Secili prej nesh ka pasur mendime dhe pyetje ne lidhje me origjinen e tokes dhe te jetes qe ndodhet ne te. Rrefimi biblik i origjinave shpall shume qarte se krijimi ndodhi gjate nje periudhe kohe prej gjashte ditesh. Me pak fjale bibla pohon se Zoti krijoj token brenda gjashte diteve si gjene me perfekte ne univers, gjithashtu ajo pohon se toka ishte me e begate se tani dhe nuk kishte pamjen qe ka sot pasi struktura e saj para permbytjes se madhe ka qene krejt ndryshe. Poashtu dhe jeta e gjalle qe jetonte ne te ishte shume here me e ndryshme dhe me e shumellojshme ku jetegjatesia e gjallesave ishte shume me e madhe me nje fizik te shendoshe dhe pa probleme gjenetike, dhe e gjitha kjo fale struktures perfekte qe toka zoteronte ate kohe. Domethene begatija lidhej ngushte me strukturen e tokes. Pyetja qe mund ti linde gjithsecilit prej jush eshte: Cfare strukture ka pasur toka?
Bibla rrefen se struktura e tokes ishte e tille:
Toka nuk ishte e mbuluar nga detet apo oqeanet por ishte e lagesht, domethene ishte e thate nga uji dhe kishte lageshti te madhe e krahasuar me klimen subtropikale ku mendohet te kishte keneta ose liqene te vegjel por jo dete dhe oqeane.
Mbi token qendronte atmosfera e cila perbehej nga gazrat e sotem vetem se me perqindje lageshtie shume here me te larte e ngjashme me klimen subtropikale.
Mbi atmosferen qendronte uji ne forme te lengshme qe mbulonte gjithe planetin si nje sfere gjigante e lengshme e cila nuk binte poshte por qendronte si nje mburoje e ngjashme me shtresen e ozonit sot.
Mbi kete shtrese ujore ishte hapesira boshe e kozmosit dhe te tere trupat qiellore te vendosur ne te.
Pyetja eshte se si tere kjo mase ujore mund te mbulonte tere token pa rene nga forca e gravitetit?
Eshte vertetuar se ne nje largesi te caktuar nga toka forcat e rendeses behen pothuajse zero dhe cdo trup i lenget ose i ngurte mund te qendroje ne prehje ose ne levizje te njetrajtshme pa u ndikuar nga forcat e rendeses. Pokeshtu mendohet se edhe nese forca e gravitetit mund te ushtronte nje force te caktuar terheqese uji qe kishte mbeshtjelle token mund te ishte ne levizje rrotulluese centrifugale e cila kundershton forcen terheqese te tokes po te kete shpejtesine dhe largesine e duhur.
Pra me pak fjale mundesia qe toka mund te qendronte e mbeshtjelle nga nje mase ujore eshte e pranueshme nga te gjitha ligjet e fizikes. Pyetja qe lind eshte: cfare efektesh mund te sjelle mbi toke kjo shtrese ujore?
Krijoni Kontakt