Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 9
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956

    Divorcet në kryeqytet, 6 çifte në ditë

    Konfliktet mes çifteve kanë dërguar në dyert e gjykatës plot 580 çifte që nga fillimi i këtij viti. Sipas statistikave çdo ditë në kryeqytet i japin fund martesës së tyre 6 çifte në ditë. Shifra alarmantë bëhet publike nga burime zyrtare pranë Gjykatës së Tiranës, sipas të cilave mësohet se konfliktit vihen re më shpesh mes çifteve të reja. Rekordi i ndarjes së çifteve në kryeqytet në një ditë paraqesin kërkesë për zgjidhje martese 6 çifte në ditë. Vetëm gjatë të këtij viti janë regjistruar në gjykatën e Tiranës 580 padi civile me kërkesë zgjidhje martese.Ndërkohë që janë në proces gjykimi pjesa më e madhe e tyre, vetëm në pas raste është bërë i mundur pajtimi i palëve. Sipas burimeve zyrtare nga Gjykata e Tiranës mësohet se në shumicën, rreth 200 të tilla si palë paditëse për zgjidhjen e martesës janë femrat. Ndërsa arsyet që çojnë në ndarjen e një çifti janë relative, nuk mund të përcaktohet në të gjithë rastet shkaqet e ndarjes, por në pjesën më të madhe të tyre janë arsye ekonomike ose tradhtia. Në kërkesa për zgjidhje martesë ku palë kërkuese është gruaja shkak kryesor i ndarjes është dhuna në familje, por nuk përjashtohen dhe rastet kur kjo e fundit ka gjithë peshën e ekonomisë në familje dhe për shkak të mos përballimit të saj kërkon ndarje.

    Në gjithë këtë fluks ndarjes, pjesa më e madhe ë çifteve të që kërkojnë ti japin fund lidhjes së tyre janë çiftet e reja dhe në shumicën e rasteve ato çifte ku në familje punon vetëm njëri nga bashkëshortët, përgjithësisht gruaja. Në ndarjen e një çifti pasojat më të rënda i kalon fëmija. Pavarësisht problemeve ekonomike apo tradhtive që çojë në ndarjen e çifteve fëmijët që rriten më një prind janë të predispozuar vuajnë shumë pasoja. Burime nga gjykata bëjnë të ditur se problemi për fillon që nga momenti kur duhet të zgjedhin se me cilin prind duhet të jetojë për rastet kur fëmija është i mos rreth 10 vjeç. Por dhe në rastet kur për shkak të moshës së fëmijës vendos gjykata mbi kujdestarinë janë pikërisht të vegjlit që vuajnë pasojat e ndarjes. Ndërkohë që togat e zeza që vendosin për kujdestarinë e fëmijës dhe kushtet në të cilat do ta takojë prindi që humbet të drejtën për të pasur gjithë kohës fëmijën e tij. Përgjithësisht kujdestari për fëmijët e mitur i lihet nënës së fëmijës, ndërsa babai duhet ta kojë një herë në muaj si dhe të paguaj një pjesë të vlerës financiare për rritjen dhe më pas shkollimin e tij. Në procedurën që aplikohet për paditë civile që kanë për objekt zgjidhjen e martesës, në seancën e parë gjyqësore gjyqtarët përpiqen të pajtojnë palët. Por kjo është arritur në raste shumë të rralla. Që një çift ti japë fund martesës mjafton që njëri nga bashkëshortet të bëjë një kërkesë në gjykatë për zgjidhje martese dhe më pas të nisin procedurat për divorc.

    Gazeta SOT
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anëtarësuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahçen time
    Postime
    3,882
    Kapitalizmi ne piken e tij me te ulet shkaterron familjen.



    Dito.

  3. #3
    femmedecarriere Maska e Visage
    Anëtarësuar
    27-04-2006
    Vendndodhja
    LarG ... aty ke veriu i veriut
    Postime
    588
    Wow cfare statistikash. Skandal fare.

    Mendoja se ne shqiptaret kemi nje pikpamje tjeter kundrejt marteses dhe ndarjes, sepse jemi ushqyer me te tjera vlera, megjithate me sa shof keto vlera jane inegzistente tashme.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-10-2004
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,599
    Kjo ndodh sepse njerezit nuk kane mirekuptim me njeri-tjetrin.Njerezit sot ndahen per gjera shume te vogla,ndoshta kur martohen nuk e dine akoma kuptimin e krijeses se familjes ose te marteses.Eshte nje gabim i madh.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e King_Arthur
    Anëtarësuar
    27-04-2006
    Vendndodhja
    Detroit U.S.A por me zemer dhe shpirt ne elbasanin tim.
    Postime
    2,411
    per te ardhur keq por eshte nje realitet i hidhur

  6. #6
    Bo cfare skandali.Edhe kjo i mungonte popullsise shqipetare

  7. #7
    KORCARE 4 EVER Maska e zhorzhi
    Anëtarësuar
    09-01-2007
    Vendndodhja
    atje ku lindja e diellit te jep nje shprese te re....
    Postime
    610
    vertet skandal me gjithe keto qe po degjojme.....
    eshte bere bota corap.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e semilian
    Anëtarësuar
    09-03-2007
    Postime
    79
    Injoranca Eshte Teper E Theksuar Ne Shtetin Tone
    Une Shpresoj Qe Nje Dite Ata Njerez Te Ndryshojne Opinionet E Mbyllura
    E Te Ecin Para Si Gjithe Bota

    Kurse Meshkujt Shqiptare Duhet Te Heqindore Naga Dhuna E Xhelozia E Ekzagjeruar
    Te Mirekuptohen Me Femrat

    Se Femrat Tona Sipas Meje Vuajne Me Shume Nga Te Gjithe Femrat E Tjera Te Europes

    Te Pakte Te Rinjte Te Rriten Me Opinione Te Tjera Te Reja Liberale E Edukative Demokrate

  9. #9
    ► ☆☆☆ ◄
    Anëtarësuar
    26-10-2005
    Vendndodhja
    Mëmëdhe
    Postime
    4,834
    Marshalla qekemi me ndarjet

Tema të Ngjashme

  1. Deputet e Kosoves: Jo Prishtina por Prizreni kryeqytet
    Nga Val9 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 103
    Postimi i Fundit: 18-06-2009, 09:59
  2. 13 viktima nga vetëvrasjet vetëm në 1 muaj në kryeqytet
    Nga no name në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 19-04-2007, 08:21
  3. Divorcet në Tiranë, shumë edhe prej dhunës
    Nga Davius në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 34
    Postimi i Fundit: 05-02-2007, 17:52
  4. Divorcet
    Nga BlueBaron në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 02-07-2004, 15:38
  5. Tirana, si qytet i qytetareve dhe kryeqytet i pushtetareve
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 24-02-2004, 04:35

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •