Close
Faqja 73 prej 91 FillimFillim ... 2363717273747583 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 721 deri 730 prej 903
  1. #721
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    10-08-2007
    Vendndodhja
    ne toke
    Postime
    1,100
    Citim Postuar mė parė nga Kreksi Lexo Postimin
    Misioni vijon....

    http://picasaweb.google.fr/dartre93/Sulove#

    Vend shume i pershtatshem, por se pari do pyesim mendimin e FABRIZIO, ne dor te tij mbetet se ku ta veje Dodonen...eshte specialist i perkryer !

    pusi qe eshte nga ana e gramshit ka lidhje ne thellesi me nje shpelle qe dele ne fshatin Lubinjen,keshtu thone pleqet e mocem te zones-sipas gojdhenave qe kane degjuar.

  2. #722
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    10-08-2007
    Vendndodhja
    ne toke
    Postime
    1,100
    Citim Postuar mė parė nga alfeko sukaraku Lexo Postimin
    mirmbrema Dodonas.

    Sote sapo kam biseduar me dy miqet e mi nga Sulova--biles u futem ketu edhe me treguan hartat edhe vendet ne te cilat flitet per vende te shenjta.

    Austronaft-Argonaft (kreksi) te kame lodhur shume keto kohet e fundit por besoj se c do gje eshte bere per te nxitur biseden ne baza reale duke u bazuar ne shenja edhe gojdhena te cilat trashegohen brez pas brezi.Kesaj radhe do te lutem te kryesh nje matje mbi earth me keto te dhena qe sapo kam mare.
    1)shenja e hapit te Zotit(gjurmes) gjendet ne fshatin KULMAK ne Tomorre
    2) e njejta gjurem gjendet ne fshatin SALCATIK ne Kruje--ku falej Gj Kastrioti
    3) ndersa gjurma tjeter gjendet diku ne Arte-Janen-Preves

    te treja gjurmet krijojn trekendeshin me dy brinje te barabarta te cilat kane te njejten largesi te barabart me KULMAK-SALCATIK

    KETO QUHEN GJURMET E ZOTIT

    MALI ME VIJA -GJURMET E KALIT

    MALI me vija ne tomorre ruan edhe gjurmet e kalit te zotit.Eshte kjo nje shenje treguese me shume e cila e lidhe Tomorrin me zotin

    LUMENJ TE NENDHESHEM NE TOMORRE

    thuhet se jane hedhur molle e sende te tjera ne ujin e Tomorrit edhe jane gjendur ne liqenin e Pogradecit.

    MAJA PARTIZANI=CUKA E BUKUR

    "Per ate cuke " betohen njerzit e zones.Plakat e vjetra hapnin pallton edhe si mbeshtynin gjoksin betoheshin "per ate cuke"

    gojdhena thote:kur te vije dita e shkaterrimit te botes(permbytjes?) do shpetojn vetem ata qe jane brenda rrezes se 6 oreve me kembe nga CUKA E BUKUR

    PYLLI ME THANE

    Pylli me thane gjendet ne Shmiter-shen miter-shen dhimiter.Thuhet se ka pasur aty nje thane te madhe (peme thane) e cila ishte vende i shenjet.Aty thuhet se kur erdhen italianet kerkonin "thanen e madhe" pasi duhej te gjendej aty nje pasuri e paimagjinueshme .Vendi eshte i njohur per vendasit,ndersa aty prane eshte kerkuar shpesh per florinj--biles kane c rre njosur edhe peme te medha lisi per te gjetur thesarin---kane sjelle mekanizme por asjekundi nuk eshte gjendur gje.Une mendoj se "Thana e madhe" nuk duhet te jete vertet peme thane ,por duhet te jete vete LISI I SHENJET PASI VETE FJALA "THA-THEM -THENIE" ne greqishten e lashte tregon:VULLNETIN E PERENDIS-LIGJET E ZOTIT=TE THENAT=THANA=E THANA

    KAQ MUNDA TE MBLEDH PER ZONEN SONTE

    ju lutem ta ruajm diskutimin perreth temes me ngarje -vende e gojdhena nga zona.

    mbi fshatin Shemri gjendet kodra e quajtur Kryebardh.Nga kjo koder shikon te gjitha zonat perreth ,ndersa perreth kesaj kodre ka burime te pafundme te cilat nuk shterin kurre.Thuhet se aty gjenden shpesh qeramika te vjetra nen toke,ndersa vendi quhet si "vende i mire".Kjo koder ka te njejten largesi nga Kulmaku edhe shpella qe e quajtem si kerthiza e botes.

    Tek shpella e quajtur kerthiza e botes jane munduar kohe mbas kohe te zbresin me litare--por litari gjithmon keputet papritur edhe njerzit nuk gjenden me nen humneren e shpelles.Pleqet e vjeter thone se aty munde hyje"vetem njeriu qe e pranon vendi".
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga alfeko sukaraku : 14-02-2009 mė 18:13

  3. #723
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    03-12-2008
    Vendndodhja
    ATJE KU ME RESPEKTOJN SI SHQIPTAR
    Postime
    1,015
    Citim Postuar mė parė nga alfeko sukaraku Lexo Postimin
    mbi fshatin Shemri gjendet kodra e quajtur Kryebardh.Nga kjo koder shikon te gjitha zonat perreth ,ndersa perreth kesaj kodre ka burime te pafundme te cilat nuk shterin kurre.Thuhet se aty gjenden shpesh qeramika te vjetra nen toke,ndersa vendi quhet si "vende i mire".Kjo koder ka te njejten largesi nga Kulmaku edhe shpella qe e quajtem si kerthiza e botes.

    Tek shpella e quajtur kerthiza e botes jane munduar kohe mbas kohe te zbresin me litare--por litari gjithmon keputet papritur edhe njerzit nuk gjenden me nen humneren e shpelles.Pleqet e vjeter thone se aty munde hyje"vetem njeriu qe e pranon vendi".
    Alfeko kete historin e thananve une vet e kam degjuar ndryshe, behesh fjal per 7 thana,te vjetra dhe ne rrenj te tyre kan gjetur 7 mushka me ar nje ne secilen rrenj thane,dhe une e kam degjuar si gojdhen, po ky numri 7 cne si i cuditshem me duket, a ka ndonje lidhje ky numer me Dhodhonen???

    Cila eshte shpella e kerthizes se botes,ajo e porocanit?,,apo ndonje tjeter?,,

  4. #724
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    10-08-2007
    Vendndodhja
    ne toke
    Postime
    1,100
    Citim Postuar mė parė nga sulioti Lexo Postimin

    Suliot

    na i thuaj si e ke degjuar legjenden e 7 thanave.

  5. #725
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    03-12-2008
    Vendndodhja
    ATJE KU ME RESPEKTOJN SI SHQIPTAR
    Postime
    1,015
    Kete histori ma tregonte gjyshshja,ajo me thoshte se diku rreth kalas me gure cikllopik,eshte nje mburim me uj dhe atje kan qen 7 thana te medha shume te vjetra, dhe kure jan hapur fjal se aty fshihej flori, disa burra nga fshati i gjyshes time jan nisur per ti kerkuar, por kure keta gjeten thanet ishte teper von se ato ishin crrenjosur dhe ari ishte marr qe aty se u hapen fjal qe e moren arin me shtat mushka te ngarkuara plot.Po tani eja merre vesh se kush e ka marr dhe ku e ka cuar,kete asnjeri nuk edi.

  6. #726
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    03-12-2008
    Vendndodhja
    ATJE KU ME RESPEKTOJN SI SHQIPTAR
    Postime
    1,015
    Po per ate shpellen ne majen e tervolit kam degjuar dhe nje histori tjeter, nga nje banor i asaj zone.Ai me tha se ne kohen e rremujave ne 97 aty verdall shpelles nuk edi me saktesi ka patur dhe tunele me arame, dhe njerzit ne ate kohe i shperthenin keto dyert e tuneleve ne te shumten e rasteve me ekspolizv,se kan qen te mbyllura mire me beton,po ky tipi me tregoi per nje tunel qe nuk hapej as eksplozivin me te mire e madje nuk i hiqej as dhe pjesa me e vogel nga betoni,ne lidhje me kete shpell apo tunel, pleqt e zones thoshin se eshte mbyllur me kurban, dhe qe te hapet duhet bere kurban i njejta gje kure e kan mbyllur, dhe per ta gjetur kete duhet te shkosh ne mbremje te hedhesh hi rreth portes, e ne mengjesin e dites ne vijim, shume heret pa dal dielli duhet te kontrollosh vendin ku ke shperndar hirin nje nate me pare, dhe e shenja e gjurmes qe duhet te jet len gjate nates aty i perket asaj krijese qe duhet te besh kurban per te hapur deren e tunelit.

    Tani qe te sqarohem i kam te gjitha me te treguar nga te tjeret, nese me kan genjyer po ju genjej dhe une ne se jo dhe une po ju them ate qe me kan then ashtu si ma kan then. po shume mistere ka ajo zon aty plot eshte.

  7. #727

    ty shume te faleminderit qe i solle keto te dhena nga zona.ne se ke mundesi na trego me shume pasi arbereshet thone se "gure gure benet gurmuradha".

  8. #728
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    03-12-2008
    Vendndodhja
    ATJE KU ME RESPEKTOJN SI SHQIPTAR
    Postime
    1,015
    Po per momentin nuk disponoj lajme te tjera po jam lidhur me njerzit e mi dhe i kam len porosi te pyesin e keto pune duan pak koh, sa te marr lajmet e para do ti postoj me nje her, per mua eshte kenaqesi e madhe te punoj ne grup per qellime qe kan te bejn me vete egzistencen ton,dhe une te falenderoj per bashkpunimin dhe kohen qe harxhon per te bere analiza e krahasime dhe kerkime te ndryshme ne lidhje me temen ne fjal dhe temave te tjera.I nderuar miku im Alfeko nje njeri i vetem sado i zgjuar te jet nuk ka cfare te bej, forcen e ben bashkimi i njohurive, ky eshte mesazhi sot;TE PUNOJM SE BASHKU SE SHTE ME BUKUR E ME MIRE PER TE GJITH.

  9. #729
    Meqe pati nje debat te gjate per shenjat zodiakale dhe simboliken e tyre po sjell nje fotografi te gjetur ne librin e Artur Cook per Zeusin, ku ai pretendon se kjo skulpture murale eshte e shek. te 3-te para Krishtit. Shpresoj se Javani do bej lidhjet e duhura:

    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga dias10 : 14-02-2009 mė 21:18
    e verteta dhe e drejta jane miq me te mire se edhe vete Platoni, miku im

  10. #730
    Le ta krahasojme me ate te Javanit:

    e verteta dhe e drejta jane miq me te mire se edhe vete Platoni, miku im

Faqja 73 prej 91 FillimFillim ... 2363717273747583 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Etimologjia e emrit Pellazg
    Nga Henri nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 511
    Postimi i Fundit: 13-07-2014, 14:41
  2. Kisha ėshtė Njė
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 29-05-2010, 11:25
  3. Qėllimi dhe kuptimi i fesė - besimit
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-12-2004, 16:59
  4. DOKTRINA - Kapitulli II. Simboli i Besimit
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 21-09-2004, 21:47

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •