mbi fshatin Shemri gjendet kodra e quajtur Kryebardh.Nga kjo koder shikon te gjitha zonat perreth ,ndersa perreth kesaj kodre ka burime te pafundme te cilat nuk shterin kurre.Thuhet se aty gjenden shpesh qeramika te vjetra nen toke,ndersa vendi quhet si "vende i mire".Kjo koder ka te njejten largesi nga Kulmaku edhe shpella qe e quajtem si kerthiza e botes.
Tek shpella e quajtur kerthiza e botes jane munduar kohe mbas kohe te zbresin me litare--por litari gjithmon keputet papritur edhe njerzit nuk gjenden me nen humneren e shpelles.Pleqet e vjeter thone se aty munde hyje"vetem njeriu qe e pranon vendi".
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga alfeko sukaraku : 14-02-2009 mė 18:13
Alfeko kete historin e thananve une vet e kam degjuar ndryshe, behesh fjal per 7 thana,te vjetra dhe ne rrenj te tyre kan gjetur 7 mushka me ar nje ne secilen rrenj thane,dhe une e kam degjuar si gojdhen, po ky numri 7 cne si i cuditshem me duket, a ka ndonje lidhje ky numer me Dhodhonen???
Cila eshte shpella e kerthizes se botes,ajo e porocanit?,,apo ndonje tjeter?,,
Kete histori ma tregonte gjyshshja,ajo me thoshte se diku rreth kalas me gure cikllopik,eshte nje mburim me uj dhe atje kan qen 7 thana te medha shume te vjetra, dhe kure jan hapur fjal se aty fshihej flori, disa burra nga fshati i gjyshes time jan nisur per ti kerkuar, por kure keta gjeten thanet ishte teper von se ato ishin crrenjosur dhe ari ishte marr qe aty se u hapen fjal qe e moren arin me shtat mushka te ngarkuara plot.Po tani eja merre vesh se kush e ka marr dhe ku e ka cuar,kete asnjeri nuk edi.
Po per ate shpellen ne majen e tervolit kam degjuar dhe nje histori tjeter, nga nje banor i asaj zone.Ai me tha se ne kohen e rremujave ne 97 aty verdall shpelles nuk edi me saktesi ka patur dhe tunele me arame, dhe njerzit ne ate kohe i shperthenin keto dyert e tuneleve ne te shumten e rasteve me ekspolizv,se kan qen te mbyllura mire me beton,po ky tipi me tregoi per nje tunel qe nuk hapej as eksplozivin me te mire e madje nuk i hiqej as dhe pjesa me e vogel nga betoni,ne lidhje me kete shpell apo tunel, pleqt e zones thoshin se eshte mbyllur me kurban, dhe qe te hapet duhet bere kurban i njejta gje kure e kan mbyllur, dhe per ta gjetur kete duhet te shkosh ne mbremje te hedhesh hi rreth portes, e ne mengjesin e dites ne vijim, shume heret pa dal dielli duhet te kontrollosh vendin ku ke shperndar hirin nje nate me pare, dhe e shenja e gjurmes qe duhet te jet len gjate nates aty i perket asaj krijese qe duhet te besh kurban per te hapur deren e tunelit.
Tani qe te sqarohem i kam te gjitha me te treguar nga te tjeret, nese me kan genjyer po ju genjej dhe une ne se jo dhe une po ju them ate qe me kan then ashtu si ma kan then. po shume mistere ka ajo zon aty plot eshte.
Po per momentin nuk disponoj lajme te tjera po jam lidhur me njerzit e mi dhe i kam len porosi te pyesin e keto pune duan pak koh, sa te marr lajmet e para do ti postoj me nje her, per mua eshte kenaqesi e madhe te punoj ne grup per qellime qe kan te bejn me vete egzistencen ton,dhe une te falenderoj per bashkpunimin dhe kohen qe harxhon per te bere analiza e krahasime dhe kerkime te ndryshme ne lidhje me temen ne fjal dhe temave te tjera.I nderuar miku im Alfeko nje njeri i vetem sado i zgjuar te jet nuk ka cfare te bej, forcen e ben bashkimi i njohurive, ky eshte mesazhi sot;TE PUNOJM SE BASHKU SE SHTE ME BUKUR E ME MIRE PER TE GJITH.
Meqe pati nje debat te gjate per shenjat zodiakale dhe simboliken e tyre po sjell nje fotografi te gjetur ne librin e Artur Cook per Zeusin, ku ai pretendon se kjo skulpture murale eshte e shek. te 3-te para Krishtit. Shpresoj se Javani do bej lidhjet e duhura:
![]()
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga dias10 : 14-02-2009 mė 21:18
e verteta dhe e drejta jane miq me te mire se edhe vete Platoni, miku im
Le ta krahasojme me ate te Javanit:
![]()
e verteta dhe e drejta jane miq me te mire se edhe vete Platoni, miku im
Krijoni Kontakt