Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 29
  1. #1
    Gone!
    Anėtarėsuar
    02-03-2006
    Vendndodhja
    Larg nga ketu!
    Postime
    2,871

    Lekė Dukagjini (1410-1481)

    Princi i perfolur Leke Dukagjini

    Nga Tonin Cobani


    Leke Dukagjini eshte nje figure historike mjaft komplekse. Madje eshte nje figure edhe e legjendarizuar, nese e pranojme kete term, ashtu sic e kemi pranuar per Heroin tone Kombetar Gjergj Kastriot-Skenderbeun.

    Leke Dukagjin (1410-1481) ishte bashkekohes i Gjergj Kastriotit (1405-1468). Historia i njeh te dy si princer trashegimtare, qe u lartesuan kur moren ne sundim dy principatat qe mbanin mbiemrat e tyre: Leka - te Dukagjineve, pas vdekjes se te atit, Pal Dukagjini (1446) dhe Gjergji - te Kastrioteve me 1443, tete vjet pas vdekjes se te atit, Gjon Kastriotit. Principata e Dukagjineve kishte si kryeqender qytetin e Lezhes, perfshinte Zadrimen, zonat ne veri dhe ne verilindje te Shkodres dhe shtrihej deri thelle trojeve te Serbise se sotme me kryeqender te dyte qytetin e Ulpianes afer Prizrenit; ndersa Principata e Kastrioteve me kryeqender Krujen, perfshinte Matin dhe krahinen e Dibres, duke u shtrire nga keshtjella e Rodonit ne bregdetin e Adriatikut.

    Deri ne kohen kur vihen ne krye te principatave te tyre, Leke Dukagjini kishte marre nje kulture te gjithanshme me fryme humaniste te Rilindjes Evropiane, ne qytete te tilla si Venecia, Raguza apo Shkodra; nderkohe qe Skenderbeu kishte bere nje karriere te shpejte dhe te shkelqyer prej ushtaraku ne oborrin e sulltan Muratit II.

    Ne udheheqje te Beselidhjes Shqiptare (themeluar ne Lezhe me 1444) Skenderbeu e ndien perhere prane vetes Leken (fillimisht te atin e tij Pal Dukagjinin), sepse te dy luftuan krah per krah (apo edhe iu kundervune njeri-tjetrit) deri sa vdiq (1468), ndersa Leke Dukagjini e pasoi vepren e tij, duke u prire shqiptareve ne fazen me te veshtire te rezistences se tyre antiosmane, deri ne fund te jetes se vet (1481).

    Me te drejte kroniste e historiane, duke filluar nga Tivarasi\Biemi, Frengu, Barleti e Muzaka, bashkekohes te tyre, e deri te Gegaj e Noli te shek.XX, kane ndricuar bemat e Gjergj Kastriotit dhe neper to kane permendur edhe Leke Dukagjinin, ashtu sikunder disa princer te tjere te kohes. Por nuk do te mund te thuhet se, po me te drejte, ata, historiane e kroniste, e kane perfolur vend e pa vend Leke Dukagjinin, vetem e vetem se ishin te magjepsur prej heroit te vepres se tyre, Skenderbeu. Me me barazpeshe se historianet kane vepruar "legjendarizuesit" anonime te figurave te tilla. Nga anonimati, Skenderbeu u identifikua me princin dragua, qe guxon te matet dhe fiton ne cdo rast me kucedren; ndersa te Leke Dukagjini u pa princi engjell, qe u shfaq me guxim dhe urtesi per te ruajtur ne vazhdimesi shqiptarizmen.

    Historianet e kane perfolur qe ne krye Leke Dukagjinin, sepse kerkuan te ai nje personazh antagonist te Skendebeut per ta intriguar jeteshkrimin e heroit te vetem shqiptar, qe njohu Evropa ne perballjen e suksesshme shqiptaro-turke, por edhe sepse nuk donin te fajesonin Evropen perendimore, qe nuk arriti te krijonte nje koalicion antiosman ne Ballkan. Ata nuk guxuan te gjykonin, vecanerisht, Republiken e Venedikut, qe jo vetem nuk u qendroi aleate shqiptareve kur mbanin mbi supet e tyre nje perandori te tere te egersuar kunder Evropes, por e shrytezoi rezistencen e tyre per interesat e veta komercialiste, duke i percare princerit shqiptare me intriga, duke i kundervene ata njeri me tjetrin edhe me arme dhe, kur nuk ia arrinte kesaj, duke i shpallur armiq te Republikes dhe te Krishterimit. Leke Dukagjini ishte princi me i fuqishem shqiptar pas Skenderbeut dhe me me autoritet, prandaj u be pre e intrigave te politikes veneciane (dhe te historianeve) derisa Sinjoria e ndjeu rrezikun e Portes se Larte, krejt afer pragut te shtepise se vet dhe u bashkua realisht me rezistencen e shqiptareve, duke i shpallur lufte Perandorise Osmane (1463). Pas ketij viti venecianet pushuan se perfoluri Leke Dukagjnin. Ndersa historianet kane shkruar per disa prej bemave te Leke Dukagjinit perkrah Skenderbeut, deri ne vdekjen e tij (1468) dhe me pas ne krye te trupave shqiptare perkrah forcave veneciane, derisa Sinjoria nenshkroi paqen me Porten e Larte (1479). Pas kesaj historianet heshtin. Gojedhena na ben me dije se Leke Dukagjini e vazhdoi rezistencen ne krye te trimave te principates se tij derisa qe gjalle.

    Por te perfolurit e Leke Dukagjinit ka vazhduar edhe pas vdekjes se tij, ashtu si ka vazhduar edhe rezistenca antiosmane ne principaten e tij e me gjere. Te perfolurit pas vdekjes ka te beje me vepren, Kanunin, qe u la trashegim Leke Dukagjini shtetasve te tij, shqiptareve. Thelbi i Kanunit te Leke Dukagjinit jane fjalet e urta te dala nga goja e tij, qe u ruajten (dhe u pasuruan) brez pas brezi per gati gjashte shekuj. Ky fenomen homerik ka legjendarizuar emrin e Leke Dukagjinit duke e kthyer ate ne nje mit te vertete, aq sa studiuesit e kane pasur te veshtire ta pranojne si nje realitet historik. Prandaj disa syresh kane vazhduar ta perflasin Leke Dukagjinin, se bashku me Kanunin e tij, ashtu si eshte perfolur e verbuar Homeri, se bashku me Iliaden e Odisene e tij (Sa per ngjashmeri edhe Leke Dukagjinit i eshte sajuar nje vella i verber). Por, duke analizuar faktet e dokumentuara biografike per Leke Dukagjinin, mund te hidhet drite per kohen dhe rrethanat kur u ngjizen fjalet e urta te Kanunit te tij.

    Ne fund te viteve '50 te shek.XV Principata e Dukagjineve nuk ka me asnje nga qendrat e veta te zhvilluara: Lezha u eshte dorezuar venedikasve (1393), Ulpiana, kryeqytei i principates, eshte shkaterruar me themele nga turqit me pare se te binte ne doren e tyre Prizreni (1458), nje qender tjeter e zhvilluar e Principates se Dukagjineve. Ne keto kushte, Leke Dukagjini ka pushtuar keshtjellen e Shatit ne Zadrime per ta pasur si rezidence princerore, por u sulmua nga Skenderbeu, i cili ua ktheu menjehere venedikasve. Pa nje rezidence princerore dhe, per nje fare kohe, ne mes te tri zjarreve (turqit, venedikasit dhe Skenderbeu), Leke Dukagjini gjeti strehim ne thellesi te maleve te principates se tij, ku ndertoi saraje e keshtjella se bashku me banoret e lire te atyre aneve, te cilet kryezotin e tyre te deres se Dukagjineve me gruan e tij, Teodoren e Muzakajve te Beratit dhe te gjithe oborrtaret qe i shkonin pas, i rrethuan me mikpritje e respekt. Me malesoret e Principates se Dukagjineve, te njohur per trimerite e tyre (M.Barleti:98), Leka, jo vetem ringriti qyteze-keshtjellat e veta, por siguroi ne menyre te panderprere nje ushtri te mjaftueshme qe luajti rol te rendesishim ne kuadrin e trupave te Lidhjes se Lezhes nen komanden e Skenderbut dhe me pas. Ne kembin te kesaj gatishmerie, Leke Dukagjini u siguroi malesoreve te principates se tij dhe te gjithe atyre qe u bashkuan me te per te gjetur mbrojtje, vecanerisht, pas vdekjes se Skenderbeut, lirine brenda organizimit te tyre fisnor, te cilen ne kushtet e krijuara e institucionalizoi me rioarganizimin e pleqesive mbi baze fshati e krahine. Gjate kesaj periudhe (1458-1481), kur ai udhehiqte te gjitha kuvendet dhe pleqesite e malesoreve, u ngjiz Kanuni, qe u trashegua brez pas brezi, si praktike gjykimi dhe permes fjaleve te urta te formuluara apo te rithena prej tij rast pas rasti, si sentenca juridike. Ai Kanun mbeti i pashkruar, por veproi nder shekuj si "Commom law" anglez, deri sa u mblodh dhe u kodifikua prej Shtjefen Gjecovit, ne kapercyell te shekujve XIX-XX.

    Ne kohen kur Gjecovi punonte mbi materialet e mbledhura kanunore, Kanuni, se bashku me autorin qe e kishte dhene ate, ishin te shenjteruar prej te gjithe shqiptareve, pavaresisht nga besimi fetar i tyre. Ne popull nuk mbeti i perfolur emri i Leke Dukagjinit, perkundrazi, ai u heroizua. Fakti qe nje sundimtar ishte kthyer ne nje hero te vertete, popullor e kombetar, mund te shpjegohet sipas nje teorie qe thote se masat popullore (malesoret), duke i pranuar sundimtaret dhe kaloresit si heronj te tyre, ata vete "identifikoheshin me vlerat e prijesit dhe te fisnikerise ose, te pakten, sepse atyre u duhej ta strukturonin boten e tyre neper mjet modelesh qe u jepte grupi sundues" (P.Burke:169).

    Kanuni i Leke Dukagjinit eshte nje veper unikale me fryme humaniste e periudhes se Rilindjes Evropine ne gjuhen shqipe, e cila, megjithese u perfol dhe vazhdon te perflitet edhe sot e kesaj dite, eshte vleresuar nga studiues serioze, vendas dhe te huaj, si nje "veper monumentale" (A.Buda\Gjecovi-Kryeziu:22), "kontribut ne thesarin e kultures boterore" (C. Von Schwerin\Hylli i Drites 1939:502) dhe autori i saj, Leke Dukagjini, eshte cilesuar "nje personalitet imponues" (E.Durham:116) e "Hero Kombetar" (J.Hahn:114) i popullit te vet. Shume shkrimtare dhe artiste i kane kushtuar vepra, ne mes te te cileve Dritero Agolli ("Mundja e Leke Dukagjinit", poezi, 1969), Henrik Lacaj ("Dy princa per nje vashe", drame historike vene ne skene me regjine e vete autorit dhe interprtuar nga grupi teatror i kinoteatrit "Rozafat" te Shkodres me 1937, ku rolin e Leke Dukagjinit e luante aktori Loro Kovaci), arbereshi Anton Santori ("Alessio Ducagini", melodrame, shkruar midis viteve 1855-1860 dhe botuar me 1983), piktori Naxhi Bakalli ("Kuvendi i Dukagjinit", tablo murale 4x3.2m ne Muzeun Historik te Burrelit, 1986), piktori kosovar Engjell Berisha ("Rrenjet e Dukagjinit", vizatime 1950-1956), piktori Simon Rrota ("Leke Dukagjini", portret, Galeria e artit ne Shkoder), skulptori Sotir Kosta ("Leke Dukagjini", portret ne bronz-GKA Tirane dhe Muzeu Kombetar i Skenderbeut ne Kruje, 1982) etj.

    Si apokrif i Leke Dukagjinit ka mbetur portreti i i Simon Rrotes (1887-1961), i cili e paraqet autorin e Kanunit ne pamje ballore, me nje veshtrim te mprehte ku bashkohet zgjuarsia dhe urtesia, veshur me nje jelek te kostumit tradicional te malesoreve te veriut, me shpate ne brez dhe me nje doreshkrim te Kanunit ne doren e majte, qe te sugjeron intelektualin humanist te shek.XV. Kur behet fjale per fisnikun fiorentinas me "nje personalitet te jashtezakonshem", Lorenzo de' Medici, me te cilin ne kemi dashur ta perafrojme Leke Dukagjinin qe ne fillim te ketij jeteshkrimi, shkruhet se "ishte nje politikan gjenial, i cili mund te dallonte pushtetin e njemendet nga shfaqjet e jashtme te tij. Frontespisi i librit te tij e tregon ne rruget e Firences, te veshur si nje qytetar i thjeshte, te rrethuar prej vajzash qe kendojne baladat e tij... Ne te vertete, Lorenzo-ja ishte nje poet i mire dhe perkrahesi me bujar i poeteve te tjere si dhe i shkencetareve e filozofeve" (K.Clark:106). Keshtu mund ta perfytyrojme deri ne nje fare shkalle edhe Leke Dukagjinin, poezite e te cilit do te ishin sentencat e Kanunit. Nese ky krahasim nuk do te shkonte, si cdo krahasim tjeter, se paku, Principata e Dukagjineve mund te perqasej me oborret me te vogla te Italise veriore ne cerekun e fundit te shek.XV, te cileve "Rilindja u detyrohet thuajse po aq sa Firences" (K.Clark:107). Dhe Leka mund te perafrohej, ndoshta, me Duken e Urbinos, Frederigo Montefeltro, i cili "nuk ishte vetem nje burre jashtezakonisht i kulturuar dhe i mencur, por edhe strategu i madh i kohes se vet, qe diti te mbronte zoterimet e tij prej katileve qe e rrethonin. Ishte koleksionist i pasionuar librash dhe portretet e tij te cmuara e tregojne duke lexuar nje nga doreshkrimet e tij. Eshte i veshur me parzmore dhe tere pajimet luftarake... Pallatin e tij nisen ta ndertonin si keshtjelle mbi nje shkemb thuajse te pakalueshem dhe vetem me pas, kur fituan siguri, lejuan t'i jepnin atij pamjen e bute dhe te sterholluar, qe e bene nje nga monumentet me te bukura arkitektonike te botes" (K.Clark:107 ).

    Ne sot nuk jemi ne gjendje as te restaurojme nje keshtjelle a pallat princeror te Leke Dukagjinit,aq me pak, te mund ta vleresojme ate qe nuk ekziston me superlativa: "me i bukuri ne bote, ne mesdhe apo rajon", sepse ne ate kohe "keshtjella e qytete te lulezuara (shqiptare). me pallate e monumente. u zhdukne nga faqja e dheut . mbetne si hieje te bukurise dhe shkelqimit te vjeter" (F.S.Noli:591-592). Por Kanuni i Leke Dukagjinit eshte vertete monumenti me i rendesishem i kultures shqiptare gjate periudhes se Rilindjes Evropiane, qe ka gjalluar prej gjashte shekujsh dhe ka luajtur nje rol te jashtezakonshem ne jeten e popullit, ne gjuhen e te cilit eshte krijuar
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Rina_87 : 16-04-2007 mė 17:12

  2. #2
    Gone!
    Anėtarėsuar
    02-03-2006
    Vendndodhja
    Larg nga ketu!
    Postime
    2,871
    Kronologjia e jetės sė tij


    Nė shek.VII-tė permenden per here te pare "Dukagjinet e Arberise". Disa mendojne se mbiemri Dukagjin rrjedh nga emri i fshatit Dukagjin, diku ne kufirin e rrethinave te Pukes me Mirditen, afer fshatit Dardhe, ku kane qene te vendosur fillimisht te paret e Principates se Dukagjineve.

    1202-4 Dukagjinet pushtuan Zadrimen dhe u shtrine shume shpejt ne Shqiperine e veriut me kryeqender Lezhen. Disa mendojne se ne kete kohe Dukagjinet u shfaqen ne trojet arberore te ardhur nga Franca si kryqtare dhe se mbiemri Dukagjin u formua nga perngjitja e titullit Duke me emrin Gjin ose Duka i Gjinit, qe do te thoshte Djali i Gjinit.

    1356 Kur osmanet shkelin per here te pare ne Ballkan, Principata e Dukagjineve eshte zgjeruar ne Shqiperine veri-lindore dhe ka nje qender te dyte ne Fand, krahine e Mirdites se sotme. Disa mendojne se aso kohe Principata e Dukagjineve perfaqesohej me dy dege.

    1389 Beteja e Fushekosoves. Thyhet nga osmanet koalicioni ballkanas, ne te cilin bente pjese edhe Principata e Dukagjineve, sadoqe nder burime nuk permenden.

    1393 Dukagjinet ua dorezojne qytetin e Lezhes venedikasve, qe te mos binte nen sundimin e osmaneve, duke ruajtur te drejten e nje te tretes se te ardhurave.

    1406 Princi Pal Dukagjini (1384-1446), i permendur per urtesi, vihet ne krye te Principates se Dukagjineve me kryeqender Ulpianen (qytet i themeluar prej tij), ku mbreteron se bashku me te vellane Nikolle Dukagjinin, i shquar per trimeri.

    1410 Lind ne Ulpiana princi trashegimtar i Pal Dukagjinit, Leke Dukagjini, formimi kulturor i te cilit mendohet te jete bere ne qendra te zhvilluara te kohes, si Shkodra, Raguza, Venecia. Leka ka pasur edhe nje vella, Palin, me zgjuarsi te jashtezakonshme, por te verber; nje moter, Roza, me bukuri te rralle e shume krenare dhe, ndoshta, nje tjeter me emrin Maria, qe do te behet gruaja e Gjon Muzakes se Beratit.

    1432 Pal Dukagjini me te vellane, Nikollen, mbeshtesin se bashku me Topiajt Aranit Komnenin, vjehrrin e ardhshem te Skenderbeut, ne kryengritjen e tij te suksesshme kunder forcave osmane. Motra e Aranit Komnenit ka qene gruaja e Pal Dukagjinit, e ema e Lekes.

    1444 Pal dhe Nikolle Dukagjini jane pjesemarres te Beselidhjes se Skenderbeut ne Lezhe. Ata mbeshtesin Lidhjen me 5 000 ushtare nga 15 000 qe kishte gjithsej Skenderbeu. Pali shoqeron Skenderbeun ne Kruje.

    1444 Beteja e Torvjollit ku marrin pjese edhe trupat e Principates se Dukagjineve nen komanden e Tanush Topise. Pali, se bashku me princer te tjere, do te prese ne Kruje Skenderbeun per ta pershendetur per fitoren.

    1445 Ne dasmen e Mamices, se motres se Skenderbeut ne Muzakine, shfaqet per here te pare princi Leke Dukagjini. Dueli i tij me Leke Za****ne per doren e princeshes se bukur Jerina Dushmani.

    1446 Vdes Pal Dukagjini. Vendin e tij ne krye te Principates se Dukagjineve e ze i biri, Leke Dukagjini.

    1447 Vriten ne pusi Leke Za****a se bashku me Bozhdar Cernovicin dhe per kete perflitet Leke Dukagjini.

    1447 Nikolle Dukagjini, i nxitur nga njerezit e Skenderbeut, pushton perkohesisht Shatin, nderkohe qe Dejen e kane marre venedikasit. Skenderbeu i shpall lufte Venedikut.

    1447 Leke Dukagjini martohet me Teodoren, motren me te vogel te Gjon Muzakes se Beratit. Nuk paten femije. Dukagjinet qe do te permenden pas Leke Dukagjinit ne Itali apo ne sherbim te Perandorise Osmane, rrjedhin nga familje te adaptuara prej Pal Dukagjinit ose prej Lekes.

    1447-8 Skenderbeu rrethon Dejen, Shkodren dhe Durresin, qytete ne zoterim te venedikasve. Perkrah Skenderbeut eshte Nikolle Dukagjini.

    1448 Paqja e Skendebeut me Venedikasit. Leke Dukagjini nuk merr pjese.

    1451 Martesa e Skenderbeut. Leke Dukagjini nuk merr pjese.

    1451-2 Komploti i Krrabes kunder Skenderbeut. Perflitet Leke Dukagjini.

    1452 Pajtimi i pare i Leke Dukagjinit me Skenderbeun ne Durres.

    1454 Breksamus, diplomat i Leke Dukagjinit, perfaqeson Skenderbeun te mbreti i Napolit. Pensioni 300 dukatesh per Leken prej mbretit Alfons.

    1458 Bie Prizreni, qendra me e zhvilluar tregtare e kulturore e Principates se Dukagjineve, nderkohe qe kryeqyteti, Ulpiana, duhet menduar i shkaterruar nga themelet para Prizrenit.

    1458 Leke Dukagjini pushton keshtjellen e Shatit qe ishte ne zoterim te venedikasve. Skenderbeu nderhyn me trupat e tij dhe ua kthen venedikasve.

    1458-81 Leke Dukagjini nderton disa keshtjella ne thellesi te trojeve te principates se vet, forcon pushtetin vendor te malesoreve, shtetas te tij, qe jetonin brez pas brezi ne gjendje te lire dhe institucionalizon permes praktikave gjyqesore nje sistem juridiko-popullor, qe do te trashegohet permes fjaleve te urta te thena nga ai, si nje veper fondamentale e kultures humaniste shqiptare. Kjo veper, e ruajtur ne nje shqipe kaq te bukur, qe u mblodh nga Shtjefen Gjecovi ne kapercyellin e shek.XIX-XX eshte Kanuni i Leke Dukagjinit.

    1461 Perflitet Leke Dukagjini se u eshte drejtuar turqve per aleance. Papa Piu II e kercenon me ckisherim.

    1463 Papa Piu II nderhyn per pajtimin e Leke Dukagjinit me Skenderbeun.

    1463 Pajtimi i dyte me Skenderbeun. Leka bashkohet me Lidhjen e Skenderbeut, Venedikun dhe Ivan Cernovicin e Malit te Zi.

    1465 Ne betejen e Sfetigradit, Leke Dukagjini shpeton prej vdekjes Skenderbeun.

    1466 Leka dhe Nikel Moneta komandojne 13 mije forca shqiptare perkrah Skenderbeut kunder Ballaban Pashes.

    1468 Ne Shkoder thyhen trupat osmane prej ushtrise shqiptare pa pjesemarrjen e Skenderbeut. Mendohet se kjo fitore eshte arritur nen drejtimin e Leke Dukagjinit.

    1468 Vdes Skenderbeu. Leke Dukagjini eshte nder kryetrimat shqiptare qe iu ndodh prane deri ne castet e fundit te jetes.

    1477 Leka ne mbrojtje te Krujes, ku duhet te kete mbetur i plagosur, pasi u perfol se mbeti i vrare.

    1479 Venecianet nenshkruajne pushtimin e Shqiperise prej turqve, por Leke Dukagjini vazhdon rezistencen keshtjellave, qe kishte ngritur thellesive te maleve te principates se tij.

    1481 Leke Dukagjini permendet per here te fundit ne dokumentet e kohes, duke kaluar nga Raguza per ne principaten e tij.

    1481 Mendohet vdekja e Leke Dukagjinit, pinjolli me i fundit i Principates se Dukagjineve. Asnje dokument nuk flet per vendvarrimin e tij. Gojedhena thote se iku duke bekuar lirine e viseve shqiptare dhe duke mallkuar roberimin e tyre, derisa te zotet te kthehen ne trojet e veta.

  3. #3
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    1481 Mendohet vdekja e Leke Dukagjinit, pinjolli me i fundit i Principates se Dukagjineve. Asnje dokument nuk flet per vendvarrimin e tij. Gojedhena thote se iku duke bekuar lirine e viseve shqiptare dhe duke mallkuar roberimin e tyre, derisa te zotet te kthehen ne trojet e veta.
    Ka ndonje shpjegim per kete pjesen e fundit ?
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  4. #4
    Perjashtuar Maska e Sabriu
    Anėtarėsuar
    29-12-2005
    Postime
    1,283
    Leke Dukagjini,Hamez Kastrioti,Moisi Golemi ishin dhe duhet mbetur heronje te vertet shqiptar te asaj kohe.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anėtarėsuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    Leke Dukagjini eshte nje figure e rendesishme e historise sone per shkak te kanunit te tij famekeq, ne ditet e sotme. Megjithate, une kam rezervat e mia per kete figure pikerisht per shkak te mendimeve qe shfaq ne kanun. Dikush nga ju mund te thote qe per kohen qe u shkrua i shkonte shtat. Mund te pergjigjem qe kushtetuta e SHBA u shkrua tre shekuj me pare dhe vepron ende sot.
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  6. #6
    Perjashtuar Maska e Sabriu
    Anėtarėsuar
    29-12-2005
    Postime
    1,283
    Kanunin E Lekes E Keni Ngaterruar Me Duket Me Kanunin E Skenderbeut.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Dorontina
    Anėtarėsuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    "In your dreams making you happy"Nese e ke humb dashurin e ke humb aryen e jetes, nese ende se ke gjet ke arsye te jetojsh "
    Postime
    3,488
    Citim Postuar mė parė nga Rina_87
    Princi i perfolur Leke Dukagjini

    Nga Tonin Cobani


    Leke Dukagjini eshte nje figure historike mjaft komplekse. Madje eshte nje figure edhe e legjendarizuar, nese e pranojme kete term, ashtu sic e kemi pranuar per Heroin tone Kombetar Gjergj Kastriot-Skenderbeun.

    Leke Dukagjin (1410-1481) ishte bashkekohes i Gjergj Kastriotit (1405-1468). Historia i njeh te dy si princer trashegimtare, qe u lartesuan kur moren ne sundim dy principatat qe mbanin mbiemrat e tyre: Leka - te Dukagjineve, pas vdekjes se te atit, Pal Dukagjini (1446) dhe Gjergji - te Kastrioteve me 1443, tete vjet pas vdekjes se te atit, Gjon Kastriotit. Principata e Dukagjineve kishte si kryeqender qytetin e Lezhes, perfshinte Zadrimen, zonat ne veri dhe ne verilindje te Shkodres dhe shtrihej deri thelle trojeve te Serbise se sotme me kryeqender te dyte qytetin e Ulpianes afer Prizrenit; ndersa Principata e Kastrioteve me kryeqender Krujen, perfshinte Matin dhe krahinen e Dibres, duke u shtrire nga keshtjella e Rodonit ne bregdetin e Adriatikut.

    Shum pershkrim i bukur me karahsime te datave dhe historive me pelqejn keto shkrime siq ky qe ka shkru Tonin Cobani
    ..
    Rina_87 flm...
    "Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Centaurus
    Anėtarėsuar
    10-04-2007
    Postime
    166
    Citim Postuar mė parė nga Borix
    Leke Dukagjini eshte nje figure e rendesishme e historise sone per shkak te kanunit te tij famekeq, ne ditet e sotme. Megjithate, une kam rezervat e mia per kete figure pikerisht per shkak te mendimeve qe shfaq ne kanun. Dikush nga ju mund te thote qe per kohen qe u shkrua i shkonte shtat. Mund te pergjigjem qe kushtetuta e SHBA u shkrua tre shekuj me pare dhe vepron ende sot.
    Kanuni nuk eshte i tije, Lekė Dukagjini e ka permbledhur Kanunin nga populli e nuk e ka krijuar vet, dhe ne kete Kanunin e sotem ka disa ligje qe jan kopjuar nga osmanlinjet, serbet, bullgaret dhe greket, e nuk kan shum te bejne me kulturen dhe mentalitetin Shqiptar.

    Kanuni i Shqiptarve eshte mrekullia e tete e botes.
    [[[[[[Proudly to be a son of the Eagle]]]]]]

  9. #9
    Gone!
    Anėtarėsuar
    02-03-2006
    Vendndodhja
    Larg nga ketu!
    Postime
    2,871
    Ka ndonje shpjegim per kete pjesen e fundit
    Eshte fjala per nje gojedhene dhe une nuk kam lexuar ndonje shpjegim lidhur me kete, mirepo mendoj se e ka fjalen per kthimin e figurave te njohura arbereshe, qe u perfshine ne valet e medha te eksodit per Itali, e sidomos pas vdekjes se Skenderbeut, apo edhe ndoshta ka kuptim me te gjere.

    Leke Dukagjini,Hamez Kastrioti,Moisi Golemi ishin dhe duhet mbetur heronje te vertet shqiptar te asaj kohe
    Leke Dukagjini sipas meje mbetet nje figure e ndritur dhe enigmatike shqiptare, sepse nuk eshte shkruar shume per te si prijes, luftetar etj. Zakonisht ai identifikohet vetem me Kanunin. Moisi Golemi perkunder tradhetise ai eshte nje figure e madhe shqiptare. Ndersa, Hamze Kastrioti eshte as me pak e as me shume se nje tradhetar i kombit, si cdo tradhetar tjeter qe ka shitur popullin shqiptar pergjate historise tone.

    Sa per sqarim tema nuk e ka per qellim krahasimin e heronjve kombetar, por perkujtimin e nje figure tjeter te rendesishme shqiptare dhe jo njollosjen e tyre, sepse ne fund te fundit per te vleresuar dike duhet te jesh ne nivel te njejte ose me te larte se ai ose ajo.

    Kanuni i Shqiptarve eshte mrekullia e tete e botes.
    Padyshim, Kanuni eshte njeri nga monumentet me te rendesishme historike shqiptare.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Centaurus
    Anėtarėsuar
    10-04-2007
    Postime
    166
    As une nuk po e kuptoj kete krahasim te Lekė Dukagjinit me trathtarin Hamz Kastrioti ...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Centaurus : 17-04-2007 mė 19:57
    [[[[[[Proudly to be a son of the Eagle]]]]]]

  11. #11
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Leke Dukagjini eshte nje figure e rendesishme e historise sone per shkak te kanunit te tij famekeq, ne ditet e sotme. Megjithate, une kam rezervat e mia per kete figure pikerisht per shkak te mendimeve qe shfaq ne kanun. Dikush nga ju mund te thote qe per kohen qe u shkrua i shkonte shtat. Mund te pergjigjem qe kushtetuta e SHBA u shkrua tre shekuj me pare dhe vepron ende sot.
    Mund te ndash me ne se perse kanuni eshte famekeq? Po ashtu, cilat jane keto "mendime" personale te Lekes te shfaqura ne kanun, dhe cfare lloj rezerve ju krijojne?

    Falemderit.
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  12. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Baptist pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  13. #12
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Kanuni nuk eshte i tije, Lekė Dukagjini e ka permbledhur Kanunin nga populli e nuk e ka krijuar vet, dhe ne kete Kanunin e sotem ka disa ligje qe jan kopjuar nga osmanlinjet, serbet, bullgaret dhe greket, e nuk kan shum te bejne me kulturen dhe mentalitetin Shqiptar.

    Kanuni i Shqiptarve eshte mrekullia e tete e botes.
    Nje nga postimet me te papergjegjshme qe kam pare!
    Po thua qe kanuni jone eshte plagjiature dhe amalgame e ligjeve natyrore te osmanllinjve, serbeve, bullgareve dhe grekeve? Me mire te kishe qelluar veten ne kembe.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Baptist : 17-04-2007 mė 20:02
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  14. #13
    i/e regjistruar Maska e Centaurus
    Anėtarėsuar
    10-04-2007
    Postime
    166
    Citim Postuar mė parė nga Styx
    Nje nga postimet me te papergjegjshme qe kam pare!
    Po thua qe kanuni jone shte plagjiature e ligjeve natyrore te osmanlinjet, serbet, bullgaret dhe greket? Me mire te kishe qelluar veten ne kembe.
    Jo une nuk thash qe kanuni yne eshte "plagjiature e ligjeve natyrore te osmanlinjet, serbet, bullgaret dhe greket", kete po e thua ti, se une thash "ne kete Kanunin e sotem ka disa ligje qe jan kopjuar nga osmanlinjet, serbet, bullgaret dhe greket" , si pershembull vrasa e grave, te rinjeve dhe femijeve per gjakmarrje siē jan sot disa familje te mbyllura neper shtepi per arsye qe nuk e zgjedhin dorasin ta vrasin siē e lyp kanuni por vetem dikend te asaj familje pa mare parasysh se ēka eshte, edhe fėmije ne qoft s'prish pune, kjo nuk mundet te jete tradite apo ligj Shqiptar, kjo nuk ka qene kurre, nuk eshte dhe nuk do te jete kulture, tradite dhe mentalitet Shqiptar, sepse kultura Shqiptare kurre nuk ka qene ne nje nivel aq te ulet qe te vrasin gra e femije per gjakmarrje.

    (Gjakmarrja sot nuk duhet te vleje mė, se ka polici dhe gjykata qe perpara nuk kishte, ose kishte ne nje form tjeter dhe vetem neper qytete te medha)

    Per keto lloj ligjesh qe duhet filtruar e kisha fjalen une e jo per te gjith kanunin Shqiptar siē e pergjithsove ti, sepse ne fund e thash edhe kete fjali te tjeter kujt qe ti nuk e paske pare:

    Kanuni i Shqiptarve eshte mrekullia e tete e botes.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Centaurus : 17-04-2007 mė 20:33
    [[[[[[Proudly to be a son of the Eagle]]]]]]

  15. #14
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Me qe ju nuk dini per cfare shkruani, detyrimisht as nuk kuptojme gje. Jo Ali Hoxhe po Hoxhe Ali. Kanuni eshte nje. Ai nuk eshte krijuar si amalgame, ose me shtesa.

    Keto qe sipas teje jane ne kanun (dhe kete po ta bej copy-paste qe mos mbytesh me piken e ujit) "si pershembull vrasa e grave, te rinjeve dhe femijeve per gjakmarrje siē jan sot disa familje te mbyllura neper shtepi per arsye qe nuk e zgjedhin dorasin ta vrasin siē e lyp kanuni por vetem dikend te asaj familje pa mare parasysh se ēka eshte, edhe fėmije ne qoft s'prish pune" une nuk i kam lexuar ne kanun.

    Ka mundesi ta citosh kanunin e maleve tend per kete pjese? Keshtu qe te mund te shohim me syte cfare thote kanuni per vrasjen e grave, etj. Kjo do te ishte te shkruash me pergjegjesi.

    Te mbledhesh cfare ndodh sot ne malci, dhe ta interpretosh si Kanun, qe behet nga mjete shtypi te politizuara deri ne papergjshmeri te plote kombetare, eshte njelloj si te thuash qe perdhunimi mbrohet me ligj, nga fakti qe disa njerez jane mesuar ta bejne kete. Per ta zbukuruar dhe me shume, shtojini qe "kjo pjese e ligjit" ne fakt eshte huajtur nga bota e shthurur!

    _____
    Hezitoj ta rendis Kanunin me mrekullite e botes. Sepse do na duhej ti jepnim numur rendor gjithe librave fetare.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Baptist : 17-04-2007 mė 21:41
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  16. #15
    i/e regjistruar Maska e Centaurus
    Anėtarėsuar
    10-04-2007
    Postime
    166
    Interesant, ne kete forum nuk po me shkon diēka puna mire, gjith po qelloj ne disa njerz qe nuk dojne dhe nuk dojne te kuptojne ate qe po them une, ndoshta qendron problemi tek emri apo tek avatari im, se di, as une s'po e kuptoj pse.

    Mua po me duket sikur ma bejne me qellim, dhe fatkeqsisht ketu ka diēka te vertet.

    Citim Postuar mė parė nga Styx
    Me qe ju nuk dini per cfare shkruani, detyrimisht as nuk kuptojme gje. Jo Ali Hoxhe po Hoxhe Ali. Kanuni eshte nje. Ai nuk eshte krijuar si amalgame, ose me shtesa.
    Une me duket qe shqip jam duke shkruar, s'po e di ēka nuk po kupton ti, ose ēka nuk po don te kuptosh ti, apo ndoshta je ti nje nga ata tipat qe nuk mund te flasesh me te fare, nga ata tipat qe as nuk ngrahen as nuk ngrihen.

    Citim Postuar mė parė nga Styx
    Keto qe sipas teje jane ne kanun (dhe kete po ta bej copy-paste qe mos mbytesh me piken e ujit) "si pershembull vrasa e grave, te rinjeve dhe femijeve per gjakmarrje siē jan sot disa familje te mbyllura neper shtepi per arsye qe nuk e zgjedhin dorasin ta vrasin siē e lyp kanuni por vetem dikend te asaj familje pa mare parasysh se ēka eshte, edhe fėmije ne qoft s'prish pune" une nuk i kam lexuar ne kanun.
    Jo keto sipas meje nuk jan ne kanun e vertet te Shqiptarve, siē thash me lart, por sipas teje dhe atyre ne malsine e Shqiprise veriore na qenkan ne Kanunin e Shqiptarve, ju qe nuk e keni lexuar kurre kanunin dhe nuk i kan dy lidhje me koke se ēka eshte ne te vertet Kanuni Shqiptare, po beni gjera skandaloze dhe po na thoni se gjoja po e kerkoka kanuni keshtu, mbyllen familije te tera ne shtepi per arsye te "ligjeve" te juaja qe kurre nuk kan qene te Shqiptarve.

    Une nuk te kam faj ty qe nuk e ke lexuar kurre Kanunin, siē the edhe vet.

    Citim Postuar mė parė nga Styx
    Ka mundesi ta citosh kanunin e maleve tend per kete pjese? Keshtu qe te mund te shohim me syte cfare thote kanuni per vrasjen e grave, etj. Kjo do te ishte te shkruash me pergjegjesi.
    Po pse nuk po na citon ti neve kanunin e maleve tua, pasiqe sipas teje Kanuni po na thoka te vriten grate etj..

    Une e di qe keto "ligje" te lartpermendura qe po zbatohen sot jan shpikje te reja pas komunizmit ne Malsine e veriut te Shqiprise dhe nuk kan asgje te bejne me Kanunin e vertet te Shqiptarve, por pasiqe ti po e dishe me mire tregona neve qe nuk qenkan shpikje te reja pas komunizmit siē po them une.

    Citim Postuar mė parė nga Styx
    Te mbledhesh cfare ndodh sot ne malci, dhe ta interpretosh si Kanun, qe behet nga mjete shtypi te politizuara deri ne papergjshmeri te plote kombetare, eshte njelloj si te thuash qe perdhunimi mbrohet me ligj, nga fakti qe disa njerez jane mesuar ta bejne kete. Per ta zbukuruar dhe me shume, shtojini qe "kjo pjese e ligjit" ne fakt eshte huajtur nga bota e shthurur!
    Do me thene sipas teje keto ēka ndodhin sot ne malci na qenka zbatim i Kanunit Shqiptar ku edhe perdhunimi po u mbroka me ligj ne Kanunin e Shqiptarve qe ne fakt nuk paska "Kanun Shqiptar" por keto na qenka ligje te huajtura nga bota e shthurur.

    Ky eshte "nje nga postimet me te papergjegjshme qe kam pare" ne jeten time.

    Citim Postuar mė parė nga Styx
    Hezitoj ta rendis Kanunin me mrekullite e botes. Sepse do na duhej ti jepnim numur rendor gjithe librave fetare.
    Po kujt po i intereson ēka heziton e ēka nuk heziton ti, e perēka e bene kete edhe ma hiq ...

    ----------------------------

    Ja ketu i gjeta disa pohime per huazime ne Kanunin e Shqiptarve.

    http://vargmal.org/showthread.php?t=433

    Une nuk jam shkenctar i Kanunit te Shqiptarve dhe nuk e di a jan te verteta keto a jo, por analizoje ti vet se a jan apo nuk jan huazime keto qe po thot ky far Boromir, pasiqe ti "Mister Perfekt" po i dishe te gjitha me se miri.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Centaurus : 18-04-2007 mė 20:48
    [[[[[[Proudly to be a son of the Eagle]]]]]]

  17. #16
    Perjashtuar Maska e Sabriu
    Anėtarėsuar
    29-12-2005
    Postime
    1,283
    Faji nuk eshte tek kanuni, por tek politikanet shqiptar qe favorizon nacionalizmin e huaj dhe politikat sllavo-helene ne deme te kombit shqiptar ne tokat e veta etnike.

    Shkurt, faji eshte tek tradhtia e politikes shqiptare.


    "Dr.Dituria"

  18. #17
    Gone!
    Anėtarėsuar
    02-03-2006
    Vendndodhja
    Larg nga ketu!
    Postime
    2,871
    Qellimi i temes nuk ka qene te diskutohet Kanuni, por nejse.

    ----------------------------------------------------------------------------------------------

    Kanu

    Kanuni dhe dinastia: Nga fiset nė komb

    Rifunksionalizimi i Kanunit nė procesin e shtetformimit


    Me fitoren e komunizmit nė gjithė hapėsirėn shqiptare, Kanuni u anatemua politikisht dhe me kėtė u la nė harresė, sa qė atė nuk e njohin as qarqet dėrmuese shkencore...


    Lulzim Mjeku

    Jeta dhe rrethanat historike e shoqėrore maleve, ku ėshtė zhvilluar fermenti malėsor, ka mundėsuar mbijetesėn kolektive nė sajė tė Kanunit tė Maleve - monument i kulturės juridike shqiptare. Kanuni i Maleve shpjegon nė masė tė madhe organizimin e shqiptarėve “Si Njerėz”.

    Qeverisja e Kanunit

    Termi mal, prej nga rrjedh identiteti malėsor, nė letrat shqipe ka qenė term fillimisht etnografik dhe jo gjeografik, i cili emėrtonte identitetin e hershėm, parakombėtar (si p.sh. “Malet e Gegėve”, tė cilat nėnkuptonin Principatėn e Arbrit). Por, pėrdorimi bashkėkohor i kėtij termi e ka lėnė nė harresė kuptimin e parė qė e pati. Ky lloj termi - qė emėrtonte identitetin parakombėtar - ėshtė korrespondues me identitetet e kohės nė gjithė Evropėn, si p.sh. parisieni, bretanjasi nė Mesjetė etj. (para se ta quanin veten francezė, identifikoheshin si parisienė, bretanjas...); njėsoj sikurse londinezi, apo venedikasi, tė cilėt identifikoheshin nė bazė tė qytetit a krahinės ku jetonin (shumė shekuj mė parė, para se vendet e tyre tė ngriheshin nė shtete-kombe).

    Kėshtu edhe organizimi dhe tradita e Malėsisė, njihte sovranitetin e gjakut, tė pėrkatėsisė, mbi sovranitetin territorial. Thėnė mė saktė, Malėsia - malėsorėt - nuk njihnin ndarjen mbi baza territoriale e administrative. Sovraniteti i Kanunit tė Maleve e ndiqte pjesėtarin - malėsorin - ngado qė shkonte, edhe jashtė territorit ku sundonin ligjet fisnore.

    E Drejta Zakonore Shqiptare ėshtė materializuar vonė, vetėm nė shekullin e XX nė dy botime, si Kanuni i Lekė Dukagjinit (1933) dhe Kanuni i Skanderbegut (1993). I pari kishte pushtet nė viset mbi lumin Drin, ndėrsa i dyti pjesėn tjetėr tė Shqipėrisė veriore. Nė viset jugore e drejta zakonore ka qenė fragmentare.
    Kanuni, i cili me gjasė paraqet monumentin juridik, qė ėshtė vazhdimėsi e kodifikimeve tė Justinianit - i qeverisi shqiptarėt, me gjithė ndryshimet krahinore tė cilat krijuan edhe kanune krahinore. Me gjithė laramanitė dhe decentralizimin, Kanuni ka pasur njė uniformitet tė befasishėm. Ky unitet i befasishėm sugjeron se ka pasur njė ndjenjė tė zhvilluar pėrkatėsie dhe lojaliteti tė tė gjithė pjesėtarėve pėr fisin, krahinėn a bajrakun, si organizime shoqėrore tė kohės. Zbatimi i normave kanunore tregon pėr ekzistimin e njė rendi ligjor autokton, nė kuptimin tradicional tė fjalės. Kanuni ka siguruar pėrmbajtjen nga dhuna dhe ka ofruar nė njė formė moralitetin e pranueshėm tė kohės, me vlerat sublime, si Besa, Nderi dhe Gjaku.

    Feja dhe Shteti

    Nė kuptimin e ndėrtimit tė identitetit shqiptar dhe tė identitetit fetar - ndaras nga organizimi politik - Kanuni paraqet provėn themeltare. Kanuni e ndau Kishėn nga shteti, me fjalėt “Kisha konop as shpatė s’ka”, ndėrsa nė kohėn e vet edhe vetė Skėnderbeu inkorporoi nė Kanunin e tij institute tė sė drejtės sė Sheriatit. Sipas studiueses bullgare, Antonina Zhelyaskova (pėr Skėnderbeun), pėrkatėsia ndaj njė religjioni kishte karakter politik, meqė shumė herė nė vazhdėn e pėrpjekjeve tė tyre pėr pavarėsi, shqiptarėt qenė tradhtuar nga Perėndimi Katolik, ndėrkohė qė ata kurrė nuk qenė mbėshtetur nė Patrikanėn e Stambollit.

    Kanuni paraqet themelin e shėndoshė tė njė demokracie popullore dhe morale tė asaj kohe, me dy dhomat vendimmarrėse. Asnjė ligj a normė e re nuk mund tė hynte nė fuqi, nėse ishte nė kundėrshtim me Kanunin apo nuk e kishte pėlqimin e Kuvendit, si mbledhje e pėrgjithshme e pėrfaqėsuesve tė popullit. Objekt i sanksioneve kanunore qenė shqiptarėt, d.m.th. pjesėtarėt e shoqėrisė. Kanuni parashtron kushtin e tė qenit pjesėtar i shoqėrisė, kur nėn nenin 47 shprehimisht thotė: “…nė kjotė se donė tė jesh shoq me ne, ban si tė thotė katundi e bajraku”.

    Inteligjencia e Rilindjes Kombėtare e merrte Kanunin model qeverisjeje. Mė 1878, Fuqitė e Mėdha evropiane u njohėn me ekzistimin e kombit shqiptar, dhe kėrkuan nga autoritetet e Perandorisė Osmane qė tė njohin zyrtarisht Kanunin e Lekės nė zonat malore.

    Kanuni, kjo kushtetutė monumentale e bartur si trashėgimi gojore brez pas brezi shekuj me radhė, qė tregon pėr kulturėn e lartė dhe identitetin shqiptar, ka bėrė njė rrugėtim tė gjatė deri te kodifikimi me shkrim dhe botimi i tij. Kodifikimi i tij nuk iu ka shpėtuar rrethanave politike tė kohės, dhe nuk ka qenė njė punė e pastėr dhe vetėm shkencore. Intelektualėt e njė kombi tė rrezikuar, pėr t’u zhbėrė e copėtuar nga shtetet fqinje, ndienin se duhej ndihmuar nė ēdo fushė kombit tė tyre. Kėshtu bėnė edhe intelektualėt rilindės tė fundit, duke e funksionalizuar Kanunin nė procesin e formimit tė shtetit modern shqiptar tė shekullit XX.

    Leka...

    Ėshtė e natyrshme qė kjo vepėr kolosale intelektuale u bė duke ndjekur shembullin e kombeve mė tė pėrparuara tė Evropės dhe rajonit. Ka shumė tė ngjarė qė kleri katolik shqiptar, konkretisht Atė Gjergj Fishta - qė ia kishte vėnė pėr detyrė vetvetes realizimin e aspiratave popullore tė Rilindjes Kombėtare Shqiptare pėr formimin e njė shteti - dėshironte tė kishte edhe njė lloj kushtetute. Ambiciet e klerit katolik shqiptar, tė udhėheqėsit shpirtėror tė veriut shqiptar tė asaj kohe - Gjergj Fishtės - dhe tė themeluesit tė sociologjisė rurale shqiptare - atė Shtjefėn Gjeēovit - pėrqendroheshin nė shfrytėzimin e ēfarėdo mjeti dhe miti pėr ta rifunksionalizuar vetėdijen kombėtare tė kohės. Nė frymėn iluministe tė kohės, inteligjencia dhe klasa e atėhershme politike synonin qė nga ndarjet gjeografike, e fisnore, tė ngrenė njė komb me njė vetėdije kombėtare. Nuk kishte mjet mė tė mirė sesa Kanuni nė kėtė mision tė forcimit tė identitetit kombėtar.
    Kurorėzimi i parė i pėrpjekjeve pėr ta botuar tė kodifikuar tė drejtėn dokesore shqiptare, u bė nė vitin 1913, nga njė prift qė vinte nga Janjeva e Kosovės, Shtjefėn Gjeēovi. Nė revistėn “Hylli i Dritės” u shfaq nė disa numra me radhė “Kanuni i Lekė Dukagjinit”. Por, nė numrin e parė ai u shfaq me titullin “Kanuni i Maleve”. Kėtė Kanun, me kėtė emėrtim, nuk e gjejmė mė nė botimet e numrave tė mėvonshėm tė “Hyllit tė Dritės”.

    Meqė ekzistonte Kanuni, kjo kushtetutė shqiptare, sipas trendit evropian tė kohės, atėherė do tė duhej tė ekzistonte edhe njė dinasti e vjetėr, pėr ta plotėsuar mitin e ekzistimit tė njė shtetit tė vjetėr shqiptar. Kjo dinasti u gjet duke shkuar mbrapa nė histori, te familja e Dukagjinėve, si aristokraci fisnore shqiptare me pinjollin e fundit - princin Lekė Dukagjini. Nė kėtė kontekst, edhe kodifikuesi edhe autori i atribuuar i Kanunit (Leka) rrjedhin nga Janjeva! A ėshtė kjo njė rastėsi tė cilėn na servon historia?

    Skėnderbeu...

    A shihnin Gjergj Fishta dhe Shtjefėn Gjeēovi nė Lekė Dukagjinin njė paraardhės tė denjė pėr tė ndėrtuar mbi shembullin e tij dinastinė mirditore tė Gjomarkajve dhe pėr ta lidhur drejtpėrdrejt atė si pinjolle e sė parės? Duket se qėllimi politik i rifunksionalizimit tė Kanunit, tashmė jo “tė Maleve”, por “tė Lekė Dukagjinit”, ka qenė krijimi i lidhjes gjenealogjike ndėrmjet familjes aristokrate Dukagjini dhe derės sė Gjomarkajve, si familje e parė dhe bajraktare e Mirditės. Me kėtė lidhje, do tė kurorėzoheshin pėrpjekjet pėr tė pasur shtet, kushtetutė apo Kanun me bazė tė thellė historike, dhe njė dinasti sunduese e cila do tė shpallej me rrėnjė shumė mė tė thella deri te familja Dukagjini. Megjithėse Fishta ishte njohės i mirė i mitit pėr shtatė Lekėt, prijės tė ilirėve dhe arbėrorėve me mė tė njohurin e tyre Lekėn e Madh, nė rrugėn e formimit tė kombit e shtetit shqiptar, kjo ishte pėrmbushje e nevojės qė njė mit tė duket real dhe i kapshėm.

    Pėrndryshe, si tė cilėsohet riemėrtimi nga “Kanuni i Maleve” nė “Kanuni i Lekė Dukagjinit”? A nuk vėrehet kėtu synimi i krijimit tė dinastisė trashėguese pėr njė Mbretėri tė mirėfilltė. Ky rifunksionalizim i Kanunit shqiptar ndihmonte nė krijimin e modelit perėndimor tė shtetit. Imitohej Mbretėria Austro-Hungareze, ose ajo italiane, nėn ndikimin e tė cilave zhvillohej jeta politike e shoqėrore shqiptare. Zaten qė nga formimi i shtetit shqiptar, kur edhe Konferenca e Ambasadorėve nė Londėr, mė 17 dhjetor 1912, njohu Shqipėrinė pėr shtet, ishin Fuqitė e Mėdha tė kohės tė cilat Shqipėrisė ia hartuan kushtetutėn e parė, jotradicionale, Statutin organik, nėpėrmjet Komisionit Ndėrkombėtar tė Kontrollit. Statuti organik nė tė vėrtetė qe kushtetutė e dhuruar, me10 gusht 1914. Ai qe hartuar sipas modelit te kushtetutave te monarkive evropiane.

    Por, shpėrbėrja e Mbretėrisė dualiste Austro-Hungareze pas Luftės I Botėrore, ndikoi negativisht nė rrjedhat e shtet-formimit dhe komb-formimit shqiptar. Shqiptarėt humbėn njė mik tė madh pėrkrahės, ndėrsa botimi i Kanunit u shty duke u bėrė i mundshėm mė 1933 nė Shkodėr, pesė vjet pas vrasjes sė kodifikuesit, Shtjefėn Gjeēovit, nė Zym tė Hasit (mė 1929).
    Nė procesin e shtet-formimit, Kanuni u funksionalizua pėr disa zona territoriale nga qeveria e Sulejman Delvinės (1920), qė doli nga Kongresi i Lushnjės, por kjo qeveria qe jetėshkurtėr. Kanuni u funksionalizua sėrish nėn Monarkinė Zogiste (1928-1939).

    Shembulli i dytė i rifunksionalizimit tė Kanunit, por vetėm pėr nevoja shkencore, vjen vonė, si vepėr sėrish e njė prifti katolik, Dom Frano Ilisė, mė 1967, por qė pėr shkaqe tė terrorit politik komunist nuk e pa dritėn e botimit, deri mė 1993. Dom Frano Ilia mblodhi dhe kodifikoi pėr 30 vjet Kanunin e Skėnderbeut, tė panjohur mė parė, pėr tė vėnė nė pah tė drejtėn shtetėrore tė Skėnderbeut, njė rifunksionalizim i sėrishėm i pėrmbushjes sė nevojės pėr tė pasur vepra monumentale shtet-formuese, tė prekshme, e tė cilat datojnė thellė nė histori.
    Me fitoren e komunizmit nė gjithė hapėsirėn shqiptare, Kanuni u anatemua politikisht dhe me kėtė u la nė harresė, sa qė atė nuk e njohin as qarqet shkencore tė cilat do tė duhej tė dinin mė shumė diēka pėr tė, se sa njė lexues i rėndomtė. Kėshtu u krijua njė shije publike pėrjashtuese dhe pėrēmuese pėr tė, edhe nė qarqet dėrmuese shkencore.

    Kanuni i Lekė Dukagjinit ėshtė botuar nga shtėpia botuese “Rilindja” nė vitin 1985 me rastin e botimit tė kompletit tė veprave tė Shtjefėn Gjeēovit, me parathėnie tė Atnon Ēettės.

  19. #18
    Perjashtuar Maska e Sabriu
    Anėtarėsuar
    29-12-2005
    Postime
    1,283
    Pse nuk u njoh asnjehere kanuni i Skenderbeut por u njoh nga te gjithe shqiptaret ai i Leke Dukagjinit?


    "Dr.Dituria"

  20. #19
    Gone!
    Anėtarėsuar
    02-03-2006
    Vendndodhja
    Larg nga ketu!
    Postime
    2,871
    Citim Postuar mė parė nga Sabriu
    Pse nuk u njoh asnjehere kanuni i Skenderbeut por u njoh nga te gjithe shqiptaret ai i Leke Dukagjinit?


    "Dr.Dituria"
    A je i sigurt qe Kanuni i Skenderbeut nuk u njoh asnjehere dhe qe Kanuni i Leke Dukagjinit u njoh nga te gjithe shqiptaret. Dhe a ka ndonje fakt qe nuk behet fjale per kanune, qe jane ndertuar mbi baze te njejte, Kanunin e Maleve? Pse po mundohesh te besh nje vije ndarese mes diēkaje qė ėshtė e pandashme, si vijen ndarese ne mes Leke Dukagjinit dhe Skenderbeut?

    Citim nga M.Ahmeti per kanunin e Skenderbeut (nuk do ta shkruaj krejt artikullin):

    “Qė Kanuni i Skėnderbeut vepronte edhe nė shekullin XIX, pėr shembull nė Malėsinė e Dibrės, kemi dėshmi jo vetėm nga Hahn, por edhe nga konsulli rus, M. Hirtovi, i cili ndėr tė tjera ka shėnuar se nė Dibrėn e Poshtme ishte ende nė fuqi, “njė fare kanuni i lashtė, i trashėguar gojarisht brez pas brezi, qė i atribuohet prijėsit tė lavdishėm shqiptar, Gjergj Kastriotit, i cili njihet me emrin Kanuni i Skenderbeut”, mirepo e drejta qendron nė faktin se Kanuni i Skenderbeut, sipas materialit dhe deshmise konkrete shtrihej ne Shqiperine Qendrore ndėr krahinat e Principates se Kastrioteve e te ndikimit te tyre: Kruje, Mat, Diber, Valm (Elbasan) prej lumejve Mat-Fand me veri e deri te poshte lumit Shkumbin (Librazhd) ne jug dhe prej Detit Adriatik ne perendim e deri te kufijt me lindore te Dibres e Ohrit ne lindje. Ky Kanun i ka themelet e perbashketa me Kanunin e Maleve Shqiptare."


    Une nuk po pretendoj ketu qe di cdo gje per Kanunin, mirepo nese ben komente provokative, eshte mire here pas here ti mbrosh ato me ndonje argument apo fakt, te mirefillte ama!

  21. #20
    Perjashtuar Maska e Sabriu
    Anėtarėsuar
    29-12-2005
    Postime
    1,283
    Citim Postuar mė parė nga Rina_87
    A je i sigurt qe Kanuni i Skenderbeut nuk u njoh asnjehere dhe qe Kanuni i Leke Dukagjinit u njoh nga te gjithe shqiptaret. Dhe a ka ndonje fakt qe nuk behet fjale per kanune, qe jane ndertuar mbi baze te njejte, Kanunin e Maleve? Pse po mundohesh te besh nje vije ndarese mes diēkaje qė ėshtė e pandashme, si vijen ndarese ne mes Leke Dukagjinit dhe Skenderbeut?

    Citim nga M.Ahmeti per kanunin e Skenderbeut (nuk do ta shkruaj krejt artikullin):

    “Qė Kanuni i Skėnderbeut vepronte edhe nė shekullin XIX, pėr shembull nė Malėsinė e Dibrės, kemi dėshmi jo vetėm nga Hahn, por edhe nga konsulli rus, M. Hirtovi, i cili ndėr tė tjera ka shėnuar se nė Dibrėn e Poshtme ishte ende nė fuqi, “njė fare kanuni i lashtė, i trashėguar gojarisht brez pas brezi, qė i atribuohet prijėsit tė lavdishėm shqiptar, Gjergj Kastriotit, i cili njihet me emrin Kanuni i Skenderbeut”, mirepo e drejta qendron nė faktin se Kanuni i Skenderbeut, sipas materialit dhe deshmise konkrete shtrihej ne Shqiperine Qendrore ndėr krahinat e Principates se Kastrioteve e te ndikimit te tyre: Kruje, Mat, Diber, Valm (Elbasan) prej lumejve Mat-Fand me veri e deri te poshte lumit Shkumbin (Librazhd) ne jug dhe prej Detit Adriatik ne perendim e deri te kufijt me lindore te Dibres e Ohrit ne lindje. Ky Kanun i ka themelet e perbashketa me Kanunin e Maleve Shqiptare."


    Une nuk po pretendoj ketu qe di cdo gje per Kanunin, mirepo nese ben komente provokative, eshte mire here pas here ti mbrosh ato me ndonje argument apo fakt, te mirefillte ama!

    Trillime e shkrim romantik pa asnje argument shkencor.

    Romantizmi historik u ka verbuar mendjen ca shqiptareve.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Gjon Muzaka, u le amanet femijėve te tij (1515)
    Nga Albo nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 21-05-2012, 11:07
  2. Historia e Popullit Shqiptar
    Nga Darius nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 128
    Postimi i Fundit: 03-03-2009, 12:16
  3. Nga Iliret deri tek Shqiptaret!
    Nga tani_26 nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 111
    Postimi i Fundit: 06-03-2007, 21:53
  4. Lekė Dukagjini
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 07-05-2006, 17:34
  5. Leke Dukagjini
    Nga shendelli nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 10-05-2003, 11:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •