin tim tė gazetarit tė dijshėm, por e mbajta fjalėn ; duke marrė pėrsipėr kushtin tim tė tė privilegjuarit, unė bėra njė fjalėmbrojtje pėr pavarėsinė e Kosovės sė martirizuar. Dhe, pasiqė, i pari, jam i bindur se, as rastėsisht madje, nuk mund tė ndahem nga fati i miqėve tė mi, tė cilėt fati politik tė cilin e kanė merituar, sado mizor qoftė ai, ngaqė i kam grishur tė bėjnė diēka pa vonesė nė vetė gjenezėn e institucioneve pa pėrzierje. Tashti, dyshoj nė do t’i shoh tė kapėrdihen (apsorbohen) nga moēalishta e papastėr tė cilėn e lanė tė akumulohet paparashikueshėm ; i vonuar, reagimi i tyre do t’i fundoste paraprakisht.

Posi, nga ky kopsht helmatisės, plani ėshtė i vjetėr, dhe marka e huaj : tė gjitha djallėzitė e Milosheviqit, sipas mendimit tim, konsistonin tė vendosnin nė vendin e vet njė grumbull kriminelėsh autoktonė, nė mėnyrė qė ata tė zbatonin me pėrpikmėri veprėn e tij tė shkatėrrimit. Duke anashkthyer shkreptimat e njė lufte tė hapur ndaj tmerreve tė njė lufte civile tė ndėrdijshme, dredhitė serbe arrinin tė transformonin pushtetin e vet tė pakufishėm nė njė regjim « vetėqeverisės » ; i mjaftonte tė dinte tė infektonte fermentimin e vendosur nėn pėrkujdesjen e padyshimshme tė « Demokracisė ». Nga lufta e ndėrmarrė, versioni i parė ishte pra shumė i kushtueshėm, ndėrkaq fundi i saj i pasigurtė ? I dyti ėshtė falas, dhe shprehja e tij, e padnreqshme.

Nė Kosovė, aty ku duhej tė shpėrthente njė antagonizėm i pakompromis, bėhet pėrzierja e dy logjikave shkatėrrimtare : pėrderisa OKB-ja ndėrton institucionet tė formės sė pastėr, tė domosdoshme, por tė pamjaftueshme, krimi rrėnjoset heshturazi nė kėtė truall ideal. Nuk ėshtė e domosdoshme tė jesh njohės i madh pėr tė kuptuar se kjo harmoni e neveritshme premton bollėkun, pėrjetėsinė e gėnjeshtrės ; ato pėrbėjnė, si sisteme qė janė, kalbėzimin e shoqėrisė. E si tė mos plasėsh nga spektakli i kėtyre politikucėve tė pabesė e tė mbrothtė ? Ne i shohim tė kapardisen e tė nxjerrin argumente tė pacipė mbi sakrificėn e heronjve anonimė tė cilėt s’kishin tjetėr pėrveē guximit lakuriq pėr t’ua kundėrvėnė tankseve serbe qė shtypnin fshatrat e tyre, por e bėjnė kėtė pėr t’i fshehur krimet e veta, tė vendosin qėndrueshėm trafiqet e tyre dhe tė nxjerrin pėrfitimet e pandershme nga atdheu i tyre i rraskapitur. Gjatė javės, ata i shumėfishojnė shenjat e mirėmbajtjes « demokratike » dhe bėjnė pallėn nė Parlament, ndėrkohė qė, vikendeve, brutalėt shprazin zėnkat e tyre duke i bėrė tė flasin bazukat2 pa kurrėfarė mirėsjelljeje !

* * *
Derisa detyra e elites intelektuale ėshtė qė tė bėjė tė dėshtojnė ligjėrimet iluzore pėr tė ndriēuar lojėrat e vėrteta tė historiė tragjike, Profesori Zekeria Cana mbetet gojėmbyllur. Me gjithė cilėsitė e tij prej historiani tė dėshmuar, ai lė pas dore tė pėrkujtojė se nėse fėtyra e shoqėrisė ėshtė thirrur qė tė pėrtrihet parreshtur, ėshtė poashtu e mundshme qė ajo tė nguroset nga duart kobtare. Na ishte njė kohė, megjithatė, ku Profesor Zekeria Cana zgjidhte qė tė publikonte nė shtyp Ditarin e Luftės3; ku gjenim, ashtu si duhet tė depozituara, njė seri krimesh qė me siguri tė madhe u hidhen disa personazheve tė UCK-sė. Si tė komentohet tani heshtja e pashpjegueshme qė pason kėto faqe tė vlerave tė mėdha ?

Derisa, nė Kosovė, pas punimeve tė Ferdinand de Saussure4, roli i elitave ėshtė tė vėzhgojė shtresimin e ēmueshėm tė traditave autoktone pėr tė vėnė nė pah dellin paradigmatik qė fanit trollin sintagmatik tė debatit modern, kur duhet pėrgatitur kėtė akt tė fjalės burrėrishte ku do tė pėrplasen referuesit dhe ku do tė shlyhen bindjet5, Profesori Muhamedin Kullashi6 jep disa njoftime tė shkurtėra ; ai formulon dhjetė rreshta tė shuar lidhur me dredhinė diplomatike qė pėrbėn Unioni Serbi-Mali Zi, veē pėr tė stolisur mendimet banale tė disa dokrrave tė patėkeq7; qė ne i dėgjonim qė mė parė. Nga Profesor Kullashi na kujtohen analizat depėrtuese dhe ēuditėrisht tė pikėlluara qė i inspironte pamja e intelektualėve serbė tė mirėnjohur tė goditur nga regresioni i pėrnjėhershėm politik — ata kishin elaboruar, pėrmbajtur dhe legjitimuar me ngulm projektin kanibal tė Serbisė sė madhe : Si ėshtė i mundur njė zmbrapje e njė mendimi filozofik kaq tė thellė, pyeste ai, mbi njeriun dhe historinė, humanizmin dhe etikėn, drejt njė nacionalizmi tė egėr?8 Nga i njejti Profesor Kullashi, poashtu, ipet ky fragment simetrik, kjo kritikė pasqyruese:

Karakteri shoven dhe pėrjashtues i politikės sė regjimit serb pati pėr pasojė favorizimin e njė homogjenizimi tė detyrueshėm tek shqiptarėt, tė pengonte hapjen e njė hapėsirė tė mirėfilltė politike, tė cungonte jetėn politike tė shqiptarėve nė njė ballafaqim tė gjithanshėm me serbėt. Kjo situatė e cila nuk ishte e volitshme pėr zhvillimin e njė kulture politike demokratike — pėrndryshe munguese nė gjithė hapėsirėn ballkanike — pėrforconte mė mirė tėrheqjembylljen nė pėrkatėsi, ikja nė tė kaluarėn e glorifikuar, mospranimi i qėndrimit kritik si ndaj tė kaluarės ashtu edhe ndaj tė tashmes dramatike. Nė shtypin shqip nė Kosovė, pas vitit 1990 — paradoksalisht, nė momentin kur represioni i regjimit serb kishte kapur pikėn kulmore —, shohin dritėn edhe shkrime tė cilat zhf rytėzojnė shema tė ngjashme me ato qė i pėrdorte shtypi i Beogradit mbi kombin, kulturėn, historinė. Glorifikimi i tė kaluarės sė pakundshoq tė shqiptarėve bėhej edhe pėrmes denigrimit tė historisė sė serbėve : ēasja e njėanshme ngjarjeve historike komplekse e poashtushihnin dritėn edhe paragjykimet nacionaliste. Kėshtu, nė shumė artikj, do tė jetė i pranishėm interpretimi qė shpjegon terrorin e regjimit serb nga “natyra barbare serbo-slave”.9


Sot, diskursi kritik ėshtė hargjuar te tė shquarėt profesorė, mjerisht ! Maturia e tyre oratorike, vetpėrmbajtja e tyre e skamnuar nga madhėsia, miratimimi i tyre i nėnkuptueshėm me bashkėpajtim tė butė, ky vegjetim intelektual i stolisur me kaq tartufllėk cinik10, ushqen baltinėn e neveritshme tė cilėn duhej tharė me vendosmėri. Sot, tė privuara nga mendjet e ndritura, pa rehatinė e shembujve tė virtytshėm, njerėzit e thjeshtė i janė rikthyer fatit tė tyre tė mundimshėm, duke pasur pėr tė vetmin mėsim filozofik se kjo ftesė memece ka nxjerrė nė fatkeqėsinė e tė varfėrve ndihmėn e cila u mungon. E ne kujtojmė figurėn e ndritshme siē ishte Mehdi Ben Barka11 nė Marok…

A mund t’a pranojmė, pa e zgjatur mė shumė, se Presidenti Rugova kėnaqet vetėm me dhėnien e disa arsyetimeve pėrgjithėsuese para Kolegjit tė TPIY lidhur me bėmat e UCK-sė, vėrtetė banalitete tė njėmendėta, duke e lėnė tė paprekur gjithė egėrsinė e farės sė rrezikshme tė cilėn duhej shembur pėr dhe ? Njėra nga tė dyjat : o tė vėrtetohej pazotėsia deri nė keqardhje e njė Presidenti ose zemėrgjėrsia e tij fajtore — premtuese « Aleanca Pėr Ardhmėrinė e Kosovės » nė thelb. Lidhur me kėtė, ne e imagjinojmė tiranin e plakur nė qelinė e vet nė Scheweningen duke u gajasur :

Ja pra se nė ēka sjellė programi i Presidentit Rugova tė cilin tė gjithė e lajkatonin kush mė mire se tjetri. Ikona e tij prej tė « moderuari », s’ishte veēse njė vitrinė e shenjtė e destinuar pėr tė mbuluar ekonominė lulėzuese tė klaneve primitive dhe kriminele !

A s’do t’shte ndėr detyrat e para tė presidentit Rugova qė tė angazhonte gjithė autoritetin e tij pėr tė garantuar gatimin e mire tė institucioneve tė rilindura nė Kosovė ? Sot, ėshtė pėr t’u frikėsuar se me forcėn e njėzėshmėrisė dhe mosdėmtimit, njė President dekorativ (i rėndėsisė historike) tė jetė duke vėnė mbi kokėn e bashkėqytetarėve tė vet saqin e zemėrgur tė fatkeqėsisė… Cila kancelari perėndimore do t’ishte aq e krisur, saqė, nė kėto kushte, tė pajtohej pėr pavarėsinė e Kosovės ? Por, nė tė kundėrtėn, ē’do tė thoshte, heqja e kėtij ideali pėrgjithmonė ?

* * *
Nėse, me tė dale nga lufta, djelmoshat e K-FOR-it kishin famėn e ēlirimtarėve, nėse UNMIK-u pra ishte parė si mbrojtės hyjnor qė mbronė nga pėrsėritja e barbarisė, tani s’ėshtė mė koha e kėnaqėsisė sė madhe, e as e frikės sė menjėhershme nga serbėt. Kėtej e tutje, nė sytė e njė popullate pėrjetėsisht tė mbajtur me shpresė, e tė lodhur me pritjet e pavarėsisė sė shndėrruar nė kalenda greke, K-FOR-i padiktueshėm shndėrrohet nė njė « forcė pushtuese », UNMIK-u katandiset nė « fuqi koloniale », ndėrkohė qė po zaliset karakteri i ligjshėm i misioneve tė tyre fillestare. Kjo paknaqėsi popullore qė po enjtet, kėto mashtrime (ngrėnje tė sė drejtės) qė po mprehen, kėto pritje qė hargjohen nė kontakt me pėrbuzjen perėndimore, e gjithė kjo pėrgatitė njė neveritje tė pėrgjithshme, njė mospranim tė pėshtjelluar tė OKB-sė, tė Bashkimit Europian, tė Fuqive tė Mėdha… Me varganin e vet tė mynxyrave tė pritura : jostabiliteti politik, pasiguria e pėrgjithshme, instrumentalizimi i njė irredentizmi kryengritės, dhe vet kryerja e akteve terroriste nga tė cilat s’mund tė mbrohesh — qė nga 11 shtatori ne jemi nė dijeni pėr rrjete tė fjetura tė Al-Qaeda-s nė Ballkan, poashtu. Cdo here qė nga shtrojera e tė sė « ndjerės » UCK nxirret ndonjė i dyshimt pėr t’u vėnė para drejtėsisė, peshqit e mėdhenj tė mbetur duke u trazuar zhurmshėm, tė sigurtė se janė tė pushtetshėm tė mbjellin nė mėrinė popullore manifestime tė stihishme dhe heshtje « patriotike » tė bollshme pėr t’i kursyer nga prekjet e njė Drejtėsie tė pandjeshme. Dhe nėse ėshtė e vėrtetė se krejtė ndėrmarrja bashkėkohore ėshtė ndėrtuar mbi bazėn e ndarjes sė detyrave dhe artikulimit tė talenteve, unė do t’ia atribuoja me gjithė dėshirė Dr. Mehdi Hysenit - vet atij, qė tė ketė gatuar disa tė dijshėm zjarrvėnės, disa fatwa (fetva : vendime, gjykime) vdekjeprurėse pėr tė frymėzuar tek njė grusht fanatikėsh energjinė shpėrthyese fatale!12 Nėse do tė ndodhnin, atentatet e kėtilla do tė kishin pėr pasojė tėrheqjen e menjėhershme tė kontigjenteve tė K-FOR-it tė cilave do t’u takonin viktimat ; do tė pasonte njė gėrryerje e pėrgjithshme e personelit tė sigurisė nė rajon, ndėrkaq goditjet e organizuara tė serbėve nuk do tė ishin tė largėta…

T’i biesh mashtrimit civil qė po e ngalatė Kosovėn, do tė duhej tė pikėpyetėsh pėr natyrėn e vetive tė tij. Nėse ėshtė veti e pėrbashkėt e diskurseve tė demokratėve tanė shembullorė dhe vrasėsve tė UCK-sė tė veshur si pėr ditė feste, ėshtė pra mirėmbajtja e mirėllogaritur fetare, e cila e shfronėson rreptėsinė e logos-it dredhinė e mythos-it, qė, nė vėshtirėsinė e argumentimit, parapėlqen lehtėsinė e pėrrallisjes.

Nė rastet e demokracive shembullore, ky preokupim pseudo-fetar manifestohet permes pushtimeve tė njė utopie kaqole (budallaqe) qė mėton tė dėboj tė gjithė shpirtėrat grindavec. Kjo porosi e mėrzitshme dhe e kotė e « Dallimit », « Tolerancės », « Dialogut », ja pra se cili shėnjon vetėm tek tė zellshmit nėpunės tanė nevojėn e thellė pėr tė mohuar njė konflikt parėsor, si rrjedhojė e natyrės njerėzore, farė kjo qė ėshtė me afat tė frikshėm. E boshatisur nga krejt pėrmbajtja, e zhveshur nga mė tė voglat virtyte ndėrmjetėsuese, duke hequr veten pėr tė vėrtetė tė pambikalueshme (dhe pra nė shprehjet jo pluraliste) kėto fjalė tė mėsha e tė zgavėrta s’shėrbejnė asgjėkundi me idealet politike : duke mos u pėrkrahur mė veēse nga njė mbeturinė dogmatike e ringjyrosur me ngjyrat e « Demokracisė », ata janė tė mbijetuarit laik tė njė teokracie tė cilėn e mendonim tė harruar. Kjo shmangie farisiene (besim i shtirė) thėrret shkrirjen arkaike tė ndėrgjegjeve dhe tė zemrave, duke sankcionuar nga e njejta hedhje shpartallimin e inteligjecisė dhe tė guximit. Ajo s’pranon tjetėr pėrveq njė dileme : idolatrinė apo anatemėn (mallkimin). Pėrgjėrimi humanitarist apo xhindosja ekskomunikuese, tė kėtilla shfryrje mohojnė dinjitetin e personit njerėzor dhe tė folmeve tė veēanta qė e pėrbėjnė atė.

Ata ndalojnė daljen nė hoirizont tė politikės. P.-A. Taguieff :

Tė pėrjashtosh kundėrshtarin, pa diskutim, nga hapėsira e dabatit, ėshtė ky bazim mbi dhunėn, ndėrkohė qė bėhet fjalė pėr tė filluar bisedimin pėr tė shmangur mbretėrinė e dhunės. Sepse, ėshtė punė e madhe t’i shmangesh shtrembėrisė alternative tė dogmatizmit dhe tė dhunės, tė mposhtėsh dilemėn e mostolerancės memece dhe tė denoncimit demonizues. Kjo dilemė pėrcakton saktėsisht fushėn ku shpalosen pseudo-debatet bashkėkohore, poashtu karakterizuese : denonciatorėt, tė mbrujtur me njėfarė vetėdije tė betonuar, formulojnė pozicione tė pėrshtatshme tė tė vetėve, dhe fyhen rėndė nga ekzistimi i kundėrthėnsve apo kundėrshtuesve, tė cilėt parapėrcaktohen pėr neveri publike apo pėr sankcione drejtėsie (...) Pseudo-debatet zhvillohen mbi njė skenė tė pėrbėrė nga raportet e forcave, dhe tė nxitura nga logjika e dyshimit, skenė nė tė cilėn kundėrshtari shndėrrohet pashmangshmėrisht nė armik tė pėrbetuar, medoemos tė urrejtshėm dhe tė pėrbuzshėm, tė cilit nuk mund t’ia japim besimin apo mirėnjohjen qė kėrkohet pėr tė hyrė nė debat.13

Nė rastin e vrasėsve tė veshur nė kostume feste, ėshtė koha e majmunllėqeve « demokratike »-ngase ka edhe disa kikirikė pėr t’i pritur, me gjithė mend ! — por vrimoje edhe mė themelin e vjetėr stalinoid, dhe ky shtrat qė ndanė gjithnjė kėtė nxitim pėr tė dėnuar arenėn e rrezikshme tė debatit nė emėr tė njė detyre tė shenjtė qė nuk lejon kundėrshtim : Vendlindja Thėrret ! Liria Kombėtare ! Zėri i Atdheut ! Ky kujdes i gjendjeve shpirtėrore kolektiviste lejon qė me njė gur tė vriten dy shenja : pėrderisa pasiguria rėndon mbi fundin e njė votimi tė rregullt nė Kosovė, e qė rrezikon tė shungullojė mbizotėrimin e tipave tė « Demokracisė » ata fillojnė sistematikisht operacione tė guerilės nė Maqedoni, duke pėrkujtuar se ata kanė pėr tė « ēliruar » « vėllezėrit » e harruar ; tė njejtit mbikėqyrin bashkėqytetarėt e vet si heretik aq potencialė — gjėmė tė mallkime ndaj atyre qė do tė guxonin tė pyesnin me zė tė lartė pėr tė nėnrrogozshmit e UCK-sė !

Fatkeqėsi atyre qė do tė guxonin tė depozitonin para Kolegjit tė TPIY njė dėshmi qė ngatėrron pėrpriftėrinjt e mėdhenj vrastarė ! E kundėrta e nėnshtrimit tė pėrgjithshėm ndaj tiranisė shenjėtore tė UCK, ėshtė legjitimiteti i vetėkuptueshėm qė e vesh turpin e hedhur mbi tė pa bindurit dhe ekzekutimi qė i prźt ; shpėrblesa e epokės sė lavdishme, e kundėrta e emblemės vezulluese tė UCK-sė, ėshtė robėrimi i vetvetishėm i atyre tė cilėt ajo pretendonte qė trimėrisht t’i emanciponte. Posi, unė nuk do t’ia mvishja Ramush Haradinajt njė njohje tė pėrkryer tė veprės sė Spinozės, gjithė kapacitetet politike tė tė cilit pėrmblidhen nė kualitetin e vetėm tė rendmbajtėsit tė kabaretit14; megjithkėtė, unė i jap atijprivilegjin e gjenisė qė tė ilustrojė pėr mrekulli kėtė observim tė pandryshueshėm tė filozofit tė famshėm :

U mor vesh, fshehtėsia e madhe e regjimit monarkik dhe interesi i tij jetėsor konsiston nė mashtrimin e njerėzve duke maskuar nga emri i frikėn tė cilėn ne duam t’a mbajmė pėr kapistre ; nė mėnyrė qė ata tė luftojnė shėrbesat e tyre njėsoj sikur tė ishte pėr shpėtimin e tyre dhe mendojnė, tė mos gjunjėzohen, por tė nderohen nė pikėn mė tė lartė ; derisa ata derdhin gjakun e tyre dhe sakrifikojnė jetėn e vet pėr tė mbėshtetur kapadainjtė e njė tė vetmi njeri : nė tė kundėrtėn, ne nuk do tė dinim tė imagjinonim e as tė ndėrmerrnim asgjė qė do tė ishte mė shkatrrimtare nė njė Republikė tė lire, sepse liria e pėrgjithshme, pa asnjė dyshim, s’pranon kurrėsesi qė gjykimi individual tė jetė i rrethuar nga paragjykimet, e as t’i nėnshtrohet ēfarėdo detyrimi.15

***
Nėse nė konfliktin mes njerėzve unė shoh njė tallandi tė thjeshtė, elaborimi i institucioneve do tė mė dukej krejt i panevojshėm — Kujt mund t’i shėrbejnė institucionet, pasiqė, atyre vet, veprimi i kohės do tė arrijė t’ua fshehė kėtė thartinė tė shėmtuar ? Kėrkimi i institucioneve tė qėndrueshme parakupton, tė pandashėm nė natyrėn njerėzore, njė masė ndaj konfliktit, pėrveē atij qė i caktohet regjimi i cilido tė mund t’a disciplinonte: tė zėvendėsohet dhuna e shfrenuar me ushtrimin e arsyes, por tė njė arsyeje tė diskutueshme ; pra kėtė duhet argumentuar. Tė ashpra, shtrėnguese, argumentet e pėrmendura do tė fyenin lirinė njerėzore ; nė mungesė rreptėsie, ata do tė degradonin zgjedhjen e njerėzve nė vese dhe marrėzi. Mu pėr kėtė ndėrmjetėza qė ndanė kėto dy ekstreme ėshtė vet hapėsira politike ; mund tė shkruhet si raport i pandashėm nga dinjiteti i personit, i vendosur si i pazvogėlueshėm ndaj gjithė doktrinės dhe konflikteve tė tezave personale, tė vėna si tė pashmangėshme. Chaļm Perelman et Lucie Olbrechts-Tyteca :

Vetėm ekzistimi i njė argumentimi i cili s’do tė jetė as i detyrueshėm e as arbitrar do t’i jap njė kuptim lirisė njerėzore, kusht ky i ushtrimit tė njė zgjidhje tė arsyeshme. Nėse liria s’do tė ishte gjė tjetėr pos njė pjesėmarrje e domosdoshme nė njė rend natyral tė dhėnė paraprakisht, ajo do tė pėrjashtonte tė gjitha mundėsitė e zgjedhjes ; nėse ushtrimi i lirisė s’do tė ishte bazuar mbi arsyet, tė gjitha dėshirat do tė ishin tė paarsyeshme dhe do tė zvogloheshin nė njė vendim arbitrar duke vepruar nė njė shpraztirė intelektuale. Pra falė mundėsisė sė argumentimit qė pajis arsyet, por arsyet jodetyruese, qė ėshtė e mundshme t’i shmangen dilemės : pjesėmarrja nė njė tė vėrtetė objektivisht dhe uneversalisht tė vlerėshme, nė kėrkim ndaj sugjestionit dhe ndaj dhunės pėr tė bėrė qė tė pranohen opinionet dhe vendimet e tij.16

Nėse nė politike nuk ka referenca unike, e poashtu as eksperimente tė riprodhueshme, nėse s’ka tė vėrtetė pra qė duhet vėnė nė pah, ėshtė vetė fillimi i opinioneve tė veēanta qė do tė ketė vlerėn e shtegdaljes pėr tėrėsinė e sistemit. Debati demokratik i thėrret punėtorėt e tė gjitha horizonteve, duke i ftuar qė tė vijnė e tė hedhin nė kėtė vendpunishte moderne materialet epazėvendėsueshme dhe dituritė e tyre me tė cilat janė tė ngarkuar, por ata e parapėrcaktojnė kėtė ekip tė papajtueshėm njėri me tjetrin pėr tė ngritur njė arkitekturė tė pėrbashkėt e tė panjohur nė tė gjitha pikat. Ndėrtesa shoqėrore kurrėsesi nuk mund t’i pėrngjajė njė silogjizmi, e as arsyeshmėria e elaboruar, procedues formalisht tė njė bėrthame aksiomash paraprake, sepse, nga lloji, i gjithė debati do tė shembet e do tė shndėrrohet nė njė tė vėrtetė banale e shterpe. Silogjizmi s’mund tė na mėsojė asgjė thelbėsore tė re dhe, nėse gjithēka do tė dilte nga principi i identitetit, gjithēka poashtu do tė duhej qė tė mund tė pėrmblidhej17, shkruante saktėsisht Henri Poincaré. Pėr arsye tė vet rrezikut narrativ tė kontraktuar prej secilit folės, debati demokratik nuk mund tė hapet mbi njė pėrshkrim unitar tė shoqėrisė, e as tė prodhojė konkluzione tė mbėshtetura mbi disa skema doktrinore tė tejkaluara; pėrvoja politike hedh poshtė pėrrallėn pozitiviste qė do t’i atribuonte pėrvojės sė rolit pėr tė verifikuar vlefshmėrinė e tezave nė garė. Jo shugurosja e tezės solucioniste :

por postulati fekondon pėrmes mohimit qė i atribuon hipotezės dhe pėrvojės politike tė cilėve ua atribuon tė njejtin statut epistemik (relativ ndaj diturive). Historia jonė ndodhet saktėsisht nė hapėsirėn ku shkenca tkurret18, shkruante Saint–Exupéry.

Claude Lefort ka treguar se origjinaliteti i lartė i ushtrimit demokratik ishte qė, si pasojė e pushtetit, tė nxirret ēmbėshtjellja nga vetitė e veta : autoritet, dije dhe drejtėsi. Nė kėtė pamje, nocioni i legjitimitetit zhvendoset, duke e lėnė ngushticėn e njė regjimit tė mbėshtetur vetėm mbi ligjet e vendosura, pėr t’u lidhur nė ekzistencėn e njė problematike nė zhvillim tė pėrjetshėm. Objekt i vetėm i tij ėshtė nisja mes legjitimes dhe jolegjitimes. Mund tė shohim reflektimin mbėrthyes nė kėtė shėnim kritik tė Muhamedin Kullashit :

E drejta nė demokraci nuk shihet mė, sipas Lefortit, si njė tėrėsi e principeve tė fiksuara njėherė e pėrgjithmonė nė njė « kod tė origjinės hyjnore » apo tė garantuara nga autoriteti i traditės ; ajo njeh njė ndryshim qė gjithmonė varet nga njė debat mbi themelin e saj dhe mbi legjitimitetin se ēfarė duhet tė jetė. Kėtu, Lefort-i prekė nė njėrėn nga vijat thelbėsore tė demokracisė : zhbėrja e shenjave dalluese tė sigurisė, prova e njė papėrcaktimi sa i pėrket themelimit tė pushtetit, tė ligjit dhe tė diturisė. Shoqėria demokratike krijohet si shoqėri pa trup, si shoqėri e cila mė nuk mundet tė pėrfaqėsohet pėrmes modelit tė njė totaliteti organik. E megjithkėtė, papėrcaktueshmėria nė fund tė fundit nuk do tė thotė mungesė e identitetit ; ēmishėrimi i hap udhė tė ardhmeve tė njė forme tė re tė shoqėrisė, u krijon hapėsirė formave tė ndryshme tė ekzistimit qė paraqiten si objekte tė zgjedhjes sė lirė tė individit.19

Atyre dallimeve ngushtėsisht etniciste qė dominojnė edhe mė tutje nė Kosovė, nė skamjen e silogjizmės sė kėnaqur, nė mjerimin ideor tė sektarizmit politik dhe tė pasojave tė tyre shkulėse (pėr « bashkėfajėsi me armikun ! », nė stigmatizimin komod tė « politikės proserbe tė UNMIK-ut », ne pra do tė shohim tė zėvendėsohet domosdoshmėria pėr tė mbrojtur cilėsinė e pėrbashkėt tė qortuesit tė lirė ; do tė rezultonte me kuptimin e ngushtė dhe frymėn e institucioneve tė vėrteta, sajimin e lirisė politike !

***
Nėse vendosja e debatit demokratik dhe gjeneza institucionale nuk do tė ndodhnin pėr aq sa ekzekutimi pėrmbledhės me forcėn « e argumentit », nėse s’ka pra pengesė mė tė sigurt pėr pavarėsinė e Kosovės sesa publiciteti i tė korruptuarve qė mbahen pėr mishėrim tė vėrtetė, nėse asgjė s’ka gjė mė tė gabueshme se perspektiva e pavarėsisė kur kjo s’ka tjetėr mbėshtetje pėrveē fasadės sė partive qė dolėn nga UCK-ja, (pėrkundėr aktivitetit tė njerėzve jashtėzakonisht tė ndershėm tė cilėt u futėn nė rrugė tė gabuar), pra tė gjitha kushtet janė krijuar qė tė shkruhet njė ekuacion i pashmangshėm :

Nė masėn e saktė qė miqtė e mi kosovarė do tė paraqisnin para Tribunalit Penal Internacional pėr ish-Jugoslavinė20 provat e vendosėse kundėr tė GJITHE tė dyshuarve pėr krime lufte dhe krime kundėr njerėzimit, thirrja e tyre do tė jetė tėrėsisht e ligjėshme pėr tė kėrkuar me ngulm organizimin e njė referendumi pėr pavarėsinė e Kosovės.

Sigurisht, do tė duhej zbatim i masave qė do tė garantonin sigurinė e kėtyre dėshmitarėve tė guximshėm, kėtyre piketuesve tė demokracisė. Ėshtė pra nė qėndrimin e fuqive tė mėdha qė nga Kosova tė bėjnė njė demokraci moderne e jo njė moqalishtė ku do tė lulėzonte terrorizmi i sė nesėrmes, atyre pra u takon qė tė ndėrmarrin kėtė tėrėsi masash !

Edhe po tė mos i pėlqej, Z. Javier Solana, shpikės ky i shkėlqyeshėm i Unionit Serbi-Montenegro, pavarėsia e Kosovės ėshtė, nė fund tė fundit, krejtėsisht e sigurt ; pėr kaq, do tė jetė e pendueshme qė ajo tė jetė vetėm njė shprehje e rrafsht e numrit, e njollosur nga vdekje tė pakuptimta. A do tė shkelim edhe pėr kohė tė gjatė pritjen e ligjėshme tė gjithė njė populli, nė emėr tė njė principi demokratik pandryshueshmėrisht tė kėrkuar nga demokracitė shembullore. Por kot ? Pėr kualifikimin e bashkimit Europian dhe kredibilitetin e OKB-sė, pėr stabilitetin e Ballkanit, pėr tė kėnaqur tė poshtėruarit, pėr tė ndrequr paburrėritė tona tė kaluara, do tė ishte me leverdi shumė tė madhe tė ndryshohen efektet iluzore tė dredhisė diplomatike nė njė forcė reale tė njė motori qė s’ka shoq: entusiazmi i pathyeshėm i njė populli pėr pavarėsi !

Tani kur, pėr Europėn bėhet fjalė pėr zgjėrim, unė do tė shfaqem pėrnjėherėsh ; nė vend tė arsyeve ekonomike, arsyet politike. Nė shikim tė ekuivokeve amerikane, a s’ka pėr t’a marrė nė dorė Europa ēėshtjen e Kosovės, pa ndonjė formė tjetėr procesi ? Kush nuk e sheh, nė fakt, Amerikėn duke u lidhur skandalshėm me nxitėsit e UCK-sė sė patundur, duke kėmbyer me njė dorė mbrojtjen klandestine kundrejt heshtjes21 sė tyre, dhe, ndėr tė tjera, duke ngritur njė listė sa pėr syefaqe22 tė shefave tė dytė ? Duke marrė tė drejtėn pėr tė trajtuar ēėshtje pėrvėluese qė i drejtohen, Europa do tė tregonte kėtu forcėn e vet pėr tė sajuar njė model integrues, e jo tė bėhet fortesė kundėr shtetasve tė vet ; ajo do tė parandalonte, me tė njejtin gjest, murtajėn e terrorizmit. Luanin e njohim nga kthetrat 23.

Perroy, 28 gusht 2002

Shėnim : Pėrfitoj (akoma) mundėsitė e ofruara pėrmes internetit qė t’i falėnderoj ngrohtėsisht pėrkthyesit e mi dashamirės. Pa punėn e tyre metodike, teksti im do tė mbetej njė shkrim i vdekur.

F. Mastrangelo


______________________________

1 Eric Herren, ICT Associate, Counter-Terrorism Dilemmas, April 15, 2002.
http://www.ict.org.il/articles/artic...?articleid=432

2 Strellc, 6-7 korrik 2000.

3 Nga Bota Sot, pranverė 2000.

4 Nė njė artikull mjeshtror, Paul Ricoeur pėrkujton vijat e trasha tė Rrjedhat e gjuhėsisė sė Pėrgjithshmne qė i detyrohemi Ferdinand de Saussure : Duke shqyrtuar, jo vetėm shenjat, por edhe mėnyrėn se si ato kombinohen, Saussur-i dallon dy lloj raportesh sintagmatike (dmth. kombinimet mes tė gjithė termave tė pranishėm nė zingjirin e diskutimeve, dhe tė vendosura nė njė raport tė vazhdimėsisė sė pėrkohshme) dhe nė raporte paradigmatike (qė pėrcaktojnė pėrzgjedhjen e njė termi tė pranishėm ndaj termave tjerė mungues qė pėrbėjnė bashkė me tė njė sferė tė ngjashmėrisė, njė paradigmė pėr operacione tė zėvendėsimit). Por, kėto dy tipe (lloje) raportesh janė tė vėna nė pėrdorim njėkohėsisht, nė ēdo akt tė fjalės, mbi bazėn e njė entiteti gjuhėsor qė i mjafton, vetėm asaj, pėr tė dalluar (veēuar, diferencuar) fjalėn e gjuhės ; ky entitet gjuhėsor ėshtė fjalia. (Shenja dhe kuptime, nga Encyclopedia Universalis, f. 1013).

5 Cf. shėnimi 19.

6 Muhamedin Kullashi ligjėron filosofinė nė Universitetin e Parisit VIII. Ai, me shumė parisienė, ishte anėtar i Komiteti Kosova .

7 Muhamedin Kullashi, Kosova : zgjidhje e kompromisit, publikuar nė Zėri, 23 mars 2002, radhitur, 14 prill 2002.
http://www.balkans.eu.org/article.ph...medin+kullashi

8 Muhamedin Kullashi, Humanizmi dhe urrejtja, intelektualėt dhe nacionalistėt nė ish-Jugoslavi, L’Harmattan, 1998 ; Avant-propos, f. 13, 14.

9 Muhamedin Kullashi, Prodhimi i urrejtjes nė Kosovė, nga op.cit ; f. 203, 204.

10 Hashim Thaqi, Kosova ka zgjedhur demokracinė.
Mendjet tona qėndrojnė nė njė sistem demokratik respektues tė lirive dhe tė drejtave tė njeriut. Kjo ėshtė garancė pėr njė tė ardhme mė tė mirė e tė sigurt. Publikuar nė Koha Ditore, 5 qershor 2002, radhitur tė mėrkurėn mė 26 qershor 2002 nė Courrier des Balkans.
http://www.balkans.eu.org/article.ph...+ashim+tha%E7i
Kosovė : Bisedė me Hashim Thaqin, nga Arlinda Desku.
Botuar nė Java, 20 maj 2002, radhitur, e premte 31 maj 2002 nė Courrier des Balkans.
http://www.balkans.eu.org/article.ph...+ashim+tha%E7i

11 Lidhur me kėtė ne mund tė konsultojmė me interes faqet e ofruara nga La République des Lettres, nė kėtė adresė :
http://www.republique-des-lettres.com/b/benbarka.shtml

12 Barometri diplomatik
Dr. Mehdi Hyseni
« PREVENTIVA FIZIKE » E POLICISĖ SĖ UNMIK-UT KUNDĖR TMK-SĖ ĖSHTĖ NĖ FUNKSION TĖ KRIMINALIZIMIT TĖ
LUFTĖS CLIRIMTARE TĖ UCK-SĖ
http://www.kosovaelire.com/graph/test/
http://kosovapress.com/Debate/koment...02/120702.html
Barometri diplomatik
Dr. Mehdi Hyseni
RRUDHJA E TĖRĖSISĖ TERRITORIALE TĖ KOSOVĖS ĖSHTĖ NĖ FUNKCION TĖ VAZHDIMĖSISĖ SĖ DOKTRINĖS DHE TĖ STRATEGJISĖGJEOPOLITIKE IMPERIALISTE SLLAVE NĖ BALLKAN
http://www.ulqini.org/Lajme/barometri_diplomatik_dr.htm
Dr.Mehdi Hyseni
STRATEGJIA E SERBOCENTRIZMIT AUTODESTRUKTIV SFIDON EDHE MIHAEL SHTAJNERIN-KRYEADMINISTRATORIN E OKB-SE NE KOSOVE
http://www.liriakombtare.com/Analiza/Mehdi-1.html

13 P.-A. Taguieff, Mbi tė djathtėn e re, piketime tė njė analize kritike, Ed. Descartes & Cie, Paris 1994, f . 364, 365.

14 Ramush Haradinaj ka punuar nė kėtė cilėsi nė Leysin, nė Zvicėr.

15 Baruch de Spinoza, Marrėveshja e autoriteteve teologjike dhe politike, nė vepra komplete, Gallimard, 1959, f. 609.
Tė mė lejohet qė tė pėrkujtoj disa marrėveshje tė Baruch Spinozės, mbase edhe pėrrallė, pėr t’ua saktėsuar mendimtarėve tė sotėm se ē’ėshtė dinjiteti intelektual : 1656. Ka kohė qė Baruch ėshtė i dyshuar prej fanatikėve ēifutė (tė shteteve tė Beneluksit). Ai u denoncua nė sinagogė (…) Njė mbrėmje, njė fanatik provon qė t’a vras Spinozėn me njė goditje thike. Spinoza e ruan mantelin e tij tė shpuar tėrė jetėn e vet. Mė 27 korrik, Kėshilli i Rabinėve nxjerr vendimin e pėrjashtimit (...) Ai u akuzua pėr « aksione monstruoze » dhe pėr « herezi tė tmerrshme ». (...) 20 gusht 1672. Vėllezėrit e Witt [ata mbronin vlerat e njė republike tė integruar] u masakruan nė rrugė nga njė turmė shumė e zemruaar [nė Hagė]. Autoritetet s’qajtėn kokėn pėr kėtė. (Krimi nuk do tė dėnohet, asnjė hetim nuk do tė bėhet). Spinoza pėrpilon njė pllakat : « Ultimi Barbarum » [« Tė Mbramėt e barbarėve »] tė cilėn don t’a ngjes nė njė mur nė mes tė qytetit. (Op.cit., Jeta e Spinozės, f. LIII, LIV, LVI.)

16 Chaļm Perelman dhe Lucie Olbrechts-Tyteca, Traktati i argumentimit, retorika e re ; Botim i Universitetit tė Brukselit, 1988, 1992, f. 682.

17 Henri Poincaré, Mbi natyrėn e rezonimit matematik, nė Shkenca dhe hipoteza, (1902) ; Bot. Flammarion, 1968, f. 31.

18 Antoine de Saint-Exupéry, Morali i tatėpjetės nė Vepra komplete, Gallimard, 1999, tomi II, f. 17.

19 Muhamedin Kullashi, op.cit.f. 106, 107.

20 Tashmė TPIY ka paraparė njė mori masash qė u lejojnė dėshmitarėve qė tė deponojnė lirshėm dhe nė siguri tė plotė. Njė sektor i Viktimave dhe dėshmitarėve, i udhėhequr nga Sekretaria e Gjykatės, ju siguron dėshmitarėve ndihmė para, gjatė dhe pas qėndrimit tė tyre nė Gjykatė.

Ja adresa e TPIY (Gjykatės Penale Internacionale pėr ish-Jugoslavi) :
TPIY
Churchillplein 1
2517 JW La Haye
Pays-Bas

21 Ushtarakėt kroatė bisedojnė tė kaluarėn e tyre. Diplomatie 16/05/02
http://www.intelligenceonline.fr

22 President Bush’s Executive Order Restricting Activities of Extremists in the Balkans. Pristina, USOP, 28 June 2001.

23 Erasme, I, 9, 84.
___________________________________

Origjinali: http://www.retorsmilosevic.ch/ekuacion.pdf