Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 30
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anëtarësuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316

    Post Zbulohet një planet i ri i ngjashëm me Tokën!

    Shkencetaret zbulojne planetin me te ngjashem me Token

    (c) 2007 Associated Press (CNN.com)

    Pika Interesante:
    Planeti gjendet 120 trilion milje larg sistemit tone diellor
    Planeti eshte pese here me i rende se Toka, me nje force rendese 1.6 here me te forte
    Nuk dihet nese planeti eshte i akullt apo i gurte (si Toka). Nese eshte i gurte, diametri i tij do te jete 5.5 here me i madh se i Tokes. Nese eshte i akullt, do te jete shume here me i madh
    Teorkisht, ne baze te ketyre rezultateve, planeti duhet te kete nje atmosfere
    Jeta ne kete planet eshte besueshmerisht e mundur
    Zbulimi konsiderohet nje hap domethenes per zbulimin e mundshem te jetes ne univers
    Planeti, i mbiquajtur 581c, ecen ne orbite rreth 'xhuxhit te kuq' Gliese 581
    Nje vit ne kete planet eshte ekuivalent me 13 dite tokesore
    Shkencetaret besojne se planeti eshte i mbushur me uje te rrjedhshem
    Temperatura eshte e mundur te jete njelloj si ne Toke
    Zbulimi paraqet nje stimul tjeter per t'i dhene pergjigje pyetjes "A jemi vetem?"
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  2. #2
    Sa po behesha gati ta postoja kur e pashe qe e kishe hapur si teme me vete

    Lajmi nuk eshte thjeshte interesant per faktin e nje zbulimi te nje planeti te ri ne nje yll relativisht te afert me tonin por per faktin qe ky planet mund te kete 50 % uje, pra dete dhe oqeane qe do te thote jete.
    Zbulimi konsiderohet si nje kthese e madhe ne histori. Shkenctaret franceze, svicerane dhe portugeze llogarisin se ky planet ka nje madhesi prej 50 % me te madhe se toka dhe orbiton nje yll nga ata qe konsiderohen si xhuxhet e kuq dhe qe eshte relativisht afer me token. Per yllin mendohet se ka dhe dy planete te tjere.

    Foto e meposhtme eshte nje paraqitje artistike e planetit te ri. Lajmi me i plote mund te lexohet ne anglisht ketu: Distant planet judged possibly habitable
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  3. #3
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Zbulohet "kloni" i Tokës

    Astronomët kanë vrojtuar në thellësi të kozmosit një planet të ngjashëm me tonin, që mund të ketë shenja jeta


    15 vjet kanë kaluar qëkurse u krye zbulimi i planetit të parë jashtë sistemit tonë diellor. Por tashmë astronomët me ç‘duket kanë arritur para kohe objektivin që i kishin vënë vetes, pra gjetjen e një planeti ekstrasolar: zbulimi i një bote të re të ngjashme me Tokën, që me shumë gjasa mund të stimulonte edhe jetën.

    Shkencëtarët që punojnë nën drejtimin e Stephane Udry dhe Michel Mayor të Observatorit të Gjenevës, të cilët qysh në vitin 1992 kishin zbuluar të parët eksoplanetë (planetë që ndodhen jashtë sistemit tonë diellor), e gjetën planetin në rrugën e yjësisë 581. Para dy vjetësh, i njëjti ekip kishte zbuluar një tjetër planet të përmasave të Neptunit në orbitë, që ndodhej rreth yllit të vogël në ngjyrë të kuqe. Ka madje edhe dëshmi se yjësia 581- me një distancë prej 20,5 vitesh dritë, njëri ndër 100 yjet e tjera të Tokës -është një sistem që përbëhet nga e pakta tre planetë.

    Që astronomët kanë zbuluar tashmë një planet të ngjashëm me Tokën, kjo është plotësisht mbresëlënëse e sensacionale. Pasi ai nga pesha, madhësia e përmasat i përngjason më shumë Tokës, në krahasim me mbi 200 eksoplanetët e zbuluar dhe njohur deri më tani. "Unë kisha llogaritur se në këtë zbulim ne do të vinim pas tri ose pesë vjetësh", thotë eksperti amerikan i planetëve e hapësirës, Sean Raymond i Universitetit të Kolorados. Ai flet pa mëdyshje për një "zbulim sensacional".


    Temperatura nga 0 në 40 gradë celsius

    Planeti i ri i zbuluar së fundmi është 50 për qind më i madh se Toka dhe thuajse pesë herë më i rëndë se planeti ynë. "Sipas vlerësimeve tona, temperatura mesatare në sipërfaqen e tij shkon në kufijtë mes 0 e 40 gradë celsius", thotë ndërkohë Udry, njëri nga shkencëtarët e grupit, që bëri të mundur edhe zbulimin. "Përveç kësaj, modelet parashikojnë se planeti në sipërfaqen e tij ose mund të jetë i mbushur me shkëmbinj, ose me oqeane".

    Të tilla të dhëna duket se i kanë elektrizuar shkencëtarët. Ekzistenca e ujit të pijshëm në temperatura të moderuara vlerësohet si njëra ndër kushtet bazë për lindjen e stimulimin e jetës. "Natyrisht që duhet të dëshmohet se ekzistojnë edhe elementë të tjerë si karboni e nitrogjeni, që me shumë gjasa edhe mund të jenë prezentë atje", deklaron ndërkohë Forveille. "Më pas do të nevojitet edhe një "mekanizëm i shkrepjes", në mënyrë që të lindë jeta, për të cilin askush nuk di të thotë se si duhej të ishte".

    Xavier Delfosse, njëri ndër kërkuesit e përfshirë në këtë zbulim shkencor, shkon madje shumë larg kur thotë se ëndërron për një mision kërkimor të instaluar në atë planet, pasi ai dëshmon disa kushte e rrethana minimale për jetesë dhe është relativisht më i afërti si natyrë me Tokën. "Në një hartë imagjinare thesaresh të universit, ky planet do të shënohej me shenjën X". Vetëm dy javë më parë, shkencëtarët kishin dëshmuar gjetjen e ujit në atmosferën e një eksoplaneti (një planeti pra që gjendet jashtë sistemit tonë diellor). Në maj të vitit 2006, shkencëtarët gjetën një planet me madhësinë e Neptunit, që rrethon yllin e tij në të ashtuquajturën "zona e gjelbër" dhe për këtë arsye mund edhe të zotëronte ujë të rrjedhshëm (të pijshëm).


    Vëzhgimet direkte do ta vërtetojnë zbulimin

    Udry dhe kolegët e tij kanë përdorur një instrument të konstruktuar pikërisht për të gjuajtur planetët jashtë sistemit tonë diellor, një teleskop të tipit "Harps" 3,6 metra të gjatë, të vendosur në pikëvëzhgimin planetar evropian ("Eso") në lokalitetin kilian të La Silla-s. Shkencëtarët e kërkuesit pritet që shumë shpejt ta botojnë të plotë studimin e zbulimin e tyre (të pretenduar) në faqet e revistës së specializuar "Astronomy & Astrophysics". "Eso" gjithsesi, mësohet se e ka hedhur paraprakisht e para njoftimin dhe studimin e tyre thuajse të plotë në faqen e saj zyrtare në internet.

    Nëse ata me të vërtetë kanë zbuluar një planet që mund të stimulonte jetën, kjo nuk është akoma 100% e sigurt. Vetëm spektri i dritës së një planeti mund ta dëshmonte përbërjen kimike të atmosferës së tij dhe të jepte më pas shpjegim nëse jeta do të ishte apo jo e mundur. Por për këtë më parë duhej vëzhguar nga pranë një planet, gjë e cila me teknikën e sotme thuajse është plotësisht e pamundur. Vetëm gjatë gjeneratës së dytë të instrumenteve të vëzhgimit hapësinor- sikurse është për shembull teleskopi amerikan "James-Webb", apo dhe sateliti evropian i hedhur kohët e fundit në hapësirë me emrin "Corot" -do të ishin ndoshta në gjendje ta kryenin këtë në një fazë të mëvonshme.

    Të dhënat e deritanishme mbi planetët e rinj mund të shijohen me të njëjtën vëmendje. "Vlerësimet tona mbi përmasat dhe peshën e tij kanë marrë parasysh këtu edhe vlerësimet që vijnë nga grupime të tjera shkencëtarësh e vëzhguesish", tha Udry, bashkautor me Thierry Forveille në prononcimet e tij të para për mediat.

    Lisa Kaltenegger e "Harvard-Smithsonian Center for Astrophysics" në Kembrixh (shteti amerikan i Massachusetts), beson se kolegët e saj nga Gjeneva kanë bërë një zbulim sensacional. "Ne kemi stimuluar atmosferën e planetëve të kësaj madhësie", thotë ndërkohë shkencëtarja gjermane. Rezultati: planeti në fjalë mund të ishte i banueshëm. Gjithsesi, stimulimet në atmosferë duhej të përputheshin më saktësisht edhe me zonën e kuqe të yjeve të vegjël, siç është yjësia 851.


    Kritikat dhe dyshimet

    "Pesë herë sa pesha e tokës dhe një gjysmë here më i madh se ajo nga përmasat, kjo tingëllon shumë e këndshme", deklaroi ndërkohë edhe Ralph Neuhaeuser nga qendra gjermane për eksoplanetët në Jena. Por nuk duhet të harrojmë se metoda Wobble e përdorur në këtë rast nga shkencëtarët e studiuesit nga Gjeneva, jep vetëm një masë minimale besimi. Në rastet e tjera që janë përdorur për rreth 200 planetët e tjerë të zbuluar deri më tani jashtë sistemit tonë diellor, vetëm 17 prej tyre janë verifikuar me metoda alternative. Nga ana tjetër, Forveille thotë se "ne nuk e dimë me saktësi nëse ekziston apo jo ujë i pijshëm në këtë planet, e kështu që nuk duam të spekulojmë në këtë drejtim. H2O është sigurisht një molekulë që në hapësirë haset shpesh. Porse sigurinë absolute për këtë mund ta japë vetëm vëzhgimi direkt".

    Gazeta SHQIP
    My silence doesn't mean I am gone!

  4. #4
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Me sa morra vesh une, ky planet nuk rrutullohet. Keshtu qe njera ane eshte ftohte gjithmone, tjetra me ndryshe.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e F.M
    Anëtarësuar
    13-03-2007
    Postime
    40
    Zbulohen 28 planete të reja

    Këto planete janë ndër 37 objektet e vështruara në orbitat e yjeve të largëta nga ekipi i SHBA-së dhe ekipi anglo-australian, vitin e kaluar.
    Objekte të tjera të raportuara nga grupi në takimin në Honolulu të Shoqërisë Astronomike Amerikane, kanë përfshirë dhe 5 yje të fikura të njohur si ‘xhuxhë të kaftë’.Këto zbulime rrisin numrin e planeteve të jashtme në 236, shumica e të cilëve janë gjetur nga ky ekip.
    ”Sa më shumë që kërkojmë, aq më shumë planete gjejmë”, tha prof. Tinney nga Universiteti i Walesit të Ri Jugor, drejtues i pjesës anglo-australiane të Kërkimit të Planeteve. Ndër zbulimet janë së paku katër sisteme me planete të shumta. Planetet e tjera janë të ashtuquajtura gjigantë gazi, të ngjashme me Jupiterin, pa sipërfaqe solide. “10 deri në 15 për qind e yjeve kanë në orbitat e tyre gjigantë gazi”, tha prof. Tinney. ”Një fraksion i madh yjesh mund të ketë planete tepër të vegjël për t’u zbuluar.”

    Super Toka

    Ndër to mund të përfshihen objekte me përmasat e Tokës, në të cilat mund të ketë jetë.
    Planeti i jashtëm më i vogël është zbuluar në orbitën përreth Gliese 581. Më herët këtë vit, shkencëtarët duke përdorur teleskopin me madhësi 3.6 m të Observatorit Evropian Jugor (ESO) në Kili, zbuluan planetin e jashtëm më tëvogël – siç i quajnë shkencëtarët planetet në orbitat rreth yjeve te ndryshëm nga dielli.
    ”Super Toka” është në orbitën rreth Gliese 581, 20.5 vjet dritë larg, në yllësinë Libra. Radiusi i planetit është 1.5 herë më i madh se i Tokës.Intriguese është e dhëna se planeti mund të përmbajë ujë në formë likuide, elementi kyç i jetës.
    Zbulimi u bë nëpërmjet një pajisjeje të ndjeshme që mund të matë ndryshimet në shpejtësinë e yjeve nën influencën e tërheqjes nga gravitacioni i planeteve në afërsi.
    E njëjta metodë është përdorur për zbulimin e fundit të tufës të planeteve jashtë sistemit diellor.Këto teknika lejojnë shkencëtarët të vërejnë ndryshime në lëvizjen e yjeve deri në një metër për sekondë.
    Astronomët janë të bllokuar në këto metoda indirekte të zbulimit për arsye se teknologjia e teleskopëve dështon në pasqyrimin e objekteve, sidomos kur kanë orbitë në afërsi të shkëlqimit të një ylli.

    Planeti i akullt

    Planeti i akullt Zbulimi i 28 planeteve të reja u ka dhënë astronomëve objekte të reja për të studiuar në hollësi.Në prezantimin e zbulimeve, prof. Geoff Marcy veçoi një planettë zbuluar para dy vitesh, nga i cili, tashmë është përfituar informacion jashtëzakonisht “i pasur”.
    Në orbitë përreth Gliese 436, 30 vjet drite nga Toka, është një planet gjigant akulli, i cili sipas llogarive të shkencëtarëve zviceranë dhe belgë, ka përmasa 22 herë më të mëdha se të Tokës, që do të thotë pak më i madh se planeti Neptun.
    ”Duhet të jetë 50 % shkëmb dhe 50 % ujë, me ndoshta sasi të vogla hidrogjeni dhe heliumi”, tha prof.Marcy.
    Sidoqoftë, nuk është e thënë që ky planet të ketë kushte për jetë.
    BBC
    Ndryshuar për herë të fundit nga F.M : 10-06-2007 më 15:44

  6. #6
    Jasmin!
    Anëtarësuar
    18-04-2006
    Vendndodhja
    Prishetine.
    Postime
    9

    Planeti i ngjashem me token .

    Planeti i ri i ngjashem me token gjendet me larg diellit astronomet amerikane te cilet e zbuluan planetin e ri thone se gjendet mbrapa Plutonit .Ata ia vune emrin "SuperToka". End nuk dihet nese ka njerez ose jo ne ate planet por nese ka ata duhet te jene ndryshe nga ne nese jo do te thote se planeti eshte duke u formuar.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anëtarësuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    Natyre, e kemi fjalen per nje planet rreth 120 trilion milje larg sitemit tone diellor...
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  8. #8
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Mundet nje pyetje , eshte pare planeti nga largesia apo nga afer ?

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e King_Arthur
    Anëtarësuar
    27-04-2006
    Vendndodhja
    Detroit U.S.A por me zemer dhe shpirt ne elbasanin tim.
    Postime
    2,411
    ti larte normal qe nga largesia se nga afer nuk kemi shanse ne

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anëtarësuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    Rapsoul, largesia e objekteve qiellore nga nje pike e dhene referimi (ne rastin tone, planeti Toke, ose sistemi Diellor) percaktohet fale nje metodologjie te perafert qe i referohemi si 'Shkalla e Distances se Objekteve'. Kjo perdoret per objekte qe jane jashtezakonisht larg pikes se referimit. Per me teper, fale mjeteve te fuqishme te vezhgimit yjet, si ylli Gliese 581, nje xhuxh i kuq rreth te cilit rrotullohet planeti ne fjale (581c), observohen fale radiacioneve. Per pasoje, cdo lloj oshilacioni rreth nje ylli nenkupton qe nje objekt tjeter qendron prane tij. Pershembull, planeti Pluton u zbulua fale oshilacioneve qe u vezhguan ne trajektoren e planetit Neptun. E njejta gje edhe me objektet distante. Duhet te ri-theksoj se planeti i sapo-zbuluar besohet te jete nje super-Toke. Per me teper, hidhi nje sy artikullit perkates ne Wikipedia.
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Një spiun shqiptar informon gjermanët për planet e aleatëve
    Nga Dito në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 06-04-2009, 07:46
  2. Zbulohet një sistem diellor, i njëjtë më tonin
    Nga white-knight në forumin Shkenca dhe jeta
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 30-10-2008, 15:57
  3. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 25-01-2005, 02:27
  4. Muhamedi në Bibël...
    Nga drita në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 70
    Postimi i Fundit: 20-06-2004, 15:39
  5. Ata Vinin Nga Nje Planet Tjeter
    Nga BOKE në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 21-02-2003, 19:52

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •