Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 17
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-09-2003
    Vendndodhja
    varavingo
    Postime
    1,084

    Itali, vdes shqiptarja në pritje të transplantit

    Sipas shtypit italian, gruas shqiptare i eshte zgjatur afati kohor i marrjes se vizes, per arsyen e vetme se ajo kishte dhene ne ambasade arsyen e vertete te vizites

    Kreu I te Gjelberve ne Itali, Angelo Bonelli ka kerkuar mbledhjen urgjente te Parlamentit per te diskutuar mbi rastin e nje vajze shqiptare, e cila ka vdekur ne pritje te trasplantit te veshkes, te cilen duhej t’ia jepte nena e saj qe nuk ka mundur te mberrije ne kohe ne Itali, per shkak te mos marrjes se vizes italiane ne Shqiperi. Bonelli ka thene sot nepermjet nje njoftimi per shtyp ‘se ministri i jashtem Massimo D'Alema dhe ai i brendshem Giuliano Amato, duhet te dalin ne interpelance urgjente ne Parlament, lidhur me kete rast tragjik’. Sipas shtypit italian, gruas shqiptare i eshte zgjatur afati kohor i marrjes se vizes, per arsyen e vetme se ajo kishte treguar se cila ishte arsyeja e vertete e vizites qe kerkonte te bente ne Itali. Sipas Bonelli-t, behet fjale per nje ceshtje vertet shokuese e cila duhet menjehere te qartesohet dhe te gjenden arsyet e verteta. “Eshte e nevojshme qe te korrigjohen ne menyre te menjehershme te gjitha burokracite ne menyre qe ngjarje te tilla te mos perseriten”, u shpreh ai.

    balkanweb

  2. #2
    Citim Postuar më parë nga vagabondo_nyc
    Sipas shtypit italian, gruas shqiptare i eshte zgjatur afati kohor i marrjes se vizes, per arsyen e vetme se ajo kishte dhene ne ambasade arsyen e vertete te vizites

    Kreu I te Gjelberve ne Itali, Angelo Bonelli ka kerkuar mbledhjen urgjente te Parlamentit per te diskutuar mbi rastin e nje vajze shqiptare, e cila ka vdekur ne pritje te trasplantit te veshkes, te cilen duhej t’ia jepte nena e saj qe nuk ka mundur te mberrije ne kohe ne Itali, per shkak te mos marrjes se vizes italiane ne Shqiperi. Bonelli ka thene sot nepermjet nje njoftimi per shtyp ‘se ministri i jashtem Massimo D'Alema dhe ai i brendshem Giuliano Amato, duhet te dalin ne interpelance urgjente ne Parlament, lidhur me kete rast tragjik’. Sipas shtypit italian, gruas shqiptare i eshte zgjatur afati kohor i marrjes se vizes, per arsyen e vetme se ajo kishte treguar se cila ishte arsyeja e vertete e vizites qe kerkonte te bente ne Itali. Sipas Bonelli-t, behet fjale per nje ceshtje vertet shokuese e cila duhet menjehere te qartesohet dhe te gjenden arsyet e verteta. “Eshte e nevojshme qe te korrigjohen ne menyre te menjehershme te gjitha burokracite ne menyre qe ngjarje te tilla te mos perseriten”, u shpreh ai.

    balkanweb
    Skandal!

    U hoq muri i Berlinit dhe u ngrit muri i vizave!

    Ministria e Shendetesise duhet qe per raste te ketilla te beje nderhyrje me perparesi ne organet konsullore te shteteve te BE, ne menyre qe te mos vdesin njerezit ne pritje te vizave sepse eshte e turpshme si per shtetin tone, por me shume eshte e turpshme per burokracine italiane.

    Turp per te dy shtetet!

  3. #3
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Citim Postuar më parë nga DYDRINAS
    Skandal!

    U hoq muri i Berlinit dhe u ngrit muri i vizave!

    Ministria e Shendetesise duhet qe per raste te ketilla te beje nderhyrje me perparesi ne organet konsullore te shteteve te BE, ne menyre qe te mos vdesin njerezit ne pritje te vizave sepse eshte e turpshme si per shtetin tone, por me shume eshte e turpshme per burokracine italiane.

    Turp per te dy shtetet!
    Jam shume dakort me mendimin tend...
    Si ka mundesi te kete kaq burokraci edhe nje shtet i BE,se ai i joni dihet pak a shume!
    Cfare mund te jete me me vlere sesa jeta e nje njeriu!
    Qeveria jone gjithashtu duhet te marre masat e duhura,sepse ne Shqiperi ka plot njerez te semure qe presin nje cope vize si dicka te rene nga qielli!!!!
    Me vjen shume keq per kete femer dhe i shfaq ngushullimet e mija me te perzemerta familjes se saj.....

    Turp dhe skandal i madh!
    "Carpe Diem"

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-09-2003
    Vendndodhja
    varavingo
    Postime
    1,084
    Citim Postuar më parë nga DYDRINAS
    Skandal!


    Turp per te dy shtetet!
    Turpin qeveria jone e bo pershesh me tamel(qumsht) dhe ha.


    Kurse italianet e pakta qe ka ngelur te bojne ne kete rast do mblidhet parlamenti dhe min. jashtem dhe ai i brendshem do sqarrojne parlamentaret dhe popullin italian pse e lane te vdiste ky goca shqiptare per nje vize. Mendoj per te ardhmen do jete shembull qe kur dikush ti thote amb. italiane me dhemb barku ti japin vize.

    I le shteti shqiptar te vdesin fukarenjte shqiptar. Me vjen keq shume. Per ndonje gazided ngihen ne kem deri te kryeministri dhe jepen miliona kurse per fukarenjte kto dyer jane te mbyllura.

    Turp i madh!

  5. #5
    ~*---LEPURUSHKE---*~ Maska e 100% BRUNE-BABY
    Anëtarësuar
    07-04-2007
    Vendndodhja
    Nuk eshte puna jote!E more vesh?????
    Postime
    168
    Zot i madh!
    te vdese njeriu per nje idiotesi!
    DEUTSCHLAND & LUKAS PODOLSKI=NUMBER 1

  6. #6
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049

    Unhappy

    Burokracitë në ambasadë, i marrin jetën shqiptares

    (Nga Shekulli)

    Vdes në pritje të transplantit të veshkës, pasi nëna e saj që ishte edhe dhuruesja nuk arriti të marrë vizën
    Një e re shqiptare ka vdekur në një spital të Italisë, në pritje të vizës për nënën e saj që do t'i shpëtonte jetën, duke i dhuruar një veshkë. Quhet Anelda Selimaj, 23 vjeç, dhe është viktima më e fundit në radhët e shqiptarëve që presin për një vizë në dyert e ambasadave Perëndimore. E përditshmja "Corriere della Sera", bëri të ditur se vajza kishte dy vjet që priste që nëna e saj Sofia Myftari të merrte vizën, por kjo e fundit i është mohuar.

    Vajza shqiptare ka humbur jetën, pasi transplanti që ishte në afatet e fundit nuk është bërë i mundur. E ëma që do të dhuronte veshkë nuk ka arritur të marrë në kohë vizën në Ambasadën Italiane në Tiranë dhe konsulli i kësaj të fundit ka thënë për mediat italiane, se nëse do ta kishte dhënë vizën do të kishte shkelur ligjin. Tragjedia është bërë publike nga mediat e vendit fqinj, të cilat kanë njoftuar, se ambasada i kishte shtyrë vizën gruas edhe pasi ajo kishte bërë publike arsyet se përse donte të shkonte në Itali.

    Ndërkohë mediat Italiane, bëjnë të ditur se Kreu i Partisë së të Gjelbërve, Angelo Bonelli ka kërkuar një seancë të menjëhershme të Parlamentit për të diskutuar mbi rastin e vajzës shqiptare, e cila ka vdekur në pritje të transplantit të veshkës. Nëpërmjet një njoftimi për shtyp të lëshuar nga zyra e deputetit thuhet se "ministri i jashtëm Massimo D'Alema dhe ai i Brendshëm Xhiuliano Amato, duhet të dalin në interpelancë në Parlament, lidhur me këtë rast tragjik". Po ashtu deputetët e partisë komuniste "Rifondazione Comunista", kanë kërkuar në senat të zbardhet menjëherë ngjarja tragjike dhe të dalin përgjegjësit.

    Shtypi italian, ka bërë të ditur se gruas shqiptare i është zgjatur afati kohor i marrjes së vizës, edhe pse ajo kishte treguar se cila ishte arsyeja e vërtetë e vizitës që kërkonte të bënte në Itali. Sipas Bonellit, që është përfaqësues i të Gjelbërve, bëhet fjalë për një çështje vërtet shokuese. Ai ka kërkuar që në mënyrë të menjëhershme duhet të qartësohen dhe të gjenden arsyet se përse gruas nuk i është dhënë në kohë viza. "Është e nevojshme që të korrigjohen në mënyrë të menjëhershme të gjitha burokracitë në mënyrë që ngjarje të tilla të mos përsëriten", u shpreh ai.

    Vajza kishte që prej 2005 që ndodhej në një spital në potenca të Italisë dhe pasi kishte bërë dializën, priste nënën, që të mund t'i dhuronte veshkën. Il Corriere njofton se nëse nuk jepet viza edhe vëllai 18 vjeç i vajzës rrezikon të ketë të njëjtin fat. Vajza ishte dërguar në Itali, nga ushtarë Italianë që e kishin hipur me forcë në traget pasi kishin parë gjendjen e saj të rëndë në spitalin e Vlorës, por gjatë dy vjetëve ajo nuk fitoi lejen e qëndrimit si e sëmurë. Ngjarja e rëndë vjen në të njëjtën kohë kur Shqipëria, është në hapat e parë për nënshkrimin e një marrëveshje që do të lehtësonte procedurat për viza me shtete e Bashkimit Evropian. Raste të ngjashme me ambasadat e këtyre vendeve në Tiranë, kanë ndodhur edhe më parë dhe me dhjetëra të afërm nuk kanë mundur të jenë pranë të dashurve që ndodheshin në vështirësi, për shkak se nuk mund të merrnin vizën në ambasada.

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-10-2004
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,599
    Gjynaf qe te iki nje vajze sepse duan te sheshin vizat neper ambasada.Eshte cmenduri qe njerezit sot per sot mendojne se cfare te bejne qe te kene sa me shume lek,edhe te mos mendojne per jeten e nje njeriu.
    Turp i madh qe ndodhin gjera te tilla.
    Ngushellime familjes se vajzes.

  8. #8
    fushori Maska e Ermal 22
    Anëtarësuar
    19-07-2005
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    549
    Shume rast i hidhur pasi pikerisht kur ka hall njeriu i duhet dhene viza me shpejt, ndryshe nga kerkesat e zakonshme per emigrim, turizem etj.
    Te pakten u be problem dhe ne parlamentin italian dhe mendoj qe do ndryshojne procedurat per raste urgjente mjekesore. Te vjen shume keq kur shikojme se duhet te vdese nje njeri qe te ndryshojne ligjet burokrate, nderkohe qe me logjike duhej te ishin menduar se keto lloj rastesh jane gjera qe ndodhin pasi semundjet dhe urgjencat mjekesore jane pjese e vazhdueshme e jetes.

  9. #9
    Betimi i Hipokratit
    Anëtarësuar
    05-06-2004
    Postime
    1,081
    Eshte turp sidomos per qeverine Italiane.Por ato spaten turp as kur i mbyten vetemjerezit ne Otranto.Si duket ato nuk e cmojne njeriun sic duhet .Te presesh per transplant sepse nuk gjendet donori (dhuruesi) kisha degjuar por sepse nuk merr dot vize kete se kisha degjuar deri me sot..
    The good you do today;people will often forget tomorrow;do good anyway

  10. #10
    Bl3®i Maska e Bl3ri
    Anëtarësuar
    06-01-2006
    Vendndodhja
    Tetove
    Postime
    1,277
    Oh po skan faj ministrat ore, cka faj ministri i cili gjendet ne Rome , por faj kan ato qe punojne neper ambasada me sakt konzullata ka faj per kete gje dhe per kete duhet te pergjigjet konzulli dhe stafi qe punon ne sektorin e vizave, aty krejt puna shkon me rryshfet shumica e rasteve vecanerisht neper ato ambasada te shteteve ku frekuentohen me shume, e kam fjalen per shtetet shengen ku jetojn me shume shqipetaret aty behet problem me i madh..

    Duhet te jap pergjegjesi stafi qe punon aty ne sektorin e vizave aty mund te kete te punesuar edhe ndonje shqipetar..
    Plumbi qe nuk vret, t'bon ma t'fort /

  11. #11
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049

    Per kontrast

    Marre nga Shekulli

    Qeveria greke, avion për të shpëtuar jetën e vogëlushes shqiptare

    Qeveria greke kreu dje një gjest të lavdërueshëm dhe human për të shpëtuar jetën e një vogëlusheje shqiptare të aksidentuar rëndë në Shqipëri. Kabineti qeveritar I z.Karamanlis, vendosi dje të vinte në dispozicion të vogëlushes dhe prindërve të saj një avion që do ta çojë atë në një spital të specializuar grek për ndërhyrje urgjente.
    Sipas Christos Apostolopoulos, Këshilltar Shtypi i Ambasadës së Greqisë në Shqipëri, avioni ushtarak grek i tipit C – 130, erdhi mbrëmë në Rinas për të transportuar në Greqi së bashku me të afërmit e saj, vogëlushen 4-vjeçare Ensi Kamberi nga Fieri, e cila është plagosur shumë rëndë dhe i duhet t'i nënshtrohet një trajtimi urgjent mjekësor në Greqi.

    Aksidentimi i vogëlushes shqiptare ndodhi 10 ditë më parë në Nartë të Vlorës, nga një makinë. Prej asaj kohe ajo ishte në reanimacion në Spitalin e Vlorës, por duhej patjetër një ndërhyrje e specializur, sepse jeta e saj është sërish në rrezik.

    Pa bere politike e hapje apo mbyllje dosjesh ... nje gjest human.
    Zoti e ndihmofte vogelushen.

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e Eve
    Anëtarësuar
    20-06-2002
    Vendndodhja
    albania
    Postime
    1,150
    qeveria jone ka marre rrugen drejt gremines...keq per ata qe i bie halli thuaj
    Lost time is never found again.
    -Benjamin Franklin-

  13. #13
    *Antar i Rrespektuar* Maska e Albi
    Anëtarësuar
    18-05-2005
    Vendndodhja
    MiLaNo
    Postime
    591
    Te rojme vet se qeveria na ka len shenden
    Duaje ate qe ke dhe jo ate qe do kesh


    Albi

  14. #14
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anëtarësuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753
    Me vjen keq per cfare i ndodhi asaj vajze dhe mire per vogelushen qe gjeti ndihmese nga qeveria Greke.. Shpresoj te sherohet sa me pare..

    Te vdesesh per nje vize.. Skandaloze..

    Turp per Ministrine e Shendetsise Shqiptare, Turp per Qeverine Italiane qe nuk dha aspak ndihmese per jeten e asaj te gjore ..
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  15. #15
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anëtarësuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753

    50 pacientët që vdiqën për faj të mjekëve

    "Dosja e zezë" e mjekësisë, rastet ku akuzohen bluzat e bardha



    Aulona KADILLARI

    Kanë si profesion shërimin e pacientëve, por në disa raste jo vetëm e kanë neglizhuar këtë, por kanë bërë të kundërtën. Familjarë, drejtues institucionesh, por edhe gazetarë të ndryshëm kanë hedhur akuza dhe dyshime të paktën në 50 raste kur mjekët janë autorë të një neglizhencë që ka sjellë vdekjen e pacientëve. Por, çuditërisht, rastet kur ata janë shpallur fajtorë janë shumë, shumë të rralla. Gazeta "Tirana Observer" ka publikuar rastet më tipike, të cilat janë denoncuar tek Urdhri i Mjekut, në media dhe në prokurori, por që as Ministria e Shëndetësisë dhe as institucionet e tjera nuk kanë qenë aktive në këtë drejtim. Aktualisht kemi vetëm një akuzë që është shënuar në kapitujt e Kodit Penal, ku thuhet shprehimisht, "mjekim i pakujdesshëm me pasojë vdekjen e pacientit rrezikon nga gjobë deri në pesë vjet burg".

    Mjekët e dënuar

    Deri më sot ne kemi të dënuar vetëm një mjek të spitalit të Elbasanit me gjobë prej 1500 lekë të rinj. Një ironi ndryshe nga ajo që është në realitet në spitalet tona, ku mjekimi në vend të shërojë, është kthyer në një vrasës. Një vrasës që mund të quhet i veshur me bluzë të bardhë. Me dashje apo pa dashje, një pakujdesi e vogël e mjekut kundrejt pacientit iu ka marrë jetën njëherësh dy personave. Njërit prej tyre edhe pa ardhur mirë në jetë, pa e shijuar sado pak dritën e diellit. E, për ironi të fatit, foshnjën nuk e ka lënë vetëm as nëna, e cila nga një neglizhencë e mjekut ka gjetur vdekjen. Edhe pse dosjet në prokurori janë hapur, një ekspertizë e po një tjetër mjeku nuk nxjerr asnjëherë fajtor kolegun e tij.

    Rastet

    Në pamje të parë duken të rralla dhe se kanë ndodhur në vite të ndryshme, por të gjitha kanë marrë një ose dy jetë. Për një gabim njerëzor apo për një neglizhencë kohore nga mjeku ka sjellë pasojën e vdekjes së pacientit, pse jo edhe të fëmijës. Këto raste nuk kanë moshë, por nëse do të shikojmë me vëmendje, numrin më të madh e zënë nënat shtatzëna. Duke filluar nga prilli i vitit 1998, ku drejtues të maternitetit të Tiranës do të dërgonin në varreza tetë arkivole, të cilët kishin në brendësi fëmijë që kishin vdekur. Por gjatë transportit për në varreza është zbuluar se arkivolet nuk kishin asnjë trup dhe se fëmijët që mendoheshin të vdekur janë trafikuar për transplantim organesh. Për këtë arsye, Prokuroria e Tiranës fillon hetimin ndaj mjekëve se ku ka kanë shkuar tetë foshnje të sapolindura. E vazhdon, duke ardhur në ditët e sotme të vdekjeve të nënave shtatzëna apo edhe të personave me poste në shoqëri.

    Mjekësia Ligjore, vendi që tregon arsyet e vdekjes së pacientit

    "Këtu është vendi ku vdekja punon për jetën". Ky është postulati që është vendosur në godinën e Mjekësisë Ligjore. Mund të duket i çuditshëm, por nëse do të mendojmë mirë, kjo është e vërtetë. Pasi është pikërisht autopsia e kufomave që ai ka nxjerrë në dritë faktet dhe që vë në pranga autorë vrasjesh, porse ende nuk ka vënë përpara përgjegjësive bluzat e bardha, të cilat kanë një mal me akuza mbi supe për vdekje pacientësh. Në këtë institucion punojnë një numër i konsiderueshëm mjekësh ligjorë, të cilët bëjnë ekzaminime kufomash. Kështu, përfundimi i ekspertizës tregon arsyen e vërtetë të vdekjes, ku më pas kjo sjell edhe motivin e saktë që mund të ketë shkaktuar vdekjen. Kështu, rezultati i autopsisë tregon se cili është shkaku i vdekjes së një personi.

    Vdes studentja në rrethana misterioze, akuza mjekëve

    Vdes në rrethana misterioze studentja nga Vlora, prindërit akuzojnë mjekët. Dajena Sharkaj ka gjetur vdekjen në maternitetin "Koço Gliozheni" në Tiranë, në fund të marsit. Pasi ka marrë mjekimin e parë në spitalin e Vlorës, mjekët e këtij institucioni duke parë gjendjen e rënduar të 21-vjeçares shtatzënë e kanë dërguar në kryeqytet. Por mesa duket studentja e vitit të tretë nuk ka mundur që të mbijetojë së bashku me fëmijën disa muajsh. Por menjëherë pas kësaj tragjedie, prindërit kanë përpiluar një kallëzim penal, duke akuzuar mjekët për mjekim të pakujdesshëm. Burime nga Prokuroria e Përgjithshme bënë të ditur për gazetën "Tirana Observer" se, vdekja e studentes nga qyteti bregdetar ka vënë sërish në akuzë bluzat e bardha. Të njëjtat burime bënë të ditur se, babai i 21-vjeçares ka denoncuar në Prokurorinë e Tiranës mjekët të cilët kanë çuar në vdekje vajzën e tij të vetme. Ndërkohë, sipas organit të akuzës, kjo dosje do të transferohet në Prokurorinë e Vlorës, pasi kanë qenë mjekët e këtij qyteti ata që kanë bërë mjekimin e vajzës shtatzënë.

    Denoncimi

    Për familjen Sharkaj nga Vlora, Dajena ishte fëmija i vetëm i familjes, pasi dy fëmijët e tjerë kishin vdekur vite më parë. 21-vjeçarja, studente e vitit të tretë në fakultetin e qytetit bregdetar, kishte disa kohë që ishte fejuar. Fryti i dashurisë ishte kurorëzuar me një fëmijë, i cili do të vinte në jetë prej disa muajsh. Kështu, shqetësimet e para të shtatzënisë së vajzës kanë bërë që kjo e fundit të shkojë në një klinikë private për të bërë analizat dhe për t'u vizituar. Sipas organit qendror të akuzës, 21-vjeçarja kishte shkuar disa herë në këtë klinikë private, ku mjekja që e kishte nën vëzhgim i kishte thënë se gjithçka ishte në rregull, por duhet të shikonte edhe gjendjen e fëmijës. Të njëjtat burime pohojnë se, pasi mjekja e kishte vizituar duhet që të merrte nga barku i nënës me shiringë për të bërë më pas analizat të cilat do të tregonin gjendjen e fëmijës. Por pas vizitës studentja ishte ndjerë keq dhe familjarët e kishin dërguar menjëherë në spitalin e Vlorës. Mjekët e këtij institucioni duke parë gjendjen e rënduar të vajzës shtatzënë vendosën ta dërgonin për në spitalin e Tiranës. Por mundimi ka qenë i kot, pasi kur Sharkaj ka mbërritur në maternitetin "Koço Gliozheni" ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

    Misteri

    Përveç vdekjes, asnjë gjë nuk është e sigurt për familjarët e Dajena Sharkaj. Gjithçka që ka kaluar dhe ajo që vjen për ta është mister. Këtë mister ata kanë dashur që ta zgjidhin duke denoncuar në prokurori mjekët që kanë kuruar vajzën e tyre shtatzënë. Por do të jetë prokuroria ajo që do të vendosë fajtorin e vdekjes së 21-vjeçares, studente e vitit të tretë.

    Kodi Penal, Neni 96 Mjekimi i pakujdesshëm

    Mjekimi i pakujdesshëm i të sëmurëve nga ana e mjekut ose e personelit tjetër mjekësor, si dhe moszbatimi i terapisë ose i porosive të mjekut nga personeli mjekësor apo farmacist, kur ka shkaktuar dëmtimin e rëndë të shëndetit, ka rrezikuar jetën e personit ose ka shkaktuar vdekjen e tij, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet. Po kjo vepër, kur ka shkaktuar infektimin e të sëmurëve me infeksionin HIV/AIDS, dënohet me burgim nga tre gjer në shtatë vjet.

    Specialistët: Ku gabojnë mjekët

    Diagnostikimi dhe mjekimi janë dy fazat kryesore në të cilat vihen re pasojat e pakujdesisë së mjekëve. Ato shprehen në formën e vetëbesimit të tepruar ose të neglizhencës. Sipas ekspertëve, në fazën e diagnostikimit, duke filluar nga anamneza, janë konstatuar shkelje në drejtim të marrjes dhe të pasqyrimit të saj. Ekzaminimi objektiv në mjaft raste ka qenë i përciptë dhe nuk është kryer në mënyrë sistematike. Kështu, në përshkrimet e kartelave kanë munguar shumë të dhëna apo nuk janë regjistruar fare tensioni arterial, as pulsi, shpeshtësia e frymëmarrjes, etj. Sipas ekspertëve, disa herë nuk janë kryer analizat e ndryshme laboratorike më të domosdoshmet si ajo e urinës, gjak, glicemia. Madje nuk janë kryer edhe analiza të tjera si EKG në sëmundjet e zemrës dhe EEG në patologjitë cerebrale.

    Fakte nga ngjarja

    ¨ Dajena Sharkaj ishte 21 vjeç dhe banonte në qytetin e Vlorës.

    ¨ Ajo jetonte me familjen e saj në një nga lagjet e qytetit bregdetar.

    ¨ Ajo studionte në Universitetin e Vlorës në vitin e tretë.

    ¨ Studentja 21-vjeçare ishte e fejuar.

    ¨ Dajena Sharkaj pas disa muajsh do të bëhej nënë e një fëmije.

    ¨ Shqetësimet në muajin e parë të shtatëzanisë "detyrojnë" atë të bëjë analiza.

    ¨ 21-vjeçarja shkon në një klinikë private në qytetin e Vlorës për të bërë analizat.

    ¨ Pas vizitës mjekja e klinikës i thotë se gjithçka është në rregull, por duhet të shohë edhe shëndetin e fëmijës.

    ¨ Sezoni i provimeve bëri që Dajena t'i kushtojë më shumë rëndësi mësimeve dhe të shkojë disa kohë më vonë te mjekja.

    ¨ Mjekja me anë të një shiringe duhet të shohë fëmijën, por pasi e ka shpuar 21-vjeçaren katër herë, nuk ka arritur të marrë pjesën e duhur për të parë gjendjen e fëmijës.

    ¨ Studentja e vitit të tretë shkon në shtëpi dhe në orët e vona të darkës gjendja e saj shëndetësore përkeqësohet .

    ¨ Familjarët e çojnë në spitalin e Vlorës, por mjekët e këtij spitali duke parë gjendjen e rëndë të vajzës e sjellin në Tiranë në maternitetin "Koço Gliozheni".

    ¨ Në maternitetin "Koço Gliozheni" në Tiranë 21-vjeçarja nga Vlora, pas disa orësh që ka mbërritur gjen vdekjen.

    ¨ Në maternitetin e kryeqytetit studentes i bëhet ekspertiza, nga mjekë të këtij spitali.

    ¨ Prindërit e saj denoncojnë në prokurori mjekët që kanë kuruar vajzën e tyre.

    ¨ Akuza që është shkruar në kallëzim është "mjekim i pakujdesshëm".

    Tirana Observer
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  16. #16
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-09-2003
    Vendndodhja
    varavingo
    Postime
    1,084
    ''Corriere della sera": Anelda, u vra nga një vizë e mohuar

    Gazeta italiane, dënon dhe ironizon procedurat e ambasadës së shtetit të saj në Shqipëri


    Veshka ishte. Edhe paratë për transplantin. Ishte dhe vendi në spitalin e Romës. Ishte gjetur edhe ndihma që do të merrte vajza pas transplantit. Madje, ishte edhe shoqata "Një zemër për Shqipërinë" që do të kujdesej për të gjitha shpenzimet e jetës së përditshme. Ishte gjithçka, pothuajse, për të shpëtuar jetën e Anelda Selimaj, 23-vjeçares shqiptare nga Vlora. Mungonte vetëm një nga gjërat më të zakonshme. Një vulë. Një nga ato vulat e bukura, që e vendosur në copat e letrave, i jep përgjigjen pyetjeve kryesore të ekzistencës, kush je, çfarë bën, nga vjen, ku shkon dhe në disa raste është sigla që të kushton jetën. Dhe nëse mungon mund të sjellë edhe vdekjen. Sofia Myftarit, mamasë së Aneldës, kjo vulë nuk iu dha. Dhe pasi kishte pritur 2 vjet, më 2 prill, në spitalin San Carlo, duke pritur për transplantin, në repartin e hemodializës, Anelda vdiq. Mamaja e Aneldës, 50- vjeçarja me katër fëmijë ishte gati t‘i dhuronte vajzës veshkën. Por konsulli italian në Vlorë, Lorenzo Tomassoni, nuk ja dha atë vizë të shkretë, për në Itali. "Nuk mund ta jepja atë vizë, nuk do të thyeja ligjin italian", thotë nga Vlora konsulli Lorenzo Tomassoni. Janë me qindra raste të tilla të ngjashme me Aneldën. Dhe nuk mund të jem unë ai që vendos që Italia të hapë një azil tjetër, në Vlorë. Unë duhet të zbatoj ligjin. Vetëm parlamenti mund ta modifikojë atë". Paradoksi është se, nëse mamaja e Aneldës do të kishte kërkuar një vizë për turizëm, pa thënë se do të shkonte në Itali për t‘i dhuruar një veshkë të bijës, transplanti do të ishte bërë dhe çdo gjë tjetër do të ishte diskutuar më vonë. Në fakt ka thënë të vërtetën, kështu gjërat u komplikuan, derisa vajza ka vdekur. Fat mizor? Jo. Historia e Aneldës e treguar nga mjeku hematolog, që është kujdesur për të në Shqipëri dhe në Itali, Carlo Guadiano, është një histori burokracirash cinike, inefiçente dhe ligje skizofrenike italiane të materializuara në hyrjet e qytetarëve të huaj. Do të ishte hipokrizi të mohoje këtë problem dhe do të ishte krim nëse nuk do të bëhej asgjë, nëse në një rast të dytë do të përsëritej historia. Për shembull me Zanin, 18 vjeç, vëllain e Aneldës. Zani ka të njëjtën sëmundje dhe Gaudiano thotë se, pasi të ketë kaluar pak kohë, ai do të ketë nevojë për transplantin e veshkës. Dhuruesi është gati. Edhe një herë mami Sofia. Por sikur edhe këtë herë të mos merrte dot vizën për të kryer ndërhyrjen kirurgjikale? Le të kthehemi tek Anelda. Ishin ushtarakët e kontingjentit italian në Shqipëri, dy vjet më parë, që i paraqiten rastin Carlo Gaudiano që periodikisht punon si vullnetar në spitalin e Vlorës. Anelda ishte në një gjendje shumë të keqe shëndetësore, në një komë uremike, u transportua për në Itali me traget. "Edhe asokohe konsulli nuk donte të lëshonte vizën sepse kishte frikë se mos ajo vdiste gjatë rrugës, tregon Gaudiano, por, për fat, ndërhyri mjeku i marinës ushtarake në Vlorë, Domenico Romano, duke marrë përsipër të gjitha përgjegjësitë. Kur arriti në Potenza me anë të dializës, vajza nisi të lulëzonte. Gjashtë mijë euro për 40 seancat e dializës, u paguan nga organizata "Një zemër për Shqipërinë", që u vu në lëvizje edhe për të organizuar transplantin nga nëna te fëmija. Analiza që përputheshin, bashkëpunimi i mjekëve dhe drejtimin kryesor të poliklinikës "Umberoti I", i Romës, presione mbi rajonin e Basilicata (ku nuk bëhen transplante). Për t‘i garantuar Aneldës të gjitha mbulimet financiare dhe shpenzimet pas transplantit. "I kishim të gjitha, thotë Gaudiano, ndërsa në shtator dushi i ftohtë i konsullit: dokumentet, tha, nuk janë në rregull, për shembull poliklinika e Romës nuk thekson në mënyrë të detajuar se nga kush do të merren paratë e nevojshme. Nga ky moment nis edhe kalvari i fundit. U interesuan edhe presidenti i dhomës dhe ministri i Jashtëm, Ivano. Dhe në fund të vitit Gaudiano shkon kokulur te mama Sofia. Ajo e kupton që viza për të vajtur në Itali nuk do të merret më dhe Anelda është e dënuar të vdesë. Ajo thotë vetëm: "Të paktën të më lejojnë të shoh vajzën për herë të fundit". E njëjta gjë që thotë edhe Anelda nga shtrati i spitalit. "Nëse do të vdes më çoni në shtëpi, në Shqipëri". S‘bëhet asgjë. Ligji është ligj. Sofia nuk shkoi dot në Itali dhe Anelda u kthye në Shqipëri e vdekur. E veshur me një fustan nuse, fustani që ëndërronte ta vishte njëherë kur të ishte shëruar...

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e D&G Feminine
    Anëtarësuar
    08-08-2003
    Postime
    2,659
    Per cfare thyerje ligji behet fjale?

Tema të Ngjashme

  1. Shqiptarja zhvesh priftin italian
    Nga iliria e para në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 02-05-2007, 10:14
  2. Pritje
    Nga Gogla e Kuqe në forumin Ditari i meditimeve
    Përgjigje: 96
    Postimi i Fundit: 23-07-2006, 17:41
  3. Boks: Shqiptarja Bellovoda, nënkampione e Mongolisë
    Nga Davius në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 08-06-2006, 19:16
  4. Londer, Ambasadori Robo pritje studentëve
    Nga Shijaksi-London në forumin Mentori akademik
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 05-02-2006, 18:30
  5. Pritje
    Nga nitROSHI në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 18-04-2005, 18:34

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •