Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e King_Arthur
    Anėtarėsuar
    27-04-2006
    Vendndodhja
    Detroit U.S.A por me zemer dhe shpirt ne elbasanin tim.
    Postime
    2,411

    Kostandin Kristoforidhi

    Kostandin Kristoforidhi (1827 - 1895)



    Lėvrues dhe studiues i shquar i gjuhės shqipe, veprimtar i Rilindjes Kombėtare, i arsimit dhe i kulturės. Lindi nė Elbasan, ndoqi nga viti 1847 gjimnazin Zosimea tė Janinės, ku ndihmoi J. G. Hanin pėr tė studiuar shqipen e pėr tė hartuar njė fjalor shqip-gjermanisht. Shkoi nė Stamboll mė 1857 dhe pėr tė treguar nevojėn e njė pune tė re me pėrkthimet shqip hartoi njė Memorandum pėr gjuhėn shqipe. Qėndroi nė Maltė deri mė 1860 nė njė seminar protestant, ku ndėrkohė pėrfundoi pėrkthimin e Dhjatės sė re toskėrisht e gegėrisht. Paraqiti disa nga idetė e rilindėsve pėr njėsinė e Shqipėrisė autonome, pėr lashtėsinė e virtytet e shqiptarėve, si edhe gjendjen e arsimit e tė dialekteve tė shqipes nė punimin Shėnime mbi Shqipėrinė, gjuha dhe pėrkthimi i shkrimeve tė shenjta (1860). U vendos mėsues nė Tunis deri mė 1865, kur hyri nė marrėdhėnie me pėrfaqėsuesin e Shoqėrisė Biblike tė Londrės nė Stamboll. Botoi mė 1866 pėrtkhimin e parė gegėrisht Katėr Ungjijtė dhe punėt e Apostujve dhe vijoi pėr shumė vjet pėrkthimet: Psallmet (1868 toskėrisht, 1869 gegėrisht), Dhjata e re (gegėrisht 1869, toskėrisht 1879), Tė bėrėt dhe tė dalėt (toskėrisht 1880), Nomi i dytė (toskėrisht 1882) Fjalėt e urta tė Solomonit dhe Vivla e Isaisė (toskėrisht 1884). Ka lėnė dorėshkrim Krijesa dhe tė dalėt gegėrisht, si edhe disa shkrime tė tjera qė nuk janė gjetur. Udhėtoi disa herė nėpėr Shqipėri qė nga viti 1870 pėr tė mbledhur fjalė e shprehje nga goja e popullit, pėr tė pėrhapur librat e vet dhe pėr t'u mėsuar bashkatdhetarėve shqipen letrare. Shoqėria Biblike i ndėrpreu marrėdhėniet me tė mė 1874 pa paralajmėrim, sepse u vėrtetua qė ai nuk besonte nė frymėzimin hyjnor tė Biblės. U detyrua tė shiste dru e qymyr e tė hapte njė pijetore nė Tiranė, por jepte fshehurazi mėsime tė shqipes. U vendos pėrfundimisht mė 1884 nė Elbasan, ku vijoi tė jepte shqipen fshehurazi derisa vdiq.

    Veprimtaria e tij themelore ishte nė dy fusha tė lidhura ngushtė: pėr gjuhėn dhe pėr shkoIlėn shqipe. Botoi mė 1867 Abetaren gegėrisht, mė 1868 toskėrisht dhe libra tė vegjėl pėr nxėnėsit. Bashkė me atdhetarė tė tjerė mori pjesė nė Komisionin pėr alfabetin e pėr arsimin mė 1867 nė Stamboll dhe i vazhdoi mė pas pėrpjekjet e pėrbashkėta pėr alfabetin. U pėrpoq me Hasan Tahsinin e tė tjerė tė ngrinte shkollėn shqipe. Idetė mė tė rendėsishme i ka shprehur nė njė letėr Nikolla Naēos mė 1888.

    Vepra themelore e Kostandin Kristoforidhit, pėr tė cilėn punoi gjithė jetėn, ėshtė Fjalori i gjuhės shqipe . Mė 1882 botoi Gramatikėn e gjuhės shqipe sipas dialektit toskė; ka lėnė edhe disa dorėshkrime me shėnime gjuhėsore. Pėrkrahte teorinė pėr prejardhjen pellazge tė shqipes. Nxori nė dritė vlera tė shumta tė visareve tė gjuhės sė popullit, dha ndihmesė tė veēantė pėr pastėrtinė e gjuhės dhe dėshmoi se dialektet e shqipes nuk kishin dallime tė mėdha. Me lėvrimin qė i bėri gjuhės shqipe nė pėrkthimet e nė veprat e tjera ndihmoi pėr themelimin e gjuhės letrare kombėtare. Provoi prozėn me tregimin e shkurtėr Gjahu i malėsorėve (botuar mė 1902). Punoi pėr njė sistem arsimor kombėtar, tė mbėshtetur nė njė pedagogji e didaktikė pėrparimtare demokratike.

    Nė pikėpamjet politiko-shoqėrore Kostandin Kristoforidhi ishte iluminist demokrat. Shpresėn pėr lirinė e Shqipėrisė e mbėshteste te vegjėlia, si rrugė kryesore shihte zgjimin kombėtar nėpėrmjet shkollės e kulturės dhe gjuhėn amtare e shihte si mjetin mė tė rėndėsishėm pėr pėrparimin kombėtar. Ishte ndėr pėrfaqėsuesit e parė qė u bėnė shprehėsit ideorė tė lėvizjes kombėtare dhe bėri pėrpjekje pėr ta vėnė nė jetė programin e rilindėsve nė fushėn e kulturės e tė arsimit.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e King_Arthur
    Anėtarėsuar
    27-04-2006
    Vendndodhja
    Detroit U.S.A por me zemer dhe shpirt ne elbasanin tim.
    Postime
    2,411
    Titujt e veprave

    Mernorandum pėr gjuhėn shqipe (1857)
    Shėnime mbi Shqipėrinė, gjuha dhe pėrkthimi i shkrimeve tė shenjta (1860)
    Katėr Ungjijtė dhe punėt e Apostujve (pėrkthim: gegėrisht 1866)
    Psallmet (pėrkthim: toskėrisht 1868, gegėrisht 1869)
    Dhjata e re (pėrkthim: gegėrisht 1869, toskėrisht 1879)
    Tė bėrėt dhe tė dalėt (pėrkthim: toskėrisht 1880)
    Nomi i dytė (pėrkthim: toskėrisht 1882)
    Fjalėt e urta tė Solomonit dhe Vivla e Isaisė (pėrkthim: toskėrisht 1884)
    Krijesa dhe tė dalėt (dorėshkrim: gegėrisht)
    Abetare (gegėrisht 1867, toskėrisht 1868)
    Alfabeti i Stambollit - anėtar i komisionit (1870)
    Marrė nga "http://sq.wikipedia.org/wiki/Kostandin_Kristoforidhi"
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  3. #3
    "Nė fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    4,534

    Kostandin Kristoforidhi nė 182-vjetorin e vdekjes

    Kostandin Kristoforidhi nė 182-vjetorin e vdekjes.



    Mė 7 mars 1827 ndėrroi jetė biblisti, gjuhėtari, leksikografi dhe atdhetari i njohur, Kostandin Kristoforidhi, vepra e tė cilit shėrbeu si njė nga gurėt e themelit pėr lavrimin e gjuhės shqipe. Ashtu si ndėr vendet mė tė zhvilluara tė botės historia e gjuhės fillon me pėrkthimin e Shkrimit Shenjt, ashtu edhe dokumentet e para tė shqipes sė shkruar e tė lavruar lidhen nė mėnyrė tė pandashme me Shkrimin Shenjt, duke nisur qė nga Formula e Pagėzimit - dokumenti i parė, te Meshari i Buzukut - libri i parė e tek pėrkthimet madhore e Kritoforidhit, pėr tė mos vijuar me kohėt tona.

    Kristoforidhi lindi e vdiq nė Elbasan. Mėsimet e para i kreu nė shkollėn greke tė vendlindjes, tė mesmet nė gjimnazin e famshėm Zosimea tė Janinės. Kėtu u njoh me albanologun e famshėm gjerman, Hahn, tė cilit i mėsoi shqipen. Duke shėtitur nė vise tė ndryshme tė Shqipėrisė pėrkrah Hahnit, i dha atij njė lėndė tė begatė gjuhėsore, por u pajis edhe vetė me njohuri tė thella pėr gjuhėn shqipe. Mė vonė vijoi studimet nė Maltė; u kthye sėrisht nė Shqipėri e punoi si mėsues nė Tiranė, pėr tė vijuar pėrsėri studimet, kėtė radhė nė Angli. Pas kryerjes sė studimeve ushtroi profesionin e mėsuesit nė njė shkollė tė Tunizit, ku edhe u martua me njė greke. Nė kėtė kohė iu vu pėrkthimit tė "Dhjatės sė Re" apo "Besėlidhjes sė Re", tė cilėn e botoi mė 1866 nė Kostantinopojė me titull: "Katėr ungjillat dhe punėt e apostujve". Libri pati shumė jehonė nė Shqipėri dhe nė kolonitė shqiptare, ku tė krishterėt kishin aq nevojė pėr ta kremtuar liturgjinė nė gjuhėn shqipe. Vijoi punėn me pėrkthimin nė dy dialekte, gegėrisht e toskėrisht, tė disa pjesėve tė "Dhjatės sė Vjetėr" apo "Besėlidhjes sė Vjetėr", tė cilėn e botoi mė 1879. Mė pas botoi njė "Gramatikė" dhe pėrgatiti "Fjalorin shqip-greqisht", vepėr postume. Me kėto vepra, tė cilave u shtohen "Abetaret" e para shqipe pas Veqilharxhit, tregimi "Gjahu i Malcorėve" dhe vjersha e parė shqipe pėr fėmijė, ai nisi tė quhej nga bashkėkohasit "babai i gjuhės shqipe". Puna e Kristoforidhit pėr pėrkthimin e Shkrimit Shenjt mbetet njė nga kontributet kryesore tė tij pėr fenė e atdheun. Gegė vetė, nė pėrkthimin e Shkrimit Shenjt ai i pėrdori tė dy dialektet, duke derdhur kėshtu nė njė lum ujėplotė, dy pėrrenjtė e fuqishėm dialektorė tė gjuhės shqipe.
    Gjej kohen tė lexosh, ėshtė themel i tė diturit.

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Kostandin Kristoforidhi

    Meta dekoron me titullin ”Nderi i Kombit” Kostandin Kristoforidhin: Zgjohuni shqiptarė, ėshtė thirrja e etėrve tė kombit

    Emri:  173849807_3934737596572484_7889007767112025862_n-1140x570.jpg

Shikime: 613

Madhėsia:  23.8 KB

    Privilegj i veēantė tė dekoroja atdhetarin, gjuhėtarin, leksikografin dhe iluministin e shquar Kostandin Kristoforidhi (pas vdekjes) me Titullin e lartė “Nderi i Kombit”, “Pėr veprimtarinė e ēmuar nė rrugėtimin e Pavarėsisė sė Shqipėrisė, promovimin e ideve tė Rilindjes Kombėtare. Me veprėn e tij kontribuoi nė njėsimin gjuhės shqipe, zhvillimin e arsimit, si dhe mbrojtjen e identitetit dhe kulturės shqiptare.”
    Kostandin Kristoforidhi mbetet njė ndėr patriotėt mendjendritur mė tė shquar elbasanas, qė kontribuoi pėr zgjimin e ndėrgjegjes kombėtare nėpėrmjet gjuhės, arsimit dhe kulturės. Ai punoi pėr tė nxjerrė nė dritė prejardhjen e lashtė tė shqiptarėve, virtytet e kombit dhe pėr ndėrtimin e njė sistemi arsimor kombėtar.
    Kristoforidhi mishėroi pėrmes veprės sė tij gjeografinė e qytetit tė Elbasanit, si pikėtakim veri-jug dhe lindje-perėndim tė Shqipėrisė, duke projektuar bashkimin dhe pėrparimin e kombit pėrmes gjuhės sė gjallė amtare.
    Figura tė tilla madhėshtore pėr Atdheun tonė, pėr gjuhėn e kulturėn shqipe janė shembull frymėzimi nė ēdo kohė dhe pėr tė gjithė brezat.
    Ata na kujtojnė se sa i shtrenjtė ėshtė Atdheu, sa i fuqishėm dhe i domosdoshėm ėshtė arsimi, se sa mund e gjak ėshtė derdhur ndėr shekuj pėr tė mbrojtur dhe pasuruar identitetin, pavarėsinė dhe kulturėn tonė kombėtare.
    Ka ardhur dita qė qytetarėt e Elbasanit t’u kthehen rrėnjėve tė tyre, jo vetėm duke i nderuar ato me mirėnjohjen dhe admirimin, qė meritojnė, por edhe duke i rikthyer Elbasanit identitetin e tij historik si vatėr e personaliteteve tė dijes, shkencės, arsimit dhe kulturės.
    Jam i sigurtė se pasardhėsit e Kostandin Kristoforidhit, Aqif Pashė Elbasanit, Dhaskal Todrit, Aleksandėr Xhuvanit, Lef Nosit, e shumė e shumė tė tjerėve, do t’ia rikthejnė lavdinė historike qytetit tė tyre pėrmes rizgjimit kombėtar, qė sot duhet tė bėjė bashkė tė gjithė shqiptarėt qė Shqipėrinė e kanė tė shenjtė.
    “Zgjohuni shqiptarė!", jehon thirrja e Kristoforidhit dhe e tė gjithė etėrve tė kombit!

    Koha Jonė

Tema tė Ngjashme

  1. Legjenda dhe tregime te moēme shqiptare
    Nga Eni nė forumin Folklori shqiptar
    Pėrgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 04-06-2010, 08:35
  2. Diskutim mbi familjen e Kastrioteve.
    Nga King_Gentius nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 03-09-2005, 11:15
  3. Kostandini & Doruntina (ne Anglisht)
    Nga Leila nė forumin Krijime nė gjuhė tė huaja
    Pėrgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 12-12-2003, 04:57
  4. Kostandin Kristoforidhi
    Nga Sokoli nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-05-2002, 04:17

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •