Close
Faqja 0 prej 8 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 76
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Aldo Bare: Dokumentat do t’i bëjmë nëpërmjet Gjermenit

    Cfare eshte KLD e kush e perbejne ate e cfar fuqie ka kjo KLD-ja?

    Ka ndonje jurist te na sqaroje?


    Rd shkruan:

    Ministria e Drejtësisë do ta inspektojë çështjen e pezulluar për procedim disiplinor ndaj gjyqtarit Artan Gjermeni


    KLD favorizon trafikun dhe krimin e organizuar


    Ministri i Drejtësisë, Aldo Bumçi, deklaroi dje gjatë një konference për shtyp se vendimi i KLD-së për mosndëshkimin dhe mosmarrjen e masës disiplinore ndaj gjyqtarëve që kanë shkelur haptazi ligjin, duke favorizuar trafikun dhe krimin e organizuar krijon një precedent shumë të rrezikshëm. Ministri Bumçi e cilësoi të turpshëm vendimin e KLD-së, e cila vendosi të rrëzojë kërkesën për procedim disiplinor ndaj gjyqtarit Artan Gjermeni dhe e zgjodhi atë anëtar të KLD. Ministri Bumçi, u shpreh se ministria do ta inspektojë procedurën e pezullimit nga Prokuroria e Kavajës të procedimit penal të ngritur ndaj Gjermenit nga Inspektoriati i Deklarimit të Pasurive.

    "Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka rrëzuar dje kërkesën e Ministrisë së Drejtësisë për proçedim disiplinor dhe shkarkim të gjyqtarit Artan Gjermeni, duke e mandatuar atë si anëtar të KLD-së. Inspektoriati i Deklarimit të Pasurive gjatë verifikimit të pasurisë së këtij gjyqtari ka vënë re mos përputhje të deklarimit të të ardhurave të tij me pasurinë që ka vënë, në shumën 7 milionë lekë, duke bërë kallzim penal ndaj gjyqtarit. Por Prokuroria e Kavajës e ka pushuar këtë çështje një ditë përpara se të mblidhej Këshilli i Lartë i Drejtësisë, duke e ulur mospërputhjen e të ardhurave, në shumën 1.5 milionë lekë, shumë kjo që është nën pragun e lejuar, për kryerjen e veprës penale atë të fshehjes së pasurisë", deklaroi ministri Bumçi.

    Më tej, ministri Bumçi tha se, Ministria e Drejtësisë do ta inspektojë këtë çështje të pezulluar, por është e vendosur që proçedimi disiplinor ndaj gjyqtarit Artan Gjermeni duhej të bëhej pavarësisht veprës penale, sepse edhe nëse e marrim të mirëqenë shuma prej 1.5 milion lekë është një shumë e madhe. Ajo është sa rroga e dy viteve të një gjyqtari të shkallës së pare dhe përbën shkelje të ligjit mos deklarimi i këtyre të ardhurave nga një person i autorizuar për të bërë drejtësi dhe që është betuar se do të zbatojë ligjin.

    Sipas ministrit Bumçi, Prokuroria e Kavajës me qëllim uljen e shumës së padeklaruar nën pragun e lejuar nga ligji, ka zbritur nga shuma prej 7 milionë lekë, 4.3 milionë lekë të reja, duke deklaruar se këto para Artan Gjermeni i ka fituar me punën e tij si avokat nga viti 1993-1998, ndërkohë që ky gjyqtar ditën që ka nisur të ushtrojë këtë funksion në vitin 1998 ka deklaruar se zotëron një pasuri prej 500 mijë lekë të reja.

    Ministri i Drejtësisë, Aldo Bumçi, bazuar në inspektimin e bërë nga ana e Drejtorisë së Inspektimit në Ministrinë e Drejtësisë kërkoi me këmbëngulje që kryegjyqtari i Lushnjes të mos zgjidhej anëtar i KLD-së për shkak se gjatë punës së tij si gjyqtar ka shkelur haptazi ligjet, duke favorizuar kultivimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike.

    Gjyqtari Artan Gjermeni ka urdhëruar lirimin e një personi, i cili merrej me kutivimin e bimëve narkotike. Po ky gjyqtar ka liruar një person që është kapur me 1 kg drogë të presuar, duke i dhënë atij lirinë me pretendimin se droga ishte për pëdorim vetiak. Ky akt është një sinjal pozitiv që një anëtar i drejtësisë shqiptare i ka dhënë trafikut të lëndëve narkotike në vend. Pavarësisht këtyre shkeljeve, ky gjykatës është sot anëtar i KLD-së pas mandatimit të djeshëm të votuar nga mazhoranca e këshillit

    --


    55


    Data: 29/03/2006, ora


    Rama, presion Moisiut për të marrë kreun e KQZ-së

    Pasi është bindur se nuk i fiton zgjedhjet vendore dhe se nuk do t’i shpëtojë hetimit të drejtësisë, Rama është turrur të bllokojë reformën në sistemin e saj. Me anë të komunistëve të KLD-së, dje i ka dhënë mandatin e anëtarit gjyqtarit Artan Gjermeni


    Duket se një këshilltar i Edi Ramës po e drejton kryesocialistin në kufijtë ku, as spekulantë si Fatos Nano nuk kanë guxuar të shkojnë. Kështu, establishmente të socialistëve po bëjnë presion lart e poshtë mbi anëtarët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, të cilët kanë shfaqur, këto kohë, një vullnet për reformë, që të mos përkrahin nismat për ndryshime që po ndërmerr qeveria dhe mazhoranca e re. Dje ka qenë radha e Presidentit Moisiu, i cili votoi (pa sukses) për të mos e homologuar mandatin e Artan Gjermenit si anëtar i KLD-së, për shkak se kishte mashtruar me deklaratën e tij të pasurisë. Edi Rama ka shfaqur dje formalisht interesin pranë kryetarit të shtetit, për të mos ndryshuar qendrim përsa u përket rotacioneve në përbërjen e disa institucioneve që kanë varësi prej tij. Rotacioni në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve është një realitet eminent dhe Edi Rama shfaqet sërish si një profesionist i blerjes së institucioneve dhe votës së lirë, jo nëpërmjet fushatave, punëve të mira dhe fitimit të besimit të elektoratit, por përmes lejeve të ndërtimit dhe blerjes së institucioneve që administrojnë zgjedhjet. Nisja e presionit ndaj anëtarëve të KLD-së (që më vonë mund të zbresë edhe ndaj anëtarëve të Konferencës Gjyqësore) mund të merret si një dobësim i pozitave të tij brenda partisë, por edhe si një agresion që do të luhet këtë pranverë, jo në parlament, por për të mbajtur të paprekur një establishment të pushtetit sovjetik, siç është drejtësia shqiptare. Dje, këto forca të errëta fituan një betejë teksa i njohën mandatin e anëtarit të KLD-së Artan Gjermenit, detyra e parë e të cilit është bllokimi i reformës në sistemin e drejtësisë. Tani po rivjen një përpjekje për të mos lejuar përfundimin e reformës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve e, në tavolinë është agresioni ndaj parlamentit, që ai të njohë mandatin e Gjinovefa Gabës, si anëtare e Gjykatës së Lartë. Disa anëtarë të Komisionit të Venecias dhe kryeministri i Shqipërisë kanë bërë thirrje që nisma për kufizimin e imuniteteve të zgjerohet edhe tek personat me imunitet në sistemin e drejtësisë, por atje skalionet e socialistëve po shtrëngojnë radhët, pasi, me sa duket, pa imunitet nuk kanë mundësi të bëjnë zullumet që kanë ndërmend të bëjnë. Ndërhyrja e Edi Ramës pranë Presidentit të Republikës, që ai të mbajë primatin në KQZ-në e ardhshme, kur të provohet realisht forca e tij në elektorat, është pjesë e një skeme për të fituar kohë, tani kur duket se anëtarët e KPD-së nuk po e kanë shumë për zemër platformën e tij të bashkëpunimit. Ngaqë punë nuk ka e nuk po bëjnë më, Edi Rama po përpiqet të mbrojë edhe për pak kohë imazhin e tij si një manipulator i pagabueshëm i zgjedhjeve, por tani duket se nuk ka më kohë. Vetë Presidenti Moisiu nuk e denoncoi dje ndërhyrjen flagrante të Edi Ramës në punët e drejtësisë, por tani s’ka më vend për “status-quo” dhe duhet një ndërhyrje, jo vetëm e organit ligjvënës, por edhe e opinionit publik, në mënyrë që socialistët të mos e fshehin paaftësinë e tyre për të kryer opozitë, nëpërmjet mbajtjes peng të sistemit të drejtësisë.

    Re. Po.





    g55

    -------------------



    KLD hap precendetin e mosndëshkimit dhe mosmarrjen e masës disiplinore ndaj gjyqtarëve që kanë shkelur haptazi ligjin


    Gjyqtari Artan Gjermeni ka inkurajuar krimin


    Ministri i Drejtësisë, Aldo Bumçi, gjatë konferencës për shtyp, përmendi edhe shkeljet që i janë gjetur nga Inspektoriati kryegjyqtarit të Lushnjes, Artan Gjermeni, gjatë punës së tij si gjyqtar, duke pohuar se pavarësisht këtyre shkeljeve ky gjykatës është sot anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, pas mandatimit të djeshëm të votuar nga mazhoranca e këshillit. "Siç edhe jeni vënë në dijeni më parë, tha ministri Bumçi, inspektimi i veprimtarisë së gjyqtarit Artan Gjermeni ka nxjerrë në pah se ky gjyqtar ka shkelur etikën gjyqësore lidhur me rregullat për pavarësinë dhe paanësinë e gjyqtarit, duke pranuar në gjykimin e padive prokura të posaçme të redaktuara nga noterja Anila Gjermeni, bashkëshortja e tij.

    Po ky gjyqtar gjatë punës së tij ka shkelur ligjin në dëm të Zyrës së Rregjistrimit të Pasurive, duke shkelur Ligjin "Për regjistrimin e pasurive të paluajtëshme" dhe atë "Për sanksionimin dhe mbrojtjen e pronës private". Gjyqtari ka inkurajuar krimin, e megjithatë Këshilli i Lartë i Drejtësisë votoi dje për mandatimin e tij.

    "Ky gjyqtar me këto precedentë, tha ministri Bumçi, është sot pjesë e KLD-së dhe do të jetë aty për të proceduar dhe marrë masa disiplinore ndaj gjyqtarëve të tjerë. Por, a do të mundet të marrë masa Artan Gjermeni ndaj një gjyqtari që mund të ketë shkelur ligjin po si ai, duke liruar nga burgu një trafikant që ka kultivuar dhe trafikuar lëndë narkotike? Cili do të jetë etaloni, masa e narkotikut të trafikuar apo sa duhet të jetë numri i parcelave të mbjella me drogë që një individ të quhet i pafajshëm dhe të lirohet nga gjykatësit".

    Gjermeni ka liruar nga burgu një njeri që është kapur me një kg drogë të presuar. A do të jetë kjo masa e lejueshme për lirimin e çdo trafikanti nga burgu. Precedenti Gjermeni do të lejojë që çdo gjykatës ta ketë të lehtë të abuzojë me ligjin, pasi nuk mund të gjykohesh nga një gjyqtar që ka favorizuar haptazi trafikun e lëndëve narkotike, dhe tashmë është pjesë e një organi të lartë të drejtësisë.

    Ministri Bumçi tha më tej se, vendimi i djeshëm i KLD-së hapi precendetin e mosndëshkimit dhe mosmarrjes së masave disiplinore ndaj gjyqtarëve që kanë shkelur haptazi ligjin, duke favorizuar trafikun dhe krimin e organizuar.


    KLD të vetëpastrohet nga gjyqtarët e korruptuar


    Ministri Aldo Bumçi deklaroi dje gjatë konferencës për shtyp se, Ministria e Drejtësisë priste nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë që të vetpastrohej nga gjyqtarë të korruptuar dhe që abuzojnë me ligjin. Ministria e Drejtësisë priste nga KLD-ja që t'i jepte publikut shqiptar dhe ndërkombëtarëve sinjale pozitive se ajo do të ishte pjesë aktive në luftën ndaj korrupsionit, krimit të organizuar dhe trafikut ilegal në vend.

    Ministri Bumçi tha se, Qeveria shqiptare është e vendosur të luftojë krimin, korrupsionin dhe trafiqet ilegale dhe në këtë frymë Ministria e Drejtësisë do të vazhdojë të evidentojë korrupsionin në drejtësi, në gjykata e prokurori, i cili nga perceptimet publikut si dhe nga sondazhet e ndërkombëtarëve është i pari në listën e institucioneve të korruptuara në vend.

    "Ministria e Drejtësisë do të bëjë përpjekje të luftojë korrupsionin në radhën e gjyqësorit, duke e parë këtë si kusht paraprak për reduktimin e aktiviteteve ilegale në vend dhe krimit të organizuar. Vetëm kështu qeveria shqiptare do të bëjë të mundur aderimin e Shqipërisë në BE", deklaroi ministri Bumçi.

    Shkeljet ligjore

    Ka liruar një person të akuzuar për trafikimin e 1 kg lëndë narkotike, me pretendimin se e kishte për përdorim vetjak, në një kohë që Prokuroria e Lushnjes kishte kërkuar ndaj këtij shtetasi masën e sigurisë arrest me burg


    Ka pezulluar ekzekutimin e dënimit me burgim për një shtetas të dënuar me 2 vjet e katër muaj burg për veprën penale të kultivimit të bimëve narkotike


    Nga kontrolli i kryer në rreth 25 dosje gjyqësore me objekt zgjidhje martese u gjendën 19 prokura të posaçme të redaktuara nga noterja Anila Gjermeni, bashkëshortja e gjyqtarit Artan Gjermeni, që ka gjykuar çështjet

    RD

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Sollaku, personi kyç në bandën e drejtësisë


    Artur KOPANI


    Prokurori i Përgjithshëm, Dhori Sollaku, dyllosi dje zyrat e tij dhe shpalli pavarësinë. Sollaku doli publikisht dhe mori autorësinë e bllokimit të ekipit të inspektorëve të Ministrisë së Drejtësisë, duke mashtruar se nuk ishte njoftuar. Ekipi i Ministrisë së Drejtësisë kërkoi të shqyrtonte vendimin e jashtëligjshëm të një prokurori lokal që liroi Artan Gjermenin nga akuzat e rënda për abuzime dhe shkelje të ligjit, duke i dhënë njëherësh edhe çertifikatën e pastërtisë për t'u zgjedhur anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Ministria e Drejtësisë kërkoi të ushtronte një të drejtë legjitime, të drejtën e kontrollit, të drejtën që ia japin ligjet e këtij vendi.

    Dalja e djeshme në publik e Sollakut provon se zyrtarët e korruptuar dhe të inkriminuar të Prokurorisë së Përgjithshme, në krimet e tyre janë të inspiruar, dirigjuar dhe të urdhëruar nga kryeprokurori dhe nga askush tjetër. Ai mbylli dyert e Prokurorisë së Përgjithshme për të fshehur dosjet që inkriminonin atë dhe rrogëtarët e tij. Për të na qetësuar, ai zbuloi aftësitë e tij dhe tha se do ta kontrollonte (nënkupto: varroste) këtë dosje në zyrën e tij. Sollaku tha se do ta bënte këtë sakrificë ngaqë kjo dosje po qelb dynjanë, por jo se kishte patur ndërmend të merrej me këtë çështje. Ai nuk kishte patur ndërmend të merrej me të, pasi ishte po vetë që e mbylli për t'i hapur rrugën Gjermenit në KLD. Pavarësisht nga kjo, askujt nuk i bëhet vonë se çfarë çokollatash ha dhe shpërndan ai në zyrën e tij, por Ministria e Drejtësisë nuk mund të ndalohet në të drejtën e saj për të ushtruar kontroll.

    Sollaku rrëzoi akuzat ndaj Gjermenit në bazë të një neni që ishte shfuqizuar katër ditë më parë. Falë këtij vendimi antiligjor, Gjermeni u bë anëtar i KLD-së. Kështu që Sollaku shfrytëzoi një rast tepër kuptimplot për të treguar se është një person kyç në ruajtjen e sistemit mafioz të instaluar në Shqipëri gjatë tetë viteve të fundit. Ai provoi se është garanti i klaneve më mafioze që janë krijuar dhe forcuar në Shqipëri. Sollaku po tregon se di të shpërblejë padronët e tij dhe është akoma i vlefshëm për ta.

    Sollaku është një prej atyre individëve që i kanë vënë institucionet e shtetit në pozitat më të mjera se sa ishin edhe në kohën e diktaturës. Dallimi me atë kohë është se atëherë kishte kriminelë që vepronin në bazë të ligjeve çnjerëzore, ndërsa Sollaku vepron në kundërshtim me ligjet. Sollaku ka shpallur pavarësinë ndaj ligjit, për të ruajtur varësinë ndaj bandës që e zgjodhi dhe e mbajti në krye të një prej institucioneve më të korruptuara.

    Në betejën që ka hyrë sot shoqëria shqiptare për të ndërtuar shtetin e së drejtës, për të rikthyer institucionet në rrugën ligjore dhe demokratike, për të çliruar shtetin nga kthetrat e mafias dhe krimit të organizuar, Sollaku bashkohet publikisht me ata që janë përgjegjës për katastrofën që trashëguam.

    KLD i shtoi radhët e saj me Gjermenin, me një tjetër person të inkriminuar, ndërsa Sollaku pati mundësi që të dëshmonte besnikëri ndaj shefave të tij mafiozë, por gjithë ne të tjerët kemi mbetur të kërcënuar. Edhe më parë ishim të kërcënuar në liritë dhe të drejtat tona nga KLD dhe Sollaku apo nga mafia dhe institucione të tjera shtetërore që ishin vënë në shërbim të saj, por pas zgjedhjeve të 3 korrikut kishim shpresë se ngushtimi i hapësirave për mafian dhe tentakulat e saj do të ishte një takim i shoqërisë shqiptare me liritë qytetare dhe drejtësinë. Sollaku apo përbërja e KLD-së po na hapin sytë se beteja me mafian, krimin, korrupsionin nuk është aspak një betejë e lehtë. Ata nuk kanë asnjë përulje ndaj ligjit, moralit, ndaj qytetarëve, por vetëm ndaj mafias dhe parave të saj.

    Tashmë e dimë se Sollaku do të përdorë sërish nene të shfuqizuara për të mbrojtur të inkriminuar që ka prodhuar sistemi mafioz, që sundoi vendin tetë vitet e shkuara dhe KLD është identifikuar jo vetëm si avokate, por edhe strehë e mafias. Para këtij kërcënimi që i është shfaqur shoqërisë sonë në sistemin e drejtësisë, në një nga krahët më të ndjeshëm të pushtetit, të gjithë jemi të qartë se nënkryetarja e parlamentit, deputetja Jozefina Topalli ishte më e sjellshme se duhej ndaj Sollakut, i cili është ngjitur njësh me karrigen e thyer të kryeprokurorit. Deputeti Lesi propozoi dje një amendament për KLD-në, që të shpërndahet banda e drejtësisë shqiptare. Sollaku është një anëtar i saj, që nuk duhet diskriminuar.


    RD

    PS braktis Kuvendin, ndërsa diskutohej skandali me gjyqtarin e korruptuar të KLD-së


    Kuvendi: Drejtësia të ndahet nga krimi dhe korrupsioni


    Socialistët bojkotuan dje seancën parlamentare pikërisht në momentin që po diskutohej për vendimin e ditëve të fundit të KLD-së, për pranimin si anëtar të këtij institucioni të Artan Gjermenit, i akuzuar për lirimin e një trafikanti droge dhe për fshehje të pasurisë. Duke përdorur pretekste të paqëndrueshme, socialistët kanë shfrytëzuar bojkotin parlamentar për të fshehur qëndrimet e tyre në mbrojtje të hapur të krimit të organizuar, korrupsionit dhe konfliktit të interesave në Këshillin e Lartë të Drejtësisë. Përfaqësuesit socialistë nuk kanë pranuar të bëjnë asnjë koment lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për rrëzimin e ligjit që eliminon konfliktin e interesave në KLD, pas një ankese nga ana e tyre. Nga ana tjetër, deputetët e mazhorancës e kanë cilësuar të dyshimtë largimin e socialistëve nga seanca e djeshme dhe kanë shprehur shqetësimin e tyre për promovimin e elementëve të inkriminuar në nivelet më të larta të sistemit të drejtësisë. Ata e cilësuan si alarmante situatën e krijuar në sistemin gjyqësor pas përzgjedhjes së Gjermenit në Këshillin e Lartë të Drejtësisë dhe i kërkuan opozitës që të dëshmojë konkretisht, duke përkrahur nismat parlamentare se deklaratat për mbështetje të luftës kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe konfliktit të interesave nuk janë vetëm demagogji politike. Përfaqësuesit e shumicës e cilësuan këtë si një hap shumë negativ në procesin e integrimit të vendit, duke evidentuar edhe njëherë se lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit janë dy nga kërkesat kryesore për anëtarësim në BE dhe NATO. Kryetari i Grupit parlamentar të mazhorancës, Bamir Topi, e ka cilësuar si të papranueshëm largimin e deputetëve të opozitës nga salla e Kuvendit pikërisht në momentin kur aty po diskutohej kjo çështje kaq e rëndësishme. Topi ka akuzuar ish-drejtues të lartë të shtetit gjatë kohës së qeverisë socialiste, se po tregojnë një mungesë të theksuar vullneti politik për bashkëpunim në luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Ai, gjithashtu, ka përforcuar deklaratat se situata të tilla si ajo e rastit të Gjermenit, tregojnë edhe njëherë se segmente të botës kriminale kanë bashkëjetuar në harmoni të plotë me pushtetin gjatë kohës së qeverisjes socialiste.






    Lesi: Të pezullohen anëtarët e KLD-së


    Drejtuesit e partive aleate në koalicionin qeverisës, duke e cilësuar gjendjen si tepër alarmante, kërkuan pezullimin e anëtarëve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe rinovimin e tij me anëtarë të rinj. Kryetari i PDK-së, Nikollë Lesi, u shpreh se KLD është shndërruar në një strehë ku kriminelët kanë gjetur të fshihen për t'i shpëtuar përkohësisht ndëshkimit të ligjit. Ai u ka kërkuar partive të opozitës që të mbështesin këtë nismë, e cila siç tha ai, është e vetmja që garanton një pastrim të radhëve të gjyqësorit nga gjyqtarët e inkriminuar dhe të përfshirë në korrupsion.






    Mediu: Komision hetimor për KLD-në


    Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, u shpreh se një situatë e tillë në sistemin e drejtësisë është e papajtueshme me kërkesat që duhet të plotësojë vendi për integrimin e tij sa më të shpejtë në BE dhe NATO. Mediu kërkoi ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar për të investiguar lidhur me zgjedhjen e Gjermenit si anëtar në institucionin më të lartë të drejtësisë dhe ka sugjeruar që mbi bazën e përfundimit të këtij investigimi të gjendet edhe zgjidhja më e mirë. "Kuvendi duhet të ngrejë një komision hetimor për çështjen në fjalë dhe bazuar mbi punën e këtij komisioni, ne të japim zgjidhjen se si mund të dilet nga kjo situatë. Mendoj se këtë shqetësim duhet ta kthejmë në një iniciativë kushtetuese, që i shërben luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në sistemin gjyqësor", u shpreh Mediu. Qëndrime të ngjashme shprehën gjithashtu edhe deputetët e shumtë të mazhorancës që morën fjalën, të cilët unanimisht e konsideruan situatën e gjyqësorit si alarmante.






    Topi: Drejtësia, në agoni nga lidhjet e krimit me shtetin që ngriti PS


    Kryetari i Grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Bamir Topi, deklaroi dje se largimi i deputetëve të opozitës nga salla e Kuvendit është i dyshimtë dhe tregon mungesën e vullnetit të opozitës së sotme për të bashkëpunuar në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Topi tha gjithashtu se kjo është një dëshmi e qartë që vërteton se segmentet e krimit dhe korrupsionit kanë bashkëjetuar në harmoni të plotë me shtetin, duke e sjellë funksionimin e institucioneve në një situatë katastrofike. "Gjëja më e papranueshme nga të gjithë është mungesa e predispozicionit dhe vullnetit politik të opozitës së sotme, madje edhe nga disa njerëz që kanë uzurpuar karrige shumë të larta të shtetit shqiptar, për të thënë një fjalë në lidhje me këtë shqetësim të madh, duke vërtetuar plotësisht se këto segmente kanë funksionuar për vite me radhë në një harmoni dhe në një sintoni të plotë me shtetin, duke sjellë këtë gjendje katastrofike të funksionimit të institucioneve", deklaroi Topi. Ai tha se përqëndrimi i diskutimeve të opozitës në çështje anësore për një muaj në parlament dhe largimi nga seanca pikërisht në momentin e diskutimit të kësaj çështjeje shumë të rëndësishme, përbëjnë dëshmi të qartë se opozita po tregon një mungesë të theksuar vullneti për të bashkëpunuar në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, të cilat përbëjnë edhe kërkesat qendrore për të ardhmen europiane të vendit. "Çështja e KLD-së është dominante e jetës politike në vend dhe në këtë sallë ka një mungesë të pajustifikuar deputetësh. Të debatosh dhe të merresh me çështje anësore për një muaj dhe të braktisësh sallën në këtë pikë, sigurisht që lë hapësira për dyshime dhe tregon mungesë vullneti politik për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin", u shpreh Topi, duke komentuar largimin e opozitës gjatë debateve lidhur me zgjedhjen e një personi të inkriminuar në KLD. Ai theksoi se një pjesë e politikës shqiptare po kërkon që sistemi i drejtësisë të vendoset në baza të reja dhe kjo për faktin se disa institucione kanë një funksionim të dobët për inerci të praktikave korruptive gjatë tetë viteve të fundit. Topi ripërsëriti edhe njëherë faktin se gjatë qeverisjes socialiste, të gjitha segmentet e shtetit kanë pasur lidhje të drejtpërdrejta me krimin e organizuar dhe korrupsionin, të cilat kanë krijuar këtë gjendje që ai e cilësoi si alarmante në sistemin e drejtësisë. "Sistemi i drejtësisë ndodhet në shkallën e parë të alertit, për shkak të lidhjeve të drejtpërdrejta që krimi i organizuar dhe korrupsioni kanë pasur me segmente të shtetit gjatë tetë viteve të kaluara", u shpreh Topi. Ai tha se për shkak të këtyre lidhjeve të së kaluarës kemi ardhur në momentin ku institucioni që duhet të vendosë drejtësi mbi organet e drejtësisë, ka probleme me veten. Kreu i deputetëve të shumicës e cilësoi situatën në sistemin gjyqësor si katastrofike dhe shtoi se të gjitha propozimet e paraqitura nga drejtuesit e partive aleate do të jenë pjesë e diskutimeve parlamentare për të gjetur një zgjidhje të menjëhershme.

    Ylber Drazhi





    ZMQ disponon fakte dhe dosje që provojnë lidhjen e organizatave kriminale me pushtetin gjyqësor


    Spahiu: "Krimi financon eksponentë të drejtësisë"


    Kreu i Zyrës për Mbrojtjen e Qytetarëve, Kreshnik Spahiu, konfirmoi dje ekzistencën e dosjeve që provojnë financimin e eksponentëve të gjyqësorit nga organizatat kriminale. Në takimin e djeshëm në ambientet e Hotel "Tirana International", me juristë, analistë të medias dhe studentë të Fakultetit të Drejtësisë, Spahiu tha se ZMQ disponon dy dosje "top secret" që kanë të bëjnë me lidhjet e strukturave të drejtësisë me korrupsionin dhe krimin e organizuar. Kreu i ZMQ akuzoi gjithashtu KLD për emërimin e gjyqtarëve nën presionin e botës së krimit.

    Duke denoncuar korrupsionin që ka përfshirë pushtetin gjyqësor, Spahiu u ka bërë thirrje qytetarëve dhe mbarë opinionit publik që të jenë aktivë dhe të ushtrojnë presion ndaj mekanizmave institucionalë që kanë tagrin ligjor të emërojnë funksionarë të gjyqësorit apo dhe të KLD-së.

    Gjithashtu, zoti Spahiu u ka kërkuar instancave të larta shtetërore të bëjnë publike të gjitha dosjet "top secret" që disponojnë, të cilat faktojnë lidhjet financiare të elementëve kriminalë me personalitete të pushtetit gjyqësor. Kreu i ZMQ paralajmëroi publikimin e këtyre dosjeve në mënyrë të njëanshme, nëse prokuroria, presidenca dhe qeveria nuk marrin masa për spastrimin e drejtësisë nga gjyqtarë të korruptuar.

    "ZMQ, jo më larg se dje, ka mundur të sigurojë dy dosje, të cilat janë klasifikuar të kategorisë "top secret", pra janë sekrete, pasi këto disponohen nga institucione të rëndësishme kushtetuese, siç janë presidenca, qeveria, prokuroria, në të cilat gjenden dokumente që provojnë lidhjet e krimit me pushtetin gkjyqësor", tha Spahiu. Drejtori ekzekutiv i ZMQ pohoi se këto dosje përmbajnë dokumente konkrete në lidhje me financimet që banda të armatosura, pra elementë kriminalë, kanë bërë ndaj autoriteteve të drejtësisë. Spahiu shprehu shqetësimin për faktin se ndonëse këto dokumente dhe informacione disponohen nga prokuroria, presidenca apo dhe institucione të tjera, përsëri debati vazhdon brenda retorikës politike, pa publikuar faktet konkrete.

    Gjithashtu, ZMQ ka akuzuar Këshillin e Lartë të Drejtësisë që në mbledhjen e fundit ka emëruar gjyqtarë që nuk janë dekretuar më parë në këto poste për shkak të dosjeve që Presidenti i Republikës dispononte për lidhjet e tyre me krimin.






    ZMQ: Koha për ndëshkimin e korrupsionit në drejtësi


    Zyra për Mbrojtjen e Qytetarëve (ZMQ) disponon fakte dhe dosje që provojnë lidhjen e krimit me pushtetin gjyqësor. Në takimin e djeshëm në ambientet e Hotel "Tirana International" me juristë, analistë të medias dhe studentë të Fakultetit të Drejtësisë, për të trajtuar vizionin juridik mbi luftën kundër korrupsionit, kreu i ZMQ, Kreshnik Spahiu, solli fakte konkrete që dëshmojnë zhytjen e gjyqësorit në kaos të plotë. Nën sloganin "Koha për ndëshkim", drejtori i ZMQ-së u shpreh se "ky takim synon të japë një mesazh të drejtpërdrejtë mbi konceptet dhe vizionin juridik që ka ZMQ mbi luftën ndaj korrupsionit, përmirësimin e sistemit të drejtësisë dhe veçanërisht përmirësimin e pushtetit gjyqësor". "Me ndëshkim, ne nënkuptojmë vetëm një vendim të formës së prerë nga gjykatat shqiptare për ato subjekte që deklarohen fajtorë për një vepër penale", tha Spahiu. Sipas tij, "kjo fushatë është në oponencë me mesazhin politik "Koha për ndryshim", pasi synon t'i japë një mesazh të qartë klasës politike shqiptare për vullnet konkret në luftën kundër korrupsionit". Gjithashtu, zoti Spahiu bëri të ditur se "ZMQ disponon fakte dhe dosje që provojnë lidhjen e krimit me pushtetin gjyqësor, por nuk i bëri ato publike për shkak të klasifikimit si "top secret". Megjithatë, sipas tij, "kjo nuk i pengon institucionet që kanë kompetencat dhe detyrimin ligjor për të bërë një gjë të tillë".






    Gjyqësori shqiptar, në kaos të plotë


    Në një kohë që Këshilli i Lartë i Drejtësisë është kthyer në qendër të debateve në qarqet politike dhe ato mediatike, drejtori i ZMQ, Kreshnik Spahiu, i cili disa muaj më parë, me mbështetjen e mazhorancës parlamentare dhe të LSI inicioi amendimin e Ligjit "Për Këshillin e Lartë të Drejtësisë" në funksion të shmangies së konfliktit të interesave mes anëtarëve të këtij këshilli, mendon aktualisht se drejtësia shqiptare është zhytur në kolaps të plotë. Sipas zotit Spahiu, "ndërkohë që parlamenti miraton një ligj kaq të rëndësishëm për shmangien e korrupsionit mes përfaqësuesve të drejtësisë, anullimi i këtij ligji nga Gjykata Kushtetuese, pas propozimit të bërë nga opozita e sotme, tregon qartë kolapsin dhe krizën në të cilën tashmë është mbuluar drejtësia shqiptare dhe pushteti gjyqësor në veçanti. Në këtë situatë sipas kreut të ZMQ, një konsensus i gjerë politik i mazhorancës dhe opozitës, për të përmirësuar sistemin e drejtësisë në përgjithsësi dhe veçanërisht gjykatat shqiptare, do të ishte hapi më i rëndësishëm për momentin, për t'iu dhënë shqiptarëve një drejtësi autoritare. ZMQ ka nisur një fushatë antikorrupsion në sistemin e drejtësisë me moton "Koha për ndëshkim". Krerët e kësaj zyre deklaruan dje se kanë në dorë dosje që faktojnë lidhjet e krimit me gjyqtarët, dosje që disponohen edhe nga presidenca, qeveria dhe prokuroria, por që janë mbajtur të fshehura.

    Halil RAMA






    Kryetari i PSD del hapur në mbrojtje të gjyqtarëve që vijnë nga bota e krimit


    Gjinushi, avokati i korrupsionit për KLD-në


    Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Skënder Gjinushi, doli dje haptazi në mbrojtje të krimit të organizuar, korrupsionit dhe konfliktit të interesave në Këshillin e Lartë të Drejtësisë. Duke u shprehur sikur në institucionin më të lartë të drejtësisë nuk kishte ndodhur asgjë, Gjinushi tha se krimi dhe korrupsioni në KLD janë të paprekshëm, duke shfaqur në mënyrë të hapur jo vetëm mbështetjen e partisë së tij për zgjedhjen e anëtarit të inkriminuar Artan Gjermeni në këtë institucion, por edhe mungesën e theksuar të vullnetit politik për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin në sistemin e drejtësisë. Deklarata e djeshme e Gjinushit për paprekshmërinë e krimit të organizuar dhe lidhjeve të tij në emër të pavarësisë së institucioneve, ndonëse nuk është një qëndrim i ri i boshtit PS-PSD, përbën një sinjal negativ dhe shumë regresiv në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, që për tetë vite të qeverisjes socialiste e renditën vendin tonë në vendin e parë në listat e zeza të botës. Situata bëhet edhe më shqetësuese kur një përfaqësues i një partie politike bën avokatin e një njeriu të inkriminuar që ka shkelur në mënyrë të hapur ligjin dhe që nuk jep asnjë garanci që nuk do ta bëjë një gjë të tillë edhe në të ardhmen, por me një ndryshim të vetëm, tashmë në një institucion më të lartë të sistemit të drejtësisë. Opozita duket se nuk ka ndryshuar asgjë nga qëndrimet e saj avokatore të ditëve të para në mbrojtje të të korruptuarve dhe të inkriminuarve në emër të pavarësisë së pushteteve apo të statusit të shërbimit civil. Deputetët e mazhorancës, duke e cilësuar deklaratën e Gjinushit si mbrojtje të hapur ndaj krimit të organizuar, korrupsionit dhe konfliktit të interesave, janë shprehur se shpresojnë që një qëndrim të mos jetë edhe qëndrimi i forcës kryesore të opozitës.






    Bano: Gjinushi, fatkeqësi e politikës


    Nënkryetari i Grupit parlamentar të PD-së, Ilir Bano, duke iu referuar deklaratave të Gjinushit, theksoi se qëndrimi i kësaj pjese të opozitës është një fatkeqësi e madhe për politikën shqiptare. "Është fatkeqësi kur përfaqësues të opozitës shqiptare dalin hapur në mbrojtje të krimit të organizuar dhe korrupsionit, duke spekulluar me ndarjen e pushteteve", nënvizoi Bano. Ai tha se pavarësia e pushteteve nuk nënkupton krijimin e strehave kriminale, ku ata që kanë shkelur ligjin mund të struken sa herë që ndjejnë erën e funksionimit të shtetit ligjor. Ndërsa deputeti tjetër i Partisë Demokratike, Blerim Çela, u shpreh se dalja e një pjese të opozitës në mbrojtje të segmenteve të personave të inkriminuar, përforcon denoncimet e 8 viteve me radhë të bëra nga PD dhe aleatët e saj për lidhjet e politikës me krimin. Çela është shprehur se opozita ka rastin më të mirë për të dëshmuar se nuk është e korruptuar dhe nuk është mbrojtëse e korrupsionit, dhe ka shtuar se nuk ka kohë për të humbur. Në të kundërt, tha ai, nuk ka argument më të qartë që të vërtetojë se opozita jo vetëm që është e korruptuar, por edhe një avokate e hapur e krimit të organizuar, korrupsionit dhe konfliktit të interesave, edhe tani që është në minorancë.






    RD

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-04-2002
    Postime
    876
    Ministri Drejtësisë i drejtohet publikisht Prokurorit të Përgjithshëm

    Bumçi-Sollakut: Respektoni ligjet e shtetit dhe institucionet e tij!

    Zoti Prokuror i Përgjithshëm

    Ngjarja e rëndë dhe e paprecedent e ndodhur në mbledhjen e fundit të KLD-së, e cila mandatoi një gjyqtar të akuzuar nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit të Pasurive, për veprën penale të "Fshehjes dhe deklarimit të rreme të pasurive", u justifikua edhe nga vendimi i pushimit të çështjes nga ana e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë.

    Ministria i Drejtësisë pas pezullimit të çështjes në bazë të ligjit që i lejon asaj ka urdhëruar inspektimin e veprimtarisë së prokurorit, për këtë çështje penale.

    Në datën 29.03.2006, është përgatitur gjithë procedura e kërkuar nga nenin 56 i Ligjit nr.8737 datë 12.02.2001, i ndryshuar, "Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorise në Republikën e Shqipërise".

    Në bazë të pikës 3 të ketij neni, ju kemi "paralajmëruar për kontrollin" me anë të shkreses nr.2391 prot. datë 30.03.2006, shkresë e cila ka mbërritur tek ju në orën 08.45 (sipas protokollit)

    Po këtë ditë kam komunikuar edhe personalisht me ju dhe ju kam kërkuar që sektorit të inspektimit në Ministrinë e Drejtësisë t'i vihej në dispozicion fashikulli i proçedimit penal, për të cilin hetimet paraprake kishin përfunduar.

    Por, pavarësisht se Ministria e Drejtësisë i ndoqi që të gjitha proçedurat për njoftimin e fillimit të inspektimit, institucioni tuaj nuk e ka lejuar që shefi i inspektimit të Prokurorisë pranë Ministrisë së Drejtësisë të inspektojë këtë fashikull dhe të ushtrojë kompetencat e veta ekzekutive që ia njeh ligji.

    Kjo sjellje institucionale ishte e pavend dhe deri tani ka mbetur pa shpjegim.

    Ajo që më shqetësoi ishin edhe deklaratat tuaja në të gjitha mediat, në të cilat ju deklaruat se Ministria e Drejtësisë nuk ju kishte paralajmeruar për këtë kontroll në bazë të ligjit, ç'ka rezulton e pavërtetë.

    Por, më shqetësues është fakti se ju deklaruat se kopetencat për të bërë një kontroll në prokurori i ka vetëm institucioni juaj dhe se një inspektim i kësaj çështje nuk bëhet me inspektorët e Ministrisë së Drejtësisë.

    Ju sugjeroj që t'i referoheni ligjit, i cili më lejon mua si Ministër i Drejtësisë dhe si organ ekzekutiv të inspektojë mbi një çështje të pezulluar nga Prokuroria.

    Pavarësisht këtyre që kanë ndodhur dhe tashmë njoftimit të bërë dhe të ripërsëritur, ende deri më sot nga ana juaj zoti Prokuror i Përgjithshëm, nuk na është vënë në dispozicion fashikulli i çështjes penale në fjalë.

    Ju kërkoj ju zoti Prokuror i Përgjithshëm, të respektoni ligjet e shtetit dhe institucionet e tij dhe të mos merrni pa të drejtë edhe kopetencat ligjore të kontrollit që i përkasin ekzekutivit.

    Zoti Prokuror i Përgjithshëm!

    E ndjej për detyrë ligjore dhe morale të vë në dijeni të gjitha Institucionet Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, gjithë opinionin publik dhe median për veprimet e pamatura nga ana juaj.

    Kërkoj edhe njëherë me forcën që më jep ligji, që brenda ditës së sotme të na vihet në dispozicion fashikulli hetimor i përfunduar, i cili ka pushuar akuzat ndaj shtetasit Artan Gjermeni.

    Ministri

    Aldo BUMÇI

    (RD)

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-04-2002
    Postime
    876
    Banda "Sollaku-KLD" alarmon shoqërinë

    Kryeprokurori Theodhori Sollaku vazhdon t'i mbajë të mbyllura dyert e institucionit të tij dhe nuk pranon t'i ofrojë Ministrisë së Drejtësisë dosjen që lejoi katapultimin e një shkelësi të ligjit në kupolën e drejtësisë shqiptare. I vënë tërësisht në shërbim të klaneve mafioze që uzurpuan institucionet shtetërore në tetë vitet e fundit, Sollaku është i vendosur për të ruajtur të paprekur ambientin e infektuar të drejtësisë. Me bllokimin që po i bën kërkesës për kontroll të Ministrisë së Drejtësisë, Sollaku do që të shtyjë sa të jetë e mundur publikimin e dosjes skandaloze, ku është edhe urdhri i tij, edhe vendimi i prokurorit të Kavajës. Këto prova të rënda të inkriminimit të Sollakut dhe institucionit të tij në një aleancë të hapur me grupet mafioze po synohet që të manipulohen në zyrat e Prokurorisë së Përgjithshme prej dy ditësh.

    Tendenca e Sollakut për të fshehur gjurmët u pa që ditën e zgjedhjes së paligjshme të Gjermenit në radhët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Duke u hequr i paditur, ai tha se nuk kishte dijeni për vendimin e prokurorit të tij, por "meqë po bëhet zhurmë" do t'i hedh një sy dosjes në zyrën time, para se t'ia dorëzoj Ministrisë së Drejtësisë".

    Kryeprokurori, i identifikuar dukshëm në korridoret e Drejtësisë si një prej atyre zyrtarëve të lartë që herë me angazhimin direkt ose apatinë e tij ka ndihmuar segmentet e krimit dhe të mafias që të vënë nën kontroll sistemin e drejtësisë, me ndihmën që i dha Gjermenit, ka krijuar një shqetësim të madh në të gjithë ambientin shqiptar. Kjo bandë paraqet rrezik të madh jo vetëm se ka nënshtruar një institucion, siç është Prokuroria, por me lidhjet dhe pushtetet që kontrollojnë, kanë vënë nën këmbët e mafias të gjithë sistemin e drejtësisë. Fakti që Gjermeni u fut në KLD, të trondit, jo pse një individ i inkriminuar mund të zërë një karrige kaq të lartë, por se ai u ndihmua nga Sollaku dhe u votua nga shumica e KLD-së. Të dy këto konsiderohen si institucionet themelore që mund të ndërmarrin një rol kryesor, si në luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit, por edhe në thellimin e reformave për përsosjen e sistemit të drejtësisë.

    Alarmit që dha ekzekutivi, parlamenti dhe media për nënshtrimin e sistemit të drejtësisë ndaj mafias, iu bashkua dje shoqëria civile. Ky shqetësim sa vjen e shtohet, pasi këto zhvillime negative nuk prekin vetëm një forcë politike apo një grup interesi të caktuar, por cënojnë liritë dhe të drejtat e të gjithë qytetarëve. Rreth 70 organizata jo qeveritare renditën dje fakte që provojnë se degradimi i sistemit të drejtësisë në Shqipëri është bërë kërcënues për jetën e qytetarëve. Ndërsa tre vjet më parë kishim gjykatës që nuk ndëshkoheshin nga KLD për lidhje me trafikantët, tani kemi gjykatës të lidhur me mafian që bëhen anëtarë të Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

    Pa dyshim që ky reagim politik dhe qytetar do të njohë një zgjerim dhe do të ushtrojë presionin e duhur për të bindur institucionet e përgjegjshme të këtij vendi, për të rikthyer ligjin dhe drejtësinë në ato institucione që Kushtetuta i detyron të jenë gardianë të ligjit dhe të drejtësisë për të gjithë qytetarët e këtij vendi. Vërtet policia po zë kriminelë, mafiozë dhe qeveria po denoncon të korruptuar dhe abuzues të parave të taksapaguesve, por asnjëherë ata nuk do të marrin ndëshkimin e merituar, pasi kanë mbrojtës kryeprokurorin Sollaku dhe gjykatës anëtarë apo drejtues të bandave të tyre.

    (RD)

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e bledarz
    Anëtarësuar
    02-01-2005
    Postime
    27
    [QUOTE=Brari]Cfare eshte KLD e kush e perbejne ate e cfar fuqie ka kjo KLD-ja?

    Ka ndonje jurist te na sqaroje?


    KLD eshte institucioni qe percakton dhe ushtron kontroll mbi punen e gjykatesve te gjithe vendit,ndermerr masa disiplinore karshi ketyre te fundit ne raste thyerje rregullash,percakton testimet e kandidateve,shqyrton kandidatet per gjyqtare

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Data: 04/04/2006, ora

    Sollaku prish dosjen “Gjermeni”
    Kapuçonët e Theodhori Sollakut kanë sekuestruar dosjen e Artan Gjermenit dhe po shkatërrojnë të gjitha provat që lidhin Lushnjen e Aldo Bares me segmentet e inkriminuara të politikës dhe të gjyqësorit


    Sollaku prish dosjen “Gjermeni”



    Kapuçonët e Theodhori Sollakut kanë sekuestruar dosjen e Artan Gjermenit dhe po shkatërrojnë të gjitha provat që lidhin Lushnjen e Aldo Bares me segmentet e inkriminuara të politikës dhe të gjyqësorit. Kryeministri dhe mazhoranca në parlament, s’mund të heshtin. Fjetja mbi dosjet e korrupsionit i ishte toleruar Sollakut, por shkatërrimi i tyre nuk mund të tolerohet, pasi do të zhgënjente përfundimisht shqiptarët që, me 3 korrik, votuan ndryshimin



    Marrja peng e prokurorit të përgjithshëm nga klane okulte që s’kanë lidhje me institucionet, por me krimin e organizuar, apo me segmente që nuk e dëshirojnë shtetin ligjor, ka marrë dje një konfirmim të qartë. Pa ia bërë syri tërr, Theodhori Sollaku ka urdhëruar të shkelet ligji, të nëpërkëmbet Ministria e Drejtësisë dhe inspektorët e saj dhe ka sekuestruar dosjen që verteton shkeljet ligjore në gjykimin e Artan Gjermenit për mashtrimin e pasurisë. Pasi ka kuptuar se tashmë s’mbahet dot më e fshehtë performanca e këtij gjyqtari në procese që kanë lidhje të shkurtra me lirimin e kriminelëve dhe që e kanë arealin e veprimit në Lushnjen e Aldo Bares, Theodhori Sollaku ka ndërhyrë personalisht. Siç bëri para një viti me përgatitjen e dokumentacionit në mënyrë të atillë që eksponenti i “Hakmarrjes për Drejtësi”, Altin Arapi, të fitonte azilin politik në Belgjikë, i njëjti “investigim” po kryhet tani me dosjen “Gjermeni”, në mënyrë që inspektorët e Ministrisë së Drejtësisë, pas disa javësh, ta gjejnë dosjen “e pastër” dhe kolegët e tij të KLD-së, t’i kërkojnë ndjesë për çfarë i kanë shkaktuar. S’është e qartë strategjia që është përzgjedhur; grisja e disa fletëve të dosjes, të vlerësuar si të paklasifikueshme, apo thjesht një sjellje harbute ndaj praktikës së përgatitur pa kujdes në Prokurorinë e Kavajës. Tashmë, kryeprokurori nuk ka kohë, pasi paketa e reformave ka kaluar në parlament dhe establishmenti i PS-së që i ka lidhjet e ngushta me segmentet gjyqësore “Gjermeni”, të cilat shërbenin si instanca të mbrame për të mos zbuluar të vërtetat, kërkon bllokimin e gjithçkaje. Sollaku po kryen një shërbim të fundit, meqë raportimi i tij në parlament është me 8 maj, e deri atëhere kushedi se sa ujë rrjedh. Aktualisht, në Prokurorinë e Përgjithshme, kapuçonët e Sollakut kanë marrë në dorë dosjen e Artan Gjermenit dhe po shqyrtojnë të gjitha mundësitë se si ajo mund të pastrohet. Skandali ndodh para syve tanë si dhe nën heshtjen e rëndë të prokurorit të përgjithshëm. Ndoshta, klishetë s’mund t’i respektojnë më as kryeminsitri dhe as mazhroanca në parlament. Fjetja mbi dosjet e korrupsionit është toleruar, shkatërrimi i tyre nuk mund të tolerohet, pasi do t’i zhgënjente përfundimisht shqiptarët që, me 3 korrik, votuan ndryshimin.



    K.Bitro
    Data: 04/04/2006, ora

    Sollaku ose "Goliati" i Partisë Socialiste



    Sollaku ose "Goliati" i Partisë Socialiste





    Duket se kryeneçësia e vazhdueshme e kryeprokurorit të përgjithshëm, Theodhori Sollaku, ndaj apeleve normale nga ana e drejtuesve të mazhorancës aktuale që erdhi në pushtet me imperativin kategorik të çrrënjosjes së sistemit të korrupsionit, mbi hetimin e dosjeve, tashmë të plurosura të abuzimeve qindra milionë dollarëshe që ngërthejnë në skemë dhjetëra e dhjetëra ish-zyrtarët të lartë socialistë, e ka shndërruar këtë të fundit në një Goliat, për krejt lidershipin e Partië Socialiste dhe sigurisht, edhe për vetë kryesocialistin Edi Rama, përballë çdo tentative për transparencë të 8 viteve të shkuara të qeverisjes socialiste. Duke komentuar propozimin e kryeministrit Berisha që, nga ana e tij, u shpreh i gatshëm për kompromis me opozitën për zgjedhjen konsensuale të Presidentit të Republikës dhe sidomos, mënyrën e heqjes së imunitetit të deputetëve, lideri i selisë rozë deklaroi dje gjatë mbledhjes së grupit parlamentar socialist deklaroi se socialistët do të votojnë “pro” heqjes se imunitetit parlamentar në të gjitha "rastet kur do të ketë një kërkesë të argumentuar të Prokurorisë së Përgjithshme për veprat penale të korrupsionit dhe krimit të organizuar". Çka do të thotë që projektligji i qeverisë për imunitetet do të duhet që t’i mirëbesohet "skrupulozitetit" të deritanishëm të kreut të akuzës shqiptare që, edhe pse vendi ynë vijon të rënditet mes vendeve më të korruptuara në botë, çka përbën edhe sfidën kryesore të kësaj mazhorance, vijon me kokëfortësi të çuditshme të pohojë, se në të vërtetë, korrupsioni nuk ka patur të bëjë më asnjë nga drejtuesit e kaluar ta administratës, të çfarëdolloj niveli qofshin ata! Në këto kushte, Sollaku kërkon të imponojë oponionin ndërkombëtar se përgjegjësia për korrupsionin mbetet kolektive e të gjithë shqiptarëve, një skemë a shumë e njëjtë me atë të ngjarjeve të vitit 1997, ku shkaktarët realë të revoltave të armatosura, u fshehën pas marrëzisë kolektive të qytetarëve shqiptarë, futjes së parave në firmat piramidale. Më skandaloze, është që "Goliati", pas të cilit, turma e fshehur e ish-zyrtarëve socialistë, të korruptuar qesh e zgërdhihet, madje hera-herës guxon edhe të shantazhojë me protesta masovike, përveçse ngurron që të shqyrtojë dosjet e mëdha të korrupsionit, nuk justifikon minimalisht as qëndrimin e tij formal, për hir të mosndjekjes së ritmit të reformave. Në kushtet kur mazhoranca aktuale ka ndërmarrë, deri më tani, nisma periferike mbi reformimin e sistemit aq problematik (në bazë kjo të studimeve ndërkombëtare) për të sinjalizuar kësisoj institucionet kryesore kushtetuese të zgjohen nga gjumi letargjik ku kanë rënë prej kohësh, në sloganin demokratik të kthyer qëllimisht në farsë të "respektimit të ndarjes së pushteteve", Theodhori Sollaku nuk ka denjuar dhe, duket se nuk ka ndërmend të paraqesë një platformë, qoftë edhe për efekt alibie, për përmirësimin e rendimentit të këtij institucioni, një dritën edhe të nënshkrimit të Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit. Përkundrazi, vijon që të mbajë pozionin e tij refraktar, tanimë në pozicionin e një "Goliati", në pritje të betejës së madhe që, me shumë gjasa, nuk do te jetë aq e bujshme sa parashikojnë regjisorët e mizanskenave në selinë rozë.

    Alket Goce

    gazeta 55

  7. #7
    Shife icik ket..timin Maska e miko
    Anëtarësuar
    05-04-2003
    Vendndodhja
    Në botën e çudirave
    Postime
    755
    Kot për kuriozitet ndejta dhe numërova burimet e çdo shkrime të sjelluar nga anëtarët e nderuar Brari & Co (se për ti lexuar sja vlenin të lodhja syçkat e mia të mrekullushme me to) dhe dola në një bilanc tepër interesant.

    Rd --> 6 Shkrime

    55 --> 3 Shkrime


    Ps.Çfarë pasqyrimi të së "vërtetës" suaj i keni bërë o çuna.pffff gjithë ky objektivizëm
    .........................

  8. #8
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    Citim Postuar më parë nga miki_ro
    Kot për kuriozitet ndejta dhe numërova burimet e çdo shkrime të sjelluar nga anëtarët e nderuar Brari & Co (se për ti lexuar sja vlenin të lodhja syçkat e mia të mrekullushme me to) dhe dola në një bilanc tepër interesant.

    Rd --> 6 Shkrime

    55 --> 3 Shkrime


    Ps.Çfarë pasqyrimi të së "vërtetës" suaj i keni bërë o çuna.pffff gjithë ky objektivizëm

    Mos e kritiko partine ti se te hane te gjalle keta.

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-04-2002
    Postime
    876
    Citim Postuar më parë nga miki_ro
    Kot për kuriozitet ndejta dhe numërova burimet e çdo shkrime të sjelluar nga anëtarët e nderuar Brari & Co (se për ti lexuar sja vlenin të lodhja syçkat e mia të mrekullushme me to) dhe dola në një bilanc tepër interesant.

    Rd --> 6 Shkrime

    55 --> 3 Shkrime


    Ps.Çfarë pasqyrimi të së "vërtetës" suaj i keni bërë o çuna.pffff gjithë ky objektivizëm
    Nji proverb qe te pershtatet:
    Kur dikush tregon me gisht hanen, budallai shef gishtin e jo hanen.

  10. #10
    Shife icik ket..timin Maska e miko
    Anëtarësuar
    05-04-2003
    Vendndodhja
    Në botën e çudirave
    Postime
    755
    Citim Postuar më parë nga shkodra13
    Nji proverb qe te pershtatet:
    Kur dikush tregon me gisht hanen, budallai shef gishtin e jo hanen.
    O pallë unë thjesht nxora në dukje një detaj.Ti nqs nuk pranon asnjë mendim kundër,çtë të them...veçse ik kris sumën injorant i vogël..
    .........................

Faqja 0 prej 8 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Kriminaliteti shqiptar
    Nga fatmir_sh në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 01-05-2007, 19:19
  2. Fragmente nga Shën Grigor Teologu
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 12-03-2007, 07:40
  3. Letra e Kishës së Romës drejtuar Kishës së Korinthit
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-03-2007, 16:35
  4. Gjergj Kastrioti sipas pikëpamjeve antishqiptare
    Nga Davius në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 28-04-2006, 12:45

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •