Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 15
  1. #1
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anëtarësuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720

    6 mijë kalorësit ilirë në Afganistan

    Rreth 6000 ushtare ilire pas vrasjes se Klitit nga Aleksandri i Madh e veçuan pozicionin e tyre prej tij dhe u enden neper Braktane derisa perfunduan ne Kafiristanin e sotem (midis Afganistanit dhe Pakistanit verior). Perpara pak vjetesh skenaristi Xhejms Hilton xhiroi nje dokumentar "Horizonte të humbura" (Lost Horizons). Banoret e asaj zone jane te gjate, te bardhe, me floke gështenjë dhe jetonje shume vjet.
    Lugina ku jetojne quhet dhe ne ditet e sotme Hundeza (Hundë e vogël) dhe me te vertete kjo fushë mbyllet me nje hundëz midis dy maleve qe e rrethojne. Nje tjeter vendosje moçalore quhet Balta. Dialekti i tyre quhet Burrusheski qe do te thote gjuhe e burrave. Reaguan ndaj imponimit te fese moslemane dhe megjithate edhe sot bejne dhe pijne (ne kundershtim nga te gjithe banoret e atjeshem) vere e madje te perziere me uje, siç benin te lashtet. Shume zakone dhe tradita te tyre deshmojne prejardhjen iliro-helene te tyre; (Shiko Ernesto Skura "Iliret ne Afganistan" ne gazeten "Lidhja" te Antonio Bellushit, Maj 1983)

    * * * * * * * *
    Kerkimi ne internet nxorri shume informacione, sqarime, studime dhe botime per Hundëzën (Hunza ne internet) dhe gjuhën Burushaski (gjuhën e burrave), e cila eshte gjuhe e pashkruar. Nje liber gjuhesor eshte botuar nga Prof. Etienne Tiffou .Hunza Proverbs, University of Calgary Press, Calgary, 1993.

    Kafiristan = Qafiristan = Vendi i Qafirëve = Vendi i të pafeve sipas moslemanizmit.

    Tani Kafiristanin e quajne Nuristan, pasi thuhet qe banoret kane pranuar fene islame. Vendodhja e Kafiristanit eshte aty ku piqen Afganistani, Pakistani, Kina e Taxhikistani; Hundëza ndodhet ne pjesen e Pakistanit. Pllaja e Hunzës eshte 2300 - 2700 metra mbi nivelin e detit dhe tere lugina rrethohet nga male me lartesi 6000-7500 metra mbi nivelin e detit.

    * * * * * * * * *
    Te dhenat e meposhtme jane nxjerre na libri i Dr. Jay Milton Hoffman ?Hunza: Fifteen secrets of the healthiest and oldest living people?, Professional Press Publishing Assoc., 5th Ed., Valley Center, 1985

    Ne Tetor behet festa e veres (pije alkolike) dhe grate nuk jane te mbuluara me perçe. Vendi eshte malor porse pjellor me zarzavate, peme e drithera te ndryshme, p.sh. patate, bizele, kastraveca, grure, miser, elb, kajsi, dardhe, molle, pjeshka, kumbulla, fiq, qershi, rrush, shalqi, etj. Banoret jane bujq te shkelqyer dhe kane krijuar nje system te shkelqyer taracash dhe vaditjeje. Kanalet kullues qe ushqejne taracat me uje quhen KULLSE. Nje mal ngjitur me luginen eshte I mbuluar me akullnaja, te cilat rreshqasim me kalimin e kohes. Ky mal quhet RAKAPOSHI.

    Banoret jetojne ne harmoni te plote, kane shendet shume te mire dhe rrojne gjate. Banoret e Hunzës jane te gjate, race e bardhe dhe me floke ngjyrë gështenjë. Banoret e Hundëzës rrojne 100-140 vjeç dhe nuk njohin ndonje semundje. Njerezit jane shume mikprites dhe ndihmues te njeri tjetrit. Nuk egziston ndonje lloj krimi ne Hunza. Nje djale I lindur ushqehet me gji per tre vjet kurse nje vajze per dy vjet dhe gjate kesaj periudhe burri dhe gruaja nuk kane marredhenie. Ne Hunza nuk ka ndarje te çifteve martesore.

    Banoret pelqehen te quhen HUNZAKË (Hunzakuts), e cila tingellon saktë sipas shqipes. Nje valle popullore qe kercejne eshte Vallja e Shpatave qe kercehet vetem nga burrat dhe valltaret vishen me rrobe me ngjyra te quajtura KAMARBUNDE. Ne raste festimesh, me te vjetrit veshin pekerina leshi te qendisura te quajtura ÇUKA. Kryetari I Hunzës e ka titullin I MIRI (The Mir).

    Festa me e rendesishme eshte festimi i Vitit te Ri diellor (ashtu si pellazgët, arbëreshët) qe festohet me 21 Mars. Ky festim quhet NA UROSH dhe dita e pare e vitit te ri bie me 21 Mars. Ne nje dite te vetme te Dhjetorit organizohen te gjitha martesat e vitit. Burrat veshin pantallona te bardha qe i quajne SHALLVARE (shal ? varë) ndersa grate bluzen e tyre e quajne KAMISHË. Banoret tregojne histori se si ata jane ngulmuar aty qe nga koha e Aleksandrit te Madh.

    Nuk ka insekte perveç mizes se zakonshme. Derri nuk egziston atje dhe po ashtu edhe mishi I derrit nuk perdoret per t?u ngrene. Ato jane 99% vegjetariane. Nuk ka qen, mace, pula apo bretkosa. Veçan, Dr. J. M. Hoffman vërejti qe banoret hanin shume frutin e kajsisë dhe tulin e berthamës së kajsisë.

    Të fshehtat e jetegjatesise se tyre jane permblidhur si me poshte nga Dr. J. M. Hoffman, i cili vizitoi dy here Hundëzën:
    1- Te shendetshem dhe te shplodhur
    2- Klima dhe ajri
    3- Toke pjellore
    4- Ushtrime fizike ditore duke iu ngjitur dhe zbritur taracave
    5- Gjumi I plote dhe qetësi absolute per tere naten
    6- Pirje e madhe uji qe rrjedh nga akullnajat
    7- Pirje çaji me rrëshirë shkembi (qe e quajne shëlli-jete)
    8- Mungesë shqetesimesh
    9- Ushqim me vitamina dhe minerale (fruta, drithera, zarcavate)
    10- Ushqime te pasheqerosura
    11- Ushqime pa dhjamera dhe yndyrna
    12- Mungese semundjesh
    13- Jashteqitje e trashe tre here ne dite
    14- Mosngrenia e mishit te derrit dhe te qenit pothuaj vegjetariane
    15- Mospirje kafeje

    * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * **

    Hundëza dhe hundëzakët jetëgjatë, pasardhës të ilirëve nga studimi i arvanirtasit Aristidh Kola deri në fokusin e studiuesve të huaj

    6 mijë kalorësit ilirë në Pakistan
    Historia e pakistanezëve me origjinë shqiptare. Si mbijetuan e ruajtën traditat

    Saimir Lolja/as.prof.dr. P.Eng
    Paraardhësit tanë ilirët janë shpërndarë gjithandej. Pas betejave pa lavdi të prijësve të tyre, ata endeshin në kërkim të një atdheu të dytë, larg nënshtrimit dhe shfrytëzimit. Në librin “Arvanitasit”, historiani i madh me prejardhje shqiptare, Aristidh Kola, dëshmon një nga qindra histori të vendosjes së ilirëve në një shtet larg Ilirisë. Po ashtu, edhe një skenarist, i quajtur Hilton, xhiroi një fis në Pakistanin e largët. Vendi ku ishin vendosur këta njerëz quhej Hundëz. Hundëzakët një fis më prejardhje ilire tashmë edhe sot e kësaj dite me tradita, gjuhë dhe zakone të ndryshme është vendosur në Kafiristan, në pjesën e Pakistanit, aty ku e kanë kufirin e përbashkët Afganistani, Pakistani, Kina e Taxhikistani. Historia e hulumtuar deri më sot tregon se këta janë pasardhësit e 6000 luftëtarëve ilirë të larguar nga shteti i tyre pas vrasjes së mbretit Kliti, nga Aleksandri i Madh. Karakteristikat e banorëve të Hundëzës janë të ndryshme nga ato të pakistanezëve, ata jetojnë gjatë, janë shtatlartë dhe kanë flokë gështenjë, bëjnë dhe pijnë verë si askush tjetër nga zonat dhe rajoni ku jetojnë. Flasin një gjuhë të veçantë, e cila nuk shkruhet.
    Shkrimi për Hundëzën po e fillojmë me një pjesë të marrë nga libri i Aristidh P. Kolës, “Arvanitasit dhe prejardhja e grekërve”, Sh.B. 55, Tiranë, 2002, ku shkruhet: “Rreth 6 mijë ushtarë ilirë, pas vrasjes së Klitit nga Aleksandri i Madh, e veçuan pozicionin e tyre prej tij dhe u endën nëpër Braktane, derisa përfunduan në Kafiristanin e sotëm, midis Afganistanit dhe Pakistanit verior.
    Përpara pak vjetësh, skenaristi Xhejms Hilton xhiroi një dokumentar të titulluar “Horizonte të humbura” (Lost Horizons). Banorët e asaj zone janë të gjatë, të bardhë, me flokë gështenjë dhe jetojnë shumë vjet. Lugina ku jetojnë quhet në ditët e sotme Hundëza (Hundë e vogël) dhe me të vertëte kjo fushë mbyllet me një hundëz midis dy maleve që e rrethojnë. Një tjetër vendndodhje moçalore quhet Balta. Dialekti i tyre quhet Burrusheski, që do të thotë gjuhë e burrave. Reaguan ndaj futjes me detyrim të fesë myslimane dhe megjithatë edhe sot bëjnë dhe pijnë (në kundërshtim nga të gjithë banorët e atjeshëm) verë e madje të përzierë me ujë, siç bënin të lashtët. Shumë zakone dhe tradita të tyre dëshmojnë prejardhjen iliro-helene të tyre; këtë e dëshmon edhe Ernesto Skura në shkrimin e tij, “Ilirët në Afganistan” në gazetën “Lidhja” të Antonio Bellushit, maj 1983. Kërkimi në bibloteka dhe internet nxori shumë të dhëna, sqarime, studime, receta shëndeti dhe botime për Hundëzën dhe gjuhën Burushaski, gjuhën e burrave, e cila është një gjuhë e pashkruar. Tani Kafiristanin e quajnë Nuristan, pasi thuhet që banorët kanë pranuar fenë myslimane. Vendndodhja e Kafiristanit është aty ku piqen Afganistani, Pakistani, Kina e Taxhikistani dhe Hundëza ndodhet në pjesën e Pakistanit. Nga një shkrim në internet shpjegohet pse ai rajon është quajtur Kafiristan. Shpjegimi vjen nga fjala Qafiristan, që do të thotë vendi i qafirëve ose ndryshe, vendi i të pafeve sipas myslimanizmit. Tani Kafiristanin e quajnë Nuristan (vendi i dritës), pasi thuhet që banorët kanë pranuar fenë myslimane. Hundëzakët janë shumë të ndryshëm në krahasim me pakistanezët me lëkurë të errët apo me afganistanasit, taxhikistanasit e kinezët. Hundëzakët janë të bardhë dhe me mollëza të kuqe. Shumica e 50 mijë hundëzakëve kanë sy blu, të gjelbër ose bojë hiri dhe flokë që kalojnë nga e verdha e misrit tek e zeza e korbit. Disa fëmijë kanë edhe flokë të kuq. Lart në male është një fis i madh që quhet KALASH dhe ngjashmëria e tyre me paraardhësit evropianë të lë me gojë hapur. Perënditë e Kalasheve kryesohen nga perëndia Di-Zau (Diell-Zeus). Kalashët skalisin në portat e tyre edhe një gjë që shpreh origjinën e tyre të lashtë ilire dhe lidhjen e tyre me Aleksandrin e Madh: dy brirë dhije (edhe Skënderbeu dy brirë dhije kishte në përkrenare). Një lule të egër me ngjyrë të verdhë, që fëmijët e mbledhin në mal apo fushë e quajnë BISHA. Një libër gjuhësor i hollësishëm për rajonin e Hundëzës është botuar nga prof. Etienne Tiffou, “Hunza Proverbs”, University of Calgary Press, Calgary, 1993. Nga ky libër tregohet se hundëzakët përdorin shprehjet apo fjalët e mëposhtme: I bukur si yll (gjinia mashkullore); E bukur si Hëna (gjinia femërore); Foljet kam dhe baj në zgjedhimet e tyre të ndryshme, si psh., e kam ba; Dhelpra e quan të tharët rrushin kur nuk e arrin; zor (vështirë); Shtrij kambët sa ke jorganin; BUE (buejt e arës); Ku damë na zer besa; Sheja si ka ra e ka da; IN (nj_); BAR; Agon, a ke ni (po agon, e ndjen); bubullima; Çila (hapa); kurban; beson; hunda; ballkon etj. Ndërsa të dhënat e mëposhtme janë nxjerrë nga libri i dr.Jay Milton Hoffman “Hunza: Fifteen secrets of the healthiest and oldest living people”, Professional Press Publishing Assoc, 5th Ed., Valley Center, 1985. Titulli i këtij libri në shqip është: “Hunza: Pesëmbëdhjetë të fshehtat e njerëzve më të shëndetshëm dhe më të vjetër që jetojnë”.
    Hundëza, vendi i vendosjes së ilirëve
    Pllaja e Hundëzës është 2300-2700 metra mbi nivelin e detit dhe tërë lugina rrethohet nga male me lartësi 6000-7500 metra mbi nivelin e detit. Edhe pse vendi është malor, ai është shumë pjellor në prodhimin e zarzavateve, frutave e drithërave të ndryshme, si për shembull: patate, bizele, kastraveca, grurë, misër, elb, kajsi, dardhë, mollë, pjeshka, kumbulla, fiq, qershi, rrush, shalqi etj. Banorët janë bujq (ar-bërës) të shkëlqyer dhe kanë krijuar një sistem mahnitës e madhështor taracash dhe vaditjeje për to. Kanalet kullues, që lidhin dhe ushqejnë taracat me ujë quhen KULLSE. Një mal ngjitur me luginën është i mbuluar me akullnaja, të cilat rrëshqasin me kalimin e kohës; ky mal quhet RAKAPOSHI (Ra kah poshtë). Banorët jetojnë në harmoni të plotë, kanë shëndet shumë të mirë dhe rrojnë gjatë. Banorët e Hundëzës janë të gjatë, racë e bardhë dhe me flokë ngjyrë gështenjë. Banorët e Hundëzës rrojnë 100-140 vjeç dhe nuk njohin ndonjë sëmundje, çfardolloj qoftë. Njerëzit janë shumë mikpritës dhe ndihmues të njëri tjetrit. Nuk ekziston ndonjë lloj krimi në Hunza. Një djalë i lindur ushqehet me gji për tre vjet, kurse një vajzë për dy vjet dhe gjatë kësaj periudhe burri dhe gruaja nuk kanë marrëdhënie. Në Hunzë nuk ka ndarje të çifteve martesore.
    Hundëzakët, tradita të njëjta me shqiptarët e lashtë
    Banorët pëlqehen të quhen Hundëzakë (Hunzakuts), e cila tingëllon saktë sipas shqipes. Vallet e hundëzakëve shoqërohen nga daullet, fyejt apo pipëzat dhe valltarët kërcejnë të kapur dorë më dorë në formë rrethi. Një valle popullore e rëndësishme është Vallja e Shpatave, që kërcehet vetëm nga burrat dhe valltarët vishen me rrobe me ngjyra të quajtura KAMARBUNDE. Veçan shtohet se për Vallen e spikatur Shqiptare të Shpatave gjendet një pikturë madhështore në Vjenë e punuar nga një piktor i famshëm austriak. Në raste festimesh, më të vjetrit veshin pelerina leshi të qëndisura, të quajtura Çuka. Kryetari i Hunzës e ka titullin “I MIRI” (The Mir). Në tetor bëhet festa e verës (pijes alkoolike). Gratë nuk janë të mbuluara me perçe. Festa më e rëndësishme është festimi i Vitit të Ri diellor (ashtu si pellazgët, arbëreshët) që festohet më 21 mars. Ky festim quhet NA UROSH dhe dita e parë e vitit të ri bie më 21 mars. Në një ditë të vetme të dhjetorit organizohen të gjitha martesat e vitit.
    Zakonet shqiptare
    Burrat veshin pantallona të bardha që i quajnë SHALVARE (shal–varë), ndërsa gratë bluzën e tyre e quajnë KAMISHE. Banorët tregojnë histori se si ata janë ngulmuar aty që nga koha e Aleksandrit të Madh. Nuk ka insekte, përveç mizës së zakonshme. Derri nuk ekziston atje dhe po ashtu edhe mishi i derrit nuk përdoret për t’u ngrënë. Ata mund të quhen 99 për qind vegjetarianë, sepse mishin e dhive të egra e hanë me pakicë, vetëm në dimër. Nuk hanë qen, mace, pula apo bretkosa. Veçan, dr. Hofman vërejti që banorët hanin shumë frutin e kajsisë dhe tulin e bërthamës së kajsisë; biles dhe aq yndyrë sa përdorin e nxjerrin nga tuli i bërthamave të kajsive. Shkrimi për hundëzakët po mbyllet me të fshehtat e jetëgjatësisë së tyre, që janë përmbledhur si më poshtë nga dr. Hofman, i cili e vizitoi dy herë Hundëzën. Sipas Hofman, hundëzakët janë të shëndetshëm dhe të shplodhur. Jetojnë në një klimë të mirë, ku mbizotëron ajri i pastër. Hundëza është një vend me tokë pjellore në thellësi. Këta banorë kryejnë ushtrime fizike ditore, duke iu ngjitur dhe zbritur taracave. Po sipas Hofman, ata bëjnë gjum të plotë dhe në qetësi absolute për tërë natën. Prirja e këtyre banorëve është të pijnë ujin që rrjedh nga akullnajat. Preferojnë çajin me rrëshirë shkëmbi që e quajnë shëllir-jete. Hundëzakët nuk kanë shqetësime dhe ushqehen me vitamina dhe minerale frutash, drithëra të pasitur, zarzavate. Ushqehen me asortimente ushqimore të pasheqerosura, pa dhjamëra dhe yndyrna. Tek ata mungojnë sëmundjet dhe kryejnë jashtëqitje të trashë, tre herë në ditë. Nuk e hanë mishin e derrit dhe janë pothuaj jomishngrënës. Nuk e pinë kafenë.
    Rëndësia e studimit të hundëzakëve
    Veçan, studimi i Hundëzës dhe hundëzakëve ka rëndësi të madhe për kulturën shqiptare, sepse, ngaqë ka qenë një vend i izoluar për mijëra vjet, atje janë ruajtur të gjalla tiparet popullore, gjuhësore e zakonore pellazge-ilire-arbëreshe-shqiptare.

    Venbanimi i pasardhësve të ilirëve në Pakistan
    • Lugina ku jetojnë sot quhet Hundëza (Hundë e vogël)
    • Kjo fushë mbyllet me një hundëz
    • Rrethohet nga dy male 6000-7500 metra mbi nivelin e detit
    • Një vend moçalor quhet Balta
    • Pllaja e Hundëzës është 2300-2700 metra mbi nivelin e detit
    • Vendi ku banonin më pas u quajt Kafiristan (të pafetë)
    • Sot e quajnë Nuristan
    • Vendbanimi i tyre është aty ku takohen Afganistani, Pakistani, Kina, Taxhikistani, në pjesën e Pakistanit
    • Dialekti i tyre quhet Burrusheski (gjuhë e burrave), dhe e pashkruar
    • Reaguan ndaj futjes së fesë myslimane
    • Pijnë verë të përzierë me ujë, si paraardhësit e tyre

    Karakteristika të tjera gjasore
    • Lart në male një fis i madh, që quhet KALASH
    • Perënditë e Kalashëve kryesohen nga perëndia Di-Zau (Diell-Zeus) Kalashët skalisin në portat e tyre, që shpreh origjinën e tyre të lashtë ilire, dy brirë dhije
    • Edhe Skënderbeu dy brirë dhije kishte në përkrenare
    • Një lule të egër me ngjyrë të verdhë e quajnë BISHA

    Karakteristika të hundëzakëve
    • Gjithsej 50 mijë është numri i tyre
    • Janë të gjatë
    • Të bardhë
    • Me mollëza të kuqe
    • Shumica e tyre kanë sy blu, të gjelbër ose bojë hiri
    • Me flokë gështenjë, që kalojn nga e verdha e misrit tek e zeza e korbit
    • Jetojnë shumë vjet

    Studimi historik
    Aristidh Kola në librin e tij “Arvanitasit”
    Fisi heleno-pellazg u shpëtua midis shekujsh dhe mijëvjeçarësh, falë mundësisë së pafundme të rezervave që pozicioni gjeografik dhe morfologjia e terrenit i siguroi. Domethënë, burimi i madh i popullit tonë ndodhej në malet shkëmbore të Epirit dhe të Shqipërisë së sotme dhe prej andej, si lumenj grupesh popullore, kohë pas kohe zbriste për në Greqi, Itali dhe Azi të Vogël. Në këto vende si rezultat i kishteve pakrahasimisht më të mira, zhvillohej qytetërimi i saj dhe u ndryshua nga njëri vend në tjetrin sipas kushteve ekzistuese. Në çdo rast që popullsia në vendet e reja dobësohej për çdolloj arsye, kishim zbritje dinamike grupore nga origjina. Zbritja e fundit është ajo e arbëreshëve të shekullit të XIV. Tjetër nuk do të ketë. Fatkeqësisht historia na përgënjeshtroi dhe dëshmoi për vërtetësinë e teorisë sime pellazge…. Aleksandëri i Madh, ilir nga nëna e tij, i kishte fuqizuar legjionët e tij me ushtarë të zgjedhur ilirë. Po nga kjo periudhë veçojmë se, pas vrasjes së Klitit nga Aleksandri i Madh, rreth 6 mijë ushtarë ilirë e veçuan pozicionin e tij nga ky i fundit dhe u endën nëpër Braktane, derisa u përqëndruan në Kafiristanin e sotëm, midis Pakistanit dhe Afganistanit…. Aleksandri i Madh kishte gjak ilir në venat e tij, ashpërsia e tij ilirike nuk mund të krahasohet me atë të Periandrit, dhe as me të gjithë mitet të varianteve të Ali Pashë Tepelenës. Ilirët nuk e gjetën asnjëherë rrugën që të çon në bashkim, megjithëse përpjekjet për të krijuar një konfederatë ishin të shumta. Por, pas luftës së Peloponezit dhe hipjes së maqedonëve, ata luajtën një rol të rëndësishëm, megjithëse në Greqinë Jugore ashtu dhe atje nuk ishte e lehtë njohja e Aleksandrit të Madh, të cilit iu desh të jepte beteja të ashpra për të treguar vlerat e tij. Një nga armët më të forta të Filipit, aq dhe të Aleksandrit, nuk ishte dhe aq formacioni, rreshtimi i ushtrisë maqedonase sesa ari i Pangjeut. Pas Aleksandrit dhe pasardhësve kemi Pirron, i cili tregohet një nga prijësit më të aftë dhe më aktivë, që përpiqet që, me hir apo me pahir, të bashkojë ilirët.

    -----------------------------
    Pergatiti Nen. Prof. Saimir Lolja
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Ndryshuar për herë të fundit nga kolombi : 17-04-2007 më 20:27
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Centaurus
    Anëtarësuar
    10-04-2007
    Postime
    166
    Po Kalashet ne Kafiristan, kan diçka te bejne me Burusheski ???
    [[[[[[Proudly to be a son of the Eagle]]]]]]

  3. #3
    Larguar Maska e lone_star
    Anëtarësuar
    13-08-2003
    Vendndodhja
    Houston, TX
    Postime
    222
    Nje gje s'e kuptoj une ne lidhje me origjinen e ilireve aty? Me gjithe grate ilire erdhen keta kaloresit apo u martuan me vendase? Si ka mundesi qe qenkan floke geshtenje dhe te bardhe kur te pakten 50% te gjeneve i kane nga grate vendase. Dhe ne fakt 50% eshte shifer shume optimiste se sikur vetem nje person nga ky popull ne 100 vjet te ishte martuar me nje vendas perqindja do ishte shume e larte.
    Prandaj sikur s'ma mbush shume mendjen.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-02-2007
    Vendndodhja
    Canada
    Postime
    187
    Une nuk dushoj aspak se ne nuk jemi nje popull i vjeter dhe ne jemi shpartalluar gjithkund
    neper bote pra ka gjasa qe kemi pasardhes edhe atje, sikur qe ushtaret kane formuar familjet etj.
    Por kursesi qe ne jemi me prejardhje nga kaukazi ose nga nje vend tjeter,si pervojne sllavet me na imponu kete gjë.
    NE JEMI ILIR DHE MOS DUSHONI KURRE NE KETE GJE.
    "Unë jam mirë kur asht mirë Shqipnia"

    Je vais bien quand l'Albanie va bien

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-03-2007
    Postime
    200
    Keni edhe nje reference tjeter te Methju Aref, i cili i permend keta ilire ne Afganistan. Per Aristidh Kolen e kam lexu se i permend si dardan, por nga leximi i tij kam pas pershtypjen se jane shume me te hershem se Aleksandri i Madh (kam kujtu te Ariasit apo pushtimi i Herkulit). Gjithsesi...
    Te ky Mathju Aref edhe palestinezet nxirren me origjine shqiptare.

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-02-2007
    Vendndodhja
    Canada
    Postime
    187
    Citim Postuar më parë nga nostradamus99
    Une nuk dyshoj aspak se ne nuk jemi nje popull i vjeter dhe ne jemi shpartalluar gjithkund
    neper bote pra ka gjasa qe kemi pasardhes edhe atje, sikur qe ushtaret kane formuar familjet etj.
    Por kursesi qe ne jemi me prejardhje nga kaukazi ose nga nje vend tjeter,si pervojne sllavet me na imponu kete gjë.
    NE JEMI ILIR DHE MOS DYSHONI KURRE NE KETE GJE.

    Mundeni ta shlyeni postin tim me siper.
    "Unë jam mirë kur asht mirë Shqipnia"

    Je vais bien quand l'Albanie va bien

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,632
    Citim Postuar më parë nga nostradamus99
    Une nuk dushoj aspak se ne nuk jemi nje popull i vjeter dhe ne jemi shpartalluar gjithkund
    neper bote pra ka gjasa qe kemi pasardhes edhe atje, sikur qe ushtaret kane formuar familjet etj.
    Por kursesi qe ne jemi me prejardhje nga kaukazi ose nga nje vend tjeter,si pervojne sllavet me na imponu kete gjë.
    NE JEMI ILIR DHE MOS DUSHONI KURRE NE KETE GJE.
    Se pari,Aleksandri ne ushtrin e tije kapatur vetem 1000 ilirë !
    ¨Pas fitores kunder Dariusit 7000 ushtar te Aleksandrit u martuan ne iranin me vajza te vendit, pra ne iranin e sotem e jo ne pakistan prandaj edhe ka mbetur ai popull aty i ngulitur me dy origjine.
    Nuk duhet thene se ata te gjithe jane te bardh e kan syt e verdh apo te kaltert, po disa prej tyre, e jo te gjithe.
    Ka sa e sa vite qe zgjat kjo teori por ende nuk doli nje shqiptar qe te shkoje ne vend dhe te beje hulumtime per se afermi, kety eshte mungesa jone qe dojmi ti kemi te gjitha te dhenat vetem prej tjerve....
    Ndryshuar për herë të fundit nga Kreksi : 19-04-2007 më 13:53

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Dorontina
    Anëtarësuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    "In your dreams making you happy"Nese e ke humb dashurin e ke humb aryen e jetes, nese ende se ke gjet ke arsye te jetojsh "
    Postime
    3,488
    Citim Postuar më parë nga Konig
    Keni edhe nje reference tjeter te Methju Aref, i cili i permend keta ilire ne Afganistan. Per Aristidh Kolen e kam lexu se i permend si dardan, por nga leximi i tij kam pas pershtypjen se jane shume me te hershem se Aleksandri i Madh (kam kujtu te Ariasit apo pushtimi i Herkulit). Gjithsesi...
    Te ky Mathju Aref edhe palestinezet nxirren me origjine shqiptare.
    Une kam has ne disa tekste dhe diksionar te vjeter ne gjuhen franqeze qe palestinzet kishin te paret po ashtu pellazget dhe qe banonin ne brigjet e mesdheut por me ardhejn e heleneve i ndoqen keta murator qe ndetuan shum ne greqi ate e kam lexu edhe ne librin iliria dhe ilirianet qe nji popull murator u ndogjen nga helenet pa cekur te cilet dhe qe keta muratot ishin martu me disa femra te tyre dhe naten jan qu grat dhe kam mbytur te gjith femijt dhe kan ikur ....sme kujtohet tani ....
    "Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,632
    Matiju Aref ka te drejtë, palestinezët nuk duhet ti marrim si arabet edhepse ata sot flasin kete gjuhë por nga gjenetika zbresin nga fiset ilire, pra nga ballkani dhe u instaluan aty ku jane edhe sot ne Gaza e me vone dolen andej kah ana arabe ne perendim.
    Sa i perkete luftetarve te Aleksandrit atje ne pakistan, une mendoje se ka gjasa krejte te pakta qe ata te jene me origjine ilire apo maqedone.
    Kam lexuar hollesishte per kete popull ne disa libra por nje eshte qe jep te dhena te sakta nga nje hulumtues kanadez(kubeku) i cili me vite te tera eshte marrur me kete popull, pra me Burrushet e pakistanit.
    titulli; PARLONS BOURUCHASKI, autor Etienne Tiffou dhe me ka kushtuar 30 euro e tera kjo bindje...
    Une i kam kushtuar rendesi te veçantë varrezave te ketyre banorve qe konsiderohen shumë me te vjetra se koha e Aleksandrit, pra edhe mendimi imi perputhet me ate te Matiy Arefit se ka mundesi qe ky popull ka patur kontakte me skitet e vjeter qe kan ardhur atej nga veriu permes uzbekistanit.
    Mirepo ka edhe te dhena se Aleksandri arriti deri ne Karakurum, malet me te larta te ketije vendi dhe zbriti poashtu duke percjellur rrjedhen e lumit Indus.

    Per doruntinen;

    Ne nje vend pasi keni shikuar nje video ku festohet çlirimi i kosoves, ku njerzit shifen te lumtur dhe brohorisin, hypin mbi vetura(si çlirimi i parisit me 1944) apo si françezet qe fituan kupen e futboollit) ku per nje top u be nami fest kombtare 55vite pas çlirimit, ata kishin te drjt te kercenin mbi vetura e te shqirren paar botes e shqiptaret e kosoves kur bejne nje feste te tille njehere ne 2000 vite Ju, keto ethe lirie i quani "degjenerim" !
    Une nuk ia arrita te ju kuptojë se si e quan nje rini shqiptare qe shpreh gezimin e haren pas sa e sa dekadash robrie del e feston lirinë ne trojet e veta, nuk e di, si mund ta quani keshtu popullin shqiptarë ?
    Te thuash se ajo video nuk me pelqen, ne rregull, nuk mundet t'iu pelqeje te gjithve, ka ndoshta edhe te meta por nuk eshte dashur te shpreheni ne kete menyrë se fjala e keqe ndaje nje kombi dhemb me shume se plumbi...
    Atje njerzit kan dalur te festojne qe u çliruan nga roberija, çka te keqe aty, ku e shef degjenerimin aty ?

    Ka me se tre muaj qe keni shkruar keshtu por nejse, ju e keni per veti, nuk mund te hy ne lekuren tende, por me e keqja ishte se jeni apo mbani pseudonim shqiptar e jo te huaj, ketu eshte kjo qe me ka prekur me se shumti.

    Nejse, vazhdo kritikat...e perbuzjet, ndoshta vetja te duket qe jeni jashte mase gjeniale !

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Dorontina
    Anëtarësuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    "In your dreams making you happy"Nese e ke humb dashurin e ke humb aryen e jetes, nese ende se ke gjet ke arsye te jetojsh "
    Postime
    3,488
    nese nuk gaboj pellazget kan jetu te gjitha brigjet e mesdheut nga istra deri ne liban palestin ndarja e pellazgeve asht ba mbas ardhejes se helenve, shpresoj qe keto te skjarohen ne biblioteken e aleksandris qe asht duke punu me shum aktivitet te perfekcionuar ....
    "Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e Dorontina
    Anëtarësuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    "In your dreams making you happy"Nese e ke humb dashurin e ke humb aryen e jetes, nese ende se ke gjet ke arsye te jetojsh "
    Postime
    3,488

    Smile

    Citim Postuar më parë nga Kreksi

    Per doruntinen;



    Ka me se tre muaj qe keni shkruar keshtu por nejse, ju e keni per veti, nuk mund te hy ne lekuren tende, por me e keqja ishte se jeni apo mbani pseudonim shqiptar e jo te huaj, ketu eshte kjo qe me ka prekur me se shumti.

    Nejse, vazhdo kritikat...e perbuzjet, ndoshta vetja te duket qe jeni jashte mase gjeniale !
    duhet te jet nji sqarim i keq nga une apo keqinterpretim i yti,nuk mund te then degjererim per nji gezim, ndoshta kam kritiku tjeter sjellje ...jam e bindur per ketê se flas me zemer e jo me gjuhê..
    miqsisht kreksi
    "Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....

  12. #12
    i/e larguar Maska e GL_Branch
    Anëtarësuar
    02-11-2003
    Vendndodhja
    Arbany
    Postime
    1,592
    harroni nuk jane ilir ata....as ne gjuhe e as nga ana racore (qofte edhe kulturore) nuk jane te ngjashem me neve Shqiptaret.

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,632
    Citim Postuar më parë nga GL_Branch
    harroni nuk jane ilir ata....as ne gjuhe e as nga ana racore (qofte edhe kulturore) nuk jane te ngjashem me neve Shqiptaret.
    Vetem nje gje me ka habitur GL, si eshte e mundur qe keta burrashet qenit i thojne=huk ?
    Kjo ngjajshmeri me ka habitur per se tepermi...

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e Dorontina
    Anëtarësuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    "In your dreams making you happy"Nese e ke humb dashurin e ke humb aryen e jetes, nese ende se ke gjet ke arsye te jetojsh "
    Postime
    3,488
    [QUOTE=GL_Branch]harroni nuk jane ilir ata....
    QUOTE]
    ata nuk po thojn qe jan Ilir ata thojn qe jan bijt e Abrahamit dhe Ismailit e vllezer te Isakut dmth Ismaili dhe Isaku jan bijt e Abrahamit e Isaku djali i Sarah kurse Ismaili djali i Nagjad nese e kam mbajt ndemend.per festa krishtere i epin shum filma me keto histori nese judet i kan shkru korekt ....
    po keto qe i tham siper i kemi lexu edhe ti mundesh me lexu , do mundohem te gjej diqka ne wikipedi...ne spo e ndrrojm historin vetem po mundohem ta kuptojmê .lexoje se pari Iliret dhe Iliria atu shef shum gjera interesante , qe ka pas shqiptar atje e sme kujtohen arsyet ....
    "Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e Dorontina
    Anëtarësuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    "In your dreams making you happy"Nese e ke humb dashurin e ke humb aryen e jetes, nese ende se ke gjet ke arsye te jetojsh "
    Postime
    3,488
    nese nuk prishi pune po e qes ne gjuhen angleze e tani kush ka deshirê nde te vazhdon kerkmimin e ma tutjem ...historia asht pasion...

    Origins
    DNA (Y chromosome) studies conducted by the National Geographic Magazine on the bones of ancient Phoenicians and living people from Lebanon and elsewhere in the Mediterranean have shown that the modern peoples carry the same ancient Phoenician genetic material. Further, the Phoenician bloodline has been proven to come from an ancient Mediterranean sub-stratum (see: Arniaz-Villena, et al. "HLA genes in Macedonians..." Tissue Antigens, February 2001, volume 57, issue 2, pages 118-12). Stories of their emigrating from various places to the eastern Mediterranean are unfounded should these genes not be found in those various places. Hence, Herodotus's account (written c. 440 BC) refers to a faint memory from 800 years earlier, and so may be subject to question (History, I:1).

    "According to the Persians best informed in history, the Phoenicians began the quarrel. These people, who had formerly reached the shores of the Erythraean Sea, having migrated to the Mediterranean from an unknown origin and settled in the parts which they now inhabit, began at once, they say, to adventure on long voyages, freighting their vessels with the wares of Egypt and Assyria..."
    This is a legendary introduction to Herodotus' brief retelling of some mythical Hellene-Phoenician interactions; few modern archaeologists would confuse this myth with history. For the theory that the history of Phoenician seafaring starts with the arrival of the Sea Peoples to the shores of present-day Lebanon, see the relevant article.

    In terms of archaeology, language, and religion, there is little to set the Phoenicians apart as markedly different from other local cultures of Canaan, because they were Canaanites themselves. However, they are unique in their remarkable seafaring achievements. Indeed, in the Amarna tablets of the 14th century BC they call themselves Kenaani or Kinaani (Canaanites). Note, however, that the Amarna letters predate the invasion of the Sea Peoples by over a century. Much later in the 6th century BC, Hecataeus writes that Phoenicia was formerly called χνα, a name Philo of Byblos later adopted into his mythology as his eponym for the Phoenicians: "Khna who was afterwards called Phoinix". Egyptian seafaring expeditions had already been made to Byblos to bring back "cedars of Lebanon" as early as the third millennium BC.

    To many archaeologists therefore, the Phoenicians are simply indistinguishable from the descendants of coastal-dwelling Canaanites, who over the centuries developed a particular seagoing culture and skills. But others believe equally firmly, with Herodotus, that Phoenician culture must have been inspired from an external source. All manner of suggestions have been made: that the Phoenicians were sea-traders from the Land of Punt who co-opted the Canaanite population; or that they were connected with the Minoans, or the Sea Peoples or the Philistines further south; or even that they represent the maritime activities of the coastal Israelite tribes like Dan.

    While the Semitic language of the Phoenicians, and some evidence of invasion at the site of Byblos, suggest origins in the wave of Semitic migration that hit the Fertile Crescent between ca. 2300 and 2100 BC, some scholars, including Sabatino Moscati believe that the Phoenicians' ethnogenesis included prior non-Semitic people of the area, suggesting a mixture between two populations. Both Sumerian and Akkadian armies had reached the Mediterranean in this area from the beginning of recorded history, but very little is known of Phoenicia before it was conquered by Tutmoses III of Egypt around 1500 BC. The Amarna correspondence (ca. 1411-1358 BC) reveals that Amorites and Hittites were defeating the Phoenician cities that had been vassals to Egypt, especially Rib-Addi of Byblos and Abimelech of Tyre, but between 1350 and 1300 BC Phoenicia was reconquered by Egypt. Over the next century Ugarit flourished, but was permanently destroyed at the end of it (ca. 1200 BC).

    Historian Gerhard Herm asserts that, because the Phoenicians' legendary sailing abilities are not well attested before the invasions of the Sea Peoples around 1200 BC, that these Sea Peoples would have merged with the local population to produce the Phoenicians, who he says gained these abilities rather suddenly at that time. There is also archaeological evidence that the Philistines, often thought of as related to the Sea Peoples, were culturally linked to Mycenaean Greeks, who were also known to be great sailors even in this period.

    The question of the Phoenicians' origin persists. Archaeologists have pursued the origin of the Phoenicians for generations, basing their analyses on excavated sites, the remains of material culture, contemporary texts set into contemporary contexts, as well as linguistics. In some cases, the debate is characterized by modern cultural agendas. Ultimately, the origins of the Phoenicians are still unclear: where they came from and just when (or if) they arrived, and under what circumstances, are all still energetically disputed.

    In what were once areas of Phoenician settlement, certain inhabitants still consider themselves descendants of Phoenicians. This includes some Lebanese, Syrians, Maltese, Tunisians, Algerians, Spaniards, Portuguese and a small percentage of Somalis, along with certain other island folk in the Mediterranean.

    http://en.wikipedia.org/wiki/Phoenicia
    "Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 12-11-2008, 19:39
  2. Ekzekutohen katër shqiptarët e rrëmbyer në Afganistan
    Nga dardajan në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 187
    Postimi i Fundit: 12-11-2007, 13:10
  3. Në Manchester u protestua kundër angazhimit britanik në Irak e Afganistan
    Nga Nice_Boy në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-09-2006, 21:54
  4. Brigada e Evropës Juglindore në misionin e parë në Afganistan
    Nga Davius në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-01-2006, 10:19
  5. Ushtare shqiptare ne Afganistan
    Nga shkodra13 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-07-2002, 18:49

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •