Close
Faqja 27 prej 27 FillimFillim ... 17252627
Duke shfaqur rezultatin 521 deri 533 prej 533
  1. #521
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-06-2002
    Postime
    278
    Fatos Lubonja thuhet qe ka qene shume shok me Edi Ramen, por tani s'duan ta shohin me sy njeri tjetrin............ Megjithate Fatos Lubonja mbahet si intelektual ne Shqiperi.........................

    PER MENDIMIN TIM :- Demi qe ju be Shqiptareve te ndershem eshte i jashtezakonshem (sidomos atyre qe jetojne ne emigracion dhe kane aq shume nevoje te ndjehen te respektuar nga vendalijte)

    Kerkoj ndjese qe futa perpara nje tekst gazete, por kam pare edhe here te tjera Fatos Lubonjen te flase keq (me stil) per zotin Rama--------- doja te shihja dhe nje mendim tjeter......................Po per vete s'nderroj mendim..........



    Ps. E tmerrshme per mua eshte fakti qe thote goca e Mehmet Shehut (natasha shehu) "Babai i saj i paska lene ne Bankat e zvicres 13-milion dollar ne kohe te regjimit komunist........13'000'000 DOLLAR e lexuat mire per nje femije natyral.............. ........... Po femite e ligjshem te Bllokut e te byrose politike sa leke do kene ne bankat e Svicres TE LENA QE NE KOHEN E SISTEMIT KOMUNIST ???? Te dhenat marre nga gazeta Shqiptare e sotshme (Po te doni bojkotojeni gazeten -------por ju lutem reflektoni nga ky fakt 13'000'000 $
    Ndryshuar për herë të fundit nga artur : 19-06-2007 më 17:02

  2. #522
    Konservatore Maska e Dita
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Shkrimi i meposhtem nga gazeta TemA ben dhe per kete teme.


    Racizmi grek dhe racizmi shqiptar

    Nga Mero Baze

    Një video shokuese, e shëmtuar dhe për mesjetën u shfaq në mediat greke dhe na kujtoi të gjithëve sa të pambrojtur jemi nga diskriminimi i një shoqërie, ku racizmi rri fshehur në qelitë e policëve fanatikë. Pas kësaj, siç është zakon, media greke bëri punën e saj, kryeministri punën e vet dhe shqiptarët të tyren. Thuajse asnjë media serioze greke nuk mbeti pa u përfshirë në debat dhe e dënoi këtë skenë makabre. Sigurisht që në krye qëndron televizioni që e zbuloi dhe e denoncoi. Ne duhet t’iu jemi mirënjohës atyre deri në fund, pasi ajo që media greke bën në këtë rast, ka shumë herë më tepër vlerë sesa patriotizmi ynë matanë kufirit. Ata arritën ta faktojnë këtë racizëm dhe kjo ka shumë herë më tepër vlerë se çdo deklaratë dhe patetizëm tjetër nga ana jonë. Ata e zbuluan, e publikuan dhe e dënuan. Një shoqëri që ka një polici të tillë është e turpshme, por një shoqëri që ka një media të tillë të ndriçuar ka shpresë ta mundë racizmin.

    Por, në të njëjtën kohë që në Greqi disa policë fanatikë nxorën nga errësira e trurit të tyre gjithë mllefin ndaj shqiptarëve, së paku dy media shqiptare, për shkak të një frymëzimi politik, fyen dhe nxorën vrer ndaj gjithë kombit shqiptar. Një spiker i “News 24” i quante me një racizëm të pafre “katundarë” dhe “të palarë” banorët e Fushë-Krujës, që prisnin me entuziazëm presidentin amerikan dhe disa orë më pas, botuesi i grupit mediatik që ka “Gazetën Shqiptare” dhe “News 24”, Karlo Bolino, arriti t’i njollosë shqiptarët në gjithë botën si hajdutë. Për çudinë tonë, ndryshe nga media greke, media shqiptare heshti para këtij turpi. Përveç gazetës “TemA”, e cila u përpoq ta mbajë ndezur këtë çështje, që në thelb është një racizëm i kulluar kundër shqiptarëve, shumë herë më i madh se ai i një polici primitiv grek, media e kontrolluar nga Edi Rama heshti. Lëvizja “Mjaft”, që dje ka protestuar ndaj qeverisë shqiptare për racizmin e policit grek në Greqi, jo vetëm që heshti, po kam frikë se ka qenë pjesë e nxitjes së atij lajmi së bashku me Edi Ramën. Këta njerëz që nxisin racizmin në vendin e tyre, këta njerëz që heshtin para një ngjarjeje që na turpëron të gjithëve si shqiptarë, këto shoqata dhe personazhe “patriotë”, që nuk e kanë për gjë të quajnë malok dhe katundar këdo që nuk mendon si Edi Rama, tani u shfaqën si patriotë të mëdhenj ndaj një polici primitiv grek.

    Racizmi është një sëmundje që shoqëron çdo shoqëri dhe detyra e vetme e jona, e shoqërisë civile dhe medias është ta luftojë, aty ku shfaqet, në shtëpinë tonë, në shtëpinë e fqinjit, në vendet publike, në media dhe kudo tjetër. Nuk mund ta luftosh racizmin, kur e toleron atë në shtëpinë tënde, kur e ideon dhe e nxit në shtëpinë tënde, kur fyen bashkëqytetarët e tu për interesa politike. E lehtë të protestosh ndaj qeverisë shqiptare për një polic primitv grek, por qeveria shqiptare nuk mund të bëjë më shumë sesa të nxisë kryeministrin e Greqisë ta dënojë racizmin. Dhe ai e ka dënuar dhe ka kërkuar hetim dhe drejtësi. Media greke po ashtu. Në këtë histori të turpshme racizmi nga të dy anët e kufirit, vetëm shoqëria jonë nuk ka reaguar në bllok kundër një lajmi racist që ka bërë xhiron e botës.

    Videoja poshtëruese që tregon dy të rinj shqiptarë që përdhunojnë njëri-tjetrin është një makabritet, që drejtësia greke duhet t’i shkojë deri në fund dhe shoqëritë e të dy vendeve duhet ta dënojnë si një rast që duhet të ngulet thellë në memorie si një triumf i shoqërive dinjitoze mbi racizmin. Dhe kjo është një gjë që është duke u bërë. Është duke u bërë lavdërueshëm prej medias greke, prej medias shqiptare, prej qeverisë greke dhe shoqërisë civile atje. I vetmi racizëm i padënuar i kësaj jave është racizmi shqiptar i shfaqur kundër shqiptarëve prej medias shqiptare të kontrolluar nga Edi Rama kundër një qyteti të vogël si Fushë-Kruja. Për këtë kanë heshtur të gjithë “patriotët” që ngritën zërin dje në Tiranë. I vetmi që vazhdon të ankohet nëpër redaksi është kryetari i Këshillit Bashkiak të Fushë-Krujës, të cilët as falje nuk i kërkojnë për fyerjen që i kanë bërë qytetit dhe për lajmin që na ka nxirë të gjithëve si shqiptarë. Ky është racizmi shqiptar, për të cilin i mbahet goja “Top Channel”-it, “News 24”-ës, “Mjaft”-it dhe gjithë atyre që nuk flasin dot pa lejen e Edi Ramës.

    Tema

  3. #523
    Konservatore Maska e Dita
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Perseri nga Gazeta TemA:

    Fyerja e kombit nga gazetaria e dyshimtë

    Nga Këshilli Bashkiak i Fushë Krujës

    Këshilli Bashkiak i Fushë-Krujës, i mbledhur në një seancë të jashtëzakonshme, në praninë e përfaqësuesve të të gjitha partive politike, duke u bërë përçues i ndjenjave të qytetarëve të Fushë-Krujës dhe me bindjen se këto ndjesi iu përkasin të gjithë shqiptarëve, shpreh keqardhje të thellë për fyerjet e televizioneve “Top-Channel” dhe “News 24” në adresë të etnisë shqiptare, gjatë vizitës së presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës George W. Bush.

    Zotërinj!

    Ju keni të drejtën tuaj që të vetemërtoheni analistë, opinionistë apo gjithçka tjetër, por kjo nuk do të thotë, se qytetarët bien dakord me ju. Ishit ju ata që në transmetimet e drejtpërdrejta (parapëlqejmë këtë fjalë sesa Live) e emërtuat qytetin, ku ne jetojmë si: "Qytet i pluhurosur", "Qyteti më i humbur në Ballkan", "Qytezë e harruar".

    Ne nuk mendojmë kështu! Këto etiketime na bëjnë ne qytetarët e Albanopolisit të ndihemi të parespektuar.

    Fushë-Kruja është qyteti, ku vitet e fundit investimet për frymë janë në shifra nga më të lartat në vend. Qyteti prodhon brumin e strehëzës, ku ju zotërinj jetoni me fëmijët tuaj; ka fabrikën e çimentos, më të madhen në Ballkan. Fushë-Kruja ka të vetmin ‘Institut të Bimëve dhe Arave’ në Shqipëri (ushqimi i fëmijëve tuaj zotërinj). Fushë-Kruja është vetëm 5 km larg aeroportit, 30 km larg portit (portës hyrëse në Ballkan) dhe vetëm 18 km larg kryeqytetit.

    Pra, ju që merrni përsipër të etiketoni negativisht këtë vend dhe këto distanca, na përcillni ne mesazhin, se keni një botë shumë të vogël. Problemi ynë me ju qëndron në faktin se qytetarët e kanë botën e tyre shumë më të madhe dhe ndihen shumë keq, kur janë të detyruar t`ju dëgjojnë ju. Ndihen keq, kur kuptojnë se ka edhe njerëz me botë të vogël. Ndihen të bezdisur, kur etiketohen nga dikush që me sa duket nuk njeh veten apo ka probleme me imazhin e vetvetes.

    Zotërinj!

    Qytetarët e Fushë-Krujës mendojnë se është koha që ju të filloni të dyshoni te vetvetja! Ju, "gazetarë dhe analistë", “botues dhe opinionistë” jeni mbyllur brenda "piramidave tuaja të pluhurosura". Ky pluhur nuk ju lejon të shihni larg, por as të shihni veten tuaj; të kuptoni se me qëndrimin që shfaqët po shndërroheni në TV-osaur, të gatshëm për muzetë e prehistorisë. Ne nuk duam që ju të katandiseni për muze!

    Zotërinj!

    Nuk jemi ne ata që i diktuam presidentit Bush qytetin, ku ai do të pinte kafen e tij të parë në vendin e shqiponjave. Ai e zgjodhi vetë.

    Ne, qytetarët e Fushë-Krujës, kishim NJË detyrim, jo vetëm përballë Bushit, por përballë të gjithë bashkëkombësve tanë që jetojnë në këtë planet; detyrimin që t’i shprehnim Atij në emër të të gjithë bashkëkombësve tanë mirënjohjen. Mirënjohjen e të gjithë kombit për gjithçka; atij që përfaqëson atë komb. Mirënjohja është një ndjenjë fisnikërie apo jo? Ne urojmë ta kemi përmbushur këtë detyrim dhe vazhdojmë të mendojmë, nëse do të ishte e nevojshme më shumë. Shpresojmë që edhe juve t`ju brejë ky krimb.

    Zotërinj! Ju keni në dorë dhe drejtoni mjetet e komunikimit publik! Këto mjete i posedoni, sepse shqiptarët blejnë produktet tuaja! Si klientët tuaj, shqiptarët prisnin të përcillnit nëpërmjet mjeteve që dispononi mesazhin e Fushë-Krujës. Por çfarë transmetuat ju? Bushit ju vodh ora!

    Jo zotërinj! Nuk humbi ora e Bushit, humbi ora juaj. Ju humbët veten tuaj. Humbi profesionalizkmi juaj. Në fakt, na lejoni t’ju themi, se qytetarët tashmë mendojnë se ju ndoshta nuk e keni patur ndonjëherë orën e profesionalizmit. Keni patur vetëm fasadën e profesionalizmit.

    Zotërinj! Ky lajm është fyerje ndaj popullit të Fushë-Krujës! Ju "televizionet e nderuara", që kush më shumë e kush me pak pretendoni të bëheni, herët a vonë, televizione kombëtare, nuk denjuat të bëni më të paktën, verifikimin e lajmit; duke u bërë zëdhënësit e mediave antikombëtare detyruat zëdhënësin e Shtëpisë së Bardhë të përgënjeshtrojë lajmin. Çfarë është kjo? Paaftësi, urrejtje patologjike apo antikombëtarizëm?! Këshilli Bashkiak i Fushë-Krujës i dha presidentit Bush titullin "Qytetar Nderi", ndërsa qytetarët e Fushë-Krujës e pritën si hero dhe i vunë kurorën e stolisur me virtytet më të larta të shqiptarëve. Zotërinj të “Top-Channel”-it dhe “News 24”-ës, do ishte në nderin e televizioneve tuaja, që t'i kërkoni falje publike qytetarëve të Fushë-Krujës, për të shuar sadopak indinjatën e tyre për thëniet e pavërteta dhe shpifjet. Në të kundërt, na lind e drejta që ta shikojmë me shumë dyshim qëndrimin tuaj.



    Ju lumte qytetare te Fushe-Krujes! Jeni disa here me shume qytetare e disa here me shume shqiptare se te gjithe ata bashke qe mbollen vrerin, atyre qe e perhapen, atyre qe heshten para gjithe kesaj qe ndodhi e atyre qe po mundohen te justifikojne shpifesirat.

  4. #524
    i/e regjistruar Maska e MUST
    Anëtarësuar
    16-10-2006
    Vendndodhja
    KUBE,HAVANA
    Postime
    2
    edhe pse pak me vonese doja te thoja dhe une timen per xhorxh bushin ne shqiperi.si ka mundesi qe ne,te cilet e mbajme veten per njerez te mire dhe te urte, perulemi kaq shume para nje njeriu kaq te papaster dhe cnjerzor.

  5. #525
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anëtarësuar
    11-12-2004
    Postime
    2,443
    Citim Postuar më parë nga MUST
    edhe pse pak me vonese doja te thoja dhe une timen per xhorxh bushin ne shqiperi.si ka mundesi qe ne,te cilet e mbajme veten per njerez te mire dhe te urte, perulemi kaq shume para nje njeriu kaq te papaster dhe cnjerzor.
    ai eshte presidenti i SHBA-se, ai eshte perfaqsues i kombit qe me se shumti kane bere per shqiptaret , shqiptaret kane pa te mira prej SHBA-se dhe ende do te shohin...

  6. #526
    Konservatore Maska e Dita
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Nuk mund te rrija dot...

    nga Dita:


    Si një orë e paprishur, koha vazhdon...


    „Si një orë e prishur,
    Koha është ndalë...“
    (Grupi Minatori)



    Koha ndalte çast mbas çasti, kur kolegët më shihnin tek duart. Flisnin sa flisnin, si je si ja çon, nisnim të bënim ushtrimet e kapitullit filan fistek, por në çastin kur duart qëndronin të vendosura mbi tavolinë, apo në pozicionin tim të preferuar anash mjekrës, kur bëj harkun me krahët të mbështetem për të menduar, sytë fiksoheshin mbi duart, në fakt mbi dorën që mban orën. Dhe prej aty i lëviznin menjëherë. Herën e parë mendova mirë për orën: duket që është cilësore, sa ta tërheqë vëmendjen. Në ndaljen e dytë e të mëpastajmen ndjeva se diçka nuk shkonte. M’u kujtua që dhe në mëngjes kur sapo kisha hyrë në mësim, si zakonisht 2-3 minuta me vonesë, pothuajse të gjithë studentët kishin kthyer kokën nga unë, duke më parë nga koka tek këmbët dhe duke ndalur sytë mbi orën. Nuk është se s’më bëhet qejfi, kur kjo ndodh, pra të shikohem, por njëtrajtshmeria në kthimin e menjëhershëm të kokës dhe intensiteti i njëjtë i vështrimeve zhbiriluese veçanërisht fiksuese mbi orën ishte i dyshimtë. Nejse, këtë popull kurrë nuk do mundem ta zbërthej, mendova dhe aty për aty u përqendrova tek kërkimi i ndjesës për vonesën dhe gjetjes me sy të një vendi që më çoi në rreshtin e parë të tavolinave në sallën e seminarit.
    Kolegja në krahun e majtë, një vajzë nga një shtet ballkanik, më shihte herë pas herë. Kur si vajzë të sheh një vajzë do të thotë se dukesh bukur, sa ajo të dojë të të vjedhë idenë pas kombinimit në veshje dhe modelin e flokëve. Eshtë e vërtetë që mbaja veshur një bluzkë me ngjyrat e fanellave të skuadres braziliane të futbollit dhe numrin 10 mbi të që më çon pranë Ronaldinho-s, megjithëse në fakt për nga pëlqimi futbollistik fare mirë do duhej të mbaja dhe një bluzkë me numrin 10 të Francës për shkak të Zidane ose dhe një bluzkë me numrin 10 të Italisë për shkak të Roberto Baggio-s apo një të Hollandës me numrin që ka pasur Marco Van Basten, që as e mbaj mend tani. Por ky vit nuk është as i kampionatit futbollistik, kështu që vëmendja për këtë shfaqje është e vetëkuptueshme që nuk është e njëjtë si ajo e një viti më parë. Po punë për të mendova, po i pëlqeu i pëlqeu. E dhashë një përgjigje në mësim e mora pikët përkatëse për të. Detyrimin ndaj vetes e kreva për këtë ditë. Mësimi mbaroi, mbaruan dhe ushtrimet që kishim për të përgatitur pas mësimit. Shikimet vjedharake mbi orën vazhdonin. Arriti pika që sa herë që e vëreja këtë gjë, më vinte për të qeshur me të madhe. E qeshur që ndonja dy orë më vonë u kthye në xixa që më dilnin nga sytë nga tmerri i asaj që po lexoja në ekranin e kompjuterit. George Bush-it i qenkësh vjedhur ora në Shqipëri. O Zot! Prandaj edhe koha ndalej, sa herë shquaja vështrimet e kolegëve. Fillova nga kërkimi, sepse nuk mund të rrija në vend pa i shkuar lajmit deri në fund. Lajmeve është mirë t’i shkohet deri në fund, sidomos kur i lexon në mediat shqiptare. Iu ktheva mediave italiane, ato me të madhe: Ora e George Bush-it është vjedhur në Shqipëri. I referoheshin të gjitha televizionit News 24. Iu ktheva gazetave austriake, në fakt vetëm në njërën pata sy të lexoja. Ajo i referohej për të njëjtin lajm gazetës La Repubblica. Shih, nuk e ditkërkan që e kanë nxjerrë nga Shqipëria lajmin, mendova. Këmbët m’u prenë, duart m’u mpinë, ora më dukej sikur ulërinte, ndërkohë që ajo e mira as nuk ndihet, edhe në qetësinë më të madhe madje. Doja vetëm të rrija para ekranit, as të levizja, as të flisja, aq më pak të merrja në Tiranë në telefon e të pyesja nëse është e vërtetë. Ç’dreqin pyetje do të ishte kjo? Në shtëpi mbërrita vetëm në mbrëmje. Im vëlla erdhi me atë pyetjen që unë nuk kisha dashur ta bëja me telefon: A e kanë vjedhur vërtet orën e Bush-it? Po edhe sikur ta kenë vjedhur, i thashë, ç’dreqin duan ata plehrat që e nxjerrin? Janë kaq milimetrikë me përmasa trunore, kaq të tmerruar nga egërsia e smirës që edhe vetë tani siç duket po e shquajnë për herë të parë se sa të madhe e kanë me përmasa, sa kanë përhapur këtë lajm. Po prit i thashë, se nuk do të jetë i vërtetë dhe ku do të futen pastaj. Fjalët e tjera që nxorra nga goja më mirë le të mbeten për brenda mureve të banesës e për mendjen e tim vëllai, se ishin vërtet të përshtashme për situatën e kjo do të thotë…
    Për aq orë sa mbetën nga ajo ditë deri para gjumit mund të kem hyrë edhe të paktën 30 herë në internet të lexoja për të rejat. Dhe pas zgjimit nga gjumi ato ishin të reja, të pastra, të çiltra. Nuk e kam përjetuar ndonjëherë me më shumë dashuri lajmësjelljen sesa pas atij zgjimi nga një gjumë me ëndrra idiote, kur gjëja e parë me të cilën u ndesha, qe kronika në NBC që nuk kish nevojë për komente. Edhe njeriu shqiptar më i parrahur me mediat, papritur atë ditë ka mësuar që jo vetëm ka televizione serioze, por se një prej tyre që do hyjë dhe ai si i ndritur në historinë e shqiptarëve, është NBC. Siç mësova unë me këtë rast, që të gjithë që më kanë parë orën gjatë ditëve të fundit duke nisur që prej të nesërmes së vizitës më të rëndësishme që është kryer ndonjëherë nga një i huaj në vendin tim të bukur, e dinin që unë vija pikërisht nga ky vend i bukur. Tani iu mbetet vetëm ta vizitojnë. Dhe për këtë e kemi nisur një fushatë bindjesh masive, le t’i bëhet smira sa një botë racistëve antishqiptarë. E kemi planin shumë të qetë ne studentët, në mendjen e dikujt ai zhvillohet në mënyrë të vullnetshme e në mendjen e dikujt tjetër në mënyrë të pavullnetshme. Secili prej nesh me rrethin e miqve që krijon në vendin e huaj ku ndodhemi, ndihmon në bërjen me zë të së veçantës shqiptare, të nxjerrjes në dritë të vendit tonë të bukur e kulturës sonë të bukur. Këto plane të qeta janë shprehja më e natyrshme dhe më kuptimplotë e dashurisë që e mbajmë brenda dhe dashuria më e madhe për botën, njerëzit e kulturat që te rrethojnë nis me dashurinë dhe respektin për veten. Po hajt t’ua mbushësh mendjen për këtë atyre zhglembjeve (ku bënte pjesë dhe Top Channel, pse e quajnë veten Top ata e dijnë, në fakt do duhej të quheshin Low-order Channel), mendoi tifozja e skuadrës shqiptare,
    që prej kur mundet të kuptojë si luhet futbolli dhe e skuadrës italiane,
    që prej kur njohu treshen Van Basten-Gullit-Riijkaard dhe e skuadrës hollandeze,
    që prej kur njohu Zidane dhe e skuadrës franceze,
    që prej kur pa se Ronaldinho nuk e heq dot të qeshurën nga fytyra dhe e skuadrës braziliane,
    që prej kur pa ndeshjen Argjentinë-Serbi: 6-0 në botërorin 2006 dhe e Argjentinës
    që prej kur pa duelin e Evropianit 2000 Angli-Gjermani dhe e Anglisë,
    e mrekullise shumëkulturore të botës.
    Dhe për ta quajtur të kryer krejt ç’kish përjetuar gjatë tre ditëve të para të javës, e dërgoi një mesazh sms për në shtëpi: Të dashur Mami dhe Babi, si përfundim i gjithë kësaj kuptova se orën e kam më të shtrenjtë se George Bush. Ju përshëndes me gëzimin e shqiptarëve për ngjarjen e madhe që njohu Shqipëria të djelën më 10 qershor. Bija

  7. #527
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-02-2007
    Postime
    389
    po haroni vitin 1999,po mos te ishte BushiI Klintoni dhe BushiII na shqiptaret sdo ta respektonte askush ne europe,me kete pritje qe ju be Bushit u rit autoriteti i shqiptareve kudo ne bote

  8. #528
    i/e regjistruar Maska e witch_but_sweet
    Anëtarësuar
    26-02-2004
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    29
    Amani more shqiptare po akoma nuk jemi mesuar me Bushin ju , ai nuk vjen kot ne Shqiperi ate e di edhe bufiiiiiiiiiiii , nuk eshte se ju hap barku per shqiptaret jo po ka te tjera qellimi .Ai kur nuk do t'ia di per popullin e Americes , kur cmimet e benzines ketu kane shkuar ne stratosfere , e kur me mijera djeme nenash vriten ne Irak ju mendoni se ai vjen me qellime te mira ne Shqiperi. Pse pikerisht pas dite qe iku Bushi ambasada Americane tha 170 viza nga 175 qe ishin paraqitur kurse pas 2 dites nuk dha shume .Mendoje se jemi aq te zgjuar po ndonjehere e perdorim zgjuarsine per gjera te tjera.

    Populli shqiptar duhet ta di mire nje gje Shqiperine nuk e ben as Bushi, as ndonje shtet tjeter po shqiptaret po me ate pushtet qe kemi ne nuk ka per ty bere ndonje here.

    Nuk e kuptoje se cfare ka bere George Bush per shqiperine

  9. #529
    i/e regjistruar Maska e witch_but_sweet
    Anëtarësuar
    26-02-2004
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    29
    Amani more shqiptare po akoma nuk jemi mesuar me Bushin ju , ai nuk vjen kot ne Shqiperi ate e di edhe bufiiiiiiiiiiii , nuk eshte se ju hap barku per shqiptaret jo po ka te tjera qellimi .Ai kur nuk do t'ia di per popullin e Americes , kur cmimet e benzines ketu kane shkuar ne stratosfere , e kur me mijera djeme nenash vriten ne Irak ju mendoni se ai vjen me qellime te mira ne Shqiperi. Pse pikerisht pas dite qe iku Bushi ambasada Americane tha 170 viza nga 175 qe ishin paraqitur kurse pas 2 dites nuk dha shume .Mendoje se jemi aq te zgjuar po ndonjehere e perdorim zgjuarsine per gjera te tjera.

    Populli shqiptar duhet ta di mire nje gje Shqiperine nuk e ben as Bushi, as ndonje shtet tjeter po shqiptaret po me ate pushtet qe kemi ne nuk ka per ty bere ndonje here.

    Nuk e kuptoje se cfare ka bere George Bush per shqiperine qe te marre ate titull( me falni po ne radio e degjova se nuk e mbaj mend mire) ca ka bere kaq shume per shqiperine nje president american.
    Popull zgjohuni nga gjumi e shikoni mire ca po bejne pushtetaret shqiptare bashke me Bushin apo shoket e tij .

    Me vjen keq qe jemi nje popull me kulture e njohuri me shume se cdo shtet tjeter e nuk mundemi ti perdorim per te miren e Shqiperise.

  10. #530
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897
    Citim Postuar më parë nga MUST
    edhe pse pak me vonese doja te thoja dhe une timen per xhorxh bushin ne shqiperi.si ka mundesi qe ne,te cilet e mbajme veten per njerez te mire dhe te urte, perulemi kaq shume para nje njeriu kaq te papaster dhe cnjerzor.
    Nuk e di nese literalisht apo ne menyre figurative je ne Havane,por sigurisht qe atje e meriton te jesh sipas atyre qe ke zhgarravit me siper.

  11. #531
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-02-2007
    Postime
    389
    ne vitet e 90 shqipetaret si te Shqiperis si te Kosoves e moren rugen e emigrimit dhe aq te padeshirueshem u beme sa qe na futen ne thes me magjup e kurd,po kjo SHBA ne vitin 1999 na nxori nga thesi me magjup e kurd,kujtoni sali berishen e viteve 90,kujtone qeverin e bukoshit qe i plaqkitke ne emer te Kosoves 3% e ma shume azilantet shqiptare njejte si pkk kurdet si kryetari i magjupve me seli ne france jevgjit e gjithe europes.vizita e Bushit ka domethenie te madhe ,se shqiptaret jane populli qe kane ardhmerin ne kete gadishull

  12. #532
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Ora e pahumbur e Presidentit Bush dhe "ora e vdekur" e një lajmësi


    21/06/2007
    • Prof.Dr. LUSH PERPALI


    Këto ditë përfaqësues të Fushë-Krujës po për-piqen për të rivendosur nderin e nëpërkëmbur nga shpifja për "orën e humbur". Pra, "historia e orës" siç duket do të vazhdojë. Tashmë është e njohur për të gjithë pritja që populli i Fushë-Krujës i bëri Presidentit amerikan George W. Bush ashtu sikurse edhe "historia qesharake e orës së humbur", siç e cilësoi atë vetë Presidenti Bush. (Kushedi sa herë Presidenti Bush ka thënë me veten e tij: "Oh my God. What is this?...") Ndonëse është bërë e qartë se ora e Bushit nuk humbi dhe as nuk u vodh, në fakt, një gjë e padëshiruar nga ne, atë ditë ka ndodhur. Po çfarë ka ndodhur atëherë? Për t'i dhënë përgjigje kësaj pyetjeje do të më duhet të shpjegoj për lexuesin e nderuar termin "orë e vdekur" që kam përdorur që në titull të këtij shkrimi.

    Kuptimi i fjalëve: "Orë e vdekur"

    Sipas mitologjisë popullore, çdo njeri ka një "orë" të vetën, që është një kopje e padukshme e njeriut dhe që qëndron si roje besnike, duke u kujdesur për çdo veprim të njeriut që përfaqëson, për të mos e lënë atë që "të rrëshqasë" në gabime, bile duke siguruar edhe ruajtjen e jetës së tij. Për më tepër, sipas mitologjisë, më parë vdes njeriu dhe më pas vdes edhe "ora e tij". "Orët e malit" është sinonim i fjalës "zanat e malit". Sipas Fjalorit të Gjuhës së Sotme Shqipe, botim i Akademisë së Shkencave, "zanat e malit" përshkruhen si figura të besimeve popullore shqiptare, vajza të bukura që jetojnë në male dhe që ndihmojnë trimat, por që kanë fuqi edhe për të ndëshkuar, duke shituar, prej nga ka dalë edhe shprehja "të shitoftë zana". Në fakt, ndonëse shprehja "zanë e malit" është sinonime me "orë e malit", kur është fjala për të treguar përfaqësimin e një njeriu konkret nga këto figura mitike, përdoret shprehja "orë e malit" ose thjeshtë "Orë", aq sa për njerëz të caktuar që janë të fuqishëm dhe natyrisht figura të pëlqyeshme nga populli, thuhet se p.sh., "x" e ka "orën e madhe", ose "y", me këto të këqija që ka bërë tregon se i ka "vdekur ora" etj., të kësaj natyre. "Të vdektë ora" ka qenë një ndër mallkimet më të ashpra që mund të përdorej. Këtej e kanë burimin edhe shprehjet "ora e shtëpisë", "ora e fisit" etj.

    Fushë-Kruja si Nderi i Kombit

    Le të vijmë te ngjarja. U tha që humbi apo u vodh ora e Presidentit Bush në Fushë-Krujë. Për të përgënjeshtruar këtë, presidenti u detyrua të dalë vetë në konferencë shtypi në Uashington; edhe kjo një ngjarje e paprecedentë në botë. Kështu, duke pasur parasysh se tashmë gjithçka është sqaruar del e qartë se më 10 qershor 2007 nuk ka humbur ora e Bushit në Fushë-Krujë, por ka "vdekur ora" e gazetarit që shpifi këtë lajm të shpifur. Dhe ja përse:

    Populli i Fushë-Krujës me këtë pritje nderoi gjithë Shqipërinë. Eshtë e qartë se kështu do të bënte edhe populli i Tiranës dhe, në fakt, e bëri duke qëndruar gjithë kohën në pritje për ta përshëndetur presidentin, siç do të bënte çdo qytet apo fshat tjetër i Shqipërisë, por për arsyet protokollare dhe arsye të tjera që dihen, u detyrua të qëndrojë "më në distancë". Jo vetëm kaq, por me këtë Fushë-Kruja realizoi edhe dëshirën e gjithë shqiptarëve kudo në botë, edhe të atyre që jetojnë në SHBA dhe që Presidenti Bush është president i tyre; ajo realizoi edhe dëshirën e kosovarëve që kishin ardhur nga ana e anës për të përshëndetur presidentin amerikan. Ja pra, që me pritjen që bëri Fushë-Kruja nderoi gjithë kombin dhe me të drejtë mund të themi se më datë 10 qershor 2007, Fushë-Kruja ishte Nderi i Kombit. Atëherë si mundet që një gazetar të sajojë një histori të tillë, duke u përpjekur për të deformuar këtë ngjarje të madhe? Sigurisht, sepse atë ditë atij i "ka vdekur ora", sepse përndryshe "ora" e tij nuk do ta lejonte të bënte një maskaradë të tillë.

    Kosova e Pavarur - ngre peshë zemrat e shqiptarëve

    Gjithë ata njerëz, të rinj e të reja, të moshuar etj., që e përqafuan me aq dashuri Presidentin Bush, mos vallë kanë menduar se në këtë mënyrë ata do të zgjidhin ndonjë hall të tyre personal, do të shtonin pensionet apo rrogat, do të gjenin ndonjë vend pune, apo do të siguronin ndonjë "plaçkë" si puna e orës?!!... Jo, or jo. Ata as që kanë menduar gjëra të tilla. Jam i bindur se ata nuk e kanë vrarë mendjen kaq shumë as për pranimin në NATO, megjithëse kjo përbën një objektiv madhor të shtetit tonë. Fundja për të hyrë në NATO ka edhe shtete të tjera që luftojnë. Por atë ditë për këta njerëz, si për gjithë shqiptarët, kishte një gjë krejt të veçantë, ishte KOSOVA. Deklarimi i Presidentit Bush "Kosovo will be indipendent" (Kosova do të jetë e pavarur), ngriti peshë zemrat e njerëzve. Ishte hera e parë që kjo gjë thuhej kaq qartë dhe jo nga një analist që ne i kemi gjithfarësh, as nga një kryetar shteti në fund të botës, por nga vetë presidenti amerikan. Jam akoma i habitur se si mundet në një ditë të tillë, që është pak ta quash historike, të ketë mendje që kërkon si lajm faktin se ka humbur ose është vjedhur një orë, edhe sikur kjo gjë të ishte e vërtetë. Por kjo ka ndodhur pikërisht, sepse këtij lajmësi atë ditë i ka "vdekur ora", sepse po ta kishte "orën" gjallë, ajo nuk do ta lejonte atë të bënte së paku një budallallëk të tillë.

    Fushëkrujasit atë ditë jo vetëm manifestuan, jo vetëm gëzuan, por ata edhe "luftuan" në mënyrën më të fuqishme të mundshme për çështjen kombëtare, për Kosovën. Ata nuk përdorën armë, sepse nuk ishte koha e tyre, por përdorën duart e tyre të pastra, fytyrat e qeshura, tonet gazmore dhe gjithë cilësitë më të mira njerëzore, për të treguar se çfarë kombi jemi, se pjesë e këtij kombi paqësore dhe njerëzore janë edhe vëllezërit tanë kosovarë, të cilëve Presidenti Bush u premtoi pavarësinë. Dhe përballë këtyre cilësive të shkëlqyera njerëzore shqiptare, lajmësi-shpifës na ka vënë vesin më të poshtër: atë të vjedhjes. Si është e mundur? Sigurisht, sepse atij i kishte "vdekur ora", sepse po ta kishte "orën" gjallë, ajo nuk do ta lejonte kurrë atë të bënte këtë kundërshti të pashembullt.

    Në jetën e përditshme na duket sikur historia nuk ka të bëjë me ne, por në fakt ne e jetojmë përditë historinë. Histori kanë bërë në shekuj shqiptarët kur kanë luftuar për liri e pavarësi; histori kanë bërë shqiptarët edhe kur pritën në shtëpitë e tyre qindra mijëra vëllezër kosovarë etj., por unë nuk ngurroj të them se histori bëri edhe Fushë-Kruja më 10 qershor, duke përfaqësuar denjësisht si shqiptarët e Shqipërisë, ata të Kosovës dhe kudo qofshin.

    Tashmë duket që pavarësia e Kosovës nuk do të jetë e largët. Dhe ditën e pavarësisë nuk do të festojnë vetëm shqiptarët kudo ku janë mbi dhe, por do të "ngrihen" edhe ata që janë nën dhe, për të festuar së bashku, sepse edhe ata për këtë qëllim ose kanë dhënë jetën, ose kanë luftuar, ose kanë vdekur me merak në zemër. Po ky lajmësi ynë i "orës së vjedhur" ku do të jetë; mos vallë do të sajojë ndonjë lajm tjetër "origjinal" më mashtrues dhe më turbullues?! Le të shpresojmë se nuk do të ndodhë kjo, por edhe ai do të jetë bashkuar me "rrymën" pozitive për realizimin e aspiratave shekullore të shqiptarëve.

    Postscriptum

    Në këtë shkrim, unë kam folur në numrin njëjës për lajmësin e "orës së humbur", megjithëse është e qartë për këdo që në formulimin dhe dhënien e një lajmi të tillë kanë marrë pjesë së paku disa vetë. Por qëllimi im ka qenë që ta zvogëloj sa të jetë e mundur këtë ngjarje mjaft negative, e paprecedent dhe qesharake, të zvogëloj numrin e personave që sajuan atë, sepse është në të mirën e Shqipërisë që të ketë sa më pak dhe mundësisht asnjë shqiptar "orëvdekur", që të dalë me çfarëdo lloj mënyre kundër vendit të tij dhe aspiratave tona.



    Gazeta Panorama
    #VamosArgentina

  13. #533
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anëtarësuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Citim Postuar më parë nga MUST
    edhe pse pak me vonese doja te thoja dhe une timen per xhorxh bushin ne shqiperi.si ka mundesi qe ne,te cilet e mbajme veten per njerez te mire dhe te urte, perulemi kaq shume para nje njeriu kaq te papaster dhe cnjerzor.

    Zakonisht,anetaret e rinj prezantohen,po ti ske nevoje as per prezantim e as per "resme".
    Te fala Fidelit,dhe mos harro dil nga fundi i javes nga bunkeri,jo per gje tjeter per pak ajer te paster........................
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

Faqja 27 prej 27 FillimFillim ... 17252627

Tema të Ngjashme

  1. Fatmir Sejdiu
    Nga YlliRiaN në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 18-05-2010, 18:47
  2. Kushtetuta e Republikës së Kosovës
    Nga YlliRiaN në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 01-04-2009, 19:17
  3. Presidenti Moisiu viziton familjet e dëshmorëve të Luftës Antifashiste.
    Nga [A-SHKODRANI] në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-11-2005, 15:09

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •