Oferta per te blere Bogdanin.

Oferta nga Anglia dhe Franca pėr Bogdanin

Edhe Dinamo e Moskės, nė ndjekje tė sulmuesit


Me afrimin e merkatos sė verės, pėr Erjon Bogdanin kanė filluar edhe "ethet" e sė ardhmes. Sulmuesi shqiptar do tė largohet nga Livorno pėr t‘u rikthyer te Kievo, skuadra qė ka nė zotėrim kartonin e tij. Megjithatė, edhe qėndrimi me klubin veronez, qė duket shumė pranė rikthimit nė Serinė A, nuk ėshtė i sigurt. Sipas menaxherit tė kuqeziut, Sokol Haxhia, vendimi pėr tė mbajtur apo jo Bogdanin u takon vetėm drejtuesve tė Kievos. Ndėrkohė, ai ka zbuluar se pėr 31-vjeēarin ka oferta tė ndryshe nga klube angleze, franceze dhe nga rusėt e Dinamos sė Moskės. "Oferta pėr Bogdanin? Po, ka shumė tė tilla", ka deklaruar menaxheri Haxhia. "Janė interesuar disa klube angleze, franceze, por edhe drejtues tė Dinamos sė Moskės. Megjithatė, fjalėn e fundit do ta thotė vetėm Kievo. Erjoni ka ende edhe dy vjet kontratė me kėtė skuadėr. Drejtuesit veronezė nga ana e tyre po presin qė mė parė tė mėsojnė se nė cilėn kategori do tė luajnė sezonin e ardhshėm (Kievo kryeson Serinė B dhe ėshtė kandidatja mė e fortė pėr t‘u rikthyer nė elitėn e futbollit italian) dhe mė pas tė vlerėsojnė nėse Bogdani bėn pjesė nė planet e skuadrės apo jo". Sė fundmi, nė Itali ishin pėrhapur disa zėra, sipas tė cilėve Salernitana (skuadėr qė sapo ka siguruar ngjitjen nė Serinė B) ishte e interesuar pėr sulmuesin e kombėtares shqiptare. Haxhia, i cili pėrfaqėson Bogdanin ka hedhur poshtė gjithēka, duke deklaruar se ky lajm ka lindur nga njė vizitė qė lojtari kishte bėrė nė qytetin e Salernos. "Nuk ėshtė absolutisht e vėrtetė, u shpreh prerė ai. Kėto janė lajme tė pėrhapura nga ndonjė gazetar, i cili e ka parė sėfundmi nė qytetin e Salernos, ku Eri kishte kaluar fundjavėn me tė dashurėn e tij, e cila banon aty. Ndėr tė tjera, nuk besoj se njė lojtar si Bogdani hyn nė parametrat e Salernitanės".

Menaxheri ka zbuluar edhe njė detaj mjaft interesant rreth aventurės sė 31-vjeēarit te Livorno. Sė fundmi, sulmuesi ėshtė kontestuar nga tifozėt toskanė, ashtu si edhe njė pjesė e madhe e lojtarėve tė tjerė. Megjithatė, ky episod duket se nuk e ka shpėrqendruar nga detyra e tij kryesore, qė ėshtė tė ndihmojė skuadrėn tė mbijetojė nė Serinė A. "Gjėja e vetme e sigurt qė mund tė themi pėr Bogdanin nė kėto momente ėshtė se ka ende edhe dy vjet kontratė me Kievon dhe se momentalisht ėshtė shumė i pėrqendruar tė bėjė detyrėn e tij te Livorno, theksoi Haxhia. Pas asaj qė ndodhi gjatė sezonit tė kaluar nė Verona, tashmė Bogdani e cilėson si detyrim personal dhe ēėshtje nderi qė tė ndihmojė Livornon qė tė mbijetojė". Nė fillim tė kėtij sezoni, pėr Bogdanin interesohej fuqishėm Roma, e cila kėrkonte njė sulmues potent, por nė momentin e fundit marrėveshja nuk u arrit.


Shqip