Tosi shkruan ne Shekulli:
------------------------
Industria e krimit - ērrėnjosje apo krasitje
Nga Fatos Lubonja
Gjatė tė ashtuquajturit aksion "Puna" kundėr trafikut klandestin, ndėrkohė qė policia merrej me bllokimin e skafeve nė det, shoferėt apo padronėt e tyre kryen njė akt spektakolar nė tokė: grabitjen e bankės sė Vlorės. Shtypi e trajtoi kėtė si njė hakmarrje tė skafistėve dhe nuk u thellua mė tej. Politikanėt u treguan edhe mė indiferentė ndaj tij. Nė fakt, ky akt "hakmarrjeje", duhej tė ishte fokusuar shumė mė mirė nė vėmendjen si tė shtypit edhe tė politikės, pasi ai ka njė domethėnie qė flet shumė mė tepėr nga ē'flet ndonjė krim tjetėr, ndoshta mė i rėndė pėrsa i pėrket dėmit material.
Industria e krimit dhe kompliciteti nė ngritjen e saj
Tė gjithė e dimė se me hapjen e vendit ndaj tregut tė lirė, shqiptarėt, meqėnėse nuk kishin me se tė bėnin kompeticion nė kėtė treg, pasi komunizmi u la njė ekonomi mė shumė se tė rrėnuar nga pikėpamja e aftėsisė kompetitive dhe po aq tė dobėt nga pikėpamja e kulturės sė kompeticionit, pėr mbijetesė, i ofruan kėtij tregu tė lirė "mallrat" e vetme me tė cilėt mund tė bėnin kompeticion, qė ishin tė disa asortimenteve shumė tė thjeshta: krahu i punės, nė formėn e emigracionit masiv dhe pastaj, trafiqet e zeza, ato tė klandestinėve, tė drogės, tė prostitucionit, tė fėmijėve, tė pastrimit tė parave. (Pėr tė theksuar shqetėsimin nuk do tė merrem nė kėtė shkrim me atė pjesė tė ekonomisė qė ėshtė bazuar mbi punėn e ndershme qė pa dyshim nuk ka munguar)
Nuk ka dyshim se ka njė fajėsi kolektive nė pranimin e kėsaj lloj mbijetese nė sajė tė krimit, qė, nė njė farė mėnyre, mund tė karakterizojė sistemin politiko ekonomiko -social qė kemi ngritur gjatė kėtyre dhjetė vjetėve. Pėr tė pėrmendur vetėm njė nga pikat kulmore tė kėtij kompliciteti le tė rikujtojmė piramidat: nė fakt shqiptarėt nuk ishin aq budallenj, sa ē'i kujtoi bota, qė tė pandehnin se leku mund tė pillte lek ashtu kot. Njė nga besimet mė tė pėrhapura asokohe lidhur me burimet financiare tė piramidave ishte ai sipas tė cilit kėto, nė komplicitet me politikanėt, merreshin me pastrim parash (qė pjesėrish besoj se ka qenė e vėrtetė) dhe se politikanėt tanė po e shfrytėzonin mrekullisht kėtė veprimtari kriminale pėr tė mirėn e pushtetit, tė pėrfitimit personal, por edhe tė tė gjithėve.
Tė gjithė e dimė se shumėēka nga ato gjėra qė po ia ndėrrojnė faqen me shpejtėsi kėtij vendit tonė, shpesh duke shkatėrruar natyrėn, bregdetin apo vlerat historike, janė rezultat i kėtyre pareve tė ardhura nga ky "kompeticion". Ka shumė sot qė e bekojnė drogėn dhe trafiqet kur shohin "zhvillimin" e madh tė Shqipėrisė, me tė cilin na u habitkan edhe tė huajt. Ndėrkaq, pikėrisht pėr shkak tė komplicitetit tė pėrmendur mė lart, pėrveē njė dėnimi abstrakt e fals tė nxitur nga qėllime politike apo zilia e atyre qė nuk mund tė pasurohen kėsisoj, reagimi mė i thellė ndaj kėsaj "industrie tė krimit" ka qenė indiferenca, nė mos aprovimi. Sikur shoqėria tė ishte vėrtet e ndjeshme ndaj trafiqeve, do tė mjaftonte krimi i tmerrshėm i trafikimit tė vajzave shqiptare pėr prostitucion nė Itali pėr t'i ngritur intelektualė e politikanė e njerėz tė thjeshtė mė kėmbė pėr tė bėrė njė demonstrim nė breg tė Vlorės ku, tė kapur dorė pėr dore, tė krijonin njė gardh nė tė cilin tė shkruhej: "nuk duam qė vajzat shqiptare tė nisen prej kėtej pėr t'u bėrė prostituta nė Itali" e tė qėndrohej ashtu, nė mėnyrė demonstrative, njė natė e njė ditė. Nė fakt ne shkojmė e hamė e pimė rehat nė restorantet e ngritura me kėto trafiqe duke shkėmbyer me pronarin e mirėsjellshėm pėrshėndetje, pa e kaluar as nėpėrmend se detyra mė minimale qytetare ėshtė t'i bojkotojmė ato. Ėshtė tronditėse kur sheh se i vetmi rast kur rinia shqiptare del pėr tė demonstruar ėshtė pse nuk i jepen viza pėr tė ikur nga Shqipėria.
Megjithė kėtė bashkėfajėsi, qė i ka rrėnjėt edhe tek pandjeshmėria tradicionale e shqiptarit ndaj tė keqes jashtė klanit tė tij -"ai gjarpėr qė nuk mė kafshon mua rroftė 110 vjet" - nuk ka dyshim se janė politikanėt shqiptarė si nė kohėn e PD-sė edhe nė kohėn e PS-sė, ata mbi tė cilėt bie pėrgjegjėsia historike pėr krijimin e kėtij sistemi qė, nė mėnyrė sintetike, mund tė pėrkufizohet si sistemi i bashkėpunimit tė politikės me krimin, nė tė cilin nuk dallohet se ku mbaron krimineli dhe fillon biznesmeni dhe ku mbaron biznesmeni dhe fillon politikani e qė kanė ndėrtuar strukturat e gjithpėrhapura tė atij qė ndryshe e kam quajtur "shteti informal".
Dėmet e industrisė sė krimit dhe njė rrezik i ri
Pikėrisht kompliciteti i sipėrpėrmendur shtet informal - shoqėri civile -industri e krimit ka bėrė qė kjo e fundit tė trajtohet shumė pak si rrezik i tė sotmes dhe tė ardhmes sė Shqipėrisė; mė shumė ėshtė preferuar tė mbyllen sytė e veshėt pėrpara saj. Gjėra kaq tė dukshme: si moszhvillimi i kulturės sė punės; numri i madh i krimeve qė prodhon kjo botė, pasi krimi pjell krimin, helmimi i klimės shoqėrore pėr shkak tė njė pėrmbysje kokėposhtė tė vlerave (njerėz qė kanė trafikuar femra dhe ēuar klandestinėt drej vdekjes sot pėrbėjnė shtresėn e pasur, kurse tė ndershmit jetojnė nė pragun e varfėrisė) etj., etj. nuk janė trajtuar thuasje fare si probleme tė mėdha morale, ekonomike, politike e sociale qė pjell krimi. Madje janė tė shumtė njerėzit qė tė thonė: edhe Amerika kėshtu u bė nė hapet e para. (Nė fakt, sa pėr kujtesė historike, ajo qė konsiderohet sot pjesa mė e pėrparuar e botės, ku hyn edhe Amerika, ėshtė "bėrė" nė sajė tė frymės sė kulturės protestante qė predikonte kultin e punės dhe tė jetės sė pėrkorė.)
Por ka edhe njė rrezik tjetėr qė po duket nė horizont. Tani ka ardhur njė moment kur ajo qė quhet "bota", duke qenė se jemi nė oborrin e saj tė pastėm, duke qenė se me kėto trafiqe po vazhdojmė tė eksportojmė krimin nė vendet e tyre, ka filluar ta shtrėngojė gjithnjė e mė shumė "lakun". Nuk ka dyshim se edhe sė brendshmi, megjithė bashkėfajėsinė kolektive, ca nga kėrkesat e botės e ca nga presione tė brendshme (ēuditėrisht politika bėhet nė emėr tė parimeve tė pastra morale edhe kur ata qė e ushtrojnė i mbajnė gjithė ditėn duart nė pisllėk) po vjen duke u rritur presioni qė tė marrin fund kėto trafiqe.
Pra, me hir dhe me pahir, Shqipėria nė kėtė moment tė tranzicionit tė saj duhet tė ndėrrojė sistem: Kėrkohet me ngulm qė tė ndahet politika nga krimi. Aksioni kundėr skafeve dhe ai kundėr makinave tė vjedhura, ndonėse njė veprim fasadė pėr t'u hedhur hi syve tė huajve, ėshtė, megjithatė, shprehje e presionit pėr tė hyrė nė kėtė proces.
Nė tė mirė tė kėtij procesi, dua tė jap njė argument se pse, sipas meje, djegia skafeve dhe kapja e makinave tė vjedhura, ndėrkohė qė sė jashtmi mund tė mashtrojė tė huajt, sė brendshmi mund tė shndėrrohet thjesht nė njė krasitje tė pemės sė industrisė sė krimit qė mund ta bėjė atė tė lėshojė degė edhe mė tė fuqishme nė pjesė tė tjera tė trungut shoqėror sa kohė qė rrėnjėt e saj janė tė implementuara thellė nė jetėn tonė politike dhe shoqėrore. Pra, tek e fundit, se lufta kundėr trafiqeve, e industrisė sė krimit nė pėrgjithėsi, duhet tė zhvillohet ndryshe.
Vjedhja e bankės
Vjedhjen e bankės sė Vlorės, si reagim i skafistėve, e shoh metaforikisht si pėrgjigje qė i jep krimi projektit tė imponuar nga Perėndimi pėr pastrimin e industrisė sė krimit. Sinjali qė dha me vetėdije apo pa vetėdije ky akt, nė kontekstin qė shtjellova mė lart ishte: nė (dega trafik e industrisė sė krimit) deri tani nuk ju kemi rėnė nė qafė sepse jemi marrė me punėn tonė, kemi bėrė trafiqe pėr nė Perėndim, ju kemi sjellė makina tė mira qė i keni blerė lirė, ju kemi siguruar lekė me tė cilat punojnė shumė biznese qė nga restorantet e deri tek ndėrtimet e me tė cilat paguhen ryshfetet e administratės; por po na mbyllėt kėto rrugė, atėhere ne do t'i futemi rrugėve tė tjera. Pėr tė perifrazuar thėnien e njė ekonomisti qė kohėt e fundit tha se paraja ėshtė si uji qė ku gjen vrimė futet edhe krimi ėshtė si uji, ku gjen pengesė ndalet e kthehet pėr atje ku mund tė rrjedhė lirisht. Pra kultura e fitimit tė lehtė nėpėrmjet krimit ka mundėsi tė kthehet nga Perėndimi pėr sė brendshmi. Ata qė trafikonin deri dje prostituta e klandestinė e drogė, po e panė tė mbyllur kėtė rrugė, mė shumė sesa t'i kthehen punėve tė ndershme, ka gjasė t'i kthehen pengmarrjeve, raketingut, grabitjeve tė pasurive etj., etj.
Nė kėtė kontekst duhet vėnė nė dukje edhe njė rrezik tjetėr. Shtrėngimi i lakut ndaj krimit, qė nėnkupton edhe funksionimin e drejtėsisė, do tė bėjė qė tė fillojnė edhe krimet mafioze tė tipit vrasje. Shumė njerėz janė ēuditur se si nė Shqipėri mafia nuk vret - kam fjalėn se si nuk vriten gazetarėt investigativė apo denoncuesit apo dėshmitarėt. Kjo nuk ndodh jo pse mafiozėt shqiptarė (kėtu pėrfshij edhe shumė nga politikanėt) janė burra mė tė mirė se ajo mafia qė vret, por pėr njė arsye tjetėr: atje ku ata vrasin funksionon drejtėsia kėshtu qė njė gazetar apo njė hetues apo njė dėshmitar ėshtė vėrtet i rrezikshėm, sepse ai tė fut nė burg. Kurse kėtu tek ne sistemi politiko -ekonomik i bashkėpunimit tė shtetit informal me krimin e trafiqeve, ka bėrė qė tė mbretėrojė mosdėnimi. Shteti informal ka njė nga karakteristikat e tij mosfunksionimin e drejtėsisė, pasi duke qenė se krimi ėshtė i lidhur zinxhir hallkė pas hallke qė ēojnė deri lart, nuk ka kush tė dėnojė. Prandaj dhe mafia s'ka pasur pse tė ndyej duart e tė vrasė - gjer tani shumė shumė njė gazetar mund tė quhet llapaqen nė njė gazetė tjetėr apo nė njė televizion tė blerė, ose t'i mbyllet goja me ndonjė llokmė, njė hetues apo dėshmitar paguhet me para, njė dėshmitar i bėhet shantazh pėr gjėrat qė ka bėrė ai vetė. Kurse tani punėt mund tė ndryshojnė.
Nė kėtė situatė mė duket se bėhet e qartė se sa virulent mund tė bėhet krimi nėse nė vend se tė punohet pėr tharjen e rrėnjėve tė tij do tė krasiten ato degė qė e ēojnė atė nė Perėndim. Me kėtė, largqoftė, nuk dua tė nėnkuptoj se ėshtė mė mirė t'i lemė skafistėt dhe trafikantėt tė bėjnė punėn e tyre nė Perėndim. Duke theksuar kėto rreziqe dua tė them se industrisė sė krimit i duhen tharė rrėnjėt jo krasitur degėt. Dua tė them se procesi i pastrimit tė krimit ėshtė shumė mė kompleks dhe se pėr fillimin e kėtij procesi para sė gjithash duhet punuar pėr ndarjen e politikės dhe politikanėve nga krimi, pėr eliminimin e shtetit informal. Ndėrsa kur mė njė anė ndėrmerren veprime pėr pastrim tė degės sė trafiqeve tė industrisė sė krimit dhe, nga ana tjetėr, rehabilitohen politikanėt e lartė tė akuzuar pėr lidhje direkte me trungun e saj, kėtu kemi tė bėjmė me krasitje tė rrezikshme sepse, shteti informal, duke vazhduar tė kėrkojė tė ushqejė strukturat e veta me para, qė, siē e thashė mė lart, shpesh e kanė origjinėn tek trafiqet, do tė bėhet edhe mė i rrezikshėm kur tė kėrkojė burime tė tjera tė brendshme.
Sikur tė mos ishte industria e krimit, ata qė i gėzohen restoranteve luksoze dhe makinave qė i japin Shqipėrisė njė pamje evropiane do tė ishin shumė mė pak entuziast pasi nuk do tė ekzistonte as ēereku i tyre, rrugėt e Tiranės ndoshta do tė ishin ende me biēikleta dhe shumė nga ata pallatet e larta qė po ngrihen nuk do tė ofronin apartamente luksoze pėr elitėn e politikės dhe tė krimit. Por, nė fakt, zhvillimi i njė shoqėrie nuk pasqyrohet me numrin e pafundėm tė lokaleve luksoze, as tė vilave dhe hoteleve dhe moteleve dhe pallateve me xham. Nėse mund tė flitet pėr njė progres drejt qytetėrimit, ky mbi tė gjitha matet me pėrparimin e njeriut drejt dijes dhe lirisė, dhe rrugėt dijes e lirisė dhe rrugėt e krimit janė rrugė qė shkojnė nė drejtime krejtėsisht tė kundėrta.
-----------------
Eh mer Fatos djali.. ja keta kriminelet solle ti ne pushtet me Koha jone-n e 97-ten tende...
Nejse... mir ka folur Lubonja ketu.
Krijoni Kontakt