Ismail Kadare lindi mė 1936 nė Gjirokastėr, ku pėrfundoi edhe arsimin e mesėm; mė 1958 mbaroi degėn e gjuhės e tė letėrsisė nė Universitetin e Tiranės. Mė pas shkoi nė Moskė me studime pėr dy vjet nė Institutin "Gorki". Ėshtė poet dhe prozator, dhe njė nga pėrfaqėsuesit mė tė shquar tė letėrsisė shqiptare.
Rrugėn e krijimtarisė letrare e nisi si poet qė nė vitet e gjimnazit, por u bė i njohur sidomos me vėllimin 'Shekulli im' (1961), qė u pasua nga vėllimet e tjera poetike, si: 'Pėrse mendohen kėto male' (1964), 'Motive me diell' (1968) dhe 'Koha' (1976). Vepra mė e shquar poetike e Kadaresė ėshtė poema liriko-epike 'Pėrse mendohen kėto male' (1964) njė pasqyrim i pėrgjithėsuar artistik i rrugės dhe fatit historik tė popullit shqiptar dhe tė Partisė sė Punės sė Shqipėrisė. Vepra poetike e Ismail Kadaresė shquhet pėr idetė e thella dhe pėr figuracionin e pasur e origjinal; rol me rėndėsi pėr pasurimin e poezisė shqiptare.
Nė fushėn e prozės, Ismail Kadare ka lėvruar tregimin, novelėn dhe romanin. Prozėn e tij e karakterizojnė pėrgjithėsimet e gjėra historiko-filozofike, subjekti i ngjeshur dhe mendimi i thellė i shprehur shpesh me anė tė parabolės, mbi bazėn e asociacionit apo tė analogjive historike. Ideja e romanit 'Gjenerali i ushtrisė sė vdekur' (1964) ėshtė shpirti liridashės i popullit shqiptar. Temėn e shpirtit tė pamposhtur tė shqiptarėve nėpėr shekuj autori e trajtoi edhe nė romanin 'Kėshtjella' (1975). Nė romanin 'Kronikė nė gur' (1970) Kadare kritikoi psikologjinė provinciale dhe traditat prapanike. Probleme tė rėndėsishme tė historisė janė trajtuar edhe nė pėrmbledhjet me tregime e novela 'Emblema e dikurshme' (1977), 'Ura me tri harqe' (1978) dhe 'Gjakftohtėsia' (1980). E veēanta e talentit tė Ismail Kadaresė shfaqet sidomos nė trajtimin, nga njė kėndvėshtrim i ri, i temės historike dhe nė tingėllimin e mprehtė aktual qė ėshtė i aftė t'i japė asaj. Njė nga krijimet mė tė shquara tė Ismail Kadaresė dhe tė tė gjithė letėrsisė sė re shqiptare ėshtė romani 'Dimri i madh' (1977). Veprat mė tė mira tė Ismail Kadaresė janė pėrkthyer nė shumė gjuhė tė botės dhe janė pritur shumė mirė nga publiku lexues.
Lista e veprave tė pėrkthyera
Frymėzime djaloshare - 1954
Shekulli im - (1961)
Gjenerali i ushtrisė sė vdekur - roman- 1963
Pėrse mendohen kėto male - 1964
Dasma - 1968
Motive me diell - (1968)
Kėshtjella - roman - 1970
Kronikė nė gur - roman - 1971
Koha (1976)
Dimri i madh - roman - 1977
Ura me tri harqe - 1978
Prilli i thyer - 1980
Gjakftohėsia - pėrmbledhje novelash - 1980
Koha e shkrimeve - 1986
Koncert nė fund tė dimrit - 1988
Vepra Letrare - 1981-1989
Dosja H - 1990
Piramida - 1992
Shqipėri - 1995
Pallati i ėndėrrave - 1996
Dialog me Alain Bosquet - 1996
Spiritus - roman- 1996
Kushėriri i engjėjve - ese- 1997
Poezi - 1997
Kombi shqiptar nė prag tė mijėvjeēarit tė tretė - ese- 1998
Tri kėngė zie pėr Kosovėn - triptik - 1998
Ikja e shtėrgut - tregim - 1999
Qorrfermani - roman - 1999
Vjedhja e gjumit mbretėror - tregime - 1999
Ra ky mort e u pamė - ditar pėr Kosovėn, artikuj, letra - 2000
Kohė barbare (Nga Shqipėria nė Kosovė) - biseda - 2000
Breznitė e Hankonatėve - 2000
Bisedė pėrmes hekurash - 2000
Elegji pėr Kosovėn - 2000
Lulet e ftohta tė marsit - roman - 2000
Unaza nė kthetra - 2001
Eskili, ky humbės i madh - 2001
Qyteti pa reklama - roman - 2001
Jeta, loja dhe vdekja e Lul Mazrekut - roman - 2002
Pasardhėsi - roman - 2004
Identiteti europian i shqiptarėve - 2006
Hamleti, princi i vėshtirė - Sprovė - 2006
Ruaj Lidhjet