Njeriu i cili ka ndihmuar gjatë krijimit të deles Dolly pohon se të gjitha kafshët e klonuara deri më tani kanë defekte fizike dhe gjenetike
Ian Wilmut nga qendra hulumtuese Roslin në Skoci pohon se delet dhe lopët të cilat janë klonuar janë shumë të mëdha, minjtë kanë poashtu defekte materniteti, ndërsa derrat kanë defekte të zemrës. Wilmut ka publikuar këto dy zbulime të tij për të tërhequr vërejtjen për këtë rrezik shkencëtarëve të cilët provojnë të klonojnë njerëzit. Delja Dolly e klonuar tani vuan nga artritisi, edhe pse është shumë e re për këtë sëmundje. Ajo vuan për shkak se pjesët e molekulave të DNA-së të cilat janë të angazhuara për mbrojtjen e skajeve të kromozomeve i ka më shkurtëra. Shumë minj të klonuar bëhen tepër tepër të trashë, edhe pse ushqehen normalisht. Lopët e klonuara dhe derrat kanë probleme me mushkëri dhe probleme shumë të mëdha me sistemin imunologjik. Ian Wilmut ka përcjellur sjelljen e molekulave të metilit të cilat ngjiten në molekula të DNA-së dhe kontrollojnë funksioinet e saj. Metilimi i molekulave të DNA-së I cili ndodh në stacionet e rritura dallon nga ato që ndodhin në spermie dhe vezore. Kjo do të thotë se, kur merret stacioni nga organizmi i rritur dhe injektohet në vezore - dhe ky process çon deri tek klonimi - DNA-ja e tij formohet ndryshe nga ajo që gjendet në spermi. Sipas Ian Wilmutit kjo edhe është arsyeja e defekteve tek kafshët e klonuara dhe nuk ka arsye të besohet se i njëjti problem nuk mund të paraqitet edhe tekk njerëzit e klonuar. “Askush nuk do të duhej të merrte guximin të klonojë një foshnje”, ka deklaruar Ian Wilmut.
Krijoni Kontakt