Close
Faqja 21 prej 21 FillimFillim ... 11192021
Duke shfaqur rezultatin 401 deri 407 prej 407
  1. #401
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    14,669

    Pėr: Ismail Kadare



    Marrėdhėniet me pėrkthyesit, vepra, jeta dhe rikthimi nė Shqipėri, Kadare rrėfehet nė A2 CNN

    30 Maj, 2022

  2. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar sirena_adria pėr postimin:

    Kreksi (31-01-2023)

  3. #402
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    14,669

    Pėr: Ismail Kadare

    ISMAIL KADARE - 'Qytetar Nderi' i Tetovės

    26 Nėntor, 2022


    Komuna e Tetovės shpalli shkrimtarin e madh shqiptar Ismail Kadare “Qytetar Nderi”.

    Kadare tha se ndjehet i vlerėsuar pėr kėtė akt nga komuna e Tetovės, duke shtuar se e ka tė vėshtirė tė flas para lexuesve nė njė prej qyteteve iliro-shqiptare. Kadare tha se shkrimtar sado i njohur qė tė jetė nė botė apo dhe vendin e tij, ėndėrron pėr ēaste tė kėtilla.

    “Nuk e kam lehtė tė flas para jush, jo se nuk e di tė them fjalė, por se ēaste tė tilla janė tė rralla nė jetėn e shkrimtarėve, tė jetė pėrpara lexuesve nė njė prej qyteteve iliro-shqiptare. Kėto janė ēaste qė ēdo shkrimtar nė botė ėndėrron t’i pėrjetojė, pasi jeta njerėzore ushqehet nga ngjarje tė kėtilla. Iu falėnderoj tė gjithėve qė erdhėt nė kėtė sallė pėr tė mė takuar. Unė kur dėgjoj fjalėt tuaja pėr atė qė kam shkruar, harroj ēdo mundim qė kam pėrjetuar. Nuk ka vlerėsim mė tė madh pėr mua, kur njerėzit presin tė dėgjojnė diēka mė tepėr”, ka thėnė Kadare.

    Ndėrsa kryetari i Komunės sė Tetovės, Bilall Kasami, e konsideroi ditėn e sotme njė ditė tė veccantė pėr qytetin.

    “Ditė e veēantė pėr tetovarėt, jemi tė nderuar dhe krenarė qė sot shpallim qytetar nderi shkrimtarin e madh, Ismail Kadare. Jemi me fat qė jetojmė nė kohėn e Ismail Kadare”, u shpreh Kasami.


    Dardania Press

    https://dardaniapress.com/ismail-kad...eri-i-tetoves/

  4. #403
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    14,669

    Pėr: Ismail Kadare

    LAUREATI I SHUMĖ ĒMIMEVE LETRARE

    KADARE feston 87-vjetorin e lindjes


    Shkrimtari i njohur Ismail Kadare feston sot 87-vjetorin. Ai u lind mė 28 janar tė vitit 1936 nė lagjen Palorto tė Gjirokastrės sė gurtė.

    Vokacioni i tij pėr letėrsinė zuri fill qė nė moshė tė hershme, kohė kur djalosharit Kadare do t’i linte mbresė tė pashlyeshme leximi i tragjedisė “Makbethi” tė autorit anglez, William Shekspir. Nė vendlindje do tė qendronte deri nė pėrfundimin e arsimit tė mesėm, kur pėrgatiti pėr botim ciklin e tij tė parė me poezi “Frymėzimet djaloshare” (1954). Mandej, u vendos nė Tiranė, ku kreu studimet e larta nė degėn e Gjuhė-Letėrsisė dhe u diplomua pėr “Mėsuesi”.

    Nė harkun e vjetėve 1958-1960, Kadare thelloi studimet e tij nė domenin e letėrsisė nė Institutin “Maksim Gorki” nė Moskė. Nė vitin 1960, u kthye nė atdhe dhe nisi angazhimin nė gazetari.

    Nė vitin 1963, pas njė retushimi tė herėpashershėm, u botua romani i tij “Gjenerali i ushtrisė sė vdekur”, i cili pati jehonė edhe pėrtej vendit. Tematika e natyrės liridashėse tė shqiptarėve qė vėrehet nė kėtė vepėr, do tė ishte kryefjalė edhe e romanit “Kėshtjella”, botuar nė vitin 1970. Nė kėtė rrjedhė, autori u frymėzua edhe pėr shkrimin e romanit “Krushqit janė tė ngrirė”, i cili flet mbi demonstratat e vitit 1981 tė shqiptarėve tė Kosovės.

    Megjithatė, pena e Kadaresė nuk do t’i kursente as kritikat ndaj traditave prapanike tė shoqėrisė, siē rrok romani “Kronikė nė gur” (1970). Nė vargun e publikimeve tė pandėrpera, romani alegorik “Nėpunėsi i Pallatit tė ėndrrave” (1981), veēohet si mė i lakuari nė tėrėsinė e veprės sė Kadaresė. Nė vjeshtėn e vitit 1990, Kadare u largua drejt Francės dhe u rikthye nė atdhe pas zhvillimeve tė para demokratike.

    Qė prej vitit 1996, shkrimtari shqiptar ėshtė anėtar i asociuar (pėrjetėsisht) i Akademisė sė Shkencave Morale dhe Politike tė Francės.

    Ai ėshtė vlėrėsuar me njė sėrė ēmimesh ndėrkombėtare (“Man Booker Prize”, “Princi i Asturias” etj), si i pėrzgjedhur nė radhėt e shkrimtarėve botėrisht tė njohur, sikurse Gabriel Garcia Marquez, Günter Grass dhe Milan Kundera. Deri mė tani, veprat e tij janė pėrkthyer nė rreth 45 gjuhė tė botės.

    Kadare ėshtė dekoruar nga Presidenti i Republikės sė Shqipėrisė me Urdhrin “Nderi i Kombit”, si edhe nga shteti francez me urdhrat “Kryqi i Legjionit tė Nderit” e “Oficer i Legjionit tė Nderit”.


    Konica.al

    https://konica.al/2023/01/kadare-fes...rin-e-lindjes/
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 28-01-2023 mė 20:48

  5. #404
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    14,669

    Pėr: Ismail Kadare

    NGA ISMAIL KADARE

    ‘Ti dhe hėna’, ndėr poezitė me romantike


    “Ti dhe hėna”

    Kėsaj nate me hėnė tė vjeshtės
    Dola fushės tė bredh kuturu.
    Retė shtohen me vrap pa reshtur,
    Hėna duket aty-kėtu.

    Porsi vetė mendimet e mia
    Po mė shtyhem ndėr mend mė shpesh
    dhe pas tyre gjithnjė gjendesh ti
    si kjo hėnė qė duket mes resh.

    Hėna shpejt do tė zhduket dhe netėt
    do tė mbeten pa tė, kurse ti
    nė ėndėrrimet e mia pa jetė
    perėndim s’do tė kesh kurrsesi.


    Konica.al

    https://konica.al/2023/01/ti-dhe-hen...-me-romantike/

  6. #405
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    14,669

    Pėr: Ismail Kadare

    https://www.youtube.com/watch?v=nxIUNWImiAs

    Ismail Kadare feston sot ditėlindjen, rikthehet nė ish-shtėpinė e tij, duke parė fotot e fėmijėrisė!

  7. #406
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    14,669

    Pėr: Ismail Kadare

    Helena rrėfen jetėn e saj me shkrimtarin: Tani i shkruajmė pusulla njėri-tjetrit

    Helena Kadare pėrmes njė videomesazh nė emisionin “Kjo Javė” nė New24, ka folur nė lidhje me jetėn e saj me shkrimtarin e madh nė ditėlindjen e tij tė 87-tė.

    Zonja Kadare e ka nisur rrėfimin qė nga vitet kur u njoh pėr herė tė parė me Ismailin, dashuria e tyre, si dhe ka dhėnė detaje nga jeta e tyre e pėrditshme.

    Elena Kadare nuk ka harruar tė shtojė se pas vitesh qė kanė jetuar ashtė vendit, ardhja nė Shqipėri u ka zbukuruar jetėn.

    “Jashtė janė dashamirės, por dashuria gjendet vetėm kėtu”, tha ajo.


    “Ngjarje tė tilla si ditėlindja pėrfshijnė shumė njerėz sepse nis me telefonin tim qė mbushet me urime, sa jam vėrtetė e lumtur se duhet t’ia lexoj Ismailit i cili nuk merret fare me telefonin.

    Ardhja nė Shqipėri na e ka zbukuruar jetėn.

    Jashtė janė dashamirės, por dashuria ėshtė vetėm kėtu.

    Raporti mes nesh ėshtė diēka tjetėr, jo thjeshtė burrė-grua. Ka qenė njė jetė plot dritė.

    Dashuria nuk ėshtė tė parit e njėri tjetrit nė sy por tė parit e tė dyve nė njė drejtim.

    Janė shumė arsye bashkė qė na bėri tė jemi bashkė kaq vite, sidomos dashuria pėr letėrsinė. Asnjė ditė jona nuk ėshtė e ngjashme me atė qė kaloi apo me atė qė do vijė.

    Letra ka qenė arsyeja se si u njohėm. Brezi e klasa ime e adhuronim Ismailin. Njė pjesė e reagimeve qė shkruaja nė gjimnaz botohej nė shtypin e ditės. Ismaili qė ishte nė Moskė e kishte lexuar njė tregim timin mė shkroi njė letėr pėrgėzimi. kjo ishte njė ngjarje e madhe pėr gjithė shkollėn time.

    Mė pas vijuam korrespondencėn. Tani lėmė vetėm pak pusulla nėpėr shtėpi, kur do kthemi apo kur nis filmi qė do tė ndjekim. Nuk ka mė letra tė tilla sepse jetojmė bashkė dhe nuk ka mė kuptim”, u shpreh ajo.


    Biseda e Helena Kadare me Alda Bardhylin.

    Helena Kadare: Ngjarje tė tilla si ditėlindja e Ismailit janė njė gjė qė pėrfshin shumė njerėz. Kjo fillon me telefonin tim qė mbushet dhe sot ka qenė njė ditė me shumė urime qė duhet t’ja lexoj Ismailit. Ai vetė nuk merret me telefon, kėshtu qė duhet ti bėj tė gjithėve njė falėnderim. Ka pasur shumė shumė urime. Ardhja kėtu nė Shqipėri na i ka zbukuruar jetėn.

    Kaq vite pranė njė burri si Kadare, a keni njė pėrkufizim tė kėtij raporti qė ka qenė pėrtej raportit burrė grua

    Helena Kadare: Ashtu sikurse e thatė dhe ju, ky ėshtė njė raport krejtėsisht burrė grua! Ėshtė edhe diēka tjetėr, qė mėnyra si e kam pėrjetuar ka qenė njė jetė plotė dritė.

    Ēfarė keni bėrė pėr tė sfiduar vitet, zakonisht vitet i largojnė dy njerėz, nė raporte tė ndryshme dashurie, ndėrsa nė rastin tuaj ka qenė mė interesante?

    Helena Kadare: Duke mė pyetur tani mė erdhėn nė mendje fjalėt e njė shkrimtari, qė ‘dashuria nuk ėshtė tė parit e njėri-tjetrit nė sy, por e tė dyve bashkė nė njė drejtim’. Ndoshta ėshtė kjo. Nuk e pėrkufizoj dot me fjalė tė pėrgjithshme. Asnjė arsye e marrė veē nuk qėndron. Janė shumė arsye bashkė. Por ajo qė i mbledh ėshtė dashuria e pėrbashkėt pėr letėrsinė. Asnjė ditė e jona nuk ėshtė e ngjashme me ditėt qė kalojnė apo ato qė do vijnė. Gjithmonė biem dakord me tė pėrgjithshėm qė ne tė vazhdojmė tė jetojmė bashkė.

    Si ka vazhduar ky ritual, pėr ēfarė i shkruan njeri – tjetrit tani?

    Helena Kadare: Ajo letėr ka qenė arsye sesi ne u njohėm. Unė dhe gjithė brezi im, klasa ime e adhuronim poezinė e Ismailit, atėherė kishte nxjerre njė libėr dhe ne i dinim pėrmendėsh. Nė atė kohė unė isha nė gjimnaz dhe merreshim me letėrsi. Njė pjesė e tregimeve qė shkuarja botohej nė shtypin e ditės. Ismaili qė ishte nė Moskė nė atė kohė dhe qė kishte lexuar njė tregim mė bėn njė letėr pėrgėzimi. Ky ishe njė gėzim jo vetėm pėr mua por edhe pėr gjithė gjimnazin. Tė gjithė e morėn vesh qė erdhi kjo letėr, kjo ka qenė arsye qė mė pas vazhduan korrespondencėn.

    Ju mė pyesni ēfarė letra i shkruaj tani? Meqė ne tani jetojmė vazhdimisht bashkė, letrat janė ca pusulla nė shpi, “do vonohem”, “do vij me vonė, ose mė shpejt” “nė ēfarė orė ėshtė ai filmi qė do shohim?”.


    Gazeta Dita

    https://gazetadita.al/helena-kadare-...njeri-tjetrit/

  8. #407
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    14,669

    Pėr: Ismail Kadare

    Datėlindja e Kadaresė, e bija gjen mėnyrėn e bukur pėr tė uruar tė atin

    E bija e shkrimtarit tė madh, Ismail Kadare duket se ka gjetur njė metodė mjaft tė bukur pėr tė uruar tė atin e saj, duke u rikthyer nė emocionet e para tė lėna nga vepra e saj e preferuar shkruar nga ai. Besiana Kadare, me profesion diplomate e shquar, ndau me tė gjithė ne poezinė “Tė huaj jemi”, me anė tė sė cilės i kėshillon tė gjithė t’i rikthehen apo tė zbulojnė copėzat e lėna nga njė artist i madh siē ėshtė edhe Ismail Kadare.

    Postimi i Besiana Kadaresė:

    Menyra me e mire per te uruar nje shkrimtar eshte te rilexosh/ zbulosh librat e tij. Me rastin e ditelindjes se Kadarese sot, po ndaj me ju nje nga poemat e mija te preferuara, shkruar ne 1964.


    Tė huaj jemi

    Tė huaj jemi ne prej kohėsh,

    Ē'ish pėr t'u thėnė ėshtė thėnė,

    Si gurėt qė zėnė vend nė tokė,

    Nė jetė vend ne kemi zėnė.

    Drejt njeri-tjetrit kemi mbyllur

    Tė gjitha rrugėt edhe shtigjet,

    Si dy qytete mesjetare

    Me mure, heshta dhe me pirgje.

    Por natėn, kur i lodhuri truri,

    Portat i mbyll me qetesi,

    Ti gjen njė shteg dhe futesh brenda,

    Njė shteg qė vetėm ti e di.

    Pastaj si nė rrugica parqesh,

    Shetit mes cirkovolucionesh,

    Hyn nėpėr ėndrra e shkujdesur,

    Fanitesh, qesh, ma bėn me dorė.

    Por kur mėngjesi zė afrohet,

    Nis shqetėsohesh befas ti,

    Dhe heshturazi del pėrjashta

    Nga shtegu, qė del veē ti.

    E dita vjen. Rrjedh prapė jeta.

    Dhe ne tė dy si dhe mė parė

    Tė ftohtė rrimė e tė pamposhtur

    Si dy qytete mesjetare.


    Gazeta Shqiptarja.com

    https://shqiptarja.com/lajm/ismail-k...t-e-femijerise

  9. 2 antarėt mė poshtė falenderuan sirena_adria pėr mendimin e shprehur nė kėtė postim:

    Baptist (25-02-2023),Kreksi (31-01-2023)

Faqja 21 prej 21 FillimFillim ... 11192021

Tema tė Ngjashme

  1. Premisa tė gabuara
    Nga Arrnubi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-04-2012, 18:25
  2. Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 06-10-2011, 14:03
  3. Leter drejtuar Ismail Qemal bej Vlores
    Nga Brari nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 28-11-2006, 14:14
  4. A po realizohet teoria e konspiracionit hebre?
    Nga DEN_Bossi nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 20-11-2006, 12:27
  5. Historia fetare pėrmes historisė dramatike (nga Ismail Kadare)
    Nga macia_blu nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 13-01-2004, 12:15

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •